Close
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 159
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Une s'e marr vesh pse Brigeli merret me kombetaren B e s'merret me kombetaren A.

    Gjithe skuadrat e tjera po organizojne miqesore. Kombetarja jone do shkoje fare e papergatitur per eliminatore. Pritni po s'beri vetem nje miqesore te kalbur ne vere dhe ajo do jete grumbullimi i vetem para ndeshjeve eliminatore. E si rezultat do dalim te parafundit, duke lene vetem luksemburgun poshte.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Kombėtarja B - Juventus Zyrih 2-0

    ---------------------------------------------------

    Kuqezinjtë e kombëtares B e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në turneun e Norçias. Kundërshtarët e radhës për ta, dje, kanë qenë zviceranët e Juventusit të Zyrihut, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë vrullin e kuqezinjve tanë, që kanë arritur edhe fitoren e pastër 2-0, me gola të shënuar nga kapiteni Klodian Duro dhe sulmuesi Hamdi Salihi.

    Shënues: K.Duro 55', Salihi 76'

    Kombëtarja B:
    Hidi, Teli, E.Xhafa, Dabulla, Muzaka (Beqiri 46'), Mehmeti, E.Bulku (Sina 75'), K.Duro, Bylykbashi, Shiba (Salihi 46)

    Pas këtij takimi, kuqezinjtë e kombëtares sonë B udhëheqin grupin me 6 pikë të grumbulluara në 2 ndeshje.
    Brigel, është shprehur mjaft i kënaqur me lojën e të përzgjedhurve të tij, të cilët në një kohë kaq të shkurtër ia kanë arritur të krijojnë grupin dhe të luajnë mjaft mirë taktikisht.

    ---------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Van Basten per Shqiperine dhe Europianin

    ----------------------------------------------


    "Duhet të jemi të përqëndruar totalisht rreth Kupës së Botës, pastaj të mendojmë rreth Evropianit, Shqipërisë dhe skuadrave të tjera. Ne duhet të mendojmë për atë që kemi përpara, i cili është një dedikim kolosal si për ne ashtu edhe për skuadrat pjesëmarrëse. Ne do të shkojmë në Botëror si pretendente për të fituar dhe kjo do përkushtim të plotë. Pas këtij aktiviteti, padyshim që vemendja e jonë do të përqendrohet tek Evropiani dhe skuadrat e tjera në grup. Shqipëria nga ana jonë do të ketë përkushtim vëmendjeje të njëjtë siç do të kenë edhe rivalët e tjerë."


    ----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #144
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Nga Norēia tek hipokrizia e asamblesė

    Njė shkrim tepėr interesant sot tek rubrika Opinione e sportitshqiptar.


    Nė futboll nuk ėshtė si nė politikė: njė votė njė pallat, por njė votė, njė fushė futbolli...!


    Turneu fantazmė, tė cilin e frekuentojnė vetėm shqiptarėt me njė ekip tė pagėzuar kombėtarja B, ėshtė njė shans i madh pėr shefat qė po luajnė "bixhozin e zgjedhjeve". Ndėrsa stadiumet janė boshatisur nga tifozėt, rrugėt janė mbushur me njerėz qė bėjnė pazar me votat e asamblesė. Nė futboll nuk ėshtė si nė politikė: njė votė njė pallat, por njė votė, njė fushė futbolli...!

    Nuk dihet saktė pėrse kemi mbetur peng nė Norēia. Ajo qė dihet me siguri ėshtė se e injoruam edhe njė herė kampionatin pėr njė turne fantazmė, ku nuk njihen as pjesėmarrėsit. Pėr ironi, edhe punonjėsit e hotelit nė Norēia u treguan tė gatshėm tė formonin njė ekip, qė kombėtarja B e Shqipėrisė tė vazhdonte ekzistencėn. Me humor thuhet se Brigeli, kur tha se do tė grumbullonte 18 pikė nė eliminatoret e Europianit, ka llogaritur edhe ato qė do tė marrė nė Norēia...
    Nėse tifozėt e pakėt qė mbledh kampionati mallkojnė Norēian, shefat e kanė gjetur futbollin e tyre kėto ditė pa ndeshje. Po luhet "futbolli i votės", qė pėr presidentėt e klubeve ėshtė shumė mė argėtues se sa ai i fushės. Ky ėshtė shpjegimi qė asnjė trajner
    klubesh nuk shfaqet nė gazeta pėr tė denoncuar njė turne qė po vdes kampionatin ēdo dimėr. Dhe zhgėnjehesh pastaj kur lexon gazetat dhe prek hipokrizinė e presidentėve dhe trajnerėve, qė premtojnė se do tė bėjnė spektakėl kur tė fillojė kampionati, por "harrojnė" tė thonė pse u ndėrpre kampionati. Cili ėshtė fitimi i tyre? Norēia e kėtij sezoni nuk duhet tė krahasohet me ato tė kaluarat: futbolli ėshtė ndalur qė tė vrapojnė tė gjithė pas zgjedhjeve. Nuk ėshtė koincidencė qė shumė ndeshje kampionati kanė qėnė produkt i kėsaj hipokrizie. Vetėm njė shembull: shefi i klubit tė Tiranės, Shkėlqim Muēa, pak kohė mė parė akuzoi federatėn se prodhon njė politikė nė favor tė Elbasanit. Ndėrsa kėto ditė, shikojmė se vetė Muēa dhe donatori Halili propozojnė pėr nė asamble atė qė akuzonin, Armand Dukėn.
    Ndėrsa stadiumet janė boshatisur nga tifozėt, rrugėt janė mbushur me njerėz qė bėjnė pazar me votat e asamblesė. Nė futboll nuk ėshtė si nė politikė: njė votė njė pallat, por njė votė, njė fushė futbolli!


    Autori: Gėzim Sinemati



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  5. #145
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Miqėsorja me Lituaninė, po apo jo?

    Akoma nuk ėshtė pėrcaktuar pėrfundimisht se cila skuadėr do tė luajė mė 1 mars nė Tiranė


    Do tė jetė Lituania apo jo ekipi kundėrshtar i kuqezinjve nė miqėsoren e 1 marsit? Nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit ende nuk janė tė qartė nėse pikėrisht Lituania do tė jetė ekipi qė do tė zbresė nė "Qemal Stafa" mė 1 mars. Dje jemi interesuar nėse me tė vėrtetė kuqezinjtė pas shumė kohėsh kanė gjetur njė miqėsore pėr 2006 ėn. Gjithsesi, edhe dje, deri nė orėn 16.00, nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit nuk kishte mbėrritur asnjė pėrgjigje nga ana lituaneze qė tė konfirmonte miqėsoren mes Shqipėrisė dhe Lituanisė mė 1 mars. Kėtė fakt e ka bėrė tė ditur zyrtarisht dje edhe zėdhėnėsi i shtypit i federatės, Lysien Nurishmi, qė i pyetur pikėrisht pėr kėtė problem, nuk ka ditur tė japė asnjė pėrgjigje. "Ashtu siē ėshtė publikuar edhe nė shtyp, ne si federatė i kemi dėrguar njė faks federatės lituaneze pėr tė konfirmuar miqėsoren nė fjalė. Deri tani ata nuk na kanė sjellė asnjė pėrgjigje, ndonėse ndeshja mendohet se do tė luhet nė Tiranė," ėshtė shprehur dje Nurishmi. Ky i fundit ka shtuar se nuk di asnjė hollėsi nė lidhje me miqėsoren e 1 marsit. Nė fakt, pala lituaneze, nė faqen elektronike tė UEFA s pohon se mė 1 mars kombėtarja e tyre do tė zhvillojė njė ndeshje miqėsore nė Tiranė, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" kundėr Shqipėrisė. Sipas tyre, mbeten pėr t'u pėrcaktuar vetėm detajet e vogla tė ndeshjes, pasi palėt kanė rėnė parimisht dakord. Ndėrkohė, nė FSHF, tė gjithė ngrenė supet dhe nuk dinė tė thonė nėse kjo miqėsore do tė zhvillohet. Madje ka nga ata qė thonė se pikėrisht ėshtė federata ajo qė nuk e dėshiron kėtė miqėsore, sepse ajo zhvillohet pikėrisht 2 ditė pas zgjedhjeve pėr president tė federatės. Nė kėto kushte, asnjė prej punonjėsve dhe drejtuesve tė kėtij institucioni nuk do ta kishte mendjen tek miqėsorja, por tek zgjedhjet. Gjithsesi, duke lėnė pas edhe kėtė hamendje sėrish tė shpon njė tjetėr fakt. Nga njėra anė, UEFA konfirmon njė miqėsore Shqipėri Lituani, ndėrsa nga ana tjetėr FIFA nė faqen e saj elektronike pohon gjėra tė tjera. Nė fillim, FIFA konfirmon nė faqen e saj se mė 1 mars kuqezinjtė do tė luajnė njė miqėsore me Bosnjėn dhe mė 22 mars njė miqėsore me Austrinė. Por nė fakt deri tani tė dyja kėto skuadra nuk kanė pranuar tė luajnė me kuqezinjtė dhe kanė zgjedhur kundėrshtarė tė tjerė. Edhe Kosta Rika ishte njė tjetėr skuadėr qė nuk pranoi tė luante me Shqipėrinė mė 1 mars dhe nė fund zgjodhi njė fat tjetėr. Aktualisht vetėm Gjeorgjia do tė luajė me kuqezinjtė mė 22 mars dhe kjo ėshtė miqėsore e konfirmuar. Ndėrkohė nėse konfirmohet Lituania pėr kuqezinjtė, lituanezėt do tė ishin kundėrshtarėt e parė pėr kėtė vit nė njė miqėsore.



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Bogdani 1 muaj jashte fushes

    -------------------------------------------------

    Rezonanca e djeshme ka treguar se Erjoni ka nje demtim te grades se dyte ne muskulin kryesor te kofshes se majte. Sulmuesi i Sienes dhe i kombetares shqiptare do te mungoje te pakten per nje muaj.

    -------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------

    Shqipėria do tė luajė mė 1 mars ndeshjen miqėsore me Lituaninė, nė stadiumin tone kombėtar “Qemal Stafa”. Ky lajm ėshtė konfirmuar mė nė fund dje nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kėshtu, sipas zėdhėnėsit pėr shtyp nė FSHF mėsohet se tashmė mund tė konsiderohet zyrtare miqėsorja mes Shqipėrisė dhe Lituanisė.
    Nė bazė tė informacioneve zyrtare nė federatė, ende nuk ėshtė pėrcaktuar se nė cilėn orė do tė zhvillohet takimi. I sigurt ėshtė fakti qė ndeshja do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Skuadra lituaneze pritet qė tė vijė nė Tiranė pikėrisht mė 27 shkurt, ditėn qė do tė zhvillohet edhe asambleja zgjedhore e FSHF sė. Sipas informacioneve, ata do tė akomodohen nė hotelin "Sheraton". Ndėrkohė, Lituania me tė vėrtetė mund tė jetė njė kundėrshtar i mirė pėr kuqezinjtė, qė nė muajt e ardhshėm pėr eliminatoret pėr Euro 2008-ėn do tė pėrballen me Bjellorusinė, njė tjetėr skuadėr e ngjashme me Lituaninė. Pėr skuadrėn tonė, kjo ėshtė miqėsorja e parė pas shumė kohėsh pushim. Deri tani vetėm Gjeorgjia ka thėnė "po" pėr njė miqėsore mė 22 mars tė kėtij viti.

    -------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------

    Kombėtarja B shqiptare ka njohur vetė fitoren nė turneun e Norēias. Kuqezinjtė dje kanė arritur fitoren e 3 tė brenda 6 ditėve. Pėrballė dje lojtarėt e kampionatit shqiptar, qė aspirojnė njė vend nė kombėtare, kanė pasur skuadrėn e kategorisė sė dytė rumune, Gaz Metan Media, tė cilėn e kanė mundur me rezultatin e ngushtė 1 0. Golin pėr kuqezinjtė e ka shėnuar nė pjesėn e parė mbrojtėsi shkodran i Besės, Kraja, nė minutėn e 20 tė, pas njė rrėmuje nė zonė, me kokė, duke arritur tė shėnojė golin e vetėm tė takimit. Ndeshja nė pjesėn e parė ka qenė e mirė, ku Brigeli ka hedhur nė fushėn e lojės skuadrėn mė tė mirė. Nė pjesėn e dytė, gjermani ka bėrė shumė ndryshime, duke zėvendėsuar tė gjithė lojtarėt. Gjithsesi, loja nė 45-minutėshin e dytė nuk ka qenė e kėnaqshme. Skuadra ka ndier lodhje, kjo edhe prej erės shumė tė fortė qė ka shoqėruar gjithė takimin. Nė fund tė 90-minutėshit, kuqezinjtė kanė mundur tė fitojnė pėr herė tė tretė nė turneun e Norēias me rezultatin 1-0 kundrejt Gaz Metanit. Me fitoren e djeshme, kuqezinjtė largohen nga Norēia tė pamposhtur si asnjėherė tjetėr. Kjo e sivjetmja ėshtė paraqitja mė e mirė e kuqezinjve nė turneun e Norēias. Mė parė, skuadra jonė kombėtare ėshtė mundur nga ekipe tė dobėta tė kampionatit rumun apo edhe hungarez. Shqipėria ka luajtur me kėtė formacion: Lika, Dabulla (Kote), Beqiri, Kraja, Sina, Allmuēa, Bulku, Vrapi, Veliaj, Abilaliaj, Shiba. Trajner: H.P.Brigel

    Kombėtarja B e Shqipėrisė, e cila ndodhet nė Itali pėr tė marrė pjesė nė turneun e Norēias, ēuditėrisht do tė mbėrrijė sot nė Tiranė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje nė federatė. Kėshtu, zyrtarisht, tė gjithė gazetarėve nė federatė, zėdhėnėsi i shtypit u ka thėnė se kombėtarja B, qė merr pjesė nė turneun e Norēias, do tė mbėrrijė ditėn e shtunė paradite, ndryshe nga ē'ishte parashikuar nė fillim tė turneut. "Nga kontaktet qė kemi pasur kėto ditė me drejtuesit e kombėtares nė Norēia, mund tė them se ekipi, ndryshe nga ēfarė ishte parashikuar, do tė jetė qė sot nė Tiranė. Sipas informacioneve, kuqezinjtė do tė jenė nė Shqipėri qė sot dhe jo tė hėnėn, sepse nė Norēia tashmė nuk ka ngelur asnjė ekip. Tė gjitha skuadrat e tjera kanė ikur, ose do tė ikin, kėshtu qė ekipi kombėtar B nuk ka ēfarė bėn vetėm nė Norēia. Nė kėto kushte, drejtuesit vendosėn qė ta kthejnė skuadrėn nė Tiranė, pasi nuk ka kuptim qė tė vazhdohet tė qėndrohet deri tė hėnėn nė Norēia," ėshtė shprehur Nurishmi. Gjithsesi, fjalėt e zėdhėnėsit tė shtypit nė FSHF janė shumė pak bindėse. Vetėm drejtuesit e lartė tė federatės e dinė pėrse kuqezinjtė kanė braktisur turneun e Norēias para kohe.

    Shekulli
    -----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------

    Ervin Skela ka shėnuar golin e tij tė dytė pėr Kaizerslauternin. Mesfushori vlonjat ka qenė autori i golit tė dytė pėr tė tijtė, shėnuar nė minutėn e 88-tė, nė ndeshjen e zhvilluar me Verder Bremenin. Skuadra e Skelės ka fituar 2-0 nė njė trasfertė tė vėshtirė dhe vlonjati kuqezi ka qenė nė njė ditė mjaft tė mirė. Goli i Skelės, i dyti pėr Kaizerslauternin, e ka ndihmuar skuardėn e tij tė sigurojė 3 pikė pėr mbijetesėn nė Bundesligė. Duhet pėrmendur fakti qė mesfushori i kombėtares sonė e ka shpėtuar K'lauternin nga njė gol i sigurt, pas njė krosimi nga kėndi. Nė vijėn fatale tė portės sė tij, kur topi po shkonte drejt rrjetės, Skela e ka larguar rrezikun.

    --------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #150
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Brigeli rikthen Beqajn nė kombėtare

    Kosovari i Jonikosit nė Greqi, Arian Beqaj, do tė jetė pjesė e kuqezinjve qė nga miqėsorja me Lituaninė



    Arian Beqaj, portieri kosovar qė luan prej vitesh me mjaft sukses nė kampionatin grek, do tė rikthehet nė radhėt e kuqezinjve. Ai do tė jetė i grumbulluar me kombėtaren pėr ndeshjen e radhės miqėsore me Lituaninė, qė do tė zhvillohet nė "Qemal Stafa" mė 1 mars. Kėsisoj, duket se mosmarrėveshjet e Beqajt me drejtuesit e ekipit tonė kombėtar, konkretisht me Brigelin, duket se janė lėnė pas krahėve nga tė dyja palėt. Njė lajm i tillė bėhet i ditur nga burime pranė trajnerit tė kombėtares dhe pranė futbollistit nė fjalė. Nė fakt, vetė Beqaj ka deklaruar herė pas here se nuk e ndiente veten tė pėrjashtuar nga kampi kuqezi, ku ka qenė i pranishėm prej kohėsh, si rezervė e Foto Strakoshės, por lėnia e tij nė tribunė nė ndeshjen me Ukrainėn i acaroi mjaft marrėdhėniet e tij me trajnerin Brigel. Ky i fundit nuk e thirri pas kėsaj ndeshjeje mė Beqajn nė kombėtare, duke vepruar pak a shumė si me Bogdanin, pas ndeshjes sė kombėtares sonė nė Zvicėr. Megjithatė, trajneri ynė kuqezi duket se e ndien nevojėn e shėrbimeve tė kosovarit tė Jonikosit nė Greqi, nė prag tė eliminatoreve tė Euro 2008-ės. Duke qenė se ndeshja me Lituaninė ėshtė njė test i mirė pėr tė gjithė kuqezinjtė, Brigeli ka vendosur ta ketė nėn urdhra Beqajn, pėr tė parė nga afėr formėn e tij sportive. Nė fakt, shtysa pėr ta rikthyer nė kombėtare Beqajn duket se ka qenė vetė futbollisti nė fjalė, i cili, sipas shtypit grek, po kalon njė periudhė tė shkėlqyer sportive dhe ėshtė pėrfshirė disa herė nė 11-shen e javės tė kampionatit helen. Nė kėtė vendim, pėr ta bėrė sėrish pjesė tė kuqezinjve Arian Beqajn, ka ndikuar deri diku edhe dėshira e futbollistėve titullarė tė kombėtares, siē ėshtė rasti i Erion Bogdanit, i cili ka pohuar se Beqaj duhet tė thirret patjetėr nė kombėtare, pasi ėshtė mjaft i nevojshėm. Po kėshtu, gjatė qėndrimit tė tij nė Tiranė, edhe Bledar Kola, ish-futbollisti i mirėnjohur kuqezi, ka thėnė fjalėn e tij tek drejtuesit e kombėtares, duke u shprehur atyre fjalėt mė tė mira pėr paraqitjen e kosovarit nė kampionatin grek. Me njė fjalė, duket se janė pjekur tė gjitha kushtet qė Arian Beqaj tė bėhet sėrish pjesė e kuqezinjve, duke nisur qė nga miqėsorja e 1 marsit me Lituaninė.
    Pėrveē tij, nė miqėsoren e radhės duket se do tė jenė edhe dy emra tė rinj nga kampionati shqiptar, pjesėmarrės nė turneun e Norēias sė fundi. Edhe pse jo zyrtarisht, burime pranė trajnerit Brigel pohojnė se Dorian Bylykbashi i Partizanit dhe Erion Xhafa i Dinamos do tė jenė pjesė e kampit kyuqezi pėr miqėsoren me Lituaninė.
    Bogdani: Beqaj e ka vendin nė kombėtare
    Erion Bogdani, mikun e tij mė tė ngushtė ka portierin kosovar tė Jonikosit, Arian Beqaj, i cili po kalon njė formė tė shkėlqyer sportive nė kampionatin grek. Megjithatė, ai ka mbetur deri tani jashtė kombėtares sė Shqipėrisė pas disa polemikave me trajnerin gjerman Brigel. Nė lidhje me rikthimin e mundshėm tė Beqajt nė kombėtare, Erion Bogdani ka pohuar: "Nuk diskutohet, Beqaj e ka vendin nė kombėtaren e Shqipėrisė. Ai jo vetėm tani, por edhe mė parė, ka qenė njėri ndėr portierėt mė tė mirė qė ka pasur ndonjėherė Shqipėria, sė bashku me Strakoshėn. Ai ka pasur disa probleme me Brigelin, por kjo nuk ka shumė rėndėsi. Kur bėhet fjalė pėr interesin e kombit, pra tė kombėtares sonė, kėto gjėra duhen anashkaluar. Edhe unė mė parė kam pasur disa keqkuptime me Brigelin, por tani ēdo gjė ėshtė nė rregull. Kėshtu duhet tė ndodhė edhe me Beqajn. Pėr mendimin tim, Beqaj me tė vėrtetė do tė ishte njė ndihmė e madhe pėr Shqipėrinė nė eliminatoret e Euro 2008," - pėrfundoi Bogdani.


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al




    Lajm shumė i mirė pėr Kombėtaren.Urime dhe suksese Arianit sepse ėshtė njė sportist i shkėlqyer e njė njeri korrekt.
    .........................

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •