Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD

    Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD

    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Ilir Meta, kryetari i LSI duket se ka një plan për të mbështetur krijimin e një qeverie të PD pas zgjedhjeve. Dhe pse para pak ditësh Meta deklaroi në një miting se "të ndalet ardhja në pushtet e Berishës", ai nuk ka përjashtuar mundësinë e një mbështetje me anë të votave në Parlamentin e ri për t'i dhënë mundësi qeverisë së re të Berishës si kryeministër, por pa marrë pjesë në qeverinë e PD-së.Moskthimi i Berishës është linja zyrtare e LSI-së. "Vendi nuk mund të lihet pa qeveri", ky është komenti që bëhet nga brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo quhet mbështetje nga jashtë, por pa marrë pjesë në qeverisje. Mbështetja bëhet me votat pro qeverisë kur Berisha të kërkojën votëbesimin në Parlament. Çështja është diskutuar edhe gjatë një takimi të përfolur mes Metës dhe Berishës, thonë burime të pakonfirmuara plotësisht. Në LSI nuk e mohojnë aspak faktin se ideja e një mbështetje me anë të votës në momentin e votbesimit të qeverisë së PD është diskutuar në mes krerëve të LSI. Sipas burimit qëllimi nuk është thjeshtë bërja e vendit me qeveri por krijimi i kushteteve për të larguar nga skena politike dhe nga PS, kryetarin e saj Fatos Nano. Plani i supozuar në LSI, parashikon që vendi të hyjë në zgjedhje të parakohshme në vitin 2007 kur Presidentit Moisiu t'i përfundojë mandati i tij. Për shkak të pamundësisë të krijimit të ndonjë koalicioni që të ketë 2/3 e votave në Parlamentin e ardhshë, çdo kandidaturë e re për Presidenti do të dështojë. Sipas Kushtetutës, nëse nuk arrihet konsensusi atëherë vendi hyn në zgjedhje të parakohshme. Ky projektplan i drejtuesve të LSI, në veçanti i Ilir Metës nuk gjen mbështetjen e duhur te emrat e tjerë të kësaj partie. Ata thuhet se janë dakort deri në momemtin kur mendohet se gjithçka bëhet për të nxjerë jashtë loje Nanon, e pas kësaj mbase për të ribashkimit të së majtës në një forcë të vetme e cila do të fitojë zgjedhjet e parakohshme të vitit 2007. Por janë kundër për faktin se mund të përballen keq me elektoratin e majtë gjatë zgjedhjeve të vitit 2007. Socialistët e LSI nuk do të pranonin që të rivotonin një forcë politike që bëri të mundur kthimin e Berishës dhe të PD-së në pushtet. Ata e quajnë thikë me dy presa këtë plan për t'i dhënë mundësi Berishës të krijojë qeverinë e re pas zgjedhjeve. Rezultatet e sondazhit të organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan tregojnë se të majtët qëndrojnë në pushtet vetëm nëse PS dhe LSI bëjnë aleancë. Nano dhe Rama bëri ftesë disa herë për këtë forcë politike por përgjigjia e Metës ishte e prerë. Jo. Një zgjidhje tjetër që vjen po nga LSI është një aleancë e mundshme mes PS dhe kësaj force politike por me një kusht. Jo më me Nanon. Kryeministri aktual nuk duhet të jetë as në qeveri dhe as në parti. Për të arritur këtë qëllim, kryetari i LSI ka menduar edhe një plan që parashikon dhënien e votave në Kuvend për qeverinë e re të PD-së drejtuar nga Sali Berisha. Kryetarit të PD do ti duhen edhe shumë vota të tjera që të krijonë qeverinë edhe sikur të fitojë zgjedhjet. Përplasja mes forcave politike në këto zgjedhje do të bëjë që asnjë forcë politike të mos arrijë shifrat për krijimin e qeverisë. LSI sipas sondazhit të NDI fiton deri në 11 përqind të votave duke u bërë kështu një forcë e cila ka në dorë miratimin apo rrëzimin e çdo kabineti të ri qeveritar pas zgjedhjeve. Me afrimin e ditës së votimit por më saktësisht me daljen e rezultateve të zgjedhjeve do të mësohet përfundimisht se për cilin do të votojë grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    G.Shqiptare
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Per mendimin tim LSI-ja eshte nje parti serioze, dhe ndryshe nga te tjerat ka shetitur gjithe Shqiperine ne takime me popullin. Sa per alenca, LSI-ja do te bej me ke te ndjehet me e favorizuar

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo eshte loj e GSH-se, gazetes se Bollinos qe cdo dite trumbeton "mrekullite" e hajdutit RAm edvin..e sukseset ne gersher-shirit prerje te sheik Nanos..

    LSI eshte kelishe e PS-se dhe aty do p.jerdhi se ska se si te bej ndrishe..
    Ne ate parti bejn pjes enveristet e falangave me fanatike te partis Punes.. bejne pjese hajdute e kriminele sikurse Klosi urdher-zbatuesi i Nanos qe vrau Azem Hajdarin.
    lir Meta eshte krijuesi i Modelit Edvinian te hajdutit e burokratit stalinist me kemisha te verdha alla Dali Pikaso.. por me shpirt stalinist.

    Edvin Rama miljardat e para qe i vodhi i ndau me Kryeministrin Meta dhe ketu pikerisht filloj grindja me Robert Cumcakiza e Thonjpalare hajduta..
    Monopolistet nuk i shpiku vetem Nano por dhe Ilir Meta..
    Cacet e Duraket Kokat e Dukat Edvinet e Blendat ishin te Metes e tash vec kan ndryshu pozicionin e vend-uljes se mollaqeve.. dikur uleshin ne preher te shtangistit e dorzonin "te dhjetat" tani i dorzojn tek Nanosi..

    gjinushi, ai Agrari servil.. Milo qeflliu i studenteve, krimineli e biri i spiunit te gestapos e sigurimit Cek neritani , demeti, cupi, Mejdani, Zabiti, idajet Beqiri, Koc Dano, adnan qatipi i enverit , ca ballo-zogiste qe votonin Nanon etj etj.. me gjith Lir met e Tak braho e Xhuf e muf.. e Klos e Broz e tj.. e ca uruca te shkodres qe jan ba tash dhe capa-jev-Lika etj e plot plot artiste ish spiune e ka.rak.urva artiste populli qe mbushin hotel bordellot ku qeras Xhoan Sheikja.. jan kelish te nje krokodili..

    Jan panterat e 97-tes..

    Pejk..

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Brari

    Sa i sigurte qe qenke mer lale, si me i pas pergju...

    Pa te Keq

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ke degjuar ti cun kur thot populli "ajo ben muuuu"..

    dhe e perdor ne ato raste kur dikush nuk bindet per dicka dhe i tregojn nje fakt a nje shembull qe ta bindin e ky fakti e shembulli eshte i DUKSHEm..i QARTE.. dhe populli per ta then thjesht e pa llafe te bukura thote.. Ajo ben muuuuu ne kuptimin eshte Si LOPA qe eshte e madhe e duket e jo si nje milingon qe mezi duket..
    nejse..

    qe thua ti nuk ka nevoje per pergjime te ca gjerave..

    vete nje polic te berberi e berberi e pyet nga te kemi..ku je me sherbim.. sa kalamaqer ke e sa e ke rrogen etj..e ja cau koken me pyetje policit e polici tha me vehte.. o po do i bënj dhe un ca pietje ketij se me merziti..
    dhe i thote polici berberit.. po ti c'pun bën zotrote..

    qe thua ti mor cun.. ka ndodhur nje vrasje ne shqiperi.. Kan vrare Azem Hajdarin..

    e vran pa gjyq pa paralajmerim..ne pritë ..ne kurth te pa bese..

    ne se je cun i mire e do ti dallosh te miret nga te keqijte ne Shqiperi e Kosove.. ke nje Lakmus (si ai i Kimise) si testues universal..

    pyete tjetrin.. je me azemin apo me Jahon..
    je me femijet jetim te Azemit apo me ustallaret e Jahos..
    Pra je me Parimin se dikush mund te denohet vetem me ligje e gjyqe institucionale apo je per vrasjen me plumb e tritol pa lajmerim..pa vendim gjyqi e ne te pabese..

    Kjo dallon sistemet nga Demokratike ne diktatoriale..

    Ne LSI mbahet si Thesar nga antaresia e LSI.. qe kan ne gjirin e tire te ngrohte shokun e dashur Tos Klos..

    Kaq mjafton per mua ti ve noten ne mendjen time LSI-se e PS-se e kelysherise se Tyre..

    Pse do thuac ti..
    Kishim dyshime si e qysh e pse..
    Por nje dizaj .. se gjerat vijne si rrufeja ne qiell te hapur.. vet Nikolla i Lesajve..njeri nga qaf thyersit e Berishes me 97.. na njohu me nje bisede..
    Biseda e Shekullit eshte ajo per mua.. Biseda NANO-ABDI..

    Aty mes tjerash Nanua i thote kamariereve.. ik o pirdhu..
    cdo socialist me nje fare njohjeje per Nanon si person e di mire se AI ashtu u thote Njerzve.. ik pirdhu..ik o shker..dhate.. etjetj.. dhe ashtu u thote dhe te vetve qe i mban prane.. Xhepi eshte k.oqe kandari..Namikut ja tredh l.oqet.. etjetj..
    Pra ajo bisede eshte origjinal dhe ne kte bisede Tosi i thote mikut te tij Abdi.. nje kriminel stalinist i mirnjohur ne publik.. se ka varur Poete ne prag te renjes se Murit.. pra Tosi e di me ke flet aty..
    qe.. i kam thene atij Klosit..qe eshte intrig e gjalle qe ta coj ne te semes ate..Azem hajdarin..etjetj..

    Kjo eshte gjeja me alarmante qe kam lexuar.. por aty ka dhe tjera gjera.. te cilat jan Celsi i te shpjeguarit te Krimeve te bandave Enveriste Kosovare aleate te Ps ..ne keto 8 vite te tmerrshme..

    Tani ti mor cun.. ne se te pelqejn vrasjet mbas shpine te Bashkatdhetareve te tu.. e ke rrugen te haputr te simpatizosh Klos e Nanos..

    Ne se je ndopak me ndjenja humane.. e ke perseri rrugen e hapur te gjykosh te miren e te keqen.. dhe.. ne se je i mire ke rast me kto "Lakmusa e epruveta" qe ti tregova te dallosh cilindo shqiptar se cfar brumi eshte e cfar profili ka.. jo vetem si person por dhe si SOj e sorrollop..

    nji dhe një bejne di ose dy..pik ska tjeter alternative..

    Keto ti thac ty po dhe gjith te tjereve ti lexojne..

    Po do thot ndonjeri.. e mo mir ja bene Azemit..

    Mirpo ato i thone Kriminelet ose ata..qe...

    Nuk e dine se cfar eshte AZEMI..
    AZEMI eshte perfaqsues i asaj plejade studentesh qe ja hoqi te drejten per pushtet Absolut PPSH-se..
    Kaq mjafton..
    e Ca pastaj..do thot ndonjeri a ndonjera..

    hmmm ketu prap kemi nje filozofi..

    Beri nje vjershe nje cun Librazhdi.. ne vitet Thanas Nano Agolliste Fehmi Abdiste..
    E muarren i ngjiten ca bishta dhe e pushkatuan..

    e pushkatuan se ajo parti..ajo Byro pra (jo antari i thjeshte i Partise) nuk pyesnin as per lot Nenash as per Helsinki..
    ven ca cuna (mosha jote o 21-esh ) e i hipin kraheve e me not duan te kalojn detin.. te ikin nga burgu enverist.. i kap partia dhe sekretari partise se sarandes.. sot kryetar i partise se ..x y.. nje far Dano Koco dhe u thote puntoreve te portit te Sarandes., merrni lopatat e cajani kokat ketire tradhetareve.. pastaj lidhini me kavo prapa zetorit e shetitini neper qytet.. qe ta marrin vesh se cte punojme neve po qe se ndonjeri do te arratiset..
    Tani ne kte Forum jan te tere te ARRATISUR jashte Shtetit.. po te gjykonim me Kutin Enverist..
    Por asnjerit nuk i lidhet zinxhiri e nuk i internohet fisi..

    Pikerisht ne kte Ndryshim ka Rolin e tij AZEM HAJDARi..
    Prandaj ai do nderohet nga ata qe nderojne principet universale te humanizmit.. dhe e kunderta do te urrehet nga perbindeshat e soji i ndyre..

    Prandaj krokodilet dine ku te antaresohen..
    Pikerisht ne strofullat ku rrijne kriminelet e Enverit..

    Keshtu i shikojne gjerat NJerzit..

    Prandaj dhe dallohen qarte Partite sot..sepse ka LAKMUs qe eshte dor me nji per sejcilin e sejcilen..Njeri apo Parti.. qofte..

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ka shume te drejte Brari.

    Ja po tregoj nje shembull ne familjen time.

    Daja dhe tezja ime jane kunder Nanos dhe me simpati ndaj Sali Berishes dhe PD-se .Atehere kur ne Shqiperi ishte debati Nano-Meta ,ata normalisht u rrjeshtuan ndaj Metes.Dhe harxhuan shume energji per kete , sa mund te thuash pa dashur se u bene metiste.

    kete lloj elektorati do qe te terheqe Meta !!!

    Kjo eshte nje loje e PS . Kjo u duk qarte edhe ne kongresin e PS, ku Nano megjithese i shau LSI ,i ftoi ata te qeverisnin se bashku.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Profil i nje mafiozi..

    balkan vebi shkruan..

    TIRANE (14 Maj) -Levizja Socialiste per Integrim do te organizoje sot ne oren 18.00 Sheshin Skenderbej nje miting qe pretendohet te jete i madh. Per organizimin e ketij mitingu electoral LSI po punon prej ditesh me synimin e organizimit te nje takimi te madh elektoral. Deri me tani sheshi Skenderbej ka qene "prone" e dy forcave te medhaja politike te cilat ne kete shesh kane organizuar mitingjet e tyre. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare te vitit 2001, PS dhe PD nisen edhe nje lufte nervash me mitingjet qe donin te organizonin per mbylljen e fushates elektorale pikerisht ne kete shesh. Diten kur PS njoftoi mbajtjen e mitingut ne zgjedhjet e vitit 2001 edhe PD njoftoi mbajtjen e mitingut te saj vetem nje ore diference ne te njejtin vend. Situata u tensionua se tepermi deri sa organizatoret e fushates se PS vendosen qe socialistet te terhiqeshin dhe t'ja linin sheshin Skenderbej demokrateve te Berishes. PS kthehu syte nga sheshi Nene Tereza dhe ai vend tashme eshte kthyer ne shesh peligrinazhi per socialistet te cilet te gjitha mitingjet elektorale te mbylljes se fushates i mbajne atje. Por tani mesa duket edhe nje lojtar i trete ka hyre ne loje dhe ai eshte Meta me Levizjen Socialiste per Integrim. LSI me ane te spoteve publicitare neper media ka njoftuar mbajtjen e ketij mitingu. Synimet jane shume te medha duke patur parasysh faktin se ne nje pjese te madhe te mitingjeve qe LSI ka organizuar neper rrethe ka mundur te mbledhe nje numer te konsiderueshem te banoreve. Kete here synimi eshte maksimal. db/db (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    Ndizet fushata, PS-LSI, plas grushti ne bastionin e PS

    Lajmi i ores 7:15 AM

    Logo e PS

    BERAT (14 Maj) -Ka perfunduar ne nje sherr me grushta nje vizite e kandidatit te LSI ne Berat, Lefter Maliqi ne sallen ku kandidati i PS Erjon Brace po mbante nje takim. Askush s'ka pyetur per Kod Etike kur njerez te PS dhe te LSI (brenda llojit) i jane perveshur njeri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur dje ne Lapardha. Kandidati i PS Erjon Brace po mbante nje takim me sipmatizantet e tij ne Lapardha, kur ne salle ka hyre kandidati i LSI Lefter Maliqi i shoqeruar nga nje simpatizant i tij. Maliqi eshte ulur ne nje nga karriget e salles dhe mes tij dhe Braces eshte zhvilluar nje dialog i cili ka nxehur gjakrat e sipmatizanteve te te dyja paleve. Kandidati i LSI Lefter Maliqi i pyetur dje nga Gazeta tregoi dje debatin e tij me Bracen. Ai tha dje se ishte nje takim i Braces me 10 persona nga Lapardhaja. "Une shkova atje per te degjuar se cfare akuzash te tjera do te bente kandidati i PS kunder meje. Kur me pyeti se c'beja aty une i thashe Erjon Braces se pse nuk e kishin pritur ne fshatrat e tjera te zones se tij. Kur ika simpatizani im qe ishte me mua u zu me dajen e nuses se tij qe eshte simpatizan i PS", tregon Lefter Maliqi. Me pas ai shton se i ka thene Braces se do ti shkoje deri ne fund duke zbuluar vjedhjet qe ka bere ne zone me tenderat. Nga ana tjeter, simpatizante te PS dhe te kandidatit Erjon Brace thote se mes tij dhe Maliqit u zhvillua nje debat i tille: Brace e ka pyetur Maliqin se c'donte qe hynte ne salle dhe pse qendronte kembe mbi kembe para te gjitheve. "S'te paskan edukuar mire keto dy vjet qe s'kemi folur bashke", thuhet qe te kete replikuar Brace me Maliqin. Pergjigjia e ketij te fundit ishte se "do te edukoj mire une ty pas dates 3 korrik". Ne kete moment ka nisur edhe sherri. Simpatizantet e PS thote se Erjon Brace eshte perpjekur te shuaje debatin dhe sherrin mes njerezve te tij dhe shoqeruesit te kandidatit te LSI. Ata tregojne se ai u kishte thene me pas "ju kerkoj ndjese sepse kete njeri e kam future une ne polici". Simpatizantet e PS jane ngritur ne kembe me synimin per te nxjerre nga salla kandidatin e LSI dhe personin qe e shoqeronte. Perpjekja e tyre ka prfunduar ne nje sherr, i cili u mbyll me largimin nga salla te kandidatit te LSI Lefter Maliqi. Sherri thuhet se ka mberitur deri te grushtat, me nje simpatizan te PS, i cili rezulton te jete daja i gruas se shoqeruesit te Maliqit. Kjo konfirmohet nga vete kandidati i LSI. Te dy njerezit e LSI jane larguar nga salla dhe Brace ka vijuar takimet ne zonen e tij elektorale. db/db (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  8. #8
    Nuk ka asnje baze qe PD dhe LSI te bejne nje koalicion paszgjedhor sepse ata jane parti te spektreve te kunderta.Do te ishte nje gje shume e pakuptimte dhe per me naivin e politikes.
    Koalicione te tilla behen vetem ne raste krizash apo cenime te integritetit kombetar por ne nje situate normale do te ishte absurditet.
    Nese LSI u krijua si nje parti politke duhet te jete e qarte se ajo doli si nje fraksion i PS per aresye krejtesisht personale apo me keq e nje dore te pakenaqur me drejtuesit aktuale te PS.Pra ishte thjesht nje krijese e lindur per shkak te humbjes se karrikes se kryeministrit dhe sigurisht te prapa skenave socialiste te etura per pushtet individual.
    Si e tille LSI mund te beje cfare te doje por ajo nuk mund te dale jashte strofulles se saj e te largohet nga "pula" meme qe i lindi duke i ngrohur vezet me vite.
    Gjithkush qe njeh sadopak keto vite politike pluraliste ne Shqiperi e kupton se morali politik ulet ne zero nese te afrohet nje post i rendesishem.
    Keshtu do te veproje dhe Meta ne rast se atij i afron Nano dicka (qe t'i pelqeje Metes) sepse dhe kur doli ku i fundit ne "opozite" doli sepse nuk bindi dot Nanon te ndryshonte qeverine sipas deshires se tij.

    Nano=Edi
    Edi=Meta

    Rrjedhimisht Nano=Meta sepse nuk mund te jete ndryshe sepse ata jane peng i sekreteve te pazbardhura te aferave te njeri-tjetrit.Ato dijne shume per njejri-tjetrin e si te tille ata i bashkon kjo gje,ndersa nje afrim i Metes me Berishen do te thoshte nje hapje e atyre qe Nano ka ne sirtar per te dhe doren e tij te kycur ne LSI.
    Ndersa Nano te pakten budalla nuk eshte sa t'ja hedhe nje coban i dhive te Skraparit.
    Meta eshte i ri dhe enderron per karriere te cilen mund t'a realizoje vetem permes ujkut Nano sepse ai ka ende te fresket blegerimen e fundit te ish-kryeministrit Majko.
    Nano ka force dhe mjete force qe t'i detyroje "kundershtaret" e stanit te tij te lehin per te por ai s'ka se cfare t'i beje Berishes dhe opozites se vertete te tij me te cilen provoi vite te tera t'a eleminoje bile dhe fizikisht apo me bute t'a margjinalizoje e t'a paraqese ne opinionin evropian me te gjithe diplomatet e tij si nje opozite "fondamentaliste" te pakten sic e shprehu ne fjalen e tij ne Kongresin e fundit.
    Keshtu qe Meta leh me zerin e tij por ama mbron stanin e dhente e Nanos!
    Asnje iluzion apo eksperiment tipik shqiptar nuk mund e duhet te behet me koalicione te tilla jashte logjike.

    ...

    Ndersa Brari per Brace e ku di une as qe ja vlen te shkruhet sepse nuk jane askushi pervecse langonj te Nanos e te cilet nuk perfaqesojne as veteveten.
    Shihe se cfare elektorati kane ata-bashkefshataret e tyre me te cilet ruajten dhente apo u lane bashke ne lume kur ishin te vegjel sepse mes tyre nuk ka asnje lloj lidhje idealesh pervecse te qenjes ne pushtet permes votes se tyre e per t'ua kthyer pastaj me ndonje tender rikonstruksione shkolle,rrugesh apo ndonje traktore me kredi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 14-05-2005 më 07:27

  9. #9
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ke degjuar ti cun kur thot populli "ajo ben muuuu"..

    dhe e perdor ne ato raste kur dikush nuk bindet per dicka dhe i tregojn nje fakt a nje shembull qe ta bindin e ky fakti e shembulli eshte i DUKSHEm..i QARTE.. dhe populli per ta then thjesht e pa llafe te bukura thote.. Ajo ben muuuuu ne kuptimin eshte Si LOPA qe eshte e madhe e duket e jo si nje milingon qe mezi duket..
    nejse..

    qe thua ti nuk ka nevoje per pergjime te ca gjerave..

    vete nje polic te berberi e berberi e pyet nga te kemi..ku je me sherbim.. sa kalamaqer ke e sa e ke rrogen etj..e ja cau koken me pyetje policit e polici tha me vehte.. o po do i bënj dhe un ca pietje ketij se me merziti..
    dhe i thote polici berberit.. po ti c'pun bën zotrote..

    qe thua ti mor cun.. ka ndodhur nje vrasje ne shqiperi.. Kan vrare Azem Hajdarin..

    e vran pa gjyq pa paralajmerim..ne pritë ..ne kurth te pa bese..

    ne se je cun i mire e do ti dallosh te miret nga te keqijte ne Shqiperi e Kosove.. ke nje Lakmus (si ai i Kimise) si testues universal..

    pyete tjetrin.. je me azemin apo me Jahon..
    je me femijet jetim te Azemit apo me ustallaret e Jahos..
    Pra je me Parimin se dikush mund te denohet vetem me ligje e gjyqe institucionale apo je per vrasjen me plumb e tritol pa lajmerim..pa vendim gjyqi e ne te pabese..

    Kjo dallon sistemet nga Demokratike ne diktatoriale..

    Ne LSI mbahet si Thesar nga antaresia e LSI.. qe kan ne gjirin e tire te ngrohte shokun e dashur Tos Klos..

    Kaq mjafton per mua ti ve noten ne mendjen time LSI-se e PS-se e kelysherise se Tyre..

    Pse do thuac ti..
    Kishim dyshime si e qysh e pse..
    Por nje dizaj .. se gjerat vijne si rrufeja ne qiell te hapur.. vet Nikolla i Lesajve..njeri nga qaf thyersit e Berishes me 97.. na njohu me nje bisede..
    Biseda e Shekullit eshte ajo per mua.. Biseda NANO-ABDI..

    Aty mes tjerash Nanua i thote kamariereve.. ik o pirdhu..
    cdo socialist me nje fare njohjeje per Nanon si person e di mire se AI ashtu u thote Njerzve.. ik pirdhu..ik o shker..dhate.. etjetj.. dhe ashtu u thote dhe te vetve qe i mban prane.. Xhepi eshte k.oqe kandari..Namikut ja tredh l.oqet.. etjetj..
    Pra ajo bisede eshte origjinal dhe ne kte bisede Tosi i thote mikut te tij Abdi.. nje kriminel stalinist i mirnjohur ne publik.. se ka varur Poete ne prag te renjes se Murit.. pra Tosi e di me ke flet aty..
    qe.. i kam thene atij Klosit..qe eshte intrig e gjalle qe ta coj ne te semes ate..Azem hajdarin..etjetj..

    Kjo eshte gjeja me alarmante qe kam lexuar.. por aty ka dhe tjera gjera.. te cilat jan Celsi i te shpjeguarit te Krimeve te bandave Enveriste Kosovare aleate te Ps ..ne keto 8 vite te tmerrshme..

    Tani ti mor cun.. ne se te pelqejn vrasjet mbas shpine te Bashkatdhetareve te tu.. e ke rrugen te haputr te simpatizosh Klos e Nanos..

    Ne se je ndopak me ndjenja humane.. e ke perseri rrugen e hapur te gjykosh te miren e te keqen.. dhe.. ne se je i mire ke rast me kto "Lakmusa e epruveta" qe ti tregova te dallosh cilindo shqiptar se cfar brumi eshte e cfar profili ka.. jo vetem si person por dhe si SOj e sorrollop..

    nji dhe një bejne di ose dy..pik ska tjeter alternative..

    Keto ti thac ty po dhe gjith te tjereve ti lexojne..

    Po do thot ndonjeri.. e mo mir ja bene Azemit..

    Mirpo ato i thone Kriminelet ose ata..qe...

    Nuk e dine se cfar eshte AZEMI..
    AZEMI eshte perfaqsues i asaj plejade studentesh qe ja hoqi te drejten per pushtet Absolut PPSH-se..
    Kaq mjafton..
    e Ca pastaj..do thot ndonjeri a ndonjera..

    hmmm ketu prap kemi nje filozofi..

    Beri nje vjershe nje cun Librazhdi.. ne vitet Thanas Nano Agolliste Fehmi Abdiste..
    E muarren i ngjiten ca bishta dhe e pushkatuan..

    e pushkatuan se ajo parti..ajo Byro pra (jo antari i thjeshte i Partise) nuk pyesnin as per lot Nenash as per Helsinki..
    ven ca cuna (mosha jote o 21-esh ) e i hipin kraheve e me not duan te kalojn detin.. te ikin nga burgu enverist.. i kap partia dhe sekretari partise se sarandes.. sot kryetar i partise se ..x y.. nje far Dano Koco dhe u thote puntoreve te portit te Sarandes., merrni lopatat e cajani kokat ketire tradhetareve.. pastaj lidhini me kavo prapa zetorit e shetitini neper qytet.. qe ta marrin vesh se cte punojme neve po qe se ndonjeri do te arratiset..
    Tani ne kte Forum jan te tere te ARRATISUR jashte Shtetit.. po te gjykonim me Kutin Enverist..
    Por asnjerit nuk i lidhet zinxhiri e nuk i internohet fisi..

    Pikerisht ne kte Ndryshim ka Rolin e tij AZEM HAJDARi..
    Prandaj ai do nderohet nga ata qe nderojne principet universale te humanizmit.. dhe e kunderta do te urrehet nga perbindeshat e soji i ndyre..

    Prandaj krokodilet dine ku te antaresohen..
    Pikerisht ne strofullat ku rrijne kriminelet e Enverit..

    Keshtu i shikojne gjerat NJerzit..

    Prandaj dhe dallohen qarte Partite sot..sepse ka LAKMUs qe eshte dor me nji per sejcilin e sejcilen..Njeri apo Parti.. qofte..

    Se kuptoj si u hodhe nga LSI te Azem Hajdari?

    Ne apo flasim per LSI

    Une thashe qe nuk mund te flasesh me kaq siguri per dicka qe nuk e njeh, megjithate e drejta jote eshte te debatosh.

    Ti flisje per LSI-ne sikur t'i kisha pergju mbrapa. Ku e gjen kete siguri absolute> Kaq.

    Pa te keq, thjesht diskutim.

  10. #10
    21 Arber 21,

    Shume gjera dihen e thuhen dhe pa i pergjuar sepse nese nuk bejne "mu" sic thote Brari ato mbajne ere.
    Provo njehere te veshesh nje kostum te vjeter te gjyshit dhe do t'a shohesh se do i vije nje ere qe per ty do te jete e huaj dhe nuk do te ndjehesh 21 Arber 21 por gjyshi me fytyre 21 vjecari (nga era).
    21 Arber 21 je kur vesh kostum tendin dhe jo te gjyshit.
    Ndersa nje kategori politikanesh shqiptare vijne "ere" si ajo e kostumit te gjyshit tim dhe tendit sado te mundohen te perdorin deodorante e sprei per te larguar aromat e vjetra.
    Pra Brari ka dashur te thote se jane po ata njerez pavaresisht nga mosha qe kane por qe mbajne ende ne trup kostumin e gjyshit.
    Shpesh perdoret shprehja e "xhaketave te kthyera"!
    Gjate komunizmit njerezit ne pamundesi te blinin nje kostum te ri e kthenin anen me besimin se kishin bere nje kostum te ri mirepo era ishte e njejte me ate te vjetrin keshtu qe ata nuk kishin bere ne fakt asgje.
    Meta ende mban kostumin e PS por e ka kthyer nga ana tjeter me shprese se mos duket i ri mirepo e kaluara e "xhaketave te kthyera" eshte nje mesim qe nuk duhet te harrohet.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. Rëne van der Linden: Rekomandimet tona për qeverinë Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  4. Ismail Kadare: Mesazhi im për Qeverinë
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 10:59
  5. Deputetët e PDR votojnë për qeverinë Nano
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-08-2002, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •