Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Mrekullia e Pashkës - Flaka e Shenjtë e Jeruzalemit

    Kjo pra është një nga mrekullitë më të mëdha ndër shekuj të epokës së krishterë, që vulos edhe miraton vërtetësinë e mësimeve orthodhokse!

    Kisha e ringjalljes në Jeruzalem u takon edhe katolikëve, koptëve, armenëve edhe protestantë ka atje, por Zjarri i Shenjtë i Pashkës u ka zbritur historikisht vetëm orthodhoksëve. Janë përpjekur të tjerët por asgjë s'u është dhënë!

    Unë e kam parë të filmuar në një video origjinale të viteve 95-96 s'më kujtohet saktësisht, edhe pashë se si kandilët e Kishës, qirinjtë e besimtarëve edhe ai i Patrikut orthodhoks u ndezën vetvetiu mrekullisht me një zhurmë qiellore.

    Një myfti që po këndonte në minare, gjatë mesjetës, kur e pa dritën të zbriste nga qielli, filloi të këndojë "Krishti u ngjall së vdekurësh". Muslimanët të lebetitur nga kjo e hodhën poshtë nga minareja, duke dhënë kështu një nga martirët muslimanë të Jeruzalemit, Shën. Ahmeti (festohet diku nga Korriku, apo Qershori).

    Përse kjo mrekulli u jepet vetëm orthodhoksëve?
    Përse nuk flitet në perëndim për këtë mrekulli?


    ===========================================


    Kur dhe ku ndodh kjo mrekulli?

    Mrekullia e Flakës së Shenjtë ndodh para çdo Pashke, festimi i së cilës bëhet në Kishën e Ringjalljes në Jeruzalem në Pashkët orthodhokse. Data orthodhokse e Pashkëve është caktuar sipas kalendarit Julian edhe jo sipas atij të zakonshëm të Evropës perëndimore Gregorian, gjë që do të thotë se Pashka bie normalisht në ditë të ndryshme me katolikët edhe protestantët. Kjo mrekulli është ndoshta më e madhja në botën orthodhokse edhe jo orthodhokse. Ndodh për çdo vit, në të njëjtën kohë, në të njëjtën mënyrë, edhe në të njëjtin vend. Asnjë mrekulli tjetër nuk është njohur të ndodhë kaq rregullisht edhe për një periudhë kaq të zgjatur kohe...


    Ceremonia e Dritës së shenjtë

    Qe të jenë sa më afër varrit që të jetë e mundur, pelegrinët mblidhen rreth varrit (në një kuvuklio-ose Kishë-dhomë), që ndodhet brenda Kishës së ringjalljes, duke pritur prej së pasdites së të Shtunës. Prej rreth 11.00 para dite deri me 01.00 pasdite, të krishterë arabë këndojnë këngë tradicionale me zë të lartë. Këto këngë datojnë që nga koha e pushtimit turk të Jeruzalemit në shekullin e 13-të, një kohë në të cilën të krishterët nuk lejoheshin të këndonin kënget e tyre përveçse nëpër Kisha. "Ne jemi të krishtere, të tillë kemi qënë prej shekujsh edhe të tillë do të jemi në jetë të jetëve. Amen!" - këndojnë ata me zëra të lartë edhe të shoqëruar me vegla muzikore. Instrumentistët qëndrojnë mbi supet e të tjerëve, që kërcejnë solemnisht përreth vendit të ringjalljes. Por në orën 1 të pasdites, këngët pushojnë edhe më pas vijon një heshtje e rëndë edhe e madhe e ngarkuar prej manifestimit të madh të fuqisë së Zotit, për të cilën janë dëshmitarë të gjithë.

    Në orën 13.00 një delegacion i autoriteteve lokale vijojnë përmes turrmave. Në kohët e pushtimit turk, ishin muslimanë turq; ndërsa sot janë izraelitët. Funksioni i tyre është përfaqësimi i romakëve të kohës së Jisuit. Ungjijtë flasin për romakët që vajtën të vulosin varrin e Jisuit, në mënyrë që dishepujt e tij të mos vidhnin trupin e tij edhe të thoshin se është ringjallur. Në të njëjtën mënyrë autoritetet izraelite vijnë edhe e vulosin varrin. Para se të vulosin portën, është zakon, që ata të hyjne në varr për të kontrolluar praninë e ndonjë burimi zjarri, që mund të bëjë mrekullinë me mashtrim.


    Si ndodh mrekullia

    "Hyj në Varr edhe gjunjëzohem përballë vendit ku Krishti qëndroi i shtrirë pas vdekjes edhe ku u ngjall sërish prej së vdekurish...(tregon Patriku orthodhoks Diodor-i) Çaj rrugën përmes errësirës për në brendësinë e dhomës, ku edhe bie në gjunjë. Aty them disa lutje që na janë kaluar prej shekujve edhe pasi i kam thënë, pres. Ndonjëherë pres disa minuta, por zakonisht mrekullia ndodh menjëherë pasi kam mbaruar lutjet. Prej çdo cope guri, mbi te cilat qëndronte shtrirë Krishti, derdhet një dritë e papërshkrueshme. Zakonisht ka një nuance blu, por ngjyra i ndryshon në nuanca të ndryshme. S'mund të përshkruhet me terma njerëzorë. Drita del prej gurit, edhe duket pothuajse sikur një re mjegulle, por është dritë. Çdo vit drita është e ndryshme. Ndonjëherë mbulon vetëm një gur, ndërsa herë të tjera ndriçon tërë varrin, kështu që ata që rrinë pranë varrit edhe shohin brenda, e shohin të mbushur me dritë. Ajo dritë nuk djeg - kurrë nuk më është djegur mjekrra prej saj në këto 16-vite që kam qenë Patriku i Jeruuzalemit, edhe që kam marrë Zjarrin e Shenjtë. Drita e saj është e një vazhdimësie tjetër nga ajo e dritës së zjarrit nëpër llamba vaji...Në një pikë të caktuar, drita ngrihet në formë të një kolone, ku zjarri është i një natyre të ndryshme, kështu që jam në gjendje të ndez qirinjtë e mi prej saj. Kur e marr në qirinjtë e mi, dal jashtë edhe ia jap fillimisht Patrikut Armen edhe më pas atij kopt. Pas kësaj ia jap të gjithë të pranishmëve në Kishë."

    Ndërsa Patriku qëndron brenda në Varr i gjunjëzuar përpara gurit, jashtë është errësirë edhe një qetësi tepër e madhe. Mund të dëgjohet vetëm ndonjë pëshperimë, ndërsa atmosfera është tepër e ngarkuar. Kur Patriku del jashtë me dy qirinjtë e ndezur që ndriçojnë fuqimisht errësirën, një klithmë festimi jehon tërë Kishën.

    Drita e shenjtë nuk përhapet vetëm prej Kryepiskopit, por edhe vetvetiu. Del prej Varrit të shenjtë me një shkëlqim krejtësisht ndryshe prej flakës natyrale. Xixëllon, ndriçon porsi rrufe, fluturon lehtësisht porsi pëllumb përreth tabernakullit të Varrit të shenjtë edhe ndez kandilët e pandezura të varura para saj. Shkon nga njëra anë e Kishës në anën tjetër (**Shënim- siç e kam parë edhe të filmuar në kasetë-video origjinale të Pashkës). Hyn nëpër Kishëzat e ndryshme brenda Kishës, sikur asaj të Kalvarit, edhe ndez edhe llamadhat e saj, po ashtu edhe të disa pjesmarrësve. Kjo Dritë e shenjtë ka edhe disa veçori: Sapo shfaqet ka një ngjyrë blu edhe nuk djeg. Në momentet e para të shfaqjes, nqs prek duart, faqet, gojën nuk djeg. Kjo është një provë e origjinës hyjnore edhe mbinatyrore. Gjithashtu duhet të konstatojmë se Drita e Shenjtë i jepet vetëm pas lutjeve të Kryepiskopit orthodhoks.

    Mrekullia nuk përkufizohet vetëm brenda asaj që ndodh brenda varrit të vogel, ku Patriku lutet. Çfarë është edhe më domethënëse është se Drita blu shfaqet edhe është aktive edhe jashtë varrit. Çdo vit shumë besimtarë e pohojnë këtë mrekulli të ndezjes së qirinjve të tyre, që mbajnë nëpër duar, prej vetvetiu. Të gjithë në Kishë presin me qirinj se mos ato u ndizen vetvetiu. shpesh Kandilerë të fikur ndizen vetvetiu para syve të besimtarëve. Drita blu është parë të levize në vende të ndryshme në Kishë. Një numër dëshmish të shënuara prej pelegrinësh, qirinjtë e të cilëve janë ndezur spontanisht, vërteton vlerën e asaj që ndodh. Personat që e përjetojnë këtë mrekulli nga një distancë e afërt, duke patur një qiri të ndezuar vetvetiu në dore, largohen të tjetërsuar prej Jeruzalemit.


    Sa e moçme është mrekullia?

    Citimet e para të shkruajtura rreth Zjarrit vijnë nga Shekulli IV, por ka edhe autorë që flasin për të që në shekullin e parë. Kështu Shën. Joan Damaskinoi edhe G. Nissky tregojnë se si Apostoll Petro pa Dritën e Shenjtë pas ringjalljes së Krishtit. Abati Rus Danieli, në udhëtimin në Jeruzalem në ditarin e tij shkruar në vitet 1106-07 na tregon për "mrekullinë e Dritës së shenjtë" edhe festimet që bëhen në të në mënyrë të detajuar. Ai kujton se si Patriku shkon në Kishëzën e Ringjalljes me dy qirinj. Ai gjunjëzohet para gurit mbi të cilin Krishti qëndronte shtrirë pas vdekjes së Tij edhe thotë disa lutje, pas të cilave mrekullia ndodh. Drita del prej brendësisë së gurit - një dritë blu e papërshkrueshme, e cila pas disa momentesh ndez llambadat e pandezura, po ashtu si dhe dy qirinjtë e Patrikut. Kjo Dritë është "Flaka e Shenjtë", edhe u shpërndahet të gjithe të pranishmëve në Kishë. Ceremonia që rrethon "mrekullinë e Flakës së Shenjtë", mund të jete një nga më të vjetrat në ceremonitë e vazhdimësisë së krishterë në botë. Prej shekullit të katërt e deri më sot, burime na rikujtojnë për këtë ndodhi frymëzuese. Prej ketyre burimeve bëhet e ditur se ajo ndodh në të njëjtin vend, në të njejten ditë feste, edhe në të njëjtën mënyrë liturgjie nëpër gjithë këto shekuj.

    Sa herë që jo-orthodhoksë përpiqen të marrin Flakën e Shenjtë, dështojnë. Ka tre nga këto tentativa të njohura. Dy ndodhën në shekullin XII, kur priftërinj të Kishës Romake (pra "katolike") që nxorrën me forcë orthodhoksët përjashta, por dështuan edhe përfunduan me ndëshkimin e Perëndisë. Por ngjarja më e mrekullueshme ka bërë vaki më 1579, kur Zoti e bëri më se të qartë, se vetëm kujt mund ti jepet kjo mrekulli.

    "Një herë Armenët monofizitë (heretikë) paguan turqit, të cilët kishin pushtuar në atë kohë Tokën e Shenjtë (Izraelin), që të merrnin leje për Patrikun e tyre që të hyjë në Varrin e Shenjtë. Patriku orthodhoks po qëndronte plot keqardhje jashtë së bashku me besimtarët në hyrje të Kishës, pranë kolonës së majtë, kur Drita e shenjtë Çau këtë kolonë vertikalisht duke ndriçuar pranë Patrikut Orthodhoks."

    Një muzein musliman i quajtur Tounom, i cili e pa këtë mrekulli prej një Xhamie pranë, e braktisi menjëherë muslimanizmin, duke u bërë orthodhoks. Kjo ndodhi më 1579, gjatë mbretërimit të Sulltan Muratit IV, kur Patrik i Jeruzalemit ishte Sofroni i IV.

    Një luftëtar turk, qëndroi mbi mure të një godine afër portave edhe kolonës së ndriçuar. Kur ai pa mrekullinë e mahnitshme, thërriti se Krishti është me të vërtetë Perëndi edhe ra poshtë rreth 10-metra, por nuk u vra. Ai u dogj prej turqve pranë Kishës. Eshtrat e tij të mbledhura prej grekërve ruhen në manastirin e Panagjias.





    Mund të pyetet se pse kjo mrekulli e Flakës së Shenjtë nuk është e njohur në Evropën perëndimore. Në disa zona protestante mundet, deri në një farë mase, të shpjegohet me faktin se nuk ka ndonjë traditë mrekullish.

    Po ne vendet katolike, ku ka një interesim të madh mbi mrekullitë? Arsyeja është vetëm një politikat kishtare.

    Vetë Kisha Orthdhkse e ndjek ceremoninë që rrethohet nga mrekullia. Ajo ndodh ditën e Pashkëve Orthodhokse, pa prezencën e autoriteteve katolike.


    për të parë fotografi edhe video klikoni këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-07-2005 më 02:49

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Seminarist për postimin:

    el dorado (06-01-2016)

  3. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    Te falenderoj per kete shkrim.
    Une kam degjuar per kete mrekulli nga miq te mi qe e kane pare ate me syte e tyre dhe eshte mahnitese.

    Nje mrekulli tjeter eshte paprishmeria e lipsanave dhe burimi prej tyre i mirove aromatike. Nje nga keto eshte dhe lipsani i Shen Nektarit (i cili fjeti me 1920) dhe trupi i tij u shperbe vetem pas 20 vjetesh, ndersa eshtrat dhe sot vazhdojne te jene burim arome, duke i lene pa goje materialistet dhe ateistet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 20-07-2005 më 11:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo eshte mrekulli e mahnithshme, Dhurate e Perendise per te gjithe besimtaret ne festen me te madhe te kalendarit vjetor orthodhoks, Ditën e Pashkës.

    Fjalet jane te teperta.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-05-2021 më 11:02

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Foto nga kjo mrekulli qe ndodh cdo vit te Shtunen e Shenjte te Pashkes Orthodhokse ne Kishen e Ringjalljes, ne Jeruzalem.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    el dorado (06-01-2016)

  7. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Ketu me poshte do te deshmoni te filmuar ceremonine qe u mbaj vjet, 2006, ne Kishen e Ringjalljes ne Jeruzalem.




    Krishtu u ngjall!
    Perëndia është me ne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-02-2013 më 13:00

  8. #6
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Po me te vertete Krishti u Ngjall! Perendia Eshte me Ne!
    Gezuar Pashket vellezer e motra Orthodokse!
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  9. #7
    Krishti u ngjall se vdekurish, me vdekjen vdekjen shkeli, edhe te varrosurve u fali jeten. AMIN.

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2006
    Postime
    13
    per flaken e shenjte mund te shikoni me shume ketu http://www.holyfire.org/eng/

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-12-2006
    Postime
    25
    seminarist me lejo te te korigjoj per dicka.ai myftiu nuk ishte shen ahmeti por shen ismaili .ndersa shen ahmetit i kane prere koken ne konstandinopoje.

  12. #10

    Thumbs up

    Kisha pare diçka para dhjete vjetesh......., por kaq shume material mbledhur bashke me beri te prekem......, ato murgeshat me qirinj nder duar..., ai flamuri Shqiptar perpara flamurit Rus...., ata njerez ne mosha te ndryshme qe qeshnin te lumtur si femije...., ketu ne Itali as qe behet fjale te tregojne çbehet, qofte edhe me nje permbledhje te shkurter...., kur ne tenjejten kohe behen "hetime shume serioze" se perse madoninat ( statuja te Shen Merise ) po qajne....!Flasin per shamanet e çuditshem, per Dalai Lamen, si shpojne trupin sheileret e Pakistanit dhe si vetekryqezohen ne Filipine te devotet katolike...., por qe per Ortodoksine as qe behet fjale, perjashto rastet e uniateve.
    Faleminderi Albo dhe atyre qe kane sjellur keto dokumentare.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •