Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Proçedurat e reja për studime në Itali

    Universiteti, procedurat e reja për të studiuar në Itali

    19 PRILL- Ambasada Italiane ka deklaruar dje për shtypin shqiptar se Ministria e Arsimit ka miratuar procedurat për regjistrime pranë universiteteve italiane për studentët e huaj. Meqë në Shqipëri ka mijëra të rinj që janë të interesuar për këto procedura, po botojmë saktësisht informacionet e dërguara nga Ambasada Italiane.
    Tekstin e kësaj qarkoreje, si dhe listën e të gjitha degëve të disponueshme, mund t’i konsultoni në faqen e internetit të kësaj ministrie, në adresën: www.MIUR.IT opsioni Universita.


    Studentët brenda jurisdiksionit të Kancelerisë Konsullore të Ambasadës Italiane në TIRANË*, të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një universiteti italian, duhet të dërgojnë një zarf, ta sjellin personalisht dorazi pranë sportelit të kësaj ambasade që ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar, ose ta nisin me postë me destinacion: AMBASADA ITALIANE, KANCELERIA KONSULLORE, RRUGA: LEK DUKAGJINI N. 2, ZYRA E REGJISTRIMEVE UNIVERSITARE, TIRANE, brenda datës 18 maj 2005 dhe jo më vonë, me këtë listë dokumentesh:
    Brenda zarfit:
    1. FORMULARIN E REGJISTRIMIT, të plotësuar në çdo pjesë të tij, sipas modelit bashkëngjitur.
    Bëni kujdes në faktin që në këtë formular, ndër të tjera, të shkruhet në mënyrë të qartë: vetëm njëfakultet dhe një degë e përzgjedhur, si dhe një numër telefoni.
    E DETYRUESHME:
    FAKULTETI DHE DEGA E PËRZGJEDHUR QË NË FILLIM NUK MUND TË NDRYSHOHEN MË.
    Për zgjedhjen e fakultetit dhe degës, mund të konsultoni listën e publikuar në adresën e internetit: http://offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2005/
    2. TITULLIN E STUDIMIT
    Studentët që e kanë mbaruar shkollën e mesme, dëftesën e pjekurisë në origjinal. Në rast se e kanë humbur atë, atëherë të fusin në zarf një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e të katër viteve, së bashku me ato të provimeve të maturës.
    Studentët, të cilët ndodhen aktualisht në vit të fundit të shkollës së mesme, dhe do ta marrin diplomën gjatë verës 2005, do të fusin në zarf vërtetimin me nota, me notat e të gjitha viteve dhe të semestrit në vazhdim, pra të vitit të 1, 2, 3 dhe semestrit të I të vitit të 4. Këta studentë, sapo të marrin në dorëzim dëftesën e pjekurisë nga shkollat e mesme shqiptare përkatëse, duhet në mënyrë të detyrueshme të dërgojnë origjinalin në ambasadë, si dhe 2 fotokopje TË PLOTA, siç shpjegohet në vijim, brenda datës 20 korrik 2005 dhe jo më vonë, ndryshe do të skualifikohen, pavarësisht nga faza ku mund të ketë arritur aplikimi i tyre.
    ShPIEGIMI*: I korrespondon këtyre rretheve: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.Vendbanimi përcaktohet nga rrethi i cili ka lëshuar pasaportën e studentit.
    KUJDES: TITULLI I STUDIMIT DUHET PATJETËR TË JETË:
    ORIGJINALI, i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit;
    PO KY ORIGJINAL, i përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij, përfshirë përkthimin e konfirmimeve me firme e vulë të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, më pas i noterizuar te noteri dhe në fund i legalizuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare;
    Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur në Drejtorinë Arsimore të Rrethit dhe në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, të jetë noterizuar dhe në fund të jetë legalizuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare, DUHET T’I BËHEN 2 (DY) FOTOKOPJE TË PLOTA, TË TË GJITHA FLETËVE, ku të përfshihen saktësisht: *fotokopja e plotë e dëftesës përfshirë dy vulat dhe firmat të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, *përkthimi i dëftesës, *noterizimi te noteri dhe *vula e legalizimit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, pra me pak fjalë, TË 2 FOTOKOPJET DUHET TË JENË TË PLOTA DHE TË PËRFSHIJNË ÇDO FLETË QË KA LIDHJE ME “dëftesën e pjekurisë” apo vërtetimin zëvendësues për ata që e kanë humbur këtë dëftesë ose me “vërtetimin me nota”, për ata që frekuentojnë akoma vitin e katërt të shkollës së mesme.
    3. 1 (Një) fotokopje e dy faqeve të para të pasaportës.
    4. 2 (Dy) fotografi me ngjyra, format si për pasaportë.
    5. Nëse dispononi, certifikatë të njohjes së gjuhës italiane + 2 (dy) fotokopje të thjeshta
    të lëshuara nga këto Universitete Italiane: Perugia, Roma Tre, Siena.
    MBI ZARF:
    Duhet të shkruhen qartë dhe ME GËRMA TË MËDHA:
    Emri dhe mbiemri i studentit;
    Universiteti, fakulteti, dega;
    Adresa e saktë ku banoni, numër telefoni fiks (jo celular);
    Për ata që e kanë mbaruar të mesmen MESATARJA E SAKTË e të katër viteve.
    Për ata, të cilët ndodhen në vit të katërt: Po këto të dhëna që duhet të shënohen mbi zarfin e parë do t’i shkruani edhe mbi zarfin e dytë, kur të dërgoni dëftesën e pjekurisë në origjinal së bashku me 2 (dy) fotokopjet e plota të të gjitha fletëve, siç e shpjeguam më lart, duke mos harruar të shtoni PATJETËR EDHE MESATAREN E PËRGJITHSHME TË TË KATËR VITEVE. Kujtojmë se zarfi i dytë duhet të mbërrijë në ambasadë dorazi në sportel, ose me postë në adresën që iu dhamë më sipër brenda datës 20 korrik 2005.
    Për çdo rast, po ju japim edhe adresën e internetit të ambasadës: www.ambitalia-tirana.com
    Kërkesave, të cilave do t’u mungojnë qoftë edhe një nga elementët e sipërpërmendur, apo që do të mbërrijnë në Ambasadën Italianë në Tiranë pas datës 18 maj, nuk do të merren parasysh.
    Studentët, të cilët kanë vendbanimin e tyre brenda juridiksonit të konsullatave të Vlorës dhe të Shkodrës, duhet t’u drejtohen këtyre zyrave, të cilat gjatë ditëve në vazhdim do të japin të gjithë informacionin e nevojshëm.

    marre nga www.studentet.info

  2. #2
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    E DETYRUESHME:
    FAKULTETI DHE DEGA E PËRZGJEDHUR QË NË FILLIM NUK MUND TË NDRYSHOHEN MË.
    Degen ke mundesi ta ndryshosh ne Itali.Dmth kur vjen ketu ke mundesi te ndryshosh degen.

    Cfare ju duhet per te fituar bursen.Dokumentacioni?

    Per te aplikuar per burse studimi ne Itali duhet:


    1-Te ardhurat familjare.
    a-Paga mujore e prinderve.
    (Nqs papune vertetim nga zyra punes qe jane te papune)
    b-Vertetim ne keni apo jo aktivitet privat.(Nqs jo, vertetim qe skeni,nqs po lloji aktivitetit dhe shperndarja. Mire do ishte qe skeni )
    c-Vertetim ne keni ne pronesi toke.(Nqs jo,vertetim qe skeni,nqs po sa toke keni)
    d-Siperfaqja e shtepise suaj.(Nqs jeni i pastreh,vertetim ose me qera,vertetim sa paguani qera shtepie)
    2-Certifikate Familiare.
    3-Certifikate Personale.


    Tere keto dokumenta duhet te jene:


    1-Te perkthyera ne gjuhen Italine dhe te noterizuara.
    2-Te legalizuara ne Ministrine e Jashtme Shqiptare (Tirane)
    3-Te legalizuara nga Ambasada Italiane ne Tirane ose nga Konsullatat Italiane ne Shkoder dhe ne Vlore
    (Kjo ne varesi ku beni kerkesen per studim.Varet nga vendi ku banoni)

    Momenti qe ndodheni ne Itali.

    Hapi Pare

    1-Dt 4 shtator keni provimin e Gjuhes Italiane.(Duhet te paraqiteni sa me shpejt ne Sekretarine e Studenteve te Huaj ku do merrni inforamacionin e duhur se ku do te behet provimi dhe vertetimin e pararegjistrimit)

    2-Pas Hyrjes ne Itali keni 8 dite afat per tu paraqitur ne Kuesture per te marre lejen e qendrimit si student ne Itali.
    Ketu ju duhen:

    1- 4 Fotografi te vogla
    2- Siguracioni
    (Ka raste pranojne ate qe presim ne shqiperi ka raste duhet ta paguani ne Itali.Paguhet ne Postat Italine)
    3- Fotokopie te Pashaportes.(Tera faqet e perdorura.Kopertina,aty ka jane te dhenat e juaja personale,ku keni viza apo vula.Dmtj cdo faqe qe ka dicka)
    4- Marka da Bollo(Eshte si pulle poste blehet ne tabachino,tani i kane bere 1+3=11,43 euro)
    5-Vertetimi i Pararegjistrimit ne Universitet.(Ajo qe thashe me lart,merret te sekretaria studenteve te huaj)

    Pasi keni shkuar ne kuesture ku do t'iu japin nje Ricevute do te shkoni ne nje Zyre CAAF.

    Zyrat CAAF jane institucione qe nxjerrin te ardhurat tuaja vjetore dhe jane te vetmet qe e kane kete te drejte.
    Adresat e ketyre zyrave i do ti gjeni ne guiden e burses qe mund ta merrni ne Sekretarin e studenteve te huaj.
    Ketu ju duhen tere dokumentat qe keni perkthyer,legalizuar,vulosur ne Shqiperi.

    Pasi keni bere kete gje do te paraqiteni ne institucionin qe jep bursat.
    Torino eshte EDISU,vende te tjera se di si e kane emrin por mjafton te pyesni ne Sekretari.Ketu do te kerkoni edhe fleten e regjistrimit pasi provimin e keni bere tashme.

    Ju duhen per te paraqitur perfundimisht per Bursen prane institucionit qe jep bursat(shembull Torino ka EDISU).

    1-Vertetimi qe keni kaluar provimin e gjuhes.(Regjistrimi me sakte)
    2-Dokumentat origjinale qe keni bere ne Tirane.(Ato qe do paraqisni te CAAF)
    3-Te ardhurat qe CAAF llogariti per familjen tuaj.(Jua japin ato max 10 min pune por ka shume rradhe mundohuni te prenotoni)
    4-Ricevuta qe moret ne Kuesture(Fotokopie,mos jepni origjinalen)
    5-Fotokopie e Diplomes(Nqs nuk e keni duhet ta kerkoni ne sekretarin e studenteve te huaj.Ato kane dokumentat qe ju keni futur per te aplikuar ne Ambasade.Fotokopien e Diplomes merreni me Vule te bashkangjitur me Valutazione di Valore qe Ambasada jua ka dhene juve ose e ka derguar ne kete sekretari)
    6-Formulari i plotesuar.(Jane kater faqe formular te cilin e terhiqni ne institucionin qe jep bursen.)
    Ne Formular do te keni 4 opcione.
    1-Burse
    2-Konvikt(Posto letto)
    3Mensa
    4-Pegjysmim taksash(Riduzione tasse)
    Kerkojini te katra keto

    Brenda dt 10 shtator mbyllen aplikimet per Konvikt dhe brenda 31 tetor per burse te thjeshte.

    Pas kesaj lodhjeje ju keshilloj ti fusni nje pushim 3 oresh dhe te shkoni ne Sekretari dhe te paraqisni dokumentin qe ju dhane ne Insituzionin e Burses.Ky dokument ju he automatikisht taksat e para.Do paguani nje 10,33 euro ose Marka
    Bollo.

    Per cdo paqartesi pyesni.

    kacaku_basket student Torino-Itali

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Doli në treg revista kulturore-shkencore për Studime Orientale "URA"
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 20:45
  3. Shpjegime mbi proçedurat e fituesve të llotarisë amerikane
    Nga klodi_Y në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2009, 04:51
  4. Bejtullah Destani shqiptari i arkivave britanike
    Nga Shijaksi-London në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-02-2007, 20:29
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •