LETRA X.
Zbulimi dhe vdekja e vetes
Po, e pranoj me gėzim tė mė quash atė! Jam i tillė dhe do tė jem gjithmonė kėshtu; ti nga ana jote duhet vetėm tė kesh bindje dhe siguri tė plotė pėr kėtė, gjė qė do tė ndodhė kur zemra jote tė jetė e hapur. Dashuria pėr veten e mban atė tė mbyllur tani. Me tė vėrtetė qė, kur mbyllemi nė vetvete, ndodhemi nė njė vend tė ngushtė, por, kur dalim prej kėtij burgu dhe hyjmė nė thellėsitė e Perėndisė dhe lirinė e bijve tė Tij, atėherė jemi tė lirė.
Ndiej gėzim teksa shoh se Perėndia tė ka sjellė nė njė gjendje dobėsie. Dashuria jote pėr veten nuk mundet as tė bindet dhe as tė mposhtet me ndonjė mėnyrė tjetėr, pėr aq kohė sa gjen burime tė fshehta dhe forca tė padepėrtueshme nė kurajon dhe zgjuarsinė tėnde. Ndėrsa e fshehur nga sytė e tu, ajo ushqehej me helmin tinzar tė njė dukjeje bujare, me anė tė sė cilės ti e sakrifikoje veten parreshtur pėr tė tjerėt. Perėndia e detyroi tė shfaqej hapur, tė dalė nė dritėn e diellit dhe tė zbulohet xhelozia e saj e tepruar. Oh, sa tė dhimbshme dhe njėkohėsisht tė vlefshme janė kėto stinė tė dobėsisė! Ndėrsa ka ende nė ne dashuri pėr veten, kemi frikė se mos ajo zbulohet, por pėr sa kohė qė nė skutat mė tė fshehta tė zemrės rri fshehur shenja mė e vogėl e saj, Zoti e gjurmon atė dhe me anė tė njė goditjeje pafundėsisht tė mėshirshme, e nxjerr atė nė dritė. Atėherė helmi bėhet ilaē; dashuria pėr veten, e katandisur nė pikėn e fundit, prej dėshpėrimit e zbulon veten nė tėrė shėmtinė e saj dhe bėn me turp tėrė delikatesėn dhe davarit iluzionet lajkatare tė njė jete tė tėrė. Perėndia tė vė para syve idhullin tėnd, veten. Ti e vėshtron dhe nuk mundesh ti largosh sytė prej andej; dhe pėr sa nuk ke mė pushtet mbi veten tėnde, nuk mund tė ndalėsh as vėshtrimin e tė tjerėve.
Kėshtu, tė ekspozosh dashurinė pėr veten pa maskėn e saj ėshtė ndėshkimi mė poshtėrues qė mund tė tė jepet. Nuk na duket mė e zgjuar, e matur, plot mirėsjellje, e vetėpėrmbajtur dhe me kurajon pėr tu vetėsakrifikuar pėr tė tjerėt; nuk ėshtė mė ajo dashuria pėr veten qė ushqehej nė besimin se nuk ia ka nevojėn asgjėje dhe nė bindjen se madhėshtia dhe bujaria e saj meritonin njė emėr tjetėr. Tashmė ajo ėshtė egoizmi i njė fėmije tekanjoz qė ēirret pėr humbjen e njė molle; por, ėshtė shumė mė tepėr torturuese, sepse ajo vajton gjithashtu nga inati se ka qarė; nuk mundet tė jetė e qetė dhe refuzon ēdo ngushėllim, sepse natyra e saj e helmėt ėshtė zbuluar. E sheh veten tė pamend, tė hidhur dhe tė pacipė dhe ėshtė detyruar ta shohė pamjen e vet tė frikshme nė fytyrė. Dhe thotė me Jobin: Sepse ajo qė mė tremb mė shumė mė bie mbi krye, dhe ajo qė mė tmerron mė ndodh. (Jobi 3:25). Sepse, pikėrisht ajo tė cilės ajo i druhet mė shumė ėshtė mjeti mė i nevojshėm pėr shkatėrrimin e saj. Nuk nevojitet qė Zoti tė godasė nė ne atė qė nuk ka jetė apo ndjeshmėri. Vetėm ajo qė ėshtė e gjallė duhet tė vdesė, dhe gjithēka tjetėr ėshtė njė hiē. Kjo ishte, pra, ajo qė ti kishe nevojė, tė shikoje njė dashuri pėr veten me mendje tė mbushur, qė preket shpejt, tė vrazhdė dhe tė prekshme. Dhe tani, gjithė ēka duhet tė bėsh ėshtė qė me qetėsi tė duash ta vėshtrosh ashtu siē ajo ėshtė; nė ēastin qė do e kesh bėrė kėtė, ajo do jetė zhdukur.
Ti kėrkon njė ilaē, qė tė bėhesh mirė. Ti nuk ke nevojė tė mjekohesh, por tė vritesh; mos kėrko me padurim shėrimin, lėre vdekjen tė vijė. Sidoqoftė, ji i kujdesshėm, sepse mundet qė ai vendimi i guximshėm pėr ta lėnė veten pa asnjė mjet shėrimi, tė jetė nė vetvete njė shpėtim i maskuar dhe ta ushqejė dhe ngushėllojė kėtė jetė tė mbrapshtė. Mos kėrko ngushėllim pėr dashurinė pėr veten dhe mos e fshih sėmundjen. Zbuloje gjithēka nė thjeshtėsi dhe shenjtėri, dhe lėre veten tėnde tė vdesė.
Por, kjo nuk duhet arritur me anė tė forcės sė brendshme. Le tė jetė dobėsia pasuria jote e vetme; forca dhe fuqia nuk kanė vend kėtu; shėrbejnė vetėm pėr ta zgjatur dhe pėrkeqėsuar agoninė. Nėse mbaron prej rraskapitjes, vdekja e vetes tėnde do vijė shumė mė shpejt dhe me mė pak ashpėrsi. Njė jetė qė vdes domosdo qė ėshtė e dhimbshme. Stimuluesit janė mizori ndaj atij qė vuan nėn rrotėn e gijotinės; ai pret vetėm goditjen fatale, jo ushqim, dhe as mbėshtetje. Nėse do tė ishte e mundur ta dobėsonim atė dhe ti pėrshpejtonim vdekjen, ne duhet ti shkurtojmė vuajtjet; por ne smund tė bėjmė dot asgjė; vetėm dora qė e mban lidhur pas torturės mund ta shpėtojė atė nga pjesa tjetėr e jetės vuajtėse.
Mos kėrko atėherė, as shėrim, as mbėshtetje, dhe as vdekje; tė kėrkosh vdekjen ėshtė padurim, tė kėrkosh ushqim apo mjete jetese, do tė thotė tė zgjasėsh agoninė. Ēduhet tė bėjmė atėherė? Lėr gjithēka, mos kėrko asgjė, mos u mbaj pas asgjėje; rrėfe gjithēka, jo si njė mėnyrė ngushėllimi, por me pėrulėsi dhe dėshirė pėr tu dorėzuar. Mė konsidero jo si njė burim jete, por si njė mjet vdekjeje. Ashtu sikurse njė instrument jete do tė ishte nė kundėrshtim me qėllimin e vet nėse nuk do tė shėrbente jetė, po kėshtu njė mjet vdekjeje do e mbante padenjėsisht kėtė emėr, nėse nė vend qė tė vriste, ajo tė mbante gjallė. Le tė jem, apo tė paktėn tė dukem sikur jam, i ashpėr, pa ndjenja, mospėrfillės, i pamėshirshėm, i inatosur dhe pėrēmues. Zoti e di se sa larg ėshtė prej sė vėrtetės; por Ai lejon qė gjėrat tė duken kėshtu; dhe unė do tė tė jem shumė mė tepėr i dobishėm me kėtė karakter tė rremė dhe imagjinar se sa nėpėrmjet dashurisė dhe ndihmės sime, sepse ēėshtja nuk ėshtė se si ti duhesh ndihmuar dhe mbajtur gjallė, por se si tė lėsh gjėrat e tua dhe tė vdesėsh.
Krijoni Kontakt