Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Për tu kualifikuar duhet të shënosh autogol!

    A eshte e mundur te kualifikohesh duke shenuar nje autogol ???

    Ka ndodhur .... Sepse e tille ishte rregullorja ...
    Behet fjale per ndeshjet e Kupes se Karaibeve midis shteteve Barbados dhe Grenada ne shkurt 1994.

    Ishte ndeshja e kthimit Barbados - Grenada....Sipas rezultatit te ndeshjes se pare Barabados duhet te fitonte me mbi 2 gola diference per tu kualifikuar dhe per te dale ne finale me Trinidad& Tabago ...Deri ketu ok...
    Por RREGULLORJA kishte nje pike te cuditshme....Nese cdo ndeshje mbyllej BARAZIM , atehere do luhej PATJETER shtesa e deri tek penalltite ...kush fitonte me golden gol ose penallti I JEPEJ rezultati 2 - 0 ( sic jepen tek ne, ndeshjet ne tavoline ) ....

    Brabados fitonte 2-0 deri ne minuten e 83' . Me kete rezultat Barbados kualifikohej.
    Po papritur Grenada shenon ...2-1 ...Me kete rezultat kualifikohej Grenada...

    Barbados duke pare se kishte vetem disa minuta loje dhe ...ishte e veshtire te shenoje golin e 3 ...atehere kujtohen per RREGULLOREN E CUDITSHME ...nese BARAZONIN ndeshja shkonte me SHTESE (e nese fitoje me golden gol ose penallti te jepej rezultati 2-0)..

    Keshtu qe lojtaret e Barbados turren drejt portes se tyre per te shenuar autogolin !!!!! Lojtaret e Grenadas e kuptojne dhe hidhen te gjithe perpara per te MBROJTUR porten e kundershtareve !!!!

    Per 5 minuta shifet nje lufte e pabesushme.. Ku nje skuader , Barbados , perpiqet te shenoje ne te 2 portat ( portieri eshte sulmusi me i rrezikshem) dhe Grenada te mbroje jo vetem porten e saj , por edhe porten kundershtare.
    Me ne fund Barbadorenjet shenojne ne porten e tyre . Ne kete moment nderrohen rolet...jane lojtaret e Grenades qe duan te shenojne ne porten e tyre ose ne porten kundershtare .... por koha e rregullt mbaroi...

    Ndeshja shkoi me shtese dhe Barbados shenojne golden gol...Ky gol e con rezultatin e ndeshjen nga 2 - 2 ne 2 - 0 !!! Barbados dalin ne finale ......
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #2
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    lol
    Pse s'thu ti qe Shqipnia paska shanse te kualifikohet ma ne fund...
    ...

  3. #3
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    haahahah sa kam qesh me ket sepse e imagjinoj qe kundershtaret mbrojne dhe porten tende dhe porten e vet

  4. #4
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    per kete eshte i bukur futbolli...

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ohhh edi, kah e gjete more kete inforamcion sa bukur, por sikur te kishim edhe ndonje imazh nga kjo ndeshje te shohim se si jane versulur ne nje porte te gjithe lojtaret hahaha...

    A thue ende eshte ne fuqi kjo rregullore apo jo...sa mire te praktikohej edhe nga UEFA kjo hahaha
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    kush ka ndonje informacion per ndonje dokument video per kete ndeshje sigurisht qe me intereson shume pjesa finale e ndeshjes ta shofim se jam shume kurioz...

Tema të Ngjashme

  1. Autogol.. per pes pare spec..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-01-2005, 20:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •