Blero nė Tiranė me tė fejuarėn, tė pavendosur pėr martesėn
Ka ardhur nė Tiranė sė bashku me tė fejuarėn e tij Nora. Nė fakt nuk ndodh shpesh, qė ajo ta shoqėrojė nė udhėtimet e tij nėpėr koncerte apo aktivitetet e ndryshme ku Blero merr pjesė, por pėr ta Shqipėria ėshtė gjithmonė njė rast i veēantė, ndaj edhe biondja bukuroshe nuk mund tė mungonte. Pjesėmarrja e tij nė Top-fest, ndoshta nuk do tė diskutohej gjatė, sepse ky ėshtė njė aktivitet nė tė cilin kėngėtari nga Kosova nuk ka munguar, megjithatė kėtė radhė mė shumė se kurrė, duket se ardhja e Bleros nė Tiranė ka qenė me kėrkesėn e fansave dhe adhuruesve, tė cilėt vazhdimisht i shkruajnė nė faqen e tij nė internet. Qėndrimi i tij nė Tiranė nuk ka qenė shumė i gjatė, megjithatė Blero shpreson tė jetė sėrish, disa javė mė vonė, nė natėn finale tė festivalit. Edhe pse prej disa vitesh kėngėtari kosovar ėshtė vendosur dhe jeton nė Suedi me tė fejuarėn e tij, duket se ofertat e vazhdueshme pėr koncerte nė vende tė ndryshme tė botės, e bėjnė qė tė udhėtojė shpesh, herė me Norėn dhe herė vetėm. Ajo nuk mund tė jetė gjithmonė me mua, sepse ka shkollėn dhe impenjimet e saj, por nė raste tė veēanta siē ėshtė Shqipėria na pėlqen tė vijmė sė bashku. Pa dyshim, qė Nora ėshtė gjėja mė e shtrenjtė pėr Bleron, ndaj edhe shpesh pėrpiqet qė imazhin e saj ta mbajė larg mediave dhe vėmendjes sė tyre. Sa pėr martesėn... Ndoshta po, ndoshta jo, shprehet Blero, duke mos dashur tė zbulojė mė shumė. Kėngėtari tregon se nė ditėt kur ėshtė nė Suedi, impenjimi i tij i vetėm ėshtė studioja muzikore, nė tė cilėn kalon edhe pjesėn mė tė madhe tė kohės. Kur jam nė Suedi, pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloj nė studio, por kohėt e fundit kam qenė shpesh nė lėvizje pėr koncerte tė ndryshme, tregon ai. Dhe duket se qėllimet e Bleros, pėr vazhdimėsinė janė tė qarta. Tė paktėn ai ndjen se ėshtė nė njė moment shumė tė rėndėsishėm pėr karrierėn e tij muzikore. Pas daljes sė albumit nė gjuhėn shqipe, kėto ditė nė Turqi ka dalė edhe albumi nė gjuhėn angleze. Mė pas, ky album do tė dalė edhe nė Francė e nė vende tė tjera, kryesisht evropiane. Unė kam shumė fansa nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e diasporė, por kam edhe fansa tė huaj, nga vende tė tjera. Pėr kėtė arsye besoj se albumi nė anglisht, qė sapo ka dalė nė Turqi do tė ecė mirė. Shpresoj, qė tė kem sukses nė tregun evropian dhe pse jo tė jem ambasador pėr muzikėn tonė, ka treguar kėngėtari. Gjithsesi mes impenjimeve muzikore, Blero shprehet, qė herė pas here pėrpiqet tė gjejė sadopak kohė edhe pėr fansat, ata qė e mbajnė nė jetė muzikėn e tij. Ēdo ditė marr e-mail-e tė shumta dhe natyrisht, qė nuk mund tiu pėrgjigjem tė gjithėve, por pėrpiqem tė kontaktoj sa mė shumė me ta. Por ēfarė ndodh me fanset femra, duke ditur qė dominojnė muzikėn e tij? Mos ndoshta Nora ėshtė xheloze? Duket se jo. E fejuara e tij ėshtė njė vajzė, qė e kupton fare mirė rėndėsinė qė kanė fansat pėr njė kėngėtar. Norės i vjen mirė dhe kėnaqet nga fakti, qė muzika ime pėlqehet, vijon Blero, tė cilit i ėshtė dashur tė qėndrojė gjatė nė dhomat e zhveshjes, pėr tė pritur derisa njė pjesė e fansave tė largoheshin, nė mėnyrė qė tė mos krijohej konfuzion. Ndėrsa nga jeta e natės nė kryeqytet, kėtė radhė ka hequr dorė. Jemi tė impenjuar me festivalin dhe nuk besoj se do tė kemi kohė tė dalim, pėrfundon ai.
Krijoni Kontakt