Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18

Tema: Metropol

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Postime
    11
    TANJUG-ut I PENGON FILMI KOSOVAR NĖ CANNES


    Shkrimi i gazetares sė Tanjug-ut, Natasha Otasheviq, pėr filmin kosovar “Etjet e Kosovės”, tė regjisorit Sunaj Raēa, tė shfaqur ditė mė parė nė festivalin e filmit nė Cannes, ėshtė edituar nė shumė gazeta serbe.
    Gazetarja me kėtė rast pėr tė dėshmuar se filmin nuk e ka shikuar si profesioniste e lėmisė sė artit, por si njė copėz e mozaikut tė politikės primitive serbe, sheh nė filmin e Sunaj Raēės atė qė nuk e ka parė askush tjetėr nė festivalin e filmit nė Cannes, sheh siē shkruan Ajo “Justifikimin qė i bėn ky film, para botės perėndimore, tė drejtės pėr pėrzėnie edhe tė atyre pak serbėve qė kanė mbetur nė Kosovė”.
    Gazetarja me asnjė fjali tė vetme nuk flet pėr vlerat artistike qė filmi bartė mė vete. Nuk ka mendim pėr regjinė e filmit, pėr skenarin, pėr aktrimin, kamerėn si dhe pėr shumė elementė tė tjerė qė e bėjnė filmin tė jetė magjia e shtatė. Natasha Otashiqin e vret fakti se “filmi i parė kosovar” arriti nė Cannes, dhe ate jo pėrmes Beogradit, por nga Kosova mėvete.
    Gazetarja filmin e quan edhe “pamflet politik”, duke vėnė theks tė veqantė nė klerikun katolik qė ndihmon fėmijėt shqiptar. Sikur harron se shqiptarėt nė harmoni tė plotė u pėrkasin tri konfeksioneve fetare. Po si kleriku katolik, edhe ai islam dhe ortodoks para sė gjithash janė tė gatuar si njerėz human dhe krejt mė pas sikur shqiptar dhe klerik. Pėr dallim nga gazetarja dhe politika redaktuese e agjensionit “Tanjug”, qė me gjuhėn e urrejtjes mė primitive i’u ka fryer pėr dekada tė gjitha luftėrave tė pėrgjakshme nė ish-Jugosllavi, klerikėt fetarė nė Kosovė, nė kėtė rast katolik, nuk kanė mundur tė qėndrojnė indiferent ndaj ekzodit tė dhunshėm masiv si dhe barbarive qė janė ushtruar mbi popullin e tyre. Indiferente nuk qėndroi as bota e qytetėruar demokratike.
    Natasha Otashiqi megjithėse i pėrket njė “populli hyjnor”, ėshtė mirė qė tė zbresė mes tė zakonshmėve dhe tė shijojė dhe ndiej gėzimin dhe brengat e njerėzve qė i rėnkojnė pasojave tė luftės dhe i gėzohen lirisė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fadil Berisha : 31-07-2006 mė 20:41

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Postime
    11
    TANJUG-ut I PENGON FILMI KOSOVAR NĖ CANNES


    Shkrimi i gazetares sė Tanjug-ut, Natasha Otasheviq, pėr filmin kosovar “Etjet e Kosovės”, tė regjisorit Sunaj Raēa, tė shfaqur ditė mė parė nė festivalin e filmit nė Cannes, ėshtė edituar nė shumė gazeta serbe.
    Gazetarja me kėtė rast pėr tė dėshmuar se filmin nuk e ka shikuar si profesioniste e lėmisė sė artit, por si njė copėz e mozaikut tė politikės primitive serbe, sheh nė filmin e Sunaj Raēės atė qė nuk e ka parė askush tjetėr nė festivalin e filmit nė Cannes, sheh siē shkruan Ajo “Justifikimin qė i bėn ky film, para botės perėndimore, tė drejtės pėr pėrzėnie edhe tė atyre pak serbėve qė kanė mbetur nė Kosovė”.
    Gazetarja me asnjė fjali tė vetme nuk flet pėr vlerat artistike qė filmi bartė mė vete. Nuk ka mendim pėr regjinė e filmit, pėr skenarin, pėr aktrimin, kamerėn si dhe pėr shumė elementė tė tjerė qė e bėjnė filmin tė jetė magjia e shtatė. Natasha Otashiqin e vret fakti se “filmi i parė kosovar” arriti nė Cannes, dhe ate jo pėrmes Beogradit, por nga Kosova mėvete.
    Gazetarja filmin e quan edhe “pamflet politik”, duke vėnė theks tė veqantė nė klerikun katolik qė ndihmon fėmijėt shqiptar. Sikur harron se shqiptarėt nė harmoni tė plotė u pėrkasin tri konfeksioneve fetare. Po si kleriku katolik, edhe ai islam dhe ortodoks para sė gjithash janė tė gatuar si njerėz human dhe krejt mė pas sikur shqiptar dhe klerik. Pėr dallim nga gazetarja dhe politika redaktuese e agjensionit “Tanjug”, qė me gjuhėn e urrejtjes mė primitive i’u ka fryer pėr dekada tė gjitha luftėrave tė pėrgjakshme nė ish-Jugosllavi, klerikėt fetarė nė Kosovė, nė kėtė rast katolik, nuk kanė mundur tė qėndrojnė indiferent ndaj ekzodit tė dhunshėm masiv si dhe barbarive qė janė ushtruar mbi popullin e tyre. Indiferente nuk qėndroi as bota e qytetėruar demokratike.
    Natasha Otashiqi megjithėse i pėrket njė “populli hyjnor”, ėshtė mirė qė tė zbresė mes tė zakonshmėve dhe tė shijojė dhe ndiej gėzimin dhe brengat e njerėzve qė i rėnkojnė pasojave tė luftės dhe i gėzohen lirisė.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Postime
    11
    "Etjet e Kosovės", Rajmonda Bulku nėna e filmit nė Prishtinė

    23 Nentor "Etjet e Kosovės", filmi mė i ri artistik i "Lara Entertainment" dhe regjisorit Sunaj Raēa. Loja e Rajmonda Bulkut, Ermela Telit e Tinka Kurtit pėrkrah Sheqerie Buēajt dhe Blerim Destanit nė premierėn e 25 nėntorit nė Prishtinė

    Janė njerėz tė zakonshėm me njė tragjedi tė madhe. Pėr tė njohur shijen e lirisė duhet tė paguajnė shumė dhe e bėjnė kėtė pa dyzim. E gjithė tragjedia e njė kombi dhe realiteti i skėterrshėm qė vetė populli i Kosovės ka provuar mbi kurriz, vjen e pėrthyer nė shirita filmikė, nė realizimin kinematografik "Etjet e Kosovės". Filmi me regji tė Sunaj Raēa do tė shfaqet pėr herė tė parė nė Prishtinė, mė 25 nėntor tė kėtij viti. "Kjo vepėr artistike ėshtė njė dramė e vėrtetė, qė vė nė pah lojėn e fatkeqėsisė mbi jetėn e njerėzve tė zakonshėm, tė cilėt pėr tė arritur vlerėn absolute tė lirisė nuk kanė pyetur pėr ēmimin qė duhet ta paguajnė. Ėshtė njė vepėr, e cila shpresėn njerėzore e ēon nė humnerė, ėshtė njė vepėr qė nė njė vend me rritje tradicionale sjell njė qytetėrim modern, ku bartėsit e tij financiarisht tė fuqishėm pėrjetojnė momente hedonizmi mbi fatkeqėsinė e njė kombi tė tėrė, thjesht ėshtė ekranizim i njė realiteti tė skėterrshėm", thotė pėr kėtė regjisori Raēa. Duke sjellė nė role aktorė tė tillė si Raimonda Bulku, Tinka Kurti, Ermela Teli apo Sheqerie Buēaj dhe Blerim Destani, filmi me produksion tė "Lara Entertainmet& Sh.F.Arena" ka nė qendėr tė tij protagonistė tė thjeshtė, qė nuk i pėrkasin elitės, por janė hallexhinj tė rėndomtė. Tė gjithė i ka kapur makthi i pasluftės dhe ashtu tė kėputur dhe tė etshėm pėr tė vėrtetėn, vazhdojnė ecejaket e tyre nė rrugėn e pasigurt tė jetės, duke u pėrplasur me rrethanat e reja dhe tė papriturat qė dalin prej tyre.

    Paslufta dhe pesimizmi dhimbės

    Ngjarja zhvillohet nė Kosovė dhe vazhdon nė tri linja, e cila paraqet tre fate tė ndryshme, me pėrfundim gati tė njėjtė tragjik. Pamjet e para tė filmit pėrfshijnė luftėn, por kėtu duhet dalluar skena e aktorit Blerim Destani nė rolin kryesor. Ai bėn njė banjo alla fshatarēe dhe ia kumton lajmin gruas sė tij (Sheqerie Buēaj) se do niset nė luftė dhe nuk i dėgjon lutjet e saj pėr tė qėndruar nė shtėpi. Njė dimension tjetėr qė mund tė nxirret nga ky film ėshtė antihumanizmi militar i pushtuesit, i cili nuk njeh asnjė kategori apo autoritet njerėzor. Heronjtė e luftės kthehen tė gjymtuar fizikisht dhe moralisht, pėr ta lufta me armė ėshtė mė e lehtė se sa lufta me vetė jetėn. Familja qė jeton nė fshat pėrjeton dy tragjedi, e para ėshtė humbja e fėmijėve, ndėrsa e dyta ėshtė se kryefamiljari kthehet i gjymtė. Ai ėshtė i paaftė ta ndihmojė gruan e tij nė gjetjen e fėmijėve, pėr ta e keqja pėrshkallėzohet. Familja tjetėr, qė jeton nė qytet ka probleme moralo-sociale, atė e pėrbėjnė njė kryefamiljar i papunėsuar, i cili gjithė ditėn i shikon lajmet dhe i ndjek me vėmendje, njė nėnė (Rajmonda Bulku), e cila nė shikim tė parė duket se i shmang obligimet familjare, duke e shpenzuar kohėn nė kėrkimin e personave tė zhdukur, por realisht ajo duhet ta plotėsojė njė premtim tė dhėnė. Fėmijėt e tyre paraqesin njė kontradiktė mė vete, djali i tyre ėshtė mentalisht i retarduar, ndėrsa vajza e punėsuar nė UNMIK influencohet nga luksi i zyrtarėve tė kėsaj organizate dhe moralisht devijon. Thjeshtė kjo familje simbolizon tjetėrsimin e vlerave tė familjes shqiptare dhe dekadencėn e shoqėrisė kosovare nėn administrimin e UNMIK-ut. Linja e tretė vendos nė skenė dy pleq, njė shqiptar dhe njė serb, tė cilėt komunikojnė nė mėnyrė jo tė zakonshme, pasi komunikimi i tyre nuk mund tė quhet bisedė, as polemikė e mė pak diskutim. Plaku shqiptar e ka humbur familjen e tij dhe shėtit me kecin e tij si hije nėpėr mal. Kjo kėlthitje e tij e dhimbshme paraqet njė lloj proteste ndaj fatit, i cili ka qenė i pamėshirshėm ndaj shumė familjeve shqiptare. I gjithė filmi sikur pėrshkohet nga njė ligj: "Nėse diēka shkon keq, do bėhet edhe mė keq”. Dhe, nė fakt, ashtu edhe ndodh, pasi askush nuk e shuan etjen pėr tė vėrtetėn.

    B.G

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Postime
    11
    Mediat serbe e kritikojnė prezantimin e filmit “Etjet e Kosovės” nė Festivalin e Kanės


    Nuk e durojnė filmin pėr luftėn e Kosovės

    Mediat serbe e kanė cilėsuar si pamflet filmin e regjisorit Sunaj Raēa. Ndėrsa regjisori thotė se e ka paraqitur njė realitet dhe se serbėt janė ata qė shpesh kanė bėrė pamflete kundėr shqiptarėve

    SHPEND ĒOĒAJ

    Filmi “Etjet e Kosovės” i regjisorit Sunaj Raēa ėshtė kritikuar ashpėr nė mediat serbe, pas prezantimit nė panairin e Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Kanė, “Cannes Market”. Nga mediat serbė, rrėfimi pėr luftėn dhe pasojat e saj nė Kosovė ėshtė cilėsuar si pamflet dhe, gjithashtu, ata e kanė minimizuar interesimin qė tė huajt kishin pėr filmin. Mė “meritorja” pėr kėtė ishte gazetarja Ana Otasheviq e agjencisė sė lajmeve “Tanjug”, nga e cila u “furnizuan” disa gazeta.
    Sipas Otasheviqit, qėllimi i “Etjeve tė Kosovės” (filmi i parė i Kosovės, siē e quan ajo) ka qenė i qartė. “Qė publikut perėndimor t’ia dėshmojė pse shqiptarėt nė Kosovė kanė tė drejtė t’i dėbojnė edhe ata pak serbė qė kanė mbetur atje tė jetojnė”, citon gazetaren serbe e pėrditshmja “Glas Javnosti”.
    Regjisori Sunaj Raēa, shkrimet e gazetave serbe i quan tė qėllimshme. Sipas tij, shfaqja e filmit kosovar nė tregun mė tė madh evropian tė filmit nė Kanė ėshtė pritur mirė dhe ka zgjuar interesim te shumė gazetarė dhe producentė tė huaj.
    “Duke dashur tė minimizojė interesimin pėr filmin, gazetarja serbe flet gėnjeshtra. Nuk ėshtė e vėrtetė se filmi ėshtė parė vetėm nga pesė veta, pasi qė vetėm stafi ynė, i kompanisė ‘Lara’ nga Gjermania, kishte 12 veta”, tha Raēa pėr “Lajm”.
    Sipas tij, me shfaqjen nė festivalin e Kanės, filmit i janė hapur dyert edhe pėr shumė festivale tė tjera. “Etjet e Kosovės” ėshtė shfaqur nė dy termine - nė orėn 10 ishin 50 shikues, kurse nė orėn 14 - 84 shikues.
    “Ėshtė e logjikshme qė njė gazetar serb tė shkruajė kėshtu pėr njė film kosovar, duke mos dashur tė merret me anėn profesionale tė filmit. Megjithatė, janė serbėt qė pėr njė kohė tė gjatė nė kinematografinė e tyre kanė bėrė pamflete edhe kundėr shqiptarėve”.
    Pas shfaqjes nė Kanė, “Etjet e Kosovės” pritet tė marrė pjesė nė disa festivale tė tjera ndėrkombėtare. Regjisori Raēa shpreson qė filmin ta shfaqė edhe nė festivalin e Sarajevės.

    Njė realitet

    “Etjet e Kosovės” tregon fatin e njė nėne kosovare, e cila kėrkon dy fėmijėt e saj tė rrėmbyer nga forcat serbe, teksa si refugjatė po iknin nga Kosova. Teksa nė mesin e viktimave tė kthyera nga varrezat masive nė Serbi ajo identifikon eshtrat e tė birit, nuk i mbetet gjė tjetėr veēse ta djegė veten. Ndėrkohė vajza, pėr tė cilėn mendonte se i ka vdekur, kthehet shėndosh e mirė.
    “Ushtarėt serbė e rrėmbejnė fėmijėn pesėvjeēar nga duart e nėnės sė pėrlotur dhe mė pas e vrasin priftin katolik qė i mbron fėmijėt shqiptarė”, tregon ngjarjen e filmit gazetarja.
    Regjisori Raēa thotė se ngjarja nė film ėshtė vetėm njė realitet, qė ai ėshtė pėrpjekur ta prezantojė nė ekranin e madh.
    Nė film luajnė Sheqerie Buqaj, Blerim Destani, Rajmonda Bulku, Faruk Begolli etj.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Postime
    11
    Regjisori dhe aktori Sunaj Raēa e ka deshmuar veten qysh me heret .Sunaji si femije debutoi ne teatrin e kosoves ne vitin 1978 ne shfaqjen ''ANA KARENINA'' kur kishte veem 9 vjet ,ne kete shfaqje luajti rolin e Seriozhes (birin e Anes).Me vone pasojn rolet ne shfaqjet: Makbethi ,Prefekti, Trungu Ilir,Genci, te gjitha keto ne femijerin e ti . Ai si femije patin ratin te luaj me emrat e njohur te artit skenik si: Isterf Begolli ,Melihate Ajeti,Shani Pallaska,Ragi Loxha,Krist Berisha, etj

    Sunaj Raēa i takon gjenerates se pare te diplomuarve ne fakultetin e arteve skenike ne Prishtine ne klasen e profesor Faruk Begollit. Pas diplomimit luajti ne keto shfaqje: Fundi I lojes ,Historia e atyre qe sjan,Orestija ,Heronjet e Kombit,Tregimi Zoo. Me pastaj filloj te mire me regji ku berei nje ser drama televizive dhe filma televiziv si: Te pulat tona (ne kete drame televizive ai edhe interpreton per bukri rolin e hajnit),me pastaj Elefantet flutrojn ne Holivud,Atje ku nuk lind dielli (ku edhe interpreton rolin e Lulit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 15-08-2006 mė 16:56

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Postime
    11
    Davius je shume i ndikuar nga fjalet e njerezve.Si mundesh me thene nuk ishte film i mire se kritika nuk e vleresoj mire ,po ku ka kritike te filmit tek ne o zotri.Tek ne eshte munges e vleresimit objektiv .Anaj une mendoj se filmi ishte i mire pasi shikuesi e mirepriti .Sa i perket mendimit te disa individve nuk mundesh me gjeneralizu .

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Me falni,po ku del ky filem?

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga SnoW~DroP
    Me falni,po ku del ky filem?
    ka dalur snowi, te pakten qe 1 vit perpara...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Edi Rama qeverisë: Bashkia nuk është në kontrollin tuaj!
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 197
    Postimi i Fundit: 18-02-2006, 06:45
  3. Diskutim ndermjet muslimaneve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 10:53
  4. Hyrje Nė Banalitet
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •