Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1

    Si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr

    Po e cel kete teme te re, duke huazuar nje poezi nga libri im i dyte "Imazhet kane ftohte".
    Do doja qe e tera te ishte ne rolin e titullit te temes, por ngaqe nuk mundesohet nga ana teknike, po ia le privilegjin vargut te pare.


    .......


    si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr
    të jam lidhur e tëra pas trupit në një përqafim vdekjeprurës
    duke lëpirë ethshëm të djeshmen
    rrëshqas çmendurisht kilometrave epshndjellëse të lëkurës
    shaloji kuajt e psherëtimave
    lëshoji të rendin mbi mua
    më ler të të djeg me vullkane vibrimesh

    ringrihu prej hirit për të rishkruar legjendën tonë të re
    në pergamenë përqafimesh


    .
    .
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 12-12-2008 më 20:14
    E bardha eshte pak...

  2. #2
    .......



    dikur në mbretërinë e largët
    të asaj që si e vërtetë më shfaqet dhe humbet
    ti ishe mbret
    unë e jota hije
    mes ulërimash shthurja të pathururat ëndrra
    ti më këndoje këngë që si dije
    tash
    jam princeshë në mbretërinë e të vdekurve
    skeptrin e zjarrtë
    shtrengoj mes shalësh
    se
    duart
    puthja e djallit mi mbërtheu
    tek therja nën këmbet e tua një ndjenjë të harruar
    e ti
    lotoje të pathënën e fshehur
    sot
    jam unë e harbuar
    për ty
    që rrugësh të rigjeta
    grimcuar
    po ti qep copëzat e hirta me buzët e lagështa
    një identik për të krijuar
    një identik me ty
    të mbërthej me të trëndafiltat shalet e mia të hajthme
    i uleras botës që sytë ti hedhe mbi mua
    dhe ti ngujoje aty
    .
    .
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 12-12-2008 më 20:15
    E bardha eshte pak...

  3. #3
    Puthje të kuqe…


    Lëkurën…
    me lule putjesh të kuqe ,
    do të ta qëndis...
    E nëse “djall”, ti s’më lëshon,
    do përgjakem
    si pas shpërbërjes së himenit së pari here…
    Buza ime e bardhë,
    ……………..do dëshmojë vetpërplasjen,
    Gjuha e kuqe,
    gjarpërinë që shfaqet diku tjetër
    ................................dhe godet të tjerë…
    E vërtetë,
    që në jetë ndodh jo rrallë herë…
    Eja,
    një copë kohë dhe ik, ik sërish.
    Se jam unë ajo,
    që me lule gjaku,
    puthjesh,
    lëkurën do të ta qëndis…
    Vdekur apo gjallë,
    pak rëndësi ka,
    përderisa dhimbja nuk vdes asnjëherë…
    dhe e verteta
    nga sytë e përlotur,
    copëza të çmendura retinash gris...
    Ti nuk je kavie
    që përvidhesh hijeve.
    As merimangë që end e end “të keqen” paturpësisht…
    As maniak që josh pa fund vetveten.
    Është tjetërkush që fjalën e bën pis…

    Struku si bebe në trupin tim të qumshttë
    Se…lëkurën…
    me lule puthjesh të kuqe,
    do të ta qëndis…

    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 15-12-2008 më 16:02
    E bardha eshte pak...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Pershendetje Muza !
    Jeni magjikisht e kendshme ne vargezim.
    Keni nje ritem si nje frymemarrje vrapuesi qe shkon drejt..., majave te mprehta te metaforave te tua.
    E bukur, e bukur kjo "Puthja e kuqe".....
    Genti

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga GeoF Lexo Postimin
    Pershendetje Muza !
    Jeni magjikisht e kendshme ne vargezim.
    Keni nje ritem si nje frymemarrje vrapuesi qe shkon drejt..., majave te mprehta te metaforave te tua.
    E bukur, e bukur kjo "Puthja e kuqe".....
    Genti

    Te falenderoj qe me lexon dhe vlereson Gent!
    Dje kam shkruar disa vargje per mikun tone te perbashket "S".
    Me pas i hodha nje sy librave te tij poetike dhe romanit. Mendova: "Pse nuk kane pak me shume fat krijuesit?"
    Realisht, ai eshte me shume fat perderisa mendja e tij eshte e ndricuar nga nje talent brilant. Por a mjafton vetem kjo?
    Gjithsesi, pasi ta sjell neser ketu ne forum poezine, do doja mendimin tend.

    Respekt per ty,
    M_u_Z_a
    E bardha eshte pak...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Këto poezi dallohen nga shumica e poezive në forum...

    Gjuha, figuracioni, intertekstualiteti, gradacioni dhe hapësira ku shtrihet mesazhi poetik, tregojnë se autori/ja, nuk kanë hyrë në botën e poezisë si në një uikend, por në një gjurmim më të thellë të mundësive shprehëse të artit poetik.

    Kujdes:Një mjegullnajë e tragjidicitetit t' i mbulon vargjet herë-herë...


    suksese!
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga trysil Lexo Postimin
    Këto poezi dallohen nga shumica e poezive në forum...

    Gjuha, figuracioni, intertekstualiteti, gradacioni dhe hapësira ku shtrihet mesazhi poetik, tregojnë se autori/ja, nuk kanë hyrë në botën e poezisë si në një uikend, por në një gjurmim më të thellë të mundësive shprehëse të artit poetik.

    Kujdes:Një mjegullnajë e tragjidicitetit t' i mbulon vargjet herë-herë...


    suksese!
    Te falenderoj qe me vlereson trysil!
    Por me shume te falenderoj per keshillen tende.
    Eshte i vertete konstatimi yt. Jam distancuar prej tragjikes shpesh, por...ajo hyn tek une nuk e di se nga cila porte, dritare a oxhak ne menyre te pavetedijshme...

    Respekt per ty
    Suzana


    Eja…në hënë…



    Eja…
    të bëjmë dashuri në hënë
    duke përqeshur
    ……....shtrojën e ftohtë…të origjinës!
    Të çmendemi në hënë
    duke pikuar
    …......të lëngshmet rrëkeza ekstaze…!
    Eja,
    të harbojmë në hënë…
    ……...lëshuar pacipërisht tek njëri tjetri
    ………………………..si në të fundit ditë të jetës…!
    Eja, përvëlohemi me hënën…!
    Hapësira të vdesë
    e koha, te perëndojë nën avujt e nxehtë të pasionit.
    Hiri të ushqejë shkretëtirën tokë
    dhe ta blerojë…
    Eja pra, të bëjmë dashuri në hënë…!
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 17-12-2008 më 15:53
    E bardha eshte pak...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Te falenderoj qe me vlereson trysil!
    Por me shume te falenderoj per keshillen tende.
    Eshte i vertete konstatimi yt. Jam distancuar prej tragjikes shpesh, por...ajo hyn tek une nuk e di se nga cila porte, dritare a oxhak ne menyre te pavetedijshme...

    Respekt per ty
    Suzana


    Eja…në hënë…



    Eja…
    të bëjmë dashuri në hënë
    duke përqeshur
    ……....shtrojën e ftohtë…të origjinës!
    Të çmendemi në hënë
    duke pikuar
    …......të lëngshmet rrëkeza ekstaze…!
    Eja,
    të harbojmë në hënë…
    ……...lëshuar pacipërisht tek njëri tjetri
    ………………………..si në të fundit ditë të jetës…!
    Eja, përvëlohemi me hënën…!
    Hapësira të vdesë
    e koha, te perëndojë nën avujt e nxehtë të pasionit.
    Hiri të ushqejë shkretëtirën tokë
    dhe ta blerojë…
    Eja pra, të bëjmë dashuri në hënë…!
    Dashuri kozmike si metali i skuqur , i perveluar,zhytur ne akullin e henes,bah me ka folur Mondi per ju dhe gjithmone te kam lexuar,por kjo poezi me goditi ne shenje.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Dashuri kozmike si metali i skuqur , i perveluar,zhytur ne akullin e henes,bah me ka folur Mondi per ju dhe gjithmone te kam lexuar,por kjo poezi me goditi ne shenje.

    Ajzberg, te falenderoj duke u ndjere "e vogel" para vleresimit tend...!
    Nuk di ne i kam sjelle ma pare keto dy poezi. Jane e shkeputur prej librit "Imazhet kane ftohte". Te pershendes:


    MËNGJES I ÇMENDUR…



    Mirëmëngjes hapësirë!
    Je më e vogël se liria.
    Flakur shkujdesur në syrin tim.

    Mirëmëngjes,
    i gërmuquri plak që rrëmon plehrat në cepin e rrugës,
    tretur në përjetësinë e hapave.

    Mirëmëngjes mendje!
    Tinëz u largove hijesh,
    duke i shuar kohës afatin e skadencës.

    Mirëmëngjes hiri im,
    endur krizantemave në fushën e përflakur të shpirtit.

    Mirëmëngjes,
    ti, rrezja e munguar e dritës,
    që lëmon puthjesh qiellin blu.

    Mirëmëngjes i tulaturi zog,
    që luan mes acarit dhe jetës
    tangon e përbaltur të ekzistencës.

    Mirëmëngjes Olimp!
    Ti, Zotat i lëshove dimrit,
    për të ngritur haremin, këtu.






    HOME SWEET HOME...



    E ëmbla shtëpia ime...
    Mbështjellë me çarçafët e ngrohtë të fjalëve.
    Mbuluar me çatinë e ritmeve...

    .
    .
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga M_u_Z_a : 18-12-2008 më 15:49
    E bardha eshte pak...

  10. #10
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Po e cel kete teme te re, duke huazuar nje poezi nga libri im i dyte "Imazhet kane ftohte".
    Do doja qe e tera te ishte ne rolin e titullit te temes, por ngaqe nuk mundesohet nga ana teknike, po ia le privilegjin vargut te pare.


    .......


    si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr
    të jam lidhur e tëra pas trupit në një përqafim vdekjeprurës
    duke lëpirë ethshëm të djeshmen
    rrëshqas çmendurisht kilometrave epshndjellëse të lëkurës
    shaloji kuajt e psherëtimave
    lëshoji të rendin mbi mua
    më ler të të djeg me vullkane vibrimesh

    ringrihu prej hirit për të rishkruar legjendën tonë të re
    në pergamenë përqafimesh


    .
    .
    .

    më ler të të djeg me vullkane vibrimesh

    Gjithë kjo pjetisje metaforash në lirikën e Muzes del vullkan vibrimesh.Po ! E në rrethana që të shpeshtën bijnë, nga sjellja e tillë siç ndodhin ndarjet, si mund të mos ndjehet djegia? Këtë nismë meditative të lirikës së Suzanës, e përshëndes me këto vargje :


    TINGULL

    ( Asaj që më sjell agim )


    Përballë pergamenit një tingull rri
    Si orë pa ndalur troket tik-tak.

    Në hieroglife është shkruar një histori
    Duke shtri blerimin në zemër bën jatak!


    S'është tingull që grryen si bisturia në plagë
    Por të ysht për shpresa - të kallë për blerim.

    Në ritmin e vrullit është amanet pa vrragë
    se të flak errësirën e të sjell agim!

    Çfarë dehje që se ka puhia e pranverës
    As gurra e lirikës të shtruar në pergamenë .

    Ashtu bëhet nektari në horizontin e sferës
    se tingulli magjik - johonë e shndërron dhenë !

    ###

    Gjithë ky horzont i hapur - gjithë kjo Yllësi
    Më ka vënë në hark meditimi - se Ti je gjithësi...!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Neperke maskuar...
    Nga korçar në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 02:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •