Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Elez Isufi dhe"Levizja e marsit" 22 MARS 1922

    22 mars 1922 --- 87 vjete me pare dibranet dhe kryesishte zonat Rec e Dardhe me ne krye patriotet Elez IsufI Ndreu dhe Suf Xhelili Ndreu do ti drejtoheshin Tiranes kJO levizje do te quhej edhe levizja e marsit do te zhvilloheshi luftime per afro nje jave midis dibraneve dhe forcave qeveritare Konflikti midis dibraneve dhe qeveris me nderhyrjen e konsullit anglez te kohes nderpritet ne keto luftime u vra edhe Meleq Frasheri nje komandant i ushtrise, dhe per kete lufte dibranet do te te kendonin

    Elez aga i hipka atit
    Coi kabile(popullin) bahi gati
    Bahi gati,jam tuj ardhe
    Kam shemb Diber,Rec e Dardhe
    Elez aga e tunde malin
    Tash nantet vjet luftton me Krajlin
    Meleq Frasheri nje budalle
    Nuk ka njofte Rec e DARDHE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 22-03-2009 mė 20:14

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-10-2009
    Postime
    1
    Elez Isufi, Atdhetar dhe Udheheqes i Pamvarsise.

    Isuf Elezi, per Demokracine e Shqiperise, ka qene
    “Gjeneral,, dhe “Luani i maleve,,njeri i beses dhe i burreris per te miren e Shqiperise.
    SHQIPERIA;
    SHqipetaret,ne kuptimin termologjik ushtarak, nuk konsiderohen pale nderluftuese gjate LI-Ballkanike.
    Por duke gjykuar nga nje raste specifik, i rralle ushtarake, rezulton se ne dinamiken e qendreses kunder Aleances shoviniste, doli pale me vehte , pamvarsishte nga bashkepunim me ushtrine Turke,nedrejtimet kryesore te vetembrojtjes shqipetareParaqiteshin;

    -Ne veriperndim drejtimi kryesor ishte ai ibregdetare dhe liqenor, me gjersi fronti derdhja e Bunes, Hot ,Kelmend dhe ne thellsi deri ne Lezhe, flamurin e qendreses e mbante Ded Gjo Luli me shoke.
    -Ne veri mbroheshin drejtimet kryesore Peje,Berane,Bjellopoj me gjersi fronti Guci-Beran-Plevnje dhe thjellsi nga brama ne Gjakove.Udheheqja e qendres iu besua Bajram Currit me bashkeprijes te tjere.
    Drejtimi tjeter kryesore Sanxhak-Jenipazar , me gjersi Selenice-Jenipazar dhe ne thellsi nga Senica-Mitrovic mbulohej nga Isa Buletini.
    - Veri-Lindje,shquhej drejtimi i Llapit dhe Gollakut, me gjersi Permasine-Bujanoc dhe thellsi nga Merdari-Prishtin ,Komandimin e bente Idriz Seferi.
    -Ne Lindje, nga Presheva deri ne Shkup me gjersi Bujanoc-Gjystendil fronti me i gjate edhe me aktiv qe e drejtonin treshja , Hasan Pristina,Mehmet Derralla dhe
    Elez Isufi.
    Drejtimet mbuloheshin nga grupime te perzjera, kryesishte shqipetare dhe pjeserishte turq.Ne kuadrin e nje mbrojtje te shkallezuar, ne thellsi u perhapen vetem forca vullnetare.I tille qe Grupimi Luftarak qe mbulonte hasiren e bashkimit te Drinit te Bardhe e te Zi, qe komandohej nga Ramadan Zaskoku e Islam Spahia.
    Lidhja ballkanike i angazhonte dhe i bashkerendonte trupat pjesmares sipas nje plateforme politike.Kjo shprehej ne nje ndarje te peraferte te objektivave ushtarake.Por ndonje ide dhe plan ushtarak te 4-shtatmadhorive nuk gjendet.
    Pra Aleatet nuk paten nje plan te vetem operacioni, ato paten vetem mareveshje raste mbas rasti ndermjet shteteve kryesore dhe ne interest e tyre.
    Mali i Zi vendosi te drejtohet me nje armate nga Sanxhaku e tetra nga Shkodra.
    Bullgarise i interesonte pushtimi i Maqedonise e zaptimi i Selanikut.
    Serbija dergoj shumicen e fuqive te saja per te zaptuar luginen e Vardarit.
    Greqia pati qellim ,shkaterimin e armates turke ne Macedoni dhe marja Epirit.
    Nisur nga fakti i larte permendur se Ali Riza Pasha (Kolonja) hyri ne historin ushtarake te Turqise,brenda se ciles vepronte grupi i Perendimit ku e komandon
    Ali Riza Kolonja,duke udhehequr 4-armata,qe formonin nje potencial te fuqishem perkrashi perqendrimeve te Aleances,ky fakte tregon nje ushtarak te zote e strateg ushtarak.Komandanti Ali R.Kolonja,drejtonte ne frontin kryesor strategjik,ne gjysmen e siperfaqes se Gadishullit.
    Nga me siper , ne lidhje me fuqite ,planet, zonat dhe udheheqjeve te tri paleve, Aleanca, Turqia dhe shqiperia , brenda te ciles vepronte Grupi i Perndimit ku Komandonte Ali Riza Pasha Kolonja..
    Nga faktet historike, del qarte se, ndermjet shtabit udheheqes shqipetare te kryengritjes se madhe e drejtuar nga Ismail Qemali, e ministri i tije i luftes Mehmet Pasha Derralles, dhe nga ana tjeter e Komandes se Grupimit Perndimore Turke qe e komandonte Gjeneral Ali Riza Pasha Kolonja, lindi bashkelidhja e ketyre Patrioteve gjate konfliktit ballkanik per te ardhmen qe priste Shqiperia memvetesin
    Kompromisi politik i udheheqjes shqipetare me Turqine, dhe raportet e ndersjellta shqipetare-turke, tani si aleat dhe jo si kundershtare, conin pa dyshim ,ne konkretizime ushtarake.
    Si te gjithe Shqipetaret ,Patriotet e vertete te Memes Shqiperi i ishte ngulitur thelle ne ndergjegje dhe ishte i bindur per tezen e Idologur dhe Burrit te Pare te Shtetit Shqipetare te Ismail Qemal Bej Vlores ku shprehej;-

    “Ne nje lufte......Shqipetaret duhen te jene te zote ,
    te ruajne vete-veten,vendin e tyre ,
    te mos varen me Turqine e cila,
    nuk eshte e zonja per veten e saje,,.
    Pra Patriotet e Larte permendur,ishte te vendosur per mbrojtjen e Atdheut te vete dhe per realizimin e nje deshire te madhe te Shqiperise Etnike.

    Ali Riza Kolonja, dhe Elez Isufi, ne Luften per Mbrojtjen e Atdheut.
    Beogradi , ne serine e antishqiptarizmit, gjuante dobesite e shtetit shqipetare dhe nuk rreshte provokacionet per te penguar rimekembjen e shtetit tone.Si deshtoje me 1920 nxiti , organzoi dhe perkrahu trubullimat e reja ne Mirdite
    Gjon Marka Gjoni, pro serbe i shitur per vlere leku dhe kajpadaleku,kerkoj me 17-07-1921 nga bota e jashtme shpalljen “Republike te Mirdides,,. Qeveria Shqiptare mė 11 maj 1921 dėrgoi nė Beograd Gjeneralin -Ali Riza Pashė Kolonja m,e nje note zyrtare paqedashese por Beogradi e hodhi poshtė notėn e Tiranės zyrtare dhe misioni i Ali Rizait dėshtoi plotėsisht.
    Komanda Jugosllave grumbulloj komita rus, dhe sulmuan forcat e pakta tonat me pretendimin e bekimit te petkut fetare .
    Qeveria Shqipetare u vu ne nje prove te rende.Pas hedhjes poshte te notes Zyrtare ,Shteti mori masa te shpejta duke formuar nje Komande operacioni me Gjeneral Ali Riza Kolonjen.Konflikti serbo-separtist me Shqiperine ishte rasti i trete qe po perballesh Gjeneral-Kolonja se bashku me Isuf Elezin. Si vitin 1913,1920 dhe tani me 1921 keta u dergun me pergjegjesi ne veri lindje.
    Ndersa si udheheqesa ushtarak ia kishin pervetesuar anet e forta dhe te dobta te artit dhe taktikave te serbeve.Ato dite Elez Isufi, kudo i gjendur per fatet e Atdheut, u shkruante deputetve te Dibres;
    „Per te zen pozitat mbrojtese ne kufijte e 1913-es eshte nisur Gjeneral Ali Rizai..,,
    (shenim;kryetari Komisjonit te Kufijve ka qene Gjenerali e jo kapteri qe ka ardhur ne shqiperi me 1919 sipas dekumentit te V.Kasapit monografia A.R.Kosova 1996)
    Gjeneral Kolonja njihet me Patriotin Elez Isufin qe ne Kryengritjen e viteve 1908-1912 ku planin e veprimeve ushtarake i drejtonte nje komandante turke i quajtur Ali Riza Pasha Kolonja.
    Gjendjen e pergjithshme e rendonte edhe nje fakte domethenes.banoret e malesive , ne teresi se dinin c;fare eshte shteti Shqipetare,Qeveria e pare Demokratike si dhe Tirana Kryeqytet i nje Republike,dhe jo i disa Republikave qe i mashtronin feudo-fetaret e zones se malsise.
    Kryekomandanti Gjeneral Ali Riza Kolonja, ne konfliktin e sepastrizmit te mirdites se bashku me Luanin e Maleve Gjeneral Elez Isufin u permbajte me fanatizem divizes,ku porosisnin si vartesit edhe ushtaret;
    *Qe mos te behet asnje operacion kunder kryengritesve,se jane te genjyer,dhe pritet me be nje marveshje me kryengritesit.
    Qeveria do dergoj ne Mirdite nje fuqi te rregullt ushtarake,do te bebet thirje bajraktarve dhe popullit per falje te pergjithshme dhe jo …ndjekje me rreptesi, por te ndiqet udha me e pelqyeshme politike duke biseduar me popullin urte,me te mire dhe pa egersi,*
    Si rezultat i afrimit ,bisedimit me popullin e Mirdites dhe s’qarimi me durim i tyre ,u shmangen hakmarjet dhe gjakederdhjet civile, dhe u arit qetesimi i situates deri ne pushimin e kundershtimeve me arme.
    C’eshtja e Mirdites mori nje rendesi te madhe,raportimet nga Rubiku mbi luften qe po zhvillohej u njoftua se fuqia luftuese u plotesua me shume banore vullnetare dhe situata ishte e kontrollueshme,kurse xhandarmerine e Oroshit e shkaterua, kurse komanda e Ali Efendiut gjendet nga ura e Vezirit.
    Respekti i popullit te Mirdites tani Gjeneral Ali Kolonjen nuk po e quante me Komandante- Aliu , por i vendosen edhe mbieemrin e ures duke e cilesuar
    Ali Efendiu.
    Trupat Serbe u shtrine nga Tropojane Kukes, dhe nga Peshkopia deri ne Pogradec.
    Ata veshtruan me furi dhe te etur per te rrafshuar gjithcka,por qendresa popullore me trimeri, ia uli vrullin armikut –serb duke e dobesuar rende.
    Populli Dibran si kurdohere ne fushen e betejes tregoje se ishte nje kocke e forte e nuk thyesh kollaj.
    Lufta e Lane – Lures ku bashke drejtuan dhe komanduan cifti Patriotesh i atdheut Etnik Shqipetare Dibrani i paharuar Elez Isufi dhe Gjenerali Kosovare Ali Kolonja
    ne nje betej te pergjakshme midis trupave jugosllave dhe ato shqipetare,qe luftuan me heroizem te madhe, duke e shkaterua armikun, duke e demtuar shume rende, dhe e detyruan te terhiqej ne brigjet lindore te Drinit te Zi eshte trimeri e rralle.
    Kjo fitore pati rrjedhoja pozitive edhe ne arenen nderkombetare,Koferenca e Ambasadorve kundershtoj kerkesen e qeverise jugosllave per te vendosur kufirin me Shqiperine ne *Vijen strategjike*, Jugosllavia u detyrua te terhiqte trupat nga
    Tokat e pushtuara me 10 dhjetor 1921 ne Ballte, fshat ne afersi te kufirit te vitit 1913 dhe aty u ngrite Flamuri Shqipetare.
    Nje pergjethsim ngjethes te genocidit serbomadh ,neper kete lufte na i jepe artikulli me titull:*Veprat Barbare te Serbise*Disa fragmente;
    =Serbet nuk lane asgje pa bere me qellim prishjen e Shtetit Shqipetare.
    =Serbia.Komandantet e saje pergenjenin ushtaret e vete dhe popullin e tyre se; Sa te hyme ne Lure,do te bashkohemi me Elez Isufin dhe pasi ta emeronin Komandantin e tyre Elezin do te shkonin per te Pushtuar Tiranen.
    =Serbia zotohet 1 500 -Napolona flori per te vrare Gjeneral Ali Riza Kolonjen dhe Sul Xhelilin.
    Nuk ka rendesi se cfare kerkonte dhe pretendoonte Serbia,
    per Gjeneral –Ali Riza Kolonjen, Gjeneral Elez Isufin dhe trimin Sul Xhelilin ,e rendesishme ishte, se cerdhja e bajraktarizmit klasik dhe separatizmi shqipetare i Mirdites u shkaterua edhe nga motoja :
    Kujdes ! Popullaten e genjyer;
    Asnje ndeshkim mos te perdoret ne popull;
    Perpiquni ti beni per vete, dhe i afroni me Qeverine e vertet te Popullit.
    Keshtu e drejtuan Luften jo vetem ne aspektin taktik strategjik Lutarake por ne lufte fitorja vjen edhe e diplomacise ushtarake me pake armiq dhe shume bashkeluftetare per vete.
    Malesoret e priten Gjeneralin Ali Kolonja,me besen e burrit sikur vinte ngaKosova heroike dhe jo nga Tirana.
    .
    Serbia nga humbja qe pesoj per here te trete qe eshte perballur me Gjeneral-Ali Kolonjen dhe Isuf Elezin, si ne vitin 1913, 1920 dhe me 1921. per tja aritur qellimit te saje ne Gazeten ‚“Politika,, e Beogradit ne artikull theksonte se: “Shqipetarin Ali Riza Kolonja, e zume rrobe,e thote se kemi ardhur per te zene jo vetem kufijte e 1913 por edhe ato zona qe na keni mare me 1913 dhe keshtu do te ngreme popullin shqipetare kunder Serbise,,.
    Lajmi i zenijes robe te Ali Riza Kolonjes ishte i rreme .Ne rradhe te pare, kjo gazete –Politika, iu pergjigj thirjes se Serbis qe zotua per
    1 500 -Napolona flori per te vrare Gjeneral Ali Riza Kolonjen dhe Sul Xhelilin.
    Ne rradhe te dyte, me qellimin kryesor,qe te prekte ndjenjat shqipetare, te shkaketonte nje peshtjellim sidomos midis Kosovarve.
    Nderhyrja e jashtme jugosllave u menjanua dhe rebelimi i brendeshem ushtarake u mposhte.Republika e Mirdites u shtyp.shteti shqipetare mori fryme lirishte per te realizuar programin modeste te ndertimit te shtetit me fryme Evropiane.
    Ushtria e re , e vogel por e bindur ,per ndjenja kombetare, merituan urimet e kombit dhe falinderimet e Qeverise.

    VELLAI I MADHE SULMON TE VOGELIN.

    Edhe Revolucioni i Qershorit,Revolucioni demokratik per here te pare ne nje Shtet te ri me parlament u munde nga tradhetia e vellait te madhe, Ahmet Zogut.
    Ministri i Shqipėrisė nė Beograd, Ali Riza Kolonja, mė 13 dhjetor 1924, lajmėroi Tiranėn se Zogu ishte gati tė sulmonte Shqipėrinė nga Prizreni me forcat ushtarake tė Jugosllavisė. Po valle ke Qeveri njoftoj! C’fare do bente Noli ..? Sikur ishte vetem Zogu,ai jo vetem ishte siguruar nga gjoja “Patriotet Shqipetare,, te shitur, kishte edhe ushtrine jugosllave pro, sepse hallet e shtetit tone varreshin nga komshiu,problemet nuk munde te zgjidhnin vella me vella.E Cuditeshme ?........
    Por nga e gjithe kjo Histori dikush fitoj,u be edhe Krytare Republike me1-02-1925.
    Ambicjet e tije per pushtet vazhdonin, por si vazhdonin !
    Jo se ishte i madhe ne moshe dhe sulmonte vellezerit me te vegjel,por ishte nje fare e tradhetise ,ishte pjelle e races se tradhetarve qe nga viti 1914, tradhetine e kishte ne gjake,nga e jema se vite nga dera e Tradhetarve te Shqiperise e Toptanve.
    Dhe cfare ndodhi me ardhjen e Ahmet Zogut si Kryetare Republike!Vetem vrasje.
    Me 22-prill 1924,vritet Avni Rustemi.Me 24-dhjetore 1924,vriten Isuf Elezi dhe Sule Xhelili, ne Gazermat e Peshkopise qe komandonte Ali Riza Topalli, (mos e ngateroni me Ali Riza Kosoven,) Me 2-marse1925,Luigj Gurakuqi.Me 29 mars -1925 Bajram Curri, ndiqej edhe Hasan Prishtina, nuk vonoj , me 14 gushte 1933.Dhe te tjere pritej qe te eleminoheshin.Te gjithe keta trima,qe u perballen me qindra luftera,per pamvarsine dhe vazhdimesine e Shtetit shqipetare.nuk kishte armik ti plagoste , kurse Ahmet Zogu ia ariti qellimit ne nje kohe rekorde.
    Vellai i madhe kur mer’ka Pushtet, qenka shume i rrezikeshem e sulmon te vogelin dhe e munde ate.
    Por historia nuk munde te zhduket sepse eshte e dokumentuar,dhe e shkruar;ku,
    Eqrem Bej Vlora: ne Kujtime (13) shkruan;
    Pasi u largua nga Tirana mė 10 qershor 1924, bashkė mė njerėzit e vet, Ahmet Zogu u vendos nė Homesh tė Dibrės, me qėllim qė tė dilte nė Jugosllavi. Rrugėn pėr kėtė ia kishte hapur kunati i tij Ceno bej Kryeziu nga Gjakova, i vetmi shqiptar nė Kosovėn e pushtuar qė e kishte mirė me autoritetet jugosllave.
    Mė 15 dhjetor 1924 u sulmua kazerma ushtarake e Peshkopisė e mbrojtur nga njė oficer i ri, kapiteni kosovar Ali Riza Topalli.
    Ky shkrim historike,vertetoj.
    (Me 26-dhjetore 1924 se bashku Elez Isufi dhe Sul Xhelili aty vriten si ka mundesi qe paskan qene te beses me Ali Riza Topallin)
    Gazeta ,dielli,nr-2861 12maje 1925 ,shkruan;
    “Fuqite tona nen kryesin e kap.Ali Riza Topallit(jo Ali Riza Kosoves)te goditura nga tri anet dhe se brendeshmi, pas nje lufte tri oresh,u rrethuan ne Peshkopi dhe u shternguan te dorezohen,,,keshtu me 13 te muajit, ra Peshkopia me gjithe qarqet pertej Drinit me e Serbeve.
    S.Vllamasi,veper e cituar ne faqe-276. nder te tjera shkruan:
    “Isuf Elezi, doli ne oborr te kazermes(-VK) dhe atehere ne nje menyre misterrioze mori dy plumba mbas shpine,nga nje fuqi civile qe ishte bashkuar me ushtrine… Jusuf Xhelili hipi ne mure te kazermes per te hyre ne oborr,por edhe ky mori nje plumbe ne koke,nga vija e frontit dhe mbeti i vdekur.,,
    Kurse ne monografie Ali Riza Kosova,Vangjel Kasapi e kundershton vrasjen e Elez Isufit ,dhe ne piken e peste ne faqe-157, shkruan nuk munde te akuzohet Aliu per faktet se qe te dy iu permbajten njeri –tjeterit me burreri dhe prova, jo ne nje raste por ne disa:1912-1913,1920 etj vite.
    Vangjel Kasapin une e kundershtoj per kete hamedje, se s’ka dore Ali Riza Topalli.
    Eshte e drejta e tije te shkruaj dhe te faktoj, por jo te kundershtoj edhe shkrimet e veta historike, per faktin,qe thote se kane dhene prova burrerije Ali Riza Topalli me Elez Isufin ne vitet 1912-1913 dhe 1920,kjo nuk eshte e vertete se Ali Riza Topalli ne Shqiperi, ka ardhur me 1919 po te besojme shkrimin po vete te tije,faktikisht ne
    faqen -95 .Monografia Ali Riza Kosova e Botuar me 1996 ne Shkoder.
    Per vrasjen e Elez Isufit dhe te Jusuf Xhelilit.
    Ali Riza Topalli eshte nje besnike i Ahmet Zogut edhe pse nuk gjuajti vete, se nuk eshte vertetuar, por deri sa keta dy Heronje te Shqiperise u vrane ne oborrin qe komandonte Ali RizaTopalli, ka pergjjegjesi te madhe per vrasjen e tyre,heshtja ,qe nuk vertetohen vrasesit e vertete,tregon se ai ka pasur dijeni te plote ne kete komplot zogizte per te eliminuar trimat e shqiperise.
    Dhe dekurimi per cfare iu dha nga Zogu,c’fare ka bere me 1920 -1928 qe u dekurua.Historikishte ne Gazermat e tije u vrane Patriotet e nderuar te Shqiperise.
    ALI RIZA TOPALLI,Dekurimin qe titullohet,
    “Commandature della Corona S’Italia,, me dt-04-08-1929 .
    E meriton se se bashku me Zogun ishin pro Italise dhe se bashku ,kur erdhi Italia me 1939 a e di ku ndodheshin pasi la ushtrine ne Vlore sic la zogu Shqiperine!
    Kurse vlersimi i Vecante ,nderi i Vecante e mertoj me dekurimin :
    “Oficer i Urdherit te Beses,, me dt 15-02-1936 per faktin se qe me te vertet besnik , si ne Peshkopi ne Vrasjen e Patrioteve Elez Isufin dhe Sul Xhelilit ,kurse ne Fier Ali Riza Topalli si Kryetare Gjygji nuk hoqi qafe, rregjimit zogiste tani dy veta por , 530 persona. Nė grupin e parė bėnin pjesė 11 xhandarėt e postės sė Fierit. Pas njė seance qė zgjati 3 orė, ata u konsideruan fajtorė dhe u pushkatuan menjėherė pranė sheshit te nėnprefekturės. Gjykimet e tjera kishin tė bėnin me elementet civilė qė kishin marrė pjesė nė kryengritjekunder rregjimit zogiste. Pėr kėta gjyqi dha 42 dėnime me vdekje, dhe 160 dėnime me burgim tė pėrjetshėm. Midis personave tė dėnuar figuronin edhe anėtarėt e disa familjeve tė dėgjuara dhe me influencės siē ishin familjet: Vrioni, Dibra dhe Vlora.kjo do te thote se Zogu, duke u ndihmuar nga tradhetaret e vendit qe shiteshin per poste,ai ariti qellimit te tije ambicioz qe duke mos pasur me kunndershtare te forte ne ideal dhe bese per te miren e shqiperise te shpallet edhe vete mbret me dt-01 shtatore 1928.

    Trashgimtari i Gjeneral Ali Riza Kolonja
    Tomor Ali Kolonja.

  3. #3
    ...po sot i bie 87 vjet me pare

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    “Nė tan’ Evropėn ka shkue fjala se qe nandė vjet luftojmė me krala”

    Nga Halil RAMA & Beqir SINA
    Sllovė - Peshkopi : Elez Isufi u shndėrrua nė simbol tė trimėrisė, besės , bujarisė, thjeshtėsisė, fjalės sė menēur e me peshė tė maleve tė Dibrės, karakter i pa epur njerėzor, njeriu qė dinte tė respektonte mikun dhe tė urrente armikun, pabesinė dhe trdhėtinė…Shtėpia e Elez Isufit ishte shtėpi bujare. Aty do tė hynin e tė dilnin burrat me emėr si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulė Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumė tė tjerė. Do tė vinin nė kėtė shtėpi edhe tė huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorė, konsuj, gazetarė, shkrimtarė etj.
    Nė Tiranė, kėto ditė nė sallėn e Muzeut historik Kombetar, Shoqata Patriotike “Elez Isuf Ndreu”, organizoi njė takim pėrkujtimor me rastin e 80-vjetorit tė vdekjes sė dy patriotėve, udhėheqėsve dhe luftėtarėve tė shquar tė Dibrės, Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, tė cilėt luftuan me pėrkushtim e trimėri pėrgjatė viteve 1911-1925 nė mbrojtje tė tėrėsisė tokėsore dhe ēlirimit kombėtar nga pushtuesit e huaj .
    ISUF XHELILI
    Isuf Xhelili
    Nė fjalėn e hapjes kryetari i shoqatės “Elez Isuf Ndreu”. gjeologu Nexhat Hysa pėrshėndeti tė pranishmit nė kėtė aktivitet dhe paraqiti nė esencė rolin e kėtyre dy figurave legjendare me kontribut kombėtare. Mė pas drejtuesi i kėtij aktiviteti, i cili moderonte takimin, zoti Hajri Mandri, ia dha fjalėn pėr referatin kryesor doktorit tė shkencave historike, pedagogut tė Universitetit tė Shkodrės, zotit Bajram Xhafa, i cili u ndal nė veprimtarinė luftarake, rolin udhėheqės tė Elez Isufit dhe bashkėluftetarit tė tij, Isuf Xhelilit .
    Sdudiuesi Xhafer Martini, autor i monografisė Elez Isufi, u ndal nė koherencėn dhe kontekstin e librit tė tij duke shpjeguar madhėshtinė dhe elementet mė pikante tė figurės sė Elez Isufit …

    “Njiherė nji gjeneral serb shkon te shtėpia e Elez Isufit nė Dibėr pėr t’i ba disa propozime nė dam tė Shqipnisė. Atdhetari i flakė Elez Isufi i kundėrshtoi tė gjitha e, tue e pėrcjellė deri nė kufi, ndigjon disa fėmijė shkolle qė kėndonin kangė shqiptare.











    CEN ELEZI


    Cen Elezi
    - Shihni, zotni, - i tha atėherė plaku i Dibrės gjeneralit serb, - edhe me dashtė unė, plaku, me e tradhėtue Shqipninė, nuk mė lanė kėta fėmijė”.
    Intelektuali Eduard Ndreu foli mbi traditen patriotike tė fisit Ndreu dhe u ndal nė vlerat morale dhe frymėzuese qė edukuan breza tė tėrė, me frymėn e dashurisė pėr kombin dhe pėr lirinė e demokracinė shqiptare.

    Sali Shehu: Elez Isufi, krenaria e Dibrės

    Nė takimin pėrkujtimor me rastin e 80-vjetorit tė vdekjes sė patriotėve Elez Isufi e Isuf Xhelili, me interes u prit nga tė pranishmit fjala e deputetit dibran, Sali Shehu, i cili evokoi qendresėn dhe heroizmin e dibranėve si dhe rolin e Elez Isufit si organizator i lufėtrave dibrane pėr pavarėsi kombėtare. Deputeti demokrat Shehu shtroi nevojen e elaborimit tė historisė sė Dibrės, vlerave historiko-kulturore, pėr t’u pėrcjelle brezave mesazhe mbi vyrtytet e larta morale dhe kombėtare qė vijnė nga e kaluara si apel edhe pėr ditėt tona.

    Me interes nė kėtė takim u pritėn edhe diskutimet e zotit Hysen Selfo, zonjės Nurie Hajdari dhe studiuesit Bardhosh Gaēe i cili pėrshendeti nė emėr tė shoqatės “Ismail Qemali”. Ndėrsa studiuesit dibranė, Shaqir Skarra dhe Hysen Cera, sollėn mjaft fakte interesante qė ndriēojnė detaje nga veprimtaria e lufta e Elez Isufit dhe Isuf Xhelilit.
    Studiuesi Hysen Cera e hapi fjalėn e tij duke cituar historianin Sabri Godo: “Me bindje tė thellė e them se sikur Elez Isufi me nipin e tij Suf Xhelilin, e miqtė e tij Bajram Curri, Islam Spahiu, Ramiz Daci, Hoxhė Kadriu e tė tjerė tė mos kishin luftuar ashtu siē luftuan, sot, kufiri i Shqipėrisė mund tė ishte pėrtej Drinit, ndofta te Lumi i Matit”.
    Kėta burra tė mėdhenj tė kombit u bėnė simbol i odės dibrane si askush tjetėr. Populli i ka konsideruar si heronj legjendarė, janė shkruar dhjetra libra nga autorė tė ndryshėm, janė kėnduar mbi 40-tė kėngė para dhe pas vdekjes; janė mbledhur kujtime e mbresa nga analistė tė vendit dhe tė huaj.

    Simbol i trimėrisė, besės, bujarisė dhe thjeshtėsisė

    Elez Isufi u shndėrrua nė simbol tė trimėrisė, besės, bujarisė, thjeshtėsisė, fjalės sė menēur e me peshė tė maleve tė Dibrės, karakter i pa epur njerėzor, njeriu qė dinte tė respektonte mikun dhe tė urrente armikun, pabesinė dhe trdhėtinė…Elezi dhe Sufa ishin si dy luftėtarė binjakė, tė kompozuar pėr tė frymėzuar dhe udhėhequr mbarė forcat kryengritėse dibrane nė ballė tė ēdo lufte duke qenė vetė heronjtė qėluftonin pėrkrah luftėtarėve tė tjerė.
    Elez Isufi nuk shkonte sipas thėnjes “shtatė hile e njė trimni” por “shtatė trimni e pa asnjė hile”. Ai bėri njė punė kolosale duke dhėnė shembullin i pari nė pajtimin e gjaqeve . I zgjati dorėn e pajtimit Dacit, i dha besėn Islam Spahisė pėr t’i shkuar nė ndihmė, nė luftėn kundėr serbėve tė cilėt marshonin drejt Lumės. Lidhi besėn me Bajram Currin, Haqif Pashė Elbasanin, Selim Petrelėn, Hysen Krujėn, nė lėvizjen e Marsit, por i vetėm hyri nė Tiranė dhe tronditi regjimin e asaj kohe. Kapedani i Mirditės kėrkonte tė dorėzohej vetėm te Elez Isufi sepse e dinte qė nė besė tė tij do tė shpėtonte. Shtėpia e Elez Isufit ishte shtėpi bujare. Aty do tė hynin e tė dilnin burrat me emėr si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulė Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumė tė tjerė. Do tė vinin nė kėtė shtėpi edhe tė huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorė, konsuj, gazetarė, shkrimtarė etj. Nė odat ku ishte Elez Isufi e SufėXhelili kėngėtarėt nuk guxonin tė kėndonin kėngė pėr trimėritė e tyre. Tė thjeshtė ishin e pa shkollė por ata kishin shkollėn e madhe tė odės dibrane ku bėhej testi i menēurisė.
    Nė Vjenė, nė takimin me kancelarin austriak, ky i fundit i kishte futur krahun dhe e kishte marrė pėr tė shetitur nė lulishten e tij. Ai kishte marrė edhe tė shoqen. Pėrkthyesi shqiptar tregonte se Elezi ja hoqi krahun kancelarit dhe doli nė krahun tjetėr, duke futur nė mes bashkėshorten e kancelarit, e nga kjo, kancelari, kishte mbetur i habitur.
    Nė kėtė takim ai i kishte kėrkuar Elezit qė populli shqiptar tė mbante ushtrinė austriake me bukė e ushqime dhe pėrgjigja e tij qe: “I thuaj perandorit, se shqiptarėt janė vrarė me turqit, se na kanė kėrkuar nizamė e xhelepe, dhe ne nuk ua dhamė; Jemi vra me Serbinė se na kanė kėrkuar tokėn, ushqime e veshmbathje, e nuk ua kemi dhėnė, prandaj pa u vra edhe me Ju, nuk do t’ju japim asgja sepse edhe nė dasha unė, nuk mė lanė 300 Elezat e tjerė qė janė nė Dibėr”.
    Diplomacia e Elez Isufit shkelqeu edhe nė takimin qė pati me Komisionin Ndėrkombėtarė nė Dibrėn e Madhe. Elez Isufi u kishte thėnė: “Ē’ashtė kjo ndarje e qytetit nga rrethi i vet. A jeton njeriu pa kokė?!”. Do tė ēuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndėrmjetės nė takimin qė kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun nė Lėvizjen e Marsit 1922. Nė kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetur i habitur se si ranė dakort kėto dy burra, njeri 26 vjeē e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetėm duke i dhėnė dorėn njėri- tjetrit.
    Nė takimin qė pati me Shefqet Durgut Pashėn, i cili kishte ardhur me hu tė zjarrit nė dorė, pėr tė djegur Dibrėn, vetė Pasha do tė habitej, qė ky malėsor i thjeshtė dinte gjithēka pėr Portėn e Lartė, pėr opozitėn turke, pėr deputetėt e parlamentit turk, pėr xhonturqit e deri tek kundėrshtarėt e vetėTurgut Pashės.

    Populli i Dibrės i deshi me gjithė zemėr Elez Isufin e Sufė Xhelilin prandaj dhe u shkoj pas, jo pak por njė dekadė tė tėrė. Kur u rrethua nga serbėt shtepia e Elez Isufit, bashkėluftėtarėt e tij, pėr gjithė natėn, hapėn njė kanal nėntokėsorė dhe nxorrėn nė heshtje tė plotė 70 pjestarėt e familjes Ndreu, tė rrethuar nga ushtarėt serb, ku mbi 200 burra, i pėrcollėn nga Sllova e deri matanė Drinit. Kur u vra nė Peshkopi mė 26 dhjetor 1924 malėsorėt trima tė Reē e Dardhės e Ujė e m’Ujės, si njė vargan gjigand, sollėn heronjtė legjendarė nė vendlindjen e tyre.Pėr bėmat e patriotėve Elez Isufi e Sufė Xhelili folėn shumė historianė e bashkėkohės. Nė fund tė takimit, zoti Rremzi Ndreu i falenderoi tė pranishmit dhe i ftoi ata nė njė kokt

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga CEZARND Lexo Postimin
    22 mars 1922 --- 87 vjete me pare dibranet dhe kryesishte zonat Rec e Dardhe me ne krye patriotet Elez IsufI Ndreu dhe Suf Xhelili Ndreu do ti drejtoheshin Tiranes kJO levizje do te quhej edhe levizja e marsit do te zhvilloheshi luftime per afro nje jave midis dibraneve dhe forcave qeveritare Konflikti midis dibraneve dhe qeveris me nderhyrjen e konsullit anglez te kohes nderpritet ne keto luftime u vra edhe Meleq Frasheri nje komandant i ushtrise, dhe per kete lufte dibranet do te te kendonin

    Elez aga i hipka atit
    Coi kabile(popullin) bahi gati
    Bahi gati,jam tuj ardhe
    Kam shemb Diber,Rec e Dardhe
    Elez aga e tunde malin
    Tash nantet vjet luftton me Krajlin
    Meleq Frasheri nje budalle
    Nuk ka njofte Rec e DARDHE

    e cila ishte arsyja e kti sulmi te dibranve ndaj qeveris? a ban me e dit

    dibra e atyne viteve njejt me Vloren e 97
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    derjansi
    Citim:



    e cila ishte arsyja e kti sulmi te dibranve ndaj qeveris? a ban me e dit

    dibra e atyne viteve njejt me Vloren e 97


    ---------------------------------------------------------------


    Nė atė kohė ,shum kujt iu kishte zukatė miza tek veshi ( ėshtė fjala pėr lakmi personale ) si nė jug tė Shqipėrise pashtu edhe nė veri .

    Nė veri mė sė shumti Bajram Curit dhe Cen Elezit .

    Pra mendja e kėtyre ishte se Ahmet Zogu ( Kryeministėr apo ministėr i mbrendshėm atė kohė nuk- nuk mė kujtohet tani ) , nuk ishte i zoti pėr tė qeverisur ( nė Dibėr atė kohė Ameht Zogu ėshtė thirė me emėr pėrēmues si i biri i .......- nė emėr tė nėnės sė vet ,se nuk mė kujtuhet tani si e kan quajtuar atė .
    Dhe gjithashtu vėrtet Ahmet Zogu ishte shum i ri nė moshė- nėn moshėn 25 vjeēare ,mė duket .

    Nuk kanė qenur Dibranėt me Cenin , kundėr shtetit .Se Dibranėt janė ata qė e ndihmuan Ahmet Zogun tė kthehej nė Shqipėri nė 1924-trėn.
    Por ka qenur vetė Ceni me miqtė e tij familjar .
    Se Ceni kishte familje tė madhe ,diku mbi 40 vetėm meshkuj dhe po ti shtohen edhe femrat - pra del se Ceni ka qenur me krushqit e vet e kursesi me gjith dibranėt.

    Tani.
    Cen Elezi ,atė kohė as qė kam mundur me hyrė nė Tiranė pėr tė bėrė luftė ,por mbeti nė periferi -kodrave .
    Por Ahme Zogu si i menēur qė ishte ,pas ultimatumit qė ia bėri Cen Elezit pėr mos me hyrė me trupat e vetė nė Tiranė se do konfrontoheshte me forcat e xhandarmarisė - luftė ,ia la derėn hapur Cenit pėr njė takim personal .
    Tė cilin takim Ceni edhe e bėri .


    Nė atė takim Ahmet Zogu ,pėr mos me ia cėnuar sedrėn Cen Elezit i garnton qė trupat e tij tė mbajnė armėt ( pra nuk ia mori -ēarmatosi Cenit armėt ),duke u kthyr pėr nė Sllovė ( vendlindja e Cenit ) por nėse vetėm njė krismė ndėgjohet nga trupat e tij nė tėrheqje ,do e kenė tė gjithė xhandarmarinė ( se nė atė kohė Shqipėria nuk kishte ushtri ) nė shpinė duke i ndjekur .

    Me njė fjalė ,Cen Elezi u muar vesh me fjalė me Ahmet Zogun .
    Se Mati dhe Dibra kanė tė njetin mentalitet e kulturė .
    Ndėrsa Bajram Curi ,nuk hante pykė, deshte qė ai tė jetė i pari i Shqipėrisė .
    Dhe fundi i Bajram Curit dihet se si pėrfundoi .


    Kėshtu pra derjansi ,dibranėt nuk e dogjėn Shqipėrinė ,por luftuan me bura dhe gra pėr ta mbrojtur si nga turqit poashtu edhe nga sllavėt-sėrbėt.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga DriniM Lexo Postimin
    derjansi
    Citim:



    e cila ishte arsyja e kti sulmi te dibranve ndaj qeveris? a ban me e dit

    dibra e atyne viteve njejt me Vloren e 97


    ---------------------------------------------------------------


    Nė atė kohė ,shum kujt iu kishte zukatė miza tek veshi ( ėshtė fjala pėr lakmi personale ) si nė jug tė Shqipėrise pashtu edhe nė veri .

    Nė veri mė sė shumti Bajram Curit dhe Cen Elezit .

    Pra mendja e kėtyre ishte se Ahmet Zogu ( Kryeministėr apo ministėr i mbrendshėm atė kohė nuk- nuk mė kujtohet tani ) , nuk ishte i zoti pėr tė qeverisur ( nė Dibėr atė kohė Ameht Zogu ėshtė thirė me emėr pėrēmues si i biri i .......- nė emėr tė nėnės sė vet ,se nuk mė kujtuhet tani si e kan quajtuar atė .
    Dhe gjithashtu vėrtet Ahmet Zogu ishte shum i ri nė moshė- nėn moshėn 25 vjeēare ,mė duket .

    Nuk kanė qenur Dibranėt me Cenin , kundėr shtetit .Se Dibranėt janė ata qė e ndihmuan Ahmet Zogun tė kthehej nė Shqipėri nė 1924-trėn.
    Por ka qenur vetė Ceni me miqtė e tij familjar .
    Se Ceni kishte familje tė madhe ,diku mbi 40 vetėm meshkuj dhe po ti shtohen edhe femrat - pra del se Ceni ka qenur me krushqit e vet e kursesi me gjith dibranėt.

    Tani.
    Cen Elezi ,atė kohė as qė kam mundur me hyrė nė Tiranė pėr tė bėrė luftė ,por mbeti nė periferi -kodrave .
    Por Ahme Zogu si i menēur qė ishte ,pas ultimatumit qė ia bėri Cen Elezit pėr mos me hyrė me trupat e vetė nė Tiranė se do konfrontoheshte me forcat e xhandarmarisė - luftė ,ia la derėn hapur Cenit pėr njė takim personal .
    Tė cilin takim Ceni edhe e bėri .


    Nė atė takim Ahmet Zogu ,pėr mos me ia cėnuar sedrėn Cen Elezit i garnton qė trupat e tij tė mbajnė armėt ( pra nuk ia mori -ēarmatosi Cenit armėt ),duke u kthyr pėr nė Sllovė ( vendlindja e Cenit ) por nėse vetėm njė krismė ndėgjohet nga trupat e tij nė tėrheqje ,do e kenė tė gjithė xhandarmarinė ( se nė atė kohė Shqipėria nuk kishte ushtri ) nė shpinė duke i ndjekur .

    Me njė fjalė ,Cen Elezi u muar vesh me fjalė me Ahmet Zogun .
    Se Mati dhe Dibra kanė tė njetin mentalitet e kulturė .
    Ndėrsa Bajram Curi ,nuk hante pykė, deshte qė ai tė jetė i pari i Shqipėrisė .
    Dhe fundi i Bajram Curit dihet se si pėrfundoi .


    Kėshtu pra derjansi ,dibranėt nuk e dogjėn Shqipėrinė ,por luftuan me bura dhe gra pėr ta mbrojtur si nga turqit poashtu edhe nga sllavėt-sėrbėt.

    e verteta eshte pak ndryshe.. e para Ceni eshte i biri i Elezit,
    Edyta nuk eshte ashtu sic e zbut ti edhe se dibranet dhe Elez isufi nuk eshte evertet qe kan ndenjur neper kodra
    por kan qene ne Tirane ,se edhe sote eshte nje vend ne tirane qe quhet Qoshja e ELEZIT,

    Sa per ate xhandarmeri ,asnje gje nuk mbeti pas ,pasi ata u bashkuan qyshe ne perpjekjen e pare tek urra e Tapizes\
    Nuk kishte per te cenuar sedren se ti duhet ta dishe ate shprehjen veshi kepucet
    thua se ELEZI ISHTE ME KRUSHQ ....dhe se dibera e priti me lule


    e para,,,, nuk eshte e vertet ,

    e dyta,,,,, po aty ku xixelloje ari ,dolen edhe e priten

    Per me shume i formacion lexo LIBRIN E SHKRIMTARES AMERIKANE TE ATYRE

    KOHERAVE MISS ROSSE: "MAJAT E SHALES" OSE S.BEJ VLOREN dhe e sheh ne cfar kodrash kan ndenjte..
    sa per ate mentalitet qe thua ti jane shume large
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 23-03-2010 mė 23:07

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    O Cezar Ndreu .
    T veē mbimerin e paske Ndreu ,se tjetėr gjė po mė duket se jo .

    I bėn tė fala Shkėlzenit nėse e sheh ,apo nėse bisedon me te .


    E para .
    Nipat e Cenit ( qė janė ritur e lindur kampeve tė pėrqėndrimit tė dullės ) i kam kushėri tė parė .
    Por ,mė shum kam pasė tė bėj me Isain nga tė juajtė .

    E dyta , gjyshėt e mi ( nga baba dhe nėna ) gjithashtu ka qenur pjesmarės nė ngjarjet e atėhershme - qė nga rethimi i Shkodrės e deri - deri sa u vranė duke shpėrthyer burgjet e dullės nė Peshkopi .


    E treta .
    Ne shkrimin e Beqir Sinės ,pėrmenden kushėrijt e mi ,dajat e mi dhe poashtu dajėt e Dajve .

    A more vesh tani .

    Ti vetė e pėrmende ;- se edhe sote eshte nje vend ne tirane qe quhet Qoshja e ELEZIT

    Pra ,nuk ka hyrė nė Tirane me luftė ,por u ndalua nga ultimatumi i Zogut .



    Hajt me shnet ,njėherė .

  9. #9
    Shkelzenit ,,,i bej une te fala

    .....por nuk di si ti them se vec emrin ta di , po i them se ke te fala nga DRIN M...

    nuk mora vesh nje gje me te birin e Fatimes c far bie.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 24-03-2010 mė 00:54

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Me tė birin e Fatimės ,nuk kam asgjė fare - bile bile edhe e urej .
    Por njė fjalė e urtė tthotė :- trimin vrae ,por hakun mos ja ha .
    Megjithatė Zogu ( i biri i Fatimės ) duhet pėrshėndetur pėr dy gjėra :-
    a. Ishte ma i menēur se tė tanėt ,prandaj edhe mori pushtetin sa u bė edhe mbret .
    E tė tanėt brithnin me mend .
    dhe
    b. Ishte ai qė i vuri themelet e Shqipėrisė si shtet - na ndau nga anadollaku .
    I vendosi Shqipėrisė themelet bashkokohore - Europjane

    Nė kėtė i ndihmuan edhe tė tanėt ,ia dhanė hakun .


    Tani.
    Njė tregim humoristik por i vėrtetė pėr familjen Ndreu ( Cenit - Elezit ) ,qė ma ka treguar vetė Isai .

    Si familje e madhe me mashkulli tė madhe ,nuk mundeshin kėta tė rijnė pėr ēdo ditė nė Dibėr nėpėr diqanetet e trezije-robaqepėsve nė atė kohė.Se Sllova me Dibrėn janė koxha largė .
    Prandaj kishin vendosur qė tė marin njė terzi-robaqepės nga Galiēani ( maqedon pra ) nė kullat e tyre pėr tiu prerė tirqi,jakuce, xhubleta e ēka kanė qenur tė nevojshme mbathje pėr anėtarėt e familjes .

    Intermexo.

    Ėshtė karakteristike qė nė Dibėr ,terzijtė - robaqepėsit pėr veshjet tona Kombėtare kanė qenur vetėm maqedonė .Kėtė e kam mbrirė-pėrjetuar edhe vetė ,kur i kam prerė teshat e mia Kombėtare nga qasha ( materiali i leshtė ) atė kohė .
    Ēudi !Ama , asnjė robaqepės i veshjeve kombėtare shqiptare nė Dibėr nuk ka qenur Shqiptar , por maqedons tė pastėr .

    Tani ,Ndrejet kėtė robaqepėsin e kanė mbajtur nė shtėpinė e zjarit - pra shtėpia ku gatuhej ushqimi .
    Por si gjithkund mes kunatash-nuseve ,ka pasur mosmarėveshje .
    Se tek kėta nuk ka pėrgaditur vetėm njė grua ,por pesė a gjashtė gra bashkaritsht -se familje e madhe .

    Njė ditė gatueset ishin hėngėr ndėr vete dhe nuk kishin folur njera me tjetrėn .
    Kėshtu gjella ,duke u zier nė kazan nė shtėpinė e pėrgaditjes ,gratė kush kishte ardhur ,ia kishte qitur nga njė grusht kripė ( se mbasi nuk kishin folur mes vete , nuk kanė ditur se a i ka qitur kush krip gjellės ) .
    Terziu-robaqepėsi , duke qepur tirqi e sende tė tjera ,sheh dhe veprimet e grave .
    Por ai i ri nė familjen Ndreu ,duke mos ditur gjė , ēohet edhe ai e ia fut njė grusht tė madh krype gjellės - klluq .
    Kur njera nga gratė e sheh dhe i thotė - ēbėre ashtu ?!
    E, ai i kthen :- Unė mendova se e keni adet kėshtu ,kush hyn nė dhomė ia qent nga njė grusht kripe gjellės .

    Gjella u bė zeher me krypė as qė ishte hėngėr mė .

    Kam edhe shum e shum kėsi pika humoristike tė vėrteta pėr kėtė familje .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •