Bagdad, 18 maj
– Ministri i jashtëm iranian, Kamal Karrazi, ka bërë dje një vizitë historike në Bagdad, njofton AP. Qëllimi i vizitës njoftohet të jetë marrja e garancioneve për sigurinë e kufijve të vendit të vet dhe ndalja e hyrjes së e militantëve nga Iraku. Vizita e Kamal Karrazit, dy ditë pas vizitës së papritur të sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs, është vizita e nivelit më të lartë e një zyrtari nga të gjashtë fqinjtë e Irakut pas rrëzimit të Sadam Hyseinit. "Ne besojmë se sigurimi i kufijve të dy vendeve ka domethënien e sigurimit të Republikës Islamike të Iranit", ka thënë Karrazi.
Krijoni Kontakt