Problemi qe dua te zgjidh eshte pak i nderlikuar per tu kuptuar por do ta bej dhe me shembuj.
Dua te gjej nje program apo nje virus qe me ben kopjimin e tere kartelave te pc-se por bosh.Dmth kopjon vetem emrat e tyre dhe jo informacionin qe kartelat apo filet word exel pdf kane brenda.
pshm: une kam 2 kartela me emrat forumi dhe albasoul.
-forumi ka ne brendesi kartelat forumi1 dhe forumi2
-Albasoul ka ne brendesi kartelat Albasoul1 dhe Albasoul2
forumi1 ka ne brendesi file word exel me emra te ndryshem
forumi2 ka ne brendesi file word exel me emra te ndryshem
po keshtu dhe albasoul1 dhe albasoul2
Pra une dua qe kartelave du kopjohet emri me tere filet bosh qe ato kane brenda.
Eshte e pamundur te behet ne menyre manuale se sipas llogarive te mia i bie 9 muaj
te hap cdo kartele word apo exel dhe ti fshi informacionet qe kane brenda pasi jane 4gb word exel.
Mendova ta beja duke formuar nga e para cdo kartele cdo file por jane rredh 20 milion file dhe ti krijosh nje nga nje nga e para eshte dicka e pamundur.
Mund ta besh me programin Dir2Html.
Programi te jep gjithe skedaret qe ke ne nje direktori qe e zgjedh vete.
Rezultatet ti nxjerr si liste me vetem emrat e skedareve,pa mbushje.
I shikon te gjitha ne format html. http://www.pc-tools.net/win32/dir2html/
Nuk e ke shpjeguar mirë se çfarë kërkon.
Nëse të duhet vetëm një listë e thjeshtë e skedarëve që ke një dosje, mund të përdorësh komandën DIR në DOS.
Shko tek start > run > cmd
Shkruaj komandën: dir "c:\dosje\e\skedarëve\" /B /S > "c:\lista_e_skedareve.txt"
Kjo komandë do krijojë një listë të të gjithë skedarëve që gjenden në dosjen c:\dosje\e\skedarëve\ dhe do ruaj listën në skedarin c:\lista_e_skedareve.txt
Psh:
Për dosjen c:\php unë shkruajta komandën dir c:\php /B /S > c:\lista_e_php.txt
dhe skedari lista_e_php.txt përmban listën e skedarëve si më poshtë. Komanda dir mund të përdoret me opsione të ndryshme për të renditur skedarët dhe për të nxjerrë më shumë detaje.
Cuna me falni qe nuk u pergjigja me pare pasi nuk isha ne shtepi keto dy dite.
Dhe nje here problemi nuk eshte shikoj sa skedare dhe sa emra skedaresh kam ne pc.
Problemi eshte qe une tere keto skedare qe kam te mbushur me informacione tu fshij informacionet duke u lene vetem emrat e fileve.
Shembulli qe ju dhashe ishte kam 2 kartela Forumi dhe Albasoul.
Forumi ka brenda kartelat e tjera Forumi1 dhe Forumi2
Po keshtu dhe kartela Albasoul ka Albasoul1 dhe Albasoul2.
Forumi1 ka file word pshm cv_klodi,leksion2 etj etj
une dua qe cv_klodi apo leksion2 te ekzistoj si file word por tere fjalet qe ka brenda te fshihen.Dmth kush do e hapte cv_klodi sdo gjente me curiculumin tim por do e gjente bosh.
Pra me duhet ndonje program qe kopjon vetem e emrat e fileve jo informacionet e tyre.
Ben kopjim bosh me pak fjale.
Kacaku,ate qe kerkon mund ta besh me ndonje program file manaxher si psh Total
Commander ose Norton commander.Keto dy programe jane shume te fuqishme.Ti japin te gjitha direktorite si peme.Klik ne Plus perpara folderit forumi.Cfare skedaresh dalin poshte forumi i heq.Si rezultat te ngelet Foldera e verdhe Forumi
lart bosh.Keshtu mund te vazhdosh edhe me folderat e tjera .Kjo do te haje pak kohe,megjithate ta lehteson punen pasi i ke folderat te organizuara si liste ne peme.Kujto regjistri editorin e windowsit,panelin majtas.i jep direktorite ne menyre te ngjashme si Editori i regjistrit te windowsit.Mjafton te godasesh me miun te shenjat e plusave dhe hapesh folderat,dhe heq skedaret tek mbushes nen
folderin te pema e direktorise.
Mund te te ndihmoje edhe ky program Inventari skedaresh.Zealy file inventory-falas. http://www.zealey.co.uk/software/ Te jep te gjithe skedaret qe ke ne kompjuter.ftp://winsite.teleglobe.net/winsite/pc/winxp/misc/zfi_setup.exe
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 13-05-2005 më 00:39
Edi duhet qe keto skedare te ngelen ne formatin qe jane dmth
Forumi.doc qe do kete 48kb informacion te ngelet po Forumi.doc por kete here me 0kb dmth te jete boshatisur.Keshtu te tere skedaret e pc.
Shikoni foton me poshte.
Skedari 1 eshte ai qe ka informacionin ne kete moment.
Skedari 2 do ishte nje kopje e te parit por bosh dhe emer te njejte.(e bera kopje me emer dmth pa gje tjetermrena skedarin2)
Manualisht eshte 9 muaj kohe ti besh keto nje nga nje.
Dmth hap skedar 1 fshi informacionet mrena, hap tjetrin fshiji informacionet.
Kete gje dua qe te ma beje nje virus ose nje program.
Virusi apo programi do fshinte tere informacionet e skedareve dhe do ti linte ato ne pc si skedare bosh me emrat qe kishin me pare.
Ndryshuar për herë të fundit nga kacaku basket : 13-05-2005 më 08:44
Mqns do te ruash formatin e skedareve, menyra tjeter do ishte qe te krijoje nje skedar bosh per cdo format. Psh: bosh.doc, bosh.xls, bosh.gif, bosh.jpeg e cfaredo formati tjeter qe ti ke ne ato dosje.
Pastaj mund te krijohet nje program qe te beje nje kopje te skedarit bosh ne formatin e duhur dhe pastaj ta emertoje ate me emrin e skedarit te vjeter. Ky proces do perseritej per te gjithe skedaret nje e nga nje.
Nuk besoj te kete program te gatshem qe te beje kete gje, por besoj se mund te programohet me pak mundim. Per te bere sa me te lehte programin, eshte mire qe skedaret qe do te boshatisesh ti kesh te vecuar ne nje dosje me vete, skedaret te mos jene hapur gjate ekzekutimit te programit, dhe personi qe do ekzekutoje programin duhet te kete leje te lexoje te gjithe skedaret.
Jam i zene me mesime keto dite, por mbase gjej nja dy ore per te ndertuar nje program te tille.
Edo me ke kuptuar shume mire.Behet fjale per Pc zyre dhe personi ka acc ne tera keto qe the ti.Cdo gje qe ka pc ne brendesi vec programeve duhet te ndryshohet te fshihet.
Nqs nuk te krijon nje problem kjo gje do te isha shume mirenjohes.
Nuk më ktheve përgjigje se çfarë formatesh kërkon të fshish. Gjithashtu, përse nuk i fshin fare këto skedarë? Nuk shoh ndonjë arsye për të ruajtur skedarin bosh.
Krijoni Kontakt