Psikologu ushtarak amerikan profesor doktor Serge Raymund Doucette,Jr.,Ph.D ,shkroi librin me titull ”Kosova apo Kosovo”?Demokraci morale apo Serbi e Madhe”qe shtjellon ne menyre faktografike situaten e kaluar dhe te tashme te Kosoves duke e prezentuar historikun 6000 vjecar te shqipetareve nga Pellazget-Iliret e deri ne ditet e sotme e duke iu kundervene genjeshtrave serbe te krijuara per shqiptaret ne bote nga i ashtuquajturi ”Jogurt Revolucioni”dhe “Revolucioni demokratik i shtatorit te vitit 2000”.

Studimi dhe eksplorimi mbi moralin eshte marre nga sjellja e shqiptareve,serbeve UNMIK-ut, Bashkesise Europiane etj., e qe perfshihet nje studim i thelle ne nje rishikim dhe nje prezentim i vlerave te papara dhe te forta morale te “Kanunit shqiptar”.

Nga ky liber shqiptaret dhe te huajt do te befasohen nga prezentimi i mirefillt dhe i qarte i principeve te”Kanunit shqiptar” siq jane:”mikepritja,nderi,humaniteti dhe struktura e qeverisjes shqiptare”.

Kurse nga rishikimi i fundit” sistemi i organizimit te vjeter shqiptar”.,psikologu Doucette,zbulon se”struktura e kushtetutes dhe organizimit shoqeror amerikan ”disi” eshte i perafert me zhvillimin
dhe i ka bazat ne “Kanunin shqiptar”.


Hitorikisht “morali i tundur “eshte nje sjellje provokative dhe konspirative e BashkesiseEuropiane qe i mbeshtet sjelljet e veta morale dhe financiare perseri per serbet, per vazhdimesine e nje”Serbije te Madhe”.

Sjelljet dhe ngjarjet relevante te tashme nga shume qeveri boterore qe perdorin sjellje siq
eshte”perdorimi i dhunes”,krahasohet me ate te serbeve me sundimin e tyre politik dhe gjenocidal ne Kosove.

Ky liber,do t’a prezentoje te verteten e Kosoves per nje pavaresi etnike dhe ne menyre virtuale i largon mitet serbe per shqiptaret qe po krijojne me shkrimet e tyre servile te BE-se,te OSBE-se,ish
Qeverise serbe te Millosheviqit ,te tandemeve te tashem serbo-malazeze e te ndihmuara me nje pompozitet nga franqezet,ruset,italianet,bile ne kohe te fundit edhe nga amerikanet,kanadezet dhe britanezet qe ne menyre te terthorte po e ”mbeshtesin’demokracine” serbo-malazez nga
ana e H.Sollanes.

Gjenerali amerikan qe i takon partise republikane te George W.Bushit,prof.Doucete thote per librin e tij se do te angazhohet ta formoj ekipin shqiptar per shkrime dhe publikime ne menyre qe ata ta
prezentojne Kosoven ne bote nga nje zyre informative e qe do te monitorohet nga mediat boterore per avansimin e pavaresise,demokracise, reputacionin e shqiptareve ne bote qe njehere e pergjithmone ta zhduke propoaganden qubrilloviqiane,andriqiane,qosiqiane dhe millosheviqiane
dhe qe ti shtjelloje me fakte konkrete realitetin e shqiptareve ne boten perendimore qe duhet ta gezojne ata pavaresine etnike.

Kjo punen eshte nje sukses ı madhe i shqipetareve ne Anerike....

Libri pra mbeshtete pavaresine e Kosoves nga Serbia dhe Mali i Zi.

Po theksojme edhe kete se doktor Doucette se shpejti do ta botoje ne shqip edhe anglisht librin me titull ”Qytetaret e WC-ve”,ku shkurtesa angleze “Word Country” qe ne shqip do te thote”Shteti boteror”,e me nje nentitull ”Nje shikim serioz dhe satirik mbi Kosoven e sotme,qe politikisht eshte e paafte dhe moralisht shume e forte”,shkruan prof.dr.Serge Raymond Doucete JR.