Nëse Mali i Zi bëhet shtet i pavarur, edhe Kosova do ta fitojë pavarësinë, ka thënë dejtori i i Qendrës së Beogradit për integrimet evropiane Jovan Teokareviq. Sipas tij, as qytetarët as qeveria e Serbisë "nuk do të kishin shumë probleme" me faktin që Mali i Zi të jetë shtet i pavarur, po të mos ishte Kosova. Teokareviq është shprehur se për qeverinë serbe nuk ka rëndësi se çfarë do të jenë marrëdhëniet e Serbisë dhe Mali të Zi, "por për të ka rëndësi nëse kjo do të ketë pasoja në pozicionin e Beogradit në bisedimet për statusin e Kosovës".
Ndërkaq analisti Zoran Kusovac ka thënë se është mirë t'i jipet fund procesit të ndarjes së ish-Jugosllavisë deri në fund dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova të lindin tri shtete të pavarura.
Këto komente u bënë në një konferencë në Beograd me temë "Reformat demokratike dhe kontrolli i sistemit mbrojtës".
Burimi
Krijoni Kontakt