Poema e besimit
Do tė falenderoj Zotin me bindje e adhurim
Duke renditur si gjerdan tė vetmin besim.
Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij
Pėrjetėsisht i Fuqizuar, i Vetėm qė nė hershmėri.
Ai ėshtė i Pari, Nismėtari pa fillim
Asgjė ska pas Tij, i Vetėm nė Lartėsim.
Dėgjues, Shikues, i Gjithėditur e Folės
I Plotfuqishėm ti kthejė botrat, siē qe dhe Krijonjės.
Dėshirues, nė kohėn e tyre krijesat i deshi
I Plotfuqishėm, me themel vendosi ēka deshi.
I Adhuruari mbi Arshin e qiellit ka qėndruar
Nga krijesat e Tij ėshtė i Ndarė, i Veēuar.
Gjithėsia ėshtė e krijuar dhe Zoti im Krijues
Edhe para saj ka qenė Krijues e Zotėrues.
Asgjė si pėrngjet Allahut, tė ngjashėm ska me Tė
I Lartė ėshtė Zoti ynė, i Veēantė nga ēdo gjė.
Kush thotė se sheh Zotin nė kėtė botė
Ai ėshtė mohues, teprues dhe kokėfortė.
Librat e Allahut ka kundėrshtuar e ata qė janė dėrguar
Nga Ligji i shenjtė i Zotit ėshtė shmangur e larguar.
Ėshtė prej atyre qė pėr ta Zoti ynė ka thėnė
Nė ditėn e Gjykimit tė nxirė nė fytyrė do tė jenė.
Do ta shohin Atė, robėrit e Tij nė xhenete
Siē ėshtė saktėsuar nė lajme me senede.
Kuranin tė zbritur nga Zoti e besojmė ne,
Qė Muhamedit, Xhibrili ia solli pėrmbi dh .č
Si shpallje Kuranin atij ia zbriti
Lum ai qė udhėzim nga Allahu e priti.
Fjalė e shenjtė e zbritur prej Allahut tė Madhėruar
Me urdhėrime, ndalime e argumente pėrforcuar.
Fjala e Zotit tė botėve ėshtė reale, e vėrtetė
Kush dyshon nė tė ka mėkatuar e humbur pėrjetė.
Prej Tij filloi si Fjalė dhe se ai padyshim
Te Folėsi do kthehet siē qe dhe nė fillim.
Nė zbritjen e tij kush dyshon, besim nuk ka
Me kokėfortėsi e ka tepruar, kush nė tė shton diēka.
Kush thotė se Fjala e Zotit tonė ėshtė e krijuar
me injorancė kundėshton shumicėn duke pėrgėnjeshtruar.
I besojmė tė gjithė librat qė kanė qenė para tij
Ndėrmjet tė dėrguarve nuk bėjmė padrejtėsi.
Besimi ynė ėshtė fjalė, vepėr e qėllim
shtohet me dovotshmėri dhe pakėsohet me kundėrshtim.
As rrugėn e pėrngjasimit se pranojmė si parim
as metodėn e deformimit se marrim si drejtim.
Por me Kuran orientojmė dhe jemi udhėzuar
I fituar ėshtė ai qė me Kuran ėshtė drejtuar.
Besojmė se e mira dhe keqja nė tėrėsi
Pėr njeriun janė caktuar nga i Madhi Perėndi
Atė qė e deshi Zoti i Arshit, ashtu ndodhi
Dhe atė qė se deshi nė kėtė botė se solli.
Besojmė se vdekja ėshtė e vėrtetė
Edhe pas ringjalljes ka njė tjetėr jetė.
I vėrtetė ėshtė dėnimi i varrit dhe ai do tė ndodhė
Mbi trupin dhe shpirtin aty ku ėshtė varrosė.
Tė shoqėruar sė bashku Munkeri dhe Nekiri
Tė dy robin do ta pyesin tė ulur brenda te varri.
Peshorja e Zotit tim dhe ura janė realitet
Mė kot sjanė krijuar njė ferr dhe njė xhenet.
Llogaria e krijesave ėshtė e pėrgatitur, e vėrtetė
Ashtu siē nė Kuran ka njoftuar pėr tė Zoti Vetė.
Edhe hauzi i tė Dėrguarit tė Zotit ėshtė i vėrtetė, i ėmbėlsuar
Allahu me ujė tė ftohtė pėr Muhamedin e ka posaēėruar.
Tė gjithė besimtarėt ujin e tij do tė shijojnė
Atyre qė do t'u jepet etje mė s'do pėrjetojnė.
Sa numri i yjeve janė enėt, dhe gjėrėsia e tij
Nga Basra nė San'a pėrcaktuar si largėsi.
I Dėrguari i Allahut ėshtė mė i miri qė ka ekzistuar
Prej bijve tė Ademit mbi tokė qė ka kaluar.
Si mėshirė Zoti i qiejve atė e ka dėrguar
Te dy mė tė rėndėsishmit pėr t'i udhėzuar.
Natėn ka ecur, pėr nė Arsh ėshtė ngritur,
Sa dy harqe atij i ėshtė afruar duke u ngjitur.
Me fjalėn e tij Zoti ynė Musain e ka dalluar
Mbi Tur e ka thirrur e Musai thirrjen ka dėgjuar.
Ēdo profeti nga njė mrekulli Zoti i ka dhuruar,
Muhamedin, Zoti im me Kuran e ka veēuar.
Tė ndėrmjetėsojė nė vendtubim atė e ka lejuar
Siē tregon hadithi nė dy librat e saktė i vėrtetuar.
Kush dyshon nė tė s'do tė jetė pjesė e tij
E ai qė do tė ndėrmjetėsohet ka arritur sukses e lumturi.
Pas Muhamedit do tė ndėrmjetėsojė ēdo i dėrguar
Pėr atė qė kėtu jetoi dhe vdiq, Zotin duke e njėsuar.
Pėrveē idhujtarisė ēdo mėkat atij qė do ia fal Zoti im
Dhe ēdo besimtar nga njė mohues do tė ketė si flijim.
Nuk do tė mbesė nė zjarrin e skėterrės asnjė monoteist
Dhe sikur tė ketė vrarė njeriun e ndaluar qėllimisht.
Dėshmoj se Allahu tė Dėrguarin e Tij e ka ndihmuar,
Me shokė tė sinqertė, tė pastėr e tė pėrkushtuar.
Pas profetėve ata janė mė tė mirėt qė Allahu ka krijuar,
Ėshtė udhėzuar nė fe ēdokush qė rrugėn e tyre ka pasuar.
Pas profetit Muhamed, prej tyre ka qenė mė i miri
Ebu Bekėr es Sidiku, bujari dhe zemėrdėliri.
Nė ēdo fjalė Mustafanė e vėrtetoi
I pari qė e pėrkrahu dhe e besoi.
Ditėn e shpellės plot dėshirė veten e tij sakrifikoi,
Tė gjithė pasurinė e tij pėr tė e shpenzoi.
Pas tij ėshtė Faruku, vlera e tė cilit sduhet harruar,
Pėr Islamin ka qenė kėshtjellė e fortifikuar.
Me forcėn e shpatės ai i ēliroi,
Shumė vende muslimane i lehtėsoi.
E shfaqi fenė e Allahut pas fshehtėsisė,
E fiku njėherė e pėrgjithmonė zjarrin e idhujtarisė.
Uthmani, posedues i dy dritave ka vdekur duke agjėruar,
Gjithė jetėn duke u falur e lexuar Kuran natėn e ka kaluar.
E pėrgatiti ushtrinė e vobektė atė ditė me tėrė pasurinė,
Ia zgjeroi tė Zgjedhurit dhe shokėve tė tij xhaminė.
Me tė majtėn e vet Mustafai dha besėn nė vend tė tij
nė marrėveshjen e Riduanit vėrtetuar me dėshmi.
Mos harro dhėndėrrin e Mustafait, djalin e xhaxhait tė tij
I cili ka qenė gur themeltar nė shkenca dhe zotėri.
Me dėshirė pėr tė dėrguarin e Allahut veten sakrifikoi
nė shtrat tė Pejgamberit u shtri, natėn kur ai emigroi.
Pėr kėdo qė Profeti tė jetė mik i parė
edhe Aliu pėr tė bėhet mik dhe shpėtimtar.
Prej tė pėrgėzuarve ėshtė Talha, Zubejri dhe Sadi,
i gėzuar e i lumtur me ta po kėshtu edhe Seidi.
Duke shpenzuar e jepte pasurinė Ibnu Aufi,
besnik dhe pėrkrahės ka qenė Ibnu Xherrahi.
As shokėt dhe familja e tij s'duhen harruar
as ensarėt e tabiinėt e udhėzuar.
Tė gjithė ata Allahu i ka lavdėruar
E mė pas i Dėrguari lėvdatat ka pėrforcuar.
Mos u bė prej refuzuesve qė e tepruan
Mjerė pėr ato krijesa qė rrugėn e tyre pasuan.
Pėr konfliktin e sahabėve rrimė nė heshtje
Ajo qė ndodhi tek ata, ishte vetėm pėrpjekje.
Jo vetėm tė vrarėt, saktėsisht, siē ėshtė treguar
Por edhe vrasėsit e tyre nė xhenet kanė pėr tė qėndruar.
Ky ėshtė besimi i imamit tonė Shafiut
Malikut, Numanit dhe Ahmed Hambeliut.
Besimtar ėshtė ai qė tė gjitha kėto i ka besuar
Kush devijon nga kjo, vetėm se ka kundėrshtuar.
Kete poeme mund ta gjeni ne faqen www.klubikulturor.com eshte shpjegimi i akides sunite me Kaside dhe kjo poeme eshte ricensuar nga Ekrem Abdia http://www.klubikulturor.com/Hyrja%201.htm
Krijoni Kontakt