Dygjuhėsia, problem apo favor ?

Gjuha ėshtė njė nga vetitė dalluese tė njeriut, e cila lidhet edhe me vet ekzistencėn e tij. Shfaqja e dukurisė ‘gjuhė’ duket se konēidon me vet shfaqjen e qėnjes njerėzore (homo sapiens sapiens). Prej atėhere gjuhėt lindin, zhvillohen, vijnė nė kontakt me njėra-tjetrėn por edhe vdesin. Kėshtu gjuha, nuk ėshtė diēka standarte. Ajo pėrbėn pjesė tė jetės sonė dhe kurrėsesi nuk mund tė mbetet e pandikuar. Nė ēdo periudhė tė historisė nevojat dhe ambiciet sillnin nė kontakt njerėzit dhe nėpėrmjet tyre gjuhėt dhe kulturat. Nė ditėt e sotme -pėr shkak tė rritjes sė madhe tė telekomunikacionit, bashkėpunimit ekonomik, zhvillimit tė udhėtimeve tė largėta etj.- ėshtė e vėshtirė tė flitet pėr komunitete gjuhėsore tė ndara mė vete nga tė tjerat. Pothuajse ēdo komunitet gjuhėsor gjendet nė lėvizje dhe ndryshim tė vazhdueshėm. Disa gjuhė hapen dhe fitojnė mė shumė fuqi kurse disa tė tjera ngushtohen dhe ndjekin njė drejtim rrėnues i cili mund tė shpjerė deri nė vdekje!
Larg kėtyre “ligjeve gjuhėsore” nuk mund tė mbetet as gjuha jonė. Rėnja e sistemit komunist i lejoi Shqipėrisė qė tė bėhet pjesė e zhvillimeve botėrore dhe shtyu mijėra Shqiptarė drejt mėrgimit. Kėshtu brenda njė periudhe tė shkurtėr gjuha Shqipe do pėsojė ndryshime dramatike. Megjithatė me kėtė shkrim nuk do mundohem tė analizoj ēdo aspekt tė ndryshimit qė po pėson Shqipja. Ajo qė mė intereson mė tepėr ėshtė qėndrimi i Shqiptarėve jashtė shtetit pėrballė gjuhės mėmė.
Shumė emigrantė sot pėr shkak tė rethanave por edhe pėr shkak tė disa pikpamjeve tė gabuara po e braktisin pėrdorimin e Shqipes dhe nuk ia mėsojnė gjuhėn amėnore fėmijėve tė tyre. Shpesh herė vet mėsuesit e shtetit ku janė vendosur emigrantėt i kėshillojnė kėta tė fundit qė mos tė pėrdorin Shqipen me fėmijėt e tyre, sepse diēka e tillė do vėshtirėsonte fėmijėn tė mėsojė gjuhėn e re. Jam i bindur se mendime tė kėtij lloji shprehen nga njerėz qė nuk kanė njohuri tė mjaftueshme reth dukurisė ‘gjuhė’ dhe qė nėnvlefsojnė zgjuarėsinė e fėmijės. Janė kėto koncepte qė shtyejnė shumė prindėr t’iu heqin fėmijėve tė tyre kėtė tė drejtė, tė drejtėn e tė folurit nė mė shumė se njė gjuhė.
Dygjuhėsia (Angl. ‘bilingualism’) -me tė cilin term nėnkuptojmė pėrdorimin e zakontė tė dy gjuhėve nga njė person- dhe fėmijėt dygjuhėsh kanė qėnė shumė herė qendėr e analizave dhe e studimeve tė gjuhėtarėve dhe sociologėve. Qėllim i kėtyre analizave ėshtė qė tė zbulojnė nėse pėrdorimi i mė shumė se njė gjuhe nė jetėn e pėrditshme, kryesisht nga tė miturit, fsheh pasoja pėr ta dhe tė pėrcaktojnė nėse pasojat e mundshme janė negative apo pozitive.
Fillimisht rezultatet e kėtyre analizave ishin negative pėr fėmijėt dygjuhėsh. Konkluzioni kryesor ishte se pėrdorimi i dy gjuhėve e lodh trurin e fėmijėve dhe e ul nivelin e zgjuarėsise tek ata. E vėrteta ėshtė se kėto eksperimente kishin shumė mangėsira dhe nuk merrnin parasysh veēoritė e fėmijėve dygjuhėsh ose minoritarė . Kėshtu, testet qė organizoheshin pėr tė dalluar fėmijėt qė pėrdornin dy gjuhė nga ata qė pėrdornin vetėm njė bazoheshin nė standarte tė cilat e kanė rrėnjėn e tyre nė sistemin arsimor tė njė gjuhe. Nė atė sistem qė i pėrshtatet politikės shtetėrore e cila gjithmonė synon t’i bėjė qytetarėt sa mė homogjenė. Pra llogjike ishte qė fėmijėt dygjuhėsh tė kishin mė pak rezultate se tė tjerėt. Siē duket, rritja e pozitivitetit nė rezultate kėrkonte rritjen e objektivitetit tė analizave!
Nė vitin 1962, Kanadezėt Peal dhe Lambert ndėrrmorrėn njė sėr analizash duke rregulluar fillimisht saktėsinė dhe efektshmėrinė e proēeseve. Rezultatet e kėtyre kėrkimeve ishin me tė vėrtet shpresėdhėnėse pėr fėmijėt dygjuhėsh. Pėrfundimi i zotėrinjėve Peal dhe Lambert ishte se dygjuhėsia e bėn mendimin mė manovrues, pėrderisa kėta persona mendojnė nė dy gjuhė, jep mundėsinė pėr tė krijuar kuptime mė tė gjėra, tė mėnjanuara dhe tė larguara nga pėrkufizimi kuptimor qė imponojnė fjalėt e njė gjuhe, pėrforcon krijimin e koncepteve dhe ndihmon zhvillimin e nivelit tė inteligjencės e cila pasqyrohet edhe nė aftėsinė e tė shprehurit, etj. Konkluzionet e mėsipėrme shtyen shumė gjuhėtarė tė tjerė qė tė kryejnė kėrkime tė reja nė lidhje me ndikimin e dygjuhėsisė mbi inteligjencėn dhe mendimin e njeriut.
Kėrkimet e reja nuk bėn gjė tjetėr veēse tė pohojnė vėrtetėsinė e pasojave qė sipėrpėrmenda. Nė tė njėjtėn kohė zbulime tė reja do shtojnė respektin e gjuhėtarėve ndaj personave, kryesisht ndaj fėmijėve, qė komunikojnė nė mė tepėr se njė gjuhė. Shumė gjuhėtarė do theksojnė se pėrdorimi i mė shumė se njė gjuhe nga fėmijėt nė jetėn e pėrditshme nuk pėrbėn rrezik pėr ta, pėrderisa kėto gjuhė veprojnė nė trurin e personave tė caktuar nė mėnyrė tė pavarur ose nė bashkėpunim. Pra truri i njeriut vepron vet si ndarės por dhe si bashkues ose krahasues i kuptimeve midis gjuhėve tė ndryshme, sipas rethanave. Mjafton qė dygjuhėshi tė kultivojė gjuhėt e pėrfituara nė njė nivel i cili nuk do i lejojė atij ngatresėn e kuptimeve. Sipas linguistėve zotėrimi i dy ose mė shumė gjuhėve mund tė rrisi pasurinė,shkathtėsinė, veēantinė dhe larminė e mendimit. Ata qė zotėrojnė dy gjuhė njohin dy ose mė shumė fjalė pėr ēdo objekt ose ide, vetvetiu njė fjalor dhe botė kuptimore e dyfishtė i’a shton atyre mundėsitė. Kėshtu, sipas Ricciardelli (1992), ata qė njohin mirė dy gjuhė kanė aftėsi mė tė lartė pėrballė njė krijimtarie tė ndėrlikuar ose tė shumėanėshme mendimesh sesa personat qė zotėrojnė vetėm njė gjuhė ose njohin pak gjuhėn e dytė, tė tretė etj. Gjithashtu studime tė tjera (p.sh. Ianco-Woprall 1972, Ben-Zeev 1977, Tunmer & Myhill 1984 etj.) tregojnė se fėmijėt dygjuhėsh – duke bėrė krahasimin midis sistemeve gjuhėsore qė zotėrojnė- e shikojnė fenomenin gjuhė nė mėnyrė mė analizuesė se tė tjerėt. Pra mendimi se pėrdorimi i njė gjuhe pengon mėsimin e njė tjetre ėshtė i paqėndrueshėm. Vetdija dhe kuptimi mė i mirė pėrballė ligjeve tė pėrgjithshme qė kushtėzojnė gjuhėt i jep mundėsinė fėmijės dhe ēdo personi qė tė mėsojė mė lehtė gjuhėn e re. Pra ėshtė mė e lehtė pėr tė qė tė mėsojė mė tepėr gjuhėra!
Sigurisht pėrfitimet e pėrdorimit tė mė shumė se njė gjuhe nuk pėrfundojnė me kaq. Pėrfitimi mė i madh i personave dygjuhėsh ėshtė shoqėror ose social. Personat qė pėrdorin dy ose mė tepėr gjuhė mund tė kenė njė bagazh mė tė gjėrė pėrvojash sepse gjėnden nė kontakt me dy ose mė shumė komunitete gjuhėsore tė cilat pėrbėjnė edhe komunitete kulturore ose kombėtare. Do thoshte dikush se kjo mėnyrė e larmishme jetese i jep kėtyre personave mundėsinė qė t’i pėrshtaten mė lehtė ndryshimeve tė rethanave sociale dhe kulturore. Gjithashtu njohja e dy ose mė shumė gjuhėve dyfishon ose shumėfishon aftėsinė e ēdokujt pėr tė fituar njohuri ose informacione tė reja. Pra me pak fjalė, tė jesh anėtar i dy ose mė shumė komuniteteve gjuhėsore ose kulturore –siē po ndodh mė shumė Shqiptarė- do tė thotė qė bėhesh pjesėtar mė i qėndrueshėm i njė sistemi global i cili mbijeton nė sajė tė larmisė dhe komunikacionit!
Homogjenizimi shumė herė ėshtė kthyer nė qėllim tė vetėm tė politikave shtetėrore. Akoma edhe shtetet mė demokratike mundohen shpesh tė shfaqin larminė gjuhėsore ose kulturore si njė problem i cili pengon imunitetin social dhe pėrfshierjen e disa shtresave nė realitetin shoqėror ose kombėtar tė kėtyre shteteve. Pėrgjigja e mundshme nė kėtė argument do tė ishte se shembulli i Zvicrės, i Luksemburgut, Singaporit etj. tregon se mund tė jet i mundur imuniteti kombėtar ose social edhe nė mungesė tė njėtrajtėsisė gjuhėsore ose kulturore. Nėse kemi parasysh se tre shtetet qė sipėrpėrmenda zėjnė vendet mė tė larta nė rang botėror nė lidhje me nivelin e mirėqėnjes atėhere mund tė thoshim se nė kėto shtete harmonia midis komuniteteve tė ndryshme –gjuhėsore ose kulturore- arrihet nė mėnyrė tė mirėfilltė pėrderisa nuk ekzistojnė shkaqe mosmarrėveshjeje tė cilat mund tė mbuloheshin me justifikime kulturore ose gjuhėsore!
Nė njė studimin e tij nė lidhje me shkaqet e pėrleshjeve civile/tė brendėshme nė, vitin 1989, z. Fishman do shkruante : “koncepti i zakonshėm i gazetarėve dhe i publikut se larmia gjuhėsore pėrbėn vetvetiu shkak qė shpie nė luftėn civile, u tregua nga analiza jonė, se ėshtė mė tepėr mit sesa realitet”. Pėrkundrazi, sipas studjuesit, u vėrtetua se shkaqet e pėrleshjeve ishin mėnjanimi, sistemet totalitare dhe “modernizimi” ose homogjenizimi i imponuar! Pra tė qėnurit i ndryshėm nga tjetri nuk pėrbėn as rrezik dhe as turp! Pėrkundrazi veēimi i dikujt vetėm sepse ndryshon, ėshtė abuzim!
Pas kėsaj analize tė shkurtėr mbi fenomenin e dygjuhėsisė, ku u mundova tė sjell mendimet e gjuhėtarėve me famė, do doja t’i drejtojė njė kėshillė prindit shqiptar jashtė shtetit. Do doja ta kėshillojė atė qė tė mos ia heqė fėmijės sė vet favorin e dygjuhėsisė, pra t’ia mėsojė fėmijės sė tij edhe gjuhėn amėnore Shqipe. Njeriu – siē do thoshte edhe z. Chomskey- lind me vetinė natyrore pėr tė mėsuar gjuhėn. Pra nėse prindi do njihte mirė dy ose mė shumė gjuhė atėhere mendimi im ėshtė qė t’i flasė fėmijės sė tij qė nė djep nė ato gjuhė. Do ishte mė tė vėrtet mrekulli pėr njė person nėqoftėse do kishte fituar zotėrimin e dy ose mė shumė gjuhėve qė nė moshė fare tė vogėl, dhe sigurisht do mundej tė bėnte diēka tė tillė. Por nėse ėshtė e vėshtirė pėr emigrantin qė t’i flasė fėmijės sė tij nė dy gjuhė atėhere do e kėshilloja qė t’i flasė atij nė gjuhėn qė njeh mė mirė, nė gjuhėn amėnore. Kam besimin se do ishte mė mirė pėr njė foshnjė qė tė ket njė kontakt tė rregullt me gjuhėn qė pėr herė tė parė i transmetohet nga prindi. Gjatė periudhės kohore kur fėmija meson tė flasė, nė mendjen e tij krijohen disa rregulla reth fenomeneve gjuhėsore. Do ishte mė mirė, pėr mendimin tim, qė fėmija t’i krijojė kėto rregulla/konkluzione mbi baza tė forta dhe jo mbi bazat e mangėta tė njė gjuhe gjysmake -tė cilėn as vet prindi nuk e njeh mire- qė i transmetohet nga prindėrit. Nė tė njėjtėn kohė, sa mė shumė shtohen kontaktet e fėmijės me mjedisin pėrreth aq mė shumė shtohet njohuria e tij mbi gjuhėn e atij vendit, gjuhėn e dytė. Kėshtu brenda njė kohe tė shkurtėr fėmija do mundet tė flasi rregullisht tė dy gjuhėt dhe nuk do ndjehet ngushtė as me rethin shtėpiak ose fisnor, ku flitet Shqipja, por as jashtė kėtij rethi, ku flitet gjuha vendase.
Llogjike ėshtė qė ēdo prind t’i ofrojė fėmijės sė vet sa mė shumė mundėsira. Nga andej e tutje, fėmija ose i shfrytėzon tė gjitha mundėsitė qė i ofrohen ose merr vetėm ato qė i interesojnė. Rėndėsi ka qė dikur iu dhanė mundėsitė!


*mė tepėr lajmėrim reth temės mund tė gjeni ne librin e z. C. Baker “Foundations of Bilingual Education and Bilingualism”



© Erjus Mezini
(autori gezon cdo te drejte mbi artikullin)