Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 148
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    Kur mendon me shume per te se per veten.
    Feelings change - memories don't.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    Si ta kuptoj nëse kam rënë me të vërtetë në dashuri?

    5 Mars 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Ndonjëherë ndjenja e dashurisë është e pakuptueshme, pavarësisht moshës së individit! Femrat janë ato të cilat ngrenë më shpesh pyetjen: “Si ta kuptoj nëse kam rënë me të vërtetë në dashuri?”. Ndaj ne menduam të sillnim disa këshilla dashurie këtë herë…

    Ndjenjat




    Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh nëse ke rënë vërtet apo jo në dashuri! Ndonjëherë zemra dhe mendja nuk “flasin” dhe ju jeni vërtet konfuzë për ndjenjat dhe jetën tuaj. Pra si mund të qartësoheni? Është e mundur të reflektoni te disa emocione dhe te disa reaksione tuajat, që ju duken jo shumë “normale”. Ndoshta nuk mund t’i pranoni ndjenjat tuaja ndaj të tjerëve, por thellë në zemrën tuaj, duhet t’ia dilni të jeni pak të sinqertë. Ja atëherë disa këshilla për të kuptuar dashurinë.

    E ndien mungesën e tij në çdo moment

    Të ndiesh mungesën e personit të zemrës është pikërisht fillimi. Pasi keni kaluar orë duke folur në telefon dhe pasi e keni ndërprerë bisedën, menjëherë e pyesni veten se çfarë do të jetë duke bërë në ato momente dhe nëse po ju mendon. Kjo gjë është normale, ashtu siç është normale të dëshirosh të kalosh pothuajse të gjithë kohën me të dhe të organizosh takime, edhe të “çmendura” vetëm për ta parë. Nëse jeni në këtë stad, nuk ka asnjë dyshim: jeni shumë të dashuruar!

    Flet gjithnjë për të

    Një person i dashuruar ka një defekt shumë të madh, të paktën për atë që në një farë mënyre është i/e detyruar ta dëgjojë, flet gjithmonë për të dashurin e saj (në këtë rast). Çdo justifikim për të është i mirë që të nisë një diskutim: “ai ka bërë këtë, ka bërë atë”, “po sa ka investuar për atë gjë”, “idetë e tij janë më të mirat”. Është një gjë që nuk mund të kuptohet, por personi i dashur bëhet objekt i çdo diskutimi dhe i çdo argumenti.

    Mendon për të mirën e tij, përpara të mirës tënde

    bujaria është një tjetër faktor. Kur mendohet për të mirën e personit të dashur përpara të mirës vetjake do të thotë ta duash shumë atë. Nuk është e nevojshme të flijoheni, por edhe vetëm duke u përpjekur për të mos lënë pas dore dëshirat e tjetrit, do të thotë shumë. Për shembull: të shkosh ta shohësh kur luan futboll, të zgjedhësh për të parë në kinema filmin e tij të preferuar ose ndoshta të bësh një udhëtim, sepse ai ka dëshiruar gjithmonë të shohë një gjë të caktuar në një vend shumë të preferuar për të.

    Gjestet e vogla dhe shumë të rëndësishme të dashurisë

    Është e qartë se gjestet e mësipërme nuk janë të vetmet gjeste nëpërmjet të cilave kuptohet nëse ke rënë në dashuri ose jo. Ty duhet të të rrahë zemra fort, të ndiesh “fluturat” në stomak ose ndoshta të ndiesh të dridhurat nga vetëm një shikim i tij për t’u bindur se ke rënë në dashuri.

    Çfarë është dashuria?

    Dashuria është një emocion i nxitur nga subkoshienca jote për të të bërë ty sa më të afërt me një person tjetër. Supozo se ti po kalon një periudhë të keqe dhe dikush të ndihmon çdo ditë për ta tejkaluar këtë situatë. Në këtë rast subkoshienca jote do të vërë re që kur ti rri me atë person e ndien veten në formë, kështu subkoshienca do të të bëjë ta duash atë person, që të të mbaj sa më afër tij.

    Pse e dua?

    Ti mund të pyesësh veten: pse nuk e konsiderova si një ndihmë shoqërore, por rashë në dashuri? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse i korrespondon kërkesa të tua subkoshiente që ti ke për të dashurin ideal, përndryshe ky person do të jetë thjesht një shok i mirë për ty.

    Çfarë është dashuria e vërtetë?

    Dashuria e vërtetë është një kombinim i nevojës, kompensimit dhe dashurisë pa kushte. Ti mund ta duash dikë, sepse ke nevojë për të, sepse ndien kompensim për cilësi që nuk i ke vetë, ose sepse thjesht e do pa kushte. Megjithatë, sa më shumë t’i largohesh dy faktorëve të parë (nevojës dhe kompensimit) dhe të shkosh drejt dashurisë pa kushte, aq më e vërtetë është dashuria, ndërsa marrëdhënia është më e shëndetshme dhe më e lumtur. Të gjithë besoj biem dakord se dashuria pa faktorët e parë nuk ekziston, është e pamundur të jetë, por megjithatë mund ta mbajmë të ulur përqindjen që ato zënë në krahasim me dashurinë pa kushte. Kështu mund t’ia kalojmë më bukur dhe të jemi më të lumtur.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...te-ne-dashuri/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    Testin e dashurise e kam shpikur une 10 vjet me pare ne forumin shqiptar. Mund ta lexoni me poshte.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ti-i-dashurisë

    Albo

  4. #104
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    ndien disa flutura ne stomak... qan nga gezimi kur mendon sa me fat je qe jeton me ate person

    Ndryshuar për herë të fundit nga broken_smile : 08-03-2014 më 14:51

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Jasmena
    Anëtarësuar
    08-03-2014
    Postime
    26

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    Nje dashuri e vertete eshte nje qetesi e shqetsuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jasmena : 08-03-2014 më 15:19
    Cdo dite shoh qarte e me qarte dhe vuaj thelle e me thelle!

  6. #106
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    Mu mos me vetni se se di

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    duhet pyt big brotheri ,

    Seks në Big Brother që në javën e tretë, modeli 24-vjeçar në shtrat me dy femra

    Seks në Big Brother që në javën e tretë, modeli 24-vjeçar në shtrat me dy femraTIRANE - Duket se shtëpia e vëzhguar nga kamerat e “Big Brother 7” ka regjistruar marrëdhënien e parë intime në orët e vona, katër net më parë. Ndodhia i ngjason një telenovele me intriga, e cila ka për protagonist kryesor 24-vjeçarin nga Durrësi, Erald Lila. Me eksperiencën e tij si model i “Joni Paçi Fashion Group” (JPFG) dhe tashmë një instruktor palestre, që bie në sy për format e tij trupore nga stërvitjet, duket se Eraldi është kthyer në një “mollë sherri” mes tri vajzave në shtëpi, Esterinës nga Elbasani, partnerja me të cilën hyri çift në lojë dhe e braktisi rrugës për t’u bërë çift me Esidën nga Cërriku. Në këtë lojë është dhe polakja 30-vjeçare, Violeta, me të cilën ai u afrua që ditën e parë në shtëpi, duke e ndihmuar me disa ushtrime për të mbajtur trupin në formë. Por s’kanë kaluar vetëm disa ditë dhe Eraldi ka qenë i pari në “Big Brother 7”, ai që ka guxuar të ofrojë historinë e parë të shtratit, duke pasur një marrëdhënie seksuale me Esidën.
    Në fakt, e veçanta e asaj nate ishte se brenda një nate Eraldi ka shkëmbyer intimitet me dy nga vajzat në lojë. Ai e nisi fillimisht me puthje e prekje me Violetën në krevatin e saj, por nuk ka vazhduar gjatë, pasi ajo i kërkoi ta linin me aq. Pasi është larguar nga ajo rreth orës 03:00 pas mesnate, Eraldi ka hyrë në krevatin e banores tjetër në shtëpi, Esidës, e cila ishte duke e pritur zgjuar. Madje, ajo bëri xhelozen duke i kërkuar llogari atij, se ku kishte qenë deri në momentin që erdhi pranë saj. Eraldi ia fshehu të vërtetën dhe ka nisur me puthje me Esidën deri në një marrëdhënie seksuale, gjithmonë nën jorgan, duke shënuar kështu të parin akt intim në shtëpi. Me sa duket, marrëveshja me Esidën për të luajtur bashkë si çift tashmë ka evoluar në një marrëdhënie të vërtetë çifti, pasi ata vazhdimisht shihen bashkë duke thurur plane e strategji për të qenë sa më efikasë në lojë.
    Deri tani duket se ndihen mjaft mirë me njëri-tjetrin, në një farë mënyre i anashkalojnë banorët e tjerë, pasi mezi presin momentin për të ndarë shtratin. Esida është ajo që e përkëdhel Eraldin dhe i pëshpërit vazhdimisht në vesh, sjellje që është komentuar si shenjë varësie dhe posesiviteti. Ndërkaq, banorët e tjerë kanë filluar të bëjnë ironi me Esidën për sa i përket edhe manisë së saj për ushqimin në mes të natës, para se të shkojë në shtrat. Esida është një vit më e madhe se Eraldi dhe javën e kaluar deklaroi se i pëlqenin femrat dhe madje për të vërtetuar këtë fakt ishte gati të jepte prova për banorët. Të shohim se si do të sqarohet ajo në publik për orientimin e vërtetë seksual.

    (er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #109
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    Dashuria te ben njekohesisht te qash , te qeshesh , te hidherohesh , te gezohesh.
    Te zgjohesh naten me ankth per te , te mendosh se pa te jeta nuk ka kuptim.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e ArlingtonHTS
    Anëtarësuar
    09-11-2014
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    98

    Për: Si e kupton që është dashuri??

    E kupton qe eshte dashuri, kur ke frike te flesh ta enderrosh, sepse realiteti, qendrimi afer atij/asaj eshte me e bukur se enderra.

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A jeni xheloz në dashuri?
    Nga ~Lovely_Gurl89~ në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 02-01-2024, 13:56
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuri e Paprekshme
    Nga Antitrup në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2004, 17:19
  5. Si do të vepronit nëse i dashuri ju dashuron marrëzisht?
    Nga BOY_Michigan në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 15:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •