Koshtunica propozon që të takohet me Kosumin më 24 maj në Prizren
Prishtinë, 16 maj - Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi tha se është i gatshëm të takohet me homologun e tij nga Serbia Vojisllav Koshtunica, por pjesë e bisedimeve nuk mund të jetë statusi i ardhshëm i Kosovës, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
"Vlerësoj se është shumë e rëndësishme që të takohemi dhe të diskutojmë për progresin e arritur në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", ka thënë Kryeministri Kosumi.
Pas kësaj deklarate të Kosumit, Kryeministri i Serbisë Vojislav Koshtunica dje ka propozuar që takimi i parë mes dy kryeministrave të mbahet më 24 maj në Prizren.
"Pasi në Kosovë ka shumë probleme të pazgjidhura qeveria e Serbisë vlerëson se ka ardhur koha që të bëhen hapa konkret"- ka thënë shefi i Zyrës në Qeverinë e Serbisë për media, Sërgjan Gjuriq. Ai ka konfirmuar se Kryeministri Koshtunica dhe kryetari i "qendrës bashkërenduese" për Kosovën Nebojsha Çoviq janë të gatshëm që më 24 maj të bisedojnë në Kosovë me Kryeministrin Kosumi dhe bashkëpunëtorët e tij për të gjitha problemet me të cilat përballet Kosova.
Mirëpo, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Daut Dauti ka hedhur poshtë mundësinë, që 24 maji, të jetë caktuar si datë dhe Prizreni si vendtakim ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Bajram Kosumi dhe Kryeministrit të Serbisë Vojisllav Koshtunica. (QIK)
.................................................. ............
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Takimet me shqiptarët vetëm në Serbi ose në Kosovë, thotë këshilltari i Koshtunicës
Beograd, 16 maj - "Është qëndrim unik i autoriteteve serbe që takimet me përfaqësuesit shqiptarë të mbahen në vend", ka thënë këshilltari i kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, Slododan Samarxhiq. Ai ka theksuar se mund të merret parasysh vetëm takimet në Serbinë qendore ose në Kosovë, ku ekzistojnë të gjitha kushtet për të filluar bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës, por edhe për arsye se "Kosova është pjesë e Serbisë", thotë Samarxhiq. (QIK)
.................................................. ........................
SERBI, Koshtunica propozon takim me homologun kosovar, Kosumin
BEOGRAD (16 Maj) -Kreu i Qeverise se Serbise, Vojisllav Koshtunica, ka shprehur gatishmerine e tij qe te takohet me homologun e tij kosovar, Bajram Kosumi, per te diskutuar, sic thuhet, nje varg ceshtjesh me interes te perbashket. Kabineti i kryeministrit serb ka bere te ditur se Koshtunica ka shfaqur deshiren te takonte zotin Kosumi ne Prizren, me 24 maj. Te njejtat burime bejne te ditur se ne Serbi ekziston orientim i fuqishem per bisedime dhe kompromise ne funksion te zgjidhjes se problemeve ne Kosove. Deklarata thuhet se eshte bere pas shfaqjes se gatishmerise se kryeministrit Bajram Kosumi dhe nisur nga fakti se ne Kosove ka shume probleme te hapura. Por, qeveria e Kosoves dhe vete Kosumi kane deklaruar se me zyrtaret e Beogradit do te bisedonin per te gjitha ceshtjet e hapura, pervec per statusin politik te Kosoves. Zedhenesi i kryeminstrit Kosumi, Daut Dauti, perseriti vendosmerine e kryeministrit Kosumi per nje takim te tille, por mohoi qe te kete ndonje marreveshje zyrtare per vendin apo hollesite e nje takimi te tille. Ai tha se ne nje takim te mundshem ceshtjet teknike do te duhej te ishin ceshtjet e para qe duhet te bisedoheshin, por ai shtoi se nuk perjashtohet as mundesia e bisedimeve edhe per ceshtjet politike. Dialogu ndermjet Prishtines dhe Beogradit, nderkaq eshte pjese e standardeve kryesore qe bashkesia nderkombetare i ka vene kusht Kosoves per t'i plotesuar me qellim te hapjes se bisedimeve per statusin perfundimtar te saj. Nje perpjekje me heret per nje dialog, pervec atij ne nivelin teknik, eshte bere pas nje takimi te grupit te Kontaktit ne Beograd, kur presidenti i Serbise, Boris Tadic, kerkoi nga presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, te takohen per te diskutuar ceshtje me interes te perbashket. Ky i fundit fillimisht kundershtoi propozimin, duke lene te hapur mundesine e takimit ne ndonje konference nderkombetare. Nderkaq, kreu i misionit te OKB-se ne Kosove, Soren Jesen Petersen, se fundi ka thene se ka marre pelqimin e Rugoves per takim me Tadic dhe mendohet se nje takim i dy presidenteve do te mund te realizohet ne Zvicer, ne kuader te nje tryeze nderkombetare qe do te organizohet nga Projekti per Marredhenie Etnike. db/db(BBC/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt