Cfare do te thote te duash dike me pasterti dhe a besoni ju tek ekzistenca e gjysmes suaj?
PO e hap kete teme se do kisha shume deshire te ndaja me ju kete opinion!
Per te gjithe ne dashuria ka ekzistuar;te gjithe i kemi ndjere edhe provuar te mirat dhe te keqiat e saj.
Shume njerez mendojne se dashuria eternele nuk ekziston edhe eksperieca e gjithsecilit te ben te kuptosh qe te gjithe kemi njohur dhimbjen e zhgenjimit.
Ne shumicen e rasteve nje ndarje ndodh prej mungeses se dashurise vete;prej mosbesimit,mosrespektimit midis dy eterve..ndodh se nje dite duke qene mire e bukur me dike;ngrihemi nga gjumi dhe hop nje mendim.....Perse mos te kerkojme dike tjeter...U MERZITA ,edhe aty mundohemi ti gjejme ato gjasme te keqija qe nuk shkon te parteneri ose partenerja jone.
DHe ja mbarimi i nje relacioni edhe fillimi i nje vuajtjeje per njerin nga te dy,vuajtje e thelle edhe e pa ngushellueshme.*
Personalisht mendoj qe qe ne fillim duhet te jesh 100%ne nje relacion,duhet te duash me pasterti edhe me gjithe forcen e shpirtit,,dashurine po e pate te paster qe ne fillim vetem ashtu do kesh mundesine ta ushqesh,ta rritesh dhe ta besh te pavdekshme.
Ne shumicen e rasteve shume psikologe thone qe dashuria midis dy njerezve jeton gjate kur ata jane gjysma e njeri tjetrit dmth perputhja ne shume gjera,karakter,dhenie,etj
Po ju si mendoni....
A ekziston shpirti binjak....Ajo gjysem qe kerkojme te na kompletoje?!
Krijoni Kontakt