-
Prona dhe Trashegimia..
E Hene, 16 Maj 2005
NDAHET NE MES PASURIA QE VJEN NGA TURQIA
Vendimi i fundit: Pasuria per te cilen u bene 15 vjet gjyqe, do ndahet tek dy djemte
15 vjet te tera procese gjyqesore dhe me ne fund arriti dita e vendimit te Gjykates se Larte. Pasuria marramendese e bashkatdhetarit Jahja Satka, eshte vendosur te ndahet mes dy djemve te tij Veri dhe Xhavit Satka.
I njohur si sipermarres i fuqishem ndertimesh ne Turqi me rreth 25 mije punonjes, Jahja Satka sot mbahet mend ne shtetin turk per kontributin e tij ne ndertimin e bashkise se Stambollit, pese spitaleve, ministrise se Kultures Turke, dy stadiumeve futbolli, dhjetera hoteleve dhe apartamenteve. Vetem ne administraten e tij ai kishte rreth dy mije zyrtare.
Eglantina Nasi
15 vjet te tera procese gjyqesore dhe me ne fund arriti dita e vendimit te Gjykates se Larte. Pasuria marramendese e bashkatdhetarit Jahja Satka, eshte vendosur te ndahet mes dy djemve te tij Veri dhe Xhavit Satka. Ne kete menyre, ky institucion i larte gjyqesor, u ka dhene fund gjyqeve pa fund dhe vendimeve te deritanishme te formes se prere pa fuqi ligjore. Gjykata e Larte keshtu, respektoi vendimin e marre nga Komiteti ekzekutiv i Skraparit vite me pare, qe legalizoi faktin se "femijet e quajtur Veri Satka dhe Xhavit Satka, te adoptohen prej Jahja e Xhevrie Satka, duke marre per atesi Jahja Satka dhe memesi Xhevri Satka." Behet fjale per nje konflikt pasuror te z.Jahja Satka i cili ka vene ne ne Turqi nje pasuri marramendese deri sa vdiq ne vitin 1977. I njohur si sipermarres i fuqishem ndertimesh ne Turqi me rreth 25 mije punonjes, ai sot mbahet mend ne shtetin turk per kontributin e tij ne ndertimin e bashkise se Stambollit, pese spitaleve, ministrise se Kultures Turke, dy stadiumeve futbolli, dhjetera hoteleve dhe apartamenteve. Vetem ne administraten e tij ai kishte rreth dy mije zyrtare. Por menjehere pas vdekjes se tij, trashegimtaret ne Shqiperi filluan konfliktet mes tyre duke dashur te pervetesonin kete pasuri te konsiderueshme qe z.Jahja Satka do te linte per pasaardhesit e tij.
Po cilet jane trashegimtaret e tij legjitime ne Shqiperi?
Sipas te dhenave, emigranti shqiptar ne Turqi qe ne vitet '20 te shekullit te kaluar, nuk kishte femije se ne kushtet qe ishin atehere nuk mund te bente dot bashkim familjar me te shoqen qe e la ne Radesh te Skraparit. Por heren e fundit qe erdhi ne Shqiperi, ne vitin 1964 ai vendosi te adoptoje dy femijet e vellait te tij, Adilit, perkatesisht Xhevitin dhe Veriun. Kjo u realizua ne baze te dekretit nr.602 te dates 19.05.1948 "Mbi adoptimet", i cili shfuqizoi vendimin e meparshem te vitit 1961 per biresimin e nje tjeter personi. Vendimi i fundit i keshillit ekzekutiv te Skraparit, ndodhej ne dosjen 92 te arkivit te ketij institucioni, or nuk dihet nga kush eshte zhdukur dhe ku ka perfunduar. Deri tani nuk eshte bere asnje padi dhe asnje hetim ndaj punonjesve te arkivit per kryerjen e nje akti te tille. Por fakti qe Veri dhe Xhevit Satka jane trashegimtare te Xhevrie dhe Jahja Satkes vertetohet edhe me certifikaten e dates 20 gusht 1992, noteruar me nr.2797, date 24.11.1994. Por cuditerisht ne vitin 1997, gjykata e rrethit te Skraparit njohu si trashegimtare te radhes se pare te Jahja Satkes vetem bashkeshorten e tij Xhevrie Satka. Por si eshte e mundur qe Jahja Satka te kete leshuar testament vetem per njerin djale kur ai ka biresuar dy? Ne nje kohe kur Veri dhe Xhevit Satka jane ligjerisht dhe zyrtarisht bijte e tij. Nderkohe, nje testament tjeter e ka lene per te ashtuquajturen gruan e tij ne Turqi, Naxhie Yziai e cila ka ndryshuar me qellim perfitim nga trashegimia edhe mbiemrin e saj.
Shteti ka pervetesuar mijera dollare
Duke perdorur faktin se gjykata e rrethit te Skraparit ka lene ne fuqi si trashegimtare vetem bashkeshorten e tij, Xhevrien, shteti shqiptar i asaj kohe ka marre vendimin per pagesen ndaj saj te nje shume te konsiderueshme prej 322 997 dollaresh. Per kete arsye, me pas Banka Tregtare e Shqiperise dhe ministria e Financave do te autorizoheshin per pagesen e kesaj shume ndaj Xhevries. Por ende nuk dihet nese ajo e ka pervetesuar kete shume lekesh. Nuk dihet ende nese ajo i ka marre keto leke. Por ekziston edhe mundesia qe nje pjese e shumave qe Jahja Satka dergonte ne Shqiperi te jene pervetesuar prej shtetit shqiptar te asaj kohe i cili nuk lejonte kalimin e ketyre pagesave ndaj shtetasve te tij.
Trashegimtar nuk eshte vetem Veriu, por edhe Xheviti
Por ne vendimet e disa gjykatave per kete ceshtje ka disa pasaktesi pasi ato mbajne te shenuar vetem emrin e Veri Satkes kur duhet te jete edhe ai i Xhevit Satkes si trashegimtar. Kjo sepse sipas vendimit nr.16 te dates 26.12.1994 ne rrethin e Skraparit jane njohur dhe biresuar te dy trashegimtaret. Por ky vendim i formes se prere nuk eshte zbatuar. Po keshtu, nepunesja e gjendjes civile te Olltakes ne Berat, Athina Simo ka pranuar se ka leshuar nje certifikate gabimisht ne emer te Veri Satkes. Po keshtu, ajo ka pranuar se ai i ka shkuar ne zyre me nje pasaporte boshe, por qe ajo nuk ka pranuar t'ia firmose pasi pasaporta kishte numra te tjere serie jashte atyre me te cilat eshte pajisur. Por, keshtu edhe ne vitin 1998 gjykata e rrethit te Skraparit ka njohur si trashegimtar per pronen e Jahja Satkes konkretisht Veri dhe Xhevit Satken. Duke kontestuar keto manipulime dhe falsifikime, gjykata e Larte me kryetar Avni Shehun ne daten 13.3.1996 ka vendosur kthimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e Beratit. Po keshtu, ne kete vit, gjykata e rrethit te Skraparit ka njohur si trashegimtar per pronen e Jahja Satkes te te biresuarit Veriun dhe Xhevitin.
..koha jone..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt