Jo rralle here ndeshemi me perdorime krejt te panevojshme te fjaleve te huaja ne faqet dhe ekranet e shtypit ne Shqiperi. Them te panevojshme sepse shqipja i ka krejt natyrshem fjalet e barazvleshme te ketyre huazimeve. Prirja per perdorim te fjaleve te tilla mund te arsyetohet deri diku tek ajo e pjese e popullsise qe ndodhet jashte Shqiperise me trysnine e gjuhes se vendit ku jetojne. Por gazetaret, politikanet apo drejtuesit e shfaqjeve ne Shqiperi duket sikur e bejne kete gje per tu dukur nje shkalle ne larte, me te kulturuar, me te ditur apo me te mencur, ndonese per mua shfaqin thjesht mosdije dhe mendjemadhesi. Me ato pak njohuri sa kam une, ende ne shqip kemi shume fjale me rrenje te huaja, kryesisht turqisht apo latine, per te cilat nuk kemi zevendesime dhe ndaj jane bere pjese e pashkeputshme e gjuhes. Por perdorimet e rendomta te fjaleve te huaja qe kane pllakosur dhe jane bere te perditshme jane krejt te panevojshme dhe mbase jane dhe nje shprehje e humbjes se identitetit perballe trysnise kulturore qe vjen nga Evropa apo Azia. Ne kete teme ju ftoj qe te radhisim raste te tilla perdorimesh fjalesh te huaja nga gazetat/televizionet. Mundesisht citoni dhe emrin e burimit.
____________________________________________
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Krijoni Kontakt