Njoftimet e Sinaksaristëve nuk sinkronizohen. Ka shumë mundësi që Elefteri të ketë lindur brenda shekullit të dytë në Romë, nga krahinari i krishterë i saj dhe nga Anthija (ose Evanthia), e të njëjtit besim, e cila kur mbeti vejushë para kohe, ia besoi episkopit për ta mësuar. Ai vlerësoi më vonë virtytet dhe urtësinë e tij dhe e bëri dhjak në moshën 15-vjeçare, 17 (ose 18) vjeç presviter dhe 20 vjeç episkop i Ilirisë ( nuk kishte akoma rregulla në lidhje me moshën e të hirotonisurve).
Pagëzoi turma dhe bënte mrekullira, kështu që perandori dërgoi një oficer me ushtarë për ta arrestuar. Por ai sapo mësyu në kishë u çarmatos dhe u gozhdua nga hijeshia e hyjshme dhe elokuenca predikuese e tij dhe besoi. Ndërkaq e çoi tek mbreti ashtu siç iu lut shenjti. Rrugës oficeri u pagëzua. Në kryeqytet Elefteri mbeti i pathyer, pavarësisht nga premtimet djallëzore te monarkut, i cili fillimisht ishte befasuar nga fizionomia e tij.
E shtrinë në një krevat të skuqur dhe më pas në një zgarë me flakë edhe pse spektatorët e simpatizuan pasi mbeti i padëmtuar. E skuqën në një kazan me dhjamë, dyllë dhe zift. Krahinari Koremon mendoi një dënim të dyfishtë: Një furrë bronzi, të veshur me gozhdë…Shenjti u lut dhe Koremoni, si të zgjohej nga gjumi, pyeti se ç’faj kishte bërë Elefteri! Mbreti u habit, por nuk e konvertoi, dhe e hodhi në po atë furrë të tij, pasi Koremoni kërkoi ndërmjetimet e hieromartirit. Meqenëse doli i paprekur i prenë kokën, ndërsa hodhën brenda klerikun guximtar, veçse nxehtësia ra dhe gozhdët u epën si qirinj të zbutur! E burgosën të pangrënë, por e ushqente një pëllumb, derisa e lidhën në një karrocë me kuaj të egër. Por shpejt një engjëll e zgjidhi dhe e hipi mbi të. Arriti në mal, ku egërsirat i silleshin si kafshë shtëpiake. Më vonë ndoqi me dëshirën e tij ushtarët dhe pagëzoi shumë nga ata dhe pesëqind të tjerë derisa mbërriti në Romë. Atje më kot e hodhën tek luanët. Ndaj i prenë kokën. Anthija u godit me shpatë gjithashtu, ndërsa puthte trupin …
Hierarkut i luten shtatzënat për t’u çliruar, d.m.th. që të lindin lehtë (Elefter = i lirë).
Krijoni Kontakt