Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    do kisha pasur deshire te dij pse eshte burgosur Ibn Tejmije ne kohen qe jetoj kur te gjithe dijetaret e asaj kohe e paskan respektuar dhe vlersuar aq shume?
    RIPPR

  2. #32
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085

    Dijetaret e Ehli Sunnetit Dhe Xhematit.

    Selam
    Shkrimi ėshtė i huazuar nga Forumi islam

    Falėnderimi i takon All-llahut s.u.t.. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu s.u.t. prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush ta humbasi, dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush ta udhezoje. Dėshmoj dhe deklaroj qe nuk ka te adhuruar tjetėr i cili meriton te adhurohet me te drejte pėrveē All-llahut s.u.t. i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
    "O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė vertete dhe mos vdisni, vetem se duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
    "O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė njeriu dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
    "O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
    Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut s.u.t. kurse udhėzimi mė i mirė udhėzimi i Muhammedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, prandaj ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, dhe ē`do lajthitje te ēon nė zjarr.


    Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.



    “ SHEJKHUL ISLAM IBN TEJMIJJE”
    (Rahimehull-llah)


    Shume njerez ne ditet e sotme akuzojne disa prej dijetareve islam me kufr.
    Njeri prej ketyre dijetareve qe vazhdimisht sulmohet eshte Shejkhul Islam
    Ibn Tejmijje rahimehullah. Ne te vertete ndaj tij shume eshte shpifur dhe
    pergojuar.
    Njerezit thone rreth tij fjale te cilat ai kurre nuk i ka thene dhe qe ai kishte qendrim totalisht te kundert me ate c’fare i
    mvishet atij, All-llahu e meshirofte.
    Te tille persona duhet te kene frike All-llahun s.u.t. dhe duhet te kujtojne se duhet te jene te drejte dhe ta gjykojne nje njeri me drejtesi dhe dije, ne vend qe ta gjykojne ate me injorance dhe me epshin e te kundershtuarit. Ibn Tejmijje rrahimehullah eshte perpjekur fuqimisht per ngritjen e Sunnetit dhe per mbrojtjen e kesaj Feje prej atyre qe jane perpjekur dhe po perpiqen vazhdimisht per ta ndryshuar ate me injorance. Dhe ishte ai i cili iu priu muslimaneve per te luftuar barbaret Tatare [mongolet] , dhe ishte ai i cili vuajti erresiren e qelive te Egjiptit dhe te Damaskut qe Islami te lartesohej [te riperterihej] , dhe ishte ai qe e luste All-llahun s.u.t. qe ti udhezoje te
    devijuarit. Prandaj i paralajmerojme ata te cilet kerkojne ta njollosin
    emrin e tij te ndalohen nga shpifjet dhe pergojimet sepse mishi i
    dijetareve eshte i helmuar dhe sepse c’faredo qe te bejne keta njerez te
    semure dhe sido qe te perpiqen qe ta ulin ate All-llahu e meshirofte, nuk
    do te munden sepse All-llahu s.u.t. i mbron trashegimtaret e Pejgambereve gjate jetes se tyre e edhe mbas vdekjes se tyre dhe nuk lejon njollosjen e tyre.
    Dhe nuk flet kush keq per Imam Ibn Tejmijjen rrahimehullah vetem se nje
    njeri i epshit, armik i ehlih sunnetit, ndihmues dhe pasues i bidatit,
    person i ulet ne fe dhe moral. Dhe eshte detyre per c’do musliman zemra e
    te cilit “noton” ne akiden e ehlih-sunnetit dhe ka sadopak xhelozi kur shpifet ndaj dijetareve tane, nga me te medhenjte e ketij ummeti qe
    kurdo te degjoje te tilla shpifje dhe pergojime , ti kundershtoje ato, dhe
    nese kane dije ti pergenjeshtrojne ato me argument.

    Keta njerez e akuzojne Ibn Tejmijjen per perngjasimin e All-llahut s.u.t. me
    krijesat,? dhe kjo eshte nje gjenjeshter e kulluar dhe shpifje .
    Le te llogarisin keta, te keqen e gjuheve te tyre perpara se te jete teper
    vone.

    Me poshte do te paraqesim disa citime te marra prej shkrimeve te shejkhut All-llahu e meshirofte, te cilat qartesojne pozicionin e tij dhe nxjerrin ne pah akiden e tij te paster selefije pertej dyshimeve. Dhe ata te cilet i lexojne nese qartesohen edhe heqin dore prej pergojimeve dhe pendohen atehere All-llahu s.u.t. eshte Fales dhe Meshirues i Madh dhe ata do te kuptojne se kane qene viktima te ketyre shpifjeve. E nese nuk binden dhe vazhdojne ne rrugen e felliqur atehere nuk mund te themi gje tjeter per ta vecse zemrat e tyre jane te semura dhe i lutemi All-llahut Subhanehu ue Teala qe ti sheroje prej kesaj semundje.


    Thote Shejkhul Islam Ibn Tejmijje All-llahu e meshirofte ne “Akijdetul
    Uasitijeh” :

    Prej besimit eshte pranimi i asaj c’ka All-llahu s.u.t. e pershkruajti Veten e Tij ne Kur’an ashtu edhe sikurse ato c’ka i pershkruajti Resuli Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam Atij. [Ky besim] ndalon c’do perpjekje qe do te ndryshoje shkrimet e shenjta [tehrijf] dhe qe do te beje te pamundshme zhveshjen e All-llahut prej Atributeve te Tij [duke i mohuar ato], ose ndalon te pyeturit ne lidhje me modalitetet [shembujt] e tyre [tekjif. . . duke e shoqeruar me pyetjen “ ne c’menyre “ ose te perpiqesh ti kuptosh ato duke i perngjasuar (temthij)].
    Vertete Ehlih-Sunnah qendrojne ne ate se : “ ASGJE NUK ESHTE SI AI , AI ESHTE GJITHDEGJUESI, GJITHSHIKUESI “ [Shura : 11]. Ata [d.m.th. Ehlih- Sunnah] nuk i mohojne ato c’fare All-llahu ia pershkroi Vetes se Tij dhe as nuk e ndryshojne kuptimin e Fjaleve te Tij ne kete ceshtje, dhe as nuk pajtohen me nocionet [mendimet] qe kundershtojne emrat dhe treguesit. Ata nuk kerkojne ti shpjegojne Sifatet [cilesite] e Tij apo ti krahasojne Ato me ato te krijesave te Tij , e per kete Ai, All-llahu nuk ka adash [Samij], nuk ka te barabarte [Nidd] dhe si rrjedhoje Ai, i Vetmi, i Pastri prej te gjitha mangesive dhe me i Larti, Nuk i ka hije, Nuk i shkon dhe Nuk i pershtatet Atij qe te krahasohet me krijesat e Tij.


    Gjithashtu Shejkhu All-llahu e meshirofte thote ne “Et-Tedmurijeh.F.q. 20”:


    Eshte e domosdoshme pohimi i asaj qe All-llahu e pohon per Veten e Tij,
    nderkohe qe mohon c’do perngjasim te Tij me krijimin e Tij . . . . .
    kushdo qe thote se Dija e Tij eshte si dija ime, Fuqia e Tij eshte si fuqia
    ime, ose Dashuria e Tij eshte si dashuria ime, ose Kenaqesia e Tij eshte si
    kenaqesia ime, ose Dora e Tij eshte si dora ime, ose Ngritja apo Ngjitja [
    Isteua] e Tij eshte si ajo e imja, atehere ai ka perngjasuar dhe
    shembellyer All-llahun me krijimin e Tij. Me drejte , eshte e domosdoshme
    qe te pohohen [Cilesite e All-llahut] pa asnje perngjasim, dhe te mohohen
    [ato qe All-llahu ia mohoi Vetvetes se Tij] pa ia mangesuar All-llahut
    ndonje prej Cilesive te pohuara [te Tij].



    Shkruan Ibn Tejmijje ne Mexhmuatul-Fetaua (5/265) :


    Cilido i cili i konsideron Cilesite e All-llahut te ngjashme me cilesite
    e krijesave, si p.sh Ngjitja [Istewa] e All-llahut eshte si ngjitja e
    krijesave, apo Zbritja [Nuzul] e Tij eshte si zbritja e krijesave, e te
    tjera si keto atehere ai eshte nje bidatci i devijuar>.
    Pra kushdo e lexon kete akide kupton se Shejkhu rrahimehull-llah i ka
    pranuar Atributet e All-llahut pa i hetuar ato. [Pa pyetur si, qysh].
    Prandaj vellezer, lexojini All-llahu ju meshirofte ju edhe ne, dhe
    kushtojuni vemendje fjaleve te Imam Ibn Tejmijjes sepse vertete ato jane
    argument mese i mjaftueshem per ata qe jane te drejte dhe qe e kerkojne me
    sinqeritet hakkun, dhe All-llahu e di me se miri.



    BIOGRAFI E SHKURTER.

    Ai eshte El-Imam, El-Hafidh, El-Fakih, Esh-Shejkh-El Islam Takijuddijn
    Ebul Abbas Ahmed Ibn Abdul Halijm Ibn Abdus-Selam Ibn Tejmijje El-Harrani
    El-Hanbeli Rrahimehull-llahu Teala, i cili u lind diten e hene te dates 10
    te muajit Rebi el-Euel 661 h/22 Janar 1263 e.j. ne Harran [ Iraku i
    veriut, Kurdistan] ne nje familje te mirenjohur si “mutekelimun” fetare.
    Gjyshi i tij , Ebu Bekr Mexhdudijn Ibn Tejmijje [vdiq me 653 h/ 1255
    e.j] ishte nje mesues i mirenjohur i medhhebit hanbeli dhe libri i tij “
    Munteqa el-Ekhbar” [seleksionimi i thenieve profetike] i cili klasifikon
    te tille hadijthe mbi te cilet bazohet legjislacioni Islam [sheriati] ,
    ende edhe sot konsiderohet si nje pune me shume vlere. Gjithashtu edhe
    arritjet ne dije te babait te tij , Shihabuddijn Abdul-Halijm Ibn Tejmijje
    [vdiq me 682 h/ 1284 e.j] kishin nje perhapje te gjere.

    Ishte koha kur hordhite Tatare me ne krye Hulagu Khan po ndermerrnin sulmin e tyre barbar gjate gjithe botes Islame, dhe vecanerisht ne zonen e
    Mesopotamise. Ibn Tejmijje ishte vetem 7 vjec kur Tataret leshuan sulmin e
    tyre mbi Harran. Per pasoje popullsia e la Harranin per te kerkuar strehim
    diku tjeter. Familja e Ibn Tejmijjes shkuan ne Damaskme 667 h/1263 e.j i
    cili asokohe sundohej prej Memlukeve [Mbreterve] te Egjiptit. Ketu babai i
    tij mbante ligjerata ne minberin e xhamise Umejjed dhe u ftua qe te jape
    mesim hadijthi ne xhami. Po ashtu edhe ne Darul – Hadijth Asakurije ne
    Damask. Keto ligjerata percilleshin prej nje numri te madh studentesh e po
    ashtu edhe dijetaresh. Damasku ishte qendra e studimeve Islame ne ate kohe, dhe Ahmed Ibn Tejmijje ndoqi gjurmet e babait te tij i cili ishte nje
    dijetar i studimeve Islame duke studjuar me dijetaret e medhenj te kohes se
    tij midis te cileve ishte dhe nje dijetar i gjinise tjeter, nje grua me
    emrin Zejnb bint Mekij, e cila i mesoi atij hadith.

    Qe ne femijerine e tij te hershme, Ibn Tejmijje ishte nje nxenes i zellshem.
    Ai e njohu veten e tij plotesisht me te gjitha shkencat shekullore dhe
    fetare te kohes se tij. Ai i kushtoi nje rendesi te vecante literatures
    arabe dhe arriti mjeshteri ne gramatike dhe leksikografi. Ai jo vetem qe u
    be nje ekspert i librit te famshem te gramaticienit arab Sibeuejh,
    “El-Kitab” i cili konsiderohej si nje prej autoriteteve me te medha ne
    gramatike dhe sintakse, por vec kesaj Ibn Tejmijje nxorri ne drite dhe
    gabimet qe gjendeshin ne te. Vec kesaj ai studjoi historine e Arabise
    paraislame dhe periudhen pas shpalljes. Si perfundim ai mesoi matematiken
    dhe kaligrafine.

    Ndersa sa per shkencat fetare ai studjoi Kur’anin, Hadijthin, dhe
    Sheriatin. Ai e mesoi prej babait te vet fikhun hanbelij dhe me pas u be nje
    perfaqesues i njohur i medh’hebit hanbelij. Tregohet se ai ka marre dije ne
    hadijth ne Siri me Ibn Abdu-Dejam. Nje tjeter mesues i tij ishte edhe
    Shemsuddijn Abdurr-rrahman El-Makdisij [vdiq me 682 h/1283 e.j]. Deri ketu
    Ibn Tejmijje mori mesime rrenjesore ne “Permbledhjet e sakta te
    transmetuesve” dhe ne Musnedin e Imam Ahmedit.
    Ibn Tejmijje kishte nje dashuri te madhe per tefsirin. Ai lexoi me teper se
    nje qind komentues te Kur’anit.

    Ai i kompletoi studimet kur ishte ende nje adoleshent dhe ne moshen 19
    vjecare ai u be profesor i studimeve Islame. I thelluar ne dijen e
    Kur’anit, Hadijthit, Fikhut, teologjise, gramatikes arabe, etj, ai filloi
    te jape fetwa ne ceshtjet fetare, pa ndjekur asnje prej shkollave ligjore
    tradicionale, Hanefij, Malikij, Shafi’ij, dhe Hanbelij. Ai i mbrojti
    traditat profetike me me ze dhe me argumente, te cilat edhe pse nxirreshin
    prej Kur’anit dhe Sunnetit, ishin bere jofamiljare tashme per njerezit e
    kohes se tij. Lirika e polemikave te tij ia shtoi armiqte mes dijetareve me
    te brumosur me fanatizmin e medh’hebeve tradicionale, te cilet benin akuza
    te rreme ndaj tij per te gjitha ceshtjet kundershtuese. Nder ata qe
    shpifen kunder Shejkhut rrahimehullah me akuza te peshtira, ishte udhetari
    me i madh i mesjetes Ibn Batutah, i cili vizitoi Damaskun kur Ibn Tejmijje
    ishte ne qeli [i burgosur]. Ky fakt nuk e pengoi Ibn Batuten qe te deshmoje
    rrejshem ne librin e tij se ai e ka pare dhe degjuar Ibn Tejmijjen ne
    minberin e xhamise se madhe te Damaskut duke thene : “ C’do nate All-llahu
    zbret ne qiellin e dynjase, me nje zbritje si zbritja ime” dhe ai zbriti
    nje shkalle me poshte minberit. Duke lexuar kete Akide ne mesojme se Ibn
    Tejmijje i pohoi dhe i pranoi cilesite e All-llahut pa i hetuar ato. [bil-la
    kejfe].

    Kur Ibn Tejmijje ngeli jetim ne moshen 22 vjecare pas vdekjes se babait te
    tij, ai e zevendesoi ate ne Asakurijeh. Ai filloi te jape mesime ne tefsir
    ne xhamine Umejjed dhe me pas me 695 h ai filloi te jape mesim ne Hanbelijeh
    ne Damask. Shume shpejt ai u be i shquar mes dijetareve qe drejtonin ne Siri
    dhe gjithashtu u be jashtzakonisht popullor ne masat e njerzeve.



    Kercenimi mongol.

    Nderkohe , Irani, Iraku dhe Khurasani vazhdonin te rrafshoheshin ne
    domonimin barbar te Tatareve. Memluket [mbreterit] te cilet sundonin ne
    Egjipt, Siri dhe Hixhaz [Gadishullin Arabik] u perpoqen shume here per te
    marre Irakun por deshtuan c’do here. Kur u mesua se Tataret po
    planifikonin pushtimin e Damaskut, Sulltani mamluk, Malik en-Nasir Muhammed
    ibn Kalauun la Egjiptin dhe u nis me nje ushtri te fuqishme per ta ndaluar
    perparimin e Tatareve.
    Te dy ushtrite u takuan ne nje beteje te pergjakshme me 699 h / 1299 e.j.
    por Sulltani u shpartallua dhe u kthye ne Egjipt. Tashme Damasku u la i
    hapur perpara forcave Tatare te udhehequra nga Gazani, i njohur gjithashtu
    si Mahmud, djali i madh i Xhengis Khan. Per pasoje te gjithe fisniket
    perfshi dijetaret fetare, gjykatesit, administratoret dhe tregtaret ia
    mbathen nga Damasku, ne te cilin mbizoteronte khaos dhe anarki dhe qe
    tani do te perballej me pushtimin Tatar. Ne kete moment kritik Ibn Tejmijje
    dhe njrezit e tij me te shquar vendosen te prijne nje delegacion per te
    takuar Gazanin dhe te synojne paqen per qytetin. Prandaj, delegacioni i
    udhehequr nga Ibn Tejmijje takoi Gazanin ne Nabak [prane Damaskut] dhe ai ra dakort qe t’ju jape amnisti njerezve te Damaskut.

    Lajmet per mberritjen e ushtrise Tatare drejt Sirise erdhen perseri me 702
    h/1303 e.j. Vonesa e ardhjes se Sulltanit Khalaun prej Egjiptit shkaktoi
    panik mes njerezve, shume prej tyre filluan te braktisin shtepite e tyre
    per te gjetur nje vend me te sigurt. Kur Ibn Tejmijje e pa kete situate, ai
    filloi ti urdheroje njerezit qe te mbronin vetet e tyre dhe qytetin, duke e
    ndaluar keshtu eksodin. Ai gjithashtu shkoi personalisht qe ti kerkoje
    Sulltanit qe te shpejtoje udhetimin e tij per ne Damask.
    Me ne fund, ushtrite Muslimane te Egjiptit dhe Sirise u ndeshen me forcat
    Tatare ne Thekab gjate muajit te Ramazanit me 702 h/1303 e.j dhe pas nje
    konflikti te pergjakshem Muslimanet me ndihmen e All-llahut Subhanehu ue
    Teala i shpartalluan dhe i shperbene ushtaret tatare.

    Lufta e Ibn Tejmijjes nuk ishte e kufizuar ndaj sufisteve dhe njerezve te
    cilet ndihmonin bidatet e te devijuarve por ai luftoi edhe kunder Tatareve
    te cilet sulmuan boten Muslimane dhe thuajse arriten ne Damask. Banoret e
    Sirise e derguan ate ne Egjipt qe te urdheroje Sulltanin Memluk, Sulltan i
    Egjiptit dhe Sirise qe ti udheheqe forcat e tij per ne Siri, ne menyre qe ta
    ruaje ate prej Tatareve pushtues. Kur ai e kuptoi se Sulltani hezitonte te
    bente c’fare i kerkohej, ai e kercenoi Sulltanin duke i thene : “ Nese ia
    kthen shpinen Sirise, ne do te caktojme nje Sulltan i cili do ta mbroje ate
    dhe do ta gezoje ate ne kohe paqeje “.
    Ibn Tejmijje ishte i pranishem ne betejen Thekab afer Damaskut kunder
    Tatareve, beteje cila u zhvillua ne muajin Ramazan kur Muslimanet ishin te
    agjerueshem. Ai i dha fetwa ushtrise qe te prishin agjerimin me qellim qe ti
    ndihmonte ata kunder armikut te tyre, ashtu sic veproi Pejgamberi
    sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam ne betejen per clirimin e Mekes. Muslimanet
    e fituan betejen kunder Tatareve dhe i nxorren ata jashte Damaskut dhe
    gjithe Sirise. Trimeria e Ibn Tejmijjes u shpreh kur ai shkoi me nje
    delegacion dijetaresh per ti folur Gazanit, mbretit te Tatareve qe te
    ndalonte sulmin mbi Muslimanet. Asnje prej dijetareve nuk guxoi ti fliste
    ndonje fjale mbretit, pervec Ibn Tejmijjes i cili i tha : “ Ti pretendon se
    je Musliman dhe ke me vete imame, muezine dhe gjykates e dijetare porse na
    pushtuat dhe na mberritet ne vendin tone. Persa kohe qe babai dhe gjyshi yt
    ishin jobesimtare ata nuk e sulmuan token Islame, me drejt, ata premtuan se
    nuk do te na sulmojne dhe e mbajten premtimin. ndersa ti premtove por e
    theve premtimin tend ”.

    Pasiqe kercenimi Tatar u eliminua, Ibn Tejmijje iu kushtua perseri misionit
    te tij intelektual per vazhdimesine e mesimdhenies. Ne te njejten kohe ai
    vazhdoi te shpalle xhihad kunder sekteve heretike si Batinijte, Ismailijte,
    Hakimijte dhe Nuserijte te cilet jetonin ne hapesirat malore te Sirise dhe
    te cilet i ftuan Kryqtaret dhe Tataret qe te pushtonin tokat e muslimaneve,
    i ndihmuan keta pushtues kunder muslimaneve dhe plackisnin dhe grabitnin te
    dobetit dhe popullsine e pambrojtur. Ibn Tejmijje udhehoqi personalisht disa
    ekspedita kunder ketyre sekteve.



    Situata fetare e muslimaneve.


    Pervec kercenimeve qe u permenden me siper, Islami po perballej gjithashtu
    edhe me rreziqe te brendshme. Ishin Batinijte [nje sekt ekstremist shi’it qe
    u konfrontua me qeverine ne ate kohe] dhe ndjekesit e tyre, Vrasesit
    [Hashijshijun], besimi i te cileve ishte nje perzjerje e dogmave te magjise
    dhe koncepteve platonike, e cila fare lehte mund te mbillte farat e
    mosmarrveshjeve intelektuale dhe te perhapte mosbesimin dhe braktisjen e
    fese mes njerezve mendjelehte. Pastaj ishin shume muslimane te cilet ishin
    nen influencen e besimeve politeiste, dhe zakoneve te jobesimtareve me te
    cilet ata kishin bashkepunim te lire, dhe te cilet filluan te madheronin
    shenjtoret e tyre [personalitetet me te larta dhe me te perkushtuar ne
    besimet e tyre sufiste], ashtu sikurse vepronin jehudet me kristianet. Me
    tej disa rangje sufistash, sic ishin Rufaijte, adoptuan disa doktrina
    Neo-Platonike dhe Hinduse, te cilat u bene aq te ngaterruara me besimet e
    verteta Islame saqe u be e pamundur te dalloje njeren nga tjetra.
    Ne gjurmet e kryqtareve, disa kristiane ishin fuqizuar dhe filluan te
    gjykonin Islamin dhe te kritikonin Pejgamberin tone Alejhi Salatu Ue Sel-lam
    ne fjalimet dhe shkrimet e tyre.
    Ne rrethet intelektuale te muslimaneve kishte rene amulli dhe ishin shume te
    ngurte ne debatet e tyre rreth ceshtjeve fetare dhe ne afrimin e tyre tek
    ri-interpretimi i Sheriatit. Mes Hanbelijve dhe Esharijve kishte
    vazhdimisht polemika dhe grindje. Dhe ne fund disa prej filozofeve, te
    influencuar prej teorive te Platonit dhe Aristotelit, filluan te perhapnin
    idete dhe konceptet e tyre agnostike [sipas te cilave teori nuk eshte e
    mundur dija apo njohja e botes dhe e ligjeve te saj] te cilat i
    shperfillnin totalisht mesimet Islame.
    Keto ishin kushtet per sa i perket kohes ne te cilen jetoi Ibn Tejmijje, per
    te cilat ai duhej te luftonte. Ibn Tejmijje formoi nje shoqeri me nxenesit
    dhe ndjekesit e tij qe te largonin kultet e politeizmit [ shirkut], dhe
    influencat jo Islame, besimet heretike dhe zhdukjen e praktikimit te tyre
    nga masat e muslimaneve.
    Si rezultat i aktiviteteve te tij reformuese plot vrull dhe entuziaem, si
    edhe prej denimit te herezise [ ideologji e cila kundeshton fene] si edhe
    luftes se rrepte kunder praktikave joislame ne vizitimin e varreve te
    “shenjtoreve” , ai fitoi urrejtjen e disa shtresave te popullsise. Porse
    asgje prej ketyre nuk mundi ta pengoje popullaritetin e tij qe te shtohej ne
    menyre te jashtzakonshme mes masave te Muslimaneve.

    Gjithe ky xhihad qe ndermori Ibn Tejmijje rrahimehull-llah kunder armiqve
    te Islamit, nuk luajti aspak rol te dijetaret xheloze dhe hasetcinj te cilen
    nderhyne tek autoritetet e vendit dhe dhane fetwa per ta burgosur ate shume here derisa vdiq ne qeli per shkak te guximit te tij te rralle dhe
    mendimeve te tij te lira dhe perparimtare ne shume ceshtje ligjore dhe
    sociale, mendime te cilat i terbonin kundershtaret e tij, dhe pasuesit
    fanatike te medh’hebeve tradicionale.
    Sidoqofte Ibn Tejmijje e pati shansin qe ti ndeshkonte kundershtaret e tij
    mes ulemave te cilet i shkaktuan atij te gjithe llojet e telasheve dhe e
    futen ate ne qeli shume here, e megjithate ai tregoi shpirtgjeresine e tij
    te madhe dhe i fali ata kur Sulltani Nasir Kalauuni kerkoi prej tij fetwa
    per ti hequr qafe duke iu pergjigjur Sulltanit : “ Nese ti i vret ata, ku
    do te gjesh ulema per te mesuar popullin”. Sulltani i tha : “ A nuk te
    demtuan ty shume here dhe kerkuan te te vrisnin ? “. Ia ktheu Shejkhu i
    Islamit Ibn Tejmijje, All-llahu e meshirofte : “ Kushdo qe me ka demtuar
    mua eshte i falur, dhe kush e demton ceshtjen e All-llahut dhe te Resulit te
    Tij, All-llahu do ta ndeshkoje ate “.

    Historianet Islame si Imam Edh-Dhehebij, Ibn Kethijr, Ibn El-Imad
    El-Hanbelij dhe shume te tjere e kane lavderuar ate dhe e kane konsideruar
    si nje prej dijetareve me te medhenj te te gjitha kohrave.
    Ai luftoi shpikjet heretike ne fe te cilat ishin mjaft te perhapura gjate
    kohes se tij ne te gjithe boten Muslimane, vecanerisht ne disa vepra dhe
    besime te rangjeve te caktuara sufiste, si adhurimi i “shenjtoreve”, vizita
    e tyre neper varre, dhe hedhja e tyre ne zjarr. Sulmet e tij ndaj Sufisteve
    i shkaktuan atij shume telashe me autoritetet e vendit, nje pjese e te cieve
    ishin nen influencen e disa udheheqesve Sufiste.

    Si rezulatat i popullaritetit te Ibn Tejmijjes, disa dijetare me
    influence u bene xheloz me te dhe u bezdisen per shkak se ai i sfidoi
    gjykatesit [Kadijte] ne disa ceshtje te fik’hut [jurispundences]. Prandaj
    ata peshperisnin zera dhe fjale qe ta diskreditonin ate ne syte e qeverise
    dhe te njerezve. Ibn Tejmijje i refuzoi mesimet qe parashtroheshin ne
    el-Futuhat el-Mekkeh [shpalljet ne Mekke] dhe Fusus el-Hakijm [mozaiku i
    urtesise] dy libra te dijetarit Muhijudin Ibn Arabij [vdiq me 638 h/1240
    e.j, sufisti me i respektuar dhe mesuesi i tezaufit [perafrimit], si te
    papajtueshme me mesimet e Kur’anit dhe Sunnetit, dhe si rrjedhoje ai fitoi
    zemerimin e Sufisteve, dhe duke qene i hapur me politiken e qeverise , ai
    fitoi armiqesine e saj. Per pasoje ai u thirr ne Egjipt me 705 h/1305 e.j.
    Kur Ibn Tejmijje mberriti ne Egjipt, atij iu kerkua qe te marre pjese ne
    nje mbledhje teologesh, juristesh, dhe personalitetesh shteterore. Gjate
    mbledhjes disa akuza u ngriten kunder tij ne lidhje me konceptet e tij mbi
    natyren dhe Cilesite e All-llahut. Ai nuk u lejua te mbroje vetveten dhe
    menjehere u burgos per 16 muaj. Gjate kohes qe ishte ne burg, ai ua largoi
    vemendjen nxenesve te tij prej pasimit te deshirave [epsheve] dhe argetimeve dhe i keshillonte ata per devotshmeri, disipline dhe maturi. Nje numer te burgosurish u bene nxenesit e tij me te devotshem pas lirimit te tyre.

    Per xhihadin e rrepte te Ibn Tejmijjes All-llahu e meshirofte kunder
    filozofeve dhe sekteve te devijuara nuk kane munguar te shkruajne dhe penat e disa filozofeve europianoperendimore. Ata me nje gjuhe te ceket ne pamje
    te jashtme por qe ne brendesi ngerthene shume, vene ne pah me cinizem rolin e madh qe Ibn Tejmijje ka luajtur ne rrezimin e teorive agnostike te
    profesoreve te tyre te hershem filozofe. Njeri prej tyre, Henry Korbin
    filozof cinik dhe idhtar i flakte i sektit shi’it, shkruan ne librin e
    tij “Historia e filozofise Islame “ bn Tejmijje , i lindur ne Harran [Mesopotami] ne vitin 661 h, teolog hanbelit, pra perfaqesues i drejtimit me te rrepte te kundervene synimeve filozofike. Polemist dhe grindavec, ai me rreptesi dhe guxim i fton ne pergjegjesi te gjithe dhe c’dokend. . . . . E pasi qe personaliteti sic eshte Ibn Tejmijje me shkrimet e veta ka nxitur ate qe me vone do te mund te quhej “Rilindje e Hanbelizmit Modern” sic ishte levizja Uehabite e shekullit te XVIII . . . . . filozofi duhet te pranoje se ky
    personalitet kerkon kujdesin e tij te vecante>>[fq.304-305]. Ai shkruan
    gjithashtu :<< Ne shekullin e VII-VIII Esh’arizmi fiton kundershtar prej formati ne personalitetin e Ibn Tejmijjes dhe te nxenesit te tij Ibn Kajjim el-Xheuzijje, qe te dy nga Damasku. Ibn Tejmijje babai i levizjes Selefije ne shekujt e mevonshem ne te vertete ia konteston [ia heq, ia mohon] Esh’arizmit vlefshmerine e reformes se tij Sunnite. Ai e proklamon reformen e plote te Sunnizmit e cila bazohet ne vleren Absolute te Shkrimit Origjinal te Shpalljes dhe Tradites se shokeve te Pejgamberit>>. [fq 132]

    << Ibn Tejmijje harton vepren e tij te lavdishme “Redd-ul
    Mantikijjin” ku perpiqet te permbyse logjiken greke [Aristotelin dhe
    Platonin] dhe postulatet kryesore te filozofeve te medhenj Farabiut,
    Avicenes [Ibn Sina] dhe Ibn Sab’init. Por vepra e tij me e rendesishme dhe
    me karakteristike eshte “ Minhexhus-Sunnah” [Rruga e Sunnizmit] e shkruar me 716-720 h. Kjo eshte nje polemike urtesisht e shtruar, e fuqishme , drejtuar kunder vepres „ Minhexhul-Karame „ qe e hartoi al-lame Hil-li, teolog i
    famshem shi’it>>[fq.305]. Dhe ne nje vend tjeter po ne te njejtin liber ai
    shkruan :<< . .. . . e pakalueshme eshte vepra e Ibn Tejmijjes i cili. . . . .
    rrepte i ka sulmuar filozofet, por edhe te gjithe ata te cilet , sipas
    mendimit te tij, e kane rrenuar pastertine burimore te Islamit dhe te
    mendimit te tij. . . . . . Ibn Tejmijje fuqishem ka inspiruar levizjet
    fondamentaliste te kohes se re te Uehabisteve dhe Selefijeve. Ne rrugen e
    pastrimit te Islamit, Ibn Tejmijje me zjarrin e njejte i ka qeruar hesapet
    si me Sufijte me Shi’itet ashtu edhe me filozofet. Megjithate duhet te
    pranohet se filozofia per me se tepermi ka pesuar nga ky zjarr i tij.>> [fq
    419].

    Pra vellezer ai qe i ka mbetur sadopak llogjike e paster ne mendjen e tij,
    kupton dhe nga fjalet e ketij njeriu i cili eshte jomusliman se ai pohon ate
    se Ibn Tejmijje ishte fort i kapur mbas Besimit te Paster Burimor te te
    Pareve Tane te Mire, dhe e mbrojti ate me sakrifica te medha , dhe kuptohet
    se ai qe ecen fort i kapur mbas litarit [Akides] qe ata u kapen [dmth.
    Sahabet dhe dy brezat e mevonshem] nuk mund te nxjerre nga goja e tij
    fjale te tilla te uleta per All-llahun Subhanehu ue Teala si “ Syri i Tij,
    si syri im, e Ngjitja e Tij, si ngjitja ime“ e te tjera te tilla krahasime te peshtira nga te cilat cahen zemrat dhe rrengjethen lekuret dhe vertete All-llahu eshte i Paster nga keto. U’All-llahu Mustean.

    Pas lirimit nga burgu me 707 h , Ibn Tejmijje vendosi te qendroje ne Egjipt per pak kohe. Shume shpejt ai filloi te dergonte ligjerata ne xhami te ndryshme dhe ne institutet edukative perpara mbledhjeve perfundimtare te dijetareve dhe juristeve te cilet jepnin zgjidhjet. Sidoqofte kendveshtrimet e Ibn Tejmijjes mbi panteizmin [ide qe pretendon se All-llahu eshte kudo, madje
    eshte i meshiruar me krijesat], ndermjetesimi [esh-shefa’a] etj, nuk u
    priten mire dhe me shume ankesa u depozituan tek Sulltani kundra tij.
    Dijetaret fetare drejt te cileve referoheshin keto ankesa, nuk munden te
    gjenin asnje faj per Ibn Tejmijjen. Sidoqofte kur administrates iu shtua
    impenjimi me akuzat qe vinin ne drejtim te tij, ai u arrestua dhe u mbajt
    per pak kohe, dhe pastaj u lirua me kerkesen unanime te te gjithe
    dijetareve fetare. Por kur Sulltani Kallaun hoqi dore nga froni ne favor
    te mekembesit te tij, Bajban El-Xheshnikir ne vitin 707 h, Ibn Tejmijje u
    debua nga Egjipti dhe u vendos ne Aleksandri, ku megjithe internimin e tij,
    ai fitoi nje pozite mjaft te nderuar ne rrethet akademike dhe ato letrare.
    Shume shpejt, me doreheqjen e Bajbanit dhe ardhjen serish ne pushtet te
    Sulltanit Kallaun, Ibn Tejmijje u rikthye ne Egjipt me urdher te ketij te
    fundit.



    Kthimi ne Damask.


    Ne Kajro, Ibn Tejmijje e impenjoi veten me dhenien e dijes dhe aktiviteteve
    riedukuese per gati tre vjet. Ne te njejten kohe ai vepronte si keshillues
    i Sulltanit, duke dhene sherbimin e vet ne sere reformash te rendesishme qe
    u prezentuan ne Egjipt dhe ne Siri. Shume dekrete mbreterore dolen me
    keshillen e tij ne vitin 712 h. Ai vizitoi Jeruzalemin ne te njejtin vit,
    dhe pastaj shkoi ne Haxh, dhe perfundimisht u rikthye ne Damask me 713 h.
    Nga kjo periudhe e deri me vone, ai i kushtoi vemendjen kryesore
    problemeve ligjore, edhe pse vazhdonte te jepte dije. Nxenesi kryesor i tij
    qe ishte pergjegjes per perhapjen e ideve te tij ishte, Ibnul Kajjim
    El-Xheuzijje Rrahimehull-llah [vdiq me 751 h/ 1350 e. j.].



    Fetua e tij mbi tre shkurorezimet.


    Ibn Tejmijje All-llahu e meshirofte ashtu si te paret e tij, ishte hanbelij
    dhe mendimet dhe opinionet etij perputheshin me kete medh’heb, megjithate jo ne menyre te vecante. Shpesh ai e refuzonte mendimin e medh’hebit te tij, dhe merrte medh’hebin tjeter qofte ai Hanefij, Malikij, apo Shafi’ij ne
    varesi te asaj se kush prej tyre kishte kuptuar te verteten, sikurse ne disa
    ceshtje te tjera jo te pakta ai kishte refuzuar te katra medh’hebet dhe
    kishte marre mendimin e Dhahirijave [ Medh’hebi i Ibn Hazmit]. Nje rast i
    tille eshte edhe ai kur ai ndryshonte me ta ne lidhje me mohimin e gruas nga
    nje burre i cili dha tre talake [divorce] ne te njejten kohe. Ky problem
    konsistonte ne ate se a duhet ta marre apo jo veprimin ligjor nje divorc i
    shprehur tre here ne te njejten kohe. Ky problem qendronte ne tre
    konsiderata te tilla :

    1- Nese ishte apo jo e mundur anullimi i nje divorci te tille.
    2- Nese te tre deklaratat per divorc do te llogariteshin si nje divorc i
    vetem i cili mund te anullohej ose si nje divorc i pakthyeshem.
    3- Nese gruaja qe u divorcua mund te kthehej ose jo tek burri i saj pa «
    halaleh » [dmth. Derisa gruaja e divorcuar te jete martuar me nje burre
    tjeter, i cili mbas konsumimit te marteses , e divorcon].

    Te gjithe gjykatesit e hershem, perfshi edhe nje numer te konsiderueshem
    Sahabesh ishin te mendimit se nje deklarate e tille per divorc edhe pse
    eshte e urrejtur me ligj ashtu sikurse eshte e tille kur ajo behet jo e
    rregullt dhe me gjynah, duhet te konsiderohet si nje divorc me nenkuptim
    ligjor [pra i rregullt sipas ligjit]. Perkunder kesaj Ibn Tejmijje
    fuqimisht mbajti mendimin se te tre kerkesat per divorc te shprehura ne te
    njejten kohe duhet te konsiderohen si nje divorc i anullueshem. Ai
    Rrahimehull-llah thoshte : « Kush i thote gruas se tij tre here ne te
    njejtin vend « ente talik »[ te kam ndare] eshte njesoj si dikush qe i
    thote dikujt tjeter « na tre dirhem « dhe ne fund i jep vetem nje ». Ky
    mendim i Ibn Tejmijjes ishte kunder mendimit zyrtar, i cili normalisht e
    coi ate ne konflikt me dijetaret nga njera ane, dhe me qeverine nga ana
    tjeter.
    Per rrjedhoje, ulemate u perpoqen ta ndalonin ate nga te shprehurit me tej
    te opinioneve te tilla per kete ceshtje. Ne fakt nje dekret mbreteror u
    nxorr ne Kajro me 718 h qe e ndalonte ate nga dhenia e opinioneve te
    tilla rreth kesaj ceshtjeje.

    Fillimisht Ibn Tejmijje iu permbajt dekretit por me pas perseri filloi te
    jepte gjykimin e tij per kete ceshtje, pasi qe vendosi se ishte e pahijshme
    per te qe te heshtte nga frika e qeverise. Per kete arsye u arrestua dhe u
    mbajt ne kalane e Damaskut per rreth pese muaj, derisa u lirua me urdher te
    menjehershem prej Kajros. Gjate kesaj kohe qe qendroi ne kala i burgosur ai
    shkroi libra dhe dha fetwa te ndryshme dhe i pergjigjej pyetjeve qe i
    drejtoheshin. Me kot u perpoqen kundershtaret e tij qe ta pengonin duke ia
    ndaluar librat, bojen dhe letrat sepse ai i zevendesoi ato me thengjillin e
    drurit me te cilin ngrohej.



    Vitet e fundit.

    Mes viteve 721-726 h Ibn Tejmijje u perkushtua ne mesimdhenien ne Medresen Hanbelijeh dhe ne Medresen e vet , Kasasijn, si dhe ne rishikimin e disa prej veprave te tij me te hershme. Me 726 h perseri kundershtaret e tij bene komplot kunder tij qe ta burgosin, dhe ia arriten qellimit. Ne kete kohe ai
    vazhdoi te shkruante komentin e tij te Kur ‘anit si edhe trajtime per
    ceshtje te ndryshme.

    Ibn Tejmijje, All-llahu e meshirofte vdiq ne burg ne Damask, naten e se
    shtunes, me 20 Dhul-kade te vitit 728 h [26-27 shtator 1328] ne moshen 67
    vjecare, dhe u varros ne varrezat sufije ne Damask, ku ishte varrosur edhe
    nena e tij. Njerezit qe e nderuan ate i bene atij nje funeral madheshtor,
    ne te cilin moren pjese 200 000 burra dhe 15 000 gra. Edhe nje here, ne
    xhenazen e nje tjeter vigani te madh nga zinxhiri i dijetareve te
    Ehlih-Sunnetit u vertetua fjala e Imam Ahmedit rrahimehullah drejtuar
    kundershtareve dhe armiqve te sunnetit dhe idhtareve te se kotes : « Ju
    thoni atyre [dmth. bidatcinjve] « Le te deshmoje dita e xhenazeve tona ».
    Le ta kuptojne idhtaret e risive se ka per ti turperuar All-llahu
    Subhanehu ue Teala gjate jetes se tyre te pabereqetshme ne dynja, ne
    varrimet e tyre dhe ne varret e tyre , e edhe ne diten e madhe te deshmive
    kur nuk do t’ju bejne dobi veprat e tyre « te mira » te perlyera me
    llumin e bidateve te tyre.

    Lusim All-llahun Fuqiplote ta meshiroje Shejkhun tone, Shejkhun e Islamit
    sepse ai ishte padyshim Shejkhu i Islamit, ne Meshiren e tij te pafund, e te
    na meshiroje edhe ne, dhe lusim Ate te na bashkoje me te ne Xhennetet e
    Larta ne Shoqerine e Salihineve.



    Karakteri dhe arritjet e tij.


    Ibn Tejmijje All-llahu e meshirofte zuri nje vend te larte e te nderuar mes
    dijetareve te tij bashkekohor per shkak te memories se tij te talentuar,
    intelektit te tij te mprehte, dijes enciklopedike dhe kurajos se tij te
    patrembur. Ai pershkruhet si nje orator i madh, trim dhe i patrembur, i
    patundur, i disiplinuar, shume i devotshem, zahid dhe konkurues, i ndershem
    dhe fales, i drejte dhe gjithmone i vendosur.
    Perpjekjet reformuese dhe angazhimet letrare te Ibn Tejmijjes mbulojne nje
    fushe te gjere e cila mund te permblidhet me poshte :

    1-Ringjallja e besimit dhe kapja pas Teuhidit.
    2-C’rrenjosja e besimeve dhe zakoneve panteike.
    3-Kriticizmi i filozofise, logjikes silogjike [sipas se ciles nxirret nje
    perfundim ne baze te dy gjykimeve te dhena me pare] dhe dialektike, me
    qellim qe te nxjerre ne pah superioritetin e Kur’anit dhe Sunnetit.
    4-Shfarrosja e besimeve jo-Islame permes refuzimit te Krishterizmit dhe
    Shi’izmit.
    5-Riperteritja e mendimit Islam dhe e shkencave te tij.

    Numri total i veprave te Ibn Tejmijjes eshte 621 dhe shume prej shkrimeve
    te tij jane humbur. Disa prej shkrimeve te Ibn Tejmijjes se bashku me temat
    qe trajtojne jane si me poshte :

    1- Exh-xheuab es-sahijh limen bedele Dijn el-Mesijh. [Pergjigja e sakte per
    ate qe ndryshoi Fene e Mesihut].
    2- Redd-ul Mentikijjin. [Pergenjeshtrim i Logjisteve].
    3- Kitab es-sejaseh esh-Sharijah. [Trajtim i teorive politike dhe qeveria ne
    Islam].
    4- Minhexh es-Sunnah en-Nebeuijeh. [ Rruga e Sunnizmit. Refuzim i besimeve shi’ite, i shkruar si kunderpergjigje ndaj “Minhexh el-Karamah” te Ibnul Mutahir el-Hil-li ].
    5- Zijareh el-Kubur. [Kritike ndaj veprave te “shenjtoreve”, ndermjetesimit,
    besimeve dogamatike dhe supersticioziteteve].
    6- Mexhmuat er-Resail el-Kubra. [Ky liber permban artikuj mbi ceshtje te
    ndryshme].
    7- Mexhmuatul Fetaua [Koleksion fetauash mbi ceshtje te ndryshme].
    8- Mexhmuat er-Resail uel-Mesail [ Permban artikuj dhe mendime , fetua mbi
    ceshtje te ndryshme].
    9- Mexhmuat Shejkhul Islam Ahmed Ibn Tejmijje. [Permban diskutime mbi
    jurispundencen Islame dhe mendime / fetua te Ibn Tejmijjes.]


    Perfundim.

    Po e perfundojme me fjalet e Meulana Ebul-Hasen Ali En-Nedeuij i cili e ka
    pershkruar Ibn Tejmijjen me cilesite me te ndritshme :

    “Ibn Tejmijje interpretoi Kur’anin dhe Sunnetin, vendosi superioritetin e
    Islamit mbi herezine [devijimin dhe humbjen] konceptet filozofike dhe
    besimet e tjera, dhe kontribuoi ne ringjalljen e paster te fese pas nje
    studimi te thelle qe ishte i domosdoshem per hedhjen drite mbi fete dhe mbi
    epshet intelektuale te kohes. Duke kerkuar qe te parakaloje kundershtaret e
    tij, ai e zoteroi metodologjine prej atyre te cilet e sulmonin Islamin. Ne
    fakt mesimet e tij, dija e gjithanshme , arritjet e tij intelektuale dhe
    forca [qendresa] e tij mendore gjithmone i linte kundershtaret e tij te
    perulur. [A.H.A. Nedeuij. „Shpetimtaret e shpirtit Islamik. Fq 24. vol:2.
    Akademia e kerkimeve dhe publikimeve Islamike , Luknow. Indi, 1974.]

    Te paket jane ata qe mund te pyesin se perse dijetaret e sotem edhe ata me
    te hershmit e kane lavderuar Imam Ibn Tejmijjen me konsiderata si “shpirti
    udheheqes i shekullit“, “Kurora e dijetareve“, “I fundit prej dijetareve te
    ndricuar“.

    Lutja jone e fundit eshte: Falenderimi i takon Vetem All-llahut s.u.t, Paqa dhe Meshira e Tij qofte mbi te derguarin e fundit Muhammedin (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 19-05-2005 mė 05:35

  3. #33
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ajo qe me mbetet per te thene pas tere ketyre postimeve eshte se Ibnu tejmije ka shkruar nje liber te vogel per nje kohe relativisht te shkurter qe filonte nga pas namazit te drekes e deri ne Namazin e Ikindise, dhe ky liber studjohet sot ne nje prej universiteteve te shkencave islame per kater vjet rradhazi.
    Puna flet per dijen e tij.
    Nderkohe qe as qe nuk diskutohet qe edhe ka gabuar, nuk mund ti them engjellor.
    Tani nje pyetje per te gjithe:" A ka ndonje dijetar qe nuk ka gabuar ndonjehere?
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #34
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    O Indrit he mo te lumsha!
    Askush ne kete bote nuk eshte i pagabueshem pervec Allahut, "Te gjithe bijte e Ademit jane gabimtare, ndersa gabimtari me i mire eshte ai qe pendohet", pervec Pejgambereve dhe Evlijave qe jane (ma3sum) te ruajtur nga Allahu kundrejt gabimeve, te tjeret hyjne ne kategorine e "Ins"-"nasij"-qe harron, gabon.
    Le te kuptohemi, qe mos diskutojme per personin tim apo te te tjereve, kur kam ardhur me kete teme, ndoshta askush nuk me ka kuptuar me mire se Indriti dhe une po e deklaroj se, Tema s'ka te beje me Ibn Tejmijen si person, por me doktrinat e tij te sjella per here te pare ne historine e doktrines Islame ne ate kohe, kjo per informacion te atyre qe nuk e dijne dhe kam kerkuar kurndethenie ndaj asaj qe kam proklamuar qe Ibn Tejmijeh flet per "perhershmeri te llojit te krijesave".
    Askush nuk me ka dhene nje kunderthenie, mbeshtetje apo mosmbeshtetje, vetem kam lexuar filani e ka lavderuar.
    Cfare do te thote "Perhershmeri te llojit te krijsave" ?
    po jap nje shembull, sipas kesaj doktrine: "Njerezimi (lloji i incidentalit), sipas doktrines, nuk eshte i krijuar (kidem) ndersa njerezit/njeriu (individi) eshte i krijuar".
    Deri me tani askush nuk e ka mbrojtur kete teze te Ibn Tejmijes dhe askush nuk ka folur per te dhe per me teper eshte munduar qe te dilet jasht ketyre suazave duke e pergjithesuar temen mbi personin dhe jo duke u marre ne parim te vepres se ketij person. Askush nuk ka thene deri me tani qe kjo doktrine eshte e drejte ose jo dhe merren me persona te tjere duke filluar edhe nga Ebu Hanife. Une e thash ne nje shkrim drejtuar Indritit qe ceshtja eshte e tipit "Ma3lumeh min ed-dini bi ed-darurah"- e ditur prej fese te nje rendesise te larte, ndersa thenia e Ebu Hanifes (argument i Aldos) se "Imani nuk ngrihet dhe as ulet" nuk eshte i plote, sepse kjo i ka interesuar Aldos te sjell ketu, ose vetem kete forme ka gjetur, Ebu Hanife thote se "Imani shtohet dhe pakesohet", gjithashtu edhe ceshtja e Subkijut per el-Mua3atilah te dyja bashke me ate te Ebu Hanifes nuk jane "ma3lumeh min ed-dini bi ed-darurah" dhe sa per informacion ky term i perdorur ne sheriat ka te beje me ceshtjet qe "edhe llogjika argumenton per X ceshtje". psh. "el-Mu3tezileh" pretendon se "Xhenneti dhe Xhehenemi nuk ekzistojne sot por ato do te ekzistojne ne Akhiret", per kete ceshtje, e cila nuk eshte "Ma3lumeh min ed-dini bi ed-darurah", Mu3tezilet nuk bejne "Kufer" por "Fisk" keshtu kane thene dijetaret e "Kelamit" dhe megjithate per Ibn Tejmijen une nuk po diskutoj per Hukmin qe i takon doktrines se sjell prej tij.
    Vet prekja e Ibn Tejmijes, tek idhtaret e tij ndodh nje lloj alergjie a thua se ai eshte Ma3sum.
    Shume dijetar e kane trajtuar Ibn Tejmijen si nje filozof te nje fraksioni te cilin ai e udheheq (ne koncept). Kur Ibn Sina e ka trajtuar ceshtjen e BOTES me KIDEM te "llojit" dhe "individit", Ibn Tejmijeh e ka kundershtuar dhe ka thene per te qe eshte Kufer, ndersa ai vete pamvaresisht se ka ndryshuar vetem ngjyrat, duke thene se "LLoji eshte kadim" dhe "individet te krijuar", eshte me teper mbeshtetes se doktrines se sjelle nga Ibn Sina se sa kundershtues i saj.
    Gjithsesi, Muhammedi a.s. ka thene: "me te vertete njeriu (robi) do te flase me nje fjale, duke e nenvlersuar, do te shkoje me te 70 pranvera ne zjarr"
    Duke marre per baze fjalen e Resulit a.s. Rapsodi nuk eshte bazuar ne vetvete por ne ato qe shkruhen dhe thuhen ne libra.
    Respekte dhe selam alejkum!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Disa mund te me quani shia ,sufi apo diēka tjeter ,por me tevertet jame veē nje njeri i vogel qe jam ne kerkim te se vertetes Edhe une mund tju quaj me lloj lloj emrash por nuk dua ti hyj asaj udhe, dua qe te flitet per teme dhe per historin e islamit

    Ibn Haxhr el-Askalani gjithashtu ka thėnė, “Lexova ne shkrimet e el-Hafidh Silah ed-Din el-Bala’i nė nėshkrimin e sheikhut tė sheikhėve el-Hafidh Beha ed-Din Abdullah bin Muhamed bin Khalil: ‘Sheikhu dhe mjeshtri dhe Imami ynė nė ēėshtjet qė janė midis Allahut dhe nesh, Sheikhu i kėrkimit (tahkik), qė shkonte, me ata qė e ndoqen atė, nė mėnyrėn mė tė mirė. Posedues i shumė cilėsive tė shkėlqyeshme dhe argumentave ndriēues qė gjithė popujt e kanė pranuar dhe janė pėrtej numėrimit. Allahu na bėftė tė pėrfitojme nga dija e tij e jashtėzakonshme, dhe tė na bėjė tė pėrfitojmė nga ai nė kėtė jetė dhe nė tjetrėn. Ai ėshtė Sheikhu, Imami, Allama i cili i njeh ēėshtjet, thellėsisht i devotshėm, oqeani (i dijes), poli i dritės, Imami i Imamėve, bekimi i popullit Musliman, shenja e dijetarėve, trashėgimtar i Profetėve, Muxhtahidi i fundit, unik midis dijetarėve tė Fesė – Sheikh el-Islam, prova e dijetarėve, shembull pėr krijesat, provė pėr tė mėsuarit, shkatėrruesi i bidateve, shpata e debatuesve, oqeani i dijes, thesar i dobishėm, interpretuesi i Kur’anit, mahnitja e kohėve, unik ne kohėn e tij dhe tė tjera. Me tė vertetė ed-Din (ibn Tejmijeh) ėshtė Imami i Muslimanėve, provė (argument) i Allahut kundėr krijesės, bashkėngjitės i tė drejtėve, ai qė ėshtė si ata qė e paraprinė, muftiu i sektit, ndihmuesi i sė vertetės, shenja e udhėzimit, shtylla e Hufadh-it, Kalorėsi i kuptimeve tė fjalėve, gur-themeli i Sheri’atit, origjinues [shpikės] i shkencave tė reja Ebu el-Abas Ibn Tejmijeh undefinedSHUME MUSLIMAN NUK MUND TI THOJN KTO GJERA AS PER MUHAMEDIN A.S DHE FAMILJEN E TIJ TE CILET E DININ ME SE MIRI FENE ISLAME SE MUND TE KONSIDEROHEN SE PO BEJNE SHIRK. shpikes i shkencave te reja e quani, me mire thuani bidatēi edhe ketu se jeni mesuar ta perdorni kete fjale

    Ibn Kethir ka thėnė, “e pakta qė ai do bėnte kur dėgjonte diēka, ishte ta mėsonte pėrmendėsh atė dhe tė ishte i zėnė pėr ta mėsuar atė. Ai ishte inteligjent dhe kishte shumė gjėra tė mbajtura pėrmendsh, dhe ai u bė njė Imam nė tefsir dhe gjithēka nė lidhje me tė dhe dije nė fikh. Me tė vertėtė thuhej sė ai ishte mė shumė i ditur nė fikhun e medhebeve sesa ndjekėsit e mu atyre medhhebeve nė kohėn e tij dhe ne kohė tjera. Ai ishte njė dijetar nė Usul dhe degėt e fesė, dhe i gramatikės, gjuhės dhe teksteve tė tjera dhe shkencave intelektuale... asnjė dijetar i shkencės nuk do bisedonte me tė vetėm sė do mendonte se ajo shkencė ishte specializimi i ibn Tejmijes. Pėrsa i pėrket Hadithit, atėherė ai ishte mbajtėsi i flamurit, hafidh dhe i aftė qė tė dallonte tė dobėtin nga i sakti, i mirėinformuar pėr transmetuesit...” [‘el-Bidajah uen Nihajah’ (14/118-119) i ibn Kethirit.]

    Ai gjithashtu ka thėnė, “Ai ishte, Allahu pastė mėshirė mbi tė, nga dijetarėt mė tė mėdhenj, gjithashtu prej atyre qė gabojnė dhe janė tė saktė. Sidoqoftė gabimet e tij nė lidhje me vendimet e tij tė sakta ishin si nje pikė nė njė oqean tė madh dhe ato janė tė falura pėr tė siē ėshtė vėrtetuar nga Bukhariu, ‘Kur njė udhėheqės bėn nje urdhėr (vendim), dhe nėse ai ėshtė i saktė, atėherė ai ka dy shpėrblime dhe nėse ai gabon ka vetėm njė shpėrblim.’”

    MOS E DINI VENDIMIN E ZOTIT JU ZOTERINJ . NE SHUME VENDE THUANI SE VETEM ALLAHU E DIN SE KUSH DO TE HYJE NE XHENET DHE KUSH JO




    Po e mbyll me kete thenie te ketij alimi

    Kadiu i Kadive, ibn el-Huriri, ka thėnė, “Nese ibn Tejmijeh nuk ishte Sheikh el-Islam, atėherė kush ėshtė?” [‘Hajat Sheikh el-Islam’ (fq.26)][/QUOTE]
    E KISHA PYETUR KETE KADIUN E KADIVE A NUK PATI SHEIKH EL ISLAM EDHE PARA ibn tejmijes ME FALNI ZOTERINJ NDOSHTA PO DAL NGA TEMA MIREPO I KAM DISA PYETJE PER FJOLLAT DHE ALDIN PASI EDHE SHKRUAJTEN DISA GJERA KUNDER SHIAVE DHE SUFIVE . ibn tejmija i paska shkruar 600 e kusur libra , a ka ndonje liber ku shkruan ai per luften e qerbelas ,per martirizimin e IMAM HYSEINIT , per vuajtjet dhe torturat qe ju bene familjes se MUHAMEDIT a.s . Edhe ketu ne forumin islam jane 650 tema gati njesoj si librat e ibn tejmijes por asnjera nuk flet per kto histori qe thash me lart . Po ju drejtohem juve se po e shoh se po mundoheni ti vleresoni shume mire personalitete te ndryshme ne islam dhe po shkruani histori per te gjithe ,kur nuk harroni te shkruani as per historit e wehabisteve ,me siguri mund te shkruani edhe diēka edhe per EHLIBEJTIN . Ju uroj paqe te gjitheve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albprofiler : 19-05-2005 mė 11:19

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Selam vllezer, only truth problemi eshte qe me shkru per familjen e profetit Muhamed a.s kta vllezer kan firk mos pi quajn te tjeret shiia e pastaj edhe qafira,apo te permenden nje her imam Hasani r.a apo imam Hyseini r.a do te thot automatikisht je shiia,apo qafir per ndrryshe simbas mendimit te disave ktu ne forum.
    Por nesje me vjen mir shumm only truth qe ka hala ksi lloj njerz qe kan dashni te madhe per Pejgamberin dhe Ehl-ul-Bejti.

    Ju Kerkoj falje qe dola pak nga Tema .
    Selam


    Hadith-i sifanah: Ibėn Abazi thotė: “Pejgamberi tha: ‘Familja ime ėshtė si anija e Nuhut a.s; kushdo qė hipėn nė tė do tė shpėtojė dhe kushdo qė i largohet do tė fundoset.’
    1. al-Mustadrak, by al-Hakim, v2, p343, v3, pp 150-151 on the authority of Abu Dhar. al-Hakim said this tradition is authentic (Sahih).
    2. Fadha'il al-Sahaba, by Ahmad Ibn Hanbal, v2, p786
    3. Tafsir al-Kabir, by Fakhr al-Razi, under the commentary of verse 42:23, Part 27, p167
    4. al-Bazzar, on the authority of Ibn Abbas and Ibn Zubair with the wording "drowned" instead of "perished".
    5. al-Sawa'iq al-Muhriqah, by Ibn Hajar Haythami, Ch. 11, section 1, p234 under Verse 8:33. Also in section 2, p282. He said this Hadith has been transmitted via numerous authorities.
    6. Tarikh al-Khulafaa and Jami' al-Saghir, by al-Suyuti
    7. al-Kabir, by al-Tabarani, v3, pp 37,38
    8. al-Saghir, by al-Tabarani, v2, p22
    9. Hilyatul Awliyaa, by Abu Nu'aym, v4, p306
    10. al-Kuna wal Asmaa, by al-Dulabi, v1, p76
    11. Yanabi al-Mawaddah, by al-Qundoozi al-Hanafi, pp 30,370
    12. Is'af al-Raghibeen, by al-Saban
    Nje Transmertim tjeter:
    Dhakha’ir al-’ukba, f. 20; al-Sava’ik al-muhrikah nga Ibėn Haxhari, Kajro, 1312, ff. 150 dhe 184; Ta’rikh al-khulafa nga Xhalal al-Din Sujuti, Kajro, 1952, f. 307; Nur al-absar nga Shiblanxhi, Kajro, 1312, f. 114. Nė Ghajat al-maram, f.

  7. #37
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Rapsod selam aleikum vlla

    Jam i sigurt se te kishim debatu bashk ne jete reale e jo ne virtualitet ndoshta do ndaheshim duke mbajt secili mendimin e tij por ama di se ne fund do perqafoheshim se as un e as ti nuk adhurojm ibn tejmijen as ebu hanifen e as subkijun e askend tjeter vec Allahut .


    Un ngelem me mendimin tim per kete teme vlla...qe analizat per te nxjerr nje dietar gabimtar ne ceshtje akideje apo ca do lloj ceshtje i takojn njerezve te dijes dmth ulemave e jo ty e as mua vlla.


    Sic e shef pak dun te na shofin te percare dhe u behet qefi disave dhe fusin hundet direkt se kujtojn se do na bejn per vete dhe na akuzojn per mos dashuri ndaj familjes se RResulit a.s

    Vlla nese je i hidheru me mua ma bej Hallall se kshu eshte kur debaton ne keto rrethana....

    U Hibuka fil-Lah
    .

  8. #38
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Selam!
    Une o vllezer nuk po i bie askujt ne qafe, ndoshta tema do te ishte me mire te sillej ne forme te nje problematike pa permendur emra, sepse nga emrat behemi fanatik dhe mbrojme secili prej nesh emrin qe jemi per te idhtar te tij. Une kur i kam rene "me pall" kesaj teme kam dash te diskutojme doktrinen, pak me ben mua se a e ka thene Ibn Tejmijeh apo Omer Khajami.
    Ka nje doktrine qe sillet fshehtas dhe shumica nuk e njohin ate qe eshte "Kidem el-Alem", qe do te thote se "bota nuk ka fillim te ekzistences se saj" sic eshte "Kidem-u-llah", pra qe vetekziston. Me pas vjen e ngjyrosur duke u thene se "lloji i kesaj bote eshte Kidem" ndersa "individi i krijuar".
    Tashme ka dikush qe te diskutojme rreth kesaj ceshtjeje, ose te kontribuoje me ndonje mbeshtetje ose kundershti?
    Tani jemi te qarte!
    Selam
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  9. #39
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Ibn Tejmija ne Akiden e tij Akidetu Wasatije

    Ibn Tejmija shume qarte dhe shume paster perngjason Allahun xh.sh dhe cilesite e Tij duke e krahasuar Ate me henen ne interpretimin qe i ben 57:4 "Dhe Ai eshte me ju kudo qe ju jeni" Fraza "dhe Ai eshte me ju" nuk don te thote aq Allahu eshte brenda krijimit.... sikurse Hena nje nga krijesat me te vogla te Allahut eshte e pranishme edhe ne qiell (mawdu`un fi al-samaa') e poashtu ne te njejten kohe e pranishme me udhetarin dhe jo udhetarin kudo qe ata jane. Ashtu sikurse Madhestori eshte mbi (fawk) Arsh si observues i krijesave te Tij dhe njekohesisht mbrojtesi i tyre qe di cdo gje per to -1

    Admiruesit e Ibn Tejmijes mund te pretendojne qe ai perfaqson doktrinen e Ehli Sunnetit, por ne te gjithe e dime qe askush prej Ehli Sunnetit e ka krahasuar Allahun me henen, ose diturin e Allahut me rrezet e henes. I Lartesuar eshte Allahu prej ketyre qe japin shembuj te tille. Fatkeqsisht edhe ne ditet e sotshme gjejme tekste ku shpjegohet akideja e Ibn Tejmijes si psh (sherh el akid elwasatije) shkruar prej Ibn Uthejmin, autor i cili nuk kenaqet me ngjasimin e Allahut me henen te bere nga Ibn Tejmija, por e perngjason Ate me diellin.

    Si rrjedhoje e pretendimeve te tilla Ibn Tejmija u arrestua me konsensus te ulemave te Egjiptit dhe Shamit te cilet deshen te ndalojne shperndarjen e ideve te ketij te fundit. Denimi dhe burgosja e Ibn Tejmijes erdhi si rjedhoje e konsensusit te dijetareve te kohes dhe jo si pretendojne admiruesit e tij duke thene qe kundra Ibn Tejmijes u be kompllot. Nuk eshte aspak e vertete qe Ibn Tejmija u burgos prej ndonje sundimtari tiran apo prej kokurenteve te kohes - edhe kto prralla qe i tregojn sot admiruesit e tij.

    Ne kete post une do mjaftohem vetem duke permendur denimin e pa zbatuar dhene prej el Hejtemi. Denimi i ashper dhene ndaj Ibn Tejmijes prej Ibnul Haxher el Hejtemi, Shekhul Islam, Ahmed ibn Muhammed ebul Abbas Shihab ed-dijn el Hejtemi, i njohur si Ibn Haxher el Hejtemi (909 - 974 / 1504-1567) ka qene Imami Shafiit i kohes se tij. Njohes i thelle dhe dijetar brilant i Ligjit Islam qe se bashku me zotriun tim Shejkh Ahmed er- Remli perbjenin burimin kryesor te fetvave ne te gjith periudhen e vonshme te shkolles Shafiite. Ishte i edukuar ne Azharin Sherif dhe me vone u shperngul ne Meken Fisnike ku autorizoi punime te shumta ne medh'hebin Shafiit, ne Jurisprudence, Hadith, Tefsir etj. Nje prej punimeve te tij me te famshme eshte Tuhfat el-muhtaxh bi sharh el-minhaxh - Dhurate per nevojtarin shpjegim i rruges. Koment i Minhexh et- Talibijn - Rruga e e kerkuesit shkruajtur prej te madhit Neueui. Vepra ne 10 volume perfaqson majen e skolastikes Shafiite. -2
    Ne Fetaua Hadithijjeh, El Hejtemi shkruan:

    Ibn Tejmija eshte nje rob te cilin Allahu e ka lene ne rruge te shtrember e ka qorruar, shurdhuar dhe e ka prishur. Kjo sipas deklarates se imamve te cilet i kan demaskuar dhe pergenjeshtruar pretendimet e tij. Secili qe deshiron te dije ne lidhje me kete duhet te lexoje fjalet e muxhtehidit Imam Ebu Hasan Takij din Subkiut dhe te djalit te tij Taxhu dijn Subkiut. te imam Izz ibn Jemaa' e te tjereve prej Shafive Malikive dhe Hanefive. Me pak fjale.. pretendimeve te tij nuk i eshte dhene asnje rendesi, por ato jan flakur tej me percmim. Duhet te dihet qe ai eshte ne rruge te shtrember, eshte shpikes i shpikjeve te kota qe te cojne ne humbje (mubtedi' dallun mudill) dhe nje injorant i cili ka sjell te keqen te cilen Allahu e ka gjykuar me te drejte. Na ruajt Allahu prej rruges se ketij menyrave dhe doktrines qe predikon... Amin. Disa prej atyre qe ka thene Ibn Tejmija dhe qe bien ne kundershtim me konsensusin e dijetareve jane:

    1- qe zoti eshte subjekt i ngjarjeve te krijuara (muhalun lil hauadith) ---na rujt Allahu prej te tilla pretendimeve

    2- qe Allhu eshte kompleks ose i perbere nga pjese (murekkeb) Qenia e Tij ka nevoje te ngjashme sikurse tersia ka nevoje per pjeset (taftakiru dhatuhu iftikara el kul lil xhuz')

    3- qe Kur'ani eshte i krijuar ne Qenien e Allahut (muhdathun fi dhatil-llah)-3 -I Lartesuar eshte Allahu prej ksaj

    4- qe lloji i kesaj bote ekziston pa fillim (kadim bil neu3) dhe qe ka ekzistu meAllahun ne ezel. Si nje dicka qe do jetoje gjithnje ( makhulkan daiman) duke e bere keshtu te nevojshem per Qenien e Allahut (fe xhealehu muxhaban bi dhat) qe sipas tij nuk vepron qellimshem (la fa`ilan bi el-ikhtjar), -4 - i Lartesuar eshte Allahu prej kesaj.

    5- theniet e tij mbi trupezimin e Allahut, drejtimin, cvendosjen (el-xhismijje ue el-xhiha ue el-intikal) dhe qe Allahu perputhet me permasat e Arsit nukeshteas me i madh e as me i vogel.--- na ruajt Allahu prej ketij kufri te hapur Allah na ruaj!!!

    6- thenia e tij qe zjarri i xhehenemit do fiket (en-nar tefni) -5

    7- qe te derguarit nuk jan te ruajtur prej mekateve (gajru ma'sumijn) -6

    8- qe Pejgamberi jone Muhammedi a.s nuk ka status tevecante te Allahu (la xhaha lehu)-7 dhe si rrjedhimnuk mund te ndermjetesohemi meMuhammedin te Allhu-8

    9- udhetimi per te vizituar ate (Muhammedin) eshte mekat dhe nuk lejohet qe te shkurtohet namazi gjat ketij udhetimi. -9

    10- qe fjalet e Teuratit dhe Ungjillit nuk jan ndryshuar, por domethenia e tyreeshte ndryshuar.



    __________________________________________________ ________

    1- Ibn Taymiyya, al-`Aqida al-wasitiyya (Salafiyya ed. 1346 / 1927) f. 20.
    2- Pjeserisht marre prej biografise se el Hejtemit shkruar prej Nuh Keller f. 1054.
    3- Xhehmijet kane besuar qe Kurani eshte i krijuar
    4- keto jane shprhja me ulet qe mund te ceki fjala
    5- kjo eshte refuzuar prej San`ani in Raf` al-astar
    6- ky eshte konkluzioni logjik i fjaleve te tij dhe dispozita eshte kufer ose fisk
    7- reference e menyres se si Ibn Tejmija i pergjigjet pyetjeve specifike per Pejgamberin duke gjeneralizuar te gjithe njerezit.
    8- fataua hadithije -volumi 2
    9- Ibn haxhar Fet'h el Bari ed 1993 3:66
    RIPPR

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    selamualejkum musliman

    vallai vellezer per te nxjerre perfundime rrethe nje dijetari te madhe te fese Islame , duhet se pari te dime mire fene Islame ( me mire se dijetari per te cilen ju po e akuzoni) , duhet ditur mire veprat e tij dhe fetvate e tij se per cilin raste dhe kohe jane dhene , e pastaj te kundershtojmi dijetarin ne fjale rrethe akides se tij.
    Iben tejeme ka pase shum armike edhe ajo ka qene se ja ka thene troqe e mire gabimet e sekteve te dala nga Islami e qe tash me akiden e tyre me nuk kane krahasim me Islamin .

    Pra o vellezer cili prej neve e dine fene me mire se Iben tejme dhe Ibnul Kajimi , dijetaret te cilet bene pastrimin e ndytesirave dhe bidateve qe iu kishin veshe fese Islame .

    O vellezer kisha kerku nga ju qe kete teme ta mbyllim ( se ka pergjigjie per tere ato akuza qe ju kane vene )shkaku eshte se ketu ne forum nevoitet nje mesim i thjeshte per popullin e thjeshte .Mirpo nese nuk deshironi ta mbyllim do e vazhdojmi me ndihmen e Allahut .Por akuzat qe disa ketu ja kane vene , dijetaret moti ju kane pergjigjur , mirpo shkaku qe me duhet mua eshte ketu cinik per te hudhur nje hije te erret mbi kete dijetare dhe mbi Ehlil Synetin wel xhema .
    Por mendoj se keto shenimet ketu qe jane vene nuk kane hajre te madhe , dhe shfaqe skepticizem tek forumistat qe jane te ri ne fene Islam ( nese me lejohet te theme).

    Allahu e dine me se miri

    Kerkoj falje nga Allahu per vete dhe per ju andaj edhe ju kerkone nje gje te till ngase Allahu eshte Fales dhe Meshirues.

    selamualejkum nga vellau juaj ne Islam

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59
  3. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit pėr gjuhė-letėrsi
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •