Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    A duhet tė heshte qeveria Shqiptar ndaj talljes se shtetit Grek me emigrantet?!..

    Ka disa jave qe nė kufirin shqiptaro-grek vazhdon fyerja ndaj emigranteve shqiptare.E ēuditshme por e vertete reagimi i qeveritareve tane socialiste.Perballe tere kesaj katastrofe ministri jone i jashtem Meta( i enjtur nė tru nga pasuria e mdhe qe ka vene kur ishte kryeminister duke vjedhur) vetem i telefonon homologut te tij Grek ndersa me e tmershme ishte reagimi i zevendesministrit i cili arriti deri nė ate shkalle sa tha:nuk e kane fajin grekerit por shqiptaret sepse kane ardhur me shumiqe!..Po iu kujtoj une atyre qeveritareve sa qindra e qindra mijera hyjne ne greqi vetem doganat me Shqiperine paskan problem?Pra ēfare duhet te beje qeveria shqiptare kur sapo u regjistruan edhe viktimat e para tė kesaj katastrofe humanitare?(Sigurisht te vjedhe sa me shume !)
    nga KOHA JONĖ
    Kalvari i Kapshtices, viktimat e para

    Nje i vdekur dhe shtate te plagosur, si pasoje e rrezimit te nje autoveture qe do te shkonte drejt doganes

    Nga i derguari yne ne Kapshtice Gezim Ashimi

    Korce - Shenohen viktimat e para qe lidhen me kalvarin e veshtiresive te krijuara dy javet e fundit ne doganen e Kapshtices, ndonese nga nje aksident automobilistik. Dy familjeve me tete persona nga fshati Rov, u eshte prere ne mes udhetimi drejt Greqise ende pa hyre mire ne superstraden qe te con ne Kapshtice. Nje autoveture me te cilen udhetonin keta 8 persona, dy cifte

    burre e grua me femijet e tyre, u perplas mesditen e se dieles me nje kamion ne afersi te fshatit Plase. Aksidenti i regjistruar ne oren 14.30 minuta, shenoi viktimen e pare qe ne vendngjarje. Shoferi i autovetures, 37-vjecari Bujar Sheme, vdiq ne vend nga perplasja me kamionin e nje firme ndertimi. Me urgjence ne spitalin civil te Korces u derguan edhe 7 personat e tjere te plagosur, nga te cilet tre ne gjendje te rende shendetesore. Burime te ketij

    spitali konfirmuan faktin se ky grup udhetaresh do te shkonte ne Kapshtice, pasi ishte kthyer nje dite me pare nga radha e gjate ne kufi. Perpjekje te shumta u bene nderkaq per shpetimin e jetes te tre te plagosurve, por me gjithe nderhyrjen e shpejte mjekesore, pas pak oresh humbi jeten edhe djali rreth 10 vjec i 37-vjecarit Sheme. Ne oret e mbremjes, nje helikopter i ardhur nga Tirana beri te mundur transportimin e vellait dhe mbeses se ketij te fundit per ne kryeqytet, per shkak te gjendjes se renduar shendetesore.

    Kapshtice, bllokada vazhdon

    Ndonese nje aksident i paparahikuar, kjo ngjarje ka lene shijen e hidhur te bllokimit te Kapshtices nga pala greke. Qe nga mesnata e se premtes, kjo dogane funksionon me ritme te ngadaleta persa i perket qarkullimit te njerezve dhe mjeteve matane kufirit. Tashme numri prej gati 1500 personash, rreth 200 automjete dhe mbi 200 kembesore eshte bere si i zakonshem ne kete vendkalim

    kufitar. Edhe gjate dites se diele, pala greke mesohet se ka punuar me ritme disi te pershpejtuara, madje duke shtuar edhe nje punonjes, por, gjithsesi, gjendja ne rastin me te mire pritet te normalizohet ndoshta pas 24 oresh.

    Kalim edhe nga Maqedonia

    Radhet e gjata te automjeteve dhe njerezve ne kete dogane, kane bere qe nje pjese emigrantesh te provojne serish kalimin ne Greqi nepermjet doganes se Gorrices dhe Maqedonise. Burime nga dogana e Gorrices, thane se diten e shtune kaluan kufirin me destinacion per ne Greqi mbi 10 automjete dhe po kaq edhe diten e diele. Dogana maqedonase nderkaq nuk ka nxjerre asnje pengese. Barra me e rende e perballimit te situates ne Kapshtice duket se i ka mbetur policise se Devollit, drejtuesit e se ciles nderhyjne here pas here edhe energjikisht ne menyre qe te vene ne levizje doganieret greke. Nga nje nderhyrje e tille diten e shtune eshte rrezikuar nje incident midis nje punonjesi policie te Devollit dhe doganiereve greke per shkak te debatit te ashper midis dy paleve.

    Ja si u sillen shqiptaret atehere kur grekerit erdhe ne Shqiperi si emigranta dhe si po sillen tani ato!...


    |Ndihme | Harte | Pyetesor


    Burime te tjera
    Gazeta, revista te tjera nga vendi dhe bota

    Burime Tjera Kosova Press Koha Ditore KCC News Dardania Lajme Radio 21 Prishtina RT Zeri i Kosoves CNN Euronews New York Times Usa Today Washington Post Time Courrier International Le Monde Interactif Il Corriere della Sera Radio France (RFI) Reuters Focus El Pais
    Njihni Shqiperine
    Turizem, histori, art, kulture etj
    Moti
    Moti ne shqiperi, links.
    Business
    Industri, bussiness links
    Finance
    Banka, exchange, institute financiare
    Qeveritare
    Kerko ketu per institucionet qeveritare shqiptare
    Education
    Find out about local schools and national education news
    Kontakt
    Na kontaktoni ne per shkrime, reklama abonime etj

    25 Gusht 2002



    Thjesht nje fature borxhi

    Thjesht nje fature borxhi



    Pamjet qe po transmetojne Tv-te tona nga pikat kufitare te Kapshtices dhe Kakavijes jane nje version modern i shpernguljeve te medha te popullsise qe jane verifikuar ne historine e marredhenieve midis dy vendeve dhe kombeve tane, Shqiperise dhe Greqise. Duke pare ato prej 10 ditesh rresht, im ate qe vjen prej zonave kufitare me Greqine, me tha se " emigrantet tane shkojne ne Greqi me karvane me vetura, ndersa greket me 1940-en, gjate luftes italo-greke dhe gjate luftes civile me 1949, vinin ne karvane me gomere, mushka, te lodhur me femijet e vegjel duke kerkuar ndihme, buke dhe strehe. Me kujtohet -vazhdon ai, se ne kemi mbajtur femijet e nje greku, qe erdhi pas luftes dhe i mori. Ndersa ne 1949, ne mbajtem kafshet e punes se grekeve, per te cilat u jepnim shtetit nga 4 mije leke per nje ka dhe dy mije leke per nje gomar. Me pas greket qe u kthyen ne tokat e tyre i moren te paprekura kafshet qe kishin lene..."

    Shembulli i mesiperm, por edhe lidhja e te sotmes me historine duhet te na kalisin bindjen se marredheniet tona me fqinjin verior, pertej episodeve jo miqesore dhe luftarake qe kane pasur, kane qene me se shumti dhenie dhe marrje borxhi, ashtu si mes fqinjesh. Vjen nje kohe dhe duhet te shlyesh borxhin.

    Ja keshtu eshte edhe versioni modern i asaj qe njihet si ceshtja came, por qe realisht eshte borxhi i sotem qe na kane greket per shkak te sekuestrimit te pronave te shqiptareve, perfshi dhe camet, mbi bazen e ligjit te luftes qe na shpalli Greqia ne vitin 1940 dhe qe mbetet ne fuqi edhe sot.

    Dosjeja qe Korrieri nis te botoje sot eshte nje permbledhje dokumentare e asaj qe per konvencion dhe jo per t'i ngritur nervat grekeve nacionaliste po e quajme " ceshtja came". E mbeshtetur mbi dokumente arkivore te pasura, ne nje kontekst historik gjithashtu por edhe ne informacione te nje lloji tjeter, ajo synon te sqaroje dy momente: ligji i luftes dhe pasojat e tij dhe sa jane pronat e shqiptareve ne Greqi, sa kushtojne dhe si mund te merren.


    Sic do te shihet ne disa numra rradhe, nuk ka asnje trumpete nacionaliste per t'u zene me greket, as pretendime territoriale, as probleme te stisura minoritetesh. Thjesht, nje informacion mbi faturen e borxhit. Miq jemi, por qesja ne mes- thote nje fjale e urte shqiptare...

    sipa gasete Korrieri ..

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Qaje Shqiperi qaje se tash ti po te drejtojne jo me shqiptaret por grekerit.Qeshu ti Nano,zgerdhijo i Mete por ta dini mire se po e shkruani emrin tuaj me te zeze ne historine kombetare taman si enveri.Zgjohu pra popull e ju shqiptare tregojani vendin grekut dhe atyreve zagare.Qe per pasuni dhe privilegje shesin gru e femi
    ah ato dreqer por mos u trembeni se po troket ora e madhe e rizgjimit kombetar ku shqipja do valvitet nė qiellin e vet krenar(por ku do te futeni o ju tradhetare antishqiptare?!!)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    FAMILJA IME KA 24 ORE QE PRET NE KAKAVIJE DHE RRADHA KA ECUR PERPARA VETEM 20 METRA NGA C'ME THA IME MOTER NE TELEFON.

    SITUATA ESHTE TRAGJIKE
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Sot ne Ministrine e Ekonomise u nenshkrua “Marreveshja e Bashkepunimit per
    Programin Pesevjeēar te Zhvillimit 2002-2006 midis qeverise se Republikes
    se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Greqise”. Per palen shqiptare
    marreveshja u nenshkrua nga Ministri i Ekonomise, Arben Malaj ndersa per
    palen greke nga zv.ministri i Jashtem i Republikes se Greqise, Andreas
    LOVERDOS.
    Me pare Marreveshja eshte miratuar nga Qeverite e dy vendeve.

    Marreveshja parashikon nje ndihme zhvillimi qe e plotesuar edhe nga
    organizatat nderkombetare, instititucionet financiare dhe donatoret
    bilateral jepet ne kuader te Planit Helenik te Rindertimit te Ballkanit
    dhe parashikon nderhyrje ne:

    Modernizimin e infrastruktures, sidomos te sektorit te energjise dhe atij
    te transportit

    Nxitjen e Investimeve Private

    Modernizimin e administrates publike dhe te veteqeverisjes,

    Mbeshtetje per edukimin dhe trainimin profesional te administrates dhe
    potencialit shkencor

    Lehtesimin e Pabarazise Ekonomike

    Mbeshtetjen per rregullimin ligjor dhe mbarevajtjen e shtetit.

    Mes dy paleve po shikohen si prioritare projektet:

    Ndertimi i pikes kufitare dhe zyres doganore ne Konispol
    Linja e interkoneksionit 400 kVA Elbasan-Tirane-Podgorice.

    Nderhyrja ne rrugen Korēe-Pogradec
    Nderhyrja ne rrugen Konispol-Sarande

    Ndihma per zhvillim qe qeveria e Republikes se Greqise do t’i jape
    Qeverise se Republikes se Shqiperise ne kuadrin e kesaj marreveshje do te
    jete nje grant(falas) prej 49.89 milione EURO per 5 vjet.

    E rendesishme vleresohet ndihma per investime ne sektorin prodhues ku do
    te shkojne rreth 20 per qind te fondeve.

    Procedurat per tenderimin dhe kontraktimin e sherbimeve, prokurimet apo
    kontratat e projektit do te behen sipas procedurave te Programit PHARE te
    Komisionit Evropian.
    ?Ja pra shihni kush jane socialistet.Nė Greqi kur kishte probleme me te vogla nė ēdo bashkbisedim qe kishin me te tjeret nuk rrini paiu permendur kurse keta komunistet tani...vetem sa iu mbajne ison te huajeve sidomos grekerve.Perse asnje cikje sado e vogel te problemit te emigranteve qe presin me dite te tera per tu rikthyer nė vendet e tyre te pune?Bile sipas bbs sot ne Kakavije ka vdekur nje njeri nga pritja e gjate.Deri kur do te vazhdojne keshtu keta qeveritare dhe a duhet te heshtin ne?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Greket te pajisen me viza per te hyre ne Shqiperi

    Ne kuadrin e luftes kunder terrorizmit, te forcimit te kontrollit ne kufi, te reciprocitetit, etj, qeveria Shqiptare duhet te rivendose regjimin e vizave per greket qe duan te hyjne ne Shqiperi per cfaredo qellimi, biznesi, turista, zbulimi, etj.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ATHINE (26 Gusht) - Qeveritė shqiptare dhe greke nuk ishin tė pėrgatitur pėr tė pėrballuar fluksin e madh tė qytetarėve shqiptarė qė kėto ditė po pėrpiqet tė kthehet nė Greqi pas pushimeve: kėshtu u shpreh sot zv/ministri i Jashtėm shqiptar, Luan Hajdaraga, nė njė intervistė pėr agjencinė greke tė lajmeve ANA. "Tė dy qeveritė ishin tė papėrgatitur tė pėrballonin numrin e lartė tė shqiptarėve qė pėr herė tė parė u paraqitėn nė kufi - pohoi Hajdaraga - Emigrantėt shqiptarė pėr herė tė parė u ndjenė tė sigurtė pėr shkak tė kartave tė gjelbra qė kishin marrė nė Greqi, dhe kėshtu u kthyen nė atdhe pėr tė kaluar pushimet. Problemi u komplikua nga fakti se pjesa mė e madhe e tyre erdhėm me makina qė i kanė blerė nė Greqi, kėshtu kontrollet u zgjatėn". Hajdaraga, i cili mohoi rrezikun e ndonjė epidemie mes mijėra shqiptarė qė presin tė kalojnė kufirin grek, kėrkoi qė tė krijohen dy pika tė reja doganore brenda Krishtlindjeve, kur fenomeni i pushimeve nė masė i shqiptarėve mund tė pėrsėritet. Dy qeveritė, shtoi ai, duhet tė punojnė sė bashku pėr tė zgjidhur problemin, dhe t'u kėrkojnė sė bashku falje njerėzve qė presin nė rradhė. E ndėrsa numri i personave nė pritje nė doganėn e Kakavijės duket se ėshtė nė rritje, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme greke, Panos Beglitis, kritikoi mėnyrėn se si shtypi shqiptar e ka pėrshkruar situatėn nė fjalė, duke ia ngarkuar tė gjithė fajin autoriteteve greke: vonesat nė kalimin e kufirit janė faj i masės sė madhe tė njerėzve, pohoi ai, duke rikujtuar se "problemet praktike" janė pėrballuar nga Ministria e Jashtme nė bashkėpunim me atė tė Rendit Publik. Sipas autoriteteve greke, situata duhet tė rikthehet nė normalitet nė 2-3 ditėt e ardhshėm, kur tė kenė kaluar edhe 20.000-30.000 shqiptarėt e fundit nga 130.000 qė nė kėto ditė kanė mbėrritur nė kufi.

    in/mr (ANSA/BalkanWeb)

    ---------

    ama hajdar Aga qenka zv minister i jashtem???
    Po ai eshte me 5 procese per vjedhje..
    Ai akuzohet si vjedhes Orizi..kepucesh..milionash etj..

    Kulmiiiiiiii.

    Uroj qe ata ne radhen e gjate te tortures neper dogana te jene votues te PS-se.


    Berisha i dha toke fshatarve per ti bere fermere qe te punojne ne atdhe e te prodhojne per vete dhe per qytetaret sepse me voten e Qyteteve kryesore fshataret u bene PRONARE dhe qytetaret ngelen neper ballkonat sa nji nji Kosh Rrushi ne katet e 3 e te 4 te pallateve furriqe.

    Le tu jepet TOKA qytetareve..dhe fshataret le te punojne per fermeret GREKE te agrumeve qe subvencionohen nga EU.



    Rrofsh o Sali !

  7. #7
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621

    Angry Me llafe nuk rregullohen punet.

    Une mendoj se po te ishim ne qe flasim dhe na djeg lekura nga keto gjera ne krye te shtetit, grekerit do te silleshin ndryshe. Por kjo gje nuk duhet te na habisi duke ditur se e gjithe qeveria jone e nderuar me ne krye nje imoral eshte e shitur me te gjitha cka ne greqi. Shpresoj te vije nje dite qe te japin llogari per keto qe po bejne.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zonja TOPALLI ishte ne Kapshtice dhe pa gjendjen alarmante aty.
    Ajo akuzon lart e poshte qeverite. ok mire.
    po kjo nuk mjafton.
    zoja Topalli le te shkoje ne KORCE e tu bej thirrje Qytetareve KORCARE qe te gjithe te shkojne ne Kapshtice e kush me nji bidon me uje ..kush me ushqime e kush me veshmbathje te ndihmojne ata skllever qe dergjen ne rruge.
    Llak llak ...me llafe si OPOZITA si QEVERIA..e duret si EMINEmi te Hallatet te gjithe..
    Ashtu nuk zgjidhen hallet..

    Nuk harrohen ata djemt shqiptare te Shkupit e Tetoves qe u erdhen ne Ndihme ne Stankovac mijra Sklleverve te Kosoves qe Milloshi i perzuri si bageti.
    Ata punuan nat e dite pa rroge duke shperndare BUK e veshmbathje e uje.

    Ku eshte PD e KORCES e ku eshte RINIJA E KORCES..
    Ku eshte Solidariteti?

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Shqiptare mos prisni nga askush me shume sesa nga vetja e juaj:

    Ka nje menyre shume efikase per te ngritur koke, por shqiptaret jane qaramane e mjerane.

    Bojkotoni te gjitha mallrat greke.

    Bojkotoni te gjitha lokalet greke

    Bojkotoni te gjitha bankat greke

    Bojkotoni te gjitha dyqanet greke

    Mos u qani, por BENI.

    Shnet Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Sipas njoftimeve te fundit gjendja eshte serisht teper e renduar.Qeveria shqiptare rreth uje nė tavan dhe mbi pesedhjete e ca perqind te bankave tani iu derorezon grekerve ku seshpejti do i dorezoje e dhe telefona dhe dalgadale tere Shqiperine(megjithese ai donte vetem Epirin).Nano i falenerot per perkrahjen e madhe sigurisht qe ato e perkrahen ate senusen e re te tij e bena biznesmene ne Athine,se xhepat iu mbushen me para.E ku i plasi atij apo Metes se ēfara do te thote fjala Atdhe per to atdhe eshte paraja,kontrabanda,korrupsoni dhe deri tek imoraliteti familjar.Megjithese ne prijte qe te pakten sa per sy e faqe te Europes se civilizuar te lehtesohen disi vuajtjet ne kete pritje te gjate satanike..Megjithe gjeja me e mire do tė ishte qe tia tregojme petat lakrorit.Tiu themi grekerve se ne iu gjujme me buke e ju me gure.Deri kur keshtu deri kur?........

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •