E ndjej si po vdes dhe gjethja e fundit e shpirtit
Po shtrydhet i fundit lot nga force e zakonit
Perqeshur mbi vargje, mbi fjale qesharake dhe dridhur
Pendimesh zhgerryer, larguar nga udha e Zotit
Ēmjerim! Lajthitjet marrin shpesh emra te bukur
Dhe shkaqe hyjnore loteve iu veshim perhere
Njeri i dobet, o skllav i gjore, i perbuzur
Vec tre minuta jeton me e gjata enderr
Perziehen stinet ne nje mishmash te cuditshem
Ku je Ironi? O arma e kthjellet e trurit
Le te nisim gjuetine ..dreret po vijne shkujdesur
Pa idene me te vogel se cngjet minuten e fundit
Minuta e fundit? As frike, as tmerr, as llahtare,
Ne trup te sekondes se fundit pulson ne gjallim
Ke kohe te derdhesh nje lot, te thuash nje fjale
Dhe kur ske mbetet prape e njejta gje pa dyshim
E ndiej si po shkon e fundit gjethe e shpirtit
Nje jete shkretetire muzike shkretetire ne sfond
Dre i embel, pranoje vdekjen e gamiles
Me fisnikes qenie ne bote
Shushurimen ndjellese te oazit perbuze .
Mos kerko prehje ne hijen e syve te zinj
Jane vetem ēibane te gjelber dhe puse te erret pa uje
Dre i dashur! Vazhdo udhetimin .
Krijoni Kontakt