Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126

    "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon

    LETRA TĖ KRISHTERA FRYMĖRORE

    NGA

    Francois De FENELON

    "Dhe unė i kam bėrė tė njohin emrin tėnd dhe do tė bėj ta njohin akoma, qė dashuria, me tė cilėn ti mė ke dashur mua, tė jetė nė ta dhe unė nė ta."
    – Gjoni 17:26


    LETRA I.

    Dobia e pėrulėsisė

    I lutem shpesh Zotit tė tė mbajė nė pėllėmbėn e dorės sė Tij. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė pėrulėsia. Sjell dobi nė gjithēka, sepse krijon njė shpirt qė e merr mėsimin, gjė qė e bėn ēdo gjė tė thjeshtė. Do tė ishe mė fajtor se shumė tė tjerė nėse do t’i bėje ndonjė rezistencė Zotit nė kėtė pikė. Nga njėra anė ke marrė plot dritė dhe hir pėr tė ditur se kemi nevojė tė bėhemi si fėmijė i vogėl; dhe nga ana tjetėr, asnjė s’ka kaluar njė pėrvojė mė tė pėrshtatshme pėr tė pėrulur zemrėn dhe shkatėrruar vetėbesimin. Dobia e madhe e njė pėrvoje tė dobėsisė pėr ne ėshtė tė na bėjė tė pėrulur dhe tė bindur. Zoti tė ruajtė!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  2. #2
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA II.

    Si tė durojmė vuajtjen dhe ndėrkohė tė ruajmė paqen tonė

    Pėr sa i pėrket mikut tonė, i lutem Perėndisė t’i dhurojė njė thjeshtėsi qė do i sjellė paqe. Kur tregohemi besnikė tė lėmė menjėherė tė gjitha mendimet e stėrholluara e tė panevojshme, tė cilat lindin prej njė dashurie pėr veten aq e ndryshme prej shpirtbutėsisė sa ē’mundet tė jetė vetėm ajo, do tė vendosemi nė njė vend tė gjerė edhe nė mes tė shtegut tė ashpėr dhe tė ngushtė. Do tė gjendemi nė lirinė e dlirė dhe paqen e pafajshme tė bijve tė Perėndisė, pa qenė mangut as ndaj Zotit dhe as ndaj njerėzve.
    Zbatoj pėr veten time tė njėjtėn kėshillė qė u jap tė tjerėve dhe jam mė se i bindur se duhet ta kėrkoj paqen time nė tė njėjtin drejtim. Zemra ime vuan tani; por ėshtė jeta e vetvetes qė na shkakton vuajtje; ajo qė ėshtė e vdekur nuk vuan. Nėse do ishim tė vdekur dhe nėse jeta jonė do ishte e fshehur bashkė me Krishtin nė Perėndinė, (Kol. 3:3), nuk do vazhdonim t’i pėrjetonim kėto dhimbje nė shpirt qė na mundojnė tani. Duhet tė durojmė me qetėsi jo vetėm vuajtjet trupore, por edhe ato shpirtėrore, qė do tė thotė shqetėsimet qė vijnė nė shpirt pa veprimin e menjėhershėm tė tij. Por, turbullimet e njė aktiviteti tė pandalur, gjatė tė cilit shpirti e rėndon kryqin e dėrguar nga dora e Perėndisė, barra e njė qėndrese tė shqetėsuar dhe e njė mosdėshire pėr tė vuajtur pėrjetohen vetėm pėr shkak tė asaj qė ka mbetur nga jeta e vetes, e unit tonė.
    Njė kryq qė vjen tėrėsisht nga dora e Perėndisė dhe mirėpritet me pėrzemėrsi pa ndonjė veprim tė vetėmenduar, ėshtė nė tė njėjtėn kohė i dhimbshėm dhe i paqshėm; por, ai qė pritet pa dėshirė dhe kundėrshtohet nga natyra e vetvetes, ėshtė dyfish i ashpėr; qėndresa pėrbrenda ėshtė mė e rėndė pėr t’u mbajtur se kryqi vetė. Nėse e kuptojmė qė ėshtė dora e Zotit dhe nuk kundėrshtojmė, kemi ngushėllim nė vuajtjen tonė. Janė me tė vėrtetė tė lumtur ata qė mbajnė barrėn e vuajtjes sė tyre, ndėrsa shijojnė kėtė paqe tė pėrkorė dhe pranojnė me bindje tė pėrsosur vullnetin e Perėndisė! Asgjė nuk i pakėson dhe lehtėson mė shumė dhimbjet tona se sa shpirti i moskundėrshtimit. Por, ne zakonisht duam tė bėjmė marrėveshje me Perėndinė; duam tė paktėn tė caktojmė kufijtė dhe tė shikojmė se ku do jetė fundi i vuajtjeve tona. Ajo ruajtje e fshehtė dhe kokėfortė e jetės qė e bėn kryqin tė nevojshėm, bėn qė ne ta kundėrshtojmė kryqin pjesėrisht dhe me njė qėndresė tė fshehtė, qė i cėnon atij vlerėn vepruese. Kėshtu qė na duhet t’i rikthehemi vazhdimisht tė njėjtės gjendje; vuajmė shumė, por pa ndonjė dobi. Zoti na shpėtoftė nga tė rėnit nė atė gjendje tė shpirtit ku kryqet nuk sjellin dobi pėr ne! Perėndia do njė dhurues tė gėzuar, siē thotė Pali. (2 Kor. 9:7); Oh, ē’dashuri qė duhet tė ketė Ai pėr ata tė cilėt, me njė dorėzim tė gėzuar dhe tė pėrkryer, e lėnė veten krejtėsisht nė duart e vullnetit tė Tij kryqėzues!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  3. #3
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA III.

    Bukuria e kryqit


    Nuk mundem veēse tė mrekullohem prej mirėsisė sė vuajtjes; ne pa kryqin nuk vlejmė asgjė. Drithėrohem dhe jam nė agoni ndėrsa zgjat, dhe ēdo bindje e imja se ai sjell dobi venitet prej torturės, por, kur i vjen fundi, me admirim kthej vėshtrimin pas drejt tij dhe mbulohem me turp qė e mbajta kaq padenjėsisht kryqin tim. Kjo pėrvojė e dobėsisė sime bėhet njė mėsim i fortė diturie pėr mua.
    Cilado qoftė gjendja e mikes tėnde tė sėmurė, cilido shkaku i sėmundjes sė saj, ajo ėshtė e bekuar teksa qėndron kaq e qetė nėn dorėn e Perėndisė. Nėse vdes, ajo vdes nė Zotin; nėse jeton, ajo jeton nė Tė. Qoftė kryqi apo vdekja, thotė shėn Tereza.
    Ėshtė pėr mbretėrinė e Perėndisė qė duhet kryqi; kur e mbajmė atė nė dashuri, pikėrisht aty fillon mbretėria e Tij; tė jemi tė kėnaqur me tė pėr aq sa ėshtė kėnaqėsia e Tij. Ti ke nevojė pėr kryqin sa edhe unė. Dhuruesi besnik i ēdo tė mire i rezervon secilit prej nesh pjesėn e vet, qoftė bekuar emri i Tij! Oh, ėshtė kaq mirė tė transformohemi pėr tė mirėn tonė!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  4. #4
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA IV.

    Vdekja e vetes, e unit tonė


    Nuk mundem ta shpreh, motra ime e dashur, se sa e thellė ėshte keqardhja qė ndiej pėr vuajtjet e tua; por hidhėrimi im nuk mbetet pa ngushėllim. Perėndia tė do, shoh se Ai nuk tė kurseka, por vendos mbi ty kryqin e Jezus Krishtit. Cilado qoftė drita, ēfarėdo ndjenje tė mund tė provojmė, janė tė gjitha njė iluzion nėse nuk na ēojnė drejt pėrjetimit tė vėrtetė dhe tė vazhdueshėm tė vdekjes sė vetes, tė unit tonė. Ne nuk mund tė vdesim pa vuajtje, dhe as nuk mund tė thuhet se kemi vdekur kur diēka e jona vazhdon tė jetė e gjallė. Vdekja me tė cilėn Perėndia e bekon shpirtin tejshpon deri nė ndarjen e frymės nga shpirti, tė nyjeve nga palca. Ai i cili sheh nė ne ēfarė ne s’mund tė shohim, e di shumė mirė se ku duhet tė bjerė goditja; dhe rrėmben atė qė ne ngurrojmė mė tepėr pėr ta dorėzuar. Dhimbja ndjehet vetėm atje ku ka jetė, dhe ku ka jetė ėshtė pikėrisht aty ku vdekja duhet tė veprojė. Ati ynė nuk shpenzon kohė duke thyer ēfarė tashmė ėshtė e vdekur; nėse do kėrkonte qė jeta tė vazhdonte, Ai do ta bėnte kėtė, por Ai kėrkon tė shkatėrrojė, dhe kėtė mund ta arrijė vetėm duke shkatėrruar atė qė ėshtė e gjallė dhe vepruese. Mos prit qė Ai tė sulmojė dėshirat dukshėm tė kėqija prej tė cilave ke hequr dorė pėrgjithmonė kur iu dorėzove Atij, por Ai ndoshta do tė tė provojė duke shkatėrruar lirinė e shpirtit tėnd dhe duke tė lėnė pa ngushėllimet e tua mė frymėrore.
    Do ta kundėrshtoje? Oh, jo! Duroji tė gjitha! Kjo vdekje duhet tė jetė e vullnetshme dhe mundet tė pėrmbushet vetėm nė atė masė nė tė cilėn ti dėshiron tė veprojė. T’i bėsh qėndresė vdekjes dhe tė kundėrshtosh pėrparimin e saj do tė thotė tė mos duash tė vdesėsh. Dorėzo atėherė me vullnet te Perėndia gjithēka tek e cila mbahesh, edhe gjėrat mė frymėrore, kurdoherė qė Ai tė priret t’i marrė prej teje. Ē’tė tremb ty, o besimpak? A mos vallė ke frikė se Ai nuk do mundet tė tė japė prej Vetes sė Tij atė ndihmė qė e largon prej dorės sė njeriut? Dhe pėrse ta largojė pėrveēse ta rijapė atė, por prej dorės sė Tij tashmė dhe tė tė pastrojė ty nėpėrmjet mėsimit tė dhimbshėm? E shoh qė ēdo rrugė ėshtė e mbyllur dhe se Perėndia synon tė pėrmbushė veprėn e Tij nė ty duke prerė ēdo burim njerėzor. Ėshtė njė Perėndi xheloz; dhe nuk do qė t’i detyrohesh dikujt tjetėr pėrveē Tij pėr atė qė ėshtė duke kryer nė ty.
    Dorėzoja veten planeve tė Tij – shko atje ku Ai do me anė tė providencės sė Tij. Ruaju tė mos kėrkosh ndihmė nga njeriu kur Perėndia e ndalon kėtė – ata munden tė tė japin vetėm atė qė Ai u jep atyre pėr ty. Dhe pėrse tė shqetėsohesh se nuk pi mė prej mjetit qė sjell ujin kur ti je ēuar tė pish prej vetė burimit tė pėrjetshėm prej nga uji vjen?
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhimbja ndjehet vetėm atje ku ka jetė, dhe ku ka jetė ėshtė pikėrisht aty ku vdekja duhet tė veprojė. Ati ynė nuk shpenzon kohė duke thyer ēfarė tashmė ėshtė e vdekur; nėse do kėrkonte qė jeta tė vazhdonte, Ai do ta bėnte kėtė, por Ai kėrkon tė shkatėrrojė, dhe kėtė mund ta arrijė vetėm duke shkatėrruar atė qė ėshtė e gjallė dhe vepruese.
    Faleminderit moter per keto fjale mahnitese qe sjell ketu!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    "Dhe Perendia i cdo hiri, qe ju thirri ne lavdine e Tij te perjetshme ne Krishtin Jezus, mbasi te keni vuajtur per pak kohe, do t'ju beje te persosur Ai vete, do t'ju beje te patundur, do t'ju forcoje dhe do t'ju vere themel.
    Atij i qofte lavdia dhe pushteti per shekuj te shekujve. Amen!"
    1 Pjetrit 5
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  7. #7
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA V.

    Paqja gjendet nė thjeshtėsi dhe bindje


    Kultivo paqen; mos ia vėr veshin imagjinatės tėnde tepėr pjellore; aktiviteti i saj i shumtė dėmton jo vetėm shėndetin tėnd, por tė sjell edhe thatėsirė nė shpirt. Ti e konsumon veten pa dobi; paqja dhe ėmbėlsia e brendshme shkatėrrohen prej shqetėsimit tė vazhdueshėm. A mendon vallė se Perėndia mund tė flasė me atė pėshpėrimėn e butė dhe tė ėmbėl qė shkrin shpirtin, nė mes tė kėtij trazimi qė ti nxit nėpėrmjet rendjes sė pandalur tė mendimit? Ji i qetė dhe do ia dėgjosh zėrin shumė shpejt. Tė kesh veē njė brengė nė shpirt, si t’i jesh i bindur me gjithė zemėr.
    Ti kėrkon ngushėllim; por nuk e kupton se je ēuar nė grykėn e burimit dhe ke refuzuar tė pish. Paqja dhe ngushėllimi gjenden vetėm nė bindjen e thjeshtė. Ji besnik tė bindesh, pa u kushtuar vėmendje merakosjeve tė tua, dhe shpejt do shohėsh se lumenjtė e ujit tė gjallė do tė derdhen sikurse ėshtė premtuar. Do marrėsh sipas masės sė besimit tėnd; shumė nėse beson shumė; asgjė nėse nuk beson dhe vazhdon t’i vėsh veshin imagjinatės tėnde tė zbrazėt.
    Ti e ēnderon dashurinė e vėrtetė duke menduar se ajo ėshtė nė ankth pėr vogėlsira si ato qė vazhdimisht marrin vėmendjen tėnde; ajo shkon drejt e tek Ai nė thjeshtėsi tė pėrkryer. Satani transformohet nė njė ėngjėll drite; merr formėn e bukur tė njė dashurie tė kujdesshme dhe njė ndėrgjegjeje tė brishtė; duhet ta dish prej pėrvoje se nė ēfarė telashi dhe rreziku tė ēon nėpėrmjet skrupujve tė tillė tė furishėm. Ēdo gjė varet nga besnikėria jote nė kundėrshtimin e pėrpjekjeve tė tij tė fillimit.
    Nėse tregohesh i zgjuar dhe je i thjeshtė nė dėshirat e tua, mendoj se do jesh mė i pėlqyeshėm nė sytė e Tij se sa po tė kishe hequr qindra stėrmundime. Bėj qė i tėrė shqetėsimi yt tė jetė tė mos vonosh t’i ofrosh njė sakrificė kaq tė drejtė pėr Tė. A mundet dashuria e vėrtetė tė jetė nė mėdyshje kur i kėrkohet tė kėnaqė shumė tė dashurin e saj?
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  8. #8
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA VI.

    Burimi i vėrtetė i paqes gjendet nė dorėzimin e vullnetit


    Qėndro nė paqe; zjarri i pėrkushtimit nuk varet prej teje; gjithė ēka ėshtė nė dorėn tėnde ėshtė tė drejtosh vullnetin qė ke. Dorėzoja atė Perėndisė pa kushte. Nuk ėshtė ēėshtja se sa e shijon jetėn e krishterė, por nėse ti do atė qė Perėndia do. Rrėfeji mėkatet e tua me pėrulėsi; ndahu nga bota dhe dorėzoju Perėndisė; duaje Atė mė shumė se veten tėnde, dhe lavdinė e Tij mė shumė se jetėn tėnde; mė e pakta qė mund tė bėsh ėshtė ta dėshirosh dhe ta kėrkosh njė dashuri tė tillė. Dhe kėshtu Perėndia do tė tė dojė dhe do vendosė paqen e Tij nė zemrėn tėnde.


    LETRA VII.

    Mirėsia e vėrtetė arrihet vetėm nėpėrmjet dorėzimit


    Fatkeqėsia na bėhet fitim kur ajo pranohet me durim nėpėrmjet dashurisė pėr Perėndinė; ndėrkohė qė mirėsia shndėrrohet nė mėkat kur bėhemi tė lidhur pas saj nėpėrmjet dashurisė pėr veten. Mirėsia e vėrtetė gjendet vetėm nė shkėputjen nga bota dhe dorėzimin Perėndisė. Ti tani je nėn sprovė; lėshoje veten nė duart e Tij me besim dhe pa kushte. Ē’nuk do tė jepja veē tė tė shihja edhe njė herė mirė me shėndet, por tė neveritur nė zemėr ndaj dashurisė pėr botėn! Tė qenit i dhėnė pas vetes ėshtė njė mijė herė mė ngjitės se njė helm infektues, sepse aty ndodhet helmi i vetes. Lutem me gjithė zemėr pėr ty.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  9. #9
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA VIII.

    Njohuria krekos; dashuria ndėrton


    Gėzohem tek dėgjoj pėr gjendjen tėnde shpirtėrore dhe vė re me sa thjeshtėsi flet pėr ēdo gjė qė po ndodh brenda teje. Mos druaj tė mė shkruash pėr ēdo gjė qė mendon se Zoti kėrkon.
    Nuk ėshtė aspak e habitshme qė ke njė farė ambicjeje xheloze pėr tė pėrparuar nė jetėn frymėrore dhe pėr tė pasur miqėsi me njerėz tė shquar e tė devotshėm. Kėto gjėra janė prej natyre shumė lajkatuese pėr dashurinė qė kemi pėr veten, dhe ajo i kėrkon kėto gjėra me zell. Por nuk duhet tė kėrkojmė t’ia plotėsojmė kėto kėrkesa duke ecur shumė pėrpara nė jetėn e krishterė dhe duke forcuar njohjet me njerėz me pozitė; synimi ynė duhet tė jetė tė vdesim ndaj kėnaqėsive lajkatuese tė dashurisė pėr veten, tė bėhemi tė pėrulur dhe tė duam tė qėndrojmė nė hije dhe pa vlerėsim, pėr ta pasur vėshtrimin vetėm drejt Perėndisė.
    Ti mund tė dėgjosh pa pushim pėr pėrsosmėrinė dhe ta njohėsh shkėlqyeshėm fjalorin qė pėrdoret, e megjithatė tė jesh larg saj mė shumė se kurrė. Ajo qė me tė vėrtetė duhet tė synojmė ėshtė tė mos ia vėmė veshin vetes, tė dėgjojmė me vėmendje Perėndinė nė heshtje, tė heqim dorė nga ēdo kotėsi dhe t’ia pėrkushtojmė veten vlerave tė qėndrueshme. Le tė kemi pak fjalė dhe shumė punė, pa pasur as mė tė voglin mendim nėse po biem nė sy apo jo.
    Perėndia do tė tė mėsojė mė shumė se tė krishterėt me mė shumė pėrvojė dhe mė mirė se tėrė librat qė ka parė kjo botė. Dhe pėrse rend me kaq zell pas njohurisė? A nuk e di se gjithė ēka kemi nevojė ėshtė tė jemi skamės nė frymė dhe tė mos njohim gjė tjetėr veē Krishtit, edhe Atė tė kryqėzuar? Njohuria krekos; vetėm dashuria mund tė ndėrtojė. (1 Kor. 8:1). Kėrko atėherė vetėm dashurinė. Ēfarė! A tė jetė vallė qė dashuria pėr Perėndinė dhe dorėzimi i vetes pėr hir tė Tij tė mund tė arrihen nėpėrmjet marrjes sė kaq shumė njohurie? Ti tashmė ke mė shumė se ē’pėrdor dhe ndriēimi i mėtejshėm i mendjes tė duhet shumė mė pak se vėnia nė praktikė e asaj qė ti tashmė di. Oh, sa tė mashtruar jemi tė mendojmė se po bėjmė pėrpara thjesht sepse kemi kėnaqur kuriozitetin nėpėrmjet ndriēimit tė mendjes! Ji i pėrulur dhe mos i prit dhuratat e Perėndisė prej njeriut.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  10. #10
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA IX.

    Nuk jemi ne ata qė duhet tė zgjedhim se si do na dhurohen bekimet


    Ti e di ēfarė kėrkon Perėndia nga ty; do tė kundėrshtosh vallė? Ti e ke kuptuar se qėndresa jote ndaj tėrheqjes sė hirit tė Tij vjen vetėm prej dashurisė pėr veten; do t’i nėnshtrohesh vallė mjeshtėrisė sė krenarisė dhe shpikjeve mė tė rafinuara tė vetes, duke hedhur kėshtu poshtė mėshirėn e Perėndisė? Ty qė tė vret ndėrgjegja edhe pėr mendimin qė lind nė mendje, mendimin e pavullnetshėm dhe pėr rrjedhojė tė pafajshėm, ti qė rrėfen kaq shumė gjėra, qė nė fakt mė e mira do ishte t’i pėrzije nga vetja menjėherė, a nuk ke vallė skrupuj pėr kundėrshtimin qė po i bėn prej kaq kohe Frymės sė Shenjtė, sepse Ai nuk e ka parė tė udhės tė t’i sjellė tė mirat qė dėshiron nėpėrmjet njė rruge lajkatuese ndaj dashurisė tėnde pėr veten?
    E ē’rėndėsi ka nėse i merr dhuratat e hirit siē merr lypėsi bukėn? Dhuratat nė vetvete nuk do tė ishin as mė pak tė dlira dhe as mė pak tė ēmuara. Zemra jote do tė ishte akoma mė me vlerė nė sytė e Perėndisė, nėse nėpėrmjet pėrulėsisė dhe nėnshtrimit tė saj, ajo sjell nė veprim ndihmėn qė Ai kishte bėrė gati tė sillte. A ėshtė kjo mėnyra se si ti shpėton prej vetes? A e sheh kėshtu besimi i pastėr instrumentin e Perėndisė? Kėshtu vdes ti nė jetėn e vetes tėnde pėrbrenda? Ē’vlerė kanė leximet e tua mbi dashurinė e pastėr dhe lutjet e tua tė shpeshta? Si mundesh tė lexosh ēfarė dėnojnė thellėsitė e shpirtit tėnd? Kur ti refuzon dhuratat e Perėndisė, je i ndikuar jo vetėm prej interesit vetjak, por edhe prej mbushamendjeve tė krenarisė, sepse ato nuk vijnė nė formėn qė do i pėrshtatej pėlqimit tėnd. Si mund tė lutesh? Cila ėshtė gjuha e Perėndisė nė thellėsitė e shpirtit tėnd? Ai nuk kėrkon veēse vdekjen, dhe ti nuk dėshiron veēse jetėn. Si mund t’i drejtosh lutje pėr hirin e Tij, me kusht qė tė mund ta dėrgojė atė vetėm nėpėrmjet rrugės qė nuk kėrkon sakrificė nga ana jote, por t’i shėrbejė pėrmbushjes sė krenarisė mishėrore?
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. "Letra nga Gjermania"
    Nga RTP nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-05-2007, 05:41
  3. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •