Close
Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 159
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Miqesorja me Bosnje Hercegovinėn

    --------------------------------------------------------------

    Perfaqesuesja e futbollit te Bosnjės eshte e gatshme te luajė kunder kombetares sone ne daten 1 mars. Marreveshja konfirmohet nga drejtuesit e FSHF dhe ndeshja do te zhvillohet ne Tirane. E vetmja pengese mund te paraqitet nese Bosnja dhe Shqiperia do te jene ne te njejtin grup per eliminatoret e Evropianit. Gjithashtu kombetarja jone ka rezervuar te drejten per te anulluar ndeshjen me Bosnjen neqoftese nderkohe gjen ndonje kundershtar mė tė fortė pėr miqėsoren.

    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------

    Debatik Curri pret qė sė shpejti tė pėrfundojė procedura e pajisjes sė tij me pasaportėn shqiptare dhe tė debutojė nė fanellėn kuqezi. Mesfushori kosovar mendon se kjo mund tė ndodhė qysh nė eliminatoret pėr kampionatin evropian, tė cilat fillojnė kėtė vjeshtė.

    "Punėn time tashmė e kam kryer. Ēdo gjė qė ėshtė kėrkuar nga unė prej zyrtarėve tė futbollit shqiptar ka pėrfunduar. Tani mbetet qė FSHF-ja tė kryejė punė e saj",- thotė Curri.
    "Unė jam i gatshėm qysh tani pėr fanellėn kuqezi", - shton ai.

    Debatik Curri ėshtė shprehur se misioni tij i ri tashmė duhet tė kishte filluar, mirėpo disa vonesa me kompletimin e dokumentacionit e kanė shtyrė atė pėr pak kohė.

    "Pajisja ime me pasaportė shqiptare tani duhej tė ishte njė punė e kryer. Por unė shpresoj qė kjo gjė tė realizohet sė shpejti nė njė periudhė shumė tė shkurtėr",- vazhdon tė shprehet Curri, i pyetur rreth kėsaj ēėshtjeje.

    Sipas tij, kanė qenė paraqitjet impresive nė radhėt e ekipit ukrainas qė i kanė shtyrė zyrtarėt e futbollit shqiptar tė mendojnė pėr pėrfshirjen e tij nė radhėt e ekipit kuqezi.

    "Lojėrat qė kam bėrė kėtė sezon nė Vorsklla, me siguri mė kanė sjell kėtu ku jam, pra qė tė shpresoj pėr njė debutim tė shpejtė nė fanellėn kuqezi",- thotė 22-vjeēari, Debatik Curri.

    Curri ėshtė i bindur se me pėrfshirjen e tij nė kombėtaren kuqezi, do tė fillojė njė epoke e re e karrierės sė tij.

    "Normalisht qė maksimumi i arritjeve pėr njė lojtar ėshtė tė luajė nė ekipin kombėtar. Mirėpo, jo vetėm kjo, por vetė fakti qė je pjesė e ekipit kombėtar, do tė thotė se tė ofrohen mundėsi shumė tė tjera",- pėrfundon kosovari Curri, i cili pret tė pajiset me pasaportė shqiptare pėr t'u aktivizuar mė pas nė radhėt e kuqezinjve.

    Ndėrkohė, mesfushori kosovar, Debatik Curri, nėse do tė jetė i pėrfshirė nė kombėtaren e Shqipėrisė pėr eliminatoret e kampionatit evropian, si kundėrshtarė do tė dėshironte Anglinė ose Gjermaninė.

    "Le tė jetė ēfarėdo kundėrshtari, por tė them tė drejtėn do tė kisha shumė dėshirė qė tė ndesheshim me Gjermaninė ose Anglinė. Vetėm kur tė pėrballesh mė kundėrshtarė si ata, mund tė tregosh vlerat e tua tė vėrteta dhe tė shohėsh se ku je," - shprehet Debatik Curri.

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Igli Tare grushta me Mihajloviē

    --------------------------------------------------------

    Sulmuesi dhe kapiteni i kombėtares sonė, Igli Tare, ėshtė bėrė objekt i njė sherri me serbin e Interit, Mihajloviē, teksa hynin nė dhomat e zhveshjes nė pushim tė ndeshjes sė kupės, Lacio-Inter, luajtur tė mėrkurėn nė stadiumin "Olimpiko" tė Romės.

    Nė nėnkalimin e "Olimpikos", edhe Mihajlloviēi me Taren janė goditur me grushta ndaj njėri-tjetrit teksa ktheheshin nė dhomat e zhveshjes, nė pushimin e pjesės sė parė. Momente tensioni dhe fjalė tė rėnda mes tyre, derisa Liverani ndėrhyri pėr t'i ndarė, por paksa vonė. Pėr pasojė, serbi i Interit u kthye nė fushė me dy shenja nė qafė.

    I pyetur rreth kėtij incidenti, pėr tė cilin ka shkruar dje shtypi italian, vetė Igli Tare, kapiteni i kombėtares sonė dhe sulmuesi i Lacios, ka pranuar konfrontimin me fjalė dhe pastaj edhe fizik me serbin e Interit, Sinisha Mihajloviē. Tare ka sqaruar pozicionin e tij nė kėtė sherr: "Nė fakt, ky futbollist serb i Interit gjithnjė ka pasur tendencėn pėr t'i fyer shqiptarėt, kur i ėshtė dhėnė mundėsia, siē ndodhi edhe me mua. Pėr sa i takon sherrit nė "Olimpiko", mes meje dhe Mihajloviēit, ai ka nisur qė nė fushėn e lojės, nė pjesėn e parė, kur serbi i Interit mė shau "albanese di merda", fjalė tė cilat, tė gjithė shqiptarėt i dinė. Unė nuk e durova kėtė fyerje dhe i thashė qė kėto tė m'i thoshte nė tunel kėto, kur tė hynim nė dhomat e zhveshjes, nė pushim tė dy pjesėve. Pasi ra bilbili i pėrfundimit tė 45-minutave tė para, nxitova tė hyja njėherėsh nė tunel pėr te dhomat e zhveshjes, iu drejtova Mihajloviēit, duke i kėrkuar llogari pėr ofendimin qė mė bėri gjatė lojės nė fushė. Kėtu gjakrat u nxehėn, ofendimet ishin tė dyanėshme, aq sa nė njė moment e kapa prej fyti dhe e godita. Do tė kishte shkuar mė keq situata, nėse nuk do t'i ruhesha gjyqtarit tė katėrt, i cili po vinte pas nesh. Sidoqoftė, ka ndėrhyrė Liverani, duke na ndarė. Mė pas, pjesa e dytė ka vijuar normalisht, pa asnjė problem mes nesh, ndėrkohė qė pas ndeshjes, Mihajloviē mė takoi dhe mė kėrkoi falje pėr gjithēka ndodhi".

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Editorial i www.albaniasoccer.com

    Miqësoret, shumë zhurmë për asgjë

    Flitet për organizimin e ndeshjeve miqësore, por akoma asgjë konkrete për skuadrën kombëtare, vetëm turne që shkaterrojnë protokollin e punës për kampionatin dhe gjendjen sportive të skuadrave


    Vazhdonë të trumbetojnë që ndeshja miqësore e radhës e përfaqësueses së Shqipërisë është ajo me Bosnjën ne 1 mars 2006, kur lart e poshtë thuhet se kjo apo skuadër janë në horizont për një miqësore.

    Përse duhet të mos informohet saktësisht media futbollistike, por të dëgjohen gjepura fenomenale? Do të ishte shume mirë, sikur atëherë që çdo gjë të jetë vendosur dhe të jetë zyrtarizuar nga federatat përkatëse dhe të jetë aprovuar nga organi më i lartë i futbollit Europian apo botëror të përhapej lajmi.

    Kanë ngelur pak më shumë se katër javë për të shkuar te 1 marsi dhe të gjithë ata që marrin sadopak erë nga sporti dhe futbolli e dinë shumë mirë se të konfirmosh një ndeshje ndërkombëtare të nivelit profesionist duhet më tepër kohë se kaq.

    Në fakt prej më se nje muaji, në sitin web të FIFAs, pikërisht http://www.fifa.com/en/mens/fixtures...IH-ALL,00.html, gjithkush mund të shohë që në datën 28 shkurt (pra një ditë përpara ndeshjes “planifikuar” me Shqipërine) Bosnja ka ndeshje miqësore me Japoninë në Gjermani. Ndoshta, sportdashësit duhet të besojnë gjepurën që Bosnja, pa u tharë djersa nga ndeshja me sybajamet, do marri aeroplanin e do vijë në Tiranë të luajë me Shqipërinë të nesërmen.

    Gjithashtu, pretendohet se më 1 Mars Shqipëria mund të luajë me Portugalinë, pasi janë zhvilluar bisedime midis palëve. Se si mund të realizohet kjo, nuk dihet, kur faktet tregojnë se Portugalia ka ndeshje miqësore me Arabinë Saudite në Dusseldorf.

    Fakti është se Shqipëria (vendi 83 në renditjen FIFA) nuk ka asnjë ndeshje miqësore të planifikuar deri tani. Plus, që nga përfundimi i eliminatoreve të botërorit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje miqësore në datat e lira 12 dhe 16 nëntor (si kanë zhvilluar pothuaj gjithë skuadrat e tjera). Bosnja, si thamë më lart ka ndeshjen me Japoninë.

    Skuadrat pjesëmarrëse të grupit tonë eliminator për EURO 2008, Rumania (vendi 27 në renditjen FIFA) ka bërë dy ndeshje miqësore deri tani (me Bregun e Fildishtë në 12 nëntor dhe me Nigerinë në 16 nëntor 2005). Bullgaria (vendi 39 në renditjen FIFA – kujtojmë që Ukraina, fituesja e grupit për eliminatoret e Botërorit që sapo përfundoi është në vendin e 40) ka bërë ndeshje miqësore kontrolli më 16 nëntor me Meksikën. Sllovenia (vendi 69 në renditjen FIFA) nuk ka bërë ndeshje miqësore dhe nuk ka të planifikuara. Bjellorusia (vendi 60 në renditjen FIFA – më lart se Sllovenia) luajti me Letoninë në 12 nëntor. Madje edhe Luksemburgu (vendi 151 në renditjen FIFA) ka ndeshje të planifikuar me Belgjikën më 1 mars. Mos flasim për Hollandën që e ka kalendarin plot.

    Për miqësore dhe planifikim të kalendarit të miqësoreve duhej menduar më parë, por edhe tani – sa nuk është akoma tepër vonë dhe të mos lihet kjo detyrë shumë e rëndësishme për pas zgjedhjeve të Federatës. Nëse skuadra nuk luan, do hasi probleme gjatë lojës dhe rrezikojnë të mungojnë edhe rezultatet. Skuadrat e mëdha, po dhe ato të mesme e deri te Luksemburgu planifikojnë miqësoret me kohë. Në përgjithësi një skuadër përfaqësuese duhet të luajë minimumi 12-13 ndeshje në vit. Nga këto 4-5 duhet të jenë miqësore. Skuadrat e mira kanë të gjithat mbi 15 ndeshje në vit sepse bëjnë më shumë testime. Shqipëria ka një mesatare prej 10 ndeshjesh në vit në 5 vitet e fundit. Edhe pse ka pasur përmirësim, ka shumë për të shkuar aty ku Shqipëria meriton.

    Ndoshta, çdokush mendon që Shqipëia ka kampionat pa nivel dhe pretendimet dhe sukseset tona nuk mund të jenë shumë të mëdha. Atëherë si shpjegohet që SHBA, kampionati MLS i së cilës nuk është aspak në nivelin e Premier Liga, Bundesliga, Seria A, La Liga, apo Ligue 1, por skuadra e tyre përfaqësuese ndodhet më lart në renditjen e FIFA-s se sa mjaft nga skuadrat e shteteve me kampionat shumë më të fortë. Organizimi është gjëja më e rëndësishme dhe ndeshjet e shumta të kombëtares amerikane (rreth 20 në vit), bëjnë që skuadra të grumbullohet shumë shpesh. Edhe pse SHBA nuk ka traditë në futboll, ka vite të tëra që kombëtarja e futbollit amerikane është më lart në renditjen FIFA se Italia apo Gjermania. Kjo në sajë të organizimit të përsosur, të ndeshjeve të shumta miqësore, të cilat ngrenë koeficentin ELO dhe të rezultateve të mira (kualifikim i përhershëm ne Kupën e Botës në 25 vjetët e fundit). Jo vetëm kaq, por edhe skuadrat e universiteteve amerikane e kanë organizimin më të zhvilluar se skuadra e përfaqësueses së Shqipërisë. Jo vetëm kalendari i veprimtarive zyrtare është i planifikuar, por edhe datat e miqësoreve janë të rregulluara 1 vit më parë. Bile edhe biletat e avioneve dhe hotelet janë të prenotuara. Asnjë e papritur nuk ndodh po të jesh i organizuar mirë. Stresi i vizave, hoteleve, parave të biletave nuk ekziston. Lojtarët mendojnë 100% të kohës si të fitojnë ndeshjet, për fizikun e tyre dhe për te ndenjur në formë dhe nuk e prishin gjakun për gjëra të tjera.

    Kjo nuk është hera e parë që nga organet më të larta drejtuese të futbollit në Shqipëri ka dizinformim në lidhje me miqësoret. Përse ndodh diçka e tillë dhe mbahen me shpresa për zhvillimin e mundshëm të miqësoreve si sportdashësit ashtu edhe Media? Kur FSHF-ja e pa që Bosnja e la opcionin Shqipëri pse nuk konfirmoi me ndonje skuadër tjetër të vogël të cilët kishin dashur të luanin me Shqipërinë? C’të keqe kishte të luanim prapë me Gjeorgjinë? Aq më tepër kur trajneri aktual i saj TopMueller është mik i Brigelit. Futbolli Gjeorgjian është shumë i ngjashëm me ne dhe do ishin testim i mirë. Miqësoret nuk janë për para, janë investim për fitore në ndeshje të rëndësishme sepse shërbejnë për testuar skuadrën, qoftë edhe nëse harxhet për të udhëtuar deri atje janë deri diku të kushtueshme. Por që të fitosh duhet të investosh në mënyrë efektive dhe jo të organizohen turne që të shkatërrohet gjithë sistemi i asaj pune që trajnerët dhe stafi ekipor kanë bërë për të sjellë në formë skuadrat e tyre.

    Në përgjithësi për të përgatitur një ndeshje duhet luajtur ose me një skuadër të ngjashme si kundërshtari, ose me një më të dobët thjesht për të provuar skema sulmi. Përfaqësuesja e Shqipërisë ka në grup tre nga katër skuadrat Ballkanike që kanë shkollë edukimi futbolli sllave (Bullgari, Slloveni dhe Bjellorusi), Rumaninë dhe dy skuadra të vendeve të ulëta (Holandën dhe Luksemburgun). I bie që do ishte mirë të testoheshim me Belgjikën (nga e cila kemi kujtime të bukura) dhe me ndonje skuadër tjetër sllave. Maqedonia do ishte ideale për testim. Nëse mundim Maqedoninë në miqësore, mund të fillojmë të mendojmë të mundim edhe skuadra si Sllovenia apo Bullgaria. Edhe Kroacia do ishte shumë e nevojshme. Le të mendojë federata të planifikojë ndeshje miqësore me këto kombëtare një vit përpara e të mos fillojë deklaratat “do kërkojmë miqësore pas caktimit të kalendarit”.

    Nëse nuk planifikohen mirë miqësoret, Shqipëria rrezikon jo vetëm të kalohet në renditje nga Bjellorusia, e cila ka skuadër shumë të fortë, po t’i japë pikë edhe Luksemburgut, skuadër që ka vite që s’merr pikë.

    Eshte e lehte të kritikojmë Brigelin i cili s’është gjë tjetër, vecse seleksionues i skuadrës kombëtare, po aty ku çalohet është FSHF-ja, e cila nga ana organizative po lë gjithmonë e më shumë për të dëshiruar. Nëse Brigeli nuk thërret lojtarë të rëndësishëm është kollaj t’i lihet faji atij, po duhet menduar që ai duhet të ketë edhe kushtet që t’i shohë këta lojtarë se si mund të integrohen në skuadrën përfaqësuese. Dhe kjo mund të bëhet vetëm në ndeshje miqësore.
    Ignore List: Den Bossi

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Bogdani: Do jap maksimumin per Sienen dhe kombetaren

    -----------------------------------------------------

    SuperBogdani e ka udhėhequr Sienėn drejt njė fitoreje tė re. Sulmuesi shqiptar ka qenė protagonisti kryesor nė fitoren e madhe tė Sienės, i cili me tre golat e tij e ka fundosur Palermon nė "Renzo Barbera", me rezultat 3-1.


    - A ėshtė ky 3-golėshi i parė pėr Erjon Bogdanin?

    - Jo, ky nuk ėshtė i pari. Nė fakt, tre gola kam shėnuar edhe kur kam luajtur nė kampionatin shqiptar. Ndėrsa jashtė Shqipėrisė, kjo ėshtė hera e parė qė shėnoj tre gola nė njė ndeshje. Jam shumė i lumtur qė golat e mi i krijuan skuadrės rastin tė mposhtė njė skuadėr tė fortė, siē ėshtė Palermo.

    - Kėta tre gola a do tė stimulojnė largimin e Bogdanit nga Siena, kur dihet se nuk i kanė munguar ofertat?

    - Jo, unė jam mirė nė Siena dhe nuk e kam ndėrmend tė largohem qė kėtej. Kam marrėdhėnie shumė tė mira me trajnerin dhe kryesinė e klubit dhe mė vjen mirė qė me lojėra tė mira po e shpaguaj besimin e dhėnė. Qė nė ditėt e para, kur kam ardhur nė Siena, kam pasur njė trajtim shumė tė mirė nga tė gjithė dhe do tė pėrpiqem qė me gola dhe paraqitje tė mira ta justifikoj kėtė mikpritje.

    - A ka ndonjė domethėnie numri 81 nė fanelėn e Bogdanit?

    - Jo, jo, nuk ka ndonjė domethėnie tė veēantė. Njė vit mė parė kėtė numėr e kam mbajtur derisa luaja nė Verona, ku kisha shėnuar 17 gola. Ishte dėshira ime qė kėtė numėr ta mbaja edhe nė Siena.

    - Bogdani, flasim pak pėr kombėtaren. Diēka pėr shortin e eliminatoreve tė Euro 2008-ės?

    - Nuk diskutohet, ėshtė njė grup shumė i vėshtirė. Dihet qė Holanda ėshtė favorit absolut, por nuk duhet harruar as Rumania dhe Bullgaria, tė cilat kanė kombėtare shumė tė papėrshtatshme pėr ekipin tonė. Ne duhet qė ndeshje pas ndeshjeje tė pėrpiqemi tė mbledhim sa mė shumė pikė dhe tė shpresojmė deri nė fund. Ky ėshtė futbolli, nuk i dihet kurrė.

    - Siena dhe kombėtarja. Si e gjen veten Bogdani mes kėtyre dy formacioneve?

    - Unė e kam thėnė edhe mė parė qė Siena dhe kombėtarja janė dy dashuritė e mia tė mėdha. Shpresoj ta ruaj kėtė ritėm dhe tė jap maksimumin pėr tė dyja formacionet.

    -----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Kombetarja B drejt Norcia

    --------------------------------------------

    Kombėtarja B e Shqipėrisė, e cila pėr disa ditė do tė zhvillojė nė Norēia njė pėrgatitje, ka udhėtuar e pėrgjysmuar drejt Italisė. Nė grupin e lojtarėve qė janė nisur dje drejt Barit me avion nuk kanė qenė shumė lojtarė. Sipas informacioneve nga sektori i ekipeve kombėtare, jo tė gjithė lojtarėt kanė udhėtuar pėr t'u bashkuar me trajnerin Brigel nė Itali. Salihi dhe Kraja nuk kanė marrė vizė dhe do tė nisen vetėm sot. Gjithashtu, edhe Muzaka do tė udhėtojė sot drejt Peruxhias, pasi ka pasur njė provim nė shkollė. Sė bashku me grupin e sotėm do tė udhėtojė edhe Emiliano Veliaj i Besės, ndėrkohė qė Alban Dragusha pėrfundimisht nuk ka udhėtuar me ekipin, pasi ėshtė i dėmtuar. Edhe Klodian Duro dhe Bledar Mancaku nuk janė nisur me kombėtaren B. Nė FSHF tė bėjnė tė ditur se kėta lojtarė do tė bashkohen me grupin nė Norēia vetėm nė ditėt nė vazhdim.

    --------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------

    Kombėtarja shqiptare mund tė luajė njė miqėsore me Kosta Rikėn, njė nga skuadrat finaliste nė botėrorin e Gjermanisė. Ka qenė zėdhėnėsi i shtypit nė FSHF ai qė e ka pohuar dje njė fakt tė tillė menjėherė pas pėrfundimit tė konferencės pėr shtyp tė presidentit tė FSHF sė, Armand Duka. Kėshtu, sipas informacioneve zyrtare nė federatė, Federata e Kosta Rikės, nė prag tė Botėrorit 2006, ėshtė nė kėrkim tė njė skuadre ballkanike pėr tė zhvilluar njė ndeshje miqėsore. Federatės sonė i ka pėlqyer kjo ftesė e ardhur nga Karaibet e largėta dhe u ka kthyer menjėherė pėrgjigje pozitive drejtuesve tė federatės sė Kosta Rikės.

    "Mund tė them se kemi ditė qė jemi nė bashkėbisedim me federatėn e Kosta Rikės pėr njė miqėsore qė mund tė zhvillohet nė Tiranė mė 1 mars. Jemi shumė afėr marrėveshjes. Presim vetėm pėrgjigjen pėrfundimtare nga skuadra nga Karaibet. FSHF ėshtė e bindur qė kjo miqėsore do tė zhvillohet. Zyrtarizimi i saj ėshtė ēėshtje orėsh," ėshtė shprehur zėdhėnėsi i shtypit.

    Pra, me tė gjitha gjasat, kombėtarja shqiptare pritet qė mė 1 mars, nė Tiranė, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" tė zhvillojė miqėsoren e parė pėr 2006-ėn. Sipas informacioneve nė FSHF, tė dyja palėt nuk kanė folur ende pėr detajet e ndeshjes. I sigurt ėshtė fakti se ndeshja do tė luhet nė Tiranė. Nėse ndodh qė kostarikasit bien pėrfundimisht dakord qė tė zhvillohet kjo ndeshje miqėsore, pėr kuqezinjtė do tė jetė hera e parė qė luajnė me kėtė kombėtare. Mė parė, skuadra jonė kombėtare ėshtė ndeshur edhe me Kubėn dhe Meksikėn. Ndėrkohė, ndeshja me Kosta Rikėn, qė nė FSHF e konsiderojnė tė sigurt, nuk ėshtė e vetmja miqėsore qė kuqezinjtė do tė zhvillojnė nė muajin mars. FSHF ka arritur njė marrėveshje edhe me njė tjetėr kombėtare pėr zhvillimin e njė miqėsoreje nė muajin mars. Eshtė Gjeorgjia ajo qė kėrkon njė miqėsore me Shqipėrinė nė fund tė muajit mars dhe tė dyja palėt kanė rėnė dakord qė tė zhvillohet njė miqėsore nė mars. Eshtė caktuar edhe data dhe bėhet fjalė pėr 22 marsin.

    -------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------

    Kombetarja jone B zhvilloi dje ndeshjen e pare te turneut ne Norcia. Perballe saj ishte ekipi i Norcias. Kuqezinjte arriten nje fitore te lehte me rezultatin 6-0. Salihi dhe Bylykbashi shenuan nga dy gola, ndersa golat e tjere u shenuan nga Duro dhe Veliaj.

    Formacioni i pare:

    Hidi, Pisha, Xhafa, Kraja, Beqiri, Veliaj, Mehmeti, Bulku, Duro, Salihi, Bylykbashi

    Ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe Allmuça, Muzaka, Teli, Sina dhe Vrapi.

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------------

    "Bogu" ka shenuar perseri per Sienen ne ndeshjen e sotme. Ne fakt ja zuri me "ēorape" po goli ishte i rendesishem per ekipin qe mori barazimin me Ascoli. Bogdanit ju anullua edhe nje gol per pozicion jashte loje.

    ---------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Kombetarja vazhdon paraqitjet pozitive

    ------------------------------------------------

    Kombėtarja jonė B, qė ndodhet nė Norēia prej datės 30 janar, ka zhvilluar dje ndeshjen e parė zyrtare nė kėtė turne. Pėrballė kuqezinjve tanė kanė qenė rumunėt e Politeknikas, tė cilėt janė mundur pastėr 3-0 nga tė besuarit e Brigelit. Ndeshja ėshtė dominuar gjatė gjithė kohės nga kombėtarja jonė B, e cila e ka gjetur golin e avantazhit nė minutėn e 20-tė, me anė tė Dorian Bylykbashit. Ky i fundit ka kthyer nė gol njė faull pėr tanėt. Nuk do tė kalonte shumė, por nė minutėn e 30-tė, pas njė kombinimi tė bukur mes kapitenit kuqezi, Klodian Duro dhe Bylykbashit, ky i fundit ta dyfishonte rezultatin. Pas kėtij momenti, loja ashpėrsohet disi, pasi rumunėt e Politeknikas nuk pajtohen me rezultatin, duke i tejkaluar caqet e fait-play-it. Sidoqoftė, kuqezinjtė tanė kanė ditur tė ruajnė gjakftohtėsinė dhe ta trefishojnė rezultatin sėrish me anė tė Bylykbashit, nė minutėn e 70-tė. Ndeshja ėshtė ndjekur nga njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh, qė punojnė e jetojnė nė Itali. Mė shumė nė sy ka rėnė dyshja elbasanase, K.Duro-Bylykbashi, tė cilėt kanė zhvilluar njė ndeshje mjaft cilėsore. Kombėtarja jonė B e ka filluar ndeshjen me kėtė formacion: Lika, Pisha, E.Xhafa, Sina, Teli, Vrapi, Mehmeti, E.Bulku, K.Duro, Bylykbashi dhe Abilaliaj. Me fillimin e pjesės sė dytė, Salihi ka zėnė vendin e Abilaliajt dhe A.Beqiri vendin e Sinės, ndėrkohė qė nė minutėn e 85-tė, Veliaj ka zėvendėsuar autorin e 3 golave, Bylykbashin, ndėrsa Dabulla ka zėvendėsuar Vrapin.
    Ndeshja e radhės pėr kuqezinjtė tanė do tė jetė mė 8 shkurt, ndaj Juventus Zyrih. Kujtojmė se nė grupin e kombėtares sonė B janė dy skuadrat rumune, FC Uta Arad dhe Politeknika, skuadra zvicerane, Juventus Zyrih, dhe skuadra spanjolle EFU Fuertas Ventura.

    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •