TANJUG-ut I PENGON FILMI KOSOVAR NĖ CANNES
Shkrimi i gazetares sė Tanjug-ut, Natasha Otasheviq, pėr filmin kosovar “Etjet e Kosovės”, tė regjisorit Sunaj Raēa, tė shfaqur ditė mė parė nė festivalin e filmit nė Cannes, ėshtė edituar nė shumė gazeta serbe.
Gazetarja me kėtė rast pėr tė dėshmuar se filmin nuk e ka shikuar si profesioniste e lėmisė sė artit, por si njė copėz e mozaikut tė politikės primitive serbe, sheh nė filmin e Sunaj Raēės atė qė nuk e ka parė askush tjetėr nė festivalin e filmit nė Cannes, sheh siē shkruan Ajo “Justifikimin qė i bėn ky film, para botės perėndimore, tė drejtės pėr pėrzėnie edhe tė atyre pak serbėve qė kanė mbetur nė Kosovė”.
Gazetarja me asnjė fjali tė vetme nuk flet pėr vlerat artistike qė filmi bartė mė vete. Nuk ka mendim pėr regjinė e filmit, pėr skenarin, pėr aktrimin, kamerėn si dhe pėr shumė elementė tė tjerė qė e bėjnė filmin tė jetė magjia e shtatė. Natasha Otashiqin e vret fakti se “filmi i parė kosovar” arriti nė Cannes, dhe ate jo pėrmes Beogradit, por nga Kosova mėvete.
Gazetarja filmin e quan edhe “pamflet politik”, duke vėnė theks tė veqantė nė klerikun katolik qė ndihmon fėmijėt shqiptar. Sikur harron se shqiptarėt nė harmoni tė plotė u pėrkasin tri konfeksioneve fetare. Po si kleriku katolik, edhe ai islam dhe ortodoks para sė gjithash janė tė gatuar si njerėz human dhe krejt mė pas sikur shqiptar dhe klerik. Pėr dallim nga gazetarja dhe politika redaktuese e agjensionit “Tanjug”, qė me gjuhėn e urrejtjes mė primitive i’u ka fryer pėr dekada tė gjitha luftėrave tė pėrgjakshme nė ish-Jugosllavi, klerikėt fetarė nė Kosovė, nė kėtė rast katolik, nuk kanė mundur tė qėndrojnė indiferent ndaj ekzodit tė dhunshėm masiv si dhe barbarive qė janė ushtruar mbi popullin e tyre. Indiferente nuk qėndroi as bota e qytetėruar demokratike.
Natasha Otashiqi megjithėse i pėrket njė “populli hyjnor”, ėshtė mirė qė tė zbresė mes tė zakonshmėve dhe tė shijojė dhe ndiej gėzimin dhe brengat e njerėzve qė i rėnkojnė pasojave tė luftės dhe i gėzohen lirisė.
Krijoni Kontakt