Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Përplasja e këndvështrimit shqiptar me atë ndërkombëtar

    Përshëndetje!

    Po e hapi këtë temë duke u nisur nga një lajm që lexova në gazetë.

    Për një debat të mbajtur gjatë këtyre ditëve në Shtutgart, në të cilin kishin marrë pjesë edhe evrodeputetja Doris Pak dhe nga Kosova znj. Sevdije Ahmeti.

    Të them të drejtën më bënë përshtypje fjalët e zonjës Pak përgjigjur zonjës Ahmeti.

    (Më falni për mossaktësinë e fjalëve, por jam i sigurtë se ishin të ngjashme me si vijon):

    Znj. Ahmeti: Të huajt kanë fajet kryesore për ngecjen në Kosovë! (apo diçka e këtillë).

    Znj. Pak: Ne për Shqiptarët kemi hyrë në luftë!

    Pra, pse ne presim që të huajt të na rregullojnë punët?
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Te besh me faj te huajt per problemet qe has Kosova, tregon jo vetem mosmirenjohje ndaj punes se komunitetit nderkombetar ne Kosove, por tregon edhe driteshkurtesi politike. Asnje shqiptar nuk duhet te beje pergjithesime te tilla te rrezikshme qe nuk nxjerrin asgje tjeter ne drite pervec driteshkurtesine dhe injorancen e atij qe i ben.

    Po, eshte e vertete qe Kosova perballet me probleme te mprehta shoqerore, duke filluar me papunesine dhe duke perfunduar me mungesen e leternjoftimeve te shtetit te Kosoves, por kjo nuk do te thote se Kosova nuk ka bere perparime te dukshme ne keto 6 vjet. Jane mbajtur 2 here zgjedhje parlamentare ne Kosove dhe ne zgjedhjet e fundit forcat politike te Kosoves treguan pjekurine e duhur duke arritur krijimin e nje koalicioni qeverises pa nevojen e negocimit nderkombetar. Jane ndermare dhe qindra projekte per te rindertuar dhe permiresuar jeten ne Kosoven e djegur e plackitur te 1999. Eshte vendosur rendi nga forcat paqeruajtese dhe ruhet sovraniteti territorial i Kosoves i pacenuar nga fqinjet. Jane ngritur institucionet e Kosoves si presidenca, kuvendi, qeveria dhe pergjegjesite e UNMIK po vijne duke u zvogeluar dhe pergjegjesite e qeverise se Kosoves duke u rritur.

    Dhe mbi te gjitha, Kosova kete vit eshte ne prag te hapjes se negociatave perfundimtare mbi statusin e saj final. A do te na pelqente ne shqiptareve qe Kosova te njihej e pavarur 5 vjet me pare? Po. A ishte kjo deshire realiste? Jo. Pavaresia nuk eshte nje firme e nje vule ne leter, te jesh i pavarur do te thote te jesh ne gjendje te mbrosh territorin e vendit tend, te mbash rendin e qetesine, te sigurosh jeten e gjithe shtetasve te Kosoves, funksione qe deri me sot i kane luajtur forcat paqeruajtese te NATO dhe administrata e UNMIK. Por keto 6 vjet nuk kane qene vite te humbura, aspak, Kosova dhe institucionet e saja kane bere hapa gjigande perpara ne procesin e shtetformimit duke krijuar keshtu edhe nje tradite te re demokratike ne vend.

    Ata shqiptare qe e kane kujtesen e shkurter, une iu kujtoj marsin 1999, valet e refugjateve, varret masive, djegiet, vrasjet e plackitjet, genocidin me te madh qe kish pare Evropa qe pas luftes se II Boterore. Bejini pyetje vetese se ku keni qene per te kuptuar se sa larg atij realitetit te dhimbshem te 1999 eshte sot Kosova. Dhe duhet tu jemi mirenjohes si SHBA, forcave te NATO dhe administrates se UNMIK per clirimin e Kosoves dhe per kthimin e shqiptareve ne Kosove.

    Plaget e krijuara ne shekuj nuk kane per tu sherruar me vite, por e rendesishme eshte qe te gjithe te jene te perkushtuar per te ndertuar jeten ne Kosove dhe te gatshem per te pranuar ndihmen jetike te komunitetit nderkombetar, pasi pa kete ndihme, sot Kosova do te ishte pesuar fatin e Bosnjes nje dekade me pare.

    Boshnjaket e kane zili Kosoven pasi ndryshe nga Bosnja, Kosova nuk eshte e ndare ne kantone por e ka ruajtur terresine e vete territoriale.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-05-2005 më 01:16

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •