Interesohesh per ndonje kenge te vecante apo ne pergjithesi ?
Te shkruaj une plot, sapo te kem kohe.
Pershendetje !
Where does a thought go when it's forgotten?
Faleminderit per pergjigjen!
Mjafton te jene kenge femijesh, por do preferoja te tilla si keto me lart, qe mundem t´ju pershtas edhe melodine. Pasi nese do te jene nga kenget e reja qe mund te kene dale tani ne treg, s´do mund ti ktheja kurre ne kenge, (pasi nuk i njoh) por do ngeleshin thjesht tekste pa muzike.
Te pershendes dhe une!!
Po te shkruaj une disa kenge per femije...
Gabimi i maçokut
Bleu babi ne dyqan,
peshk te qelqte me ngjyra
dhe me bishtin pak perpjete,
si i vertete.
Me dyshim e pa maçoku,
sa e vune mbi tavoline,
syte i ndrine dhe mbi faqe
si antene ngriti mustaqet.
Refreni:
Mjau-mjau dy-tri here,
dhe mbulesen zu te çjerre,
edhe peshku ra ne toke,
çik, çik, çik, cope, cope, cope,
I habitur, me veshengritur
i pa copat me dyshim,
ç'u be peshku, ç'kishte ngjare,
peshk te thyer, s'kishte pare
Mos e pate maçokun tim,
mbreme beri nje gabim,
nen divan i fshehur rri,
i vjen turp, ndaj s'del ai...
Kominoshet
Kominoshe pune,
babi me dhuroi
te bukura kominoshet,
ngjyra kalteroshe.
Porsi babi ne pune
dhe une do shkoj,
vesh me kominoshe,
ngjyra kalteroshe.
Babi im eshte minator,
pistoleten mban ne dore,
dhe çdo dite ai punon
jeten tone e zbukuron.
Vesh me kominoshe,
ngjyra kalteroshe,
vesh me kominoshe,
ngjyra kalteroshe.
Babi hap tunele
me terminator,
vesh me kominoshe,
ngjyra kalteroshe.
Ai punon me sonde
di me ndez motorr,
vesh me kominoshe,
ngjyra kalteroshe.
Kur te rritem do te shkoj
porsi babi te punoj,
ne Malesi, Jug a Veri,
aksionist ne fonderi.
Vesh me kominoshe,
ngjyra kalteroshe.
Keto kenge ia kendoj une vajzes sime, por tani nuk po me kujtohen fjale per fjale te gjitha.
Kujtimet jane si kambanat... pak t'i prekesh, zene tingellojne...
Kenga e gjyshes
Tregon gjyshja nje here,
na ishte seç na ishte,
na ish nje here nje djale
si veten shoket kishte.
Dhe une duke degjuar,
shikoj me syte e mi,
nje trim duke luftuar,
per fatet e lirise.
Refreni:
I embel zeri i gjyshes
kur ngjarjen ma tregon
e lehte dore e saj
mbi krye me ledhaton.
I embel zeri i gjyshes
kur ngjarjen ma tregon
e lehte dore e saj
mbi krye me ledhaton.
Me sa mbaj mend, kete kenge e ka kenduar Ardit Gjebrea ne Festivalin e femijeve. Eshte nje kenge shume e bukur. Shpresoj te mos kem ngaterruar fjalet.
Kujtimet jane si kambanat... pak t'i prekesh, zene tingellojne...
Faleminderit shume Jola 12!!
Eshte nje ndihme shume e madhe, pasi momentalisht jam duke pregatitur nje grup te vogel femijesh me rastin e festave te nendorit...dhe te tilla kengeve "te vjetra" arrij t´jua kujtoj melodine.
Po te nis nja dy tekste Elna Durrsi. Ndoshta te hyn ne pune.
KËNGA E ZOGUT
Një zog ia nisi një kënge malli
Ciu ciu fillonte motivi i tij
U zgjua fusha, u zgjua mali
Ky zë nga vinte si me magji!?
Ciu ciu këndonte ky zog i bukur
Nuk kish orkestër dhe as publik
Nën lis ndaloj vetëm një flutur
Dhe afër saj një korb nevrik
Dëgjuan këngën dhe u pëlqeu
Bile të dy e duartrokitën
Korbi nevrik në çast gënjeu
Ja kam bërë unë zogut muzikën!
E besoj flutra dhe hapi krahët
Ndaloj e lumtur mbi lule bor’
U tha dhe shoqeve që sytë i hapën
Se korbi ish kompozitor.
Kështu me rrena korbi çon jetën
Gënjen gjithë pyllin ngado që shkon
Bile një ditë e ktheu fletën
Tha: Jam poet që vjerrshëron!
Pa hë! - i thane banorët e pyllit
Na bëj një vjerrshë që kush s’e ka.
Ia nisi korbi ky mëndje fylli
Të bënte tekstin me krraa krra krra...
Nuk është e lehtë pra poezija
Të shkruash këngë me melodi
Përndryshe do fillonte dhija
Të bënte tekst me dhi…dhi…dhi
Ose do niste të shkruante lopa
Një këngë të bukur me mu…mu…mu
Dhe do çuditej e gjithë bota
Kjo budallaqe pse bën kështu!?…
Po sikur këngës t’ia marrë gomari
Me zë të tmerrshëm ia…ia?!…
Çfarë do këndonte zog këngëtari
Që zërin Zoti atij ja dha?!
Ndaj zog këngëtarin duajeni shumë
Dhe hiç mos pyesni ku ka mësuar!?
Se atë sekret ua mësoj unë
Tekstin e tij, unë s’e kam shkruar!
Kam shkruar tekste veç për bilbila
Për Vaçen, Irmën, Parashqevinë
Manjolën, Kaçin dhe dy të mira
Një në Kosovë, zog në Prishtinë
Kurse Tirana ka tjetër zog
Me zë të bukur bilbil gjyzar
Quhet Anjeze – bekoje Zot!
Që veç fiton çmimin e par’
KAM QEFĖ
Kur mami del me shoqet
unë mbetem në pasqyrë
I lyej buzët e kuqe
E thonjt me manikyrë
Dhe vesh kepucë me taka
Të dukem më e gjatë
Thërras të gjithë shoqet
Dhe qeshim bëjmë gallatë.
Kam qef të shikoj filma
kuptohet natën vonë
Unë dua veç të luaj
e diel të jetë gjithmonë
Kam qef shumë çokollatat
në shkollë të shkoj më rrallë
Ta ndjek modën si mami
dhe dua celularë!
gjerdan dua rreth gushës
unazën me flori
kam qefë të lyej vetllat
me pak rimel të zi.
dhe dua çantë me rripa
sahat dua në dorë
Të gjithë më thonë llasticë
Ti je llastica jonë.
Kori i Bretkosave
Kafshët e pyllit mblodhi
Mbreti një të djelë.
Me zë plotë u foli:
Një lajm u kam sjellë!
Do bëjmë Festival
me autorët tanë.
Ndaj nuk dua fjalë
Gati tekstet janë??
Dy fjalë tha Poeti!
Foli Lauresha:
- “Urdhrat që jep Mbreti
Dihet janë të shenjta.”
Një problem e kemi
Cila do jetë skena?
Pastaj ku do gjeni
Shqipen me dy krena?
Mbreti i nervozuar
E vështroi në sy:
- “Moj paske harruar?…
Nuk të pyesim ty!…”
Kafshët ulët kokën
Pastaj u shpërndanë
Dikush pyeti sqokën *
- “Morre vesht çfarë thanë?”…
Sqoka uli bishtin
Dhe iku e heshtur.
E pyetën urithin *
Që ish duke fjetur:
“O urith kumbara,
a morre gjë vesht?”
- Festival është gara
Shko këndo dhe hesht!
Nisën përgatitjet
Studiot gumëzhinin
Këngët si simitet
Nga “poetët” dilnin…
Njëri kish bërë këngë
Për forcën e mbretit
Tjetri për një Nënë
fishkur prej kurbetit!
Dy të tjerë solistë
Do k’ndonin duet.
Një muzikë të pistë
Kishte një kuartet…
Po më shumë çuditi
pyllin anë e mbanë
SHIK-u shpejt e ngriti
zërin si mënjanë:
“Kemi ca të dhëna!
Do ta kemi zor!
Se nja 10 bretkoca
Na kanë ngritur Kor(!)
Ky është Festival
Që nuk e ka hak!
Të këndojnë bretkocat
Me guak guak!…”
SHIK-u nisi punën
Gjëndjen e studjoj
Mbasi kruajti sumën
Mbretin informoj:
“do këndojnë hajdutat
cubat, djem e dhisë!
Pastaj prostitutat
Do të bëjnë striptisë.
Një këngë ka bilbili
Me një tekst të vjetër
Dy këngë ka trishtili *
Ujku ka një tjetër.
Një balladë ka miu
Një kantatë çakalli *
Do këndoj ariu
Si bass Festivali.
Dhelprat kanë korale
me temë nga mashtrimi.
Këngë piramidale
do këndoj hutini *
Pastaj ka një valle
sa për atmosferë.
Një duet për hallet
do këndoj një drerë…
Luani dëgjonte
Sytë përgjysëm mbylli
SHIK-u informonte
Se çfarë bënte pylli…
Kur papritmas Mbreti
ulërimën zuri:
“-këngë nga bregdeti
ku valon Flamuri
A do ketë koncerti?
Apo s’ësht’ menduar
Të këndojë dhe pleshti
Që s’na lë pa kruar?!…”
Kori i bretkosave
Bëri inçizimin
Ndërsa kori i pleshtave
Vuri lajmërimin:
“FESTIVAL i parë
që né marrim pjesë!
Sejcili këngtarë
pa kruar s’do mbesë!
Se kemi krijuar
një këngë kryevepër!!
Me muzikë huazuar
Dhe me tekst të vjetër!”
U bë kurioz mbreti
SHIK-i s’kish të dhëna
Se çfarë thonte teksti
Ç’muzikë kishte kënga.
Morra vesht nga macia
që s’kishte dyshim!
Kori me bretkoca
Kishte tekstin tim(!!!!!!!)
Unë s’ua kisha dhënë.
Nga e kishin marrë?
Ç’ishte ajo këngë
Në pyllin shqiptarë???!…
Erdhi natë e parë
Kënga s’u këndua
Bretku këngëtarë
Na kishte munguar(?)
Natë e dytë s’u bë
Nata e tretë dështoj
Festivalin e pyllit
Kush e sabotoj?!...
Shënim:
(fjalët me * janë pseudonimet e disa politikuajve të spektrit politik të majtë dhe aleatëve të tyre në PS. PSD. BSD. AD, LSI etj.)
hahahhah sa kam qeshur,na rikthyhet kohen pas. ja dhe nje nga une qe e kam pasur fiksim:
Mjau mjau nje macok fytyren lahu
gjyshja ime kur e pa
do te bjere shi me tha
por petriti vllai im
qe di mire cdo mesim
i tha gjyshesh:
kur ska re,jo nuk bie shi mbi dhe.
Refreni:
Macia le te lahet
prape do te thahet
gjeli te kendoje sa here te doje
po nuk pati re
po nuk vetetihu
po nuk bubulliu
sbie shi mbi dhe.
Hihihiih e paska postuar edhe Tironce xemla ime .hihihiihihihi
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt