Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Kongresi socialist: "Kujtoni vitin 1997 dhe Berishėn"

    Sfida e tė gjithėve qė mbajnė mend, sfida e tė gjithėve qė kanė mend

    Kjo eshte sfida e te gjithe shqiptareve qe mbajne mend, kjo eshte sfida e te gjithe njerezve qe kane mend, kjo eshte sfida e te gjithe njerezve qe zemren e kane ne vend, ne te majte te kraharorit!

    Kjo eshte gare per te mbrojtur investimin e nisur 8 vjet me pare krah per krah me shumicen absolute te shqiptareve me voten plebishitare te 29 Qershorit 1997, kur u ndame nga kaosi dhe frika edhe brenda ne shtepi, nga pasiguria dhe loja e vdekjes ne rruget e maskave, nga sudekapitalizmi dhe mashtrimi i kthyer ne sistem, nga shteti i banditeve dhe bandat e xhandareve te regjimit, nga zjarrvenesit e gazetave dhe vrasesit e lirise se shtypit, nga politika e shkaterrimit te hapesires publike dhe hapesira e uzurpuar prej vandaleve, nga skamja pa rrugedalje dhe rruga e mbyllur e integrimit.

    Kjo eshte nje gare e re me nje kundershtar te vjeter dhe une kam bindjen se me 4 korrik, Independence Day edhe per ne, shqiptaret do ta nxjerrin ne pension diktatorin e plakur e te pasherueshem qe spo le askend te plaket rehat ne kete vend, ku e sotmja eshte jo vetem e mbarsur, por e etur per te rene, per Shqiperine Europiane!


    Ne perfaqesojme Lirine, fatkeqesisht perballe kemi anarkine

    Misioni yne per te ndryshuar veten dhe Shqiperine ka qene i veshtire, sepse kemi pasur dhe vazhdojme te kemi perballe nje opozite qe lengon dhe perhap te gjitha veset dhe semundjet e shoqerise se vjeter, opozite qe kerkon pushtetin per revansh, per sundim, per pasurim te paligjshem, per shtypje te kundershtarit, per arbitraritet, klientelizem fushatash ne marredheniet me shoqerine civile dhe median e lire, per fondamentalizem dhe arbitraritet ne lidhje me boten e qyteteruar.

    Ne perfaqesojme Lirine, por fatkeqesisht perballe kemi Anarkine.

    Ne perfaqesojme Civilizimin, por perballe kemi Primitivizmin.

    Ne perfaqesojme Evropen, por perballe kemi Fondamentalizmin.

    Ne perfaqesojme gjithe Shqiperine, por perballe kemi Krahinarizmin.

    Ne perfaqesojme gjithe shqiptaret, por perballe kemi vetem nje njeri qe klonon identitetin e te tjereve.


    Nese shihni PD si strehe per inate dhe hakmarrje feminore, kjo eshte e pafalshme dhe kriminale per fatet e vendit


    Ata qe vendosen te ikin kane padyshim pjesen e tyre ne arritjet dhe ne problemet e tete viteve te qeverisjes. Askush nuk ka nge tiu mohoje meritat, apo t’i nxjerre nga problemet qe na kane krijuar. Ata nuk iken nga liria, sepse ajo nuk u mungonte, perkundrazi ata iken sepse liria i dehu dhe ky eshte nje problem qe duket se e kane te gjithe prematuret dhe qe ne do te vazhdojme ta kurojme me pjekuri dhe me peshen e pergjegjesise te misionit europian. Dua te jemi te sinqerte, te dashur motra e vellezer. Ne gjithe keto muaj dora e tyre qe iken, dikur njera prej duarve tona, ka goditur fytyren e perbashket. Ne nuk kemi folur. Jo se nuk kemi cthemi, por se e verteta flet vete. Kush nuk e di se ajo qe shitet si sukses privat ne fund te fundit ka qene kryekeput sukses i Partise Socialiste, pa mbeshtetjen e se ciles qeverite tona do te ishin lodra femijesh. Ata iken nga shtepia e madhe e progresisteve dhe vendosen te ndertojne nje shtepi me te vogel. Ne rast se ata ndjehen mire atje ku jane edhe ne kemi arsye te ndjehemi mire. Rendesi ka te ecin edhe ata ne rrugen e progresit. Shume shpesh gjate ketyre viteve shpejtesia e reformave tona eshte ngadalesuar pasi na eshte dashur te merremi me pasqyren dhe jo me fytyren. Ne presim qe ata te qetesohen dhe te mos mohojne shtepine e lindjes, prandaj sot une dua t’u them sot atyre ne emrin e te gjithe socialisteve miresevini te nderuar konkurente te rinj!

    Progresi drejt europes nuk mund te kete dy shtepi ne Shqiperine tone te dhembsur. Ne rast se mendoni qe Partia Demokratike eshte nje strehe per inatet dhe hakmarrjet e vogla feminore, atehere vellezer te ikur kjo eshte e pafalshme dhe mund te rezultoje kriminale per fatet e vendit. Socialistet ketu ndahen me ju. Kjo beteje elektorale nuk do te jete ne temire te vendit, nese ju i vini sterkembesha socialisteve per ti dhene avantazh ne gare vrapuesve te dhunshem dhe hileqare te opozites se vjeter. Ne rast se i sherbeni opozites ne nuk mund t’ju ndihmojme te rriteni si progresiste te penduar.

    Nuk ka sot dem me te madh se sa t’i sherbesh opozites se vjeter. Ne nuk mashtrohemi me pretekstet e doktorit te pasherueshem qe beson ne ndryshimin e mundshem


    Ne e gjykojme PD jo vetem per '97, por per ato qe ka bere dhe nuk ka bere ne keto 8 vjet


    Ne pra nuk e gjykojme Partine Demokratike vetem per ato cka ka bere deri vitin 1997, por ne radhe te pare e gjykojme per ato qe ka bere dhe ato qe nuk ka bere gjate tete viteve ne opozite.



    Europa nuk ka kohe te humbe me Fondamentalistet e Ballkanit



    Evropa ka sot boll ceshtje per te zgjidhur, e nuk ka kohe te humbe me fondamentaliste ballkanas, shumica prej te cileve jane ne pension ose ne Hage, e qe ne Serbi a ne Shqiperi, kerkojne te rikthehen ne pushtet per te trazuar ujrat. Kjo opozite nuk garanton paqe sociale, ajo nuk ushqen mirekuptim fetar, nuk siguron bashkejetese krahinash shqiptare dhe kercenon fqinjesine e mire.



    Jam kritikuar sepse e kam merituar, ndjese te gjithe atyre qe meritojne me shume, falja e tyre do te jete besim per ne



    Ne keto tete vite qe drejtoj mazhorancat ka patur dhe ende ka shume gjera per te cilat jam kritikuar, sepse vertet e kam merituar. Por une jam njeri e jo perbindesh, prandaj jetoj midis jush pa bezdisur e lemerisur askend.

    Une besoj se asnje shqiptar ne gjithe keto vite nuk eshte diskriminuar, sepse mendon ndryshe, asnje qytetar nuk eshte keqtrajtuar, sepse eshte nga veriu apo nga jugu, asnje pjesetar i pakicave nuk eshte dhunuar sepse eshte grek, rom apo cdo gje tjeter, asnje opozitar nuk eshte rrahur dhe burgosur sic ndodhi me mua, por edhe me Servet Pellumbin, apo Arben Imamin ne vitin 1996 dhe me vone ne vitin 2002.

    Une jam sot ketu tiu kerkoj ndjese te gjithe atyre qe meritojne me shume, duke shpresuar se do te na kuptojne per gjithshka qe ne nuk e arritem dot ne keto vite per arsye te njohura, por kurrsesi jo abuzive.

    Falja e tyre do te jete besim per ne!

    Ndjesa jone do te jete energji per ta!

    Mirekuptimi i tyre do te jete shprese per ne, por edhe sadopak vota ndeshkuese prej tyre, do te jene mesim per te gjithe, edhe per mua personalisht.


    Oferta e opozites ne fakt nje kafshate qe nuk kaperdihet, te ngec ne fyt dhe te ze frymen

    Oferta e opozites eshte ne fakt nje kafshate qe nuk kaperdihet, sic thoshte Migjeni, qe te ngec ne fyt dhe te ze frymen.

    Pervec shifrave ekstraorbitale qe ofron ky projekt, ai merr persiper te zhvase para nga shkollat, nga spitalet dhe nga pensionet per tua dhene ato ne dore ish-te perndjekurve dhe ish-pronareve, duke bllokuar buxhetin dhe ushqyer konfliktin social. Ne deri me sot nuk kemi lejuar qe nje grusht njerezish te pervetesojne gjithe pasurine e nevojshme per zhvillimin e qendrueshem te vendit dhe prandaj vleresojme se kompensimi i ketyre shtresave duhet shtrire ne kohe, qe askush te mos abuzoje me ta ne zgjedhjet e rradhes!

    Kjo fature tenton te kenaqe interesa ndoshta edhe me te ngushta te nje klani brenda Partise Demokratike, te cilet kane kalkuluar serish fitimet qe do te pervetesojne, duke nxjerre serish nga xhepi certifikatat e fallsifikuara si ish-te perndjekur apo ish-pronare te medhenj tokash! Kjo me ben te besoj se pasuria e shqiptareve eshte dy here e rrezikuar nga opozita: nje here nga oreksi diktatorial i kandidatit per kryeminister dhe nje here tjeter nga oreksi financiar i kupoles se babezitur te Partise Demokratike.


    Oferta jone: Larg shifrave iluzive, teresisht e mundshme

    Ne kerkojme besimin tuaj qe te garantojme se ne vitin 2009 nuk do te kete asnje pagese me te vogel se 160 dollare ne muaj. Ky objektiv nuk eshte shperblim elektoral, por produkti i te gjitha investimeve qe do vazhdojme te bejme ne konsolidimin e lirise, se sipermarrjes, ne infrastrukturat e tregut dhe te shtetit social, ne te sotmen dhe te ardhmen e gjithkujt. Me po te njejtin vizion dhe pergjegjesi ne kemi projektuar reformat, burimet financiare dhe faturen e nevojshme qe ne kater vitet e ardheshme te dyfishojme pagat e sektorit publik, te cojme ne 4000 dollare te ardhurat vjetore per fryme, te pergjysmojme numrin e familjeve te varfera e te cojme ne 3.4 miliarde dollare te ardhurat e buxhetit te shtetit.

    Do bejne te mundur hapjen edhe te 100 mije vendeve te reja te punes. Per te qene me prane pacienteve do shtojme numrin e mjekeve te diplomuar me 1 mije te tjere per te arritur qe cdonjeri te mbuloje 400 banore. Dhe per ta bere efektive kete skeme kemi programuar te cojme ne 75 mije leke pagen mesatare te mjekut te familjes, te trefishojme listen e barnave te rimbursueshme dhe te financojme 100% nga shpenzimet publike vaksinat tradicionale.

    Kemi kurajon tiu kerkojme edukatoreve te femijve tane me shume perkushtim, sepse pagat e tyre do te dyfishohen, kemi kurajon ti garantojme sot te gjithe maturantet e ardhshem se dyert e universiteteve do i kene krejtesisht te hapura. Ne angazhohemi per te cuar ne 1 miliarde euro ne vit te ardhurat e ekonomise kombetare nga turizmi, ndersa lideri i plakur i opozites se vjeter vendos ne qender te objektivave te tij thirrjen "Kombi syte nga deti". Me kete thirrje nuk ka parasysh integrimin ne komunitetin euroatlantik, por zaptimin e tokave ende te lira te bregdetit me te njejten teknologji sic ndodhi ne vitet 92 - 96 duke shpronesuar serish ish pronaret e ligjshem dhe duke mbushur detin me gomone njerezish te pashprese qe trafikohen nga favoritet e regjimit te skafeve.



    Filozofia jone izolon filozofine e klaneve nacionaliste retrograde

    Me filozofine tone te reflektimit, te ndryshimit, te reformave te integrimit dhe globalizimit ne do angazhohemi fuqimisht qe te eleminojme cdo disnivel midis veriut dhe jugut, midis qendres dhe verilindjes duke izoluar filozofine e klaneve nacionaliste retrograde te kundershtareve tane, te cilet pabarazite ekonomike, arsimore apo te informacionit duan t’i kthejne ne perfitime elektorale.

    Perballe perpjekjeve te lidershipit te opozites per te perdorur verioret kunder jugoreve, muslimanet kunder te krishtereve, duke u dhene porosi e urdhera autoriteteve vendore te PD te mos bashkepunojne "me qeverine e grekut, te serbit, te kaurrit" etj, ne vendosim filozofine tone te hapjes, e bashkejeteses midis komuniteteve dhe kulturave, midis trevave dhe besimeve fetare.


    Shėnim: Pjesė tė zgjedhura nga Zėri i Popullit nga fjalimi i kryetarit Nano
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-05-2005 mė 19:01

  2. #2
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Kush foli nė kongres

    Veterani 98-vjeēar
    Ethem Berhami

    Luiza Xhuvani
    Igli Tare
    Fatos Qerimi
    Dritėro Agolli

    Shoqata e paraplegjikėve
    Agim Gjoncaj
    Agron Paēo

    Gruaja nga Vlora

    Lindita Tozaj


    Bardhyl Agasi
    Majlinda Keta
    Shezai Rrokaj

    Dekani i arteve
    Petrit Malaj

    Agim Hushi

    Pėrfaqėsuesja e FRESSH-it

    Orjeta Gapi

    Kandidat nė Durrės
    Lulėzim Traga


    Gazetarėt nuk lejohen nė sallė

    TIRANĖ – Gazetarėt kanė qenė dje nė Kongresin e socialistėve pjesa mė e papėrfillur. Ndryshe nga ēdo herė tjetėr, por edhe nė ndryshim edhe nga Kuvendi i PD-sė, ku gazetarėt kanė patur vendin e tyre nė sallė pėr tė ndjekur aktivitetin dhe pėr tė bėrė punėn e tyre, nė Kongresin e djeshėm tė PS-sė, organizatorėt e tij kanė menduar ta distancojnė, duke e lėnė nė hollin e Pallatit tė Kongreseve. Nė njė kėnd tė veēantė, ishte krijuar njė kėnd konferencash shtypi, nga ku gazetarėt, tė ndodhur vetėm disa hapa larg sallės ku zhvillohej kongresi, mund tė ndiqnin pėrmes disa ekraneve tė vogla ato ēfarė ndodhnin. Edhe pse ishte shumė e thjeshtė qė gazetarėt tė ishin tė pranishėm dhe tė njiheshin me ato ēfarė ndodhnin nė sallė, duhej qė pėr ēdo 15 apo 20 minuta, dikush nga anėtarėt e kryesisė socialiste tė dilte e tė njoftonte pėr ēfarė po flitej brenda. E ndėrsa ishte menduar shumė mirė pėr gjithēka kishte tė bėnte me dekorin e sallės apo tė hollit deri nė hyrje tė Pallatit tė Kongresit, organizatorėt e kongresit kanė dashur tė shmangin praninė e kamerave tė shumta nė sallė, duke ua dhėnė tė drejtėn e transmetimit ekskluziv vetėm dy -tri televizioneve shqiptare, nė morinė e televizioneve qė kanė lulėzuar kohėt e fundit nė vendin tonė. E pėrsėri nė seancėn e pasdites gazetarėt janė lejuar vetėm anash korridoreve tė sallės, duke krijuar kushte shumė tė papėrshtatshme pėr punėn e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-05-2005 mė 19:04
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #3
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    bashkeforumista, nuk eshte mire te sllni copa nga fjalimet e te beni propagande, pasi nuk eshte etikuese. sillni te tere fjalimin e pasj beni komente nese keni.
    ketu poshte fjalimi i plote i rames.

    PSE DUHET VOTUAR PS DHE JO PD


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Edi RAMA


    Tė dashur miq,
    Me lejen tuaj unė kėtė fjalė timen do ta nis me njė nderim.
    Dua tė nderoj pėrpara kėtij kongresi, dhe pėrpara tė gjithė atyre qė janė me ne pėrmes ekranit, mikun tonė Bardhyl Agasi! Me fjalė tė thjeshta dhe si gjithnjė me zemėr tė bardhė, miku ynė i urtė na dha tė gjithėve pėrpara disa muajsh njė mėsim qytetarie, dinjiteti e zemėrgjerėsie, kur u tėrhoq krejt pa zhurmė nga detyra e sekretarit tė Partisė Socialiste. Ishte njė mėsim militantizmi tradicional, pėrkatėsie vlerash e jo karrigesh, njė mėsim angazhimi politik qė nuk mund tė kuptohet pa shembullin personal, pa vėnien e interesit tė pėrbashkėt nė zanafillėn e cdo vendimmarrjeje vetjake. Sot, me tė njėjtėn fisnikėri, ai u tėrhoq tėrėsisht nga politika partiake, pėr t'i hapur rrugė dikujt tjetėr nė njė moment kur PS ka nevojė tė rikonceptojė vetveten qė tė ruajė identitetin, tė ripėrtėrihet pėr tė mos humbur rolin dhe forcėn tėrheqėse tė lokomotivės nė emancipimin e jetės politike shqiptare, tė rifitojė mandatin qeverisės duke u dhėnė shqiptarėve njė provė serioze vetėdijeje jo vetėm nė raport me cfarė ka bėrė mirė, por edhe nė lidhje me cfarė nuk ka arritur tė bėjė apo ka bėrė keq. Ajo ēka ne kemi bėrė keq nė kėto vite, ka qenė pikėrisht gjėja qė Bardhi bėri aq mirė, edhe pėrpara disa muajsh edhe sonte, nė dimensionin modest e tė shumėrespektuar tė rolit tij.
    Nė kėtė parti nuk janė mishėruar as sa dhe as si do tė duhej me shembuj personalė vlerat e militantizmit tradicional, tė pėrkatėsisė ndaj njė ideje madhėshtore pėr shoqėrinė sic ėshtė ideja e socializmit demokratik, tė solidaritetit mes nesh pėrmes njė vizioni tė pėrbashkėt pėr botėn dhe jo pėrmes lidhjeve tė shkurtra tė interesit. Kėto janė vlerat qė i sheh tė gdhendura nė fytyrat e vuajtura, qėndrimet fisnike apo fjalėt e mencura tė veteranėve tė nderuar tė Luftės Antifashiste - tė cilėve u pėrulem me respekt edhe njėherė pėr faktin qė kurrė nuk e kanė shfrytėzuar pėr njė interes a hall personal derėn time tė hapur, edhe pse halle kanė mė shumė se tė tjerė qė pėr njė punė a hatėrmbetje personale janė nė gjendje tė ngrenė stuhira gjojaparimore nė tė gjitha kafenetė, paradhomat e dikastereve apo linjat celulare tė medias….
    Nuk do ta harroj kurrė sesi m'u pėrgjigj , nė njė kafene tė vetmuar nė rrugėn mes maleve tė Veriut, njė burrė i mocėm kur e pyeta se c'priste ai nga PS nė atė cep tė largėt e tė izoluar tė Shqipėrisė, "Asgjė, mė tha, mjaft tė kalojė njėherė nė katėr vjet kėtej dhe tė mė japė dorėn!". Kėtyre mijėra e mijėra njerėzve, ashtu si edhe qindramijėra qytetarėve qė nė tėrė kėto vite e kanė votuar e rivotuar kėtė forcė edhe sepse nuk kanė pasur, dhe akoma nuk kanė njė parti tjetėr, tė cilės tė mund t'ia japin dorėn pa rrezikuar tė pėrfundojnė nė humnerė, kėsaj shumice shqiptarėsh mjaft zemėrgjerė ndaj nesh, tė cilėt janė nė fund tė fundit vetė arsyeja e tė qenit tonė nė politikė e nė qeverisje, strukturat drejtuese tė Partisė Socialiste, u detyrohen njė ndjesė publike pėr gjithshka ka qenė e mundur dhe nuk ėshtė realizuar nė kėta tetė vjet. Kjo ndjesė publike e domosdoshme nuk e cungon aspak majėn ku pas tetė vjetėsh ėshtė ngjitur Shqipėria e rrafshuar e vitit 1997. Pėrkundrazi, ėshtė njė ndjesė e domosdoshme pėr tė treguar se nga kjo majė ku kemi mbėrritur, ne shohim jo vetėm sesa lart gjendemi nė krahasim me rrafshnajėn e atij viti vdekjeje kombėtare dhe sesa shumė rrugė e progres ėshtė bėrė qė nga 29 qershori '97, po edhe sesa poshtė ndjehemi nė raport me synimet e me mundėsitė tona pėr ta ngjitur Shqipėrinė nė njė majė mė tė lartė, duke u dhėnė shqiptarėve njė qeverisje mė tė mirė e njė perspektivė mė tė madhe nga Tropoja nė Delvinė.
    Shqiptarėt kanė nevojė ta dėgjojnė, ta kuptojnė, ta dinė, se kjo parti i dėgjon, i kupton dhe i di pakėnaqėsitė e tyre pėr mėnyrėn sesi funksionon sot shteti ynė, duke filluar nga korrupsioni qė u zė atyre rrugėn sapo kėrkojnė njė pashaportė apo njė targė makine. Shqiptarėt kanė nevojė ta dėgjojnė se korrupsioni nuk ėshtė Partia Socialiste po problemi qė duhet tė zgjidhė Partia Socialiste; shqiptarėt kanė nevojė ta kuptojnė se korrupsioni nuk ėshtė as pjella dhe as linfa jetike e Partisė Socialiste, po njė fenomen diabolik i kudondodhur nė shoqėritė nė tranzicion, i cili izolohet vetėm e vetėm duke reformuar shtetin e duke konsoliduar institucionet e tij dhe jo duke paragjykuar apo mbuluar me baltė akuzash dhe shpifjesh kėdo qė ushtron njė detyrė publike; Mbi tė gjitha shqiptarėt kanė nevojė ta dinė se ne jemi shumė tė vetėdijshėm pėr kėtė problem tė madh qė duhet tė zgjidhim, se ne jemi shumė tė vetėdijshėm pėr pasojat morale e jo vetėm morale tė ngurrimeve tona nė vite nė ndėrmarrjen e disa reformave themelore si pėr shembull ajo e konfliktit tė interesave, se ne jemi shumė tė vetėdijshėm pėr domosdoshmėrinė e rritjes sė pavarėsisė sė disa institucioneve kushtetuese tė kontrollit tė arkės sė shtetit e tė xhepave tė cdo zyrtari tė tij, se ne jemi shumė vetėdijshėm pėr standartet e munguara etike nė qėndrimin e institucioneve tė shtetit e tė zyrtarėve mė tė lartė tė tij me cėshtje tė njė ndjeshmėrie tė caktuar publike e, mė kryesorja ndoshta, se ne jemi shumė tė vetėdijshėm, bile ndjehemi fajtorėt kryesorė, pėr cfarė heqin qytetarėt e kėtij vendi nėpėr kanalet e burokracisė shtetėrore.
    Eshtė e qartė fare se problemi i kėtyre zgjedhjeve nuk ėshtė dėshira e tė lėkundurve pėr tė votuar pro opozitės, po tundimi i tyre pėr t'i kthyer shpinėn Partisė Socialiste duke braktisur kutinė e votimit. U them shumė sinqerisht tė lėkundurve se tetė vjet pas njė cmendurie dhe shpėrbėrjeje tė shtetit si ajo e vitit '97, PS vėrtet mund tė kishte bėrė mė shumė, po absolutisht s'mund tė bėnte aq shumė sa c'mund tė duket duke i pare gjėrat nga terreni i qetė i Shqipėrisė sė sotme, pra jashtė kontekstit historik. Ndėrkohė jam i bindur se tė gjithė ata qė sot lėkunden kanė nevojė qė pėrvec arritjeve tė padiskutueshme apo programit tonė pėr katėr vitet e ardhshme, tė dėgjojnė edhe angazhime shumė konkrete nė aspektin e sjelljes sė PS me pushtetin.
    Kjo ėshtė njė garanci tė cilėn kjo parti duhet ta japė nė disa mėnyra pėrmes njė kontrate tė re morale me shqiptarėt. Pse jo duke kėrkuar fillimisht nga tė gjithė kandidatėt pėr deputetė tė pranojnė tė zhvishen vullnetarisht, me njė deklarim zyrtar, nga imuniteti parlamentar qysh ditėn qė do tė fillojnė garėn e tyre elektorale. Dhe tė premtojnė se ligji i parė qė do tė miratojnė nė Kuvendin e ri tė Shqipėrisė do tė jetė ligji i heqjes sė imunitetit parlamentar si akt i transparencės sė plotė tė deputetėve e zyrtarėve tė Partisė Socialiste ndaj cdo nevoje tė mundshme tė publikut apo organeve kushtetuese. Eshtė shumė e rėndėsishme qė Partia Socialiste tė zbresė me transparencė e modesti tė plotė tek qytetarėt. Le tė abstragojmė pėr njė moment nga shifrat dhe faktet e pakundėrshtueshme, tė prekshme, reale pėr arritjet e tetė viteve tė fundit, le t'u flasim njerėzve sy mė sy si njerėz tė gabueshėm e jo nga lart poshtė si zotėr tė fateve tė tyre, le t'u tregojmė se ne s'jemi as ėngjėjt dhe as djajtė e kėtij vendi dhe t'i bindim se ne jemi thjesht disa prej tyre, qė tė bashkuar rreth njė ideje tė madhe e jo tė rreshtuar mbas njė individi tė vetėm, mbetemi zgjedhja mė e mirė pėr ta e pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė fėmijėve tanė.
    Ju tė gjithė e dini, tė gjithė e dinė, se unė kam qenė vazhdimisht kritik ndaj mėnyrės sė organizimit e tė funksionimit tė Partisė Socialiste dhe se herėpashere e kam kritikuar qeverisjen tonė. S'ėshtė sekret pėr askėnd qė unė e mendoj ndryshe partinė dhe qeverinė, ashtu sikundėr nuk ėshtė fjalė boshe rrethanash po bindje e imja qė tė them me zė tė lartė se kjo parti duhet rivotuar, se socialistėt duhen rimandatuar, se e nesėrmja e kėtij vendi duhet garantuar duke hedhur votėn pėr Partinė Socialiste! Duhet tė votojmė pa dyshuar se ėshtė koha pėr ndryshim tė kursit tė qeverisjes, po kurrėsesi pėr ndryshim tė forcave qė qeverisin. Duhet tė ndryshojmė kurs pėr tė shkurtuar rrugėn drejt Europės, po nuk duhet tė ndryshojmė anije pėr t'u kthyer drejt vendit qė lamė pas. Duhet tė ribesojmė socialistėt pėr tė thirrur nė qeverisjen e vendit forca tė reja dhe jo pėr tė rikthyer mbi krye tė rinjtė e vjetėr. Unė i drejtohem kėtij Kongresi qė tė mbėshtesė solemnisht, me njė duartrokitje zemre idenė se qeveria jonė e ardhshme duhet tė jetė e pėrtėrirė nė jo mė pak se dy tė tretat e saj! (Kur mė mbyllnit dyert e konferencave para dy vjetėsh, nuk u'a merrja pėr keq se i thosha vetes, "Sa mė shumė rezistencė sot, aq mė shumė dashuri nesėr!") Dhe jo vetėm njė qeveri tė ndryshuar rrėnjėsisht, po njė qeveri ku tė paktėn njė e treta e saj tė jenė gra. Mė pak burra e mė shumė gra sesa c'kishim nė qeveri, do tė thotė automatikisht mė pak kapardisje tradicionale e mė shumė suksese europianizuese.
    E vėrteta ėshtė se do tė kisha dashur qė reforma e partisė tė ishte bėrė dy vjet mė parė, nė kongresin e shkuar, kur ju i rrėzuat verbėrisht propozimet e presidentit Meidani nga njėra anė dhe tė miat nga ana tjetėr. I rrėzuat mu sikur tė ishit duke ngritur dolli nė ditėlindjen e djalit tė vetėm e jo duke thelluar plagėn qė asokohe unė bėra pėrpjekjen time modeste pėr ta kuruar duke i thirrur arsyes nė njė mexhelis ku fjalėt kėmbeheshin mes palėsh tė shurdhėta. Por jam i vetėdijshėm gjithashtu se reflektimi mbi atė reformė tė munguar dhe rikthimi i saj nė rendin e ditės nė prag tė zgjedhjeve politike ishte njė gjest kthjelltėsie - shprehje jospontane e traditės sonė si parti qė ka nė kromozomet e veta nevojėn pėr ndryshim -, sic ishte padyshim edhe njė kapėrcim i ndėrgjegjshėm cilėsor tė cilit, jam i bindur, shumė shpejt do t'ia shohi efektet pozitive jo vetėm Partia Socialiste po e tėrė skena politike shqiptare. Bile kėto efekte do t'i shohin edhe mohuesit miopė tė gjithshkaje ndodh nė kėtė vend, tė cilėt s'merren kurrė me idetė ose veprat, po me njerėzit qė i frymėzojnė kėto ide apo realizojnė kėto vepra. Sipas miopėve nė fjalė cdo njeri, sidomos nė politikė apo nė njė detyrė publike, ka medoemos njė arsy tė dyshimtė kur hedh njė ide dhe padiskutim ka njė pėrfitim tė pathėnė kur realizon njė vepėr. Qesharake deri nė grotesk disa opinione tė afishuara nė kėndet pėrkatėse tė fletė-rrufeve moderne gjatė ditėve qė e pasuan kėtė hap dhe hapje tė madhe tė Partisė Socialiste. Kjo ėshtė gjithėsesi punė pėr ata qė jetojnė tė izoluar nė botėn e tyre tė vockėl tė kafeneve e muhabeteve pambarim, kurse pėr mua dhe pėr tė gjithė ata qė punojnė pėrditė mes njėqind vėshtirėsish e pengesash, me zemėr e mendje pėr njė Shqipėri tė re e moderne,
    pėr ne qė e dimė se pėrparimi i njė vendi, ndryshimi i njė realiteti, transformimi i njė mjedisi tė caktuar, nuk bėhet aq kollaj sa njė muhabet kafenesh apo njė fletė-rrufe, sot Partia Socialiste nuk ėshtė mė ajo qė qe pėrpara disa ditėsh. Sepse ka ndryshuar as mė shumė e as mė pak po Kushtetuta e saj dhe, natyrisht, kjo ka ndodhur pas njė reflektimi tė brendshėm tė gjithėsecilit prej nesh mbi pasojat qė shkaktoi qėndrimi tek Kushtetuta e Vjetėr nė kongresin e kaluar, mbi nevojėn e hapjes sė partisė karshi njė shoqėrie qė nė kushtet e sotme ndryshon mė shpejt sesa partia dhe, pse jo, edhe mbi domosdoshmėrinė qė tė mos pėrsėritet mė njė kongres si ai i shkuari. Duke qėndruar vetėm njė minutė nė retrospektivė dėshiroj tė them se unė kam shpresuar deri nė sekondėn e fundit qė Partia Socialiste nuk do tė cahej dhe kam qenė e mbetem i bindur se atė carje mund e duhet ta kishim shmangur me mė shumė vullnet e zemėrgjerėsi, duke u ngritur bashkarisht mbi makthin e traditės sė varfėr demokratike e tė personalizimeve ekstreme tė problemeve tė pėrbashkėta. Por rrota e historisė nuk kthehet mbrapsht, kemi nė dorė vetėm tė pėrpiqemi t'i korrigjojmė drejtimin kur na duket se mund tė lėvizė andej nga nuk duhet nė ecjen tonė pėrpara. Duke bėrė edhe nė kėtė rast pėrpjekjen time shumė modeste po i drejtohem miqėsisht e sinqerisht nga ky podium miqve tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, sepse uroj qė njė ditė, herėt ose vonė nė kėtė jetė qė dhėntė Zoti tė jetė sa mė e gjatė pėr tė gjithė, familja e madhe e socialistėve dhe progresistėve tė jetė e tėra bashkė e jo fragmentuar nė parti e partiza.
    Tė dashur miq tė LSI-sė, unė e di se lufta dhe instinkti i hakmarrjes brenda llojit ėshtė njė ndjenjė qė nganjėherė e vė poshtė njeriun, prandaj dėshiroj t'ju them solemnisht njė gjė nė emėr tė gjithshkaje tė mirė kemi menduar e bėrė sė bashku nė vite: Mos e tradhėtoni elektoratin e majtė duke bashkėpunuar me Doktor Kopin!
    Qėllimi nuk e justifikon mjetin. Nuk jeni tė detyruar tė bashkėpunoni me Partinė Socialiste, i kuptoj arsyet e largimit tuaj nė planin njerėzor dhe jam dakord me disa nga kritikat tuaja, pavarėsisht se nuk ndaj fare me ju parimin e marrjes pėr vete tė meritave tė qeverisjes socialiste e tė lėnies tek tė tjerėt tė pėrgjegjėsisė pėr dobėsitė e saj. Por ju lutem, megjithė zemėr, tė mos pėrdorni thikėn e kundėrshtarit historik dhe keqdashėsit mė tė madh tė socialistėve e tė progresistėve nė mbarė vendin pėr tė prerė rrėnjė apo degė tė trėndafilit tė Internacionales Socialiste. Sepse ai trėndafil ėshtė e do tė jetė i gjithė elektoratit socialist e progresist, i tė gjithėve ne, edhe i juaji, njė amanet brezash dhe njė simbol kontributesh tė pėrbashkėta. Le tė kthehemi pėr disa dekika nga Doktor Kopi. Unė nuk jam i prirur tė shoh gishtin kur gishti tregon hėnėn, por s'mund tė besoj asnjė sekondė nė drejtimin qė tregon gishti i Doktor Kopit. Sado qė ushqej ndjenja pozitive jo vetėm ndaj disa fytyrave tė reja e ambicioze qė e lehtėsojnė imazhin e rėndė tė kolonelėve tė opozitės, prej tė cilėve pėrvec kujtimeve tė hidhura Shqipėria nuk mban mend qoftė edhe njė fjalė tė arsyeshme, sado qė ushqej ndjenja miqėsore edhe ndaj ndonjėrit prej atyre qė u kthyen nė kullėn nga dolėn me ulėrima, pėshtyma dhe dru mbas qafe, sado qė nuk kam as mė tė voglin paragjykim edhe pėr ata ekspertė qė janė ulur tė shkruajnė platforma pas platformash pėr atė parti qė mė nė fund, falė Zotit, ka filluar tė kuptojė se vota e shqiptarėve nuk merret me piskama e me shabana, prapėseprapė, sado tė mundohem, nuk i shmangem dot njė pyetjeje: Mos vallė Partisė Demokratike i mungonin tė rinjtė, intelektualėt apo ekspertėt nė vitin 1992 kur u ul nė tryezė pėr tė qeverisur Shqipėrinė? Mos i mungonin gjė nė vitin 1996 kur bėri hatanė me votat e shqiptarėve dhe zgjodhi Doktor Kopin president me vota tė vjedhura nė njė sallė ku nuk dėgjohej miza jo mė arsyeja? Apo vallė i mungonin nė vitin 1997 kur e coi Shqipėrinė nė njė varr tė pėrbashkėt e kur asnjė ekspert ndėr tė shumtit nuk bėri zė? Jo miqtė e mi, problemi i opozitės nuk ka qenė as atėherė dhe nuk ėshtė as tani mungesa e ekspertėve apo platformave, problemi i madh dhe i pazgjidhur i opozitės ėshtė njeriu nė krye tė saj, kandidati i saj pėr kryeministėr, i cili sic e hapi sot partinė e mbyll nesėr, sic i rifuti tė rikthyerit nė forumet drejtuese duke i numėruar votat nė zyrėn e tij i rinxjerr nesėr, sic e degjeneroi dje Partinė Demokratike nė njė forcė reaksionare me ngjyrime fashiste, armike e lirisė sė kundėrshtarėve politikė dhe partnere e avokate bashkė e piramidave rrėnuese, s'e ka pėr gjė ta degjenerojė prapė nė njė forcė antagoniste tė lirisė e tė zhvillimit tė vendi duke e hedhur nė aventura tė reja. Kandidati pėr kryeministėr qė sot opozita risjell pėrpara shqiptarėve nė vitin 2005 nuk ishte as tre dhe as trembėdhjetė vjec, po nja pesėdhjetė e kusur kur tmerroi Shqipėrinė dhe detyroi ushtritė e huaja tė dislokoheshin drejt vendit tonė pėr tė shuar flakėt e pėrhapura anembanė nė prag tė njė zjarri tragjik lufte civile. Mos harroni se ishte hera e parė dhe e fundit nė historinė e Europės qė njė aleancė ushtarake ndėrkombėtare niset drejt njė vendi jo pėr ta pushtuar,
    as pėr tė rrėzuar njė diktaturė ideologjike apo teologjike, as pėr tė shuar njė konflikt fetar apo etnik, po pėr tė mbrojtur njė popull nga njė njeri i bėrė njėsh me dėrrasėn e karriges sė vet. Se si mund tė ndryshojė njeriu kur bėhet gjysh kėtė e dinė ustallarėt e makiazhit tė tij, qė do t'i shohim pėrditė e mė shpesh nė banaqet e televizoneve dhe nė kėndet e fletė-rrufeve duke u pėrpjekur tė na bindin se ai nuk ėshtė mė ai po njė tjetėr, bile se as vetė ai nuk dėshiron tė jetė mė kurrė po ai po dikush qė si ai nuk do bėhet mė kurrė!
    Mua, ne tė gjithėve, nuk na intereson tė merremi me kėtė gjėagjėzė e tė gjejmė "a ėshtė ai qė s'ėshtė ai qė ėshtė?". Po ua fal disa miqve komentatorė tė marrosur prej mllefit ndaj Partisė Socialiste edhe kujtesėn e shkurtėr pėr vitin '96 e '97, kur u rrahėn e u poshtėruan paq nga ky qė ėshtė ai qė s'ėshtė dhe qė i janė vėnė nė shėrbim fare hapur me komentet e tyre - ku natyrisht ka edhe kritika tė drejta pėrvec akuzave e sajesave tė papėrgjegjshme e rėndom tejet tė ulėta nė sensin etik -, po i harroj edhe vetė levat e dorezat hekurit mbi kokė bashkė me lotėt e vuajtjet e njerėzve tė mi, bile po harroj tėrėsisht vitin 1997 . Bile po e zė se nuk ka pasur kurrė mė parė njė kohė, nė pluralizėm e demokraci, kur burgosej kryetari i opozitės, pėrndiqeshin, poshtėroheshin, rriheshin, burgoseshin a masakroheshin politikanė, intelektualė apo gazetarė, kur e tėrė Shqipėria i merrte lajmet vetėm nga njė Vjollca Vjollca qė na u bė si dado histerike nėpėr shtėpitė tona sepse nuk lejohej asnjė televizion apo radio private - pra, theksoj, nuk lejohej asnjė burim i pavarur informacioni, ndėrkohė qė mbas shpine mbahej flamuri amerikan dhe nė majė tė gjuhės ishte dashuria pėr Europėn e Amerikėn. Le ta zemė pra se kjo opozitė nuk ka qenė kurrė mė parė nė qeveri dhe me kartėn e njė opozite reale kėrkon tė vijė nė pushtet. Po cfarė opozite ėshtė kjo? Cila ėshtė kultura dhe sjellja e saj politike? Cfarė vizioni ka pėr institucionet e shtetit? Cfarė kemi dėgjuar apo parė pėr shembull nga kjo opozitė nė tėrė kėto vite pėrvec njė aventure tė stilit afrikan nė mes tė Europės me trajtat e njė grushti shteti qė pėrfundoi nė djegie e nė vjedhje institucionesh e dyqanesh? Cfarė kemi dėgjuar apo parė nga kjo opozitė pėrvec sfilatave tė pėrditshme me muaj e vite tė tėra nė bulevard dhe sharjeve e shisheve me benzinė nėn dritaret e kryeministrisė e tė Ministrisė sė Rendit? Cfarė kemi dėgjuar apo parė nga kjo opozitė pėrvec sherreve me fjalėt mė vulgare e gjestet mė tė ulėta nė Kuvendin e Shqipėrisė apo qėndrimeve mė tė paimagjinueshme nė mbrojtje keqbėrėsish ordinerė tė cituar nė konferenca shtypi si militantė tė keqtrajtuar pėr shkak tė simpatisė pėr Partinė Demokratike? Ēfarė kemi dėgjuar apo parė nga kjo opozitė pėrvec paragjykimit tė rezultateve tė tė gjitha zgjedhjeve me muaj tė tėrė pėrpara zgjedhjeve dhe kalvarit paszgjedhor - ku le tė kujtojmė vetėm rastin skandaloz tė Bashkisė sė Tiranės nė vitin 2003 -, kur nė mėnyrėn mė tė turpshme opozita shkatėrroi zgjedhjet duke tėrhequr komisionerėt gjatė numėrimit tė votave tė veta tė pamjaftueshme dhe duke e future, falė edhe sehirit apo, mė keq akoma, partizanllėkut tė disa gjoja tė pavarurve mediatikė, tė tėrė procesin nė njė preczogizėm tė paparė? Cfarė kemi dėgjuar apo parė nga kjo opozitė pėrvec lumenjve tė pashterrshėm tė dhunės verbale, akuzave, shpifjeve, trillimeve mė halucinante tė mundshme ku nuk kanė munguar as implikimet e robve tė shpis pa dallim moshe apo seksi, pėrvec sharjeve e fyrjeve me farė e me fis nė parlament e kudo ku ka pasur mikrofona ndezur? Cfarė kemi dėgjuar apo parė nga kjo opozitė pėrvec ca farsave tė shėmtuara antikushtetuese tė quajtura komisione hetimore nė luftė kundėr korrupsionit, si puna e Komisionit Olldelja, gjatė punimeve tė tė cilit shpifja pėr njėsinė e kohės kapi njė nivel tė paperceptueshėm pėr njė mendje tė shėndetshme, duke pasur nė atė si qėllim tė vetėm goditjen personale, psikologjike dhe politike tė personit tim, pa kursyer familjen time e tė gjithė bashkėpunėtorėt e mi apo ata tė Bashkisė sė Tiranės? Dhe pse kjo? Sepse ishtė viti i zgjedhjeve dhe meqė e dinin fare mirė se mua e juve nuk na mundnin dot nė liri e nė qetėsi, u sulėn tė mė privonin nga e drejta e garės me njė makinacion sa gjigand e spektakolar pėr nga ambicia, aq edhe tė paturpshėm e qesharak pėr nga morali e logjika njerėzore. Cfarė pra kemi dėgjuar apo parė nė tėra kėta vite nga kjo opozitė primitive, pa vizion e as mision tjetėr pėrvec rehabilitimit e rikthimit nė pushtet tė Doktor Kopit? E dini cfarė mė tregoi njė opinionist i pavarur qė nuk ka lėnė gjė pa thėnė pėr qeverinė e Partisė Socialiste e pėr dy kryeministrat e fundit tė saj nė editorialet e tij? "E pabesueshme, mė tha, kurrė nuk kam marrė njė kėrcėnim nė telefon apo nė e-mail. M'u desh tė bėja njė shkrim kritik kundėr (njė pėrfaqėsuesi tė lartė) tė Partisė Demokratike qė tė mė prishej gjaku i familjes nga kėrcėnimet e vulgaritetet nė telefon apo e-mail! Kur duke qenė nė opozitė dhe sillen sikur tė kanė jetėn nė dorė po nė pushtet c'mund tė tė bėjnė kėta?!" Genc Burimi quhet ky, le ta pyesė kush do ta verifikojė kėtė dėshmi. Megjithatė, qė tė jem i drejtė deri nė fund, nė fakt ne kemi dėgjuar muajt e fundit nga kjo opozitė platformat e KOP-it! Le tė ndalemi tani tek to pėr vetėm pak caste. Se c'janė platformat e KOP-it nė pikėpamjen teknike nuk duhet shumė vėmendje pėr ta parė e kuptuar kur njeh pak nga punėt e shtetit e u hedh njė sy diagonalisht. Por unė nuk do t'i hedh poshtė, kėtė gjė e kanė bėrė e do ta bėjnė fort mirė ekspertėt tanė dhe e tregojnė e zeza mbi tė bardhė disa shifra e fakte pa lidhje jo thjesht me realitetin shqiptar apo ekspertizėn, po as me logjikėn mė elementare aritmetike. Unė kėtu po i marr si tė mirėqena, si platforma qė teorikisht e bėjnė Shqipėrinė Zvicrėn e Ballkanit nė katėr vjet. Pyetja ime paskėtaj ėshtė: Mos vallė Shqipėrisė i kanė munguar nė tėrė kėto vite platformat programatike apo mos vallė Partisė Demokratike i kanė munguar deri para disa muajsh pėrkthyesit e UNMIK-ut apo anglishtfolėsit e OJF-ve pėr tė shkruar shqip ato qė gjenden nė miliona libra, broshura e dokumente nė gjuhė tė huaj? Jo tė dashurit e mi jo, Shqipėrisė dhe Partisė Demokratike nuk i kanė munguar as broshurat, as pėrkthyesit e as anglishtfolėsit, bile kur u ul nė tryezėn e qeverisė ajo parti kishte vėrtetė tėrė botėn me vete, njė simpati e mbėshtetje qė pėr vetė momentin historik asnjė parti politike nė kėtė vend s'mund ta arrijė mė. Pa llogaritur mbėshtetjen e pamatshme tė popullit tė cliruar nga tirania njėpartiake. Po nėse PD e futi Shqipėrinė nė qerthullin e katastrofės duke prekur pragun e luftės civile dhe Partia Socialiste e nxorri nga ky qerthull pėr ta sjellė kėtu ku ėshtė sot, kjo nuk erdhi pėr shkak tė platformave apo ekspertėve mė tė mirė, po pėr shkak tė njė dallimi esencial, i cili ekziston sot e gjithė ditėn si gozhdė e ngulur fort nė historinė pesėmbėdhjetė vjecare tė kėtij vendi, nė kujtesėn e nė eksperiencėn e gjithėsecilit prej nesh: PD ka qenė dhe ėshtė vegėl qorre nė duart e njė njeriu, i cili nuk e ka haberin e platformave e tė reformave dhe i cili nuk ka pėrfaqėsuar kurrė frymėn e lirisė e tė bashkėpunimit me askėnd qė nuk e ka futur qafėn nė kėrrabėn e tij. Ndėrsa PS ka qenė dhe ėshtė prej pesėmbėdhjetė vjetėsh njė realitet nė lėvizje, me baticat e me zbaticat e veta, me pro-te dhe me kundra-t nė cdo votim tė kryer gjatė ekzistencės sė saj, gjithnjė me gara emocionuese edhe pse nganjėherė tė vrazhda nė zgjedhjen e kryetarit tė vet apo tė drejtuesit tė ekzekutivit, me disa drejtues nė ekzekutiv e me disa dorėheqje tė tyre, me debat herė tė ashpėr e herė mė tė butė e me eksese tė luftės sė brendshme qė nė ndonjė rast kanė degjeneruar deri nė dhunė verbale. Unė jam kėtu bashkė me ju sepse ky ėshtė dhe do tė vazhdojė tė jetė njė realitet nė lėvizje pavarėsisht se nė ndonjė stinė ka prodhuar edhe stanjacion, rėnie tė pulsit, konflikt, vakum apo antipati tek njerėzit. Kam luftuar e do tė luftoj derisa tė jem mes jush qė gjėrat tė ndryshojnė, qė ritmi tė jetė gjithnjė e mė i lartė, qė rezultatet e pritura nga shqiptarėt tė vijnė nė njė kohė mė tė shpejtė. Si i tillė unė nuk mund tė pajtohem me shumė gjėra e nuk mund tė rri pa thėnė publikisht disa prej tyre. Por sot e gjithė ditėn jam plotėsisht i vetėdijshėm se pėrgjigjet qė i ka dhėnė Partia Socialiste sfidave tė realitetit dėshpėrues tė pas vitit '97, provat qė preken kudo krahasuar me shkretėtirėn era barut qė la pas qeverisja e Doktor Kopit, janė zgjedhja mė e mirė pėrballė pikėpyetjeve tė mėdha qė ngre rikthimi i kėsaj opozite nė drejtimin e vendit.
    Fjalimi i mbajtur nga Kryebashkiaku Edi Rama nė Kongresin elektoral tė PS.

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    vertet urt e bute iku agasi nga kreu i Ps-se.
    Po kish pse te behej i urte se Ps nuk e coj ne fotoksine sikurse con cdo dite dhjetra shqiptare.
    Perkundrazi Agasi luajti lojen e shefit te Partise i cili e shperbleu me post ambasadori.
    tash agasi, nje enverist e nje terrorist i njohur ne zonen e vet mbasi ka vene menjane si prone private nja 6-7 grataciela ne zonen e tije turistike ben gati valixhet e vete ne ambasad ku i fut ca vite qejf o qejf me qera e rrog e benzin e luks te paguar nga Shteti.

    Megjithate ja cthote Mero Baze per kongresin e Ps-se.

    EDITORIALI

    Frikacakėt vrasin!

    Nga Mero Baze

    Pėr herė tė parė nė historinė politike tė pluralizmit,
    njė forum partiak siē ėshtė kongresi, arrin tė
    rrezatojė frikė dhe makth pėr tė ardhmen. Me njė regji
    e cila u ngjallte mornica militantėve pėr atė qė i
    priste nėse nuk fitonin, me njė ton i cili i bėnte ata
    tė shtrėngonin grushtet, me njė makth qė i bėnin shumė
    nga ata tė lotonin nga frika, me njė fjalor qė i bėnte
    ata tė ndiheshin si njė celulė terroriste, me njė
    skenar ku fėmijėt pėrdoreshin si pengje pėr t’u
    mbrojtur nga opozita, me njė protokoll, ku njė gruaje
    me rroba tė zeza i lihej mė shumė vend tė qante pėr
    PS-nė, se sa pėr burrin e vet, Kongresi i djeshėm i
    PS-sė ishte thirrje pėr njė luftė tė re pėr tė
    mbrojtur pushtetin. Mė tej fjalimi i Fatos Nanos dhe
    Edi Ramės kullonin frikė dhe urrejtje pėr opozitėn dhe
    i vetmi ndryshim mes tyre ishte se Rama, duke ndier
    humbjen, kėrkonte ta ndante atė me Ilir Metėn, kurse
    Nano qė po ashtu e ndiente humbjen, donte tė fajėsonte
    pėr tė Ilir Metėn.
    Por tė gjitha kėto janė pak tė rėndėsishme. E
    rėndėsishme ėshtė se tani e tutje gara elektorale
    mbeti vetėm me njė ofertė, me ofertėn e opozitės pėr
    ndryshim. Oferta e socialistėve, ėshtė viti ‘97 dhe
    betimi pėr tė mbrojtur pushtetin pėrmes vitit 97 dhe
    sulmit ndaj Sali Berishės. Kjo situatė e cila bllokon
    praktikisht debatin politik nė vend, dhe lė nė treg
    vetėm platformėn e opozitės pėr ndryshim, nga ana
    tjetėr krijon njė vatėr tė rrezikshme pėr opozitėn e
    nesėrme, e cila u ngjiz dje nė formėn e njė grupi
    luftėtarėsh tė vitit 1997. Nga pikėpamja politike, me
    kėtė stil, Fatos Nano humbet zgjedhjet, por fiton njė
    skalion luftėtarėsh qė do t’i mbrojnė atij postin e
    kryetarit tė opozitės. Ai e bėri dje me koshiencė
    zgjedhjen e vet. Me atė gjuhė qė foli, me atė llogjikė
    sulmi ndaj opozitės, me atė revokim tė historisė, ai
    po pėrpiqet tė marrė hipotekėn e militantėve fanatikė
    dhe tė trembur tė PS-sė, para tė cilėve doli dje si
    Millosheviēi nė Fushė Kosovė nė vitin 1989, duke iu
    thėnė tė vetėve “Ju mbroj unė”. Ai dje ndoshta ka
    mundur tė shmangė shpartallimin e PS-sė duke u dhėnė
    shpresė pėr luftė fanatikėve tė mbetur, por frika dhe
    makthi qė rrezatonte Kongresi, i nxori ata para
    shqiptarėve si humbėsit e sigurt tė zgjedhjeve. I
    vetmi shqetėsim pas kėsaj, nuk mė duken as thirrjet qė
    gėlonin fashizėm, as histeria e njerėzve tė trembur,
    as fytyrat e shtrembėruara nga makthi i humbjes, por
    rregulli i pashkruar se frikacakėt vrasin! Sidomos kur
    janė duke ikur!


    POLITIKA

    Argumenti i vetėm i pėrdorur nė kongresin e Partisė
    Socialiste ishte viti 1997, aq sa u pėrdorėn
    politikisht edhe dy fėmijė jetimė, qė kishin humbur
    babain atė vit

    Kongresi rikthen PS-nė e 97-ės

    Kongresi i Partisė Socialiste ka sjellė dje njė
    panoramė tė zymtė, duke pėrdorur vitin 1997, si
    argumentin e vetėm pėrse shqiptarėt duhet t’iu besojnė
    edhe njė mandat tjetėr qeverisės. Tė gjithė
    ligjėruesit e Partisė Socialiste nė kongres, si Fatos
    Nano, Gramoz Ruēi, Dritėro Agolli e Edi Rama, u kanė
    bėrė thirrje shqiptarėve qė tė mos harrojnė vitin
    1997. Ekranet e vendosura nė sallė trasmetonin pamje
    nga viti 1997 dhe fjalė tė montuara tė kryetarit tė
    PD-sė Sali Berisha.
    Kryeministri Fatos Nano e pėrqendroi tė gjithė
    fjalimin e tij kundėr kryetarit tė opozitės dhe
    riktheu nė vėmendje dėnimin e tij. Nano u kėrkoi
    shqiptarėve tė mos votojnė opozitėn, duke thėnė se kjo
    pėrbėn rrezik tė njė ndarjeje krahinore. “Ai njeri nuk
    ka shfaqur aspak paqe me krahinat nga ai nuk vjen. Mė
    akuzon pėr vjedhje, pėr pabesi dhe mungesė morali. O
    perėndi. Nė kėto vite kanė ndodhur shumė gjėra qė nuk
    duhet tė ndodhnin, por unė jam njeri dhe jo
    pėrbindėsh, prandaj jetoj midis jush, pa bezdisur
    askėnd. Nė kėto vite nuk ėshtė persekutuar asnjė njeri
    pse ėshtė nga veriu apo nga jugu. Asnjė opozitar nuk
    ėshtė rrahur dhe burgosur siē mė ka ndodhur mua,” tha
    kryeministri Fatos Nano. Nano vazhdoi nė fjalimin e
    tij duke thėnė se rikthimi i opozitės nė pushtet
    rrezikon harmoninė e krahinave shqiptare. “Shqiptarė
    kjo ėshtė njė opozitė kėrcėnuese pėr ju, tė cilėt
    kėrkojnė tė kthehen nė pushtet pėr tė trazuar ujėrat e
    integrimit. Nuk siguron bashkėjetesė krahinash
    shqiptare. Nuk po flas vetėm si njė vrapues nė garė
    politike, por si njė njeri qė i ka provuar tė gjitha.
    Gėzimin, hidhėrimin, internimin dhe nė fund edhe
    pabesinė,” vazhdoi Nano. Kreu i socialistėve sulmoi
    ashpėr anėtarėt e KOP-it pranė PD-sė si dhe tė
    rikthyerit pranė Partisė Demokratike. “KOP ka marrė
    shifrat dhe kėshilltarėt e qeverisė pėr tė ndėrtuar
    njė program, tė gjithė ato qė janė mbledhur janė hequr
    si tė korruptuar. Si ka mundėsi, se ėshtė edhe
    drejtoresha e doganave. Si ka mundėsi qė kėshilltarėt
    e mi janė kandidatė tė Partisė Demokratike. Si ka
    mundėsi qė njerėz si Arben Imami qė i besuam edhe
    kushtetutėn e vendit, presin para dyqanit tė Berishės.
    Ne kėtyre njerėzve u dhamė nė 1997 lirinė e mohuar nga
    Partia Demokratike,” tha Nano.
    Kongresi i Partisė Socialiste ofroi edhe disa skena tė
    tjera tronditėse duke rikthyer vitin 1997.
    Organizatorėt e Kongresit pėrdorėn dy fėmijė, tė cilėt
    kishin humbur babain e tyre gjatė trazirave tė vitit
    1997. Nė sallė u mbajt 1 minutė heshtje kinse pėr tė
    kujtuar viktimat e vitit 1997. Kjo u kėrkua nga
    Lindita Tozaj, njė qytetare vlonjate, e cila kishte
    mbetur e ve me dy fėmijė, sepse kishte humbur burrin
    nė trazirat e vitit ‘97. Drejtuesit e Partisė
    Socialiste pėrdorėn kėtė skenė pėr t’u kėrkuar
    shqiptarėve t’u japin edhe njė mandat tė tretė
    qeverisės.
    Edhe Edi Rama fjalimin e tij e bazoi nė retrospektivė,
    duke pėrdorur vitin 1997 si njė argument pėr tė mos
    votuar opozitėn. “Njerėzit e mi kanė ngrėnė leva nė
    kokė nė atė kohė,” tha Edi Rama. Kongresi ėshtė
    pėrmbyllur me ftesėn e Nanos qė Edi Rama tė bėhet
    pjesė e kabinetit tė tij qeveritar.


    Nano fton Edi Ramėn nė qeveri

    Kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano i bėri ftesė
    publike Edi Ramės pėr t’u bėrė pjesė e qeverisė qė ai
    drejton. Kėrkesa u bė publike gjatė punimeve tė
    Kongresit Elektoral tė socialistėve. “Shqipėria e
    2009-ės do tė ngjajė me Shqipėrinė e 2005-ės, aq sa
    ngjan Shqipėria e 2005-ės me atė tė 1997-ės.
    Pėrshėndes Edi Ramėn. Tė ftoj nė qeverinė time, tė
    cilėn do ta bėjmė mė tė mirė. Tė ftoj tė marrėsh
    dafina dhe jo gurė. Nuk mund t’u shpėtoni gurėve duke
    u larguar nga Fatos Nano,” tha Fatos Nano. Kjo ka
    konfirmuar pėrfundimisht daljen e Nanos nė fushatė sė
    bashku me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama.
    Oferta e Nanos ndaj Edi Ramės u ka dhėnė fund edhe
    spekullimeve se Partia Socialiste mund tė dilte nė
    fushatė me kandidaturėn e Edi Ramės si kryeministėr.


    Pėrplasje mes PS-sė dhe OMONIA-s pėr Spiro Peēin,
    ndėrkohė qė kontestohen dy kandidatė biznesmenė nė
    Shkodėr

    Tri kandidaturat qė mbajnė peng listėn e PS-sė

    Kongresi i Partisė Socialiste nuk ka arritur tė
    zyrtarizojė listėn e kandidatėve tė kėsaj partie pėr
    zgjedhjet e tre korrikut. Megjithėse njė ndėr pikat
    kryesore tė punimeve tė Kongresit ishte miratimi i
    kandidatėve, kjo nuk ėshtė arritur dje, pasi shumė
    kandidatura janė tė kontestuara. Burime nga brenda
    Partisė Socialiste thanė se bėhet fjalė pėr tri
    kandidatura, dy nė Shkodėr dhe njė nė njėrėn nga zonat
    e jugut. Sipas burimeve, vazhdon tė ketė njė pėrplasje
    me Partisė Socialiste dhe OMONIA-s pėr kandidaturėn e
    Spiro Peēit, ish ministėr i Drejtėsisė nė kabinetin
    socialist. Ende nuk ėshtė zgjidhur se nėn siglėn e
    cilės parti do tė kandidojė Spiro Peēi. Gjithashtu
    kandidatura tė kontestuara ka nė Shkodėr, njėri prej
    tė cilėve ėshtė biznesmeni Paulin Sterkaj. Njerėz
    pranė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Socialistėve,
    Gramoz Ruēi thanė se Nano ėshtė stepur pėrballė
    presionit tė ndėrkombėtarėve pėr tėrheqjen nga lista
    tė shumė biznesmenėve tė dyshimtė, qė duan tė
    kandidojnė nėn siglėn e Partisė Socialiste.


    Ēfarė ndodhi nė Kongres

    Habia e Kastriot Islamit

    Nė hollin e Pallatit tė Kongreseve u shpėrndanė disa
    broshura, tė cilat paraqisnin platformėn elektorale tė
    PS-sė. Ministri i Jashtėm Kastriot Islami dhe Ministri
    i Ekonomisė, Anastas Angjeli u afruan pėr tė marrė nga
    njė. Kastriot Islami, pasi e lexoi dhe pa se flitej
    pėr dyfishim tė tė gjitha standardeve, i tha me tė
    qeshur Angjelit “po kėtė si t’ia shpjegoj Brukselit”!

    Ruēi nuk kupton italisht dhe nxehet me Daden

    Sekretari i Pėrgjithshėm i socialistėve, Gramoz Ruēi
    ishte shumė i stresuar para fillimit tė Kongresit,
    meqenėse ai do tė ishte hapėsi. Ruēi po pėrpiqej tė
    komunikonte me italianėt, qė organizonin kongresin dhe
    nuk arrinte tė kuptonte pretendimet e tyre. Ndėrkohė
    afrohet Arta Dade dhe Gramozi, tė gjithė dufin qė
    kishte me italianėt, ia hedh Arta Dades.

    “Mos iu trembni armikut”

    Kongresin e Partisė Socialiste e pėrshėndeti edhe njė
    veteran 92 vjeēar. Ai iu kėrkoi tė gjithė socialistėve
    tė mos dorėzohen e tė mos kenė frikė nga armiku.
    Plaku, teksa uronte Partinė Socialiste tė Shqipėrisė
    me njė fitore nė zgjedhjet e ardhshme, nuk tundej nga
    podiumi. Organizatorėt tentuan disa herė ta largojnė
    nga podiumi, por kjo ishte e pamundur.

    Asnjė gazetar nė sallė

    Partia Socialiste kishte marrė njė vendim qė tė mos
    lejonte asnjė gazetar tė hynte nė sallė. Nė tė dy
    dyert hyrėse tė sallės sė Pallatit tė Kongreseve
    kishte truproje, tė cilėt ishin porositur qė tė mos
    lejonin gazetarėt nė sallė. Kamerat nė brendėsi tė
    sallės ishin vetėm tė Top-Channel. Fotografėt, tė
    cilėt e kishin tė domosdoshme tė depėrtonin nė sallė,
    filluan tė vendosin lulet e delegatėve nė rroba, pėr
    tė kaluar nė dyert e mbyllura.

    Skenografia, si e Kuvendit tė PD-sė

    Skenografia e Kongresit tė Partisė Socialiste i
    ngjante pothuajse nė ēdo detaj Kuvendit tė Partisė
    Demokratike. Nė sallė ishin vendosur tre monitorė tė
    mėdhenj, njė nė qendėr dhe dy anėve. Gjatė zhvillimit
    tė kongresit trasmetoheshin herė pas here intervista
    tė shkurtra me zgjedhėsit. Ajo ēka e diferenconte
    ishte thjesht sfondi rozė nė vend tė atij blu.


    Rama, skenarist i Kongresit dhe ideator i rikthimit tė
    1997-ės

    Rama kėrkon rikthimin e tė larguarve tė LSI

    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama e pėrqendroi
    fjalimin e tij nė vitin 1997. Duke u bazuar nė kėt
    vit, Rama iu drejtua elektoratit qė tė mos vototin
    opozitėn. Gjithashtu kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama
    nė Kongresin e Partisė Socialiste i bėri thirrje
    Lėvizjes Socialiste pėr Integrim pėr tė qenė e
    bashkuar mė Partinė Socialise, pėrpara dhe pas
    zgjedhjeve tė 3 korrikut. Rama tha se ēarjet nė PS
    duhet tė ishin shmangur, por e shkuara nuk kthehet
    mbrapa dhe PS-ja duhet tė jetė e bashkuar nė kėtė
    moment tė saj. “Mos e tradhtoni elektoratin e majtė,
    mos bėni aleancė me doktor KOP-in” ishin fjalėt e
    Ramės, gjatė ftesės qė i bėnte Ilir Metės dhe
    anėtarėve tė LSI-sė, duke synuar kthimin e Partisė
    Socialiste nė pėrbėrjen e vitit 1997. Edi Rama tha se
    kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, nuk mund
    tė ndryshojė dhe se askush nuk na garanton se ai nuk
    do e kthejė Shqipėrinė pėrsėri si ajo e vitit 1997-tė.
    Sipas Ramės, Komiteti i Orientimit tė Politikave po
    pėrdoret nga Berisha, si njė plaēkė tregu vetėm pėr
    fushatė zgjedhore. Kryebashkiaku Rama nuk harroi tė
    kėrkontė ndjesė pėr ato qė PS-ja nuk arriti tė
    realizonte nė tetė vitet e saj nė pushtet, por
    deklaroi se kjo nuk e cėnon majėn e zhvillimeve qė ka
    arritur Shqipėria gjatė qeverisjes nga Partia
    Socialiste. Rama u shpreh se e shikon ndryshe Partinė
    Socialiste dhe qeverisjen e saj. “Qeveria duhet tė
    pėrtėrihet nė dy tė tretėn e saj dhe njė e treta e saj
    duhet tė pėrbėhet nga gra.” theksoi Edi Rama. Sipas
    Edi Ramės sot nuk ėshtė mė ajo e djeshmja, kėtė e ka
    treguar edhe ndyshimi qė iu bė kushtetutės sė saj.


    Ēfarė premtuan socialistėt pėr mandatin e ardhshėm dhe
    krahasimi i premtimeve tė tyre me premtimet e
    demokratėve

    Premtimet e paargumentuara tė PS-sė

    Partia Socialiste ka publikuar dje gjatė Kongresit
    disa premtime qė zotohet se do t’i realizoj nėse fiton
    edhe njė mandat qeverisės. Premtimet kryesore tė
    Partisė Socialiste lidhen me hapjen e 100 mijė vendeve
    tė reja tė punės, dyfishimin e pagave tė mėsuesve tė
    arsimit nėntė vjeēar, ndėrtimin e 5 mijė apartamenteve
    pėr tė pastrehėt, rritjen e buxhetit pėr shėndetėsinė.
    Nė platformėn e shpėrndarė nga Partia Socialiste janė
    dhėnė vetėm premtimet se ēfarė zotohet tė bėjė, por
    nuk ėshtė sqaruar mėnyra se si Partia Socialiste
    mendon t’i realizojė kėto premtime. Nė platformėn e
    Partisė Socialiste gjen shumė imitime tė platformės sė
    hartuar nga Komiteti i Orientimit tė Politikave.
    Platforma e Partisė Demokratike pėr 5 mijė
    apartamente, ėshtė edhe premtim i Partisė Socialiste,
    platforma e KOP pėr dyfishimin e pagave tė mėsuesve,
    ėshtė edhe premtim i PS-sė. Platforma e KOP pėr hapjen
    e Bankės Rurale, ėshtė edhe premtim i Partisė
    Socialiste. Nė broshurėn e premtimeve tė shpėrndarė
    dje nga Partia Socialiste mungojnė shumė zėra qė
    pasqyrohen nė platformėn e Partisė Demokratike. Partia
    Socialiste nuk ka bėrė asnjė sqarim pėr qėndrimin e
    qeverisė sė ardhme, nė rast se fiton, pėr reformėn
    fiskale. Gjithashtu mungon tėrėsisht edhe zėri pėr
    kulturėn.

    .

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet nė Bllog
    22
    kongresi/ Kryetari i PS-sė bėn ftesėn politike

    Nano fton Edi Ramėn e Metėn nė qeverinė e re

    Kryetari i PS-sė dhe njėherėsh kryeministri, Nano ka ftuar dje Edi Ramėn pėr tė krijuar sė bashku qeverinė e re pas zgjedhjeve.

    Po ashtu zoti Nano ka ftuar edhe Ilir Metėn tė kthehet nė PS. Duke shfrytėzuar platformėn politike tė kongresit tė djeshėm elektoral tė socialistėve, me njė thirrje publike, kryetari i PS-sė, Fatos Nano i ka kėrkuar kryetarit tė bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, tė bashkėpunojnė pėr tė krijuar qeverinė e re qė do tė dalė nga zgjedhjet e 3 korrikut. Nga ana e tij, vetė Rama vetėm pak minuta mė parė dha shenjat e angazhimit tė tij nė krijimin e qeverisė sė re, duke deklaruar ndryshimin nė 2/3 e saj. Kjo nuk u kuptua, nėse ishte njė kusht i vėnė nga Rama apo pjesė e platformės pėr ndryshim. “Mirė se erdhe Edi Rama! Ashtu si nė vitin ‘98 eja tė qeverisim sė bashku, tė ftoj nė qeverinė time, tė cilėn do ta bėjmė mė tė mirė. T’i ndjesh dhe ti gurėt, sepse nuk mund t’u shpėtoni gurėve, duke u larguar nga Fatos Nano”, i ėshtė drejtuar Nano Edi Ramės, nga podiumi i skenės sė Pallatit tė Kongreseve.

    Ftesa pėr Metėn

    Ndėrsa pak rreshta mė pas, Nano ka pėrsėritur pėr herė tė tretė ftesėn pėr kthimin e Metės nė PS. “Ne presim qė ata tė qetėsohen dhe tė mos mohojnė shtėpinė e lindjes. Mirėsevini tė nderuar konkurrentė tė rinj, progresi drejt Evropės nuk mund tė ketė dy shtėpi. Askush s’ka mbetur t’u mohojė meritat apo t’i nxjerrė nga problemet qė na krijuan, pasi ata nuk ikėn nga liria, por ikėn sepse liria i dehu”, tha dje Nano. Nė fjalėn e tij kryeministri dhe kryetari i mazhorancės socialiste ka kėrkuar nga lideri i opozitės tė kėrkojė falje publike pėr vitet kur ky i fundit ka qeverisur Shqipėrinė deri nė vitet 1997. Nė skenėn e mbushur me pankarta, nė tė cilat shkruhej slogani elektoral “Mbro tė ardhmen” dhe shumė tullumbace e trėndafila tė improvizuar, Nano ka kėrkuar dje nga shqiptarėt njė mandat tė tretė qeverisės.

    Kongresi

    Krahasimi mes dy qeverisjeve dhe mes dy kohėve, duket se ka marrė dje “ratifikimin” nga kongresi socialist si moto elektorale e kėsaj partie nė zgjedhje. Krahasimi mes arritjeve tė qeverisjes sė PS-sė nė tetė vite dhe rishfaqja e pamjeve nga ngjarjet e vitit 97 ka qenė dje imazhi i kongresit elektoral socialist. Megjithėse ishte paralajmėruar si njė kongres modern, qoftė pėr nga ana teknike, por edhe nga konceptimi dhe mesazhet qė do tė pėrcjellė, Nano por dhe titullarėt e tjerė socialistė nuk kanė mundur t’u shmangen pėr asnjė ēast akuzave kundėr Berishės, duke e ilustruar me pamje tė frikshme tė vitit 1997. Nė seancėn e parė tė kongresit, drejtuesit socialistė kanė prezantuar platformėn elektorale, ku dhe janė bėrė premtimet e bujshme elektorale pėr mandatin e ardhshėm qeverisės.

    Statuti dhe platforma

    Nė seancėn e parė tė kongresit socialist ėshtė ratifikuar platforma elektorale e PS-sė dhe ndryshimet nė statut tė pėrmbledhura nė platformėn e propozimeve tė kryetarit tė bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Nė kėtė seancė ėshtė miratuar edhe lista e kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė. Platforma e PS-sė ishte pėrmbledhur nė njė broshurė, e cila ilustrohej me pamje nga viti 1997 dhe me arritjet e qeverisjes nė fushat pėrkatėse, si dhe me premtimet elektorale pėr fushat pėrkatėse.



    DETAJE

    * Agim Hushi, tenor
    Vetėm njė e majtė serioze si PS-ja mund tė pėrballojė programin reformues, shqiptarėt s’kanė kohė tė pėrballojnė shembullin e 97-ės. Nuk ėshtė koha qė PD-ja tė vijė nė pushtet, ju i patė vetė pamjet qė na treguan kohėn e qeverisjes demokratike. Falėnderoj PS-nė pėr besimin qė mė dha pėr tė kandiduar si deputet.
    * Shezai Rrokaj, rektor i UT
    Mė duhet tė vlerėsoj se qeveria iu pėrgjigj pozitivisht kėrkesės sė pedagogėve pėr pagat, duke shpresuar tė rrisė edhe ato tė arsimtarėve. Qeveria sapo miratoi Kartėn e Studentit tė universiteteve. Kongresi i PS-sė do tė shėrbejė pėr njė platformė integruese dhe reformimi e sistemit arsimor shqiptar.
    * Luiza Xhuvani, aktore
    Ne aktorėt jemi mėsuar qė tė japim shfaqje dhe kjo e sotmja pėr ne ėshtė e veēantė dhe mjaft e vėshtirė, sepse nuk jemi mėsuar me gjėra tė tilla. Mė lejoni tė them vetėm diēka, pėr sa i pėrket kėtij evenimenti tė veēantė tė PS-sė dhe nė prag tė zgjedhjeve, se sytė e mi sot shohin nga ju, unė ju uroj mbarėsi.
    * homazhet
    Kongresi ėshtė hapur zyrtarisht nė orėn 10:00 tė ditės sė djeshme kur Nano ka ftuar tė gjithė kandidatėt pėr deputetė pėr tė bėrė homazhe te Varrezat e Dėshmorėve tė kombit. Me nga njė karafil nė dorė, kandidatėt pėr deputetė tė PS-sė kanė bėrė dje homazhe te Varrezat e Dėshmorėve tė kombit.
    * Aleatėt
    Krerėt e partive aleate me PS-nė nė “Koalicionin pėr Integrim” kanė marrė pjesė dje nė kongresin elektoral tė socialistėve. Kreu i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, i PAD-sė Xhuveli, i PDS-sė, Milo si dhe deputeti i PBDNJ-sė, Kristo Gogji kanė marrė dje pjesė si tė ftuar nė kongres, por nuk kanė pėrshėndetur si herė tė tjera.



    Seanca e parė e kongresit
    Shtypi larg “kongresmenėve” socialistė


    Grupi i organizatorėve tė kongresit socialist kishte improvizuar njė sallė pėr gazetarėt, tė cilėt nuk janė lejuar tė hyjnė nė sallėn ku zhvillohej kongresi, nė seancėn e parė tė tij. Gjatė miratimit tė platformės elektorale, si dhe tė miratimit tė listės sė kandidatėve, shtypi ka ndjekur seancėn e kongresit nė hollin e Pallatit tė Kongreseve, nėpėrmjet njė ekrani tė vogėl televizioni. Herė pas here janė shfaqur para gazetarėve, sekretarė tė PS-sė, si Leskaj apo edhe deputetė tė thjeshtė si Erjon Braēe. Organizatorėt, mesa duket shmangien e gazetarėve nga salla e kanė bėrė pėr tė lėnė tė qetė “kongresmenėt” socialistė, tė cilėt nė kongresin pararendės u bėnė temė e ditės me batutat qė pėrcollėn nė njė emision televiziv. Po kėshtu, shtypi duke mos qenė nė kontakt me sallėn, nuk ka mundur tė “gjurmojė” sekretet pėr listat e deputetėve dhe debatet qė kanė zier nė radhėt e delegatėve. Media, dje ėshtė “ushqyer” herė pas here me mesazhe politike rreth kongresit, qė disa drejtues socialistė kanė pėrcjellė, duke lėnė menjanė pėrgjigjen e pyetjeve pėr detajet. Thelbi i kėtyre mesazheve ka qenė se ky kongres dhe platforma e tij elektorale ėshtė shumė e mirė dhe shumė moderne dhe premtuese pėr Shqipėrinė.


    Kongresi ratifikon listėn pa ditur emrat e deputetėve tė ardhshėm
    Socialistėt mbajnė sekret listėn me 100 kandidatėt


    Kongresi elektoral ka miratuar dje listėn e kandidatėve pėr deputetė pa publikuar asnjė prej 100 emrave tė kėsaj liste.

    Nė kongresin e djeshėm ėshtė lėnė e hapur ideja e ndryshimit tė kėsaj liste. Nė se do tė ketė ndryshime nė listėn e kandidatėve pėr deputetė, do tė jetė kryesia e PS-sė qė do tė ratifikojė listėn pėrfundimtare, edhe pse statuti i PS-sė e ka tė sanksionuar qė ėshtė kongresi, forumi mė i lartė qė ratifikon kandidatėt pėr deputetė. Nė pritje tė certifikimit tė kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė nga SHISH, pėr pastėrtinė e figurės, krerėt socialistė lanė tė hapur idenė e ndryshimit tė listės edhe pse ajo ėshtė ratifikuar dje nga kongresi. Askush nga sekretarėt e kėsaj partie nuk ka mundur tė sqarojė dje se si do tė procedojė PS-ja nė rast se njėri prej kandidatėve tė kėsaj liste do tė rezultojė figurė e papastėr pėr tė qenė kandidat pėr deputet, pasi sipas statutit ėshtė vetėm kongresi qė ratifikon kandidatėt pėr deputetė. Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi, ka dalė para delegatėve dhe fare thjesht ka kėrkuar nga ata tė japin njė pohim pėr njė listė, e cila ekziston por qė sipas tij nuk ėshtė e nevojshme tė publikohet. “Tashmė ju e dini se cilėt janė emrat e listės. Jeni dakord me listėn e kandidatėve?!”, ka deklaruar Ruēi duke i kėrkuar miratimin e listės sė “panjohur” tė kandidatėve pėr deputetė dhe salla ka miratuar listėn. Menjėherė pas ratifikimit tė kėsaj liste nga kongresi, vet Ruēi ka deklaruar se kandidatėt do tė certifikohen nga organet kompetente, duke lėnė mėnjanė faktin se kongresi ėshtė forumi mė i lartė dhe i vetėm qė ratifikon listėn e kandidatėve pėr deputetė.

    Reagimet
    Pas mesazheve tė BE-sė pėr pastėrtinė e figurės sė kandidatėve pėr deputetė, krerėt socialistė janė detyruar tė mbajnė tė pashpallur listėn e kandidatėve pėr deputetė, pasi disa prej emrave tė kėsaj liste mėsohet tė jenė tė kontestuar nga ndėrkombėtarėt. Pėrveē tri emrave tė mundshėm pėr t’u larguar nga lista, pėr tė tjerė personazhe tė zgjedhur prej Nanos janė shprehur rezerva tė institucioneve ndėrkombėtare. Ndėrkohė lista e kandidatėve pėr deputetė vazhdon tė mbetet e panjohur pėr publikun, madje edhe pėr PS-nė, nė duart e Nanos dhe Ruēit. Ende nuk ka asnjė pėrcaktim, nėse dy kandidatėt e Shkodrės tė mbetur as jashtė as brenda listės do tė konsiderohen si tė ratifikuar nga kongresi elektoral i PS-sė.


    Precedenti

    Ndryshimi i listės sė kandidatėve pas kongresit elektoral ėshtė bėrė edhe nė zgjedhjet e vitit 2001. Kongresi elektoral i kėtij viti kishte ratifikuar si kandidatė nė Durrės, Natasho Paēon ndėrsa pak ditė mė vonė, nė vend tė saj kryesia ka miratuar Gazmir Bizhgėn.



    Lista e kandidatėve

    Qarku Tiranė

    Shpėtim Idrizi
    Andis Harasani
    Mimi Kodheli
    Luan Rama
    Spartak Poēi
    Majlinda Keta
    Musa Ulqini
    Anastas Angjeli
    Igli Toska
    Arben Ahmetaj
    Ermelinda Meksi
    Petrit Malaj
    Shyqyri Duraku
    Durim Lame
    Bashkim Haxhiu
    Agim Hushi
    Hasan Hoxha
    Agron Dibra
    Artan Lame
    Mehmet Hasanlami


    Qarku Korēė

    1. Ben Blushi
    2. Pandeli Majko
    3. Ilir Kulla
    4. Alfred Dalipi
    5. Maqo Lakrori
    6. Agim Isaku
    7. Ahmet Hoxhallari
    8. Fehmi Xhemo
    9. Fatmir Xhafa


    Qarku Durrės

    1. Gazmir Bizhga
    2. Gjergji Koja
    3. Emin Barēi
    4. Agron Duka
    5. Lulzim Traga
    6. Natasha Paēo
    7. Bujar Derveni
    8. Sokol Kokomani


    Qarku Fier

    1. Albert Ēaēi
    2. Myzelejen Hoxha
    3. Petro Koēi
    4. Ylli Bufi
    5. Blendi Klosi
    6. Rajmonda Stefa
    7. Kastriot Islami
    8. Ethem Ruka
    9. Arta Dade
    10. Fatmir Xhindi
    11. Vath Koreshi
    12. Asllan Haxhiu


    Qarku Elbasan

    1. Qazim Sejdini
    2. Taulant Dedja
    3. Ndriēim Hysa
    4. Bukurosh Stafa
    5. Durim Hushi
    6. Rrapush Tola
    7. Taulant Balla
    8. Valentina Leskaj
    9. Elmaz Sherifi
    10. Shpėtim Kateshi
    11. Namik Dokle


    Qarku Berat

    1. Erjon Braēe
    2. Marko Bello
    3. Luan Memushi
    4. Flamur Rogu
    5. Bashkim Fino
    6. Adnor Shameti


    Qarku Vlorė

    1. Arben Malaj
    2. Bashkim Habilaj
    3. Mezan Malaj
    4. Besnik Dervishi
    5. Arben Isaraj
    6. Fatos Nano
    7. Stefan Ēipa
    8. I pavendosur


    Qarku Shkodėr

    1. Paulin Sterkaj
    2. Viktor Doda
    3. Zef Ēuni
    4. Lekė Ēukaj
    5. Musa Heta
    6. Ramadan Hasani
    7. Tom Doshi
    8. Pal Lera
    9. Nikolin Dedvukaj


    Qarku Lezhė

    1. Mark Nikolli
    2. Shpėtim Cami
    3. Albert Cakoni
    4. Zef Preēi
    5. Gjovalin Kadeli


    Qarku Dibėr

    1. Qemal Minxhozi
    2. Skėnder Demiri
    3. Ardit Kaja
    4. Ilir Gjoni
    5. Sadri Abazi


    Qarku Kukės

    1. Shaqir Gjoni
    2. Asllan Dogjani
    3. Shefqet Kastrati


    Qarku Gjirokastėr

    1. Makbule Ēeēo
    2. Vangjel Tavo
    3. Gramoz Ruēi
    4. Flamur Hoxha


    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet nė Bllog
    22
    Pas fjalės sė kryebashkiakut ishte parashikuar tė fliste kryeministri, por ky i fundit doli nga salla dhe u kthye mė vonė

    Nano-Rama, incident nė Kongres

    A.R

    Edhe pse kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, u kanė bėrė thirrje socialistėve dhe shqiptarėve pėr tė votuar sėrish PS-nė nė zgjedhjet e 3 korrikut, nė kongresin e djeshėm ėshtė shėnuar njė incident mes tyre. Nano ka pėrshėndetur shumė ftohtė Ramėn, duke mos lėvizur fare nga vende, kur ky sapo mbaroi fjalėn pėrshėndetėse dhe u drejtua nė pjesėn qendrore tė sallės ku ishte vendosur kreu i PS-sė me bashkėshorten Xhoana Nano, numri dy i PS-sė Gramoz Ruēi dhe dhe shkrimtari Dritėro Agolli. Madje, menjėherė pasi Rama ka zėnė vend diku pranė Nanos, ky sė bashku me bashkėshorten Xhoana, janė larguar nga salla. Sipas burimeve nė PS, kjo pėrplasje Nano-Rama ka ardhur pėr shkak tė zgjatjes tej parashikimit tė fjalės sė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Rama, pasi menjėherė pas tij do tė fliste kryesocialisti Nano. Kjo ka sjellė dhe irritimin e kryeministrit, i cili ka reaguar me daljen nga salla, edhe pėr shkak tė toneve kritike tė fjalės sė Ramės. Rama ndėrsa ka mbetur nė sallė, ka vazhduar tė bisedojė me Ruēin dhe me personat e tjerė pėrreth. Pas ndėrprerjes sė paplanifikuar tė seancės, njė pjesė e delegatėve janė shpėrqendruar nė hollin e Pallatit tė Kongreseve. Ėshtė dashur ndėrhyrja e Ruēit qė delegatėt tė ktheheshin sėrish nė sallė, ku do tė mbante fjalėn kryetari Nano. Gjatė kohės qė Nano fliste, Rama ėshtė ulur pranė ministrit tė Mbrojtjes Pandeli Majko dhe ka qėndruar aty deri nė fund tė kongresit, duke mos pasur mė kontakte tė tjera me Nanon.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet nė Bllog
    22
    1997, varre dhe arkivole ne Kongresin e PS

    E Premte, 06 Maj 2005

    Socialistet ndoqen nje strategji te qarte elektorale, gjate Kongresit te tyre 9 oresh, duke synuar rikujtimin e ngjarjeve tragjike te vitit 1997 per te evituar dergimin e votave te Partia Demokratike. Dokumentaret e kuruar me dramacitet, varret e hapur dhe buzeqeshjet e Berishes, jane perziere me pershendetjet e familjareve te atyre qe humben jeten ne trazirat e pranveres '97-tes

    Elton METAJ

    Socialistet ndoqen nje strategji te qarte elektorale, gjate Kongresit te tyre 9 oresh, duke synuar rikujtimin e ngjarjeve tragjike te vitit 1997 per te vjele me teper vota ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mes dokumentareve te kuruar me dramacitet, shfaqjes se varreve te hapur dhe pamjeve te Berishes, perziere me pershendetjet e familjareve te atyre qe humben jeten ne trazirat e pranveres '97-tes, Partia Socialiste u perpoq te permbushte slloganin e saj "Mbro te ardhmen".

    "A mund te jete ky njeri Kryeministri yt?" Pyetja e vendosur mbi portretin e kryetarit demokrat, i cili ka shpallur publikisht se do te jete drejtoje qeverine nese Partia e tij Demokratike fiton zgjedhjet, eshte pasuar me shfaqjen ne ekranin e madh te Pallatit te Kongreseve te Vehbi Alimucajt. Pas bosit te "Vefa"-s, ka qene rradha e Sudes. Nano, i lidhur me pranga gjate nje seance gjyqi eshte pasuar me deklaraten e Berishes: "Nuk do te kete hakmarrje".

    Nderkohe, buzeqeshjet e ish-Presidentit kane patur si shoqeruese ne sfond varret e hapura dhe arkivolet e shumte te prodhuar ne vitin 1997. Me pas ka qene rradha e tankeve, qe shetisnin lirshem ne rruget e Shqiperise, te mbushur me civile, te cilet lumturoheshin teksa zbraznin karikatoret e automatikeve. Sulmet e njerezve te armatosur mbi godinen e Kryeministrise, qe perfshihet nga flaket ne shtatorin e '98-tes, kane shenuar prologun e dokumentarit socialist. Ne fund te tij, eshte shfaqur Berisha, nen shoqerine e dy personave, ndersa mbi kokat e tyre eshte shkruar "ne kerkim". "Historia e tij, jo e ardhmja jone", eshte shkruar serish mbi fytyren e buzeqeshur te ish-Presidentit.

    Por ringjallja qe socialistet tentuan t'i benin ngjarjeve te vitit 1997, me shpresen se elektorati nuk do t'i besoje rikthimit te Berishes, nuk perfundoi ketu. Ne skenen e Kongresit eshte ngjitur Lindita Tozaj, e shoqeruar me dy femijet e saj. E mbetur e ve, pasi bashkeshorti i saj kishte humbur jeten, pikerisht gjate ngjarjeve te vitit 1997 ne Vlore, Tozaj u shpreh ne mbeshtetje te socialisteve dhe kunder rikthimit te Berishes ne pushtet. Me tej, te njejten ide kane transmetuar edhe shume mesazhe te qytetareve te ndryshem, te cilet teksa deklaronin voten per socialistet, nuk linin pa thumbuar liderin demokrat.

    Duke tentuar te gerrmojne ne kujtesen e shqiptareve, per te theksuar me force negativitetin e rikthimit te mundshem ne pushtet te demokrateve, socialistet zbuluan dje nje nga armet e fushates se tyre elektorale. Ate te goditjes direkte mbi Berishen dhe vitet e qeverisjes se tij.

    Korrieri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet nė Bllog
    22
    Nano shkaterron mikrofonin

    E Premte, 06 Maj 2005

    Fjalimi i kryeministrit, njekohesisht kryetar i Partise Sociliste, Fatos Nano, eshte nderprere nga nje incident i vogel. Duke folur ne takimin e djeshem elektoral, mikrofonat e foltores papritur rane. "Edhe standartet e botes moderne kane probleme". Kjo ishte batuta e te cilen Nano ka kaluar me te qeshur kete situate te papritur. Gjithcka ishte organizuar me perpikmeri, duke parashikuar cdo levizje dhe cdo gje tjeter, por sic duket, asgje nuk mund te merret si e sigurt. Incidenti i mjeteve elektronike, ndodhi ne nje kohe kur Nano po sulmonte rivalin e tij direkt ne politike, kryetarin e Partise Demokratike, Sali Berisha.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet nė Bllog
    22
    Pershendesin te majtet boterore

    E Premte, 06 Maj 2005

    Kongresin elektoral socialist e kane pershendetur disa politikane dhe lider nga vende te ndryshme te botes. Kryetare te partive te majta kane qene prezente virtualisht ne sallen e Kongresit socialist. Pershendetjet e tyre jane transmetuar ne ekranin e madh vendosur ne plate. Ka qene kryetai i Partise Demokratet e Majte Italiane, Masimo D'Alema, kreu i PASOK-ut, Jorgos Papandreu, kryemionistri i Polonise, Marek Belka, ish-kryeministri rumun, Adrian Nestase, republikani amerikan, Bob Doll, kane uruar Kongresin socialist dhe uruar suksese ne zgjdhjet e pergjithshme parlamentare.

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Tema


    EDITORIALI

    Sikur Kongresi i PS-sė tė mbahej nė Jug tė Shqipėrisė?

    Nga Mero Baze

    Ndėrsa ndiqja dje punimet e Kongresit tė PS-sė,
    fillova tė mendoj se a do tė guxonin ta bėnin kėtė
    kongres nė Jug tė Shqipėrisė ku viti ‘97 dėmtoi mė
    shumė se kudo tjetėr. Ka shumė pak socialistė, biles
    asnjė socialist nė Jug tė Shqipėrisė, qė ka dėshirė ta
    pėrdorė atė vit, qoftė dhe si kujtim nė njė kafene.
    Kjo sepse ata e dinė mirė se ēfarė ka ndodhur dhe kush
    duhet tė jetė kokulur pėr atė vit.
    Pėr shkak tė atij viti, mbėshtetėsit e opozitės nė Jug
    tė Shqipėrisė, janė bėrė pjesa krenare e shoqėrisė nė
    Jug tė vendit, pasi janė pjesa qė nuk ka vrarė, nuk ka
    vjedhur, nuk ka vėnė maska nė fytyrė dhe tė dalė nė
    rrugė, nuk ka pėrdhunuar dhe nuk ka cėnuar asnjė
    pasuri private tė dikujt.
    Le ta ēonim pėr pak nė Tepelenė kėtė Kongres dhe ta
    ēelte Gramoz Ruēi. Ju siguroj se do tė ishte i pari qė
    do tė thoshte tė shikojmė pėrpara, se nė tė kundėrt,
    njerėzit do tė kujtonin Gjolekė Malajn, nipin e tij,
    qė drejtoi Komitetin e Shpėtimit dhe plaēkiti
    Tepelenėn; do tė kujtonin kushėrinjtė e tij nga
    Salaria, qė u bėnė tmerr i rrugės nacionale Tepelenė -
    Tiranė duke plaēkitur, vrarė dhe marrė pengje; do tė
    kujtonin fėmijėt e vrarė nė mes tė Tepelenės, nė
    pėrpjekje pėr tė imituar beteja kundėr Sali Berishės;
    do tė kujtonin njė shokun tim inxhiner, qė e morėn
    peng dhe ia zhdukėn kockat nė malet e Salarisė nė
    vitin 1999, pėr 5 milion lekė. Dhe jo vetėm Gramoz
    Ruēi, por ēdo socialist nė Tepelenė, nuk do tė donte
    qė ky Kongres tė mbahej nė atė qytet, nėse do tė ishin
    tė informuar pėr skenarin e luftės sė Edi Ramės. Kjo
    sepse ata ndihen tė turpėruar nė atė qytet, kokuluar
    para njerėzve tė opozitės, kokulur para fqinjėve qė i
    kanė terrorizuar nė emėr tė PS-sė, kokulur para
    qytetarėve tė paanshėm qė donin tė jetonin tė qetė.
    Nėse ky Kongres do tė mbahej nė Vlorė, do tė kishte
    dhe mė shumė vullnet nga PS-ja e Vlorės qė tė mos
    flitej pėr vitin 1997. Arben Malaj pėr shembull do ta
    kishte tė vėshtirė, tė fliste para popullit tė Vlorės,
    edhe pse Arben Latifi ėshtė vrarė dhe Zani Caushi
    ėshtė nė burg. Ai e di se vlonjatėt e mbajnė mend atė,
    qė ditėn qė u dogj Bashkia e Vlorės, e deri sa nė mes
    tė plumbave hiqte lekėt nga Cenaj dhe privatizonte me
    ato para, frigoriferė dhe ndėrmarrje tė tjera publike
    nė Vlorė. Ata e dinė se njerėzit e tij u bėnė axhentėt
    e mbledhjes sė pasagjerve pėr anijen qė u mbyt nė
    Otranto. Ai e di se tė gjitha kėto e bėjnė tė
    tmerrshme mbajtjen e njė kongresi tė tillė nė Vlorė,
    ose sė paku praninė e tij nė atė sallė. Po ashtu dhe
    Mezan Malaj do ta kishte tė vėshtirė ta paguante atė
    gruan me tė zeza, nėse Kongresi do tė mbahej nė Vlorė.
    Nė Tiranė janė dhe fėmijėt e Lek Ēokajt dhe Besnik
    Hidrit, po ata nuk kanė dalė kurrė nė tribuna pėr t’i
    kujtuar Luiza Hoxhės buzėt e pėrgjakura mbi trupin e
    babait tė tyre, as Mezan Malajt thikat e ngulura nė
    pulpat e tyre dhe mbushjen e tyre me kripė, as Arben
    Malajt bllokimin e rrugės Vlorė-Fier pėr tė mos
    tėrhequr kufomėn e babait tė vrarė. Dhe ata janė
    fėmijė pa baballarė, dhe ndryshe nga fėmijėt e gruas
    me tė zeza, qė Mezan Malaj nuk ia tregon ende se kush
    ua vrau babain, fėmijėt e Lek Ēokajt e dijnė vrasėsin,
    gjakpirėsen, dhe bllokuesin e rrugės. Por ne tė gjithė
    po pėrpiqemi t’i rrisim ata pa ndjenjėn e hakmarrjes
    pėr shkak tė politikės. Por nėse dikush e ndjell
    gjakun me ēdo kusht, atė ka kush e merr.
    Jam i sigurt se ky Kongres nėse do mbahej nė Vlorė, do
    tė vinte nė pozitė tė vėshtirė edhe qindra mijėra
    qytetarė vlonjatė, qė u gėnjyen, edhe pse Fatos Nano
    nė kulmin e pranverės sė vitit 1997, i hodhi benzinė
    zjarrit dhe u tha se lekėt pėr tė cilat ishin ngritur
    nė kėmbė, do t’i merrnin 100 pėr qind. Pas 8 vitesh
    Farudin Arapi u ndau atyre 5 pėr qind tė lekėve tė
    humbura, pasi transferoi nė xhepat e familjarėve tė
    tij miliona dollarė qė gjeti nė bankat e shtetit nė
    kohėn qė ministėr Financash ishte Arben Malaj.
    Ky kongres nuk mund tė mbahej nė Vlorė edhe pėr ata
    qytetarė qė mbetėn brenda mureve nė vitin 1997 dhe qė
    nuk ishin as vrasės, as viktima. Ata e dinė mirė kush
    i ka bėrė gjėmėn atij qyteti, ndaj ėshtė pak e
    vėshtirė tė pėrsėrisėsh depresionin qė u erdhi nga
    njerėzit qė janė sot nė pushtet.
    Ky kongres nuk mund tė mbahej dot as nė Sarandė. Nuk
    mbahej dot, pasi socialistėt nė atė qytet janė njerėz
    dinjitozė dhe nuk pranojnė tė keqpėrdoren dy herė. Ata
    i njohin ata qė morėn peng Leonard Demin, i njohin ata
    qė dogjėn bankėn dhe komisariatin, e njohin dhe atė
    burrin qė iku me ēorape nė kokė nga kufiri dhe u kthye
    me skaf nga Korfuzi. Ata e njohin se e dinė se ē‘bėri
    Gramoz Ruēi pėr ta kthyer Sarandėn nė parajsė tė
    kontrabandės sė cigareve qė shkarkoheshin nė Kakome
    dhe dilnin nga Kurveleshi me mushka. E dinė se ēfarė
    bėnė ata qė janė sot nė krye tė PS nė qytet, pėr tė
    djegur Delvinėn dhe Sarandėn dhe pėr t’i mbajtur
    njerėzit nė rrugė me shpresė se do tė shpėtonin nga
    pushteti i Sali Berishės. Pėr kėtė arsye ata e kanė
    ndėshkuar me votė partinė qė bėri vitin 1997 dhe kanė
    ndėrruar gjeografinė elektorale tė Shqipėrisė.
    Ky Kongres nuk mund tė mbahej as nė Gjirokastėr, se ai
    qytet diti tė futej brenda mureve tė ftohta pėr tė mos
    u bėrė pis. Ata i kanė aq tė mėdha dritaret sa tė
    shikonin kush ishte nė rrugė dhe kundėr kujt. Ata nuk
    manipulohen dot aq lehtė, sa ē‘mendon skenaristi i
    Kongresit tė PS-sė.
    Tė vetmit njerėz qė janė gati tė flitet pėr vitin 1997
    nė Jug tė Shqipėrisė, janė njerėzit e opozitės, ata qė
    u terrorizuan, qė u vranė qė u pėrndoqėn, qė u
    torturuan vetėm pse kishin nga njė teserė tė PD-sė nė
    xhepa. Por ata falin fqinjin qė i trembi si socialist,
    falin njerėzit qė dogjėn dhe plaēkitėn nė histeri e
    sipėr, falin dhe kryetarėt e PS-sė sė qyteteve tė
    tyre, se e dinė qė aq kishin nė dorė, falin dhe
    Gjolekė Malajn, dhe Gozhitėn, dhe Targajn dhe Lapėn,
    por nuk pranojnė tė marrin nė dorė asnjė faturė
    edhepse mund tė jetė dizenjuar bukur nga Edi Rama. Ata
    i kanė flakur ndėrkohė tė gjithė ata personazhe qė u
    marrosėn dhe i vunė zjarrin Shqipėrisė, por nuk falin
    dy herė. Nuk falin dot ata qė duan tė rindezin
    zjarrin. Ndaj dhe nė shumicė janė tė vetmit qė duan tė
    hapet dosja e vitit 1997. Jam i sigurt se nėse hapet
    kjo dosje, nė Jug tė Shqipėrisė nuk fiton mė asnjė
    deputet socialist. Ndaj ky Kongres regresiv, kjo
    thirrje pėr gjak dhe urrejtje nė sallonet e Pallatit
    tė Kongreseve nuk lexohet njėsoj nė Jug tė Shqipėrisė,
    atje ku njerėzit kur flasin, nuk lexojnė fjalime nė
    ekran, siē e lexonte dje Fatos Nano, pėr tė imituar
    Fidel Kastron, por numėrojnė viktima. Pėr kėtė arsye
    njerėzit e opozitės nė Jug tė Shqipėrisė, duan me ēdo
    kusht tė hapet dosja e vitit 1997. Duan se ata kėshtu
    e kanė tė sigurt fitoren nė ēdo zonė. Nė Vlorė nuk ka
    nevojė tė premtosh, mjafton tė thuash se nuk do tė
    bėsh si ka bėrė Arben Malaj, nė Vlorė nuk ka nevojė tė
    premtosh se nuk do tė vjedhėsh, mjafton tė thuash se
    nuk do gllabėrosh Vlorėn si ka bėrė Mezan Malaj, nė
    Tepelenė nuk ka nevojė tė bėsh fushatė, mjafton tė
    thuash se nuk do tė pėrdorėsh djemtė e Salarisė pėr tė
    zėnė prita nė rrugė, nė Gjirokastėr nuk ka nevojė tė
    bėsh fushatė, mjafton tė thuash, qė banka nuk do tė
    jetė nė dorė tė Gjolekė Malajt, nė Sarandė nuk ka
    nevojė tė premtosh prosperitet, mjafton tė thuash qė
    cigaret e Gramoz Ruēit nuk do tė shkarkohen mė nė
    Kokome, por nė doganėn e Portit. Nė jug, atje ku duhet
    tė mbahej ky Kongres kushtuar vitit 1997, Kongresi i
    ka dhėnė fitoren opozitės. Nė Tiranė ka trimėruar
    vetėm Edi Ramėn, i cili shpreson qė viti 1997 tė
    pėrsėritet vetėm nė datėn 29 Qershor. Por ai vit ka
    365 ditė dhe 366 prej tyre turpėrojnė socialistėt, po
    tė numėrojmė dhe ditėn e pardjeshme.





    .



    Mir do ishte te fliste Imami e te tregonte 97-ten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pride : 07-05-2005 mė 03:41

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  2. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  3. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste
    Nga Username nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  4. “homo socialisticus” - Arti i Realizmit Socialist
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •