Kush mund te me tregoje mendime personale nga jeta e tij gjate kontakteve te droges, cilat ishin arsyet qe ju shtyne te drogoheni, perjetimet tuaja gjate ketyre fazave. undefined
Kontraditat ne familje
Shoqeria
Pavetedija
Kushtet sociale ekonomike
Kush mund te me tregoje mendime personale nga jeta e tij gjate kontakteve te droges, cilat ishin arsyet qe ju shtyne te drogoheni, perjetimet tuaja gjate ketyre fazave. undefined
Postuar mė parė nga fabrio
DROGES I THASH LAMTUMIRE .
Vetem tani e shoh se cfar njeriu I keq kam qene.Me vjen keq qe per shkak te sjelljes sime te them te cmendur I kam lenduar njerezit qe me kan dashur aq shume .rrefen Samiu derisa lotet I rreshqisnin neper fytyren e tij te dermuar.Ishte ne kufirin e shkaterrimit Shume prej shokeve te tij vazhduan dhe perjetuan vdekjen,derisa ai ne momentin qe po futej thelle e me thelle ne te u largua nga ajo.Te gjithe e dime se si kjo menyre e jetes eshte e rende mirpo na duhet ta pranojme dhe te tregohemi te durueshem para saj.
Te gjithe dikur kan qene te rinj dhe rinine e kujtojne si stinen me te bukur te jetes se tyre,kujtojne perjetimet e atyre koherave te bukura me miqte dhe shoket.Kryesisht keto jane kujtime te diteve nga shkolla e mesme.Per disa nga ata keto jane ditet me tecmendurakur ata mund te bejne cfare te duan thone se si me plot deshire do te ktheheshin edhe nje here ne shkolle te mesme derisa ata qe jane ende ne shkolle duan qe sa me pare ta kryejne ate.Por per fat te keq ka shume prej tyre qe shkollen e mesme nuk e kujtojne si periudhen me te bukur te jetes se tyre.Ndoshta per arsye se ajo jete per ta ka qene e shkurter apo se vet ia kan shkurtuar jeten vehtes,ndonese ka mundur te jete shume jete e mire dhe e bukur.
RINIA e humbur
Ka shum jetera te shkaterrura.Nuk eshte e nevojshme ta pershkruajme se si jeta e dikujt eshte e shkaterruar jeta e nje djali apo vajze,mjafton vetem nje fjale e vetme per ta kuptuar me mire e ajo eshte DROGA.Qdo njeri e din se qfar te keqija sjell ajo por nje pjese e madhe e te rinjeve edhe pse deri diku e dine prap ngerthehen ne kthetrat e saj.
PERSE?
Eshte per te qajtur kur sheh nje vajze te re e te bukur e cila neser do te mund te ishte nene aq e mire,tek kenaqet ne marihuana dhe shpon enet e gjakut.Ajo kurr sdo te mund te arrije te kete ne gjirin e saj femiun,ta edukoje ate dhe ti trasoje nje rruge te drejte per jeten.Gjaku I saj eshte I helmuar dhe asgje me nuk do te mundet ti ndihmoje.Ajo kurre nuk do te arrij qe ti perjetoje bukurite e kesaj bote ashtu si duhet
E FILLOVA NE SHKOLLE TE MESME
Jetone jeten tuaj ne menyre sa me te mire qe mundeni,duajeni njeri tjetrinjane fjalet e Samiut I cili per pak sa nuk u fundos ne kete humnere e I cili me kohe e kuptoi dhe iu kthye jetes ne normalitet.
E fillova ne shkolle te mesme atehere kur me dukej se edhe qiellin po e prekja me dore,nuk kisha provuar as edhe nje cigare te vetme me pare por fillova te tymos marihuanen,per te cilen shoket me paten folur se nuk ka asgje te keqe ne te.Kjo ishte e para qe fillova ta perdor pastaj erdhi speed dhe extasy pastaj pak e nga pak u leshova ne drogat e renda.Natyrisht mungonin parate ,pas nje kohe prinderit me debuan nga shtepia dhe as qe donin tia dinin per mua,sepse e kisha tepruar une qe dikur isha shembulli dhe mburrja e tyre.Kur mbetesha pa para fillova edhe te vidhja theja dyqane dhe siq ndodhte shpesh here perfundoja edhe ne polici ku babai im as qe tentonte te me nxirrte prej aty.Ua kisha helmuar jeten deri ne ate mase sa edhe kishin hequr dore krejtesisht nga une.Shoket qe kisha me donin vetem atehere kur kisha cfar tju ofroja pastaj edhe ata dikur me lane vetem.Jam rropatur keshtu derisa e kam kuptuar se po e shkaterroja jeten time .Kur pashe se kisha mbetur plotesisht I vetmuar ndjeva se diku kisha gabuar ne hapat e jetes dhe kerkoja dikend qe te ma zgjaste doren e ndihmes qe te dilja nga ky ferr por te gjithe ishin shum larg meje .kishin ecur me hapa te shpejte qe une smund ti arrija dot,edhe vajza qe doja ishte fejuar me nje tjeter, por vetem prinderit me ne fund ishin ata qe mi happen serish dyert e jetes Me derguan jashte Kosoves ku kam qendruar nje vit te tere se bashku me vellaun,derisa gjaku im ishte pastruar pothuajse I teri.Pas nje viti une serish u ktheva ne shtepi ,si nje I sheruar nga droga dhe tani nuk guxoj as edhe te mendoj se ndonjehere do ta provoj perseri sepse ajo eshte tragjedia me e madhe qe mundet ti ngjaje njeriut.
Tani siq me shihni edhe une shkoj ne fakultet,disa nga koleget e mij e dine qe une kam qene I droguar e disa jo,e di qe me shikojne me frike dhe per ta une jam nje I etiketuar ,por me I lumtur jam qe te me njohin si nje ish narkoman sesa te endem perseri rrugeve te droges rruge e cila nuk te qon askund perpos ne shkaterrim.Shpresoj qe ti kryej studimet qofte edhe me vonese,enderroj te behem psikolog dhe tju dal ne ndihme te rinjeve duke ju rrefyer se qka mund te bej droga.
Samiu do te na rrefente edhe me shume se kaq po te mos ishte thirrja telefonike qe I beri e dashura e tij qe tani me e kish gjetur perseri e me te cilen kishin lene takimin pas nje ore ,per ta festuar 8Marsin ..
Samiu ishte ne kufirin e shkaterrimit shum prej shokeve qe pat dikur kane vdekur ne moshe shum te re derisa ai fatmiresisht ia dha udhet kesaj te keqeje.Shpresojme qe per Samiun do te vijne dite te bukura ..sepse jetes nuk I dihet.
Krijoni Kontakt