Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Ercy Mirage

  1. #1

    Ercy Mirage

    Per ata qe si dine akoma Ercy Mirage eshte nje nder DJ me te mire te New York. Do thoni po ne c'na duhet sa te tille ka. E ne fakt ka shum po e vecanta me Ercy eshte SHQIPTAR
    Goxha i ri ne moshe, po shum i talentuar. Nuk i thone pak qe te arrish te jesh nder me te miret, kur moshataret e tij akoma presin ti shpetojne bouncer-it, qe te shikon shtrember tek dera e club-it, dhe te futen brenda.

    Hey SHQIPE play that F@&%$ song.

    Per me shum info dhe vizitoni faqene tij te myspace:
    http://profile.myspace.com/index.cfm...endid=18594626

    ps: i vetmi remix qe munda te gjej ne youtube per momentin:

    http://www.youtube.com/watch?v=FXwxdGC54KA

  2. #2
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Dj Ercy Mirage rrotullon Nju Jorkun

    Gjate viteve ne Albaniac kemi shkruar perkengetare,aktore,balerine,regjizore,modele,kore ografe biles dhesportiste po rradhe per Dj ndaj dhe sot vendosem te publikojmeintervisten me Dj Ercy Mirage, i cili luan muzike ne klubet me tenjohura te Nju Jorkut dhe botes, ka publikuar disa singla , ka ngjiturklasifikimin e Billboard Chart dhe mbi te gjitha eshte shqiptar! Eshtenje bisede e gjate (fale meje qe nuk me pushon goja) dhe interesante(fale Ercy qe ka arritur goxha sukses per moshen e re qe ka), bilesbiles eshte nje bisede plot humor…kam treguar dhe barcaleta unelol.Ketu keni mundesine te degjoni dhe nje remiks eskluziv te Dj Ercyper Albaniac ndersa per me teper informacion rreth muzikes se tijkerkoni ne web apo vizitoni faqet ne MySpace dhe FaceBook.Ercy eshtecool e ju ne menyre absolute nuk duhet ta humbisni kete prezantim tepare te tijin ne shtypin shqiptar ndaj…1.2.3. Hey Dj! Play myF&^%&* Song!

    INTERVISTA



    Elbino: Hey si ja kalon?

    Ercy: Mire o njeri, tu punu ne nje remiks per Albaniac…

    …Oh! Shume cool!

    Po ti si ja kalon,cfare po ben....

    Jam duke pare nje video “erotike” te nje kengetareje shqiptare…

    Te ciles?

    Arta Bajrami, eshte nga Kosova, do te ta nis?

    Patjeter!

    Nuk eshte aq interesante vec,mos u mpreh shume lol.

    (pasi e sheh) As interesante as seksi lol (videoja). Une kam pare ate te Inis Gjonit…

    …Ajo video ishte HOT

    Une tu qesh tere kohes,sepse ajo ishte tu pi kokaine tek %$#i atij hahhaa

    Ajo ka treguar se nuk ka qene kokaine..

    …Kuptoj lol

    Kurse une nuk kuptova sesi dhe “punonte” dhe bente thashetheme hahahhaa

    LMAO

    Shqiptar bre njeri hahaha

    Une tu mendu “puno ene mylle se na hutove” hahaha

    Inisi eshte ok,por motra e saj eshte shume shume hot! Kur i kam pa videon “Jek e jek” ..o lale!!

    Shume hot he…dhe ajo ka pozuar nudo diku mesa mbaj mend, por kjo videoja e Artes qenka kot, sa u mpreha lol. Kush vendos kolltuqe tek xhakuzi LMAO.Ka mundesi te jete ndonje hotel…

    Ka mundesi.

    U preha me pa seks lol keta me syze djelli ne xhakuzi.Duhet te jete e pergatitur kjo video s’ka mundesi

    Qenka kot fare o njeri as gjokse nuk tregoka hahaaa.Vetem dy shqipe te pire shoh une.

    S’ma do mendja qe jane te pire se jane tu dhene lajmet

    Po ta beje ti nje video porn si do ishte?

    Rreth pese modele seksi, disa shishe vodka, nje blunt ne fund i veshur shik me kostum diku ne Atlantik Siti apo Majami me Bob Marley ne maksimum.

    Hahahahhahahaahhaha

    E pasi ta pij marijuanen i nxjerr jashte modelet

    Te pesta?

    Yep!

    Qonke nam ti lol

    F* that dhe te pesta shishet jane per mu me ca koka kola e nja dy shkopa biskote.

    A je arrestuar ndonjehere duke ngare i pire?

    Po..shume keq ka qene puna

    Te dhashe sherbim shoqeror?

    Dy jave…

    Hahahhahaha me kostum portokalli?

    …dhe 10 ore shikim i detyruar videosh (me pasoja te alkolit dhe aksidenteve me makine).

    - Shpresoj mos te jene pyetjet ketoHahahahaha

    - Se po prezantohem si mafjoz tek publiku i Shqiperise lol

    - Do pyesin nese kam nonji lidhje me muziken apo me Dj Blunt (cigrja e marijuanes)…me qe ra fjala Dj Blunt eshte njish!

    Jam duke kryer nje interviste me te.

    - Bro! Kenget e tij jane super! Isha duke degjuar “Hey”

    - Jam shkri tu qesh,”We have another club banga from the kitchen” hahahhaa

    Dhe ti super je!

    Faleminderit!

    Te luash ne klubet e Nju Jorkut patjeter duhet te jesh me mire se i mire.

    Ke te drejte, eshte veshtire, por ne te njejten kohe dhe shume qejf.Nuk ka me mire se nje dhome me 5000 veta qe therret emrin tend “Ercy Ercy”

    Hera e fundit qe kam qene ne nje rave party, ishte rreth tre vjet me pare,por nuk i organizojne me.

    I urrej Rave Party

    Une i kam qejf lol. Njerzit vishen cuditshem dhe cool, behen underground jo te gjthe e dine se ku eshte.

    Yeah, por mushen me droge.

    Seriozisht? Lol Hmmmm…ndoshta.

    Hahahhaa

    Ke qene ndonjehere tek “Pacha” (klub ne N.Y)?

    - Ma do mendja,se emrat s’para i mbaj mend, por “Velvet List” organizon party aty,ndaj jam 100% qe kam qene.

    - Kam pas punu me “Velvet List”

    Vertet? Ata te kenaqin.Te merr ndonjera ne ora 10 ne telefon dhe te pyet “A do vish sot ne klub?” Une tu menu …hmmm…si ka mundesi kam harruar..e pyes kush eshte, vec kur thote “Amanda nga Velvet List”

    Hahahhahaa

    Te ngrejne shpresat kot,tu menu se ja hodhe nates.Po ti je Dj e s’besoj te kesh probleme me femrat.

    - Aspak hahhahaha

    Ok, shoqerohena lol. S’te kam pare te luash ne mbremjet shqiptare ketu…

    Oh cfare me ke kujtuar…Lerme te tregoj nje ndodhi.Para pak kohesh nje shqiptar vjen me takon e me thote qe ka nje bar por nuk kane pajisjet,por une mundem me shku me lujt atje pak muzik shqiptare e hip-hop e mund te bej rreth 150-200 dollare…

    150 apo 1500?

    - 150!

    - Hahhahaahahha! Pasi ja kisha shpjeguar se cfare bej dhe ku luaj.

    150 si nje -pese -zero? Seriozisht e kishte?

    Une tu i thene “Vella minimumin e kam 2500…” kur ma ben “Avash avash ti kjo esht’ bar me burr i dheut”

    Hahahahha OMFG! A nuk te tha “U bone ti shqipe!” hahahha

    Kam pasur dhe nje rast tjeter me njerin.Isha shume i merzitur,sepse nje prej kontratave me agjensine e muzikes, nuk u kryes e kur me vjen nje Shqipe ne kafe e me pyet “Ca ke mer bab t’ka lon gruaja e?” Tu i shpjegu qe m’kane dal njady probleme me punen. Ene ai m’pyet se me ca merrem, i tregoj qe jam producent dhe pronar i nje shtepie diskografike kur me thote “ooouuuu! U bone ti e!”

    Hhahahhahah! Sa kom qesh!

    Cuz! Sa me ka nxeh, u cova i thashe ma thuj dhe nji here.

    Kena nerva ne lol. Eshte qesharake,se me ja thene ndonje amerikan dhe sikur te genjej, e besojne nuk thone gje,me tregu nje shqiptar direkt “Po pra mo!”

    - LMAO!

    - Nji here isha ul ne kafe po prisja nje shokun tim e perball kisha nje plak, burre i mire po llafazan.Po me takonte njera, e si fanse tu me pergezu e tu m’perqafu,kur iku ajo m’pyt plaku “Cfare je ti cuno i famshem e?”Po i them jam aktor filmash pornografik.Hapi syte plaku e m’thote “Po gjeji xhajes nonji goc se me ka rane menja” Kam qeshur me te madhe nuk e ke idene.

    Kurse une them qe jam Majkell Xhekson, ashtu kam vendos dhe mesazhin ne sekretari. Shumica e njerezve harrojne me lene mesazh se i kap e qeshura.Shoferi i taksise (indian) me le mesazh “Majkell Xheksooon Ajm rrrajt hirrriii”

    Hhahahah LMAO

    Apo ata reklamuesit ne telefon…Sa inat i kam! A mundem me fol me ElllelEBino (nuk thone dot emrin)? I them “Ju flet Majkell Xhekson s’ka EllelEBino i kap qe qeshura ene e mbyllin.Nji here, mori njeri dhe tha mundem me fol me Elbinon i them “Jo, une jam Majkell Xhekson”. E myll telefonin ai e merr serisht. I them nje shoqes time pergjigju ti. Kap telefonin ajo ene flet “Allo Madonna” hahahhaaOK! Boll fola per veten lol le te flasim per ty pak, kur ke filluar te merresh me disqet.

    Kam filluar qe ne moshe te vogel.Duke luajtur ne festat e adoleshenteve e duke eksperimentuar me pajisjet e mia.Gjithmon kam qene i influencuar prej muzikes, familjes dhe pasionit. Nga viti ne vit,u njoha me me shume njerez duke krijuar rrethin tim e atehere fillova te luaj ne klubet lokale e me pas ne klubet e njohura si Limelight,Spirit,Exit, Spirit,Icon, Crobar, Sereo, Cielo, Pacha, CPI, Mansion, Marquee, QUO and many more e te tjera vende te cmendura* ne Manhatan.

    Sa vjec keni qene kur keni filluar?

    14

    WoW! Po tani sa vjet jeni ?

    20, kete shtator mbush 21.

    Jo! Ti as nuk paske mbush moshen me pi alkol ne Amerike hahahhaha ene je arrestu? Hahahhaha!

    Bro! Une kam nis pijen qe 17-18 vjec. Tu lujt ne klubet 21+ ke alkol sa te duash ene falas per Dj lol.

    Paske qene si ato binjaket Olsen lol

    Holla! Konsiderohesha si producenti dhe drejtuesi me ri dhe me influencues ne Ameriken e Veriut prej revistes “Dj Times”

    Nize Nize 20 vjec dhe ke shkuar ne vende ku shumica e njerzve kurre s’kane me shku.

    Kam qene si Dj ne Angli,France,Spanje,Portugali,Gjermani,Itali,Greqi ,Arabi,Japoni,Brazil.Kolumbi etj dhe sigurisht SHQIPERI .Dy vjetet e fundit te jetes sime kane qene me te cmendurat.

    Ke luajtur dhe ne trevat Shqiptare?

    Sigurisht.Kam qene tek “Lollypop” disa here si dhe ne Ulqin. Ne fakt Ulqini eshte vendi ku me pelqen te luaj me se shumti.Kur perendon djelli atje…magjike!

    Kur e merr vesh qe ke arritur sukses si Dj? Pyes,sepse eshte si te thuash nje market me vete qe rralle perzjehet me tregun e pergjithshem te muzikes…

    Nese luan ne me shume se dhjete shtete ne vit dhe ti je kryesori ne show,te publikohen kenget ne hitparejde dhe shet singlat, atehere kupton qe ke arritur sukses,por serisht, ne vend qe “t’ja arrish” suksesit, duhet me teper te mendosh qe te ecesh ne te njejtin ritem si dhe industria e kesaj muzike,sepse gjithcka ndryshon shume shpejt.

    Ne cilin qytet ke lindur dhe je rritur ne Shqiperi?

    Ne Tirane. Kam jetuar aty deri ne moshen 11 vjecare.

    Cfare mbani mend nga femijeria juaj atje?

    Oh man! Shume gjera! Lojrat me femijet e lagjes deri nate vone,kur beheshim pis lol dhe futbolli! Ende e kam te preferuar.Mbaj mend dicka qe ende me ben pershtypje.Ne aq moshe te vogel mbyllesha ne dhome dhe degjoja muzike.

    Cfare muzike degjoje?

    Dj Bobo hahahhaa

    OMFG! Lol

    Apo “Be My lover” nga La Bouche, Police etj

    Dhjete vjet me vone, luan muzike ne klubet me te njohura dhe kane shkruar per ty revista si “MixMag”,”Remix”,”DjMag”, “Dj Times” etj… e tani me ne fund te kemi ne Albaniac : )

    Eshte kenaqsi vlla…

    Ke publikuar ndonje album apo singla?

    Po kam publikuar shume kenge dhe hiti qe me beri te njohur eshte “White Chocolate EP” qe arriti te klasifikohej ne vendin e trete te klasifikimit per muziken elektronike ne bote te Bollboard Charts,

    Ku mund ta gjejme kete kenge?

    Lexuesit mund te kerkojne ne faqen www.Beatport.com

    Cfare planifikon per te ardhmen?

    Disa kenge te reja, te rikthehem ne treg dhe ti ngjitem sa me prane Tiestos ne klasifikimin e Dj.

    Sa i vjeter eshte Tiesto?

    43

    E me mire ke kohe dhe 22 vjet hahahhaha

    Jo jo! I kam premtuar vetes qe kur te mbush 30 vjec do jem ne nivelin e Tiestos, se jo per gje po nuk du me ja marr vendin qe tani (ben shaka).

    Ka shume mundesi qe te ja arrish qellimit,Je 21 dhe e ke filluar mbare…ne dhjte vjet…pse jo?

    Ooooh shume faleminderit man!

    M’thuj! Ca do beje sikur ne klubin ku ti luaje do shikoje ne shesh ndonjerin me kufje ne vesh?

    Nuk di…Ndoshta do ndaloja muziken e do i thoja “Hiq m* e kufjeve ti idiot” lol Tu be shaka se me te thene te drejten nuk di cdo kisha bere…po normale qe do reagoja.

    Te peyta se une e kam bere ate pune shpesh lol

    LMAO! Hahahhahaa!

    Nese nuk me pelqen muzika, vej kufjet. Kam nje pale Sony qe s’dun me ja dit se ne ca klubi je,muzika e iPodit tend per qejf.Ama me ma be mu,i kisha gjujt me domate.

    Domate? Ne klub? Ku do I gjeje?

    Nji me vete per siguri lol.

    Ercy, ti e more vesh se; qe prej momentin kur thashe “Hello” e deri tani jemi duke zhvilluar intervisten apo jo?

    Vertet? Cool! Gjithe biseden do e vendosesh?

    Pothuajse : )

    Rreth Ercy Vizitoni
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #3
    Hajde copy/paste hajde ... po jepi pakez kredit Albaniac per infon

  4. #4
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Hahaha - nejse mfal qe kam bo, po desha me dit njerzit pak ma shum reth Dj Ercy Mirage
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •