Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Cili eshte ndryshimi ndermjet LSI dhe LZHK?

    LSI u krijua nga nje pjese deputetesh socialist, qe nuk i kishte zene kolera e korrupsionit.

    LZHK u krijua me deputetet e dale jasht perdorimi te PD .

    --------------

    Cili eshte ndryshimi ndermjet Fatos Nanos dhe Leka Zogut?

    Leka Zogu kerkon te behet mbret, vetem se kishte babane 4 vjet kryeminister te Shqiperise ( perpara se te nderronte kushtetuten dhe te vetshpallej mbret).

    Fatos Nano do te behet mbret i Shqiperise, ne qofte se do rri edhe 4 vjet kryeminister.


    ---------------


    Cili eshte ndryshimi ndermjet Xhoana Nanos dhe Leka Zogut?

    Xhoana Nano fle me Tos Qorrin, per te perfituar pasuri qe nuk i takojne.

    Leka Zogu ben te njejten gje (politikisht), per te rimare pronat qe i takojne.

  2. #22
    Kryebashkiaku Edi Rama iu bëri thirrje socialistëve që të ftojnë për bashkëpunim kandidatët e LSI-së

    Rama: PS të nisë dialogun me LSI

    “Për fitoren e së majtës të mos i kthejmë kurrizin, por fytyrën njëri-tjetrit”

    Shekulli

    TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, iu bëri thirrje socialistëve që të ftojnë për bashkëpunim kandidatët e LSI-së. Ndryshe nga kryetari i PS-së, Fatos Nano, i cili as dje nuk i ndali akuzat përt Metën dhe LSI-në, Rama tha se “vetë Lëvizjen Socialiste për Integrim, si një forcë e majtë që nuk përbëhet nga armiqtë, po nga motrat e vëllezërit tanë me të cilët deri dje ishim nën një çati, duhet t’i ftojmë sinqerisht, hapur, pa asnjë ngurrim, në një bashkëpunim të vërtetë për një fitore të madhe të së majtës e të Partisë Socialiste si shtëpia e madhe e saj”. Rama tha se “nëse sot ne jemi të kërcënuar nga ky rrezik, kjo vjen jo sepse opozita ka rifituar besimin e shqiptarëve, por sepse shqiptarët na duan të gjithëve ne të bashkuar për Shqipërinë e së majtës moderne e jo të ndarë në kampe brenda të majtës që luajnë "e ka kush e ka" fajin”. “Në emër të kësaj kërkese legjitime të shqiptarëve për një Parti Socialiste të rrethuar me aleatë realë e për një të majtë të bashkuar rreth atij programi të madh zhvillimi e transformimi që vetëm Partia Socialiste dhe e majta e bashkuar mund t'ia japë këtij vendi, por njëkohësisht edhe në emër të një përgjigjeje të merituar ndaj deformimit absolut që opozita po i bën votës së lirë të shqiptarëve, procesit zgjedhor dhe vetë imazhit të Shqipërisë me logjikën piramidale, sipas së cilës fut nga penxherja e Selfos një Palokë dhe nxjerr nga dera e Doktorit katër Shabanë. Unë ju ftoj të gjithëve ta fillojmë këtë fushatë të bukur e të vështirë me një hap e hapje reale drejt të gjithë të majtës. Aleatët tanë duhet të ndiehen të gjithë mirë me ne e duhet të inkurajohen që të lenë mënjanë personalizmat dhe marrjen e detit në këmbë, duke fragmentuar forcat, energjitë, vëmendjen e elektoratit. Ka ende kohë për të kthyer fytyrat e jo kurrizin nga njëri-tjetri!”,- u shpreh dje Rama gjatë mitingut për hapjen zyrtare të fushatës elektorale të PS-së në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. “Ka qenë një kohë absurde kur ne, fëmijëve të Tiranës, na mësohej në shkollë se "Dhjetat tona ishin plumb për armikun" dhe kur, më vonë, ne të rinjve të Shqipërisë na thuhej se "Votat tona ishin plumb për armikun". Por nëse në ato kohëra të zeza për lirinë e për të drejtat e njeriut shqiptarët mbanin më këmbë me dijet e me votat e tyre një regjim që ishte armiku më i egër i individit, sot, në këtë kohë të bardhë për lirinë e për të drejtat e njeriut, ne, qytetarët e përgjegjshëm të këtij vendi, socialistë apo progresistë, nuk mund të mohojmë dijet e votat tona duke rikthyer në krye të vendit një kundërshtar të sprovuar të lirisë e të sigurisë sonë. Çdo pjesëtar i familjes së madhe të së majtës shqiptare, çdo qytetar i lirë i këtij vendi, nga Tropoja në Delvinë, ka dijeni të plotë qoftë për atë që përfaqëson kjo opozitë e dështuar, qoftë për rrezikun që i kanoset të ardhmes së vendit nga bjerrja e votave për shkak të përplasjeve irracionale brenda nesh. Prandaj unë u drejtoj sot të gjithëve një lutje për të përdorur urtësisht dijet dhe votën tonë, duke bashkëpunuar me vullnet të mirë e zemër të hapur, kudo ku kjo është e mundur, edhe me kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, - vazhdoi më tej Rama.
    “Kjo që po fillon sot është një betejë që kundërshtarët tanë nuk mund ta fitojnë nëse ne nuk e humbasim.
    Fitorja jonë, fitorja e së majtës dhe afirmimi i kauzës që e gjithë e majta përfaqëson e mbron, pavarësisht ngjyrimeve e dallimeve brenda saj, është një fitore që mund të arrihet vetëm duke qenë të gjithë të fokusuar
    tek e ardhmja, të cilës duhet t’i vemë gjoksin tonë për ta të mbrojtur nga i njëjti rrezik i përbashkët.
    Dhe ky rrezik nuk është sigurisht opozita si koncept e faktor demokratik, por pikërisht dhe konkretisht kjo opozitë, e cila na kujton gjithçka të padëshiruar që kemi përjetuar jo vetëm gjatë qeverisjes së saj, po edhe gjatë qëndrimeve të saj të gjata në rrugë si opozitë e benzinës dhe tritolit apo në Parlament si opozitë e sharjeve, shpifjeve e sherreve pafund”,- vazhdoi ai.

    Opozita
    Në vazhdim të fjalës së tij Rama tha se “kjo punë kolosale nuk ka mundur gjithsesi të ndryshojë faktin e thjeshtë se për sa kohë në krahun tjetër do të ketë një kandidat për kryeministër që angazhoi një aleancë ushtarake të komunitetit ndërkombëtar për ta luajtur nga karrigia, pasi shkretoi shtëpinë tonë të përbashkët, as e ardhmja nuk është ende e garantuar - dhe ne jemi këtu për ta garantuar atë me fitoren tonë – e as rreziku i kthimit mbrapa nuk është ende i shmangur - dhe ne jemi këtu për ta shmangur atë me fitoren tonë.
    Qysh sot nis faktikisht një ballafaqim i madh tridhjetëditor mes dy vizionesh krejt të ndryshme për Shqipërinë e këtij shekulli të ri, mes dy forcash krejt të ndryshme në përqasjen ndaj problemeve të vendit, mes dy kohësh krejt të ndryshme që shqiptarët do t’i peshojnë me votën e tyre”.
    Sipas tij, qysh sot shqiptarët janë thirrur zyrtarisht të zgjedhin mes të ardhmes dhe të kaluarës, mes socialistëve e progresistëve që e sollën Shqipërinë në normalitetin e sotëm dhe demokratëve e revanshistëve që e zhytën Shqipërinë në kaos, mes frymës së ndryshimit që karakterizon të gjitha vitet e qeverisjes socialiste dhe çrrënjosjes së kësaj fryme ndryshimi përmes rikthimit të qeverisjes në duart e dështakëve të mëdhenj të vitit '97.
    “Kjo është ora e zgjedhjes së madhe mes të ardhmes që mbrohet e përfaqësohet prej nesh, jo vetëm me fjalë, por me vepra, fakte, shifra dhe pamje që flasin vetë në të katër anët e Shqipërisë dhe të shkuarës që rishfaqet përpara nesh me alibinë e kohës për ndryshim e me fytyrën e pandryshueshme të udhëheqësit të opozitës, e cila duhet t’u kujtojë të gjithë shqiptarëve se asgjë nuk është më e vlefshme sesa liria dhe siguria ku jetojmë sot. Të tjerat rregullohen të gjitha dhe të gjitha do t'i rregullojmë!”, - tha Rama.
    Sipas tij, e vërteta është se kërcënimi i lirisë dhe sigurisë është sot për shqiptarët e Shqipërinë më i madh se asnjëherë tjetër qysh nga viti '97, sepse kjo opozitë e pareformuar dhe e uzurpuar nga i njëjti person është sot më pranë pushtetit sesa asnjëherë tjetër qysh atëherë.
    Duke vazhduar, Rama tha se dasitë, sherret, gërr-mërret dhe personalizimet e skajshme të mosmarrëveshjeve brenda familjes së madhe të së majtës kanë bërë të tyren, duke zbehur padrejtësisht suksesin tonë të padiskutueshëm, duke konsumuar pa mëshirë energjitë tona, duke relativizuar pa masë fuqinë tonë të pakonkurrueshme.

    Tirana
    Duke folur para mijëra simpatizantëve të PS-së, Rama tha se në Tiranë ne kemi një detyrë të përbashkët, si Parti Socialiste, si aleancë e majtë, si kandidatë, si mbështetës apo simpatizantë të së majtës: Të jemi jo vetëm lokomotivë e transformimit të madh të vendit, por edhe lokomotivë e fitores së 3 korrikut dhe e zmbrapsjes së kësaj opozite, e cila, gjatë qeverisjes së saj, mu si një hordhi barbare, i bëri kryeqytetit tonë atë që s'ia kish bërë asnjë pushtues!
    Sipas tij, për kryeqytetasit, më shumë sesa për këdo tjetër nëpër Shqipëri, kjo fitore nuk duhet të shihet si fitorja e një partie apo kampi politik, por si fitorja e një kauze që këtu në Tiranë i tejkalon më qartë e më dukshëm se kudo tjetër partitë dhe kampet politike. Sepse këtu në Tiranë, unë dhe Partia Socialiste, me mbështetjen e vyer të të gjitha qeverive socialiste e progresiste nga viti 2000 e deri më sot, jemi bërë flamurtarë të një politike që nuk i ndan njerëzit në të majtë e të djathtë, në socialistë e në demokratë, në vendës e të ardhur, në tanët e të tyret, por që i sheh të gjithë si pjesë të çmuara të një komuniteti ku sakrificat dhe frutet e suksesit ndahen mes të gjithëve, nga qendra deri në Kodër-Kamëz apo në Kodrën e Priftit, në Kombinat apo në Allias, në Bregun e Lumit apo Sauk e Selitë.
    “Këtu në Tiranë është më e qartë e më e dukshme se kudo tjetër domethënia e këtyre zgjedhjeve: Me një mandat të tretë të Partisë Socialiste dhe me fitoren e kandidatëve të saj në Tiranë, Tirana do të vazhdojë punën me forca të trefishuara, ndërsa në të kundërt, në Tiranë do të fryjë era e kthimit mbrapsht, era e pengimit me çdo kusht e mjet të punës së Bashkisë së Tiranës, era e hakmarrjes dhe verbërisë që karakterizon këtë opozitë, e cila vetëm dy vjet më parë ndërmorri një nismë lincimi të mirëfilltë mbi Bashkinë e Tiranës, duke treguar hapur pamundësinë e saj për të bashkëjetuar me pasqyrën që ne i kemi vënë përpara asaj dhe të gjithë dembelëve e parazitëve rrotull saj, përmes suksesit tonë tashmë të njohur
    e të pranuar edhe nëpër botë”, - tha ai.
    Sipas Ramës, Tirana e sotme është një pasqyrë ku politika e vjetër dhe përfaqësuesi i saj më skandaloz, kandidati për kryeministër i opozitës mund të shohin vetëm paaftësinë e tyre të pashoqe. Duke votuar kundër çdo kandidati të opozitës në të dymbëdhjetë zonat e Tiranës, bashkëqytetarët e mi do të votojnë në mbrojtje të qytetit tonë nga një rrezik real, konkret, i pamohueshëm dhe i patejkalueshëm, përveçse me humbjen e opozitës në këto zgjedhje. Ndërsa duke votuar pro kandidatëve tanë, ata do të votojnë për një përfaqësi deputetësh që në Kuvendin e Shqipërisë do të mbrojnë me përkushtim e profesionalizëm interesat e Tiranës e do të mbështesin zhvillimin e komunitetit të saj.

    Apeli për të dhjathtët
    “Dua t'ju bëj një apel nga kjo tribunë të gjithë atyre bashkëqytetarëve bindjet e të cilëve janë apo anojnë djathtas: Kundërvotojeni kandidatin për kryeministër të opozitës dhe çojeni në shtëpi, në mënyrë që të ketë një të ardhme edhe për të djathtën shqiptare, në mënyrë që të ketë një opozitë reale edhe në Shqipërinë e shekullit XXI, në mënyrë që përpjekja e të djathtës për të ardhur në qeverinë e këtij vendi të mos i ngjallë askujt kujtime të hidhura dhe që viti 1997 të mos jetë më një çështje për politikën.
    Unë dua që bashkëqytetarët e mi të djathtë të më besojnë se sikur në anën tjetër të mos ishte paaftësia dhe boshllëku i madh demokratik që përfaqëson me qenien e vet kandidati i opozitës për kryeministër, do të kisha qenë pa asnjë ngurrim në një mendje me ata që thonë se ka ardhur koha që socialistët të konsiderojnë lëshimin e timonit. Por fare sinqerisht u them sot se liderit aktual të opozitës nuk i lihet dot në dorë jo timoni i vendit, po as çelësi i banjove publike të qytetit!”, - iu drejtua Ramq votuesve të PD-së.
    Sipas tij, një jetë politike shqiptare pa Doktor Kopin do të çlironte energji pozitive të jashtëzakonshme dhe do ta ngrinte debatin politik në një nivel të ri. Kurse një Shqipëri me Doktor Kopin në krye të qeverisë do të ishte shprehja më e rëndë e pafuqisë sonë për të shkuar përpara, sinjali më i keq që do t'i jepnim familjes euroatlantike dhe një kthesë absurde drejt një rruge të shtrembër, të rrezikshme e plot të panjohura.




    05/06/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 05-06-2005 më 06:06

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qazim.. pergezime per shkrimet dhe mendimet interesante qe sjell..

    edvini si nje nga gllaberuesit e Parase se popullit dhe nga me te thekurit e dinaket me te paskrupullt ne kte zanat.. eshte natyrshem dhe nje nga me tmerresisht te interesuarit qe pushteti te qendroje ne duart e Mafies ..asaj mafie qe e mori si nje cop pederi thonj palare e hajdut ikonash nga Parisi dhe e vuri hajdut minister..

    Ai nuk do shperberje ne Radhet e Mafies PS-iste prandaj dhe nuk i bindet inatit nanoist ne kte pike qe Ilirin ta leje jasht gardhit..

    ai i do votat e Metistave sepse dhe ata jan edepsezë si ai.. dhe ata jan te hurit e litarit si ai..
    edvini ka frik nga humbja..
    ai e di se nje dit pa Bunkerin personal..bashkine e Tiranes te mbrojtur nga kucedra Ps..ai vete ne biruc si hajdut miljardash por dhe si regjisor vrasjesh..

    edvini eshte mik me arapo-shytet vrasesit e njohur..
    mik me Meten mega hajdutin qe e furnizonte Edvinin kur qe krieminister .. me miljarda shteti e te cilat i ndanin bashke.. ai per kontot e Monikes ki per te Rudinkes..
    edvini eshte fuksi i Nanos se pa ate ai shterron ne minute..

    Enveristet presin ndonje pensionim te Nanos qe menjihere te shpallin Edvinin ENVERIN e Dyte..


    ..
    Na dul dhe i gjo e re.. kur thoshte i ngrati bab Myslym qe u dhi ne brek prej Enverit 40 vjet rresht..
    Dhe Dashi .. cuni i i Babes Myslym Peza ka dal kandidat per Partine e te birit te Gestapovacit Hasan Ceka neritan Cek Xhepaxhi Katesh Nanosit ..

    Bab Myslymi e hengri 40 vjet turpin me buke qe e dinte se Dulla ja vrau mikun e shpise Miustafa Gjinishin dhe ai u bo pul e su ndi zani ciu miu..
    Dhe i biri dallkauk Dash Peza dashnori budall i Edvinit.. po ha turpin me Buk dhe Pezen fisnike po ja dhuron Mafies qe vrau Azem Hajdarin dhe Mustafa Gjinishin..
    Vrases e spiune servile e dallkauke kane gjetur cadëren..(ombrellon) kur thon leberit..tek PS..ja..
    he me ju lumte..

    Na duall tani dhe i ngrati Keno Shehu i biri Mehmetit..
    Nashti dhe i ngrati Skender i Shehlereve del me purteke gerxheve te Vjoses per te shkundur ullinj ne "pronat e Babit".. per ke do thoni juve..

    Per Agraren eshte gjoja filmi por e di mire Skenderi se Agrarja eshte deg e PS-se.. e asaj PS-je qe ka si kumbar Ramiz Aline.. ate Ramiz qe.. Skenderin e mbajti birucave.. Babane ja coj ne Vet vrasje.. Memen..ne kancer e ne vdekje.. e te vellane ja karbonizoi ne korent e bashkimin vllan e vogel e la pa femij e familje..
    Pra Skenderi i Fiqeret Shehut (kinse i Xhuvelit) behet pa nevoje.. me legen se Lek Zogu e del te shkunde dardha e fiq per Partine e Punes qe e genocidoi shtazerisht..
    Ate Parti qe ja shkaterroi Dashurine Skender Shehut .. ate Parti qe ja morri lirine e gjysmen e Jetes.. del Partizan ta mbaje gjalle ne Pushtet i biri i Mehmetit.. duke bredhur mallakastres e Tepelenes bolshevike..
    Mallakaster e xhelateve dhe sahanlepiresve.. do na jape cfaqje deri me 3 korrik..

    Mirnjohja..

    u desh Azem hajdari te dilte e tu jap Lirine miljona shqiptareve mes tyre dhe Skenderit por Skenderit dhe dicka vec Lirise.. dhe te drejte per te gjetur Nenen e tij qe ja kishin perdhunuar dhe te vdekur duke e degdisur baltrave te Torovices..

    Vetem Me PD-ne ne pushtet u be u mundur te jetoj i Lire Skender Shehu biri i dy partizaneve.. dhe me Pd-ne mori dhe lejen e mundesine te gerrmoje gerxheve ku PPSH-ja (per te cilen do luftoj Kenua tani..) vidhiste armiqte e saje..e te gjeje eshtrat e babes dhe nenes e te vellait.. dhe si shperblim ai merr purteken e cobanit te shkunde kumbulla per partine e Punes se Nano Ruc Xhuvelave..

    jazek..

    ----------------------------------------------





    shekulli shkruan..



    Kandidati i PAA-së në Tepelenë, Skënder Shehu, shpjegon arsyet përse vendosi të kthehet nga Suedia për të kandiduar për Partinë Agrare në Tepelenë

    Djali i Mehmetit: Pse hyj në politikë

    Skënder Shehu: Jam angazhuar me Partinë Agrare sepse kërkoj zhvillimin e bujqësisë

    Robert Rakipllari

    TIRANE – Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, e ka nisur seriozisht fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit 2005. Ai nuk ka asnjë lloj kompleksi që kandidon për një parti të vogël dhe në koalicion me socialistët, pasi është i binur se bujqësia dhe blegtoria janë dy shtyllat ku duhet të mbështet zhvillimi i vendit. Skënder Shehu duket se i ka të qarta dhe hiletë e sistemit zgjedhor, listën proporcionale dhe shanset për t’u bërë deputet i sheh të mira. I pyetur nëse fakti që është djlai i ish-kryeministrtit Shehu, një personazh ende i adhuruar në zonën ku tani kandidon djali i tij, Sknëderi thotë se babai i tij njihej për këmbënguljen dhe për faktin që i çonte gjerat deri në fund. Këto cilësi Skënder Shehu mendon se i ka të trashëguara nga i ati.
    Z. Shehu, ju keni pranuar ofertën e një partie të vogël si Partia Agrare Ambientaliste për të kandiduar për deputet në Tepelenë. Përfshirja juaj në politikë ka lidhje me ndonjë ambicjen tuaj politike apo me një ftesë personale që nuk mund ta refuzonit?
    Mesa duket, ne kemi një këndvështrim të ndryshëm në këtë pikë. Vërtet Partia Agrare Ambientaliste është një parti e vogël, por, nga ana tjetër bujqësia është një nga shtyllat kryesore ku është mbështetur ekonomia jonë tradicionalisht. Me shekuj bujqësia – së bashku me blegtorinë – duke qenë një nga shtyllat ku është mbështetur ekonomia jonë kombëtare, është zhvilluar me një proces natyral. Para luftës kjo kishte arritur një zhvillim të caktuar, por kishte nevojë për një modernizim.
    Në një pikë të caktuar, ky zhvillim natyral u ndërpre duke u bërë një kolektivizim i sforcuar. U krye një modernizim i kësaj dege, por jo në rrjedhën normale të zhvillimit. Vërtet u bë një investim kolosal në bujqësi, por fshatari nuk i përfitonte direkt frytet e punës së tij. Edhe në kohët më të mira fshatari gëzonte vetëm një pjesë të këtyre fryteve. Prodhimi bujqësor u rrit në disa sektorë, por gjendja e fshatarit u vështirësua. Midis të tjerash, edhe kjo çoi në rrënimin e atij sistemi.
    Pra, në një moment tjetër të caktuar rrjedha e zhvillimit e prodhimit bujqësor ndryshoi përsëri. Mbas viteve 90-të e gjithë infrastruktura që mbështeste prodhimin bujqësor u shkatërrua. Fshatari mori token, por nuk kishte infrastrukturë që ta përkrahte prodhuesin individual fshatar dhe prodhimi bujqësor e blegtoral ra në mënyrë drastike.
    Unë mendoj se një nga pikat prej nga duhet të fillojë efektivizimi i ekonomisë sonë është pikërisht sektori bujqësor – duke përfshirë këtu edhe blegtorinë, siç thashë. Gjatë këtyre 13-14 vjetëve është bërë shumë pak për këtë sektor. Është pikërisht koha për t’i kushtuar vëmendjen e duhur këtij sektori. Dhe unë mendoj se Partia Agrare Ambientaliste mund dhe duhet të kontribuojë më tepër se çdo forcë tjetër në këtë drejtim. Prandaj edhe unë jam angazhuar si kandidat i kësaj partie. Mendoj se nëpërmjet programesh të ndryshme zhvillimi ky sektor mund të stimulohet. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale të fqinjëve tanë janë të njohura, kurse tonat pothuajse inekzistuese. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu dhe nuk ka pse të jetë gjithmonë kështu.
    Keni pasur më parë ftesa nga parti të tjera politike dhe si keni vepruar?
    Nuk mund të them se kam pasur. Kam pasur nja dy herë sugjerime për të kandiduar si i pavarur, por nuk e kam quajtur të përshtatshme.
    Partia Agrare, nën siglën e së cilës ju kandidoni, është një parti e majtë në koalicion me Partinë Socialiste të Fatos Nanos në pushtet. Kandidimi i juaj me këtë parti do të thotë se ju keni bindje të majta dhe pse?
    Partia Agrare Ambientaliste është bashkuar në atë koalicion pasi ajo e sheh mundësinë e realizimit tërësor apo pjesor të programit të saj në kuadër të atij koalicioni.
    Unë jua shpjegova më sipër se jam pozicionuar në mbështetje të prodhuesit të vogël, por edhe të mesëm të fshatit. Jam gjithashtu për një mbështetje sociale brenda mundësive të shoqërisë.
    Por ju duket keni një mënyrë interesante të etiketimit të personave dhe partive. Unë do të do te doja që së pari partitë e majta shqiptare të kenë një program të qartë të majtë, partitë e djathta një program të qartë të djathtë dhe ato të qendrës një program të qartë të qendrës…
    Duke pasur parasysh se Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë tetë vjet në pushtet dhe qeverisja e tyre është kritikuar mjaft për korrupsion, a mendoni se do ta keni më të vështirë fushatën tuaj duke ditur se në zonën tuaj keni aleat Gramoz Ruçin, ish-ministrin e fundit të Brendshëm të regjimit komunist?
    Partia Socialiste ka vendosur në atë zonë një nga kandidatët e saj më të fortë. Rastësisht edhe partia që unë përfaqësoj ka vendosur një kandidaturë të fortë. Unë jam i hapur ndaj gjykimit të elektoratit të zonës ku kandidoj dhe besoj se po ashtu është i hapur ndaj këtij gjykimi edhe kandidati socialist. Por unë mendoj se situata nuk është ashtu sikurse lihet të kuptohet nga pyetja juaj.
    A mendoni se fakti që jeni djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu do të ndikojë që ju të merrni sa më shumë vota për Partinë Agrare në Tepelenë, apo fushata juaj do të mbështetet në një strategji konkrete? Cila është aja strategji, nëse ekziston?
    Ka një aspekt të punës së babait tim të cilin e pranojnë të gjithë dhe që nuk kam dëgjuar të kundërshtohet prej ndokujt. Kjo është këmbëngulja e tij në realizimin e angazhimeve të marra dhe çuarja e këtyre angazhimeve deri në fund. Kjo ndikon.
    Ata që më njohin e dinë se edhe unë e kam një këmbëngulje të tillë – natyrisht për çështje më të vogla. Nga ana tjetër, unë nuk e di nëse kjo këmbëngulje mjafton në një angazhim politik pasi unë politikën shqiptare e njoh vetëm së jashtmi, por ai tipar i babait tim ndikon midis të tjerash.
    Ndërsa lidhur me strategjinë e fushatës unë përpiqem të shpjegoj pikëpamjen time për zhvillimin e sektorit bujqësor, siç shpjegova shkurtimisht më lart.
    A mund ta shpjegoni pak më me hollësi se si e shihni ju zhvillimin e kësaj zone?
    Megjithëse sikurse përmenda më sipër, për përkrahjen e sektorit bujqësor shumë pak është bërë gjatë këtyre 13-14 viteve, vihet re se ka përpjekje nga vetë fshatarët për efektivizimin e prodhimit bujqësor e blegtoral. Por një nga problemet kryesore që e frenon zhvillimin e këtij sektori mendoj se është mungesa e një tregu për shitjen e prodhimeve, pra pasiguria e një investimi, si dhe një kreditim me kushte jo të favorëshme. E di se ka programe që i integrojnë të dyja këto aspekte dhe do të shoh mundësinë e realizimit të një programi të tillë.
    Nuk duhet lënë në harresë dhe bukuria natyrore e luginës së Vjosës, por kjo ndoshta është për pak më vonë.
    Si ju duket se po zhvillohet fushata elektorale në Shqipëri, duke pasur parasysh se ju vini nga një vend me traditë demokratike si Suedia?
    Ndryshimi kryesor midis zgjedhjeve këtu dhe në Suedi apo në cilindo vend tjetër me demokraci të zhvilluar mendoj se është fakti që votuesi në ato vende ndikohet “indirekt” nga rezultati i votimit. Kurse këtu votuesi perveçse indirekt, ndikohet edhe “direkt”, prandaj mendoj se edhe zgjedhjet janë më të ashpra.
    Që ta sqaroj. Atje zgjedhësi voton për programe në bazë të interesit të shtresës të cilës i përket. Ai mund të votojë një parti në bazë të propozimeve që bën ajo për taksat, reformen shëndetësore ose arsimore apo diçka tjetër. Por pas perfundimit të votimeve ai është përsëri në të njëjtën punë, qoftë nëse fiton partia për të cilën votoi qoftë nëse humbi. Kurse këtu nëse fiton apo humb njëra apo tjetra parti një pjesë votuesish mund të fitojë apo të humbasë vendin e punës.
    Ky mendoj unë se është ndryshimi kryesor, por pastaj ka edhe mjaft ndryshime të tjera. Në Suedi zbztohet një sistem proporcional i pastër. Votuesi njoftohet për qendrën e votimit disa javë para votimeve duke iu dërguar një kartë me të cilën paraqitet në zonën e votimit kështu që nuk ka çrregullime ditën e votimeve. Kresorja besoj se është që votuesi interesohet të shprehë vullnetin e tij dhe mandej as që i shkon ndër mend se vota e tij do të manipulohet.




    06/06/2005


    ---

    Skënder Shehu: Jam angazhuar me Partinë Agrare sepse kërkoj zhvillimin e bujqësisë..

    bujqesine e sateme .. ske turp..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-06-2005 më 15:54

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Brari

    Une megjithese nuk kam lidhje me asnje relegion ( arsyeja : kam lindur ne Shqiperi mbas 1967) po citoj Krishtin e kryqezuar:

    "Fali Zot se nuk dine se cfar po bejne"


    Kete shprehje po perdor edhe per Skender Shehun.
    ----------------------------

    Ai dhe Bashkimi jane nga figurat me tragjike shqipetare.

    Bashkimi vetem ne Spanje. Skenderi vetem ne Suedi.
    Njeri pa njeri.

    Le te vij dhe te kaloj pak merzitine, ne kete gjurulldine elektorale.



    Ka ne kete fushate me dhjetra njerez, qe duhet tju vij turp per ato qe po bejne. Fillo tek Leka Zogu dhe mbaro te fshatari me i humbur i Pukes apo Mirdites ( qe megjithese e la partia 50 vjet te luante kukamshefti me arushat, neper ca gerxhe e rrepira ku edhe dhia eger bie dhe thyen qafen, perseri voton per burrin e asaj cupkes qe i njeh pleqte e Athines nga era e koqeve)

    Nuk eshte Skenderi as i pari dhe as i fundit.

    -------------------------

    Tek e fundit. Ne nje parlament ku do futet Neritan Ceka, Lufter Xhuveli, Skender Gjinushi, Paskal Milo, apo edhe Arben Imami, le te futet edhe Skender Shehu.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. Rëne van der Linden: Rekomandimet tona për qeverinë Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  4. Ismail Kadare: Mesazhi im për Qeverinë
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 10:59
  5. Deputetët e PDR votojnë për qeverinë Nano
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-08-2002, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •