Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Prej keshillave te Imam Ahmed Rifai

    Falenderimi i takon Allahut xh.sh. Salati dhe Selami qofte per Profetin tone, Allahu qofte i kenaqur me Sahabet dhe familjen e te derguarit tone dhe mbi ndjekesit e rruges se drejte. Amin
    Zuhdi eshte veper e atyre qe kane per qellim rrugen e Allahut xh.sh. eshte baza e devotshmerise, eshte frika ndaj Allahut dhe koka e urtesise te gjitha te permbledhura jane ndjekja e rruges se Imamit te shpirtrave dhe trupave, te derguarit tone a.s..
    Rruga perparesore eshte te ndjekurit dhe te punuarit me hadithin "me te vertete veprat llogariten sipas qellimit", a nuk e keni pare qe Pejgamberi a.s. i ka thene nje burri i cili i tha: o I derguar i Allahut nje person deshiron te beje xhihad por ai eshte prej atyre qe deshirojne Dynjane, tha i derguari: nuk ka sevap-shperblim per te, derisa u perserit tre here dhe perseri nuk kishte sevap per te (transmetuat eth-thikat, sahih).
    Prej kesaj mesuam se te gjitha veprat konkludohen te mira ose te keqia sipas nijetit-qellimit, vepra per Allahun fillon me nijet, kinje frike Allahun me levizjet dhe pushimet tuaja, ruajeni besimin tuaj prej te kapurit te drejtperdrejt (Zahir) te "muteshabiheve" (ajete muteshabihe) ne Kur'an dhe Sunnet, sepse kjo eshte prej bazave te kufrit, qe do te thote se shume njerez kane rene ne kufer prej tyre. Thote Allahu: "Ndersa ata te cilet ne zemren e tyre kane te keqen ndjekin prengjasimet e tyre (ajeteve) duke pasur per qellim percarjen dhe keqintrepretimin".
    Obligohet per ju dhe per cdo mukellef te besuarit se muteshabihet (ajetet) jane prej Allahut, e ka zbritur mbi robin e Tij, Resulin e Allahut, dhe udha e te devotshmeve eshte "tenzijhu" i Allahut (mos cilesimi i Allahut me te meta)nga ato qe duken prej "Zahir" (ne pamje te pare) duke ia lene kuptimin qe i perket Allahut dhe duke shenjteruar keshtu qetesine ne fe.

    Vazhdon.....
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Jane pyetur disa dijetare rreth krijuesit dhe ata jane pergjigjur:
    Nese pyet per "Dhat"-in (pamja reale e Allahut) e Tij, askush nuk i perngjet Atij.
    Nese pyet per Sifatet (cilesite) e Tij, Ai eshte Nje i Vetem, i Plotfuqishem, nuk ka lindur dhe nuk eshte i lindur dhe s'ka nevoje per askend.
    Nese pyet per Emrin e Tij, Ai eshte qe s'ka te adhuruar pervec Tij, i Dijshmi i te fshehtave dhe i te dukurave, Ai eshte Meshiruesi, i Gjithmeshirshmi.
    Nese pyet per veprat e Tij, cdo dite eshte sipas deshires se Tij.
    qe do te thote se Allahu ben ndryshime ne krijimin e Tij, ndersa Allahu eshte i pandryshueshem.
    Imami yne Shafi ka grumbulluar cdo gje qe eshte folur per Tewhidin dhe ka thene:
    Ai qe mendja e tij rrutullohet rreth ekzistences supreme dhe per realitetin se si eshte Ai (Allahu) eshte mushebbih (perngjasues)
    Ai qe qendron mbi idene e mos aktivitetit (te Allahut, si krijimi) ai eshte Ateist -Mulhid
    Ai qe qendron mbi idene e ekzistences supreme qe nuk ka mundesi te dije se si eshte Ai ai eshte muwahid-monoteist.
    Do te thote se Ai qe beson ne ekzistencen e Allahut dhe beson se ekzistenca e tij nuk eshte si te tjeret, ekzistence pa vend, atij nuk i perdhkohet koha dhe nuk thote "une di se si ta perfytyroj Zotin tim", ai eshte njeri monoteist qe e njeh Zotin e Tij.
    O njerez Allahu eshte larg te metave apo origjines se krijesesave apo cilesive te krijesave, pastroni besimin tuaj nga te kuptuarit e "Istiwase" me "qendrim" sic eshte "istiwa" e trupave mbi trupa qe prodispozojne "hulul" - shkrirjen ne nje. Allahu eshte i madheruar ndaj tyre.
    Larg te thenit te "lartesise dimensionale" dhe "poshtesise dimensionale", "vendit", "dores" dhe "syrit" si shqipsa apo pjese trupore, "zbritjes" me levizje apo transferim.
    S'kam cte them vetem ate qe e kane thene Selefet, te besuarit e cka eshte prej Zahir (drejtperdrejte) dhe kthimi i kuptimit ne ate qe ka dashur Allahu dhe i Derguari i Tij, larg te metave nga "kejf" (se si eshte) dhe karakteret e krijesave ne kete eshte shkalla e imameve.
    Cdo gje me te cilen e ka cilesuar Allahu veten e Tij eshte ne Librin e Tij, per ju eshte mbartja e "muteshabihe" konform atyre "muhkeme" sepse eshte baza e Librit, muteshabih nuk konfrontohet me muhekemin.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Nė Australi
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 16:22
  2. Alexander Kalomiros: "Kundėr bashkimit tė rremė"
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 13:26
  3. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •