Ne kete teme ju ftoj te diskutojme per qendrimet e dy forcave te reja ne politiken shqiptare, LSI dhe LZHK. Te dyja rreken te tregojne se do sjellin nje risi skenen politike, duke nisur qe nga emerimi si "Levizje" larg tradites se emrit "Parti".
Vete nuk kam ndonje simpati per Ilir Meten dhe qeverisjen e shkuar te tij. Ka shume ndodhi, si perplasjet dhe me pas zbutjet ne mocionin e 96 apo kongresin e 99 dhe se fundi ne 2001-02, qe te shtyjne te mendosh se largimi i tij nga Nano dhe PS erdhi nga mungesa e pushtetit dhe jo per arsye parimesh. Shume nga mekatet me te cilen e akuzon Meta sot akuzon Nanon, si korrupsioni, monopoli, blerja e shtypit etj, u ngjizen ne qeverisjen e tij. Sidoqofte, shkeputja e tij nga PS-ja erdhi ne kohen kur popullariteti i kesaj te fundit, sipas statistikave te KQZ-se, eshte ne nje piken me ulet ne gjithe historine tone shumepartiake. Shkeputja e elementeve Angjeli, Fino, Koja dhe afrimi i disa figurave akademike dhe krahasimisht te reja prane kesaj partie eshte nje levizje e zgjuar. Si perfundim, ne sondazhin e NDI-se, kjo parti renditet e treta me 11% qe eshte me teper se cka marre ndonje parti tjeter e trete ne Shqiperi. Tubimi ne sheshin Skenderbej mund te merret si nje tjeter tregues i fuqise se saj elektorale.
Nga krahu tjeter, me duket se LZHK-ja nuk po tregon te njejten aftesi. Leka Zogu duhet te mbledhe mendjen a do te perfshihet vete ne politike, dhe nese jo kujt do tja besoje drejtimin e fushates, Spahise apo Shehit. Ne fakt kete gje duhet ta kishte bere te ditur shume kohe me pare. LZHK-ja nuk ka dale deri tani ne sy as per ndonje zgjedhje te vecante per votuesit (pervec rikthimit te denimit me vdekje), dhe as me ndonje grup njerezish me cilet mund te ngalle besim per nje qeverisje te neserme. Nese arma e vetme e LZHK-se eshte nje alternativa ndaj PD-se ne krahun e djathte, mendoj se kjo nuk do te jete e mjaftueshme per shume arsye. Njerezit qe ka paraqitur deri tani kane qene vete bashkepunetor dhe aleate te Berishes dhe PD-se. PD-ja vete po ben shume perpjekje per te fituar vota nga pikerisht kjo kategori njerezish. Dhe per me teper, thjesht nje alternative e djathte anti-PD kur kjo ka 8 vjet ne opozite, thjesht nuk eshte shume ndjellese.
Ne nje veshtrim te pergjithshem mbi krahet majtas dhe djathtas te politikes, levizjet e deritanishme te LSI-se jane deri diku nje tregues qe te pakten votat e majta te zhgenjyera nga PS-ja, nuk do shkojne drejt grupit te abstenesve. Ndersa LZHK-ja e deritanishme mua nuk me jep nje garanci te tille per votat e djathta te zhgenjyera nga PD-ja. Mjerisht per ne, beteja politike vertitet rreth emrave te pervecem te Nanos dhe Berishes. Duket se e majta e ka gjetur alternativen e Nanos. Ndersa e djathta ende se ka gjetur alternativen e Berishes, dhe LZHK si zor te qe te beje ndonje ndryshim rrenjesor ne keto dy muaj qe kane ngelur. Ndaj PD-se dhe Berishes i ngelet qe te luftojne per te siguruar nje shumice kuvendore pa shpresuar te LZHK-ja. Me poshte se kete here PS-ne nuk kane per ta gjetur kurre.
Krijoni Kontakt