Close
Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 159
  1. #111
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Zombie
    16-09-2005

    Kastrati: Unė kuqezi, qė ndaj Ukrainės

    Driton Latifi


    Bekim Kastrati mund tė debutojė shumė shpejt me kombėtaren kuqezi. Procedura e pajisjes sė tij me pasaportėn shqiptare tashmė ėshtė nė fazėn finale. Madje, nėse bėn paraqitje tė mirė nė ndeshjet e radhės nė Bundesligė, Kastrati ka shans tė ftohet edhe nė ndeshjet qė kombėtarja kuqezi do tė zhvillojė kundėr Ukrainės dhe Turqisė.
    "Kam kontaktuar me FSHF?nė, mė saktėsisht me Besnik Ēelėn. Kanė kėrkuar nga unė disa dokumente qė mė ėshtė dashur t'i nxjerr nė Kosovė. U kam dėrguar gjithēka qė mė ėshtė kėrkuar dhe tani jam duke pritur. Mė kanė premtuar se do tė mundohen qė me kohė tė ma rregullojnė pasaportėn, nė mėnyrė qė tė jem i gatshėm pėr ndeshjet kundėr Ukrainės dhe Turqisė. Bėhet fjalė tė jem i gatshėm, po pastaj varet nėse ftohem nga trajneri Brigel, apo jo. Por, unė duhet tė luaj nė Bundesligė pėr ta arritur njė gjė tė tillė, andaj po angazhohem pėr njė gjė tė tillė",- tha Kastrati, pasi kishte pėrfunduar stėrvitjen e paradites me skuadrėn e tij.
    "Kam biseduar edhe me ndihmėstrajnerin e kombėtares, Aksel Ros, i cili do tė vijė pėr tė ndjekur ndeshjen e sė shtunės kundėr Kėlnit, ku jam i grumbulluar nė 18?she dhe ku besoj se do tė luaj",- shtoi mė tej Bekim Kastrati.
    Sulmuesi kosovar pret qė nė ditėt e ardhshme ta vazhdojė kontratėn profesioniste me klubin, me tė cilėn do ta ketė tė sigurtė vendin nė skuadrėn e parė tė Borusia Munshengladbahut.
    "Disa skuadra tė Bundesligės sė parė dhe tė dytė kanė shfaqur interesim pėr mua. Kontrata me Munshengladbahun pėrfundon pas njė viti, por skuadra ėshtė e interesuar ta vazhdojė atė. Aktualisht jam i pėrqendruar te Munshengladbahu dhe kombėtarja shqiptare",- tha ai. Kastrati deri mė tani i ka zhvilluar dy ndeshje me Munshengladbahun nė Bundesligė, ku ėshtė aktivizuar si zėvendėsues, ndėrsa ka qenė titullar nė njė ndeshje tė Kupės, ku edhe ka shėnuar gol.

    Marre nga sportishqiptar.com.al

    Mua nuk me duket lojtar me vlere. Ekipet gjermane ne kupat europene po pesojne disfata njera pas tjetres, dhe lojtaret qe luajne atje nuk duhet te na mallengjejne.
    Lojtar me vlera me duket Adrian Gashi qe luan me Valerengen ,e cila udheheq ne kampionatin norvegjez.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 16-09-2005 mė 14:57

  2. #112
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Veshja kuqezi e Bekim Kastratit eshte nje gje shume e mire per kombetaren tone dhe per vet ate. I urojme sa me shume gola me kombetaren tone dhe me Mynhengladbahun.

    Tani duhet sa me pare te veshim kuqezi edhe Ardian Gashin e Valon Behramin dhe poashtu edhe te rinjte e talentuar Besian Idrizaj (Liverpool), Jurgen Gjasula, Enis Alushi dhe Faton Toska (qe luajne me shpresat e Gjermanise), etj. etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------

    Organizmi mė i lartė i futbollit nė botė, FIFA, ka pėrcaktuar gjyqtarėt e dy ndeshjeve qė kuqezinjtė do tė zhvillojnė nė tetor me Ukrainėn dhe Turqinė.

    Kėshtu, nė ndeshjen e parė, Ukrainė-Shqipėri, e cila do tė zhvillohet mė datė 8 tetor 2005, nė orėn 18.15, gjyqtar do tė jetė Johan Verbist. Ndihmės tė tij Klod Regour dhe Dani Hynes, tė gjithė nga Belgjika. Gjyqtar i katėrt, Peter Ververken, po nga Belgjika.
    Ndeshja Shqipėri-Turqi do tė luhet mė datė 12 tetor, ora 18.00, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Gjyqtarė tė ndeshjes janė Arturo Duaden Ibanez Juan Carlos Justre Himenez dhe Jesus Guadamuro nga Spanja. Gjyqtar i katėrt Julian Santiago Rodriguez, po nga Spanja.

    Burimi: Sporti

    -----------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Interviste me Bekim Kastratin

    ------------------------------------------------------

    Si ka rrjedhur karriera e Bekim Kastratit?

    Njė rrugė e gjatė dhe e mundimshme. Nė moshėn 16-vjeēare u largova nga Kosova, duke luajtur tek ekipet e moshave tė vogla nė njė klub rajonal tė NRV-sė. Pas dy vjetėve nė kategorinė junior kalova tek seniorėt (tė rriturit). Nga viti 1998-2001 i humba tri vjet (kėshtu i quaj tani) duke luajtur nėpėr ligat e ulėta tė Gjermanisė. Ndėrsa nė sezonin 2001-2002, nė moshėn 21-vjeēare, u largova pėr nė FC Vegberg-Beeck nė ligėn IV. Prej aty filloi nė tė vėrtetė karriera ime e futbollit.

    Kemi dėgjuar se keni qenė te PAOK-u i Selanikut?

    Te Arisi i Selanikut mė saktėsisht. Bėhet fjalė pėr sezonin 2002-2003. Me ftesė tė drejtuesve tė klubit grek shkova njė javė nė provė dhe pas OK-it qė dha trajneri gjerman, Bernd Kraus, tė cilin e njihja pėrmes menaxherit tim dhe zyrtarėve tė klubit, nėnshkrova njė kontratė dyvjeēare me klubin grek tė kategorisė sė parė. Fatkeqėsisht nuk pata sukses nė kėtė aventurė. Vetėm dy ditė para fillimit tė kampionatit, trajnerin gjerman Kraus e larguan nga posti i tij, kėshtu qė mbeta i vetėm duke u ballafaquar me shumė probleme nė njė klub, qė gjendej nė njė kaos tė vėrtetė. Pas disa muajve dhe njė dėmtimi tė rėndė u ktheva nė Gjermani i zhgėnjyer nga ajo aventurė e shkurtėr greke.

    Si e shikoni tė ardhmen tuaj te Borusia Mynshengladbah, ku ia dolėt tė linit pas njė idhull tė Bundesligss si Xhiovane Elber?

    Qėllimi im kryesor ėshtė qė nė kėtė sezon tė aktivizohem sa mė shumė nė ekipin e parė dhe tė shėnoj sa mė shumė gola. Kemi sulmues shumė tė mirė nė grup, kėshtu qė konkurrenca ėshtė shumė e fortė. Pėr sa i pėrket Xhiovane Elberit, secili prej nesh e di se kush ėshtė Elber dhe pėr mua ėshtė fat i madh qė mė ėshtė dhėnė rasti tė luaj nė njė ekip me njė lojtar tė tillė.

    Keni kontaktuar me FSHF-nė dhe keni nisur procedurat pėr pasaportėn. Ē'ndjeni kur mendoni se do tė luani me kombėtaren?

    Vetėm kur dėgjoj emrin e kombėtares ėshtė njė ndjenjė e jashtėzakonshme. Ditėt e fundit kanė qenė ditėt e suksesshme dhe shumė tė kėndshme tė karrierės sime. Por nėse unė do tė kem fatin e do tė thirrem pėr tė luajtur me kombėtaren kuqezi atėherė, sigurisht qė ky do tė ishte kulminacioni. Jam realist dhe mendoj qė mė duhet tė bėj paraqitje tė mira nė Bundesligė, por sigurisht qė jam i gatshėm t'i pėrgjigjem kėsaj ftese.



    ------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Zbulohen 70 talente shqiptare nė Suedi

    --------------------------------------------------

    Zyra e zbulimit tė talenteve shqiptare nė Suedi, ka mundur tė piketojė deri tani rreth 70 futbollistė shqiptarė qė militojnė nė ligat e ndryshme tė vendeve skandinave.

    Kėtė e ka konfirmuar shefi i kėsaj zyre, kosovari Albert Bunjaku, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe zėvendėstrajneri i ekipit tė Degerforsit, qė militon nė kategorinė e dytė suedeze. Bunjaku u caktua vetėm njė muaj mė parė nė krye tė kėsaj zyre tė FSHF-sė, dhe e veēanta ėshtė se ai nuk ka kėrkuar shpėrblim pėr kėtė punė. Pra, ai e ka marrė pėrsipėr kėtė detyrė vullnetarisht, pa pagesė. "Gjatė muajit tė parė unė mund tė them se jam shumė i kėnaqur me rezultatet e arritura dhe se pėrkundėr vėshtirėsive tė ndryshme do tė arrij premtimet qė kam bėrė, shkruan Bunjaku nė njė raport tė tijin pėr punėn e bėrė. Thelbi kryesor ėshtė natyrisht lokalizimi i talenteve me prejardhje nga viset shqiptare, tė cilėt gjenden nė Skandinavi (Suedi, Norvegji, Danimarkė si dhe Finlandė), trajnimi i tyre drejt rrugėve tė suksesit tė mėtejshėm dhe natyrisht afrimi i tyre nė pėrfaqėsuesen e futbollit tė Shqipėrisė". Mė tej zėvendėstrajneri i Degerfosit ka shpjeguar dhe projektin e tij si dhe zonat nė tė cilat ai ka shtrirė kėrkimet e tij. Bunjaku ka zbuluar deri tanimė plot 70 talente, qė aktivizohen nė klubet e ndryshme tė Suedisė. "Unė kam arritur tė kontaktoj me tė gjitha ekipet dhe kam lokalizuar tė gjithė talentet shqiptare nė klubet suedeze, duke filluar nga klubet mė tė njohura si Malmö FF, Örgryte, Helsinborg, Halmstad, etj. Deri tani janė lokalizuar 70 talente, ndėrkohė qė hapi tjetėr do tė jetė afrimi i tyre pėr trajnime profesionale", vijon Bunjaku. Sė shpejti ai do tė organizojė grumbullimin e tyre, qė do tė zhvillohet nė akademinė e futbollit nė Degerfors dhe nė kėto "zbore" mund tė jenė tė pranishėm edhe pėrfaqėsues nga FSHF-ja dhe nga Kosova. Klubi Degerfors IF ka shprehur gatishmėrinė tė japė ndihmėn rreth mundėsisė sė shfrytėzimit tė ambienteve dhe materialeve pėr stėrvitje. Duke filluar nga pėrdorimi i palestrės me bar artificial nė kohė dimri e deri nė fushat e gjelbra nė verė. Sipas Bunjakut, grumbullimi i parė do tė bėhet nė muajin dhjetor 2005. Ndėr tė tjera do jetė i mundur edhe pėrdorimi i programit tė analizės "Sport code elit program", qė sot pėrdoret vetėm nga klubet dhe federatat e futbollit mė tė mėdha nė botė.

    Burimi: Panorama
    --------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------------------

    Trajneri i kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, mė nė fund ėshtė bėrė i gjallė, duke publikuar listėn e lojtarėve qė do tė grumbullojė pėr ndeshjen me Ukrainėn dhe Turqinė mė 8 dhe 12 tetor. Ndryshe nga ndeshja me Kazakistanin, Brigeli do tė ketė nė dispozicion edhe Klodian Duron dhe Adrian Aliajn, tė cilėt kanė munguar sė fundi pėr shkak se njėri nuk kishte ekip (Duro), ndėrsa tjetri (Aliaj) vuante njė dėmtim dhe nuk ishte aktivizuar me Brestin nė ligėn e dytė franceze. Ndryshe nga sfida e fundit zyrtare me Kazakistanin, jashtė ekipit kombėtar ka mbetur mesfushori qė luan nė Zvicėr, Ansi Agolli, i cili nuk bėn pjesė nė planet e Brigelit pėr trasfertėn nė Ukrainė dhe ndeshjen nė shtėpi me Turqinė. Pėr sa i pėrket pjesės tjetėr tė grupit, janė po ata lojtarė, tė zakonshmit nė ndeshjet eliminatore tė Botėrorit 2006. Nė listė figuron edhe emri i gjigantit tonė kuqezi, njėherėsh kapiten i kombėtares, Igli Tares, i cili nuk ka luajtur nė dy ndeshjet e fundit, nė miqėsoren me Azerbajxhanin dhe nė sfidėn zyrtare me Kazakistanin. Sikurse dihet, kuqezinjtė tanė, nė dyjavėshin e parė tė tetorit, do tė pėrballen me dy nga ekipet mė tė forta tė grupit tė dytė eliminator.

    Mė 8 tetor, kuqezinjtė do tė pėrballen nė Dnjepro me Ukrainėn, tė parėn nė grupin tonė dhe tė kualifikuar tashmė pėr nė finalet e Botėrorit 2006, dhe 4 ditė mė pas me Turqinė qė lufton pėr vendin e dytė nė grup nė "Qemal Stafa". Pa pikė dyshimi qė ndeshja me Turqinė do tė jetė nė epiqendėr tė tė gjithė grupit 2, pasi do tė vendosė se cila skuadėr do tė kualifikohet pėr tė shkuar nė eliminatoret e Botėrorit tė Gjermanisė. Sikurse ėshtė planifikuar nga FSHF-ja dhe trajneri Brigel, skuadra nėn e gjermanit kuqezi pritet qė pėr dy ndeshjet nė fjalė tė grumbullohet nė Gjermani. Kombėtarja do tė akomodohet nė Karlsruhe, ku do tė bėjė pėrgatitjet e duhura pėr dy sfidat e radhės me Ukrainėn dhe Turqinė nga data 3 deri mė 6 tetor. Mė pas, kuqezinjtė do tė udhėtojnė drejt Ukrainės pėr tė zhvilluar takimin e parafundit eliminator. Menjėherė njė ditė mė pas kuqezinjtė do tė udhėtojnė drejt Tiranės pėr t'u pėrgatitur pėr ndeshjen vendimtare nė grupin e dytė kualifikues me Turqinė. Themi vendimtar, sepse tri skuadra, Turqia, Danimarka dhe Greqia synojnė vendin e dytė, pėr ta vijuar mė pas luftėn nė play-off, pėr njė vend nė fazėn finale tė Botėrorit 2006. Nga ana tjetėr, kombėtarja jonė synon tė lėrė kėsaj here dy skuadra pas, ēka do tė mundėsonte njė short mė tė favorshėm pėr europianin e radhės. Nė kėtė luftė ėshtė e pėrfshirė kombėtarja jonė dhe Gjeorgjia, se cila do tė zėrė vendin e pestė.


    Lista e ekipit kombėtar

    Ilion Lika
    Isli Hidi
    Elvin Beqiri
    Armend Dallku
    Tefik Osmani
    Besnik Hasi
    Adrian Aliaj
    Lorik Cana
    Ervin Skela
    Edvin Murati
    Blendi Shkėmbi
    Altin Haxhi
    Elvis Sina
    Redi Jupi
    Altin Lala
    Klodian Duro
    Florian Myrtaj
    Edmond Kapllani
    Erion Bogdani
    Alban Bushi
    Igli Tare

    -----------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Behrami e tradheton perfundimisht Shqiperine duke iu pergjigjur thirrjes se Zvicres.

    http://www.uefa.com/competitions/Wor...Id=348521.html

    Per te gjithe ju qe akoma besonit se qyrraveci do luante me kuqezinjte: Ja ku eshte zagari.

  8. #118
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    seshte faji ti ne fakt.behrami eshte shume patriot ai ka lind ne mitrovice.kurre se ka mohuar qenien shqiptar.por nuk donte cela besniku ne fakt qe ai te ishte me shqiperine ose ne fakt kur donte ishte teper vone.lexoje arsyen me pare zombie qe te bindesh pse ai cun slu per ne po per zvicren.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Miki al, une kam lexuar cdo deklarate te Behramit italisht dhe gjermanisht (shqip s'ka dhene ndonjehere sepse s'di mire). Aq mire e kam ndjekur punen e tij sa me vjen neveri nga vetja qe jam marre me Behramovicin.

    Behrami po te donte, merrte pashaporten shqiptare dhe deklaronte qe s'donte te luante me Zvicren (kombetaren A). Me pas do te mund te luante per Evropianin 2008 per Shqiperine. Cela dhe Duka u pergjeruan qe ta marrin, po eshte Behrami qe s'do shtetesine shqiptare.

    Behrami, perpos kesaj ka dhene shume intervista kontradiktore duke i bere presion kombetares zvicerane qe po mos e merrnin sa me shpejt, do luante me Shqiperine. Ketu ai ka shfrytezuar ndjenjat e tifozave shqiptare. Une nuk e fal.

    Eshte me mire te mos flasesh fare e te luash me Zvicren sesa te thuash "do doja te luaja me Shqiperine" e te perdoresh memedhene si menyre per t'i bere shantazh njerkes, Zvicres qe ta marre.


    Nuk e ka mohuar qenien shqiptar, thua ti. Qe eshte shqiptar ben mu: Valon, Behram, myslyman nga Mitrovica, c'te jete tjeter?

    Per sa i perket faktit qe ti thua qe qenka patriot, patriotizmi tregohet me vepra si e treguan Besnik Hasi, Mehmet Dragusha e Lorik Cana e jo me llafe e intervista.

    Shnet Miki al, e mos e mbro me sepse qelbet peshku. Po e mbrove me je i shame nga Behrami.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------------------------

    Erion Bogdani, njė nga sulmuesit mė nė formė nė ndeshjet e fundit tė kombėtares, ėshtė i bindur se ekipi kuqezi nuk do tė zhgėnjejė nė ndeshjen e parafundit nė Ukrainė.
    Sipas "Bogut", ėshtė e vėrtetė qė skuadra ukrainase ėshtė shumė e fortė, por, nga ana tjetėr, pėrqendrimi nė kėtė takim pėr ta ėshtė i ulėt, pasi Shevēenko me shokė tashmė janė nė botėror dhe me tė gjitha gjasat nuk do tė japin maksimumin. Kjo, sipas Bogdanit, ėshtė njė plus pėr skuadrėn tonė, e cila kėrkon qė tė marrė pikė nė trasfertėn e Dnjepros.
    "Nuk diskutohet qė ėshtė njė ndeshje shumė e vėshtirė, pasi ukraina ėshtė e fortė. Gjithsesi, ata nuk luajnė pėr njė objektiv. Ne nga ana tjetėr nuk kemi pėrse tė ruhemi dhe tė humbasim. Pra, thėnė mė shkurt, ne do tė kėrkojmė ta fitojmė kėtė ndeshje, ose tė paktėn tė marrim njė pikė. Edhe pse luajmė nė trasfertė, ne do tė kėrkojmė qė tė marrim pikė nė Ukrainė. Kjo do tė ishte e vlefshme pėr skuadrėn tonė," ėshtė shprehur para kėtij takimi Bogdani.

    Sulmuesi i Sienės nė kampionatin italian ėshtė shprehur gjithashtu se shpreson tė shėnojė sėrish me ekipin kuqezi nė njė ndeshje zyrtare pas dy golave me Danimarkėn dhe Kazakistanin.
    "Natyrisht qė synimi i njė sulmuesi ėshtė goli. Shpresoj qė tė shėnoj sėrish me ekipin kombėtar shqiptar. Gjithsesi, mė parė dua tė luaj mirė. Golat janė nė plan tė dytė. Edhe me Turqinė shpresoj tė zhvilloj njė ndeshje tė mirė. Do tė luajmė pėrballė njė skuadre tė fortė, e cila do tė synojė me ēdo kusht fitoren. Gjithsesi, ne kemi objektiv pėr tė marrė sa mė shumė pikė dhe kėshtu nuk do t'i bėjmė favor asnjė ekipi," ka pėrfunduar Bogdani.

    ------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •