Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Rrymat e reja ne politiken shqiptare: LSI dhe LZHK

    Ne kete teme ju ftoj te diskutojme per qendrimet e dy forcave te reja ne politiken shqiptare, LSI dhe LZHK. Te dyja rreken te tregojne se do sjellin nje risi skenen politike, duke nisur qe nga emerimi si "Levizje" larg tradites se emrit "Parti".

    Vete nuk kam ndonje simpati per Ilir Meten dhe qeverisjen e shkuar te tij. Ka shume ndodhi, si perplasjet dhe me pas zbutjet ne mocionin e 96 apo kongresin e 99 dhe se fundi ne 2001-02, qe te shtyjne te mendosh se largimi i tij nga Nano dhe PS erdhi nga mungesa e pushtetit dhe jo per arsye parimesh. Shume nga mekatet me te cilen e akuzon Meta sot akuzon Nanon, si korrupsioni, monopoli, blerja e shtypit etj, u ngjizen ne qeverisjen e tij. Sidoqofte, shkeputja e tij nga PS-ja erdhi ne kohen kur popullariteti i kesaj te fundit, sipas statistikave te KQZ-se, eshte ne nje piken me ulet ne gjithe historine tone shumepartiake. Shkeputja e elementeve Angjeli, Fino, Koja dhe afrimi i disa figurave akademike dhe krahasimisht te reja prane kesaj partie eshte nje levizje e zgjuar. Si perfundim, ne sondazhin e NDI-se, kjo parti renditet e treta me 11% qe eshte me teper se cka marre ndonje parti tjeter e trete ne Shqiperi. Tubimi ne sheshin Skenderbej mund te merret si nje tjeter tregues i fuqise se saj elektorale.

    Nga krahu tjeter, me duket se LZHK-ja nuk po tregon te njejten aftesi. Leka Zogu duhet te mbledhe mendjen a do te perfshihet vete ne politike, dhe nese jo kujt do tja besoje drejtimin e fushates, Spahise apo Shehit. Ne fakt kete gje duhet ta kishte bere te ditur shume kohe me pare. LZHK-ja nuk ka dale deri tani ne sy as per ndonje zgjedhje te vecante per votuesit (pervec rikthimit te denimit me vdekje), dhe as me ndonje grup njerezish me cilet mund te ngalle besim per nje qeverisje te neserme. Nese arma e vetme e LZHK-se eshte nje alternativa ndaj PD-se ne krahun e djathte, mendoj se kjo nuk do te jete e mjaftueshme per shume arsye. Njerezit qe ka paraqitur deri tani kane qene vete bashkepunetor dhe aleate te Berishes dhe PD-se. PD-ja vete po ben shume perpjekje per te fituar vota nga pikerisht kjo kategori njerezish. Dhe per me teper, thjesht nje alternative e djathte anti-PD kur kjo ka 8 vjet ne opozite, thjesht nuk eshte shume ndjellese.

    Ne nje veshtrim te pergjithshem mbi krahet majtas dhe djathtas te politikes, levizjet e deritanishme te LSI-se jane deri diku nje tregues qe te pakten votat e majta te zhgenjyera nga PS-ja, nuk do shkojne drejt grupit te abstenesve. Ndersa LZHK-ja e deritanishme mua nuk me jep nje garanci te tille per votat e djathta te zhgenjyera nga PD-ja. Mjerisht per ne, beteja politike vertitet rreth emrave te pervecem te Nanos dhe Berishes. Duket se e majta e ka gjetur alternativen e Nanos. Ndersa e djathta ende se ka gjetur alternativen e Berishes, dhe LZHK si zor te qe te beje ndonje ndryshim rrenjesor ne keto dy muaj qe kane ngelur. Ndaj PD-se dhe Berishes i ngelet qe te luftojne per te siguruar nje shumice kuvendore pa shpresuar te LZHK-ja. Me poshte se kete here PS-ne nuk kane per ta gjetur kurre.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mitingu i LSI dhe renia e monopoleve

    E Diele, 15 Maj 2005

    Kur Ilir Meta u nda pas 14 vjetesh nga PS, per te krijuar 8 muaj me pare nje force te re politike, Levizjen Socialiste per Integrim, as Nostradamus dhe as ai vete, nuk mund te besonin, se ajo mund te niste qe tani, te rrezonte disa nga monopolet politike te ketyre 15 viteve te fundit. Mitingu i djeshem elektoral i LSI ne Tirane, tregoi se te pakten nje nga simbolet e ketij vendi, Sheshi "Skenderbej", nuk do te jete me monopol vetem i perkrahesve te Nanos dhe Berishes. Ky eshte sinjali me i qarte se, zgjedhjet e 3 korrikut 2005, do te jene votimet kur per here te pare qe pas rrezimit te komunizmit, asnjera nga partitete politike, nuk do te arrije te fitoje e vetme 50+1% te votave te shqiptareve.

    Nese askush nuk mund te parashikoje dot qe tani, rezultatin elektoral dhe koalicionin e ardhshem qeveritar, sondazhi i Institutit Amerikan per Demokraci, qe i jepte LSI 11% te votave dhe mitingu i saj i djeshem ne kryeqytet,- nese zgjedhjet do te jene jo vetem te lira, por mbi te gjitha te ndershme,- po qarteson disa te verteta, te cilat ne mos jane kristalizuar, jane duke u ngjizur tashme.

    Se pari, qe tani mund te thuhet se skena politike shqiptare, eshte me afer se asnjehere tjeter, drejt tripolaritetit real.

    Se dyti, se zgjerimi cdo dite e me teper i kesaj "force te trete", eshte parathenia e mberritjes se normalitetit dhe e futjes se lojes politike shqiptare, nga hullite e betejes se dy "Bajlozeve" te saj, ne luften per programe reale e konkrete, per zgjedhesit dhe gjithe qytetaret shqiptare.

    Se treti, se asnje qeveri e re nuk mund te krijohet apo nuk do te jete e qendrueshme, nese nuk do te marre per baze, rezultatin elektoral te LSI.

    Megjitheketo, Ilir Meta eshte i ri, drejton nje force politike te re, e cila mund te behet gjithashtu faktori i ri real i mozaikut politik shqiptar. Por, per nga vitet e angazhimit, postet qe ka mbajtur ne PS dhe detyrat qe ka patur ne qeverisjen e vendit, eshte po aq "i vjeter" sa edhe Nano e Berisha. Keshtu qe sfidat e tij, jane edhe me te medha se misioni i vete levizjes qe ai drejton: Bashke me peshen e LSI ne realitetin politik shqiptar, atij i duhet te manaxhoje edhe tejkalimin e vetes. Ja ky eshte nje monopol, qe asnje politikan shqiptar, nuk i'a ka arritur qe ta rrezoje deri tani gjate ketyre 15 viteve.

    A do arrije t'ia dale mbane edhe kesaj sfide Ilir Meta? Nese po, atehere nuk eshte e larget dita, e rrezimit edhe te kryemonopolit politik te ketij vendi: Dalja ne pension e binomit Nano- Berisha dhe fillimi i nje ere te re per politiken dhe demokracine shqiptare.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Per mendimin tim, LZHK-se i mundon nje udheheqes i zjarrte dhe i afte, sepse Leka Zogu eshte i deshtuar.

    Ndersa LSI-ja eshte nje PS e dyte, paalternativa.

    Megjithate le te presim zgjedhjet.

  4. #4
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nuk mund tė quhen "RRYMA" sepse janė fraksione tipike qė klasikisht kanė dalė nga parti tė mėparshme ose egzistente.
    Emri nuk pėrcakton se ēfarė janė....quhen Lėvizje dhe jo parti.....edhe??!!......nuk merren me politikė, janė organizata joqeveritare ??
    Pėrderisa i kushtohen politikės dhe aq mė tepėr pėr tė fituar KARRIKEN e humbur, janė parti, pavarėsisht se sa pėrkrahje kanė.
    Se sa do "korrin", kėtė do ta tregojnė kutitė e votimit dhe asnjė sondazh apo
    hamėndje .

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,035
    Postimet nė Bllog
    22
    E perbashketa e LZHK dhe LSI eshte se elektorati i tyre, ata qe ata do te piketojne ne Shqiperi ne kete fushate te ardhshme, jane te pakenaqurit; te majte dhe te djathte. LSI piketon te pakenaqurit nga qeverisja socialiste e Nanos, kurse LZHK piketon te pakenaqurit nga lidershipi i te djathtes se kryesuar nga Berisha.

    Cilat jane shanset reale te LSI dhe LZHK?

    Ideja e krereve te ketyre "levizjeve" se mund te ndryshojne bipolaritetin e politikes shqiptare eshte infantile dhe joreale. Infantile pasi elektorati shqiptar ka qene dhe vazhdon te jete historikisht bipolar dhe kjo nuk eshte e diktuar aspak nga emrat e pervecem Berisha apo Nano, por nga ideologjite qe kane zene rrenje ne shoqerine shqiptare ne vite. Shqiperia gjithmone do te kete nje Parti te djathte dhe nje Parti te majte qe do te marrin vota ne mase, dhe rreth tyre do te kete gjithmone parti te vogla satelitore qe nuk do te kalojne dot 10% e elektoratit shqiptar se bashku. Pra te pretendosh se do te ndryshosh gjithe sistemin politik shqiptar nga bi-polar ne tri-polar, eshte nje fantazi e bukur qe asnjehere nuk ka per tu bere realitet.

    Nese do ti peshonim shanset e LSI dhe LZHK ne zgjedhjet e ardhshme, une do te vija si shenje treguese suksesi dy shifra votash: 5% per LZHK dhe 10% per LSI. Nėse LZHK arrin te marri 5% ose me shume te votave ne debutimin e pare te saj ne zgjedhje, une do ta shihja kete debutim te ketij formacioni politik si te suksesshem. Nese LSI arrin te marri 10% ose me shume te votave te shqiptareve, perseri debutimi i tyre per mua do te ishte mese i suksesshem. Nese shifrat e tyre ne votime jane nen 5% dhe 10%, debutimi i tyre ngelet ne ne nivelin modest pa bere buje mediatike.


    LSI, nje surprize e hidhur per PS

    Sic mund ta keni kuptuar nga % qe dhashe me lart, une e shoh LSI si me shanse me te medha se LZHK ne zgjedhjet e ardhshme. Ku e bazoj une kete? Po te lexoni fjaline e pare qe kam shkruajtur me lart, ze ne goje pakenaqesine. Pakenaqesia ndaj qeverisjes socialiste dhe kryetarit socialist Nano eshte sot me me e madhe se ndonjehere ne historine e pluralizmit shqiptar, bile me e madhe se sa vete vitet 1991. Kurse pakenaqesia e demokrateve me liderin e tyre Berisha, eshte ne nje shkalle me te ulet, bile Berisha i ka afruar serisht te pakenaqurit ne gjirin e partise se tij. Do te kete shume me te pakenaqur socialiste ne zgjedhjet e korrikut se sa demokrate, dhe keta te pakenaqur u duhet te zgjedhin te votojne midis opozites dhe LSI.

    Duke qene se une kam qene i pari qe i kam rekomanduar Ilir Metes qe te krijoje nje parti te re, te ndare nga PS, ne korrik Meta ka per te provuar frutin e vendimit te tij. Ilir Meta si politikan eshte nje bufon "pragmatist", qe ndryshe nga demagogu Nano, Meta e njeh presionit nderkombetar dhe e di se c'do te thote te luash me zjarrin. Arsyeja perse ai zgjodhi te largohet nga qeveria e Nanos dhe te krijoje parti me vete, lidhet pikerisht me faktin se Fatos Nano sot po luan me zjarrin, e ka izoluar veten dhe partine e tij nga bota, dhe eshte nen vemendjen dhe presionin e vazhdueshem nderkombetar qe kane dokumentuar cdo afere dhe cdo levizje korruptive te tij dhe njerezve rreth tij. Ne kushte te tilla, suksesi i Ilir Metes nuk eshte i garantuar per ndonje merite te vecante te tij, por per faktin e thjeshte se ai pati kurajon dhe guximin qe te hidhet nga lokomotiva e Fatos Nanos perpara se te arrije ne Kryqezim Kasandra.

    Ne kete fushate qe vjen Ilir Meta do te beje fushate opozitare me PS brenda elektoratit te majte dhe kjo do te coje ne copetimin e elektoratit te majte me dysh, qe do te thote se cdo vote e hedhur per LSI, eshte nje vote me pak per PS. Nen kete kendveshtrim, PS e shikon duelin e saj me LSI si nje duel per mbijetese, pasi nese % e votave te LSI eshte e madhe ne zgjedhje, LSI ka per te varrosur Partine Socialiste dhe lidershipin aktual te saj. Ky eshte edhe misioni i vertete i Metes, te realizoje me vote plebishitare, ate qe nuk realizoi dot me vote partiake ne kryesine e PS apo kongresin famekeq te saj. Kjo eshte arsyeja qe me shume se vete Berisha dhe PD, Ilir Meta dhe LSI jane te interesuar ne nje humbje sa me te thelle te PS ne zgjedhje.

    Ne 4 korrik, gazetat shqiptare do te raportojne jo vetem nje fitore te koalicionit te djathte, por do te raportojne edhe surprizen e LSI qe do ti uli ndjeshem shifrat e PS. Dhe ne 4 korrik, kokeshkretet si Ruci e Nano ne krye te PS do te kuptojne vertetesine e fjaleve te mia ne qershor 2001. "Humbja e zgjedhjeve eshte e keqja me e vogel qe i pret socialistet." Socialistet do te provojne ne korrik jo vetem humbjen e zgjedhjeve por edhe shkaterrimin perfundimtar te partise se tyre dhe lindjen e nje formacioni te ri politik te majte.


    LZHK, pa shume pretendime

    Shume elemente te spektrit te djathte politik ne Shqiperi, qe jane te pakenaqur nga lidershipi i PD dhe Berishes, si strumbullar i se djathtes, habiten se si ka mundesi qe te gjitha perpjekjet e ndermara ne keto 14 vjet per te krijuar nje "te djathte te vertete" sic e quajne ata, kane deshtuar. Mua keto deshtime nuk me habisin aspak, mjafton te shikosh e lexosh historikun e te djathtes shqiptare. E djathta shqiptare ka patur historikisht si mbeshtetje te saj shtresen e pasur bejlere qe ka patur nen kontroll nje prone te madhe. Kjo i falte te djathtes se hershme ne kohen e Zogut nje mbeshtetje te forte financiare, por nje mbeshtetje te forte politike. Sot mbeshtetja politike nuk matet me me sa hektare toke dhe sa cifligje ke nen kontroll, por matet me sa njerez votojne per ty ne kutite e votimit. Duke qene se kane kaluar 80 vjet nga themelimi i te djathtes shqiptare, koherat kane ndryshuar, njerezit kane ndryshuar, prona ka ndryshuar. Te pretendosh te fitosh vota me programe qe bejne thirrje per kthimin e tokes tek pronari kur dihet shume mire se gjithe Shqiperia ishte prone e nje grushti bejleresh, eshte njesoj si te presesh te bier shi i kuq. Prandaj te gjithe enthuziastet e "te djathtes se vertete", bejne mire te shohin politiken shqiptare dhe realitetin shqiptar per ate qe eshte sot, dhe jo per ate qe ishte 80 vjet me pare.

    Ndryshe nga i ati i tij, Leka Zogut i mungojne shume dhunti, i mungon njohja e karakterit dhe tradites shqiptare, i mungon popullariteti i te atit, i mungon karizma dhe orientimi i qarte politik. Ku duken te gjitha keto? Duken tek fakti se ai nuk do te udheheqi fushaten e tij elektorale por ka vene ne krye te saj mercenare te paguar politike, si Dashamir Shehi e kompani. Pavaresisht nga kjo, LZHK ka nje shans edhe pse te vogel per te vjele votat e te pakenaqurve ne rradhet e elektoratit demokrat.


    Cili eshte sekreti i suksesit per LSI dhe LZHK?

    Sekreti i suksesit per keto dy parti eshte heqja dore nga propaganda jorealiste e fitores ne zgjedhje dhe fokusimi ne ato segmente te elektoratit perkates se tyre ku ata kane nje shans real fitoreje. Heqja dore nga sulmi mbi te dy spektret e politikes shqiptare, dhe ngulmimi ne denoncimet e qendrimeve te partive te spektrit te tyre politik. LZHK duhet ti beje opozite dhe shprehi alternative ndryshe nga PD, kurse LSI duhet ti beje opozite PS dhe qendrimeve te saj. Asnje shqiptar nuk ka per tiu drejtuar kutive te votimit ne 3 korrik per te votuar per partine e Leka Zogut apo Ilir Metes, i befasuar nga maturia e njerit apo nga zgjuarsia e tjetrit, por kane per te votuar per ta vetem per guximin dhe kurajon qe keta do te tregojne per te bere opozite dy boshteve perkatese te politikes shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-05-2005 mė 02:39

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •