Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    100 poezite me te mira te anetareve te forumit

    ja dhe tema u hap

    postoni
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    ja dhe tema u hap

    postoni

    Mua mė duhet njė leje e zakonshme tė filloj e tė gėrrmoj.
    Nė siklet tė madh na vure , EAGLE.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Loti i Shpirtit: "Shi dashurie"


    Meqenėse
    rreth vetes po sillem,
    njė Everest tjetėr
    pėr ty
    me eshtra fjalėsh po ngre.
    E atje
    nė maje
    emrin tėnd ta lė
    qė lulja tė mos vdesė
    e shi dashurie
    pėrherė tė bjerė

    ***

    Sonte
    rudinat e shpirtit
    t'i fala!
    Hyr
    e lodro pa kufi!

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    -Vjeneze- Dita

    Thėrrime buke...

    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e katedrales hijerėndė,
    ku kambanat kėndojnė kėngėn e mėngjesit
    e njerėzit me ngjyrat e botės ndezin qirinj
    nėn kryet e sė shenjtės Nėnė Terezė,
    nėnėmadhes sė zogjve tė plagosur
    me dashurinė qė ua fali si melhem.

    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e rrahur nga thėllimi vjenez
    qė nuk dihet nė cilin vit tė lashtėsisė
    e nisi valsin pėr ta vazhduar nė pambarim,
    nė stinė gjethesh tė thara a tė njomura me vesė.
    Me manushaqen e butė nė gushė
    nuk i trembet thirrjeve pėr koncertin e radhės,
    por vazhdon tė ēapitet ngadalė
    e me sytė e qetė tė shquajė grimcat
    e dhembshurisė njerėzore tė lėshuara pėrdhe.

    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e katedrales Shėn Stefan,
    ndaj dhe ndoshta nuk e ndjen rrėfimin,
    se aty pranė qėndron Motra Shqiptare
    t’u falė shpirtėrave tė humbur nė heshtje
    mirėsinė pėrtej rrudhave nė buzėqeshjen
    mbetur viteve nė kujtesėn e njerėzve.
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    to my mother-in-land - DD

    Pėr ty varkė do tė bėnem
    Oqeanin tė kaloē
    Pėr vela tė tredirekut
    Retė e bardha i gufonj.
    Zemėrėn ta bėnj kabinė
    Me damarė udhėn ta shtronj
    Njė kandile var mbi brinjė
    Shpirtin ējerr dhe tė mbulonj.
    Pastaj vetė marr timonė
    Drejt Tivarit e drejtonj;
    Nė mė kreftė rrufeja sinė,
    Rrypin nxjerr dhe e fashonj.
    Por nuk epem, moj Odetė
    “Ooooooo deeet! Ooo deeeeeeeead!” thrras e sun naloj,
    Kam nė bash gthendur ulkonjėn
    Mi Liburnen time oj!
    I hap krahėt si shqiponja
    Pėrmi dallgėt fluturonj
    Pėr atė Hyll qė nrit mi qiell
    Imja jeee! Imja je moooj!
    Pa ty unė s’kam verinė,
    Pa ty unė kund nuk shkonj,
    Kot pėr mėmė s’pata Teutėn,
    Ulqinakja ime moj!

    I love you!
    yti,
    duke pirė e qarė.

    ------------------------------------

    ps. ishallah s'po me nxjerr ne gazete per kete
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te gjitha Poezite e Agim Docit jane brilante.
    Ja psh njera e fresket fare dhe tronditese ne kulm..


    ---


    U ktheva dhe nuk mundem qė ta fsheh
    Mallengjimin qė ndjeva thellė nė shpirt
    Takove plot njerėz, vetėm njėri s'mė njeh
    e ftova pėr kafe dhe mė bėri ...bisht.

    Nė doni t'a dini, ta njihni njeriun
    qė mua prej ditėsh mė largohet
    mėshirojeni dhe faleni fatziun!...
    Ai...ishte vehtja ime para se tė mėrgohet!





    ....

  7. #7

    Nje shishe peniciline me ndergjegje ju lutem

    Para se te lexojme ndonje varg po dua te ndajme pak cfare eshte e cfare nuk eshte se, kur kam qene me i ri nga c'jam, jam ngaterruar boll per vete e sic dihet te rinjte jane boll, ne cdo kohe.

    Ja ti eagle nga michigani a do te kesh valle miresine te na spjegosh pak perse e ke hapur kete teme?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 17-05-2005 mė 14:21
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #8
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    me thon t'drejten fajin e ka Korasoni .................................................. .................................................. ............................................

    por tani qe po mendohem seriozisht --pse per qejf nuk shkon kjo teme?
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #9
    Te them te drejten mendova mos behej ndonje bisede ne te cilen mund te kishte dicka qe vlente te ndahej bashkarisht.

    Sidoqofte une nuk di si mund te lidhet poezia me qeJfin.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Te them te drejten mendova mos behej ndonje bisede ne te cilen mund te kishte dicka qe vlente te ndahej bashkarisht.

    Sidoqofte une nuk di si mund te lidhet poezia me qeJfin.
    pse jo? poezia eshte puro qejf..tani ti do orgji?

    nga NITI

    Hera e fundit

    Buron drite kjo hera jone e fundit.
    Jetime akrepat e ores
    rendin mbi fushen e bardhe,
    ndjekin pertueshem njeri-tjetrin
    si sy te zbrazur nga habia
    castet e lodhura vihen ne rradhe.
    Ty ta perkedhelin ethshem fund-barkun
    parandjenjat e mbarsura me farat e keqija.
    Heshtja kopile, na pergjon,
    perkund largesine mes meje e teje
    mekon zhurmat
    me qumeshtin e peshperimeva te mija.
    Me mban ne krahe kjo hera jone e fundit
    e dhimbet pezull koha jone
    Ne cep te emrit tend
    renkon casti im
    puthen pertueshem akrepat e oreve,
    ne heshtur, heshtja veshet na lepin..

    dhe: PESHPERIME

    Jeta eshte e shkurter.
    Vjen ere te qelbur.
    Une po qaj dhe jam i madh.
    shit.
    duket si nje film i diskovery channel.
    Tani po ngasherej.
    ndihem qesharak e madheshtor ne te njejten kohe.
    situate perfekte per tu vete vrare.
    Ne rrugen e zhveshur kane zbritur miliona perendime, ndersa njerezimi duket kaq i perkohshem, ne fakt ngjan si shtojce e tij.
    dhe prape ndihem qesharak.
    ekzistoj me shume ne koken time, ashtu sic ekziston gjysma e botes, dhe jam duke folur per gjysmen qe njoh.
    ngasherehem serish.
    Nje grua e thyer ne moshe me shikon cuditshem.
    Ne te bardhen e syve te saje, shtrihen ne pafundesi rrathe perseritjesh, edhe pse rrathet smund te jene vec se perseritje, si mengjeset, perendimet.
    Qesh.
    ka kaq shume perseritje ne jetet tona, sa perfundimi eshte nje film me metrazh te shkurter.
    aktor te perkohshem.
    luajeni jeten.
    luaje njeri hijen tende, e nese mundesh mesoje te flasi, te dashurohet me relievin e gureve ku thyhet pamja e saj e lemuar.
    ndihem i madh, qesharak, hije.
    ka kaq fjale ne kete bote, sa heshtja u be e vyer.
    si i thone ndryshe mallit????
    nejse.
    me duhet te shkoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Larsus : 17-05-2005 mė 18:31
    TBD

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Grupmoshat e anetareve te forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 29-11-2023, 06:04
  3. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •