-
i/e regjistruar
Pena qė trazoi heshtjen
Mr Bislim Pireva Falsifikatori dhe gėnjeshtari Radomir Trajkoviq- Rade Prishtinė, 2010
Nga Mehmetali Rexhepi
Libri i karakterit polemik, i autorit Mr Bislim Pireva, ėshtė njėri nga tė paktėt qė i kundėrvihet serisė sė gjatė tė qindra-mijėra librave, trajtesave e faqenxirėsh tė autorėve serbė, tė individėve e grupeve, tė Akademisė Serbe tė Shkencave dhe Arteve, tė shtėpive botuese, qė mėtuan tė ngrehin tė vėrtetėn dhe tė drejtėn e trashėgimisė serbe mbi trevat autoktone. E vėrteta dhe e drejta e shkencės serbe u ngrit nė mite, si miti i Betejės sė Kosovės, mė 1389, nė paragjykime, nė gėnjeshtra, trillime, nė kontekste historike, nė gjysma-rrena, duke i veshur ato me njė logjikė: rrej dhe rrej sa mė shumė, sepse nė fund diēka do tė mbetet nga rrena.
Sipas kėsaj logjike, pėrballė ekzistencės shqiptare, u ngrit historiografia serbe, qė njėkohėsisht ushqeu dhe rriti lukunitė e tėrbuara serike tė shovenėve serbė, sidomos pas fitimit tė Autonomisė sė Serbisė nga Turqia. Pastaj nė vazhdimėsi nė Luftėn Ballkanike, nė Luftėn e Parė Botėrore, nė LDB, qoftė si mbretėri, si republikė, si tė djathtė a tė majtė, radikal a demokratė, socialistė a komunistė, serbėt dhe Serbia u zgjeruan me dhunė mbi trojet shqiptare.
Mė 1830, shqiptarėt u dėbuan nga Sanxhaku i Nishit, pas formimit tė ushtrisė sė brendshme me Hatisherifin e vitit tė pėrmendur. Krimet serbe mbi shqiptarėt, mbi trevat, pasuritė, gjėnė e gjallė, vlerat materiale, morale, shpirtėrore janė tė panumėrta, tė pa ndriēuara, tė pazbuluara, gjithsesi tė pagjykuara dhe tė pandėshkuara nga gjyqet ndėrkombėtare tė botės bashkėkohore.
Nė qoftė se pohohet pėr gjashtė milionė hebrenj tė zhdukur nga fashizmi hitlerian nė LDB, pėr shqiptarėt kjo do tė ishte vetėm njė periudhė likuidimesh, ngase pashmangshėm pėrjetuan likuidimin biologjik prej serbėve nė tė gjitha periudhat e shekujve nėntėmbėdhjetė dhe njėzet. Pėr zhbėrjen e shqiptarėve u pėrkujdesėn strukturat shtetėrore tė Serbisė, duke pasur bekimin e kishės sė tyre, me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet. Madje, pėr tia arritur qėllimeve gjenocidale, shteti serb pėrgatiti hartuesit dhe bartėsit e programeve pėr forcimin e shkencės sė paragjykimeve, tė trillimit, tė gėnjeshtrės, sajimit tė situatave dhe gjendjeve tė paqena, tė mohimit, tė mashtrimit tė opinionit tė brendshėm dhe tė jashtėm, me paraqitje viktimizuese, pėr ta sforcuar urrejtjen deri nė shkallėn e racizmit, tė fashizmit e ksenofobisė.
Janė tė njohur namkėqinjtė shqiptarėngrėnės, me elaboratet e tyre, si Ilija Garashanini (mė 1844), Mita Rakiqi (1880-1881), Jovan Cvijiqi, Vasa Qubrilloviqi (1937), Atanasije Urosheviqi (mė 1930), Ivo Andriqi (mė 1939), kėtij mjerisht iu njoh ēmimi Nobel pėr letėrsi, mė 1961, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisė, Kisha Ortodokse Serbe, tė gjithė popėt qė bekuan krimet nė emėr tė ruajtjes sė Kosovės si Jeruzalemi i Serbisė.
Kėta pėrēues dhe zbatues namkėqinj tė ideologjisė ksenofobiste kundėrshqiptare dhe mijėra tė tjerė tė panjohur, ngritėn monstrume tė tipit Pashiq, Mihajloviq, Rankoviq, Milosheviq, e tė tjerė.
Pėr shqiptarėt dhe popuj joserbė, ėshtė funksionalizuar shkenca e mohimit dhe e sajimeve tė faktit pas aktit tė kryer. Ndaj, jemi larg marrjes me kėtė shkencė, me sasinė marramendėse, me diskurset trishtuese tė saj! Kėto diskurse tė pjekura me urrejtje shekullore, helmuan marrėdhėniet ndėrfqinjėsore, ricikluan trajtat e dhunės dhe tė tragjedisė, sipas konjukturave ndėrkombėtare, dhe, mbi kėtė logjikė edhe nė tė ardhmen lugetėria serbe vetėm petkat mund t`i ndėrrojė, hujin do ta ketė tė njėjtė.
* * *
Autori i librit Falsifikatori dhe gėnjeshtari Radomir Trajkoviq - Rade, drejtpėrsėdrejti shpaloi karakterin e njė kronike dhe tė njė letėrnxirėsi. Kėtu Bislim Pireva ėshtė motivuar nga letėrnxirja e kėtij serbi falsifikator e gėnjeshtar, duke ia kundėrvėnė pėrvojėn dhe shkathtėsinė njohėse dukurive, ngjarjeve, bėmave, dėshmive... Pėrvoja jetėsore dhe intelektuale e ka shpjerė nė pohimin: se po nuk e njohėm historinė, ka rrezik tė na pėrsėritet nė trajtat mė negative tė saj. Kjo pėrvojė e vrazhdė i dha dorė Bislim Pirevės, qė tė ketė durimin e pėrballjes me njė nga mijėra falsifikatorė tė ndėrlikuar e tė rėndomtė serbė, si Radomir Trajkoviq - Rade.
Libri i autorit Radomir M. Trajkoviq - Rade Strezovce sa okolinom (Strezoci me rrethinė), Biblioteka - Hronika sela, u publikua nė Vrajė, mė 2008 dhe Kamenica sa okolinom (Kamenica me rrethinė), Vrajė, mė 2009. Edicioni botues Kronika e fshatit, deri mė 2008, i paska nxjerr 255 vepra, ndėrsa kėto dy kronika qenkan evidencuar, e para me numrin 205 dhe e dyta me numrin 652.
* * *
Nė kėtė dhjetėvjeēar tė shekullit 21, koha dhe hapėsira njerėzore perceptohen nė pėrputhje me ritmet e shpejtuara dhe dendėsinė e shtrirjes tė asaj qė ėshtė ekzistencė njerėzore, sė cilės po i shteren burimet. Ndryshe: pėr tė organizuar, ndėrtuar dhe ricikluar qarkun jetėsor me parametra tė pėrcaktuar, tė patejkaluar kohor e mjedisor, nė marrėdhėniet ndėrmjet etnive dhe natyrės sė shfrytėzuar, lypet tjetėr mendėsi, tjera qasje deri tek gjetja e burimeve tė reja
Assesi me falsifikime qindra faqesh nė dėm tė etnisė tjetėr, assesi me mendėsinė ortodokse mesjetare qė zotėron nė kokat e Trajko - viqėve.
Ishte shtytje fortė e Bislim Pirevės tė merrej me tė palarat e Radomir Trajkoviq Rade, tė rrėzonte e pohimet dashakėqija nė kėtė lloj kronike tė gjatė, rrenacakiste nė vazhdime, me rreth nėntėqind e mė tepėr faqe libri.
Pėr ta zhvesh dhe nxjerrė cullake tė vėrtetėn e fshehur e gjysmė tė fshehur tek ky farė Trajkoviqi, profesor Pireva arriti, duke zotėruar tri parime tė besueshmėrisė: guximin, durimin dhe kėrkimin e sė vėrtetės argumentuese. Mėsymjen pėr depėrtime nė argumente dhe zbardhjen e tyre, i arsyetoi me gjerėsi dhe saktėsi tė njohjes sė mjedisit, tė emėrvendeve, tė llagapeve, tė lagjeve, familjeve tė tė dy komuniteteve, veēmas tė trevės kah kalėroi serbi Trajkoviq - Rade.
Pena e Pirevės, gėnjeshtrėn, falsifikim - sajimin e bėmave tė Trajkoviqit, i ndjek pėr ti goditur nga dy pėrmasa: nga libri i tipit kronikė historike dhe, mjedisi jetėsor i Gallapit, luginės sė lumit dredharak tė Kamenicės e pėrreth fshatrave malore e fushore.
Profesori Pireva ėshtė njohės i gjuhės, mendėsisė, trashėgimisė, gjithnjė gjatė bashkėjetesės me hile, nėnvizoi aty ku duhej nėnvizuar, sjelljet e shtetit tė Serbisė me shqiptarėt. Ai nė kėtė libėr kritik, argumentues e demaskues, nxjerr konstatimin e tij tė qėndrueshėm, qė e vė nė ballė tė kėtij libri tė shkurtė, por tė dendėsuar me logjikėn e fakteve, si :Krimet i bėnė shteti dhe, Shtetin dhe pushtetin prej 1912 deri mė 1999 e ka pasur Serbia. Pra, Krimet i ka bėrė Serbia me aparatin shtetėror
Ky ėshtė kryeargumenti dhe pika e referimit e Bislim Pirevės dhe e shqiptarėve, qė pashmangshėm do tė duhej ta ndiqnin, nė pėrballjet me serbėt dhe shtetin e Serbisė. Pikėrisht kėtu dhe kjo ėshtė pikėnisja, nė ēfarėdo mosmarrėveshje a marrėveshje, nė ēdo mospajtim a pajtim tė imponuar mbi shqiptarėt e gjymtuar, pėr ti pranuar integrimet rajonale dhe kontinentale me kutin serb.
* * *
Nė kėtė libėr, rreth gjashtėdhjetė faqesh, renditen, stisen argumentet me saktėsi e dendėsi tė atillė, pa lėnė shteg askund pėr pasaktėsi, pėr dyshime ose dymendje tė tė dhėnave, tė ndodhive tė ngjarjeve, datave, personave.
Ku i gjeti tė dhėnat autori pėr ti rrėzuar ato qė i ngre Trajkofėlliqi? Ai tė dhėnat i sjell nga historiografia vetėdemantuese serbe. Ndėrsa ėshtė i drejtėpėrdrejtė e konkret nė pohim - mohimet e tij, tė llojit Trillimet serbe zanat i moēėm; Hahni s`ishte as arnaut, as shiftar
.
Nė titujt e kapitujve qė do tė rendisim, zbėrthehet brendia, ndonėse tėrėsia dhe kohezioni logjik nuk shmangen pėr asnjė rast, pos ndonjė digresioni funksional:
Fol serbisht, qė tė kuptojė zoti, Kush kė e pėrzuri, As Amie Bye s`ishte arnaut, Ne paskemi pasur gjuhė tė thjeshtė arnaute, Pse Serbia tė jetė shteti ynė?, Mos qenka dashur qė Halil Zajqeci ti gostisė vrasėsit, E din pėr Arifin, por jo pėr Danailin e Aleksandrin, Ēkėrkonin shqiptarėt e ēka serbėt?, Ahmet Ukshini paska qenė kaēak, Tusha e Giga mos kanė qenė engjėj, Kur i din emrat e shqiptarėve nga Tygjeci, Zajqeci, Busavata e Ruboci, kush i vrau 198 shqiptarė nga kėto fshatra?, Edhe Tito armik i juaj, Ishte mirė deri sa ju sundonit, Amerikanėt okupatorė, ju ēlirimtarė, Ēdo gjė e ka fundin...
Kėta tituj qė pėrmbajnė tėrėsinė e lėndės, edhe ca tė tjerė, sublimojnė anė tė ndryshme tė veprimeve pushtuese tė shtetit e tė pushteteve serbe ndaj shqiptarėve. Nė pikėpamje tė stilit, ose mėnyrės se si i kap faktet pėr ti rrėzuar pohimet e njė kronisti tejet dashakeq, kundruall fqinjėve shqiptarė, pikėrisht nė tituj spikatet, pėrmblidhet, dendėsohet aspekti i akceptuar. E akceptuara e dhėnė ėshtė kondensuar nė qasjen, pamjen e njė egoje krejtėsisht tė ngurtė, anshmėri e skajshme paragjykuese. Ndaj titujt i paraprijnė stivimit tė fakteve pa dymendje. Jo rastėsisht, vlerėsuesi i vėmendshėm e vėren kėtė veēori tė stilit dokumentues tė autorit Bislim Pireva.
Trajkoviq nuk lė sferė tė jetės sė shqiptarėve, nė hapėsirėn e Gallapit, i pėrqendruar nė Kamenicė, pa e thurė rrjetėn e merimangės sė vet pėr ti mbėrthyer shqiptarėt si miza tė trazuara. Kėtė rrjetė pėr gjatė gjithė kėsaj kronike, autori B.Pireva fillim e mbarim e shqeu dhe e pėrshkoi tejembanė: Pra, motoja e Radės dhe i tė tillėve si ai, qė nuk kanė qenė pak, ishte dhe ėshtė
rej, shpif, plaēkit, dhuno, falsifiko dhe gjithnjė vajto se je viktimė. Betohu nė tė vėrtetėn,por kurrė mos e thuaj *
* Bislim Pireva Falsifikatori
, Prishtinė, 2010
* * *
Gjuha dhe stili qė sjell Bislim Pireva, pėr ta pėrshkuar tej e tutje diskursin falsifikues tė kronikanit tė fshatrave tė Kamenicės me rrethinė, Trajkoviq ose Trajkofėlliq, si e thėrret ai, ėshtė sarkastike. Toni ironik i mohimit tė pohimeve tė paqėndrueshme, nuk ka si tė mos veshet me epitete, ironi, shpotitje, shprehje habie dhe nervoze, ngase e mban tė ndezur luftėn polemike, logjikėn kritike tė saj. Ky stil nuk ėshtė pasojė e pohimit a mohimit kuturu tė diēkaje personale. Ėshtė i tillė pasi ia ka pėrcaktuar saktė diagnozėn sėmundjes, ligėsisė shfrenuese serbe.
Ndaj, konsideroj, ėshtė edhe njė arsenal funksional, pėr ta pėrmbysur kėtė logjikė, aq shumė tė kultivuar nė letrat e publicistikės, historiografisė, medieve pamore, dėgjimore, politikės, kishės ortodokse serbe, etj.
Ndonjėherė, pėr kėto parime demaskuese, Pirevės i shėrben edhe tipi thirrmor i fjalisė, si nė rastin: E ti o Radė, nėse ka ndonjė ēmim pėr rrenc, gėnjeshtar, shpifės, falsifikator konkurro se sdo tė mbetesh duarthatė, por mos pandeh se je rrenci mė i madh. Ka pasur dhe ka rrenca, shpifės dhe falsifikatorė shumė mė tė mėdhenj se ti *
* Po aty
* * *
Ironia dhe tingėllimi epitetik nuk janė burim i panatyrshėm, as sedėr e panjerėzishme nė gjuhėn, stilin, kuptimin e kumtet argumentuese tė njė njohėsi tė thellė tė marrėdhėnieve shqiptare - serbe, veēėnarisht i ambientit ku shtrihet kronika rrenacakiste e kėtij farė Trajkoviqi.
Megjithatė, Mr Pireva nė librin e tij argumentues, asnjėherė nuk u rrėmbye, nuk fyen, nuk urren vlerat e kombit serb. Me kėtė libėr literaturės shqiptare i solli njohje tė aspekteve tė errėta, projekte shfarosėse dhe, njėkohėsisht nivel tė lakmueshėm tė guximit intelektual, rreptėsi e saktėsi gjykimesh, luftė tė pakompromis pikėpamjesh tė paafrueshme, ndjeshmėri dhe pėrgjegjėsi pėr gjithat qė ėshtė vlerė e shenjtė njerėzore dhe kombėtare:
As nuk janė shqiptarėt engjėj, as nuk janė serbėt djaj. Krimet i bėn pushteti, e pushtetin kurrė nuk e kanė pasur shqiptarėt, por Serbia. Prandaj krimet ndaj shqiptarėve dy shekuj i ka bėrė Serbia me tė tillėt si ti *
Janė marramendėse dhe tė llahtarshme krimet dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarėve dhe, ėshtė pėr tė mos e besuar se si nuk u zhduk etnia shqiptare pas masakrimeve tė pėrsėritura e tejet mizore
Kėtė e dėshmuan edhe disa burime serbe, si Radniēke Novine, shtypi evropian, pėrfaqėsues tė konsullatave tė huaja nė qendrat ballkanike, por me gjithė kėtė, shumė, shumė, shumėēka mbetet e pashkruar, e pasistemuar nė libra.
* Po aty
* * *
Gjėma e stėrpėrsėritur shqiptare nga zezonat serbe, ishte ajo, qė e ngacmoi sedrėn kombėtare tė shkrimshėruesit Bislim Pireva.
Ta heshtėsh kėtė gjėmė, do tė thotė, tė pajtohesh ose tė dorėzohesh, ose ta kesh frikėn nė palcė, tė jesh i pushtuar nga ajo, ikanik pa fatin tėnd, tė cilin ta shkruajnė tė tjerėt
Tė heshtėsh, do tė thotė,ti pranosh
ėnjeshtrėn, falsifikimin, krimin, pėrbuzjen, poshtėrimin, etnocidin. Tė heshtėsh, do tė thotė, tė mos kesh kurajė as kombėtare, as qytetare, as intelektuale, as njerėzore.
Nė kėtė mėnyrė, Bislim Pireva nuk heshti, por heshtėn shumė tė tjerė me dhe pa vokacion tė historianit a tė penshkruesit.
Shkenca nuk ėshtė livadh ku kullosin gomerėt, ėshtė sinteza ironike, pėrkufizimi pėr tė gjithė letėrnxirėsit me vetėdije tė ligė, urrejtje patologjike dhe nivel antishkencor e antiqytetėrues.
Nga leximi rrėqethės i kėtij libri, reflektohen mbresa pėr politikėn dhe politikanėt tanė tė tashėm e tė ardhshėm, pėr pasojat e vėnies lehtė tė nėnshkrimeve, nė ēaste tė detyrimeve dramatike, pėr pėrfitime vetjake, grupore a partiake, dhe, humbje tė tėrėsisė e mospasje tė njė vatre tė ngrohtė pėr shtrirje tė gjymtyrėve tė brezave
Gjilan, nėntor 2010
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt