Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12

Tema: E fundit

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    E fundit

    E ndjej si po vdes dhe gjethja e fundit e shpirtit
    Po shtrydhet i fundit lot nga force e zakonit
    Perqeshur mbi vargje, mbi fjale qesharake dhe dridhur
    Pendimesh zhgerryer, larguar nga udha e Zotit

    Ē’mjerim! Lajthitjet marrin shpesh emra te bukur
    Dhe shkaqe hyjnore loteve iu veshim perhere
    Njeri i dobet, o skllav i gjore, i perbuzur
    Vec tre minuta jeton me e gjata enderr

    Perziehen stinet ne nje mishmash te cuditshem
    Ku je Ironi? O arma e kthjellet e trurit
    Le te nisim gjuetine…..dreret po vijne shkujdesur
    Pa idene me te vogel se c’ngjet minuten e fundit

    Minuta e fundit?… As frike, as tmerr, as llahtare,
    Ne trup te sekondes se fundit pulson ne gjallim
    Ke kohe te derdhesh nje lot, te thuash nje fjale…
    Dhe kur s’ke…mbetet prape e njejta gje…pa dyshim

    E ndiej si po shkon e fundit gjethe e shpirtit
    Nje jete shkretetire… muzike shkretetire ne sfond
    Dre i embel, pranoje vdekjen e gamiles
    Me fisnikes qenie ne bote…

    Shushurimen ndjellese te oazit perbuze….
    Mos kerko prehje ne hijen e syve te zinj
    Jane vetem ēibane te gjelber dhe puse te erret pa uje
    Dre i dashur!… Vazhdo udhetimin….

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DIKEA c'eshte kjo poezi...e Fundit..???

    C'don te thuash me kte?

    Mos shkruani gjera qe tmerrojne dashamiret e tu..

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Dre i embel, pranoje vdekjen e gamiles
    Me fisnikes qenie ne bote…

    Shushurimen ndjellese te oazit perbuze….
    Mos kerko prehje ne hijen e syve te zinj
    Jane vetem ēibane te gjelber dhe puse te erret pa uje
    Dre i dashur!… Vazhdo udhetimin….
    Si mund te pranoje Dreri vdekjen e gamiles? A mund te jetoje dot pa te? A mund te udhetoje Dreri ne vetmi?
    Edi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Per"E fundit"

    Pershendetje te perzemerta poetes!

    Mund te mbarohen dhe lotet.Le te marre mjerimi cdo emer se bashku me lajthitjet,le te perzihen stinet e te behen katrahure,
    veq,veqse shushurimen e oazit do ta ndjekim;-eshte jeta.
    Shpirtin do e mbaj gjalle edhe nese jo tre minuta te zgjase endrra,po tre sekonda,e ne fund te fundit pasi ta gjej oazin le ta dorezoj dhe shpirtin po ama jo ne shkretetire,jo ne te thate.
    Le te jete aty fundi...
    me respekt...........Loti

  5. #5
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Kur gjethet e fundit te shpirtit
    shkojne
    Vjeshta e trete ka afruar.
    Tre muaj, zgjat dimri
    dhe pastaj
    te gjelberat gjethe perseri
    Shpirtin tend
    kane per ta mbuluar...
    dhe paē ti pranvere pambarim.
    Ji Vetvetja!

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Bravo shpirtIfshehur.
    Edi

  7. #7
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    e mrekullueshme Ikea!
    Pershendetje!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dikea...
    poezia fort e bukur moj ...
    po nuk me thu c'eshte dhe kush ky dreri moj...
    se kam nje dre...nje dre...qe ...(ta them ke veshi pjesen tjter)
    lol.
    poezia shume e bukur!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DIKEA !!

    Ti le ketu nji poezi me titull..

    E fundit

    dhe me vargje si keto..

    E ndjej si po vdes dhe gjethja e fundit e shpirtit
    Po shtrydhet i fundit lot nga force e zakonit
    Perqeshur mbi vargje, mbi fjale qesharake dhe dridhur
    Pendimesh zhgerryer, larguar nga udha e Zotit

    dhe..humbe..

    Mua nuk me intereson fare cilesia Poezise por po me shqetson mesazhi qe ke lene..

    Jep nji shenje..qe je mire..

  10. #10
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Postuar mė parė nga Brari
    DIKEA !!


    Mua nuk me intereson fare cilesia Poezise por po me shqetson mesazhi qe ke lene..

    Jep nji shenje..qe je mire..


    I'm ok, Brar! Gjithe te mirat, pastro kutine e mesazheve se e ke plot...
    Te fala Dikea

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Elmaz Plava
    Nga Davius nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •