Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Poema e besimit

    Poema e besimit



    Do tė falenderoj Zotin me bindje e adhurim

    Duke renditur si gjerdan tė vetmin besim.



    Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij

    Pėrjetėsisht i Fuqizuar, i Vetėm qė nė hershmėri.



    Ai ėshtė i Pari, Nismėtari pa fillim

    Asgjė s’ka pas Tij, i Vetėm nė Lartėsim.



    Dėgjues, Shikues, i Gjithėditur e Folės

    I Plotfuqishėm t’i kthejė botrat, siē qe dhe Krijonjės.



    Dėshirues, nė kohėn e tyre krijesat i deshi

    I Plotfuqishėm, me themel vendosi ēka deshi.



    I Adhuruari mbi Arshin e qiellit ka qėndruar

    Nga krijesat e Tij ėshtė i Ndarė, i Veēuar.



    Gjithėsia ėshtė e krijuar dhe Zoti im Krijues

    Edhe para saj ka qenė Krijues e Zotėrues.



    Asgjė si pėrngjet Allahut, tė ngjashėm s’ka me Tė

    I Lartė ėshtė Zoti ynė, i Veēantė nga ēdo gjė.



    Kush thotė se sheh Zotin nė kėtė botė

    Ai ėshtė mohues, teprues dhe kokėfortė.



    Librat e Allahut ka kundėrshtuar e ata qė janė dėrguar

    Nga Ligji i shenjtė i Zotit ėshtė shmangur e larguar.



    Ėshtė prej atyre qė pėr ta Zoti ynė ka thėnė

    Nė ditėn e Gjykimit tė nxirė nė fytyrė do tė jenė.



    Do ta shohin Atė, robėrit e Tij nė xhenete

    Siē ėshtė saktėsuar nė lajme me senede.



    Kuranin tė zbritur nga Zoti e besojmė ne,

    Qė Muhamedit, Xhibrili ia solli pėrmbi dh .č



    Si shpallje Kuranin atij ia zbriti

    Lum ai qė udhėzim nga Allahu e priti.



    Fjalė e shenjtė e zbritur prej Allahut tė Madhėruar

    Me urdhėrime, ndalime e argumente pėrforcuar.



    Fjala e Zotit tė botėve ėshtė reale, e vėrtetė

    Kush dyshon nė tė ka mėkatuar e humbur pėrjetė.



    Prej Tij filloi si Fjalė dhe se ai padyshim

    Te Folėsi do kthehet siē qe dhe nė fillim.



    Nė zbritjen e tij kush dyshon, besim nuk ka

    Me kokėfortėsi e ka tepruar, kush nė tė shton diēka.



    Kush thotė se Fjala e Zotit tonė ėshtė e krijuar

    me injorancė kundėshton shumicėn duke pėrgėnjeshtruar.



    I besojmė tė gjithė librat qė kanė qenė para tij

    Ndėrmjet tė dėrguarve nuk bėjmė padrejtėsi.



    Besimi ynė ėshtė fjalė, vepėr e qėllim

    shtohet me dovotshmėri dhe pakėsohet me kundėrshtim.



    As rrugėn e pėrngjasimit s’e pranojmė si parim

    as metodėn e deformimit s’e marrim si drejtim.



    Por me Kuran orientojmė dhe jemi udhėzuar

    I fituar ėshtė ai qė me Kuran ėshtė drejtuar.



    Besojmė se e mira dhe keqja nė tėrėsi

    Pėr njeriun janė caktuar nga i Madhi Perėndi



    Atė qė e deshi Zoti i Arshit, ashtu ndodhi

    Dhe atė qė s’e deshi nė kėtė botė s’e solli.



    Besojmė se vdekja ėshtė e vėrtetė

    Edhe pas ringjalljes ka njė tjetėr jetė.



    I vėrtetė ėshtė dėnimi i varrit dhe ai do tė ndodhė

    Mbi trupin dhe shpirtin aty ku ėshtė varrosė.



    Tė shoqėruar sė bashku Munkeri dhe Nekiri

    Tė dy robin do ta pyesin tė ulur brenda te varri.



    Peshorja e Zotit tim dhe ura janė realitet

    Mė kot s’janė krijuar njė ferr dhe njė xhenet.



    Llogaria e krijesave ėshtė e pėrgatitur, e vėrtetė

    Ashtu siē nė Kuran ka njoftuar pėr tė Zoti Vetė.



    Edhe hauzi i tė Dėrguarit tė Zotit ėshtė i vėrtetė, i ėmbėlsuar

    Allahu me ujė tė ftohtė pėr Muhamedin e ka posaēėruar.



    Tė gjithė besimtarėt ujin e tij do tė shijojnė

    Atyre qė do t'u jepet etje mė s'do pėrjetojnė.



    Sa numri i yjeve janė enėt, dhe gjėrėsia e tij

    Nga Basra nė San'a pėrcaktuar si largėsi.



    I Dėrguari i Allahut ėshtė mė i miri qė ka ekzistuar

    Prej bijve tė Ademit mbi tokė qė ka kaluar.



    Si mėshirė Zoti i qiejve atė e ka dėrguar

    Te dy mė tė rėndėsishmit pėr t'i udhėzuar.



    Natėn ka ecur, pėr nė Arsh ėshtė ngritur,

    Sa dy harqe atij i ėshtė afruar duke u ngjitur.



    Me fjalėn e tij Zoti ynė Musain e ka dalluar

    Mbi Tur e ka thirrur e Musai thirrjen ka dėgjuar.



    Ēdo profeti nga njė mrekulli Zoti i ka dhuruar,

    Muhamedin, Zoti im me Kuran e ka veēuar.



    Tė ndėrmjetėsojė nė vendtubim atė e ka lejuar

    Siē tregon hadithi nė dy librat e saktė i vėrtetuar.



    Kush dyshon nė tė s'do tė jetė pjesė e tij

    E ai qė do tė ndėrmjetėsohet ka arritur sukses e lumturi.



    Pas Muhamedit do tė ndėrmjetėsojė ēdo i dėrguar

    Pėr atė qė kėtu jetoi dhe vdiq, Zotin duke e njėsuar.



    Pėrveē idhujtarisė ēdo mėkat atij qė do ia fal Zoti im

    Dhe ēdo besimtar nga njė mohues do tė ketė si flijim.



    Nuk do tė mbesė nė zjarrin e skėterrės asnjė monoteist

    Dhe sikur tė ketė vrarė njeriun e ndaluar qėllimisht.



    Dėshmoj se Allahu tė Dėrguarin e Tij e ka ndihmuar,

    Me shokė tė sinqertė, tė pastėr e tė pėrkushtuar.



    Pas profetėve ata janė mė tė mirėt qė Allahu ka krijuar,

    Ėshtė udhėzuar nė fe ēdokush qė rrugėn e tyre ka pasuar.



    Pas profetit Muhamed, prej tyre ka qenė mė i miri

    Ebu Bekėr es Sidiku, bujari dhe zemėrdėliri.



    Nė ēdo fjalė Mustafanė e vėrtetoi

    I pari qė e pėrkrahu dhe e besoi.



    Ditėn e shpellės plot dėshirė veten e tij sakrifikoi,

    Tė gjithė pasurinė e tij pėr tė e shpenzoi.



    Pas tij ėshtė Faruku, vlera e tė cilit s’duhet harruar,

    Pėr Islamin ka qenė kėshtjellė e fortifikuar.



    Me forcėn e shpatės ai i ēliroi,

    Shumė vende muslimane i lehtėsoi.



    E shfaqi fenė e Allahut pas fshehtėsisė,

    E fiku njėherė e pėrgjithmonė zjarrin e idhujtarisė.



    Uthmani, posedues i dy dritave ka vdekur duke agjėruar,

    Gjithė jetėn duke u falur e lexuar Kuran natėn e ka kaluar.



    E pėrgatiti ushtrinė e vobektė atė ditė me tėrė pasurinė,

    Ia zgjeroi tė Zgjedhurit dhe shokėve tė tij xhaminė.



    Me tė majtėn e vet Mustafai dha besėn nė vend tė tij

    nė marrėveshjen e Riduanit vėrtetuar me dėshmi.



    Mos harro dhėndėrrin e Mustafait, djalin e xhaxhait tė tij

    I cili ka qenė gur themeltar nė shkenca dhe zotėri.



    Me dėshirė pėr tė dėrguarin e Allahut veten sakrifikoi

    nė shtrat tė Pejgamberit u shtri, natėn kur ai emigroi.



    Pėr kėdo qė Profeti tė jetė mik i parė

    edhe Aliu pėr tė bėhet mik dhe “shpėtimtar”.



    Prej tė pėrgėzuarve ėshtė Talha, Zubejri dhe Sadi,

    i gėzuar e i lumtur me ta po kėshtu edhe Seidi.



    Duke shpenzuar e jepte pasurinė Ibnu Aufi,

    besnik dhe pėrkrahės ka qenė Ibnu Xherrahi.



    As shokėt dhe familja e tij s'duhen harruar

    as ensarėt e tabiinėt e udhėzuar.



    Tė gjithė ata Allahu i ka lavdėruar

    E mė pas i Dėrguari lėvdatat ka pėrforcuar.



    Mos u bė prej refuzuesve qė e tepruan

    Mjerė pėr ato krijesa qė rrugėn e tyre pasuan.



    Pėr konfliktin e sahabėve rrimė nė heshtje

    Ajo qė ndodhi tek ata, ishte vetėm pėrpjekje.



    Jo vetėm tė vrarėt, saktėsisht, siē ėshtė treguar

    Por edhe vrasėsit e tyre nė xhenet kanė pėr tė qėndruar.



    Ky ėshtė besimi i imamit tonė Shafiut

    Malikut, Numanit dhe Ahmed Hambeliut.



    Besimtar ėshtė ai qė tė gjitha kėto i ka besuar

    Kush devijon nga kjo, vetėm se ka kundėrshtuar.



    Kete poeme mund ta gjeni ne faqen www.klubikulturor.com eshte shpjegimi i akides sunite me Kaside dhe kjo poeme eshte ricensuar nga Ekrem Abdia http://www.klubikulturor.com/Hyrja%201.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 17-05-2005 mė 15:10

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Shpjegimi i poemes

    Do tė falenderoj Zotin me bindje e adhurim

    Duke renditur si gjerdan tė vetmin besim.



    Autori ka filluar me falenderimin e Allahut, duke iu pėrmbajtur urdhėrit tė Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i cili thotė: “Ēdo ēėshtje me interes, nėse nuk fillon me falenderimin e Allahut, ajo ėshtė e pavlefshme.” Pėrmblodhi Ebu Dauti dhe Ibėn Maxhe. Realiteti i falenderimit ėshtė lavdėrimi me fjalė tė bukura e tė zgjedhura, nė shenjė madhėrimi.

    Bindje: do tė thotė nėnshtrim, por meqenėse nėnshtrim mund tė vijė edhe si rezultat i frikės, atėherė e ka pasuar edhe me fjalėn “adhurim”, sepse adhurimi ėshtė bindja me kulmin e pėrulshmėrisė dhe tė dashurisė, ėshtė njė term pėrmbledhės i ēdo gjėje, tė cilėn e do dhe kėnaqet Allahu me tė, qoftė ajo fjalė apo vepėr e dukshme apo e padukshme.

    Fjala e autorit “duke renditur si gjerdan” ka kuptimin e thurjes sė diēkaje me diēka tjetėr.

    Fjala “el ikdu” sipas fjalorit do tė thotė gjerdan, kėshtu qė autori e krahason thurjen e kėsaj poeme me vendosjen dhe sistemimin e rruazave nė gjerdan.

    Fjala “akide” e pėrkthyer “besim”, rrjedh nga fjala “nyje” e cila ėshtė lidhje e diēkaje. Kėshtu, besimtari ka lidhur zemrėn me besimin e tij.

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij

    “Dėshmoj” do tė thotė njoftoj. Ibn Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė nė komentimin e Fjalės sė Allahut tė Madhėruar: "Allahu ka dėshmuar se s'ka tė adhuruar pėrveē Tij" se “Frazat e pėrdorura nga selefėt pėr dėshminė, vėrtiten rreth fjalėve: gjykim, vendim, sqarim dhe lajmėrim.” Tė gjitha kėto kuptime janė tė vėrteta dhe nuk bien nė kundėrshtim ndėrmjet tyre, pasi dėshmia pėrfshin fjalėt e dėshmuesit, lajmin dhe thėniet e tij, pėrmban njoftimin dhe sqarimin e tij. Ajo ndahet nė katėr shkallė:

    a) Dija, njohja pėr saktėsinė dhe vėrtetimin e asaj qė dėshmohet.

    b) Ta thotė atė, ta shqiptojė edhe nėse nuk e dinė tė tjerėt, madje ta thotė atė nė vetvete, ta pėrmend atė, ta shqiptojė ose ta shkruajė atė.

    c) Tė njoftojė tė tjerėt pėr atė qė dėshmon, t’i lajmėrojė ata dhe t’ua sqarojė atyre.

    d) T'i detyrojė tė tjerėt nė pėrmbajtjen e saj dhe t'i urdhėrojė tė tjerėt me tė.

    Pastaj ka thėnė se shkalla e dijes tė cilėn dėshmia e pėrmban ėshtė e domosdoshme, sepse nė rast tė kundėrt personi dėshmon pėr atė qė nuk ka dije. Allahu i Madhėruar thotė: “Pėrveē atyre qė dėshmuan nė tė vėrtetėn e qė e dinin” Zuhruf-86. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė pėr atė qė dėshiron tė dėshmojė: “Si shembulli i atij, dėshmo!” dhe tregoi me shenjė nga dielli. Transmeton Tirmidhiu.

    Shkalla e tė folurit dhe e lajmėrimit. Ēdokush qė flet dhe lajmėron pėr diēka, ka dėshmuar pėr atė edhe pse nuk e ka shqiptuar fjalėn “dėshmi”. Allahu i Madhėruar thotė: “E i quajtėn engjėjt, adhuruesit e Mėshiruesit, femra. A ishin tė pranishėm ata nė krijimin e tyre? Dėshmia e tyre do tė regjistrohet dhe ata do tė merren nė pyetje”. Zuhruf 19. Pra, Allahu e ka konsideruar fjalėn e tyre dėshmi edhe pse ata nuk e kanė pėrdorur fjalėn dėshmi.

    Shkalla e njoftimit dhe informimit ndahet nė dy lloje: njoftim me fjalė, njoftim me vepra. Kjo duhet tė jetė edhe metoda e ēdo mėsimdhėnėsi, njėherė e shpjegon me fjalė dhe njė herė e ilustron me shembuj…”

    Shkėputur nga libri “Medarixhu Esalikijn” vėll. I, f. 332.

    Fjala e autorit “Nuk ka zot tjetėr veē Tij” duhej thėnė “S’ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Tij”, sepse vetėm pohimi i teuhidit rrububijeh nuk e fut njeriun nė Islam. Allahu i Madhėruar i ka dėrguar profetėt e Tij, si dhe i ka zbritur librat e Tij, pėr t’u adhuruar i Vetėm pa i shoqėruar Atij askėnd. E ky ėshtė njėsimi i adhurimit, njėsimi me anė tė veprave. Ndėrsa pėr njėsimin rrububije nuk ka obligime e as vepra nė tė. Vetė Allahu i ka krijuar krijesat e Tij nė njė instinkt tė tillė, siē e ka urdhėruar profetin e Tij qė t’i pyesė idhujtarėt: “Thuaj: Kush ėshtė Zoti i qiejve dhe Zoti i Arshit tė Madh? Ata do tė thonė Allahu! Thuaju: E pse nuk frikėsoheni pra?” Muminun 86-87. Gjithashtu Allahu i Madhėruar thotė: “E nėse do ti pyesėsh ata: kush i ka krijuar qiejt dhe tokėn? Do tė thonė Allahu…” Llukman 25. Kjo tregon se pranimi i rrububijes nuk e fut personin nė islam.

    Dijetari islam Ibėn Tejmije (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: “Qėllimi me njėsimin nuk ėshtė thjesht njėsimi rrububije qė do tė thotė, tė besuarit se Allahu i Vetėm ėshtė Krijuesi i botės siē e mendojnė kėtė ehlu-lkelami dhe sufistėt, kėshtu ata mendojnė se duke vėrtetuar kėtė me argument kanė (vėrtetuar) arritur kulmin e besimit. Nėse personi pranon atė qė meriton Zoti prej cilėsive dhe i largon Atij ēdo tė metė qė Ai ia ka larguar Vetes sė Tij, e pranon se Ai i Vetėm ėshtė Krijues i ēdo gjėje, nuk ėshtė njėsues deri sa tė dėshmojė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut tė Vetėm. Pra tė pohojė se Allahu i Vetėm ėshtė i Adhuruari qė e meriton tė adhurohet dhe qė kėrkon njė adhurim tė vetėm dhe pa i shoqėruar Atij asgjė. Termi “el ilah” do tė thotė i adhuruar qė meriton adhurimin dhe nuk do tė thotė i aftė pėr tė krijuar…” "Fet’hul Mexhijd" f. 16.

    Qėllimi ėshtė se njohja e Zotit ėshtė e krijuar dhe instinktive, ndėrsa pohimi qė kėrkohet ėshtė pohimi i adhurimit, e siē pėrmendėm, adhurimi ėshtė njė term qė pėrmbledh ēdo vepėr tė dukshme apo tė fshehtė tė cilėn e do dhe kėnaqet me tė Allahu. Kėto vepra ndahen nė vepra tė zemrės, gjuhės dhe gjymtyrėve, siē ka thėnė Ibnul Kajimi (Allahu e mėshiroftė!): “Adhurimi mbėshtetet mbi 15 rregulla. Kush i plotėson ato ka plotėsuar shkallėt e adhurimit. Pėr ta sqaruar kėtė themi se adhurimi ndahet nė vepra tė zemrės, gjuhės dhe gjymtyrėve. Gjithashtu adhurimi ka pesė dispozita pėr gjykimin e veprave: obligim, e ndaluar, e pėlqyeshme, e papėlqyeshme dhe e lejuar, ku ēdonjėra prej tyre ka tė bėjė me zemrėn, gjuhėn dhe gjymtyrėt.”

    "Fet'hul mexhijd" f. 17.

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Pėrjetėsisht i Fuqizuar i Vetėm qė nė hershmėri


    “Fuqizohet” do tė thotė Vetėmbahet. Nga kjo ka ardhur dhe emri i Tij “Fuqiplotė” qė ka kuptimin “i Vetėekzistueshėm” qė nuk ka nevojė pėr askėnd.

    “Nė hershmėri” do tė thotė qė nė “pėrjetėsi”. Kėshtu, kuptimi i saj ėshtė se Allahu i Madhėruar ėshtė cilėsuar qė nė pėrjetėsi me qėndrueshmėri dhe me tė gjitha cilėsitė e Tij tė plota dhe mosekzistenca e tyre ėshtė mangėsi. Gjithashtu Allahu i Madhėruar ėshtė i Pastėr nga tė gjitha mangėsitė dhe i Vetėm, si i tillė, askush nuk e shoqėron Atė nė gjithēa qė i takon vetėm Atij.

    Me kėtė autori ka filluar tė sqarojė ēėshtjen e Emrave dhe Cilėsive tė Allahut tė Madhėruar, ndėrsa ne duke iu lutur Allahut tė na japė sukses do tė sqarojmė nė pėrgjithėsi akiden e pasuesve tė sunetit nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    Baza e akides sė tyre ėshtė: pohimi i asaj qė ka pohuar Allahu pėr Vetveten nė librin e Tij, apo tė asaj qė ka pohuar i dėrguari i Tij pėr Tė, duke mos i pėrngjasuar dhe pėrshkruar ato, si edhe mohimi i gjithēaje tė cilėn Allahu e ka mohuar pėr Vetveten, apo ēdo gjėje qė ka mohuar i dėrguari i Tij pėr Tė, duke mos i deformuar dhe i ndryshuar ato. Pra, besimi i tyre ėshtė pohim pa pėrngjasim e pa pėrshkrim dhe mohim pa deformim e pa ndryshim.

    Fjala deformim nė gjuhė ka kuptimin zbrazje, boshatisje, siē ėshtė fjala e Allahut tė Madhėruar “…dhe pus i boshatisur”, domethėnė i zbrazėt, pa ujė dhe pavlerė. Apo siē ėshtė fjala e bidatēinjve qė kur u thuhet atyre: Allahu ėshtė i Ditur, thonė: Allahu nuk ėshtė i paditur. Ndėrsa ndryshimi ėshtė animi i Emrave dhe Cilėsive tė Allahut nga kuptimet e tyre reale nė kuptime tė tjera, qė nuk kuptohen vetėm se me argumente, si keqinterpretimi i Dorės nė fuqi. Ndėrsa pėrngjasimi ėshtė tė krahasohet Allahu me krijesat e Tij, siē kanė vepruar disa bidatēinj duke e krahasuar me njė person tė ulur mbi fron, larg tė metave qoftė Ai. Pėrshkrimi ėshtė qė t’i pėrshkruash Allahut mėnyrė ose formė, dhe qėllimi nuk ėshtė se Ai nuk ka formė, por tė largohemi nga pėrfytyrimi sepse imagjinata jonė nuk e arrin njė gjė tė tillė.

    Tė parėt tanė tė ndershėm besojnė se ēdo lloj pėrngjasimi, pėrshkrimi, deformimi, dhe ndryshimi konsiderohet mohim nė Emrat dhe Cilėsitė e Allahut. Allahu i Madhėruar thotė:

    “Allahu ka Emrat mė tė bukur, prandaj luteni Atė me to, e largohuni prej atyre qė bėjnė shtrembėrime (mohojnė) nė Emrat e Tij. Ata do tė shpėrblehen pėr atė qė vepruan” Araf 180.

    Kjo tregon se njerėzit ndahen nė dy lloje: vėrtetues dhe mohues. Vėrtetues janė ata tė cilėt pohojnė Emrat dhe Cilėsitė ashtu siē Allahu ka pėrshkruar me to Vetveten, duke mos e pėrngjasuar Atė dhe duke mos i deformuar ato nga kuptimi i tyre.

    Ndėrsa mohuesit janė ose pėrngjasues ose deformues.

    Akidja e selefėve bozohet nė Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    “Asgjė nuk ėshtė i ngjashėm me Tė. Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi.” Shura-11.

    duke pohuar kėshtu Cilėsitė e Tij dhe mohuar pėrngjasimin me ēdo krijesė. Nga ky ajet ata kanė nxjerrė dy rregulla tė rėndėsishme:

    E para: Tė folurit pėr Cilėsitė ėshtė i njejtė me tė folurit pėr Qenien. Kjo do tė thotė se ēdo kush qė i pohon Allahut njė Qenie tė Shenjtė, e cila nuk i pėrngjason asnjė qenie tjetėr, duhet qė t’i pohojė Atij edhe Cilėsi tė shenjta qė nuk u pėrngjasojnė cilėsive tė krijesave, sepse qenia njihet vetėm nėpėrmjet cilėsive.

    E dyta: Pohimi i disa Cilėsive, kėrkon pohimin e Cilėsive tė tjera nė tė njėjtėn mėnyrė. Pra, ashtu siē Allahu i Madhėruar nuk ka shembull tė ngjashėm nė Dijen e Tij, Aftėsinė e Tij, Dėshirėn e Tij, po ashtu nuk ka shembull tė ngjashėm as edhe nė Zemėrimin e Tij, Zbritjen e Tij apo nė Ardhjen e Tij, etj.

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ai ėshtė i Pari, Nismėtari pa fillim

    “I Pari” : Ėshtė njė nga Emrat e Tij tė vėrtetuar me argumente nga Kurani. Allahu i Madhėruar thotė:

    “ Ai ėshtė i Pari dhe i Fundit, i Dukshmi dhe i Padukshmi dhe Ai ėshtė i Gjithėdijshmi pėr ēdo gjė.” Hadid, 3.

    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka komentuar fjalėn “i Pari” me : “Para tė Cilit nuk ka patur asgjė” nė hadithin qė ka nxjerrė Imam Muslimi transmetuar nga Ebu Hurejrja, i cili ka thėnė se i dėrguari i Allahut ka thėnė :

    “Kush thotė para se tė flejė: O Allah! Zot i qiejve dhe i Tokės, Zoti i Arshit tė Madh, Shpėrthyesi i bėrthamės dhe i farės. Ti je Zbritėsi i Teuratit, Inxhilit dhe Furkanit (Kuranit), tė lutem ty tė mė mbrosh nga e keqja e vetvetes dhe nga e keqja e ēdo keqbėrėsi qė ėshtė nėn zotėrimin Tėnd (qė Ti e merr prej balukeje). Ti je i Pari e para Teje nuk pati asgjė e Ti je i Fundit e pas Teje nuk do tė mbetet asgjė. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty s’ka asgjė. Ti je i Padukshmi e nėn Teje s’ka asgjė. Largoje nga ne borxhin dhe na mbro prej skamjes!”. Nuk do ta dėmtojė atė asgjė gjatė asaj nate.

    Disa dijetarė kanė pėrdorur termin “i motshėm” duke u bazuar nė njė hadith tė dobėt qė ka nxjerrė Ibnu Maxhe, por kjo ėshtė gabim, sepse kjo fjalė nė gjuhėn arabe do tė thotė paraprirės i tė tjerėve, ose qė nuk e ka parakaluar atė askush, ose nė llojin i tij ka edhe mė tė rinj. Pėr tė qenė mė tė saktė, ne i pėrmbahemi asaj qė na ka ardhur nė Kuran dhe Sunet.

    Ndėrsa fjala e tij “Nismėtari pa fillim” ėshtė komentim i Emrit tė Tij i cili do tė thotė: Themeluesi, Krijuesi i krijesave nga mosekzistenca, por pėrfshin edhe kuptimin Shpikės pa patur model tė mėparshėm. Tė dy kėto kuptime kanė ardhur nė Kuran:

    “Falenderimi i takon Allahut, Filluesit tė qiejve dhe tokės” Fatir 1.

    Nė njė transmetim tė Ibn Abasit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregohet se ka thėnė: Nuk e dija se ēdo tė thoshte “Filluesi i qiejve dhe i tokės” deri sa mė erdhėn mua dy beduin (banorė tė shkretėtirės) tė cilėt grindeshin pėr njė pus. Njėri thoshte e fillova unė, tjetri thoshte e fillova unė (d.m.th e hapa unė, e bėra pasi ai nuk gjendej mė parė).

    Ndėrsa pėr emrin “Shpikės” Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “Ai ėshtė Shpikėsi i qiejve dhe i Tokės…” El Bekare 117.

    Domethėnė: Themeluesi i tyre pa kurrfarė modeli tė mėparshėm.

  6. #6
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Asgjė s’ka pas Tij, i Vetėm nė Lartėsim




    “Asgjė s’ka pas Tij”
    domethėnė: Ai ėshtė i Fundit dhe pas Tij nuk ka asgjė, sikurse e ka sqaruar kėtė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).

    “i Vetėm nė Lartėsim” domethėnė: ėshtė veēuar me Qenien e Tij i Pari dhe i Fundit.

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Dėgjues, Shikues, i Gjithėditur e Folės

    Fjala e tij “Dėgjues, Shikues” pohon dy Cilėsi tė Allahut tė Madhėruar: Dėgjimin dhe Shikimin. Pėrsa i pėrket Dėgjimit, Allahu i Madhėruar i pėrfshin tė gjitha zėrat, duke i dalluar me dije dhe saktėsi. Kjo tregon se Allahu i Madhėruar i dėgjon tė gjitha zėrat nė mėnyrė tė plotė e gjithėpėrfshirėse. Ai dėgjon lavdėrimin e mbajtėsve tė Arshit, lavdėrimin e engjėjve tė qiellit, lavdėrimin e tė gjithė njerėzve dhe xhindėve si dhe tė gjithė krijesave, pavarėsisht nga ndryshimi i zėrave, gjuhėve apo dialekteve tė tyre. I dėgjon tė gjithė nė njė ēast tė vetėm, pa iu pėrzier Atij zėri me zėrin, apo gjuha me gjuhėn tjetėr.

    Dėgjimi i Tij i ka pėrfshirė tė gjitha qeniet, siē ka thėnė Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!): “Falenderimi i takon Allahut, i Cili pėrfshin me Dėgjimin e Tij tė gjitha qeniet. Pasha Allahun, erdhi dialoguesja (Haule bint Thalebeh) tė bisedojė me Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ēėshtjen e burrit tė saj (Eus bin Samit). Pasha Zotin, unė isha nė njė qoshe tė shtėpisė dhe nuk e dija se ē’po i thoshte. Atėherė Allahu i Madhėruar shpalli qė nga sipėr shtatė qiejve: “Vėrtet, Allahu i dėgjoi fjalėt e asaj, e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, qė u ankua tek Allahu, prandaj Allahu e dėgjon bisedėn tuaj, Allahu ėshtė Dėgjues, Shikues (Vėshtrues).” Muxhadele, 1. Transmetoi Buhariu.

    Ndėrsa, pėrsa i pėrket Shikimit, Allahu i Madhėruar pėrfshin me tė, tė gjitha gjėrat e vėzhgueshme, persona apo ngjyra qofshin ato, sado larg apo tė imėta qofshin ato. Tek Ai nuk ndikon asnjė pengesė apo perde. Ai i shikon ato nga tė gjitha anėt nė mėnyrė tė plotė e gjithėpėrfshirėse. Nė shumė raste, nė Kuran kėto dy cilėsi pėrmenden bashkė, pėr tė pohuar gjithpėrfshirjen, siē thotė Allahu i Madhėruar:

    “Askush dhe asgjė nuk ėshtė si Ai. Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi.” Shura 11.



    “Vėrtet, Allahu i dėgjoi fjalėt e asaj, e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, qė u ankua tek Allahu, prandaj Allahu e dėgjon bisedėn tuaj, Allahu ėshtė Dėgjues, Shikues (Vėshtrues).” Muxhadele, 1.

    Gjithashtu dhe Fjala e Tij drejtuar Musait dhe Harunit:

    “Ai (Allahu) tha: “Mos u frikėsoni se Unė jam me ju (me Ndihmėn Time), dėgjoj dhe shikoj.” Ta Ha, 46.

    Po ashtu edhe Fjala e Tij:

    “Allahu ju urdhėron qė t’u jepni amanetin tė zotėve tė tyre, dhe kur tė gjykoni, tė gjykoni me drejtėsi mes njerėzve. Sa e mirė ėshtė kjo qė ju kėshillon! Allahu dėgjon dhe shikon ēfarė veproni.” Nisa, 58.

    Ebu Daudi transmeton nga Ebu Hurejrja se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e lexoi kėtė ajet dhe kur mbėrriti tek Fjala e Allahut tė Madhėruar: “Allahu dėgjon dhe shikon ēfarė veproni” vendosi gishtin e madh te veshi dhe gishtin tregues te syri.

    Kėtė Profeti e ka bėrė pėr tė pohuar kėto dy cilėsi. Vėrtet qė Allahu i Madhėriur i ka pėrēmuar “zotat” e idhujtarėve (politeistėve), ngaqė ata as nuk dėgjojnė e as nuk shikojnė. Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “A kanė ata (idhujt) kėmbė tė ecin me to, a kanė duar tė rrėmbejnė me to, a kanė sy tė shohin me to, a kanė vesh tė dėgjojnė me to?…” Araf, 195.

    Ashtu si edhe Ibrahimi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka vėnė nė dukje mangėsitė e “zotave” tė idhujtarėve pėr shkak tė mosdėgjimit tė tyre. Allahu i Madhėruar thotė:

    “Lexoju atyre ngjarjen e Ibrahimit kur i tha babit tė vet dhe popullit tė tij: “Ēfarė jeni duke adhuruar?” Ata i thanė: “Adhurojmė idhujt, vazhdimisht u jemi besnik atyre!” Ai tha: “A ju dėgjojnė ata juve kur u luteni?” ose “A ju sjellin dobi juve apo dėm?…” Shuara, 69-73.

    Allahu i shkatėrroftė gjymtuesit (muatilėt) tė cilėt i deformuan Cilėsitė e Allahut tė Madhėruar. Allahu i ka pėrēmuar idhujtarėt, ngaqė idhujt e tyre nuk i zotėronin kėto cilėsi.

    Nė fjalėn e tij “i Gjithėditur” pohohet Cilėsia e Diturisė, me tė cilėn arrihen tė gjitha njohuritė ashtu siē janė, pa u ndryshuar.

    Allahu i Madhėruar thotė:

    “…Ai ėshtė i Gjithėdijshmi, i Urti.” Tahrim, 2.

    “…Mė tregoi i Gjithėdijshmi, Njohėsi i tė fshehtave.” Tahrim, 3.

    “…Ai e di ē'futet nė Tokė dhe ē'del prej saj, ē'zbret prej qiellit dhe ē'ngjitet nė tė,…” Hadid, 4.


    “Ēelėsat e fshehtėsisė janė vetėm tek Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di askush veē Tij. Ai e di ēka ka nė Tokė dhe nė det, Ai e di pėr ēdo gjethe qė bie dhe s’ka kokėrr nė thellėsi tė tokės, s’ka tė njomė dhe s’ka tė thatė qė nuk ėshtė nė librin e qartė.” En'am, 59.


    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ēelėsat e fshehtėsisė janė pesė dhe askush pėrveē Allahut nuk i di ata”, pastaj lexoi Fjalėn e Allahut tė Madhėruar: “S'ka dyshim se vetėm Allahu e di kur do tė ndodhė Kiameti, Ai e di kur e lėshon shiun, Ai e di se ē’ka nė mitra. Askush nuk e di pėrveē Tij se ēfarė do t'i ndodhė nesėr dhe askush nuk e di, pėrveē Tij, se nė ē’vend do tė vdesė. Allahu ėshtė mė i Dijshmi, mė i Njohuri.” Llukman, 34.

    Nė fjalėn e tij “Folės” pohohet Cilėsia e tė folurit, pasi Allahu i Madhėruar, flet me Fjalė reale siē tha Allahu i Madhėruar:

    “… e Musait i foli Allahu me Fjalė” Nisa, 164.



    “E kur Musai erdhi nė kohėn qė i caktuam, i foli Zoti i Vet…” Araf, 143.


    Interpretimi i muatilėve se ajo qė i foli Musait ishte pema dhe jo Allahu i Madhėruar, ėshtė interpretim i gabuar, pasi Allahu thotė nė Kuran:

    “Dhe kur arriti tek ai (zjarri) nga ana e djathtė e luginės sė atij vendi tė bekuar me pemė, u thirr: ‘O Musa, s'ka dyshim se Unė jam Allahu, Zoti i botėve.'” Kasas, 30.

    Pra, ėshtė e pamundur qė pema tė thotė Unė jam Allahu.

    Gjithashtu, edhe skolastikėt kanė gabuar nė mendimin e tyre, se Fjala e Zotit tė Madhėruar ėshtė e folur (fjalė) nė vetvete. Pėr kėtė ata argumentohen se nėse i pohojmė Allahut tė Madhėruar zė, e kemi pėrngjasuar Atė me krijesat. Argumentimi i tyre ėshtė i pabazė, sepse pohimi i zėrit nuk pėrmban krahasim, pasi Allahut tė Madhėruar nuk i pėrngjan asgjė. Allahu i Madhėruar ka thėnė:

    “… Zoti i tyre i thirri: 'A nuk ua ndalova ju dyve atė pemė?'…” Araf, 22.

    Kjo tregon se thirrja nuk realizohet, veēse me zė tė dėgjueshėm. Siē ka ardhur nė njė hadith tė nxjerrė nga imam Ahmedi dhe Taberaniu nga Abdullah ibn Enes i cili thotė: kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke thėnė: “Do t'i ringjallė Allahu njerėzit tė zhveshur dhe tė pabėrė synet dhe do t'i thėrrasė ata me zė, ku ata qė ndodhen larg do ta dėgjojnė ashtu si ata qė janė afėr: Unė jam Mbreti Unė jam Mbisunduesi. ”

    Pėr tė hedhur poshtė fjalėn e bidatēinjėve, mjafton poshtėrimi qė Allahu i Madhėruar i ka bėrė beni israilėve, kur morėn si zot atė qė as nuk fliste dhe as i drejtonte nė ndonjė rrugė, duke thėnė:

    “Nė mungesė tė tij, (pas vajtjes nė Tur pėr tė marrė Teuratin) Populli i Musait bėri nga stolitė e veta njė trup viēi (pėr ta adhuruar atė). Ai kishte britmė (sikur pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhėzonte nė ndonjė rrugė tė drejtė. E morėn atė (viēin si idhull), e ishin tė padrejtė (ndaj vetes sė tyre).” Araf , 148.

  8. #8
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    I Plotfuqishėm t’i kthejė botrat, siē qe dhe Krijonjės

    Nė fjalėn e tij: “I Plotfuqishėm t’i kthejė botrat, siē qe dhe Krijonjės” pohohet Cilėsia e Fuqisė. Allahu i Madhėruar thotė:

    “…Allahu ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė.” Bekare, 20.

    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “E di se Allahu ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė dhe se Allahu e ka pėrfshirė ēdo gjė me Diturinė e Tij.”

    Transmeton Ibn Sinij, siē ka ardhur nė librin e lutjeve.

    Nė kėtė hadith ka kundėrpėrgjigje pėr mohuesit e ringjalljes. Allahu i Madhėruar thotė: "Ashtu siē e filluam krijimin e parė, ashtu do ta rikthejmė atė." Pėr kėtė ēėshtje do tė flasim mė vonė.

  9. #9
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Dėshirues, nė kohėn e tyre krijesat i deshi



    Nė tė pohohet Cilėsia e Vullnetit (Dėshirės sė Allahut). Vullneti ndahet nė dy lloje:

    Lloji i parė: Vullneti universal, me tė cilin Allahu krijoi ēdo gjė qė dėshiroi.

    Lloji i dytė: Vullneti ligjėrimor, me tė cilin Allahu i ligjėroi robėrve tė Tij ēdo gjė qė Allahu e do dhe kėnaqet me tė. Jo ēdo gjė qė dėshiroi Allahu ekzistencėn e saj e deshi atė, por e dėshiroi atė pėr urtėsi tė cilėn e di vetėm Ai. Allahu nuk krijon asgjė kot dhe pa funksion, ashtu siē thotė Allahu i Madhėruar:

    “Ne nuk i krijuam qiejt e Tokėn dhe gjithēka qė ėshtė mes tyre pėr tė luajtur.” Enbija, 16.

    Kėshtu, jo ēdo gjė qė e deshi e krijoi. Vėrtetė qė Allahu i Madhėruar e ka krijuar tė keqen, por nuk e do atė, dhe as qė urdhėron ta veprojmė; po ashtu e ka krijuar imanin (tė besuarit) dhe nuk ka dėshiruar qė tė besojnė tė gjithė krijesat e Tij, por dėshiroi t’i sprovojė ata. Allahu i Madhėruar thotė:

    “…Allahu ka argumentin mė tė plotė dhe sikur tė donte Ai do t’ju vinte nė rrugė tė drejtė tė gjithėve.” En'am. 149.

    Ndėrsa kuptimi i “Dėshirues, nė kohėn e tyre krijesat i deshi” do tė thotė se Allahu i Madhėruar, ka pėrcaktuar pėr krijimin dhe pėrfundimin e tyre njė kohė tė caktuar, e gjithė kjo nė pėrputhje me Urtėsinė dhe Diturinė e Tij. Allahu i Madhėruar thotė:

    “Ēdo popull ka afatin e vet, e kur t’u vijė afati i tyre, ai nuk mund tė shtyhet pėr asnjė moment, e as tė shpejtohet.” Araf, 34.

  10. #10
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    I Plotfuqishėm, me themel vendosi ēka deshi.

    Fjala e tij: “I Plotfuqishėm, me themel vendosi ēka deshi” do tė thotė se me Fuqinė e Tij absolute, krijoi ēdo gjė, nė atė mėnyrė qė e dėshiroi. Pėr Allahun asgjė s'ėshtė e pamundur.


    vijon

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 16:53
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •