Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    per protestantet apo ungjilloret e forumit

    Sic e kemi pare shpesh here, protestantet thone se kane per baze vetem Biblen, edhe megjithese kjo qe thone nuk eshte praktikisht e vertete, ata serish ngulin kembe se ashtu bejne, edhe pse nuk i pergjigjen autoreve qe kam sjelle pastore ishprotestante qe i sfidojne vete mesimet e tyre qe paten besuar edhe mesuar vete!!!!!

    Megjithate, qe mos te bej shume pyetje, po bej vetem nje kesaj rradhe:

    A i luten ungjilloret apo protestantet e forumit Krishtit edhe Shpirtit te Shenjte?

    Pyetjet e tjera vijojne.....ju kujtoj se dje pata nje bisede qesharake me nje protestant anglez prej 30-vitesh (o Zot vetem ta degjoje per pergjigjet...)!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pergjigje.

    E megjithse nuk jam nje PORTESTANT, por nje EVANGJELIST , do ta perdorja kete pyetje te bere nga Klodi , si nje mundesi per te deshmuar te verteten reth mesimit biblik. Keshtu, cdokush do te kete mundesi qe te njohe te verteten.
    Qe pergjigja ime te jete sa me e plote, do ti referohem vargut tek Gjoni:14:13-14:
    Jezusi ju thote apostujve dhe te gjithe te Krishtereve:
    "Dhe cfaredo te kerkoni ne emrin tim, do ta bej, qe Ati te perlevdohet ne birin.
    Neqoftese do te keroni dicka ne emrin tim , une do ta bej."
    Perse i krishteri kerkon dhe lutet ne emer te Krishtit?
    Kjo sepse : 1Gjoni:2:1.
    " Djema te mij, ju shkruaj keto gjera qe te mos mekatoni; dhe ne qofte se ndokush mekatoi, kemi se kush te lutet tek Ati , Jezus Krishtin e drejte.Sepse ai eshte SHPERBLYESI per mekatet tona, dhe jo vetm per tonat, por edhe per te gjithe botes."
    Kur i Krishteri i lutet Perendise ne emrin e Krishtit, ai i eshte lutur edhe Atit dhe Frymes se Shenjte, sepse ATI , FJALA dhe FRYMA jane NJE , Perendia Jehovah.
    Pa pjesmarjen e Frymes se Shenjte nuk ka lutje dhe degjese tek Perendia. Fryma e Shenjte , i cili ndodhet prezent tek i krishteri, e meson dhe i ZBULON atij Vullnetin e Atit Perendi, ne menyre qe i krishteri te adhuroje Perendine(Gjon:4:24:), qe i krishteri te njohe vullnetin e Perendise dhe te dije te kerkoje dhe te beje vullnetin e Atit Perendi, si dhe lutja e tij te digjohet prej Atit Perendi.
    Ja se cfare zbulese te mrekullueshme na jep apostulli Pal tek Romak:8:26;
    " Keshtu pra, edhe Fryma na ndihmon ne dobesite tona, sepse ne nuk dime cfare te KERKOJME ne LUTJET tona, sikurse duhet; por vete Fryma LUTET per ne me psheretima te pazeshme."
    Jezusi tha : kerkoni GJTHSHKA , dhe do tju jepet. Fjala GJITHSHKA, do te THOTE te kerkosh BRENDA vullnetit te Perendise, dhe Vullnetin e Atit ne e njohim nepermejt fjales se tij ne Bibel dhe Zbuleses se Frymes se Shenjte.
    Shikoni si thote Jakobi tek Jakob:4:3:
    " Ju kerkoni dhe nuk merni sepe kerkoni keqas qe te shpenzoni per kenaqesite tuaja."
    Te kerkosh KEQAS, do te thote te kerkosh jashte vullnetit te Perendise, dhe i udhehequr nga vullneti i njeriut. Pra ne kete kerkese nuk eshte Pjesmarja e Fjales se Perendise( Bibla) dhe Zbulesa dhe fuqia e Frymes se Shenjte.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 02-09-2002 mė 12:06

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: Pergjigje.

    Postuar mė parė nga deshmuesi


    Qe pergjigja ime te jete sa me e plote, do ti referohem vargut tek Gjoni:14:13-14:
    Jezusi ju thote apostujve dhe te gjithe te Krishtereve:
    "Dhe cfaredo te kerkoni ne emrin tim, do ta bej, qe Ati te perlevdohet ne birin.
    Neqoftese do te keroni dicka ne emrin tim , une do ta bej."
    Perse i krishteri kerkon dhe lutet ne emer te Krishtit?
    Kjo sepse : 1Gjoni:2:1.
    ==============================================

    Klod--- more ketu po flitet qe te lutemi ne emer te Krishtit, e jo ti lutemi Krishtit!!! Pyetja ime ishte a i luten protot Krishtit apo jo, po ashtu Frymes se Shenjte? Pergjigja duhet te jete po, ose jo! per te cilat ka pyetje vijuese!
    ==========================================
    " Djema te mij, ju shkruaj keto gjera qe te mos mekatoni; dhe ne qofte se ndokush mekatoi, kemi se kush te lutet tek Ati , Jezus Krishtin e drejte.Sepse ai eshte SHPERBLYESI per mekatet tona, dhe jo vetm per tonat, por edhe per te gjithe botes."
    ======================================

    Klod-----ketu flitet per faljen e mekatave tona me ane te gjakut te krishtit, e jo per lutje ndaj Krishtit. Se kuptoj perse i sjell keto vargje te palidheta me pyetjen time te thjeshte!!!!
    ============================================


    Kur i Krishteri i lutet Perendise ne emrin e Krishtit, ai i eshte lutur edhe Atit dhe Frymes se Shenjte, sepse ATI , FJALA dhe FRYMA jane NJE , Perendia Jehovah.
    ==========================================

    A mund te na thuash se ku e ke mbeshtetur biblikisht kete pohim (sic pretendoni ju te flisni "vetem me Bibel")?

    Vargjet e mesiperme nuk kane te bejne me kete shpjegim personal, sic e kam shpjegu me larte.
    ============================================

    Pa pjesmarjen e Frymes se Shenjte nuk ka lutje dhe degjese tek Perendia. Fryma e Shenjte , i cili ndodhet prezent tek i krishteri, e meson dhe i ZBULON atij Vullnetin e Atit Perendi, ne menyre qe i krishteri te adhuroje Perendine(Gjon:4:24, qe i krishteri te njohe vullnetin e Perendise dhe te dije te kerkoje dhe te beje vullnetin e Atit Perendi, si dhe lutja e tij te digjohet prej Atit Perendi.
    Ja se cfare zbulese te mrekullueshme na jep apostulli Pal tek Romak:8:26;
    ============================

    " Keshtu pra, edhe Fryma na ndihmon ne dobesite tona, sepse ne nuk dime cfare te KERKOJME ne LUTJET tona, sikurse duhet; por vete Fryma LUTET per ne me psheretima te pazeshme."

    ============================================

    klod-----pra sic e sheh edhe ketu, po flitet qe Fryma na ndihmon te lutemi, e nuk po thuhet se i lutemi Frymes!
    ============================================




    Jezusi tha : kerkoni GJTHSHKA , dhe do tju jepet. Fjala GJITHSHKA, do te THOTE te kerkosh BRENDA vullnetit te Perendise, dhe Vullnetin e Atit ne e njohim nepermejt fjales se tij ne Bibel dhe Zbuleses se Frymes se Shenjte.
    Shikoni si thote Jakobi tek Jakob:4:3:
    " Ju kerkoni dhe nuk merni sepe kerkoni keqas qe te shpenzoni per kenaqesite tuaja."
    Te kerkosh KEQAS, do te thote te kerkosh jashte vullnetit te Perendise, dhe i udhehequr nga vullneti i njeriut. Pra ne kete kerkese nuk eshte Pjesmarja e Fjales se Perendise( Bibla) dhe Zbulesa dhe fuqia e Frymes se Shenjte.
    Deshmuesi i Krishtit. [/B]
    ===============================

    klod------ky pasazh i fundit nuk ka te beje fare me temen time!


    Pra per pohimin tend se te krishteret protestante kur i luten Atit, i luten njekohesisht birit edhe Frymes, nuk na ke dhene vargje biblike qe e mbeshtesin kete qe thua personalisht!



    PRA EDHE NJE HERE: A i luten protestantet ungjillore te forumit Krshtit edhe Frymes te Shenjte apo jo? Po, apo jo, thjesht, pyetjet vijuese vijne me pas!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: Pergjigje.

    [QUOTE]Postuar mė parė nga deshmuesi
    [B]


    Kur i Krishteri i lutet Perendise ne emrin e Krishtit, ai i eshte lutur edhe Atit dhe Frymes se Shenjte, sepse ATI , FJALA dhe FRYMA jane NJE , Perendia Jehovah.

    ============================================

    Pa enderprere vazhdimesine e pyetjes time, desha te bej nje verejtje, qe e vura re me vone: Pohimi i mesiperm i Deshmu'sit, eshte nje gabim momental apo jo? Nuk e sheh pakuptueshmerine e thenies?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Mbase duhet..

    Mbase duhet ta them ashtu sic e ke ti ne mendje. Copezat e shkrimit qe ti ke mare dhe menyra se si ti i ke trajtuar, e humbasin thelbin e qellimit tim. Edhe biblen kur e marin pjese pjese , myslimanet dhe kundershtaret e Krishtit, e nxjerin ate totalisht jo si fjale Perendie. kjo quhet keqperdorim i qellimshem. ti do menyren tende per ti kutpuar gjerat e bibles, por une kam perdorur menyren e bibles ,
    Ju nuk dini te dalloni se cdo te thote te lutesh ne emer te Krishti, dhe ti lutesh Krishtit. Shume njerez ju luten Krishtit personalisht, qe ai ti sheronte, pra keto jane raste flagrante ne bibel, ku njerez te ndryshem ju drjetuan Krishtit me lujte, pra ju luten atij.
    Kur i krishteri lutet , lutja e tij mund te jete e shkurter , mund te jete dhe e gjate. Zakonisht, per ata qe e njohin mesimin bibblik, Lutja me Perendie eshte nje bashkebisedim i te krishterit me Perendine. Ai i drejtohet Atit Perendi pergjate lutjes se tij , po keshtu ai i drejtohet Birir te Perendise dhe Frymes se Shenjte. Ju e kini te veshtire qe ti kuptoni keto mesime , pasi ju kini menyren tuaj orthodhokse te lutjes(lutje te cilat thuhen gjithmone njesoj), dhe per kete nuk kam te drejte qe tju gjykoj apo te them se nuk eshte e regullt. Nje i krishtere kur lutet, gjate lutjes se tij psh. thote; " O ate qiellor , me ndihmo ne veshtiresite e mija dhe me udhehiq me Frymen tende qe te kuptoj vullnetin tend..." Po keshtu gjate lutjes ai thote: "Zoti im Jezus Krisht, ma shpeto vajzen time nga kjo shoqeri e keqe dhe largoi te liqte prej saj...." po keshtu ai gjate lutjes mund te thote: "Eja Fryma e Shenjte e Perendise dhe preke zemren e gruas time , qe ajo te njohe dhe te pranoje Jezusin si shpetimtarin e jetes se saj."
    Pra lutja eshte nje komunikim dhe bashkebisedim me Perendine ,ashtu si biri me atin . Kjo eshte mardhenia qe bibla na meson.
    Ne shkrimin tim te mesiperm une kam thene:
    Kur i krishteri i lutet Perendise, ai i eshte lutur edhe Atit edhe Birit edhe Frymes se Shenjte.
    Lidhur me kete pohim , ju thoni: Ma trego ne bibel se ku thuhet kjo gje.
    Se pari: ju kini mangesi ne bibel , dhe keshtu kjo e veshtireson mundesine per ta kuptuar kete gje.
    Shpesh here kur une duhet tju flas femijeve te mij rreth problemeve qe ata kane , me duhet qe tja u argumentoj porblemin gjithmone simbas mesimit Biblik , dhe shpeshhere djali i vogel me thote: Ku thuhet kjo? Psh. Une ju them se, nje i krishtere nuk duhet te pije duhan, sepse duhani eshte nje ves i keq , per shendetin dhe per ekonomine , dhe i vogli me thote: Ku thuhet kjo ne Bible? Vertet ne Bibel nuk ka ndonje varg ku te thuhet: Mos pini duhan, por ka nje mesim te qarte rreth trajtimit te kesja ceshtjeje. Me pak fjale, ne bibel ka vargje te cilat flasin drejtperdrejt, por ka dhe mesime , nepemjet te cilave ne marim te kuptuarin e ketij apo atij problemi.
    Nje i krishtere , i cili e njeh shume mire Fjalen e Perendise , e di plotesisht se kur lutet ne emer te Krishtit, ai eshte lutur eshe ne emer te Atit , edhe ne emer te Frymes se Shenjte, sepse te TRE jane nje. Nes do te njohje Trinine e Shenjte, nuk do te kishe te veshtire per ta kuptuar, por megjithate po te sjell nje rast. Lexo tek Mat:28:19:
    " Beni dishepuj dhe pagezoni ne Emer te Atit , te Birit e te frymes se Shenjte.."
    Me siguri qe do ta maresh kete varg dhe do te thoash: Po ky varg ben fjale per Pagezimin. nuk ka rendesi nese eshte Pagezim, ka rendesi se eshte nje veprim ku i krishteri i drejtohet Perendise, me ane te lutjes dhe kryen porosine e Perendise. Ajo qe duhet te shohesh eshte: Perse Jezus thote ne emer te Atit , ne emer te Birit dhe ne emer te Frymes? Cfare nekupton ky fakt per ju? Pra ne kete lutje perse JEzus thote : te pagezoni ne emer te te TREVE, dhe jo vetem ne emer te Atit? Pra a nuk jane dhe Ati dhe Biri dhe Fryma te tre te barabarte? Deshmitaret e Jehoves thone se, Ati ka autoritet me te larter se Biri dhe Fryma(mesim i gabuar).
    Perpiqu qe te lexosh biblen dhe te maresh zbulesen e Frymes pa te cilin nuk ka te vertete.
    Mendoj se ju kam dhen nje pergjigje jo protestante dhe as katolike apo ... por simabas bibles te cilen dhe e besij.
    Deshmuesi i krishtit.

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    A mire e ka ungjilli per ju qe thote : pjelle neperkash, te pabese, varre te lyera nga jashte, por vetem eshtra te kalbura keni brenda (Ungjilli nuk fyen, as nuk eshte arrogant, por tregon te verteten e brendeshme te dikujt), se per te gjitha qe akuzoni, i beni se jeni vete te tille, se nuk keni pergjigje....ja pjekuria juaj, nuk i pergjigjeni dot as pyetjes me elementare ne besim.....

    DESHMUES...Ankesat jane per ne forum tjeter....leri papjekuriart se je ne moshe....

    Taulant, po ti more gushpullum, nga na dole....? Te dergoi gje pastori te na japesh mend?

    =====================

    Po mire more, po njerezit nuk i lypen Apostojve qe te luteshin apo sheronin te afermit e tyre, mos valle iu luten Apostojve??!!

    Edhe njehere, njerez pa personalitet...pergjigjuni....

    DESHMUESI erdhi me vrap edhe filloi te shpalle se JA AI DO TA THOSH TE VERTETEN, KU ESHTE TANI?

    PO PSE UNE TA KAM FAJIN QE TI KEPUT GAFA SI :KUR I KRISHTERI I LUTET PERENDISE NE EMER TE KRISHTIT (VEREJTJE NGA KLOD- NQS I LUTET PERENDISE NE EMER TE KRISHTIT, SPO I LUTET KRISHTIT, /--------/, SE NUK KA SI TI LUTET KRISHTIT NE EMER TE KRISHTIT) AI ILUTET ATIT EDHE FRYMES SE SHENJTE NJEKOHESHISHT (SE PARI SHPREHJA S'KA KUPTIM FARE, POR AS VARGJE BIBLIKE NUK DHE ASNJE PER KETO QE THUA)

    A KA NDONJE TJETER, SE DESHMUESIT JA VERTETOVA """DITURINE"""" QE KA, TI PERGJIGJET NGA PROTESTANTET UNGJILLORE KESAJ PYETJE?

    A I LUTENI JU KRISHTIT EDHE FRYMES SE SHENJTE APO JO (GJITHNJE NE BAZE TE BIBLES)?

    /-------/(Tė kihet kujdes nė shprehje (Shpresmiri))
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 07-09-2002 mė 19:31

  7. #7
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    kam pare por ne kete menyre skam pare

    me thoshnin qe nuk jane vetem grate llafazane por edhe meshkujt por nuk u besoja, por te them te drejten tani e besoj me ate qe po ben klodi. ehj klodi po ben kerdine me llafet e tu ose per tu qene me i qarte me budallalleqet e tua. Je i vetmi edhe ta perseris, je i vetmi fetar fanatik ortodoks qe kam pare. siē e thote edhe fjala e Perendise ne baze fjaleve qe thua do te denohesh edhe ne baze te fjaleve te tua do te justifikohesh!!!

    nje keshille te mjerit klod:

    1- nese do qe te kesh jeten e Perejeteshme, mos vazhdo te kritikosh te tjeret por ji i dashur edhe shikoji gjerat qe te themi me sy shpirteror edhe jo sy kritik(sepse syri human eshte nje sy qe vetem kritikon). kur te shikosh me sy shpirteror do te thuash sa i mjere kam qene(te njejten gje beja edhe une ne fillim, zihesha feja ime eshte me mire se jotja...siē po ben ti dmth siē bejne femijte e vegjel! rritu shpirterisht sepse Perendia nuk te kerkon qe ti te zihesh por qe te shpallesh Krishtin edhe jo fene tende. mbaj mend qe fjala ortodoks, katolik ka lindur nga njerezit edhe mua nuk me intereson se ēfare do te thote(nuk jane biblike).Krishterim do te thote ndjekes te krishtit. vertet ti na quan protestant por nuk jemi protestant neve jemi te krishtere...je ti ose me mire jini ju qe na quani keshtu, neve nuk quhemi protestant por te krishtere!

    2- nese do te mos keshe jeten e perjeteshme atehere vazhdo keshtu sepse eshte rruga e shthurjes, e zenjes e sherreve, e inatit, e mosmarrveshjeve, e urrejtjes. kjo eshte rruga qe thote Pali ne galatasit 5:16-26!

    Zote te hapte syte e zemres!!!

    Zoti te bekofte!!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodo..

    Pyetjen qe ju kini bere , mund ta beje vetem nje njeri, i cili sapo ka erdhur ne njohurine e Krishtit, te cilit sapo i ke folur per krishtin. Por veshtiresia me ju eshte se, duhet te te themi pergjigjen ashtu sic ti e ke ne mendje. Me kujtohet njehere kur e kisha djalin e vogel dhe me thoshte: Babi gjeje cfar do te kerkoj. Dhe une i thosha nuk e di. Por ai vazhdonte me te qara , dhe me thoshte, gjeje , gjeje. Pasi i bleva nje cikollate ai pushoi. Do ti qe, ai cikollaten kishte ne mendje, dhe ate desh te ma kerkonte. Eh...keshtu e kane te vegjlit.
    Pyetja qe ke bere vertet tregon njohurine tende, por ketu nuk ka gje te keqe, e keqja eshte se, ke pyetur per te mos mesuar.
    Te meresh me ju eshte humbje kohe , se sa ju besoni duket nga ato qe pyesni. por se sa doni te besoni , duket nga ato qe pranoni.
    Ju jeni shume i dobet per te gjykuar besimin dhe njohurite e mija biblike, si dhe per te gjykuar besimin tim. nese deshiron qe te provosh , ja tek i ke shkrimet e mija , si nje deshmi ne kete forum , provo ti kundershtosh ne argumentin biblik. Por dhe njehere qe e provove, tek shkrimi per Lajmin e Gabrielit si dhe kundershtimi i pabaze qe i ben kurani, dole mbrojtes i kuranit, vetem ti dhe islamistat ishit ne nje "LLOgore". Te cmoj nga frutat dhe jo nga fjalet.
    E ke mbushur forumin "Mesime nga Bibla ", me "Politike nga Orthodhoksia" , por mund te te lavderoj per nje gje , se je nje kopjatrice e mire , mbase eshte dhe nje mjet i mire per te nxjere shpenzimet ne Angli.
    Ti je origjinal Shkelzeni , i cili sillte shkrime kunder Bibles, te cilat i kopjonte, dhe kur vihej perballe Fjales se Perendise te shkrojtur ne Bibel, ai nuk dinte sec fliste, por vetem nxehej, dhe ofendonte. Kini te njejtin emerues , por ne krahe te kundert te barazimit.
    deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 03-09-2002 mė 20:04

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    ORE FOSHNJARAKER....JU JENI HABIA VETE!

    Nje pyetje ju drejtova, e cila nuk ka rendesi fare se kush e ben e sa kohe ka si besimtar (per ironi eshte nje pyetje qe pikerisht tregon thellesine e mentalitetit tuaj) edhe ne vend qe te pergjigjeni, beni komente!

    Po pse mo pergjigje eshte ajo qe thua ti:

    Kur ne i lutemi Krishtit ne emer te Perendise, i jemi lutur njekohesisht Atit e Frymes.

    Se pari: Ky formulim eshte vetekontradiktor e i paformuar logjikisht. Shikoni: I lutemi (thote Deshmuesi) Perendise ne emer te Krishtit (pra jo Krishtit, se nuk kemi se si ti lutemi Krishtit ne emer te Krishtit) i jemi lutur njekohesisht Atit edhe Frymes (pra Krishti mbeti jashte lutjes, sepse te lutesh ne emer te Krishtit, nuk do te thote ti lutesh Krishtit. Eshte budallallek te mendosh se i drejtohesh nje mbreti ne emer te po atij mbreti)

    Se dyti: Nuk eshte dhene as edhe nje varg i vetem Biblik per ta mbeshtetur kete formulim. Pra Deshmues ti sikur je ai qe na shitesh se flet me Bibell, e se Biblla per ty eshte etallon.....ku je pra, ku e thote Bibla se kur lutesh njerit i je lutur te treve?

    Nqs nuk e thote perse nuk e ben kete?
    ======================================

    Vec kesaj, pyetja ime serish vijon:A i luten protestantet ungjillore te forumit Albasoul Krishtit edhe Frymes se Shenjte, apo jo? Pra se shume nuk hakan shqip, a i luten Krishtit, o Krishtit si Pereson per shembull "o Krisht te lutem me bej kete apo ate....etj" po ashtu me Shpirtin e Shenjte?

    Pergjigja mund te jepet me po ose jo te thjeshte, mos u frikesoni o Shaqo Bregu!

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: Mbase duhet..

    Kete shkrim po e bej vetem sepse Deshmuesi me thote te analizoj shkrimet e tija te frymezuara, qe kur e bej nuk gjej vecse kontradikta per pretendimet e tij, se vetem ato qe thote Bibla etaloni, ai i beson, edhe formulime te gabuara te shumta....


    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Mbase duhet ta them ashtu sic e ke ti ne mendje.
    ==========================================

    Klod--Si e kam une ne mendje Deshmues?
    ==========================================

    Copezat e shkrimit qe ti ke mare dhe menyra se si ti i ke trajtuar, e humbasin thelbin e qellimit tim.
    ========================================

    Klod--ore une kam marre vargjet qe ti me solle, e si solla une!
    ========================================

    Ju nuk dini te dalloni se cdo te thote te lutesh ne emer te Krishti, dhe ti lutesh Krishtit.
    ==================================
    Klod---je jashte teme, po deshe te dish se e di apo jo, hap teme tjeter.
    ===================================

    Shume njerez ju luten Krishtit personalisht, qe ai ti sheronte, pra keto jane raste flagrante ne bibel, ku njerez te ndryshem ju drjetuan Krishtit me lujte, pra ju luten atij.
    =====================================

    Klod---dmth ne baze te kesaj, kur njerez u kerkuan profeteve edhe apostojve te njejtat gjera, iu luten atyre??!!

    ===========================================

    Kur i krishteri lutet , lutja e tij mund te jete e shkurter , mund te jete dhe e gjate. Zakonisht, per ata qe e njohin mesimin bibblik, Lutja me Perendie eshte nje bashkebisedim i te krishterit me Perendine.
    ========================================
    Klod---jashte teme...perse duhen keto shpjegime te gjata per nje pyetje te thjeshte? Mos jane vargje Biblike keto qe sjell apo interpretime? Ku eshte ETALLLLONI mo?

    ==========================================

    Ai i drejtohet Atit Perendi pergjate lutjes se tij , po keshtu ai i drejtohet Birir te Perendise dhe Frymes se Shenjte. Ju e kini te veshtire qe ti kuptoni keto mesime , pasi ju kini menyren tuaj orthodhokse te lutjes(lutje te cilat thuhen gjithmone njesoj), dhe per kete nuk kam te drejte qe tju gjykoj apo te them se nuk eshte e regullt.
    =========================================

    Klod---ku thuhet nje pretendim i tille i mbeshtetur ne filosofine injorante "Vetem Shkrimi eshte Etaloni"?
    Pra ku jane vargjet e Etalonit tend qe e mbeshtesin kete gje?

    Mos valle e huazuat kete mesimnga tradita ortodokso-katolike, qe ti o ......... guxon e komenton? Nejse....
    ========================================
    Nje i krishtere kur lutet, gjate lutjes se tij psh. thote; " O ate qiellor , me ndihmo ne veshtiresite e mija dhe me udhehiq me Frymen tende qe te kuptoj vullnetin tend..." Po keshtu gjate lutjes ai thote: "Zoti im Jezus Krisht, ma shpeto vajzen time nga kjo shoqeri e keqe dhe largoi te liqte prej saj...." po keshtu ai gjate lutjes mund te thote: "Eja Fryma e Shenjte e Perendise dhe preke zemren e gruas time , qe ajo te njohe dhe te pranoje Jezusin si shpetimtarin e jetes se saj."
    =========================================
    Klod---ketu qendron edhe pyetja ime e thjeshteerse nese qenka kaq jetike kjo lutje qe ti i benkerke Krishtit per vajzen tende....apo Frymes per gruan tende...., nuk jepen vargje direkte per nje mesim te tille esencial ne "Etalon", pra ne Bibel? E si guxon ti ta krahasosh nje mesim kaq delikat e jetik e esencial me mospermendjen e pirjes se duhanit ne Bibel? Qesharake krahasimi!
    ====================================
    Ne shkrimin tim te mesiperm une kam thene:
    Kur i krishteri i lutet Perendise, ai i eshte lutur edhe Atit edhe Birit edhe Frymes se Shenjte.
    Lidhur me kete pohim , ju thoni: Ma trego ne bibel se ku thuhet kjo gje.
    ==============================

    Klod---jo nuk ke thene keshtu, por ndryshe( eke te cituar nga une qe keshtu se korrigjon dot me)i thua-kur ne i lutemi Perendise ne emer te Krishtit, i jemi lutur njekohesisht Atit e Birit (pra Krishti mbeti jashte), por nejse vargje biblike keto s'jane....perse kaq i gjate shpjegimi?
    ==============================
    Shpesh here kur une duhet tju flas femijeve te mij rreth problemeve qe ata kane , me duhet qe tja u argumentoj porblemin gjithmone simbas mesimit Biblik , dhe shpeshhere djali i vogel me thote: Ku thuhet kjo? Psh. Une ju them se, nje i krishtere nuk duhet te pije duhan, sepse duhani eshte nje ves i keq , per shendetin dhe per ekonomine , dhe i vogli me thote: Ku thuhet kjo ne Bible? Vertet ne Bibel nuk ka ndonje varg ku te thuhet: Mos pini duhan, por ka nje mesim te qarte rreth trajtimit te kesja ceshtjeje.
    ====================================
    Klod---ti krahason rendesine e permendjes se ketij mesimi themelor mbi lutjen ndaj Krishtit e dhe Frymes me ate te duhanit??? Turp!
    ========================================

    Me pak fjale, ne bibel ka vargje te cilat flasin drejtperdrejt, por ka dhe mesime , nepemjet te cilave ne marim te kuptuarin e ketij apo atij problemi.
    =====================================


    Nje i krishtere , i cili e njeh shume mire Fjalen e Perendise , e di plotesisht se kur lutet ne emer te Krishtit, ai eshte lutur eshe ne emer te Atit , edhe ne emer te Frymes se Shenjte, sepse te TRE jane nje. Nes do te njohje Trinine e Shenjte, nuk do te kishe te veshtire per ta kuptuar, por megjithate po te sjell nje rast. Lexo tek Mat:28:19:
    " Beni dishepuj dhe pagezoni ne Emer te Atit , te Birit e te frymes se Shenjte.."
    Me siguri qe do ta maresh kete varg dhe do te thoash: Po ky varg ben fjale per Pagezimin. nuk ka rendesi nese eshte Pagezim, ka rendesi se eshte nje veprim ku i krishteri i drejtohet Perendise, me ane te lutjes dhe kryen porosine e Perendise. Ajo qe duhet te shohesh eshte: Perse Jezus thote ne emer te Atit , ne emer te Birit dhe ne emer te Frymes? Cfare nekupton ky fakt per ju? Pra ne kete lutje perse JEzus thote : te pagezoni ne emer te te TREVE, dhe jo vetem ne emer te Atit? Pra a nuk jane dhe Ati dhe Biri dhe Fryma te tre te barabarte? Deshmitaret e Jehoves thone se, Ati ka autoritet me te larter se Biri dhe Fryma(mesim i gabuar).
    Perpiqu qe te lexosh biblen dhe te maresh zbulesen e Frymes pa te cilin nuk ka te vertete.
    Mendoj se ju kam dhen nje pergjigje jo protestante dhe as katolike apo ... por simabas bibles te cilen dhe e besij.
    Deshmuesi i krishtit.
    =======================================
    Klod---serish nese ky varg mbron njeqenshmerine e Atit. Birit e Frymes...perse te mos thote gje Bibla per lutjen ndaj Krishtit edhe Frymes, pervec ndaj Atit? S'ka se si ta le menjeane si te parendesishem dicka kaq esenciale....!
    =============================================

    Po seish mo serish.....

    A ka njerez te gjalle ky forum apo jo?

    Pyetja ime eshte faree thjeshte: A i luten protestantet Krishtit edhe Frymes se Shenjte?

    Shihni me siper se sa pergjigje te gjate ka dhene Deshmuesi!!!!

    Perse valle? A nuk e shihni se shkrimi i Deshmuesit perdor vargje indirekte nga DHR per te justifikuar dicka de facto nga protestantet????

    A do te ishte kaq e gjate pergjigja e pyetjes sime nese une do te pyesja per shembell: A i luten besimtaret Zotit qe besojne? ps muslimanet Allahut, judenjte Zotit Jahve, ortodkset Trinise se Shenjte? JO, pergjigja nuk do te ish me shume se nje fjale, PO!

    PERSE U DUHET PROTESTANTEVE KY STERGJATIM? KU JANE VARGJET QE E JUSTIFIKOJNE DIREKT FORMULIMIN E DESHMUESIT?
    NUK KA!!!! PERSE???

    Tashti le ti kthehemi personit te Deshmuesit, /-----------/ per ironi mendon se eshte i frymezuar, e i urte:

    /-----------/
    (Tė kihet kujdes nė shprehje dhe respekt ndaj bashkėbiseduesit (Shpresmiri)).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 07-09-2002 mė 19:37

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Misioni i Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 19-01-2025, 07:16
  3. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  4. Cili ėshtė Misioni i Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 11:57
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •