Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 159
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Kombėtarja shqiptare

    ------------------------------------------------------------

    Futbollisti i kombėtares shqiptare Edvin Murati ėshtė shumė pesimist pėr gjendjen e tij shėndetėsore. Sipas vetė mesfushorit tė krahut tė majtė, problemet me kėmbėn e thyer vazhdojnė ta lėnė atė jashtė fushave tė lojės. Kėmba e thyer akoma nuk ėshtė ngjitur dhe kėshtu Edvini duhet tė marrė rrugėn drejt Parisit pėr t'u vizituar. Madje, sipas tė gjitha gjasave, mund t'i nėnshtrohet edhe ndonjė operacioni tė dytė, pėr tė njėjtin problem. Murati gjithashtu shprehet se ėshtė pesimist pėr tė ardhmen, ēka do tė thotė se do t'i mungojė kombėtares kuqezi nė dy ndeshjet e radhės, me Turqinė dhe Greqinė. Madje riaftėsimi i kėmbės mund tė vazhdojė pėr shumė kohė.


    - Edvin, si ėshtė gjendja e kėmbės pas gjithė kėsaj kohe qė ka kaluar?

    - Tė them tė vėrtetėn, gjendja e kėmbės sime nuk ėshtė shumė e mirė. Sipas mjekėve, nuk ka asnjė pėrmirėsim. Kjo sepse kocka nuk mė ėshtė ngjitur dhe kėshtu unė nuk mund tė stėrvitem. E them edhe njė herė se kam probleme me kėmbėn e thyer dhe rrezikoj tė mos luaj pėr disa kohė.

    - Thatė qė e thyera nuk ėshtė ngjitur ende?

    - Po, nga grafitė qė kam bėrė del se ėshtė kėshtu. Nga ana tjetėr, ndiej dhimbje kur vrapoj. Nuk mund tė zhvilloj dot stėrvitje dhe kėshtu mė ėshtė dashur tė pres akoma derisa tė riaftėsohem plotėsisht. Kam fat, pasi edhe ekipi tani po ecėn mirė. Gjithsesi, shpresoj qė tė filloj sa mė shpejt stėrvitjen me skuadrėn, edhe pse nuk varet nga unė. Nė fillim duhet tė shoh me kujdes gjendjen e kėmbės dhe mė pas tė marr kėto lloj vendimesh.

    - Kemi dėgjuar se mund ta operoni sėrish kėmbėn nė Paris...

    - Kėtė nuk mund ta them me siguri, sepse gjithēka do ta vendosė vizita qė do tė bėj tė enjten nė Paris. Pra, pasnesėr do tė bėj nė vizitė te doktori qė u operova pėr tė parė gjendjen e kėmbės. Mė pas, ai do tė japė konkluzionet e tij pėr kėtė vizitė qė do tė zhvilloj nė Francė. Kėshtu si po shkojnė punėt, nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė riaftėsohem edhe atje.

    - Kur do ta bėni vizitėn?

    - Tė enjten kam planifikuar tė udhėtoj drejt Francės.

    - Pra, nuk do tė jeni nė dy ndeshjet me Turqinė dhe Greqinė?

    - Do tė jetė shumė e vėshtirė qė tė riaftėsohem pėr kėto dy takime, ndonėse qėllimi im ishte qė tė luaja. Nė ndeshjen me Ukrainėn isha nė tribunė dhe mendoja se nė Turqi dhe Greqi do tė luaja nga minuta e parė. Por nuk ishte e thėnė. Dėmtimi ėshtė i rėndė dhe jam shumė pesimist pėr tė ardhmen. Gjithsesi, tė mos themi jo pėrfundimisht, se ndoshta ndodh edhe ndonjė mrekulli.

    - Dy fjalė pėr Fortuzin?

    - Po luan shumė mirė. Ka shėnuar 3 gola. Njėri prej tyre i ka dhėnė skuadrės fitoren. Me tė vėrtetė po paraqitet shumė mirė. Jam i gėzuar pėr tė, se po tregon se ėshtė njė lojtar klasi. Shpresoj qė tė vazhdojė kėshtu deri nė fund tė kampionatit, sepse mė kompenson nė njėfarė mėnyre edhe mua.

    - Kalojmė te kombėtarja. Me Ukrainėn humbėm, ndėrsa me Turqinė dhe Greqinė kemi shansin e fundit, apo jo?

    - Edhe pse humbėm me Ukrainėn, shanset tona pėr t'u kualifikuar nė botėror ekzistojnė. Thjesht duhet tė marrim pikė nė ndeshjet e ardhshme, pasi nė grupin tonė gjėrat do tė mbyllen vetėm nė fund tė takimeve.

    - Sa pikė duhet tė marrė Shqipėria nė dy trasfertat me Turqinė dhe Greqinė pėr tė qenė nė valle pėr botėrorin?

    - Duke parė forcėn e kėtyre dy ekipeve, mendoj se me me dy pikė do tė ishim tė kėnaqur. Edhe njė fitore nuk do tė ishte keq. Gjithsesi, kėtė le t'ia lėmė fushės sė lojės.

    - Me Greqinė do tė fitojmė?

    - Eshtė skuadėr shumė e fortė nė shtėpi. Edhe pėr tė ky takim ėshtė shumė delikat. Pėr ne, njė barazim nė Athinė do tė ishte i kėnaqshėm.

    - Golin kundėr Greqisė kush do ta shėnojė kėtė herė?

    - E rėndėsishme ėshtė qė tė shėnojmė. Pastaj se kush nuk ka rėndėsi.

    ------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------

    "Duhet tė besojmė qė tė arrijmė vendin e dytė nė grup. Dhe pėr kėtė duhet tė marrim tė paktėn 2 pikė". Ishin kėto fjalėt e trajnerit tė kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, pak minuta para fillimit tė "zborit" me futbollistėt e kampionatit shqiptar.

    Gjermani gjithashtu ėshtė shprehur se ndeshja me Greqinė ėshtė e veēantė pasi ata do tė kėrkojnė revanshin. Brigeli ka folur konkretisht pėr dy ndeshjet me Turqinė dhe Greqinė, ku, sipas tij, kuqezinjtė duhet tė dalin tė paktėn me dy pikė.

    - Zoti Brigel, sė shpejti Turqia dhe Greqia. Shansi i fundit pėr kombėtaren pėr nė botėror?

    - Eshtė e vėrtetė qė dy takimet e ardhshme tė kombėtares janė shumė tė vėshtira, sepse luajmė me dy ekipe shumė tė mėdha. Kėto dy skuadra luajnė para publikut tė tyre dhe domosdoshmėrisht duhet tė fitojnė, ose nė rastin mė tė keq tė marrin pikė. Turqia ėshtė njė ekip shumė i fortė nė shtėpi, ndėrsa ndeshja me Greqinė ėshtė disi e veēantė. Ata kėrkojnė revansh pėr ndeshjen e humbur nė shtator. Pra, me pak fjalė, janė dy skuadra tė mėdha. Turqit janė tė tretėt nė botė dhe grekėt kampionė Europe. Gjithsesi, ne nuk trembemi. Shkojmė nė Turqi dhe Greqi pėr pikė. Vetėm kjo do tė thoshte vendi i dytė nė grup. Ky ėshtė synimi ynė.

    - Gjithsesi, ju duhet tė fitoni me Turqinė, nė tė kundėrt, pas njė humbjeje nė Stamboll, kualifikimi duket shumė i vėshtirė...

    - Nuk mund tė them se nėse humbasim ndaj Turqisė dalim nga lufta pėr nė botėror. Jam i mendimit se nė dy takimet me Turqinė dhe Greqinė duhet tė kėnaqemi edhe me dy pikė. Nėse e arrijmė kėtė gjė, jam i mendimit se jemi nė garė pėr vendin e dytė. Nėse marrim 3 pikė, akoma mė mirė. Jam i bindur se ekipet e tjera do tė lėnė pikė gjatė rrugės, duke u ndeshur me njėra-tjetrėn. Po kėshtu, nė kėto dy takime do tė na duhet pak mė shumė fat. Nė Gjeorgji kemi luajtur shumė mirė, kemi pasur 10 raste pėr gol, por nė fund jemi mundur 2-0. Vetėm kėshtu nuk dua tė ndodhė.

    - A keni vėzhguar futbollistė shqiptarė qė luajnė nė Europė?

    - Po, disa prej tyre i kam vėzhguar. Sidomos ata qė luajnė nė kampionatin gjerman, por edhe Canėn e ndonjė tjetėr. Kam dėrguar njerėz tė shohin Taren dhe Bogdanin, qė vazhdojnė tė kalojnė formė tė mirė sportive. Edhe Myrtaj po luan. Problem mbetet mbrojtja, pasi kemi tė dėmtuar Ēipin dhe Dallkun. Gjithashtu, gjendja e lojtarėve ėshtė pėrmirėsuar dhe nė ndeshjen e parė me Turqinė shpresoj qė tė kem nė dispozicion lojtarė me eksperiencė loje. Nė ndeshjen me Ukrainėn nuk e patėm kėtė privilegj.

    -----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Post Strakosha: Nuk do te jem me portieri i kombetares!

    -------------------------------------------------------

    "Po, nuk do tė jem mė portier i ekipit kombėtar. Kam qenė nė Tiranė dhe kam biseduar gjatė me trajnerin Hans Peter Brigel. Atij i kam shprehur gjithēka. I thashė mendimin tim, i cili kurrsesi nuk ishte i lehtė"

    Strakosha, i cili me 29 mars mbush 40-vjeē, ėshtė menduar gjatė pėr tė kryer njė veprim ndoshta mė tė vėshtirin nė karrierėn e tij tė gjatė sportive. Tashmė, veē kostumit kuqezi ai ka dorėzuar edhe shiritin e kapitenit tė skuadrės, duke mbetur nė histori si futbollisti, qė ka luajtur me kombėtaren e Shqipėrisė me moshėn mė tė madhe. Madje ai ka mbyllur edhe "kapitullin" kombėtare teksa ka veshur nė njė numėr rekord, mė shumė se askush tjetėr, 74 herė fanelėn e ekipit pėrfaqėsues.

    Strakosha, tha mbrėmė se e mori kėtė vendim, duke i dhėnė fund edhe njė mendimi qė e ka shoqėruar sidomos kohėt e fundit. Ai thotė se sivjet do t'i japė fund edhe karrierės sė tij si futbollist, duke i dhėnė mundėsi aktivizimit tė mė tė rinjve, pėr tė cilėt ka shumė besim se do ta zėvendėsojnė denjėsisht.

    "Dikur unė zėvendėsova njė portier tė madh, si Perlat Musta, edhe mua tani do tė mė zėvendėsojnė tė tjerėt",- tha legjenda kuqezi. Portieri legjendar i kuqezinjve pranon se asnjėherė nuk e ka ndjerė veten tė pazėvendėsueshėm dhe se paraqitjen me ekipin kombėtar e ka quajtur gjithmonė njė nder tė madh, por edhe njė obligim pėr veten e tij.
    Kur do ta lerė futbollin Strakosha? Ka qenė njė pyetje, qė aq sa i ka munduar tė tjerėt, e ka vėnė nė dilemė edhe qėndrimin e tij.

    "Ishte megjithė mend njė pyetje qė gjithmonė mė ka vėnė nė mendime. Shumė herė kam menduar pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, pėr t'ia lėnė vendin mė tė rinjve. Kėtu mė kuptoni drejtė, sepse nuk dua tė ofendoj asnjė prej ēunave, qė janė kandidatė pėr tė luajtur nė ekipin kombėtar. Por respekti dhe besimi qė kanė treguar pėr mua, trajneri dhe drejtuesit e tjerė tė federatės qė janė pranė ekipit kombėtar, mė kanė bėrė edhe tė bėj gjithēka pėr ta merituar kėtė besim. Unė kam luftuar gjatė gjithė karrierės sime qė tė justifikoj njėherė besimin e kolegėve tė mi futbollistė me tė cilėt luaj, por edhe tė trajnerit. Pastaj paraqitjen time e kanė vlerėsuar sportdashėsit, specialistėt, gazetarėt etj".

    Edhe pse shifrat e tij pėrbėjnė rekorde, ai nuk ka qejf t'i quajė megjithatė kėshtu... "Nuk e kam menduar dhe nuk mė shkuar ndonjėherė ndėrmend, qė tė luaj pėr tė plotėsuar njė numėr ndeshjesh, qė ju i quani rekorde. Tė jeni tė bindur se rekordet do tė thyhen gjithnjė. Shqipėrisė nuk i kanė munguar dhe nuk do t'i mungojnė kurrė talentet".

    Strakosha ēmon shumė tifozėrinė shqiptare. "Ata janė tė mrekullueshėm. Nuk duan t'ja dinė nėse ėshtė ndeshje miqėsore apo zyrtare. Ndeshjet pėr ata janė njėsoj, kanė njė kuptim, luan kombėtarja. Unė pėr vete, kur kam luajtur nė prani tė tyre, e kam ndierė veten shumė tė lumtur. Ata mė kanė pėrkrahur dhe e kam ndierė veten borxhli ndaj tyre".

    Legjenda e portės shqiptare thotė se asnjėherė nuk e ka diskutuar punėn e kapitenit. "Asnjėherė qėllimi im nuk ka qenė tė ve shiritin e kapitenit. Ua them sinqerisht, se mė mirė ėshtė tė jesh kapiten nė sajė tė respektit qė kanė lojtarėt, trajnerėt, drejtuesit, tifozėt, se sa ta vendosėsh shiritin pėr arsye tė ndryshme".

    I kujtoni fillimet? "Posi jo. Megjithėse kanė kaluar shumė vite qė atėherė, gjithēka ka ngelur e ngulitur nė mėndjen time. Dhe kjo sepse fillimi ėshtė gjithnjė i vėshtirė. Ishte viti i parė qė kisha shkuar te Dinamo, pasi mė parė luaja me Memaliajn, me Minatorin. Atėherė ekipin kombėtar e kishte marrė njė trajner gjermanolindor. Me thėnė tė drejtėn, kur mė grumbulluan, nuk isha fort i bindur se e meritoja pėr tė luajtur me kombėtaren. Ėshtė e vėrtetė se ai vit te Dinamo ishte njė vit i suksesshėm, sepse fituam edhe titullin kampion, morėm edhe kupėn e Republikės, por megjithatė unė nuk e mendoja se e meritoja tė isha portier i ekipit kombėtar. Por meqė trajneri ishte gjerman, mendoja se ai si huaj, i shikonte gjėrat mė ndryshe. Atėherė luante me ekipin kombėtar njė portier i madh, si Perlat Musta, por ai ishte i dėnuar. Megjithatė respektin qė m'u bė pėr tė mė thirrur nė kombėtare, unė e vlerėsova nė maksimun duke e quajtur njė nder i madh qė mė bėhej".

    Portieri i kombėtares shqiptare, i cili ka 15 vjet, qė luan nė kampionatet greke, ka thyer edhe njė rekord tė kėtij vendi. Ai ėshtė i vetmi futbollist, qė deri tani ka luajtur me 9 skuadra tė ndryshme. Panionios ėshtė skuadra e 9-tė, pėr tė cilėn ka nėnshkruar Foto Strakosha gjatė 15 vjetėve tė qėndrimit tė tij nė Greqi. Nė fillim portieri ynė ka mbrojtur portėn e Pas Janinės. Mė tej ai nėnshkroi me skuadrėn Ethnikos tė Pireut dhe shumė shpejt u bė portier i skuadrės mė tė mirė greke, Olimpiakos, me tė cilin fitoi njė herė edhe titullin kampion tė Greqisė. Pas 5 vjetėsh, "ankorimi" nė Pire, Foto Strakosha bėhet pronė e skuadrės sė klubit mė tė vjetėr grek, Panionios, me tė cilin fitoi njė vit edhe kupėn e Greqisė. Tek skuadra kuqeblu, Strakosha arrin kulmin e formės sė tij. Ishte kjo arsyeja qė atij i dedikohet gjithēka qė arriti atė vit Panionios nė kupėn e kupave tė Europės. Pas Panioniosit, pėr 3 vjet ai do tė ishte "kėshtjella" e Jonikosit. Falė aftėsive tė tij, skuadra modeste pranė Pireut, arrin tė pėrballojė sfidat e mėdha tė kategorisė A. Mė vonė Foti do tė jetė kapiten i Kalitheas, i asaj skuadre, qė do tė kishte si rrallė herė nė gjirin e saj edhe Bledar Kolėn, por edhe Elton Koēėn. Pas njė viti, ai largohet qė andej, pėr tė pėrfaqėsuar pėr 6 muaj skuadrėn e kategorisė B, Ethnikos Asteras. Pėr bardhekuqtė e Kesarianisė, Strakosha luajti nė 13 ndeshje, ku u dallua pėr formėn e tij mjaft tė mirė. Ishte kjo arsyeja, qė ai u ftua nga skuadra e kategorisė sė parė, Prodheftiki. Por nuk do tė ishte ky stacioni i fundit pėr portierin legjendar tė kombėtares shqiptare. Forma e tij e shkėlqyer e riktheu atė, pra edhe njėherė nė kategorinė A. Ishte njė rast unikal nė historinė e fubollit grek, qė njė lojtar me njė moshė tė tillė tė shkėlqejė aq shumė sa tė rithirret nė kategorinė A si shpėtimtar i njė skuadre. Panionios ėshtė mesa duket stacioni i tij i fundit nė rrugėn e gjatė, tė vėshtirė, por edhe tė bukur tė futbollit.

    Strakosha kujton edhe ndeshjen e parė me ekipin kombėtar, madje kujton edhe ēfarė ka ndodhur. "Duke shkuar nė Rejkjavik, nė Londėr ndodhi njė incident dhe trajneri gjerman dha dorėheqjen. Drejtimin e mori profesor Bejkush Birēe. Unė luajta nė atė ndeshje ndaj Islandės dhe pėsuam dy gola nė kufinjtė e pjesė sė parė dhe tė dytė. Kjo ka ndodhur me 30 qershor 1990".

    Cila ka qenė ndeshja mė e bukur 74 takimet e luajtura nga ai? "Duke pėrfshirė edhe ndeshjen me Suedinė, e cila megjithatė ishte njė ndeshje miqėsore, dua tė ju them se kombėtarja jonė nė 20 vitet e fundit ka arritur 4 suksese tė mėdha. Fitorja me Belgjikėn nė Tiranė 2-0, tė cilėn unė e kam ndjekur si spektator, fitorja me Greqinė po nė Tiranė 2-0 dhe fitorja ndaj Rusisė nė Shkodėr 3-1, nė tė cilat sė bashku me kontributin e shokėve, ka qenė edhe kontributi im".

    Legjendari me emrin Foti kujton edhe ato ndeshje, qė nuk ka dėshirė t'i kujtojė, siē ishte takimi miqėsor me Portugalinė. "Megjithatė nė atė ndeshje unė luajta edhe pse isha i sėmurė dhe nuk prish punė se faji mė ka ngelur mua".

    Portieri i madh i kombėtares sė Shqipėrisė ka qenė i ndjeshėm edhe ndaj atyre, qė shumėkush i ka quajtur tė "frikshėm". "Dua tė pėrmend sulmuesin gjerman Jurgen Klinsman. Ndoshta nė lojėn me kėmbė ai nuk ka qenė fort i rrezikshėm, por nė goditjet me kokė ishte vėrtetė i tillė. Mė ka ngelur nė kujtesė edhe goli i pėsuar nė Angli nga Ouen. Nuk mund ta harroj edhe golin e pėsuar nga Stojēkov nė Shqipėri".

    Strakosha, i cili njeh mirė futbollin grek, prononcohet edhe pėr ndeshjen e ardhshme qė do tė zhvillohet nė Athinė. "Ėshtė e 4-ta herė rresht, qė nė aktivitete tė ndryshme, jemi nė tė njejtin grup me Greqinė. Duhet pranuar se futbolli grek ėshtė rrritur shumė. Kėshtu qė edhe shkalla e vėshtirėsisė me kėtė ekip ėshtė rritur mjaft".

    Nė fund ai jep mendimin e vet edhe pėr ekipin kombėtar. "Duhet tė jemi optimistė, por duhet ecur me kėmbė nė tokė. Ekipi ynė ka treguar vlera, por duhet mė shumė pėrpjekje, duhet mė shumė profesionalizėm, duhet mė shumė kujdes, duhet mė shumė besim".

    Ky pra ėshtė Foto Strakosha. Ai u bė i madh edhe pse nuk lindi pranė stadiumeve tė mėdhenj. Ai u bė njė sportist i shkėlqyer edhe pse babai i tij ishte njė shofer i mirė. Ai e vazhdoi sportin deri nė kėtė moshė, qė pėrbėn njė gjė tė veēantė edhe pse kur ishte i vogėl, nuk e linin tė luante me top. Ai nuk ishte portieri i futur me mik, por portieri qė gjithēka e ka fituar me djersė dhe stėrvitje tė mėdha. Ai nuk ishte njeriu i akademive tė mėdha, por ėshtė njeriu pasionant, qė edhe nė kėtė moshė nuk i ndahet shkollės. Strakosha nuk krenohet kurrė me ato ēfarė ka arritur. Ai ka bėrė atė qė nuk e ka bėrė deri tani asnjė sportist tjetėr shqiptar, e megjithatė Strakosha nuk ka dėshirė t'i pėrmendė ato, duke e quajtur si detyrė. Ai, si pak kush edhe pse ka vite nė Greqi, edhe pse ka tashmė pasaportė greke, kurrė nuk e ka mohuar se nga vinte. Madje ai e ka quajtur krenari fanelėn kuqezi, qė e ka veshur mė shumė se askush. Ai ka pėr tė mbetur nė histori pėr shprehjet e tij tė guximshme. Strakosha ishte nga ata qė e ngriti mė shumė zėrin pas ngjarjeve tė rėnda nė Athinė e qytete tė tjera tė Greqisė, qė pasuan ndeshjen Shqipėri-Greqi. Mediat mė prestigjoze nė Greqi botonin fjalėt e Strakoshės: "Jam i shqetėsuar se deri ku do tė arrijė kjo gjėndje. Nė Greqi jetojnė me me qindra e mijėra shqiptarė. Si do tė rriten fėmijėt e atyre njerėve qė ēdo ditė shkojnė nė shkollė me fėmijėt grekė. Kush ėshtė ai qė mbjellė ndarje dhe urrejtje? Ēfarė ndjenjash do tė kultivojnė tek ata fėmijė dhe si do tė trajtojnė njeri-tjetrin? A mundet ndokush tė mė pėrgjigjet pėr kėtė? Nuk i kuptoj tė gjitha. Ndėrsa mendoja se duke luajtur futboll shprehja dashuri dhe respekt, dhe asnjėherė nuk mendoja se futbolli do tė bėhej shkak qė tė krijonte armiq".

    Foto Strakosha i takon atij brezi tė shkėlqyer, ku sė bashku me Rudi Vatėn, Bledar Kolėn, Igli Taren, Alban Bushin, etj., i dhanė Shqipėrisė emrin e madh, teksa kanė provuar tė maten denjėsisht me korifenjtė e futbollit botėror, duke shkruar nė biografinė e tyre ato ndeshje tė shkėlqyera ndaj Gjermanisė, Anglisė, Greqisė etj, qė kanė pėr tė mbetur gjithnjė tė paharruara nė sytė dhe mendjet e opinionit sportiv shqiptar.

    Strakosha, si asnjė sportist tjetėr ėshtė njeriu qė ėshtė shpallur nga dy qytete shqiptare, "Qytetar nderi" i tyre. Strakosha ėshtė bashkėshorti i shkėlqyer dhe prindi shembullor. Dy djemtė e tij, Dhimitri dhe Thomai, tek stėrviten ēdo ditė, ėndėrrojnė t'i ngjajnė babait.

    Foto Strakosha mbrėmė vonė tha: "Falėnderoj publikun e shkėlqyer shqiptar, gjithė trajnerėt qė kanė bashkėpunuar me mua gjatė karrierės sime sportive dhe gjithė kolegėt e mi futbollistė me tė cilėt kemi ndarė sė bashku gjithēka, tė mirėn dhe tė keqen, gėzimet dhe hidhėrimet".




    TE VAFTE MBARE FOTO!

    -------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------------

    Trajneri i pėrfaqėsueses sonė, Hans Peter Brigel, ka pranuar tė komentojė vendimin e kapitenit Foto Strakosha pėr t'u larguar nga kombėtarja. Brigeli ėshtė shprehur se ka biseduar gjatė nė telefon me Strakoshėn, ku ai i ka paraqitur arsyet pėr pėrfundimin e karrierės sė tij sportive me ekipin pėrfaqėsues. Gjermani ka shtuar se e ka pranuar largimin e Strakoshės si portier i ekipit tonė pėrfaqėsues, edhe pse ai do tė jetė i pranishėm nė ndeshjet me Turqinė dhe Greqinė si portier i tretė. Prezencėn e Strakoshės si portier i tretė Brigeli e ka argumentuar me faktin se "si kapiten i skuadrės, Strakosha do ta mbėshtesė ekipin pėrfaqėsues moralisht." Trajneri Brigel e ka vlerėsuar Foto Strakoshėn, duke thėnė se ai ka pasur njė karrierė tė shkėlqyer dhe kontributi i tij nė ekipin pėrfaqėsues ka qenė i madh. Duke iu referuar sėrish shkaqeve tė largimit tė Strakoshės, trajneri Brigel ka shtuar se dihej qė nė moshėn 40 apo 41-vjeēare Fotoja do ta linte njė ditė futbollin. Pėr sa i pėrket portierit, i cili do tė zėvendėsojė Strakoshėn nė ndeshjet me Turqinė dhe me Greqinė, Hans Peter Brigel ka deklaruar:
    "Me keqardhje e pranova dorėheqjen e Strakoshės nga kombėtarja. Sidoqoftė, ėshtė shansi pėr portierėt e tjerė, si Lika dhe Beqaj, qė tė tregojnė aftėsitė e tyre pėrballė ekipeve tė mėdha si Turqia dhe Greqia, tė cilat luajnė nė sulm. Do tė shikojmė se sa do t'i kontrollojnė nervat Beqaj apo Lika, kur tė luajnė nė stadiume me mbi 40 mijė spektatorė." Duke iu referuar kėtij argumenti, Brigeli ka shtuar se ėshtė vendimtare qė portierėt tė ruajnė qetėsinė. Pėr sa i pėrket faktit se cili prej portierėve do tė zėvendėsojė Strakoshėn nė ndeshjet me pėrfaqėsueset turke dhe greke, Brigeli ka deklaruar se "njėri prej kėtyre dy portierėve do tė luajė, por se cili do tė jetė ekzaktėsisht, kjo do tė pėrcaktohet mė vonė."

    ----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Per Foto Strakoshen ...

    ------------------------------------------------------

    Bledar Kola

    "Besoj se bėri atė qė duhej tė bėnte. Ishte koha e duhur pėr mbylljen e njė karriere tė madhe. Brigeli nuk e linte tė largohej. Por gjithsesi ky ėshtė vendimi i tij. Tani Beqaj dhe Lika do tė largohen nga hija e Fotos dhe kanė rastin pėr tė treguar veten e tyre nė kombėtare. Gjithsesi, mungesa e Fotos do tė jetė shumė e rėndė. Do tė jetė njė mungesė psikologjike, pasi ai ėshtė njė personalitet qė do t'i mungojė kombėtares shqiptare."

    Besnik Hasi

    "Nuk e besoj. Nuk ėshtė e vėrtetė. Eshtė njė humbje pėr kombėtaren shqiptare. Fotoja ėshtė mitik i futbollit tonė. Ai ka meritė shumė tė madhe nė kombėtare. Ka qenė njė kapiten i vėrtetė. Njeri shumė i kėndshėm dhe shumė i rėndėsishėm pėr kombėtaren tonė. Ai ėshtė njė kualitet qė zor se e gjen nėpėr ekipe. Njė humbje shumė e madhe pėr kombėtaren tonė. Gjithsesi, ai ka bėrė zgjedhjen e duhur. Atė qė edhe unė apo tjetri do ta bėjnė kur t'i vijė koha. Tani duhet tė jenė portierėt e rinj ata qė duhet tė justifikojnė veten."

    Altin Haxhi

    "Pėr mua, Fotoja ėshtė njė njeri dhe mik shumė i mirė. Njė sportist i madh dhe modern. I drejtė nė vendimet e tij, ashtu si edhe nė zgjedhjen qė ka bėrė. Mund tė kishte vazhduar edhe pak me fanellėn kuqezi. Mosha nė kėtė mes nuk ka tė bėjė, pasi ai ėshtė gjigant. Eshtė njė model pėr tė gjithė. Njė humbje pėr kombėtaren shqiptare, pasi mund t'u jepte mė shumė kuqezinjve."

    Edvin Murati

    "Nuk po mė besohet. E di qė e ka menduar shumė mirė para se ta bėjė kėtė veprim. Pėr mua ėshtė njė lojtar i madh. Vendimi qė duhet tė merrte ka qenė shumė i vėshtirė, pasi e ka tentuar edhe mė parė, por jam i bindur se do tė jetė nė tė mirė tė ekipit dhe pėr kėtė gjė ai meriton respekt nga tė gjithė. Vjen njė moment qė ēdo lojtar duhet tė largohet nga kombėtarja. Ai me tė vėrtetė e ka bėrė kėtė gjė pėr tė mirėn e kombėtares. Mbi tė gjitha ai nuk ishte egoist, prandaj u ka hapur rrugėn tė tjerėve."

    Alban Bushi

    "Mė duket e pabesueshme. Foti i ka dhėnė shumė kombėtares shqiptare dhe fanellės kuqezi. Pėr skuadrėn ėshtė njė humbje e pazėvendėsueshme, edhe pse ai ishte nė njė moshė tė madhe."

    Geri Ēipi

    "Foto Strakosha pėr mua ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet njė nga legjendat e portės sė kombėtares sonė. Ai ėshtė tėrhequr nė kėto momente nga kombėtarja, por kontributi i madh qė ka dhėnė do tė kujtohet gjithmonė. Nuk di ēfarė tė them mė shumė, sepse ishte zgjedhje e tij. Nė kėto momente kombėtares sonė i ka humbur njė nga lojtarėt qė i ka dhėnė aq shumė ekipit tonė pėrfaqėsues. E pėrsėris, qė edhe pse ėshtė larguar, emri i Strakoshės do tė pėrmendet si njė nga legjendat e padiskutueshme tė portės."

    Altin Rraklli

    "Strakosha deri tani ka formuar legjendėn e vėrtetė tė portės sonė. Ka qenė gjithmonė numri 1 dhe e ka pėrfaqėsuar me dinjitet ekipin tonė pėrfaqėsues. Jam vėrtet i habitur, sepse sapo e kam mėsuar njė lajm tė tillė. Mendoj se Strakosha mund tė jepte mė shumė pėr ekipin tonė pėrfaqėsues, tė paktėn deri nė fund tė ndeshjeve eliminatore tė Botėrorit tė Gjermanisė 2006. Megjithatė, Strakosha i di mė mirė problemet dhe ėshtė ai qė i merr nė fund tė fundit vendimet qė kanė tė bėjnė me karrierėn e tij personale. Strakosha ka qenė mbi tė gjitha njė njeri i mirė. Por edhe njė profesionist i pashembullt. Prandaj them se kombėtarja, me largimin e tij, ka humbur jo pak, por njė futbollist tė madh."

    Adrian Aliaj

    "Po, tani mė njoftuan pėr tėrheqjen e Fotos. Nėse e ka lėnė me dėshirė, atėherė ne tė gjithė duhet ta respektojmė vendimin e tij. Unė mund tė them se Fotoja ka dhėnė shumė pėr kombėtaren shqiptare. Eshtė njė legjendė qė duhet respektuar. Tani duhet t'i bėjmė njė pėrcjellje tė madhe kėtij kampioni, pėr tė cilin faktet flasin vetė dhe nuk kanė nevojė pėr koment. Sa prish punė largimi i Fotos do tė pyesnin tė gjithė? Unė mund tė pėrgjigjem se pėr lojtarė si Fotoja ka nevojė kombėtarja shqiptare. Mbase ai do tė jetė i pazėvendėsueshėm pėr shumė kohė nė skuadėr. Por shpresoj qė nė dy ndeshjet e ardhshme qė kemi nė Turqi dhe Greqi tė jetė aty me ne, pėr tė na dhėnė mbėshtetje morale, pėr tė cilėn kemi shumė nevojė."

    ------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Exclamation FIFA denon rende Shqiperine!

    --------------------------------------------------------------

    Shqipėria duhet tė luajė dy ndeshjet e ardhshme "shtėpiake" tė vlefshme pėr eliminatoret e Botėrorit Gjermani 2006, kundėr Gjeorgjisė (4 qershor 2005) dhe Kazakistanit (3 shtator 2005), me dyer tė mbyllura. Ky vendim ėshtė marrė nga komisioni i disiplinės sė FIFA-s (shef: Marsel Matie, Zvicėr) mė 4 mars 2005 pėr shkak tė disa incidenteve qė ndodhėn pėr eliminatoret e Botėrorit nė ndeshjen Shqipėri-Ukrainė, tė luajtur nė Tiranė mė 9 shkurt 2005.

    Komisioni ka vendosur tė njėjtėn masė edhe pėr Kosta Rikėn, pasi pati incidente nė takimin qė ata patėn me Panamanė. Mbi tė gjitha, Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo kostarikane duhet tė paguajnė pėrkatėsisht njė gjobė prej 40 mijė dhe 20 mijė frangash zviceriane. Kėto vendime janė marrė tė martėn mė 8 mars 2005.
    Duke marrė parasysh raportin e gjyqtarit dhe atė tė vėzhguesit tė ndeshjes Shqipėri-Ukrainė, ndeshje e zhvilluar mė 9 shkurt 2005, tifozėt e skuadrės pritėse kanė hedhur nė fushė objekte tė ndryshme si shishe me ujė, ndriēues, monedha dhe mbajtėse flamujsh. Ky episod ėshtė regjistruar nė fundin e takimit. Stafi i sigurisė nuk arritit ta vėrė dot gjendjen nėn kontroll.
    Sipas njė vendimi tė marrė nė tetor tė 2004-s, komisioni disiplinor i FIFA-s ka marrė njė masė pėr tė njėjtat incidente kundrejt FSHF-sė. Gjoba e atėhershme kapi shumėn e 14 mijė frangave zviceriane dhe FSHF-ja u paralajmėrua pėr vendime mė tė ashpra, nėse nė tė ardhmen do tė pėrsėriteshin raste tė tilla dhune.
    Kėto vendime mund tė kontestohen pėrpara Komitetit tė Apelit tė FIFA-s. Apelimi mund tė bėhet tri ditė pas komunikimit tė masės sė marrė dhe duhet paraqitur brenda shtatė ditėsh.


    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Hasi: Shpresoj te jem ne te dy ndeshjet ...

    --------------------------------------------------------

    Gadishmėria e Besnik Hasit pėr ndeshjet e fundmarsit nė Stamboll dhe Athinė ėshtė nė pikėpyetje, pasi mesfushori gjakovar i Anderlehtit ėshtė nė garė me kohėn qė tė pėrfundojė riaftėsimin e plotė dhe tė paraqitet nė fushėn e lojės. Gjakovari thotė se pėr tė ėshtė e rėndėsishmė tė paraqitet nė atė ndeshje, ndėrsa roli qė do tė ketė nuk e brengos aspak.

    "Unė do ta ndihmoj ekipin ku ėshtė e nevojshme mė sė shumti, gjė pėr tė cilėn do tė vendosė trajneri,"- thotė kosovari.

    - Besnik, si po shkon riaftėsimi nga dėmtimi qė keni pėsuar javė mė parė?

    - Deri tani shumė mirė. Gjithsesi, nuk jam nė 100 pėr qind tė formės. Tani po bėj vrapime individuale. Po mundohem tė mos dėmtohem sėrish. Javėn e ardhshme do tė zhvilloj edhe njė ndeshje me ekipin e dytė tė Anderlehtit. Nėse mjekėt mė thonė qė mund tė vazhdoj, atėherė do ta bėj, pra do tė stėrvitem pėr tė arritur formėn sportive. Nė tė kundėrt, mė duhet tė pres akoma.

    - Mendoni se do tė jeni me kombėtaren pėr dy ndeshjet e fundmarsit?

    - Them se po, edhe pse mė duhet tė jem i rezervuar. Duhet tė shoh njė herė gjendjen e kėmbės dhe mė pas tė flas me siguri. Gjithsesi, prania ime me kombėtaren nuk ėshtė 100 pėr qind, pasi varet nga situata qė do tė jem. Gjithsesi, jam optimist pėr tė ardhmen.

    - Besnik ndeshjen me Ukrainėn e keni parė nga tribuna. Jemi mundur dhe shanset tona pėr t'u kualifikuar nė botėror janė zvogėluar, apo jo?

    - Po, vėrtet. Humbja ka bėrė tė vetėn, pasi nėse do tė kishim fituar do tė ishte ndryshe. Shanset tona pėr tė shkuar nė botėror janė zvogėluar shumė. Pėrpara kemi ekipe shumė tė forta, tė cilat do tė kėrkojnė tė mundin Shqipėrinė. Me tripikėshin e lėnė do tė kishte qenė ndryshe. Tani na duhet tė mos gabojmė qė tė jemi nė valle. Tė paktėn tė fitojmė njė nga dy ndeshjet e radhės.

    - Brigeli ka thėnė se edhe me 2 pikė mund tė vazhdohet tė ėndėrrohet...

    - Edhe unė jam i kėtij mendimi. Me njė fitore ose dy barazime jemi akoma nė lojė. Gjithsesi, ndeshjet me Turqinė dhe Greqinė janė shumė tė vėshtira. Janė ekipe shumė tė forta nė fushat e tyre dhe ne duhet tė japim maksimumin qė tė marrim pikė nė trasfertė. Gjithsesi, besoj tek ekipi ynė nė njė rezultat pozitiv, nėse luan mirė ka fatin me vete dhe nuk ka dėmtime. Pėr dy ndeshjet e ardhshme, nėse arrijmė njė rezultat tė mirė, ekipi ynė do tė kishte njė motiv mė shumė. Nė anėn psikike janė dy ndeshje tė vėshtira. Ne duhet t'i kuptojmė ato si ndeshje tė rėndomta. Kuptohet se grekėt kėrkojnė hakmarrje dhe psikikisht do tė jetė lojė e vėshtirė.

    - Skuadra vazhdon tė vuajė nga dėmtimet dhe formėn e lojtarėve qė nuk luajnė me ekipet e tyre?

    - Gjithmonė dėmtimet dhe forma jo e mirė na kanė kushtėzuar nė lojė. Skuadra jonė luan pa disa titullarė, tė cilėt janė tė rėndėsishėm pėr skuadrėn. Ndėrsa disa tė tjerė nuk luajnė nė skuadrat e tyre dhe e gjithė kjo ndikon nė formėn e tyre sportive. Lojtarė qė qėndrojnė nė stol kombėtarja jonė ka disa, dhe janė tė rėndėsishėm. Kur ata aktivizoheshin, bėnin diferencėn, ndėrsa tani kanė probleme. Gjithsesi, shpresoj qė tė gjitha kėto probleme tė minimizohen nė dy takimet e ardhshme. Ne hyjmė nė fushė pėr tė fituar. Duhet tė mendojmė tė luajmė dhe tė fitojmė.

    - Kombėtarja jonė do t'i luajė dy ndeshjet e ardhshme nė shtėpi pa tifozė, pas ndėshkimit tė FIFA-s. Ēdo tė thotė kjo pėr ju?

    - Eshtė njė ndėshkim mjaft i rėndė pėr Shqipėrinė, jo se ne futbollistėve do tė na mungojė mobilizimi i duhur pėr tė fituar ndaj Gjeorgjisė dhe Kazakistanit, por sepse pėrkrahja e publikut tonė dihet se ēfarė roli ka. Mė vjen shumė keq qė do tė luajmė nė njė stadium bosh, pikėrisht aty ky na ka pritur gjithnjė koreografia e mrekullueshme kuqezi. Ky ndėshkim penalizon mė shumė tifozėt, tė cilėt kanė bėrė gjithnjė ēmos pėr ta parė e mbėshtetur nga afėr kombėtaren.

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------------------

    Erion Bogdani e ka marrė ftesėn pėr dy ndeshjet e radhės kualifikuese tė kombėtares sonė me Turqinė dhe Greqinė. Ai do tė bashkohet me kombėtaren mbrėmjen e 20 marsit nė Antalia dhe do tė kthehet nė Verona mė 31 mars.

    ------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Geri Cipi demtohet perseri

    --------------------------------------------------------

    - Geri, nė kupė pėrballė Lushnjės iu rikthyet mė nė fund fushės, por e latė lojėn qė nė pjesėn e parė. Nuk ishte shumė e qartė pse ndodhi kjo...

    - U largova shpejt pėr shkak tė dėmtimit. Nuk isha nė gjendje ta vazhdoja mė ndeshjen, sepse ndieja dhimbje, prandaj zėvendėsimi ishte mė se i detyrueshėm. Pas largimit nga fusha, pra atė ditė, kam bėrė njė vizitė tė shpejtė. Megjithatė, pėr momentin nuk di tė them asgjė mė shumė, pėrveē faktit qė nuk jam nė gjendje tė luaj mė me skuadrėn.

    - Atėherė, pėr sa kohė do tė qėndroni larg fushės?

    - Jam nė pritje tė njė vizite tjetėr. Vizitėn do ta bėj brenda kėtyre ditėve nė Gjermani dhe vetem atėherė do tė mėsoj mė saktė se kur do t'i kthehem edhe njė herė tjetėr fushės. Momentalisht nuk mund tė luaj asnjė minutė, kėshtu qė mė mbetet tė bėj kontrollin e duhur mjekėsor pėr problemet qė mė kanė dalė nga dėmtimet e njėpasnjėshme. Gjatė kėtij sezoni, nė momentin qė i jam rikthyer fushės, jam dėmtuar pėrnjėherėsh. Pra, problemet e gjurit nuk mė janė ndarė gjatė tėrė edicionit dhe sigurisht qė mė kanė shqetėsuar shumė.

    - Por pas pak ditėsh, kombėtarja luan dy ndeshje shumė tė rėndėsishme me Turqinė dhe Greqinė. Po para kėtyre takimeve tė rėndėsishme a do tė riktheheni?

    - Mė vjen vėrtet keq, sepse natyrisht qė dėshira ime dhe e kujdo tjetėr ėshtė e madhe, por me gjendjen e momentit them se nuk do tė jem pėr dy ndeshjet e ardhshme tė kombėtares. Unė akoma nuk kam shkuar nė Gjermani dhe gjithashtu ende nuk kam bėrė ekzaminimin e dėmtimit tė fundit nė gju. Pastaj mė duhet edhe ca kohė pėr t'u riaftėsuar plotėsisht. I kam lajmėruar mjekėt dhe drejtuesit e kombėtares pėr kėtė ēėshtje dhe tani mė mbetet tė shpresoj qė t'i rikthehem sa mė shpejt fushės.

    - Nė fakt, Shqipėria gjatė ndeshjeve tė fundit ka pasur shumė probleme me tė dėmtuarit. Mos ndoshta kjo ėshtė njė nga arsyet qė ekipi ynė ka humbur nė "Qemal Stafa"?

    - Patjetėr qė kjo ėshtė njė arsye shumė e fortė, qė ka ndikuar ndjeshėm nė rezultatet e fundit. Ekipi ynė ka pasur shumė probleme me lojtarėt e formacionit bazė. Pėrveē meje, lojtarė tė tjerė, si Hasi, Murati, Aliaj, Tare etj., ose nuk kanė qenė nė gjendje tė luajnė fare me pėrfaqėsuesen, ose nuk kanė qenė 100% nė formė pėr shkaqe dėmtimi. Pėrfaqėsuesja ka qenė vazhdimisht e kushtėzuar nga problemet e papritura dhe pėr pak ditė janė bėrė ndryshime pėr t'u parapritė ndeshjeve. Madje, fakt ėshtė se nė dy ndeshjet e humbura nė fushėn tonė, me Danimarkėn dhe Ukrainėn, ne kemi dalė nė fushė me mungesa tė shumta.

    - Megjithėse nuk do tė luani nė 2 takimet e radhės, ē'mendoni pėr kėto dy sfida pėrballė fqinjėve tanė, por jashtė fushės sonė?

    - Janė shumė tė vėshtira, si njėra, ashtu edhe tjetra. Dy kundėrshtarė tė fortė ballkanas, me mjaft reputacion nė aktivitetet e rėndėsishme ndėrkombėtare, me tė cilėt jemi ndeshur disa herė gjatė viteve tė fundit dhe deri diku i njohim mirė. Sigurisht, kur flitet pėr sfida tė tilla, duke qenė se dihen pretendimet e Greqisė dhe Turqisė, pėr sa i pėrket rezultatit ėshtė e vėshtirė tė flasėsh. Megjithatė, humbja qė na shkaktoi Ukraina nuk do tė thotė se Shqipėrisė i janė mbyllur tashmė dyert e fitores, qoftė edhe pėr ndeshjet qė luan jashtė fushės. Gjatė viteve tė fundit, tė gjithė e kanė parė nivelin e lojės sė kombėtares, kėshtu qė duhet tė jemi mė tepėr optimistė, sepse shanset pėr tė marrė pikė pėrballė ēdo kundėrshtari, nė ēdo ndeshje qė luajmė, ekzistojnė gjithmonė. Unė kam besim se shokėt e skuadrės pėr kėto ndeshje do tė dinė ta mbrojnė me dinjitet fanellėn kuqezi, madje t'u sigurojnė shqiptarėve edhe ndonjė dhuratė tė veēantė, ndoshta pėr tė kompensuar humbjet e fundit nė fushėn tonė.

    - Urojmė tė jeni nė fushė me Kazakistanin e Gjeorgjinė. Por Shqipėria, pas njė vendimi tė fundit, do t'i luajė kėto ndeshje pa tifozė. Komenti juaj?

    - E kam mėsuar me hidhėrim, si ēdo shqiptar tjetėr, njė gjė tė tillė. Pas marrjes sė vendimit tė fundit, vėrtet ėshtė pėr tė ardhur keq qė Shqipėria do tė luajė dy ndeshje nė "Qemal Stafa" me shkallė tė boshatisura. Kur luan ekipi ynė pėrfaqėsues, jo vetėm nė "Qemal Stafa", por edhe nėpėr rrugėt e kryeqytetit pėrkrahja e tifozėrisė sonė pėrherė ka qenė e pakrahasueshme. Nė rast tė ndonjė rezultati pozitiv nė ndeshjet e fundmarsit, interesi do tė jetė po kaq i madh se deri tani. Pėr kėtė na vjen keq qė nuk do tė kemi pėrkrahjen e tifozėve, qė vijnė nga tė tėra anėt e Shqipėrisė.

    - A mendoni se shanset tona pėr njė biletė nė Gjermani kanė marrė fund pas humbjes me Ukrainėn?

    - Mendoj se 2 ndeshjet e radhės mund tė jenė pėrcaktuese. Por gjithashtu deri nė fund kanė mbetur shumė ndeshje tė tjera, kėshtu qė gjithēa varet nga rezultatet qė do tė arrijmė ne dhe tė tjerėt.

    - Kur sezonit po i vjen fundi, a keni menduar pėr tė ardhmen tuaj?

    - Akoma. Sė pari, mė duhet tė kaloj dėmtimin. Pa iu rikthyer fushės sė lojės dhe ekipit me tė cilin luaj, pra Tiranės, nuk kam si tė mendoj pėr edicionin tjetėr.

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Fifa na ul denimin: Vetem Kazakistani me dyer te mbyllura

    --------------------------------------------------------

    Pas pėrpjekjeve tė drejtuesve mė tė lartė tė FSHF-sė, u bė e mundur qė dėnimi i rėndė i disiplinorit tė FIFA-s i dhėnė mė 15 mars tė pėrgjysmohet. Pra, nga dy ndeshje qė kombėtarja kuqezi do tė luante pa praninė e tifozėve nė fushėn e saj, tashmė vetėm njė prej tyre do tė jetė e tillė. Pra, kuqezinjtė do tė luajnė pa shikues vetėm nė takimin e qershorit me Kazakistanin. Komisioni i apelit tė FIFA-s ėshtė treguar zemėrgjerė teksa ka pranuar pėrgjysmė kėrkesėn e palės shqiptare. Pėrgjysmimi i dėnimit u arrit pas kėmbėnguljes sė presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka. Ky i fundit e ēoi ēėshtjen nė apel dhe mori njė avokat shumė tė njohur pėr kombėtaren tonė. Bėhet fjalė pėr tė mirėnjohurin Skėnder Fani, njė nga avokatėt mė tė mirė sportivė me origjinė shqiptare, qė mė parė ka mbajtur presidencėn e ekipit austriak Austria e Vienės. Pala jonė i ka paraqitur komisionit tė apelit nė FIFA kasetat filmike tė takimit, dokumente dhe ka bėrė edhe mbrojtjen e rastit, ku ėshtė shprehur se dėnimi ėshtė shumė i rėndė dhe komisioni i apelit duhet ta ndryshojė atė nė favor tė Shqipėrisė. Sipas burimeve zyrtare nė federatė, ka qenė zotėsia e avokatit Skėnder Fani ajo qė ka bėrė qė dėnimi tė pėrgjysmohet. Kjo edhe sepse avokati ynė Skėnder Fani ėshtė zotuar personalisht dhe pėr FSHF-nė qė nė Shqipėri nuk kanė pėr tė ndodhur mė gjėra tė tilla.

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •