Pushoni, pėr emrin e Zotit!
Nga Gjergj Bubani (Botuar mė 1921)
Sėmundja e madhe e shpifjeve dhe e grindjes, sėmundje qė buroi prej egoizmės dhe inateve dhe e cila si njė gangrenė ka pushtuar trupat dhe shpirtrat e shumicės tė bashkatdhetarėve tanė, ėshtė, pėr Shqipėrin' e sotme, fatkeqėsia m'e madhe. E vogėl, e pocaqisur, jo shum' e begatshme, Shqipėria priste dhe pret prej atdhetarėve tė vėrtetė theorira tė mėdha, morale dhe materiale, pėr progresin e saj dhe pėr organizimin e saj tė brendėshėm. Dhe nė vend qė tė mblidhemi tė gjithė tok dhe si njė trup tė bashkojmė punėrat dhe mendimet tona pėr tė mirėn dhe pėr pėrparimin e Saj, nė vend qė tė punojmė secilido prej nesh me zemėrkthjellėsi dhe me ballėn lart pėr Atė dhe tė mirėn e Saj, duke mbytur ēdo sentiment egoistik, qė pėr fat tė keq e kemi nė natyrėn tonė si shqipėtarė, ne, pėrkundrazi, vumė tėrė fuqinė e mendimit dhe tė energjisė sonė pėr tė rrėmyer njėri varrin e tjetrit, pėr tė pėrmbushur tėrė inatet dhe egoizmat tona personale, duke shpifur, duke kundėrshtuar, duke sharė, duke goditur, duke shojtur adversarėt tanė personalė, pėr tė mirėn e egoizmit tonė personal dhe kundėr Atdheut tonė, kundėr Shqipėrisė. Dhe tėrė kėto i bėjmė sheshazi pa asnjė trup dhe shumė herė nė emrin e atdheut!
I mjeri atdhe!
Tani e kuptoi ai se tėrė flaga e enthuziazmės sonė s'ish gjė tjetėr veēse njė pamje e rremė e dėshirave tona personale. Tani e kupton ai se jemi patriotė tė flaktė vetėm sa kohė shpresojmė nė njė shpėrblim pėr patriotizmin tonė. Tani e kupton ai se nėpėr zemrat tona ėshtė rrėnjosur mė thellė dashuria pėr interesin tonė vetjak, sesa ajo e interesit tė Tij. Tani e kuptoi ai se, posa qė na ciket interesi ynė vetjak, humbet ndėr ne ēdo sentiment atdhetarizmi dhe zėmė godasim, shajmė, shpifim, rrėmijmė varret e patriotėve tė tjerė, duke shpresuar se me varimin e me ēnderimin e tyre do tė rilindet triumfi i egoizmės dhe i interesit tonė vetjak dhe pa u menduar se ē'nderimi dhe shojtja e tyre ekuivalon me shojtjen dhe ēnderimin pjesor tė Shqipėrisė.
U mėsuam si Qeveri tė punojmė kundėr opizicies: si opozicie tymos kemi tjetėr qėllim veēse rrėzimin e Qeverisė dhe hipjen nė kryen e Shtetit: si prefektėr, tė punojmė me hatėr dhe, si adversarė tė prefektėve, tė sosim tėrė energjinė tonė kundėr atyre. U mėsuam tė punojmė nė emrin e atdhetarizmit, kundėr Atdheut, pa asnjė turp.
Se interesi i Shqipėrisė sot ėshtė tė jemi qė tė gjithė tė bashkuar nėn njė qėllim: Pėrparimi i Shtetit tonė.
Dhe, kur tė arrijė nė radhėn e shteteve tė tjera tė qytetėruara dhe tė pėrparuara, atėherė le tė pyesim dhe Egon tonė dhe le tė ndahemi nė partira, po jo nė ēeta pa asnjė program.
Jemi aq tė paktė dhe aq tė dobėt nė mėsim, sa vetėm tė bashkuar qė tė gjithė do tė mundim t'i sjellim dobi Atdheut, i cili sot mė tepėr se kurdoherė ka nevojė pėr bashkimin tonė.
Pėr emrin e Zotit!
Pushoni grindjet, inatet, shpifjet nė mes tuaj dhe afrojuni t'i japim me zemėr tė kthjellėt dorėn njėri-tjetrit, pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Afrojuni tė bashkohemi dhe tė punojmė tė gjithė tok si njė rreth i ēelniktė, me njė qėllim tė pėrbashkėt.
Le tė bashkohemi dhe le tė mbytim secilido egoizmėn e vetes sė tij. Kjo ėshtė m'e madhja theori qė na kėrkon Atdheu tonė. Le tė harrojmė dhe le tė shuajmė ambicionet dhe inatet tona vetjake. Vetėm kėshtu do tė mundim t'i shėrbejmė me dobi Atdheut.
Ata qė janė jashtė Qeverisė, le t'u japin tėrė konkursin e tyre tė sinqertė qeveritarėve. Nė vend tė shajnė dhe tė shpifin, nė vend t'i madhėsojnė veprat e liga dhe t'i vogėlsojnė veprat mira tė qeveritarėve, nė vend tė kritikojnė me hatėr, do tė bėjnė mė mirė t'u tregojnė udhėn e mirė, t'i kėshillojnė vėllazėrisht dhe ngadonjėherė dhe tė ndjejnė lajthimet e tyre. Dhe vetėm atėherė kur prova tė gjalla na thonė se njė prej tyre punon kundėr idealit ose kundėr interesit tė pėrgjithshėm, atėherė le t'i biem kokės, atėherė le ta shfarosim.
Ata qė mbajnė fuqinė nė dorė, le tė kuptojnė se vetėm duke pasur konkursin e shumicės do tė mundin tė punojnė. Dhe pėr t'u dhėnė konkursin dhe besimin, shumica u kėrkon tė zhvishen prej rrobės sė egoizmit dhe tė ambicies, u kėrkon tė lėnė mėnjanė aksiomėn e famshme "ashtu dua unė" dhe tė dėgjojnė herė-herė zėrin e opinionit publik. Deputetėt tanė le tė pushojnė sė ėndėrruari ministre dhe madhėrira dhe, nė vend qė ta vrasin mendjen e tyre pėr intriga me qėllime vetjake, le tė mendohen mė mirė se nė tėrė kėto kohė asgjė s'na treguan dhe asnjė pėrmirėsim s'vepruan. Ata qė s'janė tė zotėrit pėr tjetėr gjė, veēse pėr intriga, le tė japin dorėheqjen. Ėshtė shėrbimi m'i madh qė i mundin t'i sjellin Atdheut.
Pėr emrin e Zotit!
Pushoni njė herė! Sprasuni prej udhės qė keni marrė dhe e cila po na shpie nė katastrofė. Bashkohuni, se "Fuqia nė bashkim" gjendet.
Tirana Observer
Krijoni Kontakt