
Postuar mė parė nga
inscrite
LETRA XXII.
Frika nga vdekja nuk largohet prej kurajės sonė, por nėpėrmjet hirit tė Zotit.
Nuk jam aspak i habitur teksa mėsoj se mendimet pėr vdekjen bėhen mė tė gjalla, ndėrsa mosha dhe shėndeti i lig e sjellin atė mė pranė. Pėrjetoj tė njėjtėn gjė. Ėshtė njė moshė nė tė cilėn vdekja vjen mė shpesh nė mendje nėpėrmjet meditimeve tė pashmangshme dhe pėr shkak tė njė kohe tėrheqjeje gjatė sė cilės kemi mė pak gjėra pėr tė na hequr mendjen. Perėndia e pėrdor kėtė provė tė rėndė pėr tė na hapur sytė ndaj kurajos qė kemi, pėr tė na bėrė tė ndiejmė dobėsinė tonė dhe pėr tė na mbajtur nė tėrė pėrulėsinė nė vetė duart e Tij.
Ska gjė qė tė pėrul mė shumė se sa njė imagjinatė e trazuar, nė tė cilėn mė kot kėrkojmė intimitetin e mėparshėm me Perėndinė. Ajo ėshtė poēja shkrirėse e pėrulėsisė, vendi ku zemra pastrohet nėpėrmjet ndjenjės sė dobėsisė dhe padenjėsisė sė saj. Sepse asnjė i gjallė nuk do tė jetė i drejtė para Teje (Psalmi 143:2), dhe qiejt nuk janė tė pastėr nė sytė e Tu (Jobi 15:15), sepse tė gjithė gabojmė nė shumė gjėra (Jakobi 3:2). Ne shohim fajet dhe jo meritat tona, sepse kėto tė fundit madje do tė ishin tė rrezikshme pėr tu vėnė re, nėse do ishin tė vėrteta.
Ne duhet tė ecim drejt pėrmes kėsaj mungese, pa u ndalur, tamam siē po pėrpiqeshim tė ecnim nė rrugėn e Perėndisė pėrpara se tė viheshim nė provė. Nėse vėmė re ndonjė faj qė duhet ndrequr, duhet tė jemi besnikė ndaj dritės qė na jepet, por me kujdes, pėrndryshe do jemi skrupulozė nė mėnyrė tė rreme. Mė pas tė qėndrojmė nė paqe, tė mos ia vėmė veshin zėrit tė dashurisė pėr veten qė vajton vdekjen qė afron, por tė shkėputim veten nga jeta duke e ofruar atė si sakrificė para Perėndisė dhe me besim ta dorėzojmė veten nė duart e Tij. Shėn Ambrozi u pyet ndėrsa po vdiste, nėse nuk i druhej gjykimeve tė Perėndisė; Ne kemi njė Zot tė mirė -, u pėrgjigj ai, dhe tė njėjtat fjalė tia pėrsėrisim edhe ne vetes. Le tė jetė vdekja jonė nė pasigurinė mė tė papėrshkueshme, jo vetėm pėr sa i pėrket gjykimit tė Perėndisė ndaj nesh, por edhe tė vetė karakterit tonė. Siē thotė shėn Agustini, ne duhet tė bėhemi sa tė mos kemi gjė tjetėr pėr tė sjellė para Perėndisė veē mjerimit tonė dhe mėshirės sė Tij. Padenjėsia jonė ėshtė objekti i mėshirės sė tij dhe mėshira e tij ėshtė gjithēka ne kemi. Nė orėt e tua tė trishtimit lexo ēfarėdo qė forcon besimin dhe qetėson zemrėn tėnde. Me siguri Perėndia ėshtė i mirė me Izraelin, me ata qė janė tė pastėr nga zemra. (Psalmi 73:1). Lutu pėr kėtė pastėrti tė zemrės, qė ėshtė kaq e pėlqyeshme nė sytė e tij dhe bėn qė tė derdhet mėshira e Tij ndaj dobėsive tona.
LETRA XXIII.
Ndjeshmėria ndaj qortimit, shenja mė e sigurtė e nevojės pėr tė.
Dėshiroj me gjithė shpirt tė kesh paqe tė brendshme. Ti e di se ajo nuk mund tė gjendet veēse nė pėrulėsinė e mendjes, dhe pėrulėsia nuk ėshtė e vėrtetė pėrveēse kur vjen prej Perėndisė nė kohėn e duhur. Mė sė shumti kjo ndodh kur ata qė nuk na aprovojnė na bėjnė me faj dhe kur pėrjetojmė dobėsi tė brendshme. Le tė mėsohemi ti durojmė tė dyja kėto prova.
Jemi me tė vėrtetė tė pėrulur kur nuk pėrbėn habi pėr ne tė shohim se si qortohemi nga jashtė dhe si e gjejmė veten tė pandreqshėm pėrbrenda. Bėhemi atėherė si fėmijėt e vegjėl, nėn gjithēka dhe duke dėshiruar tė jemi tė tillė; ndiejmė se kush na qorton ka tė drejtė, por edhe se jemi tė paaftė tė dalim mbi veten pėr tu vetėkorrigjuar. Atėherė dėshpėrohemi pėr veten dhe nuk presim veēse nė Perėndinė. Qortimet qė marrim, qofshin tė ashpra e tė pashpirtė, na duken mė pak seē meritojmė. Nėse nuk i durojmė dot, mė shumė se ēdo tė metė tjetėr fajėsojmė sedrėn tonė. Ndreqja atėherė nuk mund tė na bėjė mė tė pėrulur seē na gjen. Rebelimi i brendshėm, jo vetėm qė nuk e pengon dobinė e ndreqjes, por na bind pėr nevojėn e saj tė padiskutueshme. Nė tė vėrtetė nuk do ta kishim ndjerė qortimin nėse nuk do tė kishte goditur nė ndonjė pjesė tė gjallė; nėse aty do tė kishte vdekje, nuk do ta kishim ndjerė. Kėshtu qė, sa mė thellė e ndiejmė qortimin, aq mė tė sigurtė jemi se ai ishte i nevojshėm.
Tė lutem tė mė falėsh nėse kam thėnė ndonjė gjė tepėr tė ashpėr, por mos dysho pėr dashurinė time pėr ty dhe quaje njė hiē gjithēka qė vjen prej meje. Shiko vetėm dorėn e Perėndisė, i cili pėrdor shqetėsimin qė tė kam sjellė pėr tė tė dhėnė njė goditje tė dhimbshme. Dhimbja provon se kam cėnuar nė njė pikė tė ndjeshme. Dorėzoju Perėndisė, prano gjithēka qė tė sjell dhe shumė shpejt do shijosh paqe dhe harmoni tė brendshme. Ti di mirė si tua japėsh kėtė kėshillė tė tjerėve; kjo mundėsi qė tė jepet ėshtė e rėndėsishme, vendimtare. Oh, ēhir do tė zbresė mbi ty, nėse si njė fėmijė i vogėl, do durosh ēdo mjet qė Zoti pėrdor pėr tė tė pėrulur dhe pėr tė tė ēliruar nga ndjeshmėria dhe vullneti yt! Lutem qė Ai tė tė pėrulė kaq shumė, sa ti tė mos dukesh fare.
Krijoni Kontakt