Alban Skėnderaj dhuron spektakėl nė Prishtinė: Faleminderit qė ishit pjesė e kėsaj ėndrre !
Kėngėtari i mirėnjohur shqiptar, Alban Skėnderaj, mbrėmė (e mėrkurė) ka mbajtur koncertin solistik nė sallėn “1 tetori” nė Prishtinė. Koncerti “Hapėsira e njė ėndrre”, me mbi 20 materiale muzikore tė pėrgatitura enkas pėr publikun, ka mbledhur afro 3.000 fansa.
Gėrshetimi midis rrymave tė ndryshme tė muzikės, pėrfshirė pop, RnB dhe i kombinuar me muzikėn klasike – simfonike e me orkestėr tė mirėfilltė nga Kosova dhe Shqipėria, ka bėrė qė ky koncert tė jetė akoma mė i veēantė.
Recitali, i cili ka zgjatur mbi dy orė erdhi me disa elemente tė reja, me kėngė mjaft tė veēanta e me njė atmosferė tė mrekullueshme.
“Jam super i emocionuar sonte, mė shumė se kurrė, emocionet nuk mund t’i kontrolloj si asnjėherė tjetėr. Jam shumė mirėnjohės qė sonte jam kėtu. Ėshtė me tė vėrtetė realizimi i njė ėndrre dhe faleminderit qė jeni bėrė pjesė e saj. Faleminderit pėr kėto momente. Ne shqiptarėt kemi nevojė pėr mė shumė dashuri dhe po mundohem qė me gjithė zemėr t’ju ofroj dashuri. Arti nuk ėshtė luks, ėshtė njė gjė esenciale, arti ėshtė ai qė na emocionon, na bėn tė jemi mė tė mirėt si nė familje, si nė punė dhe si nė shoqėri. Arti ėshtė kudo”, nis koncertin kėngėtari Skenderaj.
“Ėshtė njė nga rekordet mė tė mėdha tė jetės time, nuk ėshtė presion fare vetėm se po mė dridhen pak kėmbėt”, thotė mė tej Albani.
Kėngėtari nis prezantimin e kėngėve tė tij dhe pėr secilin projekt jep njė mesazh domethėnės para performancės. Natyrisht, gjatė kėtij koncerti nuk munguan as befasitė e artistit pėr fansat, derisa i pėrshėndeti, bisedoi me ta apo i solli edhe nė skenė pėr tė kėnduar.
I njėjti solli edhe njė moment tė rėndėsishėm gjatės natės sė mbrėmshme, ku bashkė me kėngėn “Mirė se vjen nė shpirtin tim” nė ekran u paraqit edhe klipi”Ti Barabartė unė”, projekt ky i cili ka qėllim sensibilizimin e shoqėrisė, integrimin e personave me aftėsi tė kufizuar si dhe socializimin e tyre.
Para performancės, ai ka dhėnė njė mesazh motivues pėr tė gjithė ne: “Kjo video e sinkronizuar tregon se gjithmonė mund tė gjesh njė rrugė”.
37-vjeēari po ashtu gjatė kėsaj mbrėmjeje ka zbuluar edhe njė sekret pėr publikun, ndėrkohė qė nė skenė u shfaq gruaja e tij kėngėtarja, Miriam Cani.
Ēifti qė u martuan muajin e kaluar, nė momentin qė po kėndonin “Dhurata”, kėngėn e dedikuar vajzės sė tyre, Amelia bėnė tė ditur se do bėhen prindėr pėr herė tė dytė.
Nga ana tjetėr, pėrveē befasive tė kėngėtarit, nė fund nuk munguan edhe ato nga fansat e tij, tė cilėt me pankarta nė duar, e falėnderuan kantautorin shqiptar.
“Prishtinė ju dua me zemėr, faleminderit tė gjithė juve qė ishit tė pranishėm”, janė fjalėt qė tha nė fund Skenderaj.
“Hapėsira e njė ėndrre” e ka kompletuar karrierėn e muzikantit dhe nuk ka dyshim se kjo pėrmbledhje pėrkon me tė arriturat e shumta nė muzikė. Albani jo vetėm qė realizoi ėndrrėn e tij, por edhe tė mijėra fansave me spektaklin qė dhuroi nė Prishtinė. /Telegrafi/
https://www.kultplus.com/muzika/alba...-kesaj-endrre/
Krijoni Kontakt