Lufta sllavo-greke kundër shqiptarëve
Në botën moderne e postmoderne, çdo përballim politik e çdo luftë e hapur apo e akullt, nuk mund të fitohet pa kontrollin e informatës rreth vetes.
ASPEKTE TË LUFTËS PSIKOLOGJIKE SERBO-SLLAVO-MAQEDONASE E GREKE KUNDËR POPULLIT DHE LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE
"Aksioni psikologjik është një formë të agresionit, një mjet (akt) lufte. Nuk është fjala për një kërcënim të thjeshtë, por për një veprim luftarak. Dhuna psikologjike është e zëvendësuar apo mplekset me forcën materiale. Kjo politikë e vënë në shërbimin e pushtetit është më e dhunshme se ajo e topave. Nuk bie fjala për të bindur përmes disa argumenteve të caktuara ose përmes paralajmërimeve, por përmes cilatdo mjete, duke hedhur në loje një formë e veçantë e tinëzake të shtrëngimit dhe robërisë" (Henri Pierre Cathala)
Mona Agrigoroaiei
Në botën moderne e postmoderne, çdo përballim politik e çdo luftë e hapur apo e akullt, nuk mund të fitohet pa kontrollin e informatës rreth vetes. Pala kundërshtare është përpjekur gjithmonë të shtrëmbërojë realitetin, apo të depërtojë, përmes "injeksioneve" të telekomanduara, në shtresat e joracionalit kolektiv për të skllavëruar tërë shoqërinë. Aq më shumë kur e di fort mirë se nuk ka të drejtë. Efektet e luftës psikologjike armiqësore janë shkatërrimtare për nënvetëdijen publike apo për udhëheqëjen politike-shënjeshtër pas afateve kohore të gjata, nëse nuk merren me rreptësi dhe vendosmëri masat të duhura kundër veprimtarive subversive të këtij lloji.
Problematika është shumë e gjerë.
Ndërkohë që qëllimi i artikullit nuk do të jetë thjesht teorik. Në prag të çlirimit dhe ribashkimit të Shqipërisë, nevojtet që fitorja në "fushëbetejën informative" të arrihet sa më shpejt që është mundur.
Si rrjedhojë, një dëtyrë jetike mban zbardhjen e operacioneve psikologjike agjenturore serbo-sllavo-maqedonase, e greke, karakteristikat e tyre, teknikat e përdorura, me qëllim të zvogëlimit deri në asgjësim të çdo shanse të imponimit në rang të realitetit të rrenave, trillimeve, falsifikimeve dezinformuese apo të propagandës sllave, praktika shumë të përdorura në këtë luftë, aq brutale.
Duhet të "pastrojmë tokën", një herë e mirë, duke demaskuar të gjithë "kuajt trojanë" shqipfolësë, që shpërndanin dhe shpërndajnë teza të famëkëqia antikombëtare e përçarëse (si ata të titizmit, të ish-"bashkim-vëllazërimit" "pacifizmit", shqipfolës pastitistë, të "mirëbësimit" apo të "multietnicitetit") në mes të popullit, si agjentë të ndikimit në favor të Beogradit, Podgoricës, Shkupit dhe Athinës.
Duke dashur të largohem nga empirizmi (që mendoj se u karakterizua deri më tani në këtë fushë), para së gjithash e ndiej e domosdoshme të sjellë në diskutim aspektet teorike lidhur me format e luftës psikologjike. Theksoj, se do të përqëndrohem në format të cilat kanë përmasa shumë të mëdha në praktikën e shteteve sunduese fqinje: konsideroj se operacioni më i gjerë është atë të dezinformimit, me të gjithë variantet dhe përafërsisht të gjithë teknikat e saj, të përshtatura në situatën e rajonit dhe të botës. Do të shtoj se kuptimi i mekanizmit teorik është edhe një masë vetëmbrojtjeje.
Dhe se nga ana tjetër heshtja nënkupton aprovimin e qetë të këtyre "dhunimeve të masave popullore" (siç janë shprehur Vladimir Volkoff e Sergei Ceahotin në librat e tyre).
Këto farsa (ngjyrimesh) tradhëtie, personalisht as nuk i kam pranuar, as nuk do t’i pranoja, as nuk do t’i inkurajoja, përkundrazi, do t’i luftoj pa mëshirë!…
Gjej rastin për t’i dënuar me forcë përpjekjet e ambasadorëve e ndryshëm të Serbisë apo IRJM-së, që duan të ndryshojnë kursin e mass-mediave në shtetet ku janë duke kryer misionin e tyre diplomatik. Dëshmia më e qartë se çfarë po ndodhë, janë fjalët e ambasadorit sllavo-maqedonas në Rumani, Tihomir Ilievski, i cili më 13 mars 2005, në një emision televiziv, ka pohuar haptazi se:
"Ne, duhet të rregullojmë pak mass-median rumune".
Shtrohet pyetja: në çfarë mënyrë duhen "rregulluar"?
Në sensin e artikujve antishqiptarë lidhur me situatën në IRJM, të përbërë nga 6 fjali, prej të cilat vetëm një gjysmë ishte e vërtetë (siç ka ndodhur dhe mund edhe të ndodhet…)?!
Jo, faleminderit…
Nuk do të pranoj të lërohet e të mbjellet asgjë nga shpifjet e gënjeshtrat sllave mbi fushën e mosnjohjes e këtushme të situatës në trojet shqiptare të kolonizuara!
* * *
1. Dezinformimi - është i përcaktuar si "një manipulim i opinionit publik duke përdorur informata të trajtuara (fabrikuara), me mjete të përvetësuara" (Vladimir Volkoff) apo "derdhje e qëllimshme të informatave që të shtyjnë në gabim" (Chambers Twentieth Century Dictionary), në nivelin e masave popullore.
Henri Pierre Cathala jep një përcaktim më të plotë të saj.
Dezinformimi, është, sipas tij "tërësia e procedimeve dialektike për të vënë në lojë në mënyrë të qëllimshme për të arritur manipulimin perfid të personave, grupeve apo të një shoqërie të tërë, me qëllimin e devijimit të sjelljes politike, për sundimin e mendimeve, madje edhe për nënshtrimin e tyre.
Ajo presupozon maskimin e burimeve dhe të qëllimeve të saj, sikurse edhe synon të bëjë keq, përmes një prezantimi të shformuar ose përmes një interpretimi tendencioz mbi realitetin.
- Është një formë e agresionit që kërkon të kalojë e pavërejtur.
Po u bashkangjitet rradhave të aksioneve psikologjike subversive".
Është një aktivitet të institucionalizuar që ka qëllimin e përcaktuar nga udhëheqja e shtetit, zakonisht i lënë në dëtyrën e shërbimeve informative, një sintezë ndërmjet marrjes së informatave dhe depërtimit të shërbimit sekret kundërshtar, sepse "po bëhet në dritën e diellit, duke filluar nga njeriu i rëndomtë e duke ecur deri në autoritete dhe ekspertë, këta të fundit duke qenë pengjet e të parëve dhe opinionit publik" (V.Volkoff).
Ka një shënjeshtër (grup a shoqëri të tërë), që duhet të jetë ndikuar në sensin e dëshiruar nga dezinformuesi. Kjo bëhet përmes agjentëve të ndikimit, që shpojnë në momentin e favorshëm me gjilperën e virusuar të informatave fallso membranën e hollë të sjelljeve dhe qëndrimeve të deritanishme, të "gabueshme" sipas atij që dezinformon, duke i ndryshuar ato, sipas nevojës. Pas zgjedhjes së përshtetjeve - gazeta, radio, televizione - dhe shpërndarjen (në më shumë pika) e temave të dezinformimit, agjenti i ndikimit bazohet nga efekti i vampirizmit për suksesin e tij, kur ai që është dezinformuar bëhet dezinformator. Informata të fantazuara përhapin pra, përmes kutive të rezonancës, në tërë shoqërinë, duke përgjithësuar, rreshtuar e nivelizuaruar sajimin, duke zinxhiruar grupin/shoqërinë mbi të cilin po "eksperimentohen" praktika të këtij lloji.
Për këtë gjë, nuk do të thjeshtësojmë këtë analizë duke u kundërshtuar veç "elmazeve" mediatike antishqiptare, sepse fenomeni i dezinformimit është i "kultivuar" edhe në shoqërinë shqiptare nga personazhe të caktuara, që vijnë me "tezat" joracionale, që deri me një pikë sikur duken të mira për shqiptarët, por për të ardhmen historike mund të dëshmohen si një "serum" gërryes për unitetin, identitetin dhe bashkimin shpirtëror të kombit.
Aktualisht, po "gëzohemi" nga frytet shumë të begatshme të fushatave të këtij lloji kundër popullit shqiptar dhe kryesisht kundër lëvizjes së tij aktuale për çlirimin, shkolonizimin dhe ribashkimin e Shqipërisë.
Sipas parimit të Goebelsit (ministër i propagandës së Reichut e Tretë të Hitlerit): "Një gjenjeshtër e përsëritur një mije herë mbanë një gjenjeshtër, ndërsa një gjenjeshtër i përseritur një milion herash bëhet një e vërtetë", lajkat e vjetra dhe të reja të rregjimeve nacionalist-shovine serbe e sllavo-maqedonase, po hedhin rrebeshe shpifjesh më të ulta dhe epitete të trilluara si "kriminelë të organizuar", "mafiozë" etj. kundër popullit shqiptar.
Gjithashtu, lëvizja çlirimtare shqiptare është marrë nëpër këmbë paturpësisht.
- Vërsulje të këtilla në vepra të përgatitura enkas nga shërbimet sekrete të shteteve kolonialiste sllave, janë botuar ose nga gazetat servile, ose drejtëpërdrejtë nga organet agjenturore, si material "për lexim". Temat të gjetura në shkrime të këtilla zgjerojnë si rrezet e "një dielli të baltosur" në tërë shtypin dhe aktualisht ndahen në:
I. Aksione dezinformuese mbi popullin shqiptar:
1. a) -materialet e prezantuara në mass-media dëshmojnë një tendencë të qartë për të fajësuar shqiptarët se janë burimi i vetëm i tërë veprimtarisë së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme të rajonit.
Dihet, se çdo popull i ka kriminalët, njerëzit të degjeneruar ose rrugaqët e vet.
- Por, për hir të vërtetës duhet shtruar se vetëm në Serbi organizatat mafioze kanë arritur të vrasin kryeministrin e vendit, Zoran Gjingjiç…
Dhe, se IRJM-ja, sipas statistikave ndërkombëtare, është ndër vendet më të korruptuara të botës, ku lulëzon krimi i organizuar, i zhvilluar nga strukturat politike e jo vetëm…
Pse stërngarkohen këto tekste me një aspekt të majmur në përmasa që nuk i takojnë realitetit, duke bërë përgjithësime veç për popullin shqiptar, kuptojmë shumë mirë…
Por, nëse mass media është aq e shqetësuar për nivelin e kriminalitetit të organizuar të rajonit, duhet të mos injorojë asesi "drurët e prishura" prej shtëpisë së vet, dhe udhët sllave përmes të cilat po trafikohen armë, persona, droga, etj., me "frymëzimin zyrtar" të Rusisë "demokratike" që ka dërguar ushtrinë e saj të 14-të, në të ashtuquajturën Transnistri, midis të tjerash, edhe për të pasuruar llogaritë të udhëheqësve rusë e të xhepeve të veta…
b) pohime të tipit: - pakica serbe në Kosovë "është e diskriminuar nga shqiptarët";
- "shqiptarët kryen spastrim etnik mbi serbët", një riaktivizim i zhurmave (thënieve) të vjetëra të gazetave serbe, pas demonstratave të vitit 1981, se shqiptarët "bënin gjenocid" ndaj serbëve, edhe pse gjërat qëndrojnë tepër ndryshe.
Është njohur botërisht gjenocidin 90-të vjeçar të institucioneve të Serbisë mbi popullin shqiptar dhe kolonizimin të trojeve shqiptare.
Këto shpifje tentojnë të armiqësojnë e nxisin serbët e Kosovës kundër shqiptarëve, si dhe të helmosin së faktorët politikë ndërkombëtarë me informata fallso, se gjendja e pakicave është tepër e keqe në Kosovë…
c) akuza të pabaza ndaj diasporës shqiptare, që lidhet me tema të tjera kundër lëvizjes kombëtare shqiptare (tema e të ashtuquariturit "kriminalitet të organizuar", i përfaqësuar sipas shtypit sllav nga komandantët kryesorë të UÇK-së apo nga veprimtaria e AKSH-së) se ndihmon në "larjen e parave të ndyra" të mbledhur nëpër fondet të ndryshme kombëtare.
Në fakt, Serbia e IRJM-ja duan tepër shumë të marrin hak mbi popullin shqiptar, që e ka përkrahur me shumë sakrifica të gjithë ushtritë çlirimtare dhe po përkrah aktualisht Lëvizjen legjitime kombëtare të tij - Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, me strukturat të tij.
Dhe, jo vetëm se do, por për këtë vihen në funksion të gjithë "aparatçikët" të sëmura të makinerisë së urryer informuese sllave. Ujdiset në këtë aspekt (sens) një fushatë e djallëzimit, të përzierjes me realitetin me sajimet, deri në informata krejtësisht të shpikura duke e marrë nëpër gojë rolin vigan i diasporës shqiptare që ka ndihmuar përmes fondeve kombëtare UÇK-në, UÇPMB-në e Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, se gjoja ata paskan fasadë për vendosjen në llogari bankare të parave të ndyra…
2. a) "pacifizmi" (me variantet e saj) si temë shumë e rrezikshme të dezinformimit (në sens të gjerë, pra të ndikimit) mbi popullin shqiptar, i cilit sens Beogradi Athina dhe Shkupi e gjejnë në ç’armatimin figurativ të gadishmërisë për realizimin e aspiratave legjitime të shqiptarëve për çlirim dhe ribashkim kombëtar, dhe bërjen më e lehtë të sundimit;
b) tema e "kombit kosovar", "kombit arnaut" etj. që synon "ç’strukturimin e grupimeve të ideve, ç’strukturimin e mendimit dhe manipulimin e individëve" (Henri Pierre Cathala), në sensin e humbjes së identitetit të përbashkët shqiptar;
c) inkurajimi i bashkëpunimit të disa personave(pushtetarëve) me pushtetet kolonialiste serbo-sllavo-maqedonase, eventualisht me strukturat të shërbimeve sekrete, që të armiqësohet pra kombi shqiptar, që të krijohet luftën ndërvëllazërore.
Ndarja në dy blloqe e temave të dezinformimit kundër popullit shqiptar është e nevojshme këtu për të theksuar se shpifjet të rëndomta të gjetura në të gjitha nivelet e mass-mediave, janë të shoqëruara nga një mekanizëm i futur në mes të shoqërisë shqiptare, që synon konfuzionin, paralizimin, përçarjen e nënshtrimin e saj nën sundimin e drejtëpërdrejtë apo jo të fqinjeve.
Këtu, është rreziku më i madh!
Dhe, p.sh. Ibrahim Rugova, që kërkon të "pacifikojë" ndërgjigjen e shqiptarëve, përmes deklaratave të tij manipuluese, nuk mund të gjykohet në mënyrë tjetër veçse si agjent i stërholluar i ndikimit, që ka marrë prej titistëve të mëhershëm si Azem Vllasi, Mahmut Bakalli, etj; temën e "bashkim-vëllazërimit", duke e transformuar në çka është tash…
Janë edhe politikanë që përfaqësojnë tërë "shpirtin të çerdhës", por ata nuk kanë më pak faj si ata të implikuar direkt në operacionet e dezinformimit…
II.Fushatat e vazhdueshme të gazetave serbe, sllavo-maqedonase kundër ushtrive çlirimtare shqiptare, tashmë të çmilitarizuara, dhe kundër strukturave kombëtare shqiptare - FBKSH-së dhe AKSH-së.
Duhet pohuar se mekanizmi dezinformues nuk ka pësuar ndryshime domëthenëse gjatë luftërave të fundit çlirimtare dhe pas paraqitjes së strukturave kombëtare. Mirëpo roli i agjenteve shqipfolësë të ndikimit ishte më i madh në periudhën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës se pastaj.
Por, pinjollët e egër antishqiptarë, as sot, s’ndalen së vepruari…
Në këtë nivel ekzistojnë gjithashtu tema të caktuara, si:
1. a. barazimi i luftës çlirimtare të popullit shqiptar me fushatat e gjenocidit të kryera nga Serbia.
Ka presupozuar aprovimi i disa qarqeve sllavofile ndërkombëtare, brenda UNMIK-ut, madje edhe helmosjen e Karla De Ponte, që ka filluar të vërshohet me aktakuza, arrestime arbitrare të komandantëve të lartë të UÇK-së për "krime luftë".
Ndërkohë, që kriminelët e vërtetë, që kanë gjakosur Kosovën, Bosnjen e Kroacinë, ende janë të "krehur" e të "përkedhelur" nga Beogradi…
Dhe, nëse veç një shqiptar është i arrestuar për faktin se ka luftuar për lirinë dhe ribashkimin kombëtar e popullit të vet, pa marrë parasysh gradën e tij në kohën e luftës, ky është një atentat ndaj vlerave kombëtare të UÇK-së, që kemi detyrë t’ua mbrojmë, me shumë se gjithçka!
b. tema e "Shqipërisë së Madhe" apo "Kosovës së Madhe", nënkupton një akuzë pa fund e pa krye që "harron" faktin se trojet shqiptare janë të kolonizuara, dhe se shqiptarët po punojnë dhe luftojnë për çlirimin e Shqipërisë, në kufijtë e saj natyrorë.
Është një tjetër barazim të radhës me konceptet dhe veprimtarinë zgjeruese e kolonizuese e Serbisë dhe Greqisë që lëshuan në mesin e shekullit 19-të, planet për pushtimin e një pjese bukur të madhe të tokave shqiptare, për të dalë në Detin Adriatik dhe duke pasur si kufi të përbashkët lumin Shkumbin.
Por, (paralajmërim për injorantët), Shqipëria (trojet etnike shqiptare) po shtrihet nga Plava e Gucia, deri në Çamëri, nga Sanxhak e Toplicë, deri në Luginë të Vardarit, kjo s’planifikohet të arrihet sipas ca planeve utopike, por vjen krejt natyrshëm me rrjedhat e reja të historisë.
Kundër kësaj natyre dalin fushatat sllave të kolonizimit, të spastrimit etnik, që kanë shënuar aq shumë kohë fatin e popullit shqiptar.
Dhe, se vet "natyra" shqiptare kërkon të kthehet në Ballkan, me ribashkimin e të gjithë viseve shqiptare, një të drejtë legjitime të popullit shqiptar, drejta e vetvendosjes.
2.a. tema e "terrorizmit" apo "ekstremizmit" shqiptar. Kjo "luftë e fjalëve", këto epitete denigruesë janë "të shkruara afër çdo emri shqiptar apo ushtrie çlirimtare".
Më shumë po shkohet deri atje që tash ekziston edhe "modën" e gjetjes fallso të lidhjeve të trilluara të ushtrive çlirimtare apo të strukturave kombëtare me organizatat terroriste islamike, madje edhe me famëkeqen "Al-Kaida"…
Të mbetur pa "objekt veprimtari", sepse lufta e Bosnjës u përfundua prej më shumë kohë, ata që prezantuan përballimin të atjeshëm si një "kryeqezatë" e krishterë ndaj myslimanëve, janë orientuar diku tjetër, kundër ushtrive çlirimtare dhe strukturave kombëtare shqiptare.
Por, ato ende nuk e njohin popullin shqiptar, i cili nuk ka pasur kurrë prirje obsesive ndaj fesë së fqinjëve.
Dhe, të gjitha këto "pallavra" sllave dëshmojnë se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë, por me fundamentalizim e tyre politik…
P.sh. Nebojsha Çoviç pohoi njëherë se: AKSH-ja, është sinonim me UÇK-në, është sinonim me TMK-në, është sinonim me Al-Kaidën, është sinonim me terrorizmin"(!), "sinonime" për të cilat kam komentuar në kohën e duhur se burojnë nga një frikë skizoide e paranoide të zyrtarit në fjalë.
Një dezinformim i qartë tepër antinjerëzor dhe perfid, kujtoi se ndodhi edhe në rastin e pakistanezëve që ilegalisht udhëtonin në territorin e FYROM-it. Pasi Boshkovski me klikën e tij paraushtarake i vrau; menjëherë pohimet zyrtare u drejtuan në idenë e sëmurë se ata janë "muzhahedinë".
E, jo vetëm se thanë këtë, por pata çudinë kur shikova në kanalin televizin Euronews, aty paraqitej edhe një emblemë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare; (rasti mund të gjykohet gjithashtu si një helmosje?)
Normalisht, se u revoltova, dhe tash mendoj se duhen monitorizuar me rreptësi jo vetëm gazetat sllave, por edhe televizionet.
E çdo herë kur janë të ndryshme nga realiteti, duhet notuar dhe reaguar.
Lufta psikologjike zhvillohet në të gjithë mass-mediat, dhe ndaj këtij fenomeni kemi për të kundërshtuar!
b.tema e të ashtuquariturit "kriminalitet të organizuar", i përfaqësuar sipas shtypit sllav nga komandantët kryesorë të UÇK-së apo nga veprimtaria e AKSH-së.
Komentet e kemi hedhur më parë, lidhur me këto shpifje…
3.dezinformimi gërshetohet gjithashtu edhe me shërbimin "aksion", për të tejkaluar shpërndarjen e thjeshtë të lajmeve fallso ose botimin e disa dokumenteve të fabrikuara.
Mund të përmendim rastin "Çakalla" e vitit 2003 në këtë sens, që favorizoi ndërhyrjen e paarsyeshme të armatës e policisë sllavo-maqedonase në zonën e Kumanovës, gjoja për të arrestuar një njeri të vetëm. Dhe për këtë njeri të papërgjigjshëm po "flitej" se "është komandant i AKSH-së" (!).
Teknika kryesore është satanizimi.
Në të gjithë format, përmasat dhe ngjyrat…
Ajo, është pasuese e disa fenomeneve të bllokimit të informatave (i shfaqur në periudha të ndryshme, i tejkaluar deri në një masë, tani për tani) dhe heshtja e forcuar ndaj lëvizjes kombëtare shqiptare, mohimi i ekzistimit (por i deklaruar, zyrtarisht)..
Kur kjo nuk ishte më e besueshme, u kalua në minimizim ("ushtri i fakseve" - Rugova për UÇK-në, apo "ushtri interneti" - Ali Ahmeti për AKSH-ën), minimizim i përzier me satanizim (Rugova që thoshte se UÇK-ja, është "dorë e zgjatur të UDB-ës", liderët sllavë për AKSH-në shpifin se është e përbërë nga "grupe të vogla kriminelësh"), për të arritur në teknikën e parapëlqyer, satanizimin...
Ka një veçori:
ndodhë që temat janë të "aktivizuara" nga zyrtarë qeveritarë apo të shërbimeve të fshehta, në periudha të caktuara, por edhe "papritmas", për të krijuar "senzacionalin".
Ky senzacional, ngre kokë edhe nga disa gazetat shqiptare, që përziejnë realitetin me fiksionin, e kthejnë qartazi në kuti të rezonancës të dezinformimit, nëse jo më shumë…
- Dhe gradimet (shkallët) duhet gjykuar nga organet kompetente.
E dijmë gjithashtu nga teoria (Shannon, Weaver) se informata është e matshme, duke pasur gradat(shkallët) e ndryshme të besueshmërisë.
Fakti se po praktikohet në mass-mediat/politikën sllave një rrafshim në të gjithë nivelet (me përjashtim të informatës së papërpunuar) të informatave, nuk po na çon drejt idesë së çka prezantohet, çka është e saktë, përkundrazi, se po ndërrohet me kursin normal i qarkullimit të informatës.
Dhe, kjo është shumë të dëmshme për shendetin mendor e të gjithë atyre të implikuar në këtë luftë psikologjike antishqiptare.
2. Helmatisja e një grupi faktorësh në udhëheqjeje politike apo ushtarake, kombëtare apo ndërkombëtare është një armë tjetër psikologjike.
Përmes servijimit të informatave fallso, liderëv të cilitdo lloji(niveli pushtetorë), që mund të marrin vendime plotësisht e gabueshme, madje që shpesh e ndryshojnë kursin e situatës në favorin e armikut. De Nord, ushtarak francez në periudhën e të dyja luftërave botërore, indentifikon një mosngjashmëri ndërmjet helmatisjes ushtarake dhe asaj politike, që ofrohet nga dezinformimi, por nuk është njëlloj me të.
Vladimir Volkoff, konsideron se "helmatisja është një teknikë", ndërkohë që dezinformimi është një doktrinë".
Në aspektin praktik, Serbia e IRJM-ja dhe Greqia, zhvillojnë helmatisje politike(por edhe “ndërkombëtare”, nëse mund të themi kështu.... Sa zyrtarë të organizatave ndërkombëtare rezistojnë “qarjes me lote krokodili”, të Nebojsha Çoviçit apo tjereve që me propagandistikën e tyre prezantojnë kudo situatën e pakicës serbe në Kosovë si një “tragjedi” e përhershme?!)
Kur një lider shqiptar kthehet në Shqipërinë e përgjysmuar me "ide të reja", plotësisht antishqiptare, kjo është helmosje.
Kur një politikan tjetër, njëlloj i ardhur nga "takimet miqësore", duke pohuar pastaj se "AKSH-ja, është një thikë pas shpinës" ("perla" e Pandelli Majkos), dhe shprehje të tjera të këtij lloji, kjo është helmatisje. E kur tre herë në rradhë partitë politike dhe udhëheqësit ushtarakë të ushtrive çlirimtare pranojnë marrëveshje paqësore tëper të ndyra, që përforcojnë "soveranitetin" e IRJM-së apo Serbisë kolonialiste dhe mbushin karrigat të servuara nga strukturat shtetërore të këtyre shteteve (pra manipulim sjellje e marrje e vendimeve të gabuara), kjo gjithashtu është helmosje…
Për fat të keq kemi një klasë politike herë më shumë e herë më pak të helmosur, në dëm të popullit shqiptar dhe çështjes së tij kombëtare.
Dhe, duhet gjetur "antidotin" kundër këtij fenomeni!
3. Si veprim të veçantë të luftës psikologjike kundër popullit shqiptar mban realizimin i imazheve me mesazh "bindës" nga ana e qeverisë të Serbisë. E di se kjo ngjanë tani, pasi kam parë me sy të mi një pllakatë e vendosur në Luginë të Preshevës, me mesazhin, në serbisht e shqip:
"Ne paqë ndërtojmë" [… bashkim vëllazërimin).
Nuk duhet të minimizojmë këtë operacion, që ndikon e mund të ndikojë shumë te sjellja dhe qendrimet në popull.
4.Propaganda - presupozon "transmetimi i një informate drejt një publiku, i mirëpritur nga ky, dhe njëlloj i perceptuar nga informatori jo si genjështër, përkundrazi, si shprehje e së vërtetës së vetme ekzistuese"(Vladimir Volkoff).
Po dallohen disa lloje të propagandës - pozitive e negative, duke marrë parasysh çfarë është përhapur përmes saj.
Një klasifikim tjetër reklamon ekzistimin e propagandës e bardhë dhe të zezë.
Ekspertët nuk kanë rënë ende dakord nëse kufijtë ndërmjet propagandës dhe dezinformimit janë aq të forta, kur flitet për propagandën e bardhë dhe të zëzë.
"Thumbulli i grindjes" e përbën propagandën e zëzë, sepse në konsultimin e librave teorike nuk kam gjetur asnjë mendim unik lidhur me këtë aspekt.
Vladimir Volkoff, ndanë qartë propagandën nga dezinformimi, duke konsideruar propagandën e zezë vetëm e fshehur.
P.sh. veprimet e udhëhequra nga Seftan Delmer në luftën e Dytë Botërore, kur anglezët kishin suksese në krijimin e radiove naziste që transmetoheshin mesazhet e dëshiruara nga aleatët ushtarëve apo popullit gjerman, por edhe aksione të tjera, me qëllimin e zbritjes së moralit, apo asgjësimit të disa figurave të rëndësishme të oficerëve apo nënpunësve të Gestapos - policia e fshehtë hitleriane.
Ndërsa Henri Pierre Cathala konsideron se "propaganda e hapur (e bardhë) është ajo që dëshirohet të paraqes veten (shpjegohet vetëm), duke mos u fshehur as objektivet, as prejardhjen", ndërkohë që ajo e zëzë është "dezinformimi në aksion", që "maskon veten burimin, mashtron sa i përket qëllimeve, dhe kur është nevoje bënë treg të paligjshëm me mesazhet e saj".
Nuk e dijmë ku përfundon dezinformimin e ku fillon propagandën në politikën e mass-mediave sllave, ku përfundon dinakëria e ku fillon bindja (pasuese e dinakërisë zyrtare).
E dijmë se para të ashtuquajturit "Momerandum" të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ish-diktatori serb Millosheviç, as nuk kishte interes për Kosovën.
Dhe se "u dashurua" papritmas për të fituar pushtet, për të rrezuar Stamboliçin…
Millosheviçi, kishte nënpunësit të tij besnikë, si Mitevicë etj. gjatë kohës së të cilave "televizioni u bë më e keq si gjenjeshtra".
Dhe, asgjë nuk na bënë të arsyeshëm të bësojmë se tashmë është ndryshe, me të gjithë "demokratizimin" e qeverisë "së re" të Koshtunicës, duke gjykuar çfarë lloj të "margaritarëve" antishqiptare dalin në shtypin e shkruar…
Përmes propagandës, qeveria serbe, përpiqet të "përligj" praninë koloniale në trojet shqiptare.
Janë formula stereotipike, si "Kosova është pjesë të Serbisë" (Tadiç në Kosovë), "djepin", "zemrën e saj", që sfidojnë racionalin dhe realitetin historik.
Dhe do të duhej të përkushtojmë një analizë të tërë, fushës së propagandës sllave.
* * *
"Aksioni psikologjik është një formë e agresionit, një mjet (akt) lufte. Nuk është këtu fjala për një kërcënim të thjeshtë, por për një veprim luftarak. Dhuna psikologjike është e zëvendësuar apo mplekset me forcën materiale.Kjo politikë e vënë në shërbimin e pushtetit është më e dhunshme se ajo e topave. Nuk bëhet fjalë këtu, për të bindur, përmes disa argumenteve të caktuara ose përmes paralajmërimeve, por përmes cilatdo mjete, duke hedhur në lojë një formë e veçantë e tinëzake të shtrëngimit dhe robërisë" (Henri Pierre Cathala).
Dhe, fakti se zyrtarisht po punohet në mënyrë të përhershme e prej një kohe të gjatë për të drejtuar armën psikologjike kundër popullit shqiptar, është një dëshmi për politikën e terrorizmit shtetëror tepër të rreptë që do(dëshiron) të parandalojë çlirimin e trojeve të okupuara të Shqipërisë.
Duhet shtuar se manipulimet e agjenturave sllave (me "bekimin" e Kishës Ortodokse) nuk kursejnë as popujt e tyre), që qartazi kanë simptome shumë të rënda të "kancerit psikologjik", në mentalitetin e tyre, në "kulturën" e tyre politike lidhur me trojet dhe popullin shqiptar.
Ndodhet këtu një fenomen shumë interesant:
-faktori ndërkombëtar na "trumbeton" e na "rrahë daullet" se shqiptarët duhet të pranojnë "dialogun" me sllavët.
Por, paraprakisht, duhet theksuar se, me "bombat" luftës psikologjike të nacionalizmit agresiv, me trajtimin e popujve si masë e manovrimeve, Serbia e IRJM-ja dhe Greqia, hedhin poshtë çdo dialog të vërtetë e minojnë çdo fushë të marrëdhënieve korrekte ndëretnike.
Dhe se "fqinjësia e mirë" në Ballkan do të gjente vendin, vetëm e vetëm kur praktikat ndërsyese antishqiptare do të gjejnë fundin e tyre, ashtu si pushtimi e kolonizimi i të gjitha trojeve të Shqipërisë Etnike(!).
Rumani, 17 Mars 2005
Krijoni Kontakt