Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    deri kur te behet ndonje skandal i madh qe do ta marri vesh gjithe bota dhe te vij Amerika te na zgjidhi problemet se ne nuk jemi te zote.

    Mediat greke as nuk e vene ujin ne zjarr per kete ceshtje.
    Po te dyshonin se ndonje Shqiptar do kishte vjedhur diku nuk do pushonte se brockollituri vrer per gjithe shqiptaret televizoni grek.


    vete e kemi fajin per te gjitha keto qe po kalojme.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  2. #12
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Nė nje pronancim te presidentit Shqiptar thuhej se edhe nderkombtaret nuk duhet te heshtin per kufirin me Greqine po sa do te degjohet zeri i presidentit kur zevendesministri yne i jashtem iu hedh fajin emigranteve se gjoja paskan ardhur me shumice(SA eshte paguar per ate deklerate per mediat greke?)

    sipas ''Koha jonė''
    "Nderkombetaret te mos heshtin per kufirin"
    Presidenti i Republikes Alfred Moisiu u shpreh dje per te ripare formen dhe menyren e perfaqesimit te OSBE-se ne Tirane, por duke e konsideruar si domosdoshmeri pranine e ketij organizmi nderkombetar. Po ashtu ai ka kerkuar qe organizmat nderkombetare ne Tirane, te veprojne per sensibilizimin e gjendjes ne kufirin greko-shqiptar. Kete ai e deklaroi gjate nje takimi qe pati me ambasadorin e OSBE-se ne Shqiperi Gert Ahrens, ne prag te largimit te ketij te fundit nga Shqiperia. "Ka ardhur koha per te pare formen dhe menyren e perfaqesimit te OSBE-se ne Shqiperi, por prezenca e saj eshte e domosdoshme si nje lidhje e mirefillte me vendet e tjera ku ajo vepron", tha Presidenti Moisiu. Ndersa ambasadori Ahrens, duke biseduar rreth pranise se misionit te OSBE-se ne Tirane, tha se, "OSBE-ja eshte mysafir ne nje vend sovran dhe nese nuk i duhet atij vend, nuk mund te qendroje me". Ai vleresoi zhvillimet politike dhe institucionale gjate qendrimit te tij ne Tirane si ambasador. Duke iu referuar zhvillimeve te diteve te fundit ne pikat kufitare me Greqine, ku ne radhet e pafundme presin me mijera emigrante shqiptare, Presidenti Moisiu tha se pervec perpjekjeve te qeverise shqiptare per te stabilizuar situaten, duhet te luajne nje rol jo te vogel per sensibilizimin e opinionit nderkombetar edhe misionet e huaja qe veprojne ne territorin shqiptar. "Pavaresisht nga kontributi i qeverise shqiptare ne lidhje me veshtiresite e krijuara ne pikat e kalimit kufitar me Greqine, eshte mire qe per ceshtje te tilla te ndihet edhe roli i organizmave nderkombetare qe jane te pranishme ne vend", i tha Moisiu ambasadorit Ahrens. Ai nga ana tjeter vleresoi kontributin qe ka dhene kjo organizate europiane ne vendin tone, qe nga koha e vendosjes se kontakteve te para disa vjet me pare. "Ne jemi te interesuar te kemi marredhenie te mira me te gjitha organizmat qe veprojne ne Shqiperi. Do te doja te vecoja ndihmen qe OSBE-ja ka dhene gjate krizes se Kosoves dhe me pas, duke e vleresuar rolin e saj ne konkretizimin e ndihmes dhene vendit tone", perfundoi presidenti Moisiu. Ai i uroi ambasadorit Ahrens suksese ne misionet e tjera ku ai do te punoje me tej.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #13
    Nano ka qene edhe 4 here te tjera me pare Kryeminister dhe u kujtua tani ne 2002-in per ti bere kete kerkese Greqise? Po per te vajtur 10 here ne vit ne Greqi me pushime nuk perton ai?

    Nga nje Kryeminister shqiptar mund te jete deklarata e pare, por kerkesa e pare per heqjen e gjendjes se luftes Greqise ndaj Shqiperise eshte bere vite me pare, nga Parlamenti Shqiptar.



    Ndesa i vetmi politikan qe po reagon ashper ngaj Greqise sot eshte presidenti Moisiu.

    Ja c'thote GZ-ja

    --------------------------------------------------------------

    Greqia ėshtė njė vend anėtar i i NATO-s dhe i ka tė gjitha kushtet qė probleme tė tilla t'i pėrballojė"

    Presidenti: Njė problem teknik mund tė ketė pasoja politike

    Kufiri, Moisiu thėrret ambasadorin grek: Kujdes


    --------------------------------------------------------------------------------

    Presidenti Moisiu kėrkoi dje qė qeveria greke ta vlerėsojė mė shumė situatėn e krijuar nė kufirin shqiptaro-grek, qė tė mos marrė ngjyrime politike. "Njė problem teknik mund tė ketė pasoja politike, nėse nuk reagohet nė kohė", i tha Moisiu ambasadorit grek, Iliopoulos.

    Presidenti Moisiu nė takimin me ambasadorin grek kėrkoi nga ky i fundit njė angazhim mė tė madh tė qeverisė greke pėr zgjidhjen konkrete tė situatės sė rėnduar nė pikat kufitare me Greqinė, ku mijėra emigrantė presin radhėn pėr t'u rikthyer nė punė atje. "Nuk ka arsye tė qėllimshme nga shteti grek pėr krijimin e njė situate tė tillė. Kjo ėshtė dhe pasojė e legalizimit tė njė numri tė madh emigrantėsh shqiptarė qė ndodhen nė Greqi, si dhe e pėrmirėsimit tė kushteve tė tyre ekonomike qė u krijojnė mundėsinė tė kthehen nė vendlindje pėr pushime", theksoi ai. Megjithatė Moisiu shtoi se duhet lėnė hapėsirė qė kėto shkaqe tė ēojnė nė shndėrrimin e tyre me pasoja politike nė marrėdhėniet midis dy vendeve. Besoj nė mungesėn e njė qėllimi tė paramenduar, por edhe njė problem teknik mund tė ketė pasoja politike nėse nuk reagohet nė kohė. Kėto probleme e kapėrcejnė kuadrin e marrėdhėnieve bilaterale, kur paraqesin elementė tė njė krize humanitare", tha Moisiu. Ai shtoi se Greqia ėshtė njė vend anėtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s dhe i ka tė gjitha kushtet dhe mundėsitė qė probleme tė tilla t'i pėrballojė mė sė miri. "Pas kėtij precedenti qeveritė e dy vendeve do tė jenė mė efikase nė eliminimin e situatave tė tilla". Moisiu pranoi se fluksi i madh i emigrantėve ndikoi nė kėtė situatė tė krijuar, por ajo duhej tė ishte vlerėsuar mė shumė nga pala greke. "Unė e besoj befasinė, por kjo situatė zgjati shumė dhe fakti se ėshtė hera e dytė qė merren masa serioze, tė cilat e lehtėsojnė kėtė problem, tregon se autoritetet greke, sidomos ato lokale, nuk janė vlerėsuar sa duhet", theksoi Moisiu. Ambasadori grek, Dimitris Iliopoulos, tha se ky numėr i madh emigrantėsh nuk pritej dhe nga ana greke u morėn masa tė menjėhershme pėr pėrmirėsimin e gjendjes. "Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė gjetja e njė zgjidhjeje pėr tė ardhmen. Nga ana e qeverisė greke janė menduar disa masa qė do tė lehtėsojnė fluksin e emigranmtėve nė raste pushimesh apo festash", tha ai. Nė kėtė drejtim pėrfaqėsuesi grek pėrmendi hapjen e pikės kufitare tė Tri Urave, rritjen e personelit nė periudha tė tilla, pėrmirėsimin e pajisjeve teknologjike dhe mundėsinė e vėnies nė punė sė linjave tė transportit detar midis dy vendeve.

  4. #14
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Urime Redi e verteta eshte ashtu siē thua por ēfare mund te presim prej Nanos i cili ha darka dhe dreka me antishqiptarin me te madh nė bote kryetarin e lobit grek ketu nė Amerike(dhe fton edhe nje nxenes tjeter te tij dhe te enverit mzatin Ilir Meta qe te shijojne BAHKE GJELLEN FREE TE ANTISHQIPTARIZMIT )Shpresojme qe presidenti Moisiu te mos stepet nė rrogen qe ka nisur...SHPRESOJME....SHPRESOJME....

  5. #15

    Greket

    Do ti vije radha edhe Greqise
    Ajo dite nuk eshte large
    Asgje ne kete bote nuk eshte e rastesishme edhe radhet me Emigrante
    Shqiperia po exe perpara Greqia po dobesohet .
    Ne do jemi fitimtare

  6. #16
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    U PISHEN KOMPJUTERAT GREKE

    kOMPJUTERAT GREKE NE NJE KARIKATURE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #17
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Shqiptaret u ndeshkuan pse sollen leke ne Atdhe

    Greqia: Shqiptarėt u ndėshkuan pse sollėn lekė nė atdhe
    Deklarata skandaloze tė ambasadorit tė Greqisė nė Korēė, Iliopulos, lidhur me krizėn mė tė fundit nė kufi
    Duke treguar investimet nė Shqipėri si njė kosto tė justifikueshme, ambasadori grek ka lajmėruar se e njėjta sjellje do tė shfaqej nė Kakavijė e Kapshticė edhe gjatė vitit tė ardhshėm
    Grekėt kanė nxjerrė nė dritė shkaqet e krizės sė fundit nė kufi, si dhe kanė paralajmėruar shtetin shqiptar pėr kriza tė reja diplomatike dhe ndėrkufitare. Kėtė gjė e ka bėrė tė ditur, ambasadori grek nė Shqipėri Iliopulos, pas njė vizite nė qytetin e Korēės. Gjatė vizitės, ambasadori grek ėshtė takuar me autoritetet e larta tė Korēės, si me prefektin dhe kryebashkiakun, ku u ka thėnė atyre se faji pėr krizėn nė kufi, ka qenė i vetė emigrantėve shqiptarė. "Emigrantėt shqiptarė paguan koston e udhėtimit, sepse lekėt qė fituan nė Greqi i lanė nė Shqipėri", ka deklaruar ambasadori grek Iliopulos. Ai shtoi mė tej, se "shteti grek i ka shėrbyer shumė kohėt e fundit shtetasve shqiptarė qė punojnė atje, prandaj ka pritur prej tyre dhe njė investim mė tė madh nė kėtė vend, qė po i mban pėr mė tepėr se 10 vjet". Por e vėrteta ėshtė krejt ndryshe pėr shtetasit shqiptarė, qė prej mė tepėr se 10 vitesh ndėrtojnė Greqinė, duke punuar njėsoj si skllevėrit nė Egjiptin e lashtė. Gjatė kėtyre viteve qė shqiptarėt janė nė Greqi, atyre u janė bėrė aq shumė padrejtėsi, sa dhe vetė shtetasve grekė duhet t'u vinte keq. Por mesa duket, kjo punė nuk do tė pėrfundojė me kaq, pasi diplomatėt grekė kanė paralajmėruar kriza tė tjera nė marrėdhėniet diplomatike me Shqipėrinė, kjo si kundėrpėrgjigje ndaj pėrpjekjeve diplomatike tė Shqipėrisė zyrtare. Nė njė kohė qė gjendja nė doganat shqiptare nė kufi me Greqinė, nuk ėshtė stabilizuar akoma, nuk dihet se ēfarė "surprize" tjetėr i pret shtatasit shqiptarė qė punojnė atje, sidomos pas paralajmėrimeve mė tė fundit, qė vijnė prej diplomatit grek nė Shqipėri. Paralajmėrimi pėr njė krizė tė re, ka qenė nė thelb deklarata e ambasadorit grek nė Tiranė, Iliopulos, pas njė takimi dje me kryebashkiakun e Korēes Gjergj Duro dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė pushtetit lokal. Gjithashtu, Iliopulos ka theksuar se, "emigrantėt shqiptarė qė punojnė nė Greqi, po paguajnė ēmimet e suksesit pas pajisjes sė tyre me leje qėndrimi, rritjes sė mirėqenies dhe ky ėshtė shkaku pse u rrit fluksi, sepse pushimet i kaluan nė vendlindje e paratė i lanė nė kėtė vend. Kėshtu morėn pėrsipėr koston pėr kthimin nė Greqi". Por sipas pėrfaqėsuesve tė qeverisė shqiptare, kjo situatė ėshtė pasojė e neglizhencės sė pajustifikueshme tė palės greke. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, ka diskutuar dhe Kėshilli i Sigurimit, qė ėshtė mbledhur nėn drejtimin e presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu.

  8. #18
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Greqia rikthen serishmi nė pah antishqiptarizmin e tij

    Ēeshtja ēame nė senatin amerikan, nervozon, qarqet shovene greke, sespe ky fakt ndėrkombėtarizon ēėshtjen e padrejtėsisė historike ndaj shqiptarėve

    Prapaskenat politike, qė bėjnė tė vuajnė emigrantėt nė kufi


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir KULLA

    Tashmė radha e gjatė e emigrantėve shqiptarė nė Greqi, nė doganat jugore tė vendit tonė ėshtė kthyer nė njė krizė politike tė pamohueshme nė mes tė dy vendeve.

    Reagimi ekstrem politik i mediave greke, madje i atyre mė liberale, kundėr shqiptarėve tregon qartė se periudha e "muajit tė mjaltit" nė mes Tiranės dhe Athinės zyrtare ka pėrfunduar, pėr t'ju rikthyer sėrish erėrave tė ftohta tė kohėve mė parė. Shprehja e ambasadorit helen nė Tiranė, zotit Iliopulos, se "emigrantėt shqiptarė paguajnė ēmimin e pushimeve tė tyre", tregon qartė pėr nivelin e nervozizmit tė Athinės zyrtare nė raport me Tiranėn, pas qėndrimit korrekt, koherent dhe tė prerė tė presidentit shqiptar Moisiu nė lidhje me kėtė ēėshtje. Natyrshėm lind pyetja a janė kompiuterat e policisė greke shkaku i vėrtetė i kėsaj ftohje tė madhe, i nervozizmit masiv grek, tė shfaqur dhe manifestuar me shprehje ekstreme si ato tė njėhesimit tė Shqipėrisė me Al Kaedėn etj?

    Shkaqet e vėrteta tė krizės
    E vėrteta mbi shkaqet e krizės aktuale me Greqinė duhet kėrkuar nė tė kaluarėn historiko-politike nė mes dy kombeve, nė interesat e mėdhaja ekonomike nė rajonin e Evropės Juglindre dhe nė krizėn moralo-politike, e cila ka pėrfshirė shoqėrinė kaotike greke.

    Historia e formimit tė shteteve nacionale nė Ballkan nuk do tė ishte e mundur pa traktatin e Shėn Stefanit, i cili shėnoi dhe fillimin e mbarimit otoman. Ky fakt solli shkėputjen gati tė shpejtė tė kombeve tė tilla si bullgarėt, grekėt dhe serbėt nga perandoria si dhe krijimin e shteteve tė tyre nacionalė. Nga kėtu lind arsyeja, se pse kėto shtete si busull politike gjatė gjithė historisė sė tyre kanė pasur qarqet fetare bizantino-ortodoske nė Rusi, madje edhe gjatė periudhes sė sundimit komunisnė Moskė(pėrjashto Greqinė). Nė kėto kushte janė krijuar edhe raportet e kėqija nė mes shqiptarėve dhe shtetit grek. Shkėputja nga perandoria e grekėve, e serbėve dhe e bullgarėve la disa shoqėri feudale homogjene nė kėrkim tė njė identiteti dhe territoreve tė reja pėr tu shtrirė. Kjo bėri qė kėto shtete tė themeloheshin dhe forcoheshin nė kurriz tė kombėve tė tjera dhe luftrave pėr territore dhe pasuri, qė u bė kundėr tyre.

    Ēėshtja ēame nė senatin amerikan
    Nė rastin konkret qarqet shovene greke me nė krye udhėheqjen fetare ortodokse qė e pėrjetuan lindjen e shtetit tė tyre si lindjen e njė shteti shqiptaro-grek, pėr shkak rolit tė pazėvėndėsueshėm tė shqiptarėve etnikė atje pėr krijimin e shtetit grek, e ndjenė veten tė detyruar tė spastronin Greqinė nga shqiptarėt. Pėr kėtė duhej njė pretekst dhe preteksti ishte feja. Nė historinė e tyre shovenėt grekė nė raport me shqiptarėt kanė pėrdorur gjithnjė si pretekst politikat e pushtuesve qė kanė sunduar shqiptarėt (si otomanėt apo fashistėt italianė), pėr tė bėrė tė mundur spastrimet e shqiptarėve etnikė nga vendlindja e tyre nė tokėn helene. Ėshtė ky fakti qė nervozon qarqet histerike shovene-religjoze nė Greqi, sa herė qė bie fjala pėr padrejtėsitė njerėzore dhe krimet qė ata kanė bėrė ndaj shqiptarėve nė krahinėn e Ēamėrisė apo atė tė Sulit. Ndaj dhe sa herė ndodh kėshtu grekėt nuk harrojnė tė na kujtojnė se shqiptarėt mė parė paskan qenė turq, se turqit janė myslimanė dhe se kėta paskan vrarė grekėt e krishterė dhe dokrra tė tilla...

    Diskutimi i tė ashtuqujturės ēėshtje ēame nė senatin amerikan, nervozon, qarqet shovene greke, sespe ky fakt ndėrkombėtarizon kėtė ēėshtjen e padrejtėsisė historike ndaj shqiptarėve.

    Konkurenca ekonomike rajonale
    Njė tjetėr shkak qė ka ngritur temperaturėn nė termometrin grek ėshtė situata ekonomike nė rajonin e Evropės Juglindore. Nė vitet e fundit Greqia ėshtė munduar tė marrė rolin e liderit ekonomik nė Evropėn Juglindore. Me teoritė e integrimeve rajonale, tė nismave dhe iniciativave tė ndryshme kapitalet greke kanė luftuar pėr lidership politik dhe ekonomik nė rajon. Nė njė farė mėnyre e njėjta gjė ka ndodhur dhe nė Shqipėri. Fatkeqėsisht sinjalet pozitive tė dhėna nga qeveritė e ndryshme shqiptare pėr njė politikė ndryshe me Greqinė, me anė tė favorizimit tė kapitaleve greke nė tregun shqiptar, janė interpretuar si dobėsi dhe pėrulėsi tė politikės sė Tiranės zyrtare dhe jo si njė mendėsi evropiane pėr zhvillime dhe integrime. Pėrballė ndryshimeve tė kurseve politike pėr ekonominė nga politika shqiptare, qė synojnė liberalizimin e mėtejshėm tė politikave ekonomike (qeveria Meta 2-Majko dhe tani ajo Nano) kapitalet greke e ndjenė veten tė rrezikuar nga konkurrenca ekonomike. Ky regres tremb politikėn greke, pasi kjo do tė thotė se nė rrugėn e integrimeve nuk do tė ketė liderė dhe ushtarė, por partneritet nė kushtete konkurrencės ekono-mike globale. Bindja greke se njė tėrheqje ekonomike nga Shqipėria, do tė dobėsonte prezencėn ekonomike greke nė Maqedoni, Serbi dhe Bullgari ėshtė reale. Ky do tė ishte njė shembull qė do ti printe ndryshimeve nė politikat ekonomike edhe nė kėto vende, nė kushtet e alternativave ekonomike dhe jo tė prepotencave ekonomike tė krijuara nga monopolet politikė. Nė rastin konkret me Shqipėrinė grekėt i nervozojnė dy projekte strategjike ekonomike rajonale. Korridori i Adriatikut qė synon Evropėn qėndrore, Durrės-Prishtinė-Beograd-Budapest dhe ndryshimi i linjės politike shqiptare nė raport me administrimin e politikave energjitike. Afrimi me kapitalet multinacionale perėndimore, nxjerr jashtė loje projektet greke tė furnizmit me energji, gaz dhe naftė tė ballkanit nga Selaniku nė Shkup dhe mė tej nė Beograd apo dhe Prishtinė e mė pas nė Tiranė. Nė kushtet e njė paqe politike qė rrjedh nga konsensusi nė mes forcave kryesore politike dhe tė ndryshimit tė kursit nė politikėn e jashtme tė Tiranės zyrtare, Athina zyrtare mundohet tė gjejė pretekste politike mbi stabilitetin rajonal. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet mbėshtetja fanatike e Athinės zyrtare nė dobi tė Gjeorgjevskit dhe bandės sė tij.

    Terrorizmi dhe opozita qytetare
    Akuzat e medias greke pėr gjoja prezencėn e Al Kaedės nė Shqipėri, nė tė vėrtetė pėrmban nervozizmin grek pėr njė riafrim tė Shqipėrisė me Turqinė, qė ėshtė edhe aleati mė i fortė i SHBA-ve nė luftėn e egėr kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Futja e Abdullah Oēalanit dhe e organizatės sė tij nė listėn e organizatave ndėrkombėtare tė terrorizmit global, nuk ishte vetėm njė fitore historike e autoriteteve zyrtare turke ndaj terrorizmit, por ishte dhe njė grusht ndaj mbėshtetjes institucionale dhe politike tė Athinės zyrtare qė deri tani kishte supportuar politikisht kauzėn kurde. Kjo do tė thotė qė pėrpara Shqipėrisė nė listėn e terrorizmit global ėshtė Greqia, me 17 Nėntorin, Abdullah Oēalanin etj. Nė kushtet e kėtij degradimi politik nė Greqi po krijohet njė opozitė e shoqėrisė civile greke qė mendon ndryshe, nga qarqet shovene shpesh tė afėrta me pushtetin. Kėto qarqe mendojnė se mund tė bėhet njė politikė ndryshe nė rajon. Se kėto politika varen nga integrimet dhe mentalitetet e partneritetit tė lidhura ngushtė me interesat progresiste eko-nomike. Pėr kėto qarqe ėshtė e qartė qė sjellja harbutėshe e autoriteteve greke me emigrantėt legalė shqiptarė nė kufinj, jo vetėm qė nuk i shėrben Greqisė evropiane, por e kthen atė mbrapa nė shumė vite. Imazhi i Greqsiė qė sajon armiq shqiptarė, UĒĒ dhe Bin Ladena nė Shqipėri, ėshtė qesharak. Ky imazh bėn qė nė vend qė tė afrohet miqėsia nė mes dy popujve miq, tė zėnė vend idetė fanatike bizantine tė kombėve armiq, nė luftė madje edhe me ligj. Kjo shtresė qytetare, intelektuale dhe evropiane nė Greqi ėshtė nė konflikt tė hapur me llogjikat e vjetra qė po ēojnė Greqinė nė humbjen e alencave strategjike me perėndimin dhe SHBA.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •