Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1

    Jam në kërkim të teksit të një kënge fëmijësh

    Përshëndetje Forumi...

    Dikur në fëmijërinë tonë ka qenë një këngë ku përshkruheshin zërat dhe mënyrat e të kënduarit ( pëlliturit) të kafshëve "Festivali pyllit" apo "Festivali kafshëve" nuk më kujtohet mirë titulli, por fillon (ose mbaron ) pak a shumë kështu:

    I pari nis këndon ky gjeli i shtëpisë
    Një këngë me rikiki këndon; këndon
    nga fundi spektatorët filloi që ti çudisë
    Mbaroi me rikiki,
    Sa mirë, sa bukur me rikiki....etj.

    Nëse dikujt i kujtohen fjalët e këngës, mundësisht dhe notat e muzikës do më jepte një ndihmë të këndshme sepse më duhet për një projekt timin.

    Ju parafalenderoj nga zemra për mundimin tuaj.

    Me respekt

    Elna.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    une di strofen e fundit Elna

    I fundit na kendoi
    gomari i shtepise
    nje kenge papregatitur
    dosido
    nga fundi spektatoret
    nisi ti merzise
    mbaroi me o i o

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Mjauuu mjauuu mjauuu
    e Dyta na e nisi
    macja e shtepise nje kenge
    te bukur shume plot melodi
    nga fundi spektatoret
    nisen ta duartrokisin
    mbaroi me mjau mjauuuu

    mjau mjau mjau
    sa mire sa bukur me mjau mjau mjauuuu

    i used to Love this song ........... wow Elna cna ke kujtuar lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anëtarësuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Koncertin e vazhdoi
    qeni i shtepise
    me nje kenge besnikerie
    te vjeter shume
    nga fundi spektatoret
    nisi ti trondise
    mbaroi me hum-hum-hum

    hum-hum
    sa mire sa bukur
    me hum-hum-hum.

  5. #5
    Përshëndetje të gjithëve.
    Duke mos ditur saktësisht rendin e strofave do i mbledh ashtu një pas një e do nxjerr diçka në drïtë, sa për të patur një këngë ku fëmijët të mund të imitojnë tingujt sonorë të klithmave animale.
    Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në temë, si dhe ndihmesën që më kanë dhënë postimet tuaja.

    Ju përshëndes.

    Elna.

  6. #6
    Pershendetje Elna!

    Kjo teme eshte me te vertete afersisht dy vjet e vjeter. Por ja qe une tani duke lexuar, andej - ketej neper forum, lexova dhe kete teme. Syte mu mbushen me lot dhe vetvetiu ne kete moment qe po shkruaj, kam ndjere nostalgjine me te madhe te jetes sime deri me sot. Kjo eshte nje kenge, kenduar ne festivalin e femijeve te Tiranes. (vitin se mbaj mend saktesisht)

    Une kam qene nje nder solistet fatose, qe kam nisur pikerisht strofen e pare..."prezantuesen e festivalit".
    "Macja" eshte kenduar nga Oriana Kurteshi...(sot soprano e njohur).
    "Gomari" nga Skerdi...nje tjeter nga Aurora.


    Nje mace, nje gomar, nje qen dhe nje kendez
    njehere ne nje kohe, e ben me fjale
    n´oborrin e shtepise, se lopes nje mengjes
    te bejne nje festival

    la la la...
    sa bukur nje festival
    sa mire, sa bukur nje festival

    I pari nis këngen, gjeli i shtëpisë
    një këngë me rikiki këndon, këndon
    nga fundi spektatorët filloi që ti çudisë
    mbaroi me rikiki,
    Sa mirë, sa bukur me rikiki....


    Mjauuu mjauuu mjauuu

    e Dyta na e nisi macja e shtepise
    nje kenge te bukur miu gati s´qau
    nga fundi spektatoret nisen ti cudise
    mbaroi me mjau mjauuuu


    Koncertin e vazhdoi
    qeni i shtepise
    me nje kenge besnikerie
    t´vjeter shume
    nga fundi spektatoret
    nisi ti trondise
    mbaroi me hum-hum-hum

    hum-hum
    sa mire sa bukur
    me hum-hum-hum.


    I fundit na kendoi
    gomari i shtepise
    nje kenge papregatitur
    dosido
    nga fundi spektatoret
    nisi ti merzise
    mbaroi me o i o


    P.s Ne qofte se ka ndonje ne kete forum, qe ka qene pjesmarres/e ne kete festival po te kete deshire le te me shkruaje nje mp. Me siguri qe njihemi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Palma : 18-03-2007 më 18:24

  7. #7
    Nese mund te hyjne ne pune, mund te ndihmoj te gjesh edhe kenget per femije!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2007
    Postime
    3
    qengji i vogël pse mendushëm be be ba
    pse më rri ashtu zemrushëm be be ba
    unë ha bukê e ti ha bar ë tring tring tring
    dhe punon bujku në arë tring tring tring.

  9. #9
    TiRoNce Ose Herga Maska e Michelle
    Anëtarësuar
    29-08-2006
    Vendndodhja
    Endless Sorrow
    Postime
    165
    Citim Postuar më parë nga ado Lexo Postimin
    qengji i vogël pse mendushëm be be ba
    pse më rri ashtu zemrushëm be be ba
    unë ha bukê e ti ha bar ë tring tring tring
    dhe punon bujku në arë tring tring tring.

    Une di version tjeter te kesaj kenge :

    qengji vogel pse mendueshem be be ba
    pse me ri ashtu trishtueshem be be ba
    eja eja bashke ne are tring tring tring
    une mbledh lule ti ha bare tring tring tring
    Nuk duhet vetem te vdesesh fizikisht qe te jesh "pa jete"...

  10. #10
    TiRoNce Ose Herga Maska e Michelle
    Anëtarësuar
    29-08-2006
    Vendndodhja
    Endless Sorrow
    Postime
    165
    ja dhe nje tjeter ;
    Macja ime ka qen mbreme me kaposhin eshte zene
    o sa keq o sa keq turp maces qe si vjen
    dhe kaposhit mu ne kembe i ka hyr nje goxha gjembe
    o sa keq o sa keq mezi nena po ja heq
    Ujku ka mbetur pa dhembe, lopa je theu me kembe
    o sa mire o sa mire ujku eshte egersire

    lool cna i kujtuat kam dhe me

    kjo ne fakt eshte vjersh
    Mace mace tullumbace
    pse si pret ato mustaqe
    une e shkreta jam semur
    me 40 temperature
    me dhemmb koka me dhemb barku
    po me shume me dhemb stomaku :P

    ja dhe nje tjeter :

    Mjau-mjau, mjau-mjau nje macok fytyren lau
    gjyshja ime kur e pa -do te bjere shi na tha

    po Petriti vellai im qe di mire cdo mesim
    i tha gjyshes kur ska re jo nuk bie shi mbi dhe


    macja le te lahet prape do te thaet
    gjeli te kendoje sa here te doje
    po nuk pati re po nuk bubulliu po nuk vetetiu sbie shi mbi dhe
    Nuk duhet vetem te vdesesh fizikisht qe te jesh "pa jete"...

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Nese mund te hyjne ne pune, mund te ndihmoj te gjesh edhe kenget per femije!

    Une do t´ju isha shume mirenjohese nese do arrinit te me gjenit disa kenge per femije!!


    Pershendetje!

  12. #12
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Interesohesh per ndonje kenge te vecante apo ne pergjithesi ?

    Te shkruaj une plot, sapo te kem kohe.

    Pershendetje !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #13
    Faleminderit per pergjigjen!

    Mjafton te jene kenge femijesh, por do preferoja te tilla si keto me lart, qe mundem t´ju pershtas edhe melodine. Pasi nese do te jene nga kenget e reja qe mund te kene dale tani ne treg, s´do mund ti ktheja kurre ne kenge, (pasi nuk i njoh) por do ngeleshin thjesht tekste pa muzike.

    Te pershendes dhe une!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e JOLA12
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    9
    Po te shkruaj une disa kenge per femije...

    Gabimi i maçokut

    Bleu babi ne dyqan,
    peshk te qelqte me ngjyra
    dhe me bishtin pak perpjete,
    si i vertete.

    Me dyshim e pa maçoku,
    sa e vune mbi tavoline,
    syte i ndrine dhe mbi faqe
    si antene ngriti mustaqet.


    Refreni:

    Mjau-mjau dy-tri here,
    dhe mbulesen zu te çjerre,
    edhe peshku ra ne toke,
    çik, çik, çik, cope, cope, cope,

    I habitur, me veshengritur
    i pa copat me dyshim,
    ç'u be peshku, ç'kishte ngjare,
    peshk te thyer, s'kishte pare

    Mos e pate maçokun tim,
    mbreme beri nje gabim,
    nen divan i fshehur rri,
    i vjen turp, ndaj s'del ai...



    Kominoshet

    Kominoshe pune,
    babi me dhuroi
    te bukura kominoshet,
    ngjyra kalteroshe.

    Porsi babi ne pune
    dhe une do shkoj,
    vesh me kominoshe,
    ngjyra kalteroshe.

    Babi im eshte minator,
    pistoleten mban ne dore,
    dhe çdo dite ai punon
    jeten tone e zbukuron.

    Vesh me kominoshe,
    ngjyra kalteroshe,
    vesh me kominoshe,
    ngjyra kalteroshe.

    Babi hap tunele
    me terminator,
    vesh me kominoshe,
    ngjyra kalteroshe.

    Ai punon me sonde
    di me ndez motorr,
    vesh me kominoshe,
    ngjyra kalteroshe.

    Kur te rritem do te shkoj
    porsi babi te punoj,
    ne Malesi, Jug a Veri,
    aksionist ne fonderi.

    Vesh me kominoshe,
    ngjyra kalteroshe.


    Keto kenge ia kendoj une vajzes sime, por tani nuk po me kujtohen fjale per fjale te gjitha.
    Kujtimet jane si kambanat... pak t'i prekesh, zene tingellojne...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e JOLA12
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    9
    Kenga e gjyshes

    Tregon gjyshja nje here,
    na ishte seç na ishte,
    na ish nje here nje djale
    si veten shoket kishte.

    Dhe une duke degjuar,
    shikoj me syte e mi,
    nje trim duke luftuar,
    per fatet e lirise.

    Refreni:

    I embel zeri i gjyshes
    kur ngjarjen ma tregon
    e lehte dore e saj
    mbi krye me ledhaton.

    I embel zeri i gjyshes
    kur ngjarjen ma tregon
    e lehte dore e saj
    mbi krye me ledhaton.


    Me sa mbaj mend, kete kenge e ka kenduar Ardit Gjebrea ne Festivalin e femijeve. Eshte nje kenge shume e bukur. Shpresoj te mos kem ngaterruar fjalet.
    Kujtimet jane si kambanat... pak t'i prekesh, zene tingellojne...

  16. #16
    Faleminderit shume Jola 12!!

    Eshte nje ndihme shume e madhe, pasi momentalisht jam duke pregatitur nje grup te vogel femijesh me rastin e festave te nendorit...dhe te tilla kengeve "te vjetra" arrij t´jua kujtoj melodine.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Po te nis nja dy tekste Elna Durrsi. Ndoshta te hyn ne pune.

    KËNGA E ZOGUT

    Një zog ia nisi një kënge malli
    Ciu ciu fillonte motivi i tij
    U zgjua fusha, u zgjua mali
    Ky zë nga vinte si me magji!?

    Ciu ciu këndonte ky zog i bukur
    Nuk kish orkestër dhe as publik
    Nën lis ndaloj vetëm një flutur
    Dhe afër saj një korb nevrik

    Dëgjuan këngën dhe u pëlqeu
    Bile të dy e duartrokitën
    Korbi nevrik në çast gënjeu
    Ja kam bërë unë zogut muzikën!

    E besoj flutra dhe hapi krahët
    Ndaloj e lumtur mbi lule bor’
    U tha dhe shoqeve që sytë i hapën
    Se korbi ish kompozitor.

    Kështu me rrena korbi çon jetën
    Gënjen gjithë pyllin ngado që shkon
    Bile një ditë e ktheu fletën
    Tha: Jam poet që vjerrshëron!

    Pa hë! - i thane banorët e pyllit
    Na bëj një vjerrshë që kush s’e ka.
    Ia nisi korbi ky mëndje fylli
    Të bënte tekstin me krraa krra krra...

    Nuk është e lehtë pra poezija
    Të shkruash këngë me melodi
    Përndryshe do fillonte dhija
    Të bënte tekst me dhi…dhi…dhi

    Ose do niste të shkruante lopa
    Një këngë të bukur me mu…mu…mu
    Dhe do çuditej e gjithë bota
    Kjo budallaqe pse bën kështu!?…

    Po sikur këngës t’ia marrë gomari
    Me zë të tmerrshëm ia…ia?!…
    Çfarë do këndonte zog këngëtari
    Që zërin Zoti atij ja dha?!

    Ndaj zog këngëtarin duajeni shumë
    Dhe hiç mos pyesni ku ka mësuar!?
    Se atë sekret ua mësoj unë
    Tekstin e tij, unë s’e kam shkruar!

    Kam shkruar tekste veç për bilbila
    Për Vaçen, Irmën, Parashqevinë
    Manjolën, Kaçin dhe dy të mira
    Një në Kosovë, zog në Prishtinë

    Kurse Tirana ka tjetër zog
    Me zë të bukur bilbil gjyzar
    Quhet Anjeze – bekoje Zot!
    Që veç fiton çmimin e par’

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    KAM QEFĖ

    Kur mami del me shoqet
    unë mbetem në pasqyrë
    I lyej buzët e kuqe
    E thonjt me manikyrë

    Dhe vesh kepucë me taka
    Të dukem më e gjatë
    Thërras të gjithë shoqet
    Dhe qeshim bëjmë gallatë.

    Kam qef të shikoj filma
    kuptohet natën vonë
    Unë dua veç të luaj
    e diel të jetë gjithmonë

    Kam qef shumë çokollatat
    në shkollë të shkoj më rrallë
    Ta ndjek modën si mami
    dhe dua celularë!

    gjerdan dua rreth gushës
    unazën me flori
    kam qefë të lyej vetllat
    me pak rimel të zi.

    dhe dua çantë me rripa
    sahat dua në dorë
    Të gjithë më thonë llasticë
    Ti je llastica jonë.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kori i Bretkosave

    Kafshët e pyllit mblodhi
    Mbreti një të djelë.
    Me zë plotë u foli:
    Një lajm u kam sjellë!

    Do bëjmë Festival
    me autorët tanë.
    Ndaj nuk dua fjalë
    Gati tekstet janë??

    Dy fjalë tha Poeti!
    Foli Lauresha:
    - “Urdhrat që jep Mbreti
    Dihet janë të shenjta.”

    Një problem e kemi
    Cila do jetë skena?
    Pastaj ku do gjeni
    Shqipen me dy krena?

    Mbreti i nervozuar
    E vështroi në sy:
    - “Moj paske harruar?…
    Nuk të pyesim ty!…”

    Kafshët ulët kokën
    Pastaj u shpërndanë
    Dikush pyeti sqokën *
    - “Morre vesht çfarë thanë?”…

    Sqoka uli bishtin
    Dhe iku e heshtur.
    E pyetën urithin *
    Që ish duke fjetur:

    “O urith kumbara,
    a morre gjë vesht?”
    - Festival është gara
    Shko këndo dhe hesht!

    Nisën përgatitjet
    Studiot gumëzhinin
    Këngët si simitet
    Nga “poetët” dilnin…

    Njëri kish bërë këngë
    Për forcën e mbretit
    Tjetri për një Nënë
    fishkur prej kurbetit!

    Dy të tjerë solistë
    Do k’ndonin duet.
    Një muzikë të pistë
    Kishte një kuartet…

    Po më shumë çuditi
    pyllin anë e mbanë
    SHIK-u shpejt e ngriti
    zërin si mënjanë:

    “Kemi ca të dhëna!
    Do ta kemi zor!
    Se nja 10 bretkoca
    Na kanë ngritur Kor(!)

    Ky është Festival
    Që nuk e ka hak!
    Të këndojnë bretkocat
    Me guak guak!…”

    SHIK-u nisi punën
    Gjëndjen e studjoj
    Mbasi kruajti sumën
    Mbretin informoj:

    “do këndojnë hajdutat
    cubat, djem e dhisë!
    Pastaj prostitutat
    Do të bëjnë striptisë.

    Një këngë ka bilbili
    Me një tekst të vjetër
    Dy këngë ka trishtili *
    Ujku ka një tjetër.

    Një balladë ka miu
    Një kantatë çakalli *
    Do këndoj ariu
    Si bass Festivali.

    Dhelprat kanë korale
    me temë nga mashtrimi.
    Këngë piramidale
    do këndoj hutini *

    Pastaj ka një valle
    sa për atmosferë.
    Një duet për hallet
    do këndoj një drerë…


    Luani dëgjonte
    Sytë përgjysëm mbylli
    SHIK-u informonte
    Se çfarë bënte pylli…

    Kur papritmas Mbreti
    ulërimën zuri:
    “-këngë nga bregdeti
    ku valon Flamuri


    A do ketë koncerti?
    Apo s’ësht’ menduar
    Të këndojë dhe pleshti
    Që s’na lë pa kruar?!…”

    Kori i bretkosave
    Bëri inçizimin
    Ndërsa kori i pleshtave
    Vuri lajmërimin:

    “FESTIVAL i parë
    që né marrim pjesë!
    Sejcili këngtarë
    pa kruar s’do mbesë!

    Se kemi krijuar
    një këngë kryevepër!!
    Me muzikë huazuar
    Dhe me tekst të vjetër!”

    U bë kurioz mbreti
    SHIK-i s’kish të dhëna
    Se çfarë thonte teksti
    Ç’muzikë kishte kënga.

    Morra vesht nga macia
    që s’kishte dyshim!
    Kori me bretkoca
    Kishte tekstin tim(!!!!!!!)

    Unë s’ua kisha dhënë.
    Nga e kishin marrë?
    Ç’ishte ajo këngë
    Në pyllin shqiptarë???!…

    Erdhi natë e parë
    Kënga s’u këndua
    Bretku këngëtarë
    Na kishte munguar(?)

    Natë e dytë s’u bë
    Nata e tretë dështoj
    Festivalin e pyllit
    Kush e sabotoj?!...



    Shënim:
    (fjalët me * janë pseudonimet e disa politikuajve të spektrit politik të majtë dhe aleatëve të tyre në PS. PSD. BSD. AD, LSI etj.)

  20. #20
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    hahahhah sa kam qeshur,na rikthyhet kohen pas. ja dhe nje nga une qe e kam pasur fiksim:

    Mjau mjau nje macok fytyren lahu
    gjyshja ime kur e pa
    do te bjere shi me tha
    por petriti vllai im
    qe di mire cdo mesim
    i tha gjyshesh:
    kur ska re,jo nuk bie shi mbi dhe.

    Refreni:
    Macia le te lahet
    prape do te thahet
    gjeli te kendoje sa here te doje
    po nuk pati re
    po nuk vetetihu
    po nuk bubulliu
    sbie shi mbi dhe.

    Hihihiih e paska postuar edhe Tironce xemla ime .hihihiihihihi
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema të Ngjashme

  1. Ekstradohen dy shtetas te shpallur ne kerkim per vrasje
    Nga AlbaneZ në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 05:47
  2. Nacionalisti Karathanos, edhe tregëtar fëmijësh shqiptarë?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 05:54
  3. Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  4. programet dhe faqet me te mira per te bere kerkim ne internet
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 19:47
  5. Ne kerkim te moshumbjes, nga Arian GALDINI
    Nga marinI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-10-2002, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •